Ndër gjithë krijimtarinë e poetit dhe rilindësit të madh Naim Frashëri, vargu “Ti Shqipëri më jep nder….” vazhdon e recitohet me kënaqësi të madhe shpirtërore prej shqiptarëve, si një HYMN krenarie atdhetarie. Ky HYMN mbi 100 vjeçar, do të jetë pjesë e “këngës” shpirtërore dhe krenarisë së shqiptarëve brez pas brezi. Këtë dëgjova të bënin shumë njerëz të çdo moshe edhe dje në 28 Nëntor, që të përfshirë në emocionet e Ditës së Pavarësisë, “këndonin” krejt natyrshëm me vete, vargun: “Ti Shqipëri më jep nder…”. Këtë HYMN e dëgjova të dilte dje, edhe nga “gryka” e një altoparlanti të vendosur në sheshin qendror prej qeverisë “SALI”. Këtë varg, në këtë ditë historike të kombit tonë, jam i bindur që e ka kaluar nëpër mendje dhe e ka mërmëritur nëpër buzë edhe kryeministri SALI, edhe fëmijët e tij, edhe mbesat e nipërit e tij, edhe ministrat e deputetët e pushtetit të tij. Nuk ka shqiptar, që të “shpëtoj” nga ky varg-himn kombëtar, veçanërisht në përkujtime ngjarjesh historike kombëtare e në ditë të vështira për kombin.
Mirëpo, më duket se ky HYMN i madh shpirtëror e jo zyrtar për shqiptarët, që “këndohet pa urdhër, pa protokoll qeveritar, pa rreshtime administrate në sheshe, pa ceremoni paradash e topash garde, pa daulle fanfarash, mendoj se për kryeministrin SALI nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë asnjë kuptim, asnjë vlerë, asnjë ndjesi, asnjë emocion atdhetarie. Ky himn ka humbur kuptim e vlerë dhe për familjen e tij, për ministrat dhe deputetët që ka në oborrin e qeverisjes. Sipas konstatimit tonë, për kryeministrin SALI, ka vite që vargu-himn “Ti Shqipëri, me jep nder…”, ka marrë tjetër kuptim, larg lidhjes me atdhetarinë, duke u zëvendësuar me pushtetin, me qeverinë, me ekonominë e tij familjare. Për SALIUN, himni “Ti Shqipëri më jep nder…”, ka marrë këtë trajtë gjuhësore e kuptimore: “Ti Shqipëri më jep (te)nder”! Pse? Sepse SALIU po dëshmon, se nuk e konsideron veten kryeministër për të zhvilluar e integruar Shqipërinë, por për ta shfrytëzuar atë si “burim” për të shtuar pasuritë e familjes. Saliu nuk e ka konsideruar dhe nuk po e trajton Shqipërinë si vendi që të jep “NDER” e që duhet t’i jap kontribute, por si pushteti që të jep tender, që të pasuron duke vjedhur pasuritë kombëtare. SALIU nuk “këndon” më vargun: “Ti Shqipëri më jep nder…”, por belbëzon e jeton ditë e natë me psikozën e vargut: “Ti Shqipëri me jep (te)nder”!
Sepse për SALIUN, Shqipëria nuk është ATDHEU, por është “fabrika” e “prodhimit” të pasurive familjare, fisnore, klanore. Me tender po pasurohet në mënyrë të përbindshme e kriminale familja e tij, duke u kthyer në bankiere, pronare trojesh, vilash, fshatrash turistikë, tokash në bregdet, plazhesh, zonash malore turistike, hidrocentralesh, rrjete dyqanesh, tregjesh monopol, universitetesh, pusesh nafte, kompanish energjie, prodhuese e tregtare… Kështu si SALIU, si familja dhe fisi i tij, jo për krenari kombëtare, jo për NDER, por për tendera, për pasuri e llogari bankare e “duan” Shqipërinë edhe ministrat, edhe deputetët, edhe shërbëtorët e pushtetit të tij.
Nëse SALIU guxon e këndon himnin e madh: “Ti Shqipëri më jep nder…”, mendojmë që vetë SALIU, duhet të jap këtë përgjigje: ““Ti Shqipëri më jep nder…”. Ndërsa unë, po të marrë nderin, dinjitetin, historinë, pasuritë, deri dhe trojet…”.
Nuk ka gur mali,qe t’i jape nder ketij TRADHETARI ME TE ZI ,qe ka patur,toka shqiptare nder shekuj!!!Ky i ZI ja nxorri bojen ketij vendi,por AKOMA NUK KA DALE NJE TRIM I VETEM,qe t’i TREGOJE VENDIN KETIJ BANDITI!!!Ate qe po i ben Shqiperise ky MALOK KOKE GDHE,NUK JA KANE BERE AS PUSHTUESIT OTOMANE PER 500 VJET RRESHT!!!
TE LUMTE O TRIMI KLEDIAN LULA DHE TA GEZOJM FESTEN E PAVARSIS
Tradhtori dinak, hipokrit, kusar
U ngrit gjer në kulm, u bë kryetar
Nën zgjedhën e tij, të urtët lëngojnë
Disa blihen shiten, disa nuk guxojnë
Çdo i shenjtë parim, shtëpi perëndie
Ishte bërë dyqan dhe pazar tregtie
Kush vidhte më tepër ay ish usta
Dhe kush nuk plaçkiste, ish krejt budalla.F.S.Noli
Z.Kledian, jeni nje skulptor i vetete. Nuk mund te themi se Sala eshte bere doktor pa shkolle, edhe ai i ka mesuar keto vjersha, biles dikur kendonte me te madhe e mbante fjalime Enver Hoxha e mprehi shpaten…! Mirpo ato i ka harruar edhe te Naimit, Fishtes, por i duhet te luaje buzet, si ato servilat qe shkojne ne kishe per te “qetsur” shpirterat dhe bejne sikur thone urate. Per priftin, ska rendesi, i fale “Zoti”, mjaft qe te tringellojne florinjet ne shporte dhe shpirti do te shkoje ne qiellin, ku ndodhet e amshueshmja e perhershme! Faleminderit Klejdi!
P.S
Kemi hedhe nje ide per nje mundesi qe e kane te tere emigrantat, nga pak dollare, por te gjithe se bashku, te ndihmojme repartin tone, ku bejme jeten kulturore te vertete shume ushtare, nga emigracioni dhe Shqiperia; do t’ju lutem kush ka ma mundesi te krijoje nje numer llogarie dhe te kontribojme per kete media te vertete, qe e kemi ushqim te perditshem. Kontributin tim, mund dhe t’ja dergoj ne dore kur te vije ne atdhe,por eshte pak i vetem, se bashku mund ta ndihmojme pa demtuar sejcili te tijen. Na shkruani dhe na bindeni per mundesine e nje nisme qe ka mbetur vetem si deshire deritani. Ma merr mendja se do te keme shume perkrahes, na tregoni rrugen e postimit…! Po nuk e perjetove vjershen e Naimit, kengen dhe premtimin, luaje buzet sa te duash, se vetem do te beshe te shkruaje perseri Klediani. Diten e mire e befshi!
sa te lodhur qe jeni te gjithe o admirues te diktatures enveriane.zgjohune se u ka zen syte injoranca e komunizmit