SALIU ndaj bashkëpunëtorëve: 20 vjet puthje, intriga, pështyrje, lëpirje

6 Dhjetor 2011, 22:12Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Për SALIUN, thuhet ajo që është fakt: “Të pështyn në orën 8 si armik, të lëpin në orën 9 si mik të afërt”. Janë mijëra emra, ngjarje e zhvillime që dëshmojnë këtë “fytyrë” të SALIUT. Po kujtojmë kronologjikisht disa figura publike, të cilat SALIU i ka pështyrë, i ka “nderuar”, i ka pështyrë përsëri dhe përsëri i ka lëpirë:

EDUARD SELAMI: Kur e kishte vartës në PD, SALIU e quante “figurë e shquar dhe e nderuar”. Kur nuk i erdhi pas avazit e quajti “tradhtar, armik, komunist, plehrë politike, spiun sigurimi i futur qëllimisht në PD, këlysh i diktaturës”. Së fundi e ftoi publikisht në PD dhe e quajti “figurë e madhe e PD, personalitet dhe potencial politik e intelektual kombëtar”.

GRAMOZ PASHKO: Kur themelonin PD dhe Saliu ishte (siç tha) veç një “mik i PD” e quante të ndjerin Pashko “themelues të PD, potencial, anti-komunist”. Kur u konfliktua e quajti “tradhtar, spiun brenda PD, djalë bllokisti, shkatërrues i PD”. Madje e përzuri me intriga e dhunë nga PD. Në vitin 2005 e thirri përsëri, duke e puthur, duke i lëpirë gjithë pështymën që i kishte hedhur në fytyrë.

GENC RULI: Kur e kishte në qeverisjen e piramidave e quante “figurë të madhe, ekonomist të shquar, reformator i ekonomisë kombëtare, themelues i PD, njeri i ndershëm”. Kur u shqyen si çakejt për pasuri e quajti “hajdut, koka e krimit të drurit të arrës, spiun sigurimi, bllokist, këlysh i diktaturës”. Në vitin 2005 e vuri në krah të djathtë dhe e quajti: “personalitet i shquar, demokrat dhe anti-komunist i tërbuar, simbol të luftës kundër korrupsionit”.

ALEKSANDËR MEKSI: Kur e kishte kryeministër e quante “potencial dhe intelektual i shquar, anti-komunist”. Kur u konfliktuan për piramidat e quajti me të gjithë epitetet denigruese që di të përdorë vetëm SALIU. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, doli dhe e “nderoi” duke mohuar çfarë kishte thënë.

NERITAN CEKA: Ka qenë objektiv denigrimesh prej SALIUT, duke u quajtur “komunist i qelbur, spiun, sharlatan politik, i pabesë, intrigant, i dalë nga nevojtoret e byrosë politike, i futur në PD nga sigurimi i shtetit, kupola e bandave kriminale që ka vrarë gardistë e policë, i lidhur me piramidat”. Në vitin 2005, SALIU doli publikisht dhe e konsideroi “intelektual i shquar, figurë e madhe historike e PD, anti-komunist i tërbuar”.

SAPRTAK NGJELA: Në vitin 1992 e quante “potencial dhe anti-komunist, vlerë të demokracisë”. Në vitet 1993-1996 e quajti “spiunë, agjent të sigurimit në lëvizjen demokratike”. Në vitin 1997 e quajti “djegës të Shqipërisë”. Në vitin 2000 e puthi dhe e lëpiu, e quajti “potencial të shquar, figurë e madhe e demokracisë, anti-komunist”. Në vitin 2005 e quajti përsëri “spiun, agjent i sigurimit, këlysh blloku”. Katër ditë më parë, në takimin me studentët e Tiranës në Durrës, e quajti përsëri “figurë e nderuar’.

GENC POLLO: Këtë “lolo”, në vitet 1992-1997, kur e kishte drejtor të firmës “Shqiponja” të karburanteve serbe në PD, e quante “yll i demokracisë shqiptare, themelues i shquar i PD, anti-komunist i tërbuar”. Në vitin 2000, kur Pollo kandidoi për kryetar të PD, SALIU  quajti “spiun, tradhtar, komunist të ndyrë, nip i gjeneralit grek, kalë troje i sigurimit brenda PD”. Në vitin 2005, SALIU e quajti përsëri “simbol të demokracisë dhe figurë të madhe të PD e qeverisë”.

TRITAN SHEHU: Edhe me këtë mjeran, SALIU është sjellë si me gjithë të tjerët. E ka pështyrë, e ka larguar me dhunë nga PD, e ka denigruar me nofkat “spiun, mamarrak, këlysh i diktaturës”. Në vitin 2005, SALIU ia lëpiu gjithë pështymën që i kishte hedhur dhe e quajti “personalitet, hero demokracie, anti-komunist i tërbuar”.

ARBEN IMAMI: Kur e kishte në PD në vitet 1992-1993 e quante “simbol të demokracisë, anti-komunist”. Pas konflikteve, SALIU derdhi mbi Imamin gjithë të zezat që mund të thuhen kundër një aktor-politikani. E ka quajtur “spiun të futur në PD nga diktatura, tradhtar, plehrë politike, aktor të dështuar, legen rrugësh, gjeneral i zi grek, vrasës i gardistëve në jug në vitin 1997”. Në vitin 2005 e prezantoi si “personalitet të shquar, si themelues të PD, si potencial qeverisës”.

SABRI GODO: Katër ditë më parë, SALIU bëri homazhe “nderi” tek i ndjeri Sabri Godo. Në vitin 1997 e quajti “andart grek, tre gishtor serb” që shkoi ë Vlorë në krye të protestuesve. E ka quajtur “spiun sigurimi, këlysh të neveritshëm të diktaturës, pa personalitet, injorant pa shkollë”. Përpara trupit të tij, “derdhi lot” dhe vendosi “lule nderimi”.

LEKA ZOGU: Në vitin 1993 e përzuri me dhunë nga Shqipëria si “tradhtar të Shqipërisë”. Në vitin 1994 e konsideroi mbretin ZOG, si “njollë turpi në historinë e Shqipërisë”, mbasi braktisi shqiptarët ditën e pushtimit fashist/ Ndërsa 1 javë më parë, përdori gjithë pushtetin, për ta “nderuar” me ceremoni si “hero kombëtar”.

ILIR META: Çfarë nuk e ka quajtur: “hajdut, trafikant, vrasës skllevërish në gurore, hajdut floriri, koka e trafiqeve njerëzore  dhe financiare”. Tani e quan “yll” të pushtetit, duke lëpirë gjithë pështymën në vitin 2009, për hatër të 4 votave të pushtetit të tij.

FATOS NANO: Pas prangave edh burgut si “hajdut ordiner”, SALIU e ka quajtur për 8 vite radhazi si “kryeministër mafioz, si vrasës, si hajdut, si bixhozxhi, si padrino i krimit dhe mafies shqiptare”. Pas kësaj pështyme, SALIU doli publikisht dhe puthi, e lëpiu atje ku e kishte pështyrë dhe tashmë, siç deklaron “e ka mikun më të mirë”.

BAMIR TOPI: Nga figura e madhe dhe potenciale të PD, tashëm e quan “lavir bulevardi, themelues të partisë së plehrave, faqezi”.

AZEM HAJDARI: E quajti “hero i lëvizjes studentore”, pastaj “spiun sigurimi e hajdut batanijesh”, përsëri “hero demokracie”. Për Azem Hajdarin,dihet se çfarë ka thënë e çfarë ka bërë SALIU. Prej 13 vitesh, shkon tek memoriali i tij dhe derdh “lot krokodili” e çon lule plastike, në shenje “nderimi”.

13 komente në “SALIU ndaj bashkëpunëtorëve: 20 vjet puthje, intriga, pështyrje, lëpirje”

  1. Frank says:

    O zot i madh !! Kjo nuk eshte politike, kjo eshte LUFTE BANDASH ne pushtet per pasuri dhe placke !!

  2. Danny says:

    Shkrimi shume i mire, por duket qe e keni shkruajtur shpejt e shpejt, pa pare neper arkiva epitetet dhe nofkat qe ju ka vene Saliu ketyre. Dhe mire ja keni bere, degjohet ai???!!!!
    Por te Bamiri keni bere nje gabim… Nuk e ka quajtur lavir bulevardi… “Lavire” e ka pase per Inen…. Bamiri ishte “Horr”… ?

  3. tomori beratit says:

    KLEDIAN.SHkrim i shkelqyer e dinjitoz si te gjithe shkrimet e tua.Tani dihet publikisht e boterisht qe saliu eshte nje i semur psiqik ,hakmares e vrases i perbindshem.PO keta HALERAT qe ju permendni ne shkrim qe e heqin veten si bura me dinjitet (por jan veç bajga)si ka mundesi qe i ven nga mbrapa.Nuk e kuptojn keta qe- koha vonon por nuk haron-dhe keta do japin llogari si mubaraku edhe ata edhe ne prag te varit te jene DO JAPIN LLOGARI kjo eshte e sigurt,dhe kjo kohe nuk do jet e larget.

  4. like says:

    qe te gjithe e kan mbyllur gojen dhe kane pranuar te kthehen prap ne postet e tyre. pse jo ata vete nuk dalin te bejne komente se e kane leshuar salen si zagar te lefi per ta.pse jo ata rine tu bu pare sala lef per ata

  5. Arben says:

    Besoj se c’do njeri normal me arsimin me elementar e ka kuptuar se Sali Berisha eshte personi dhe politikani me hipokrite ne te gjithe historine e formimit tone si komb. Vec ketyre qe u thane me lart, ai rezulton te jet dhe njeriu qe i ka shkatuar me shume deme popullit te vet e pasurise kombetare qe nga ardhje e tije ne politike me 91 me bekimin e Ramiz Alise. Mjafton te kujtojme ngjarjet e 97 ku pervec humbjes se miliona dollareve te kursimeve te shqiptareve nga emigracioni , dhe humbjen e mijerave jete njerezish.Premtimet e tije per kthimin e konpensimin e pronave pronareve jo vetem qe nuk e beri,por nepermjet krijimit te rrumujes ligjore per pronat(qe i bente qellimisht vete)ka shkatuar me mijera viktima pa permendur ktu mijera familje te ngujuara. Makuteria per pasurim familjes se tije shkatoi 26 viktima ne Gerdec e 320 shtepi pasuri e njerezve te thjeshte te hedhura ne ere.Ne aspektin e qeshtjes kombetare ai thyu haptas embargon e vendosur nga perendimi per regjimin e Sllobodan Millosheviqit duke mbajtur ne kembe makinerine ushtarake te serbise e ne te njejten kohe duke i shkaktuar mijera te vdekur kombit te vet. Nuk u mjaftua vetem me thyrjen e embargos por vazhdoi me tej me deklaratat e tije patetike per mos firmosjen e marrveshjes se Rambujese duke dashur te bej me teper se vete Sllobodani per mos nenshkrimin e kesaj marrveshje qe nenkuptonte nje kosove nen serbi. SALI Berisha eshte iniciusi i ndarjes jug-veri(me 97 nxori ne televizionin kombetare te ashtequajteren komiteti i veriut) pothuaj te gjitha ndarjeve te nje shoqate ne disa, te nje pertie ne disa, eshte personi qe ka perdorur me mire se vete Enver Hoxha eleminimin,persekutimine,denigrimin e kundershtareve te tije politik.Do thoja se fale medias se shkruar e vizive ai ndoshta(them ndoshta pasi akoma nuk kemi prova te qarta, te vertetuara te eleminimit fizik te kundershatereve) nuk mund te realizoje dhe eleminime te stilit te Enverit pasi me fjale ai e ka realizuar disa here dhe ne foltoren e parlamentit. Si perfundim Sali Berisha eshte individi dhe politikani qe i ka shkatuar dramat me te medha popullit dhe kombit te tije. Nese dikush di ndonje drejtues tjeter shqipetare(pervec Enver Hoxhes) qe gjate drjetimit te tije ti ket shkatuar popullit te tije humbje ne njerez,pasuri, dinjitet kombetare brenda periudhes ne te cilen ka qeverisur eshte i lutur te me thote, ndryshe une, por besoj se si une dhe shume te tjere do kemi te drejte te themi se Sali Berisha ja ka kaluar dhe vete diktatorit duke marre ne konsiderat periudhen per te cilen po flasim.

  6. BARO CORROGJAFI says:

    QE SALI BERISHA ESHTE NJE LEPIRES PA U THARE MIRE I PESHTYMA QE KA HEDHUR VETE,KJO DIHET NGA TE GJITHE.EDHE ATA QE I THURIN LAVDE ATIJ ,E DINE SHUME MIRE KETE,POR NUK E SHPREHIN.POR ME TE KEQ SE SALI BERISHA SI VETEPESHTYTES DHE VETLEPIRES (ku keto nuk i bejne fare pershtypje nje njeriu te shplare si njeri ), JANE DHE MBETEN TE GJITHE EMRAT E PERMENDUR QE KTHEHEN E LEPIJNE TE PESHTYRAT E SALIUT NE KAZANIN E TIJ PLOT ZGJYRE. QOFSHIN ATA QE JANE DHE PATSHIN ATE FYTYRE QE KANE.POPULLI I URREN .

  7. brace says:

    SHkrimi eshte shume i sakte,i ke vene piken mbi I,te lumte,tani me,edhe pse eshte teper vone,te gjithe po e kuptojne,kushte eshte karakteri i nji komunsti e spiuni flliqesire nga tropoja.Klyshi zvarranik i enver by… q…. e ramiz pushtit,i tille eshte,shane,ofendon eshte barbare per ata qe kundershtojne,e i thojne te verteten,ky don pushta spiuj e te pa karakter sice eshte vete,keshtu eshte gatuar nga profesorte e tije.

  8. Demir says:

    1.
    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.

    2.

    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.

    3.

    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!

    4.

    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!

    5.

    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.

    6.

    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!

    7.

    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.

    8.

    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.

    9.

    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliç?,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !
    Je e mbushe me antivlera,
    Me ministra kriminela.
    Ne moral je e pafytyre,
    Boll që ke Ciljetë “bythën e mirë” !!

    1. alfred says:

      Ti u bash 1000 vjec kushdo qofsh por a mund ta jap nji kshill ti duhet ti hedhesh si trakte qe ti lexoj i gjith populli.

    2. Heron says:

      Te lumte ajo dore qe e ke shkruar biografine e saliut! Gjergj Fishta i koheve moderne je kushdo do qe te lumte.

  9. debatiku says:

    Klodiani …bravose ke kurajo dhe vertet shkruan bukur….por ama moj e nbderuara redaksi jep vlersime me poezine me vargjet qe cdo shqiptare duhet ti lexoje…..e theksoj qe duhet ta lexoje….o prokorori ,o hetuesa nderkombetare….hetoni denoni,DENONI KETO KRIMINELA PER SHKATERRIMIN,VJEDHJEN QE I BENE VCENDIT….
    GAZETA TEMA JE OPOZITA E VETME E KETIJ VENDI….KOMBI SHQIPTARE TE ZGJOHET SA VONE JEMI…….ZGJOHUNI….
    VLERSIME PER AUTORIN E VARGJEVCE Z.DEMIR….

  10. adem aliu says:

    po c`kujtove ti more zoteri??? ato qe permende me siper udhedreqi(nuk eshte gabim drejt-shkrimor, psh. te ishte UDHEHEQESI…) yne i ka si ajrin qe merr… ne se s`i perdor keto sharje e intriga, e ne se nuk e lepin peshtymen e vet ai u ngordh si qen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje