Mos na prekni krenarinë

27 Nëntor 2011, 18:04Blog TEMA
Mos na prekni krenarinë

Nga Senad Nikshiqi

Ndeshja Vllaznia – Skënderbeu si shumë herë në Shkodër edhe kësaj here prodhoi ngjarje nga më të veçantat që ishin e nuk ishin dëgjuar më parë. Çështja “Sukaj” apo çështja “Gocaj” bënë jehonë anë e kënd stadiumit. Përballë një Skënderbeu më me eksperiencë çunakët e Vllaznisë e patën të pamundur të triumfonin. E për gjithë këtë situatë të vështirë të krijuar që nga dorëheqja e ish-presidentit Fushaj më pas rrodhën një sërë ngjarjesh për të mbërritur tek kjo Vllazni që kemi sot, që më shumë se pretedente siç Bashkia e do nuk është çudi të listohet në skuadrat që mund të rrezikojë vendet e fundit. E për këtë tifozët e Vllaznisë kanë dalë kundër drejtuesve të Bashkisë dhe kanë kërkuar nga ata ndryshim urgjent të situatës sepse kanë të bëjnë më Klubin që është djepi i futbollit shqiptar. Në disavantazhin 0-2, poshtë tribunës VIP disa tifozë reaguan ndaj krerëve të Bashkisë Shkodër duke hedhur kritika për këtë situatë ndoshta edhe krizë të Vllaznisë. Këtë e kanë bërë shpesh herë dhe në radhë të parë ishte një prej tifozëve të hershëm të Vllaznisë, Ahmet Kryeziu, vëllai i dëshmorit të demokracisë Nazmi Kryeziut. Ai lëshoi një sërë akuzash për drejtuesit e Vllaznisë. Natyrisht që askujt në tribunën VIP nuk i pëlqyen, aq më tepër kryebashkiakut Luka që më shumë akuzat ishin për  të duke qenë se ai është pothuajse në rolin e Presidentit të Vllaznisë. Disa herë i thanë që të ulet si Drejtori i Policisë të Qarkut Shkodër Arjan Hajati po ashtu edhe shefi Mark Gjonmarkaj. Por ndoshta me të drejtë, i irrituar nga ajo Vllazni aspak pretendente, Kryeziu vazhdoi sërish punën e tij. Këtu si nën zë kryebashkiaku Luka i komunikon kryepolicit të Shkodrës Hajati që tifozi i Vllaznisë të nxirret nga stadiumi, normalisht jo me një ton të lartë të dëgjueshëm nga të gjithë por me shenja mjaftueshëm të kuptueshme me njëri-tjetrin. Menjëherë pranë këtij tifozi mbërrijnë dy policë, njëri mesoburrë me musteqe dhe një tjetër, një trup i gjatë e deri diku një fytyrë e vrazhdë, e frikshme dhe autoritare që duket se bashkë me mustaqeziun kishin ardhur vetëm për të zbatuar teket, dëshirat e urdhrat e shefave, pavarësisht se me apo të drejtë, ata duhet të veprojnë siç u thonë sepse në të kundërt rrezikojnë të pushohen nga puna. Të dy këta në mes të shkallëve të stadiumit, urdhëruar nga shefat pak metra lart kokave të tyre me forcë kapin tifozin duke e urdhëruar të dalë jashtë stadiumit për shkak të irritimit të tij dhe se akuzoi qytetarin e parë të Shkodrës e vartësit e tij. Kjo krijoi një përshtypje të keqe tek të gjithë tifozët e tjerë të cilët me keqardhje ndoqën këtë ngjarje me sy. Tek të gjithë vërehej qartë përmes fytyrave të rrudhura ajo çfarë ndjenin përbrenda, por të pafuqishëm për të reaguar dikush për një e dikush tjetër për një tjetër arsye. Heshtën e për një moment humbën përqendrimin nga ndeshja që po luhej. Ata bashkë me mua e pjesën tjetër të gazetarëve që po ndiqnin ndeshjen kuptuan edhe njëherë forcën e shtetarëve që për asnjë moment nuk lejojnë të lëndohen e menjëherë nxjerrin shpatat e me hir a pahir veprojnë njëanshmërisht duke shuar çdo zë kritik në adresë të tyre, aq më tepër në një vend publik siç është stadiumi, aty e kanë edhe më shumë problem se gjithnjë kërkojnë te jenë figurat e pastra të papërlyera, engjëj të qytetit.

Në fakt ky është gjesti më i keq apo më antisportiv që një tifoz të nxirret nga shkallët e stadiumit. Nëse VIP-at në “Loro Boriçi” nuk ndjehen komod e kanë në dorë që atë pjesë poshtë tribunës VIP ta rrethojnë, sepse aq lekë sa kushton rrethimi i lënë çdo ditë kafeneve e restoranteve luksoze, e të mos lejojnë tifozët të jenë aty pranë, ose në të kundërt nëse pranojnë që kushdo të jetë aty atëherë deri në momentin që askush nuk arrin në gjeste ekstreme nuk kanë asnjë të drejtë që të japin urdhra rrogëtarëve të tyre për të larguar tifozët nga stadiumi. Luka e çdo Lukë tjetër duhet ta dijë se ata janë thjeshtë të përkohshëm, kanë lotarinë e drejtimit të Vllaznisë dhe do e mbajnë deri kur ky cikël të mbarojë, ndërsa tifozët janë të përhershëm, ikin e vijnë drejtues, trajnerë e lojtarë, ata janë aty, në shkallët e stadiumit për të brohoritur për Vllazninë, skuadrën e tyre të zemrës. Ju flas më parë si një tifoz i thjeshtë që Vllazninë e futbollin në tërësi për të parën herë e kam parë që në moshën 3-vjeçare kur bashkë me familjarët e mi, ndonëse ende herët për të kuptuar kam qenë në shkallët e stadiumit e duke u rritur gradualisht me Vllazninë, patjetër që jam dashuruar me këtë skuadër ashtu si shumë të tjerë jo vetëm në Shkodër por në çdo skaj të Shqipërisë.

Duke e ditur se çdo të thotë të jesh tifoz, ndjesi të cilën krerët e sotëm nuk arrijnë dot ta kuptojnë, ju flas nga pozicioni i gazetarit e ju them që kategorikisht asnjëherë mos na i prekni tifozët. Mos na i prekni tifozët sepse na keni prekur dinjitetin, krenarinë e Vllaznisë, shpirtin e skuadrës, motivimin e ekipit, ndoshta pjesën më të bukur që ka Vllaznia bashkë me historinë e saj të pasur. Nëse e bëni nga pasionet partiake, të paktën në rastin konkret keni gabuar sepse nxorët nga stadiumi atë që është vëllai i dëshmorit të demokracisë, atij që dha jetën bashkë me shokët e tij për këtë kohë që sot po jetojmë në Shqipërinë tonë të bukur me realitete të dhimbshme ndërsa ju nuk ishit askund, por thjeshtë përfituat nga jetët që këta guximtarë në Shkodër e gjithandej u vetëflijuan për ditët e bardha të Shqipërisë. Nëse po pyesni se pse po shprehim kështu, ju siguroj se nuk është një mllef ndaj askujt, rrëmbim emocionesh i çastit apo asgjë dashakeqëse apo aq më keq e qëllimshme. Është thjeshtë një reagim ndaj asaj skene që pashë e përjetova unë dhe të gjithë që ishim aty. Ky reagim vjen sepse nuk është e para herë që për të tilla gjëra tifozët nxirren nga stadiumi në Shkodër. Kudo në botë thirrjet e tifozëve janë nga më të ndryshmet dhe askush nuk guxon t’i luaj nga aty edhe pse Policinë e çdo forcë tjetër shtetërore e kanë më të sigurt e patjetër më të hekurt se Shqipëria. Ju lutem, në emrin tim sigurisht edhe të një numri të konsiderueshëm tifozësh e dashamirës të Vllaznisë, respektoni tifozët dhe në jeni të zotë bëjini që ata të mbushin shkallët e stadiumit e jo ti braktisin ato të nxitur shumë nga niveli jo shumë i mirë i futbollit, e po të shtojmë këtu edhe direktiva krerësh, politikanësh a ku di unë se çfarë atëherë keni siguruar dështimin e madh për Shkodrën, për Vllazninë e sigurisht edhe për veten tuaj.

9 komente në “Mos na prekni krenarinë”

  1. Grigor says:

    Artikullshkruesi thote qe ne momentin qe policet nxoren jashte tifozin Kryeziu, te tjeret pane me keqardhje pa mundur te bejne gje kete akt dhe vazhduan te shhohin ndeshjen. Minimalisht, duhet te ishin ngritur dhe te kishin braktisur stadiumin duke lene kryebashkiakun spektatorin e vetem. Nuk e kuptoj si mund te vazhdosh te shohesh ndeshjen kur dhunohesh dhe fyhesh ne kete menyre!?

  2. tomori beratit says:

    Me keqardhje e them qe populli shkodran po bie viktim e nje peruljeje gati te turpshme per nje popull qe te gjith shqipetaret e njohin per vlerat e tij aq te shkelqyera.Kujtoni qe ne emer te luftes kunder komunizmit shkodranet po bien ne nivele te pa imagjinueshme per shkodranet.Kane ulur kurizin dhe nuk ndihen edhe kur lihen pa uje pa drita kur uji i ka mbyt disa here e kur e bukura jozi tallet me fatkeqesit e tyre e thote qe ja u bera shkodren si VENECIA dhe shkodranet ngriten menjehere dy gishtat lart.Boll o shkodran se nuk i ka hije shkodres te katandiset keshtu ju ka ngelur te ngrini jo me dy gishtat lart por kembet ju takon te ngrini.TURP PER SHKODREN.

  3. gjon zaveri says:

    Ne shkoder,per fat te keq nuk ka me nga ajo rrace e fisme e humorit dhe e kundershtimit te se keqes,sic duket si kudo ne shqiperi,ata me te zotet kane rregulluar jeten e tyre ne perendim.Ne shkoder kane mbetur hallexhinjte e zbritur nga malesia dhe pushtetaret e saahan lepiresit e jozit e lukes.Shkodra u mbyt 5 here dhe nuk pati asnje reagim,mos prisni te ndihmojne futboolin,lutjuni zotit te vazhdoje thatesira,sepse po u permbytet dhe nje here,me kete gjendje financiare te qeverise nuk do t’ju sjellin as buke .Votoni saliun.

  4. john says:

    pajtohem me Gjon zaverin,me sakt ska ku te vej

  5. kameniku says:

    mos na prekni krenarine ??? vetem ky titull nuk shkon.
    ne kete vend eshte bere moto pune per cdo lloj drejtuesish:
    bejne cju do qefi.dhe per krenarine tuaj lere mos e kap me ne goje se… mos i besh me turp po jo per gje.

  6. sali says:

    Kam patur tjeter mendim per shkodranet .Por vitet e fundit me kane krijuar mendimin se shkodranet jane servila e interesaxhinj e me nivel te ulet .I vrasin ,i fyejne ,i permbytin dhe ata rofte Saliu e Josefina therasin .Kur ata nuk bejne gje kur ju mbytin dhe u marin cfare ata kane si mund te kundershtojne kur i heqin nga stadiumi .Me vjen keq per vehten time qe kam patur tjeter konsiderate si njerez me kulture ,te pa pajtueshem me padrejtesite etc.ata nuk i kane keto veti

  7. Vorra bomsi says:

    Kush i pa ata te ngujuarit ne shkoder qe dilnin nga shtepia vetem diten e votimeve dhe votonin per sal vucidolsin dhe kur te ishin votimet e tjera per ate do te votonin. Por ne ditet qe ska votime kush do ti mbante me buke ata? Por ne diten e votime pse nuk i vriste hasmi? Apo hasmi ishte vete saliu dhe i linte gjalle per ate dite se i duheshin te ngujuarit per vota. Ishte teper sarkastike dhe ndrova kanalin, dhe po mendoja me vete se ku e kane katandisur Shkodren palacot e politikes shqiptare.

  8. daja says:

    ESHTE E VERTETE QE LORENC LUKA ESHTE NJE SI TIP LUL BASHE I DYTE VETEM SE ATE NUK E KOMANDON ERJONI POR JOZI, TANI SHKODRA DHE VIPAT E SAJ JANE SI GJELI MBI PLEH, DHE JU GARANTOJ QE E MERITOJNE.ATE VEND E KA VRA ZOTI, SHIKONI PAK DREJTUESIT E PUSHTETIT LOKAL, TE GJITHE PLEHRA, SHIKONI PAK VIPAT DEPUTETE PO ASHTU PLEHRA TE LIDHUR ME KRIMINELE DHE VRASES TE RREZIKSHEM, DHE NE FUND SHIKONI DREJTUESIT E POLICISE HAJDUTE TE PA AFTE DHE SERVILA.MIRE TU BEHET “SHKODRAJVE” SE ASHTU E MERITOJNE.

  9. tg usa says:

    shkodra eshte i vetmi qytet qe muret rethuese te oborreve te shtepive private i ka te larte si me qene mure te kalase
    perse valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje