Paditë e Bashkisë së Tiranës

3 Dhjetor 2011, 20:08Blog TEMA
Paditë e Bashkisë së Tiranës

Florenc Hoxha

Nga Anila Çobani

Nje nga arritjet e 100 e ca diteve te puneve pa kryer te Bashkise se Tiranes eshte dhe shoqerimi me padi pas cdo beme qe qytetaret e Tiranes njihen nga shtypi, nga mediat apo keshilltaret e opozites, perfaqesues ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Tashme keto padi jane kthyer si gogolat qe vihen ne arat e mbjella apo te pambjella per te trembur askend. Por c’eshte me e pabesueshmja, apo me qesharakja, eshte se keto padi jane thjesht tymnaja per t’i treguar qytetareve te Tiranes qe ja c’bejme ne per te vene dinjitetin ne vend, per ate qe opozita po na ben duke na markuar ne cdo rreshqitje te rradhes. Por une do t’i tregoja qytetareve te Tiranes se c’ndodhi me padine ne rastin e incidentit tone me Drejtorin e Policise Bashkiake, Florenc Hoxha. Sic eshte deklaruar ate dite ne media, Bashkia e Tiranes, shume e shqetesuar me dhunen verbale qe ne ushtronim ne zyrat e ketij institucioni, duke bere te pamundur punen ne te, kishte dorezuar nje kallezim penal per ne ne prokurori. Qytetaret e Tiranes, punonjesit e Bashkise se Tiranes, duhet ta mesojne se kjo eshte nje genjeshter e rradhes qe ne ditet e par ate funksionimit te administrates “Basha”. Une sot do t’i kerkoja kryetarit Basha se ne c’date eshte dorezuar ajo padi dhe te kete kurajon civile dhe qytetare te faktoje dorezimin e kesaj padie, e cila nuk i sherbeu mediave, nuk i sherbeu informimit te qytetareve te Tiranes. Ajo i sherbeu vetem deres gjysme te hapur te kryetarit Basha ku padite qendrojne si gogol vetem ne dyert e ketij institucioni. Ajo padi sherbente per te na frikesuar ne inspektoreve ne ikje te Bashkise se Tiranes qe te mbyllnim gojen dhe te kishim frike nga xhandarmeria tashme e instaluar ne kete institucion. Ne fakt eshte per te ardhur keq qe ne 100 e ca ditet e pazarit te madh te Tiranes, nuk eshte bere gje tjeter vecse dhenies se bustit te Skenderbeut, token e radhes me ligjin 7501, ku qytetaret te privuar nga qytetaria e ecjes ne trotuar gezojne qe me ne fund edhe heroi kombetar e mori ate qe si takonte! Ne 100 e ca ditet e pazarit te tij, pa u trembur nga denoncimet, jane kryer tenderat e rradhes duke larguar punonjes profesioniste dhe duke u zevendesuar me futbolliste, mesues muzike, a ku di une cfare tjeter…! Por vetem sherbetore te Tiranes, jo se jo! Ne 100 e ca ditet e pazarit te madh te Tiranes, shoferi i Drejtorit te Taksave, dhurues i makines se Shullazit, paguhet si inspektor dhe nuk ben gje tjeter vecse hap dhe mbyll deren e drejtorit ne vendet ku behet pazari i vogel i Tiranes. Sigurisht pres padine e rradhes, por jo te lexuar nga spikerja, por te dorezuar ne organet ligjore te ketij vendi.

 

1 komente në “Paditë e Bashkisë së Tiranës”

  1. don kishoti says:

    moter e dashur fajin nuk ta ka basha por edi qe ne mes te dites e vodhen,dhe fajin e kishte hajduti sipas tije,ne vendin tone vazhdon shprehja e luftes; o me ne ose me ata, pse lodhesh kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje