Heshtja e intelektualëve

3 Dhjetor 2011, 20:52Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

Është bërë zakon që heshtjen intelektuale disa e marrin për modesti, ndërsa publiku sheh, dëgjon edhe vlerëson gjithnjë e më pak njerëz të përkushtuar të shkencës dhe krijimit. Arsyeja është e thjeshtë. Në kohën tonë, shumë intelektualë kanë gjithnjë e më pak arsye të harxhojnë kohën e tyre me pasione që nuk shërbejnë për asgjë. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë, studiuesit kanë arsye të ndihen inferiorë, jo për pasionet e shuara të tyre, por për furinë e sukseseve të njerëzve të zakonshëm që nuk bëjnë punë intelektuale, nuk kanë intelektin e tyre dhe nuk kanë mbrojtur doktorata e s’kanë tituj e grada, por jetojnë më mirë se ata. Në Shqipëri, gjeografia e sukseseve ka një shpërndarje kaotike, ku vështirë të funksionojë ligji i shkakut dhe i pasojës, si dhe ligjet e tjera të jetës dhe të suksesit. Në këtë shpërndarje kuturu të pasurisë dhe përfitimeve, të cilat gjithashtu vijnë edhe ikin sipas ligjeve të panjohura, që sfidojnë kapitalizmin dhe të gjitha sistemet e tjera, suksesi nuk është i parashikueshëm dhe as i shpjegueshëm. Mbase kjo është arsyeja që intelekti nuk e ka ndihmuar komunitetin e intelektualëve të jetë në pararojën e atyre që ëndrrat i bëjnë realitet. Në një ekonomi informale, ku mbretëron kaotizmi dhe në një shoqëri ku intelektualët ngjajnë aq më mediokër sa më shumë synojnë të zhvillojnë natyrshëm ambiciet dhe idetë e veta, konform ligjeve, shanset nuk janë të mëdha për ata.

Sepse këta njerëz të mençur jetojnë në një vend ku suksesi është i kushtëzuar nga kuraja për të shkelur apo shpërfillur ligjet e shtetit. Prandaj ndjesia e inferioritetit dhe vetëdija se të kesh intelekt dhe të respektosh ligjet është pesë me hiç; në një vend ku e kundërta ofron më shumë dinamikë dhe shanse, intelektualët ndihen të strukur në realitetin pesimist të të kënaqurit me pak. Në vijim të këtij arsyetimi, roli i zbehtë i intelektualëve në një mision që mungon, (ky mision nuk është aq zhvillimi shkencor sa është vetëmbrojtja ndaj poshtërimit ekonomik që iu bën atyre konkurrenca e pasurisë së njerëzve të tjerë, shpesh të zakonshëm dhe sidomos mosvlerësimi barbar i aftësive dhe mundësive të tyre), iu ka ulur përtokë aksionet dhe kualitetin e klasës intelektuale në bursën e perceptimit. Kështu që kemi të bëjmë me ca tipa të urtë, spektatorë e të ndjeshëm, që nuk kanë as zell të ngopin shpirtin me xhelozinë për arritjet e të tjerëve. Duken të zhgënjyer fort me qetësinë e tyre murgërore dhe me rrogat e turpit që shteti iu jep për mëshirën e kujtimeve të krijimeve dhe hulumtimeve që nuk bëhen kurrë. Shumica e tyre bëjnë sikur merren me shkencë dhe studime, bëjnë sikur përpiqen të shtojnë njohuritë dhe kualitetet e tyre, por në të vërtetë ëndërrojnë njëlloj si disa kolegë të tyre, të merren me politikë… Edhe pse shpesh supozohet që si mendimtarë, janë shumë të pastër për të funksionuar në mes të baltës dhe batakut, siç është zakonisht politika te ne, ajo ka qenë dhe është një joshje e fortë për mendjet e shquara. Sepse ato e kanë kuptuar qysh herët se politika ofron famë dhe pasuri, të surprizon me lavdi të pamerituar dhe me vlera që nuk i ke dhe të jep njohje publike që nuk ke guxuar ta imagjinosh më parë. Politika është treguar dashamirëse me intelektualët e parë që kthyen sytë nga ajo për të shpëtuar nga robëria e pagesave mujore dhe për të qenë historikë. Dhe kishin të drejtë. Intelektualët e parë që bënë politikë sot janë krenarë që aftësitë e dikurshme intelektuale i kanë zëvendësuar me reflekse marketingu, për të fuqizuar më shumë bizneset që iu dha politika dhe abuzimet me të. Prandaj joshja e re e të tjerëve, që hezituan atëherë, është e natyrshme sipas logjikës “më mirë vonë se kurrë”, dhe kjo gjë shpjegon një gjallërim të interesit intelektual për të hyrë në politikë vitet e fundit. Ky gjallërim nganjëherë përfundon në babëzi. Nuk është e panjohur dhe nuk është e rastit që edhe titujt e lartë të shkencës dhe mendjet e ndritura, e synojnë vazhdimisht politikën, për të shkëmbyer lavdinë e paqenë të shkencës me altarin e karrierave të premtuara publike…

Por kjo babëzi e natyrshme e mendimtarëve të uritur dhe mediatorëve që shpesh banojnë në shtëpi me qira dhe shënojnë llogaritë e ditës nëpër lista, shndërrohet edhe në makth, dhe kjo ndodh jo për shkak se duke synuar politikën ata i kanë dhënë të shtyrën e fundit pasioneve të tyre për punën intelektuale, por sepse politika tashmë është e tejngopur dhe nuk ka vend për ata. Ndërkohë që politika është një hapësirë ku nuk ka ndershmëri dhe intelekti i brishtë përdoret për prodhime intrigash dhe kulisash, asaj i ka shteruar bujaria e dikurshme kur hapte këmbët për të gjithë. Brenda saj konkurrenca është rritur njëlloj si në bizneset e çoroditura të shqiptarëve dhe të hysh në politikë, suksesi dhe karriera në të, nuk është më diçka e lehtë dhe e sigurt. Duke qenë se shumë nga të parët që nxituan të shijonin shpërblimet e saj qenë mediokrit, ata janë konsoliduar sot në klane partiake anti-intelektuale që vështirë të çahen nga pretenduesit e rinj, duke i bërë thuaj të kota përpjekjet dhe kundërshtitë për kotësinë e tyre. Parulla për “dyer të hapura” të liderëve politikë sot ngjajnë apatike, siç janë të neveritshme gatimet me krimba dhe insekte që i servirin si supë të ngrohtë në Honolulu apo në Filipine. Sepse e vërteta është që partitë kanë ngritur kështjella pa dyer rreth tyre, ku mund të hyjnë vetëm servilët, besnikët dhe njerëzit e afërt të liderëve. Mungesa e “gjelbërimit” në listat e të preferuarve të rinj në klanet e politikës e vërteton këtë gjë. Kjo pengesë është natyrisht një dilemë e re e intelektualëve tanë të dëshpëruar nga mungesa e mundësive për të krijuar dhe përtharja e pasioneve që kanë. Grupime të tjera intelektuale ia kanë dalë të ruajnë virgjërinë civile larg politikës, jo se nuk u joshën nga ajo, por se gjetën dyer të mbyllura. Një pjesë e tyre u morën me biznese dhe një pjesë e kësaj pjese u ambientua me harbutërinë e rrugës ku shitet dhe blihet marrëzi kuturu. Të tjerët emigruan në vende të huaja, për të ndotur fytyrat dhe shpirtin e tyre me baltën e shpërfilljes edhe racizmit. Aq më pak në Perëndim ka qenë e lehtë për ata të mbajnë ndezur pishtarin e pasioneve shkencore, pas punëve të rëndomta në ndërtim dhe në bujqësi, që iu duhet të bëjnë për të jetuar…

Në këtë mënyrë, intelektualët shqiptarë janë komuniteti i dytë pas emigrantëve, që shteti iu ka mohuar barbarisht sot të drejtën për të zhvilluar talentet e tyre dhe shpresën për t’u marrë seriozisht ndonjëherë me to. Nëse misioni i tyre është ndërprerë, ironia vazhdon. Thelbi i kësaj ironie nuk ka të bëjë aq me verbërinë e administratës që gjen fonde për çudirat më të mëdha, por nuk është kurrë dashamirëse me investimet për shkencën dhe intelektualët krijues, duke e shpërfillur aq më keq atë si pasuri kombëtare. Ironia e kësaj historie, që shpesh kalon në sarkazëm, nuk është pra vetëm paqja e keqe e shtetit, që e ka nivelin e intelektit të barabartë me atë të kafshëve eksperimentale, por është heshtja e frikshme e mediave. Si institucioni më përparimtar në vend, mediat shqiptare e kanë fshikulluar edhe ato dhe në mënyrën më të keqe intelektualitetin në vend, duke i kursyer dritat e saj për të. Vështirë të publikohen ndonjëherë talente të reja, studime, arritjet shkencore të intelektualëve tanë, por kuja është se nuk publikohet as mungesa e tyre, as fakti që ata nuk ekzistojnë, çka është një dramë e vërtetë. Mbase ka një justifikim për median indiferente, që shqyhet e çirret për çdo hollësi politike të ditës dhe ky mund të quhet mungesë profesionaliteti, por asnjë gjë, që të rikthehemi prapë aty, nuk mund të përtypë sjelljen e shtetit ndaj intelektit. Ndërsa kjo është një kohë e dëshpëruar për shkencëtarët shqiptarë, që sot janë pemë degëthara pa fruta, shteti shpenzon lumë paratë publike për turizëm qeveritar, për fushata, për prapaskena dhe reklama të vrazhda, por nuk paguan programe studimesh dhe nuk stimulon shkencëtarët tanë, ndërsa rutina e zvetënimit të personalitetit vazhdon. Askush nuk mendon asnjëherë për këtë vrimë të zezë realiteti ku shpërfillet truri dhe shpresa për zhvillim tradicional të shoqërisë… Nuk bëhen eksperimentime, nuk zhvillohen perspektiva tradicionale në mjekësi, s’ka hulumtime, as studime shkencore, as studime të sponsorizuara historike, gjeografike dhe arkeologjike; letërsia është një plazmë në zhdukje, rrallë e më rrallë dëgjon të shkruhet dhe ndonjë poezi, qoftë edhe mediokre, sa për sensualitet. Mbase ka, por askush nuk thotë dhe asnjë nuk përmend që aksh student bëri këtë zbulim, apo aksh shkencëtar botoi një studim dinjitoz në aksh organ prestigjioz… E vërteta është se në qiellin e shkencës shqiptare nuk ka as hënë e as yje, çka e bën sa një mal këtë problem dhe çka shpjegon edhe ndjesinë e përjetshme të inferioritetit të intelektualëve tanë…

63 komente në “Heshtja e intelektualëve”

  1. mira says:

    sa e vertete dhe e trishtueshme!!!!!!!

  2. Fredi says:

    Intelektualët dhe krijuesit në përgjithësi nuk janë si arqitekti privat që për një projekt merr një grusht parash, as edhe marioneta të qeverisë për tu bërë elozhe pushtetarëve, por krijimtaria e tyre është një pasuri kombëtare me vlera artistike kulturore dhe shkencore që vet kushtetuta e shqipërisë dhe e shqiptarëve duhet ti ruaj dhe inkurajoj dhe jo ti lejë në harresë deri në injorim të plot prej injorancës qeveritare.
    Përgëzime Artan Mullaj për sensibilitetin tuaj dhe shprehjen e revoltës në mbrojtje të kësaj të drejte ligjetime…

  3. Jovani says:

    Ky eshte realiteti shqiptar, i hidhur por shume i vertete.

  4. Sula says:

    Eh more e, ja the po kush te degjoj thuaj.. Do bente mire qe ndonje nga politikanet tane edhe te degjonte.

  5. Nada says:

    Keto qe thoni ju jane shume te verteta se i kam provuar vete se cdo te thote te jesh ne emigrim.

  6. arben says:

    Bravo!!! vertete mbreslenes si shkrim!!

  7. Aliu says:

    Jam dakord me parafolèsit dhe me ju zoti Artan por duhet te kuptojmè njè gje qe liria dhe tè drejtat nuk falen kurrè por ato fitohen me luftè (jo ushtarake) me pèrpjekje ,me organizime me programime dhe me kèmbèngulje kunder atyre qe nuk duan ti njohin kapacitetet ,aftesitè ,talentet dhe eksperiencat e jetes te intelektualève dhe tè emigrantève.Mund tè mè thotè ndokush se ka ndonjè organizim apo shoqatè intelektualèsh qè merret me kèto probleme?

  8. Mariglen says:

    Une jam nje i ri qe kam tentuar te hyj ne politike. Deren e kam pasur te “hapur” eshte e vertete por nuk me ka qasur njeri sepse me shihnin si delja e zeze. Nuk ndihesha vetvetja se duhet te ishe pjese e grupit, dhe te them te drejten bera mire qe u laregova ne kohe. Me mire vone se kurre i thone asaj fjales. Respekte Artan!

  9. Tina says:

    Dakort me parafolesin, shkrimtaret e medhenj te angazhuar, jane kurdohere pengese per regjimet ne fuqi, por kjo nuk do te thote qe ata duhet te largohen nga skena, detyra e tyre behet me me vlere dhe me e vyer ne kushtet e veshtira! Mos te harrojme Zola, Sartri, etj! Historia i kujton perjetesisht keta njerez!

  10. fiorel says:

    pika politikaneve, nga kreu deri tek bishi. Pika edhe intelektualeve. Shqiperia nuk ka intelektuale. Po te ishin intelektuale, do kishin aq mend sa ta kuptonin qe ne kete vend nuk jetohet. Dhe do tja mbathnin.

    1. 007 says:

      pika edhe ty , qe shan e fyen, si vlerat dhe antivlerat.

  11. Arifi says:

    Ju intelektual te dashur mos prisni nga shteti shqiptar se te ngeleni ne dore te tij u fundoset dhe ju bashke me te. Tunduni dhe beni ndonje gje ju se populli dhe media ka vdekur.

  12. Jani says:

    Politikaneve jo pika qe su bie po asgje nuk i gjen jane si demat e terbuar. Sjam dakort me ty Fiorel qe nuk ka intelektual. ka inetelektual qe cke me te, po shteti yne i ka poshteruar ne ate fare feje sa nuk kane as ze me, ju ka ikur. Komenti yt me pelqeu shume!

  13. Mariglen says:

    Te ikim ne thuan ti Fiorel dhe tu leme vendin ketyre banditeve??.Pse te mos ikin keta qe jane te ardhur ketu nga ane e anes dhe ne qe banojme ketu te largohemi??? Kjo s’me duket aspak e drejte.

  14. Arian says:

    Te vetmit qe mund te largojme keto, plehrat e parlamentit eshte populli dhe ngritja e studenteve. Po kjo gje me duket shume e vaket. Se pari se populli yne ka ikur per lesh ndersa studenteve ju rrine peqe-lepe per t’iu mbyllur gojen.Keshtu qe ju o njerez duroni perdite poshterimet se e meritoni. Cdo popull meriton qeverine qe ka.

  15. cerciz says:

    o tan cja ke fut kot dhe ti se ju te majtet sjeni me te mire njesoj do beni dhe ju kur te na qeverisni.

  16. Oli says:

    ndiej shume respekt para vlerave njerezore dhe intelektuale te shkrimtarit dinjitoz Artan Mullaj..Suksese !

  17. Ramazan says:

    Nuk ke cfare i shton apo i heq ketij shkrimi eshte PERFEKT!

  18. Artur Porpollogu says:

    Nuk ka vend as per te larguar ,dhe as per te ikur.Ka ardh momenti qe brenda nesh,vetvetes, te rilindindin perpjekjet per rigjetjen e vlerave shoqerore,qytetare,dhe kombetare. Ka ardh momenti qe se pari Emigrantet,intelelektualet te cilet jane te shumte dhe ne emigracion te bejne hapin e madh,te rizgjojne ndergjegjien intelektuale,duke thyer friken e inferioritetit qe gabimisht ka zene vend ne jeten e tyre,duke u bere ata te paret ne gjithe procesin e ndryshimit te shoqerise shqiptare,proces ky i vonuar,por jo i harruar. Besoj se ne se cdo emigrant dhe intelektual i mirefillte,mund ta shnderoje ne QELLIM te ekzistenses se vet.

  19. xhorxhina says:

    Ke te drejte i dashur Artur, por frymezimi mungon, sepse lideret, edhe Rama, edhe Saliu, e kane humbur shansin te jene politkane te ndershem dhe me integritet! Ata nuk mund te frymezojne as familjaret e tyre, e jo me popullin qe vuan.flm autorit per shkrimin e dobishem

  20. Ani says:

    JU LUMTE!Ndjehem mire me kete analize.

  21. gerti says:

    Analize perfekte. Shqiperia ka nevoje per intelektuale vizionare si ju Z,Mullaj. Urime

  22. Edison says:

    e hidhur e verteta Artan, po cte besh keshtu eshte bota,

  23. Besi says:

    nga permbledhja qe pashe ne kete artikull mu duk shume aktual.Ju pergezoj dhe uroj qe intelektual si ju te arrijne lart e me lart.

  24. Bislim says:

    Brezi i ri kerkon hapsire dhe perkrahje per te hyre ne politike.Politikanet tane thone te rinjte ne politike po as qe ju bie ne mend te merren me rinine.Nuk mbeshtesin keta te rinj qe mbarojne ne shkollat me te mira te europes dhe sjellin vizion dhe ide.

  25. Anila says:

    Shoku Cerciz, mendoj se Artani ka shkruar drejte dhe sinqerte kete shkrim. Jam e sigurte qe edhe po te vijne te majtet ai do te kete te njejeten sjellje kritike si me qeverine aktuale. Ai jep nje kendveshrim te tijin personal si analist, gazetar apo shkrimtar.eshte i lire te jape mendimin e tij personal pa e ndalur kush.Ai guxon pa ju dridhur dora sic bejne ca gazetar te tjere q

  26. Anila says:

    Shoku Cerciz, mendoj se Artani ka shkruar nje te vertete dhe ka shkruar me sinqeritet. Nuk mendoj se ai do te ndryshoj ne menyren e te shkruarit nese neser do te vijne te majtet. Ai jep nje mendim te tijin personal si i sheh ai dhe mendon si analist, gazetar apo shkrimtar. Jam e sigurte qe do te jete po kaq kritik edhe me te majtet dhe kete e ka deshmuar dhe ne shkrimet te tij te meparshme.

  27. Ami says:

    shpresojm dhe mendojm te largohen nga faqja dheut keta politikanet tane. zotit ti luten keta kriminele per krimet qe kane bere.

  28. Luiza says:

    organet kopetente qe te gjykojne keta kriminele jane te tyre ….ne shqiperi ska drejtesi …drejtesine e kane ne dore njerzit e pa afte

  29. Albert says:

    Po te lexonte Berishi gjithe keto komente do te thoshte:Grini ju grini, rendesi ka qe tymi mua te me shkoje drejte.Punoni ju per mireqenien e familjes time, qe te keme nja 5 breza te siguruar e mos tju dhembe koka per te gjithe jeten.

  30. alban says:

    S’kanevoje per intelektuale te tjere kur kemi Sali Berishen, kryentelektualin e Shqiperise. Te tjeret jane nje hiç, at qe guxojne te thone te verteten neperkemben, keqtrajtohen, pushohen nga puna dhe nuk u jepet asnje mundesi tjeter. Te tjeret, i servilosen kryeministrit si Kujtim Cashku, Artan Hoxha, Frrok Cupi, Henri Cili, etj., etj.

    Kur te mos jete me Sali Berisha atehere mund te flitet per intelektualet e Shqiperise.

  31. Altini says:

    Fakti eshte se edhe mediat sot jane prone dhe pjese e po kesaj kaste makuterish injorante, qe vetem lepijne b… e politikes, qofte te njerit apo te tjetrit krah, dhe shperblimi nuk eshte i vogel.
    Sa per punimet apo kerkimet shkencore, ato i moren ‘miqte’ e huaj me nje te klikuar, punen e 40 vjeteve ne kerkimet gjeologjike, minerare, kerkimore etj. dhe po na e ‘dhurojne’ apo shesin ne trajte ‘ndihmash’ pjese te mjera te kesaj pune.
    Si kepurdhat pas shiu, mbine (ne trajten e shperblimit per lepirjen e b..) me dhjetra universitete qe shesin diploma e tituj shkencore per nepunesit injorante me 2 klase shkolle.
    E intelektualet e vertete kruajne koken e xhepin e grisur ne pritje te shpreses qe nuk ka per te ardhur…
    .. se horrat kurre nuk kane per tu ngopur…

  32. dritani says:

    Intelektualet qe heshtin jane pakice.
    Te tjeret ose jane larguar nga ky vend ose i servilosen pushtetareve sipas hapesirave qe kane gjetur – kush djathtas, kush majtas dhe te tjeret si te munden.

    Nese keta qe heshtin do te ishin shumice gjerat do te ishin ndryshe.

  33. Ramazan says:

    Alban, keta servilet qe thua ti, u munduan te dalin njehere kundra qeverise po e pane qe do mbeteshin pa pune dhe pa ushqyer familjet e tyre. Dolen kunder me protesta e duke bertitur qeveri e poshter po na dhunojne shkollen private(akademia e filmit)po ben shume zhurme per asgje. Tani keta servilet i sheh ne krah te qeverise dhe si mbeshtetes te forte te saj.

  34. Nardi says:

    Keta horrat mund ta djegin fare kete vend ose dhe mund ta shesin serbeve dhe mund te largohen nje dite me parat qe kane bere ne nje vend tjeter te botes dhe te jetojne si mbreter.Kurse populli ketu do vritet me njeri-tjetrin. Keta po e masakrojne kete vend cfare nuk po heq kjo Shqiperi e mjere. Edhe me plehrat e importuara tani kompletohemi tamam. Do vdesim te gjithe nga semundjet qe edhe kjo na duhej tani.

  35. Armando says:

    C’te bejme dhe intelektualet e shkrete,them per ato qe nuk jane as majtas as djathtas. Nese nuk je me pushtetin je i mbaruar fare. Keta inetlektual jo se s’duan te jene pjese, por preferojne me mire te heshtin e te shohin pune te tyre sesa te poshterohen apo dhe te pushohen nga puna qe ato kane investuar me aq mund.

  36. don kishoti says:

    eshte fatkeqesi natyrore qe A.D.N.-shqipetare te permbaje intelekt,te kuptohemi flas brenda trojeve etnike,eh……….

  37. Kurveleshi says:

    Te pergezoj Artan,per temen dhe trajtimin me nivel qe i ben asaj….!Po jap nje shembull te poshterimit dhe degradimit te kesaj “specie”-je ne zhdukje e siper…!Kur u hodh ne qarkullim libri i Historise se shqiperise…per shkollat e mesme…atje kishte te ngritur ne piken me te larte te qiellit te saj -KULTIN E INDIVIDIT–Ndersa pikerisht kjo kishte qene edhe njera prej aresyeve pse ishte e domosdoshme rishikimi i tekstit te meparshem…Hartuesit e ketij teksti ishin edhe historiane dhe intelektuale….Por..”Guxuan”” te na servirnin nje liber historie me nje personazh te vetem ne mes…Por,sa shembuj te tjere mund te sjellesh nga jeta e perditshme…?!E si mund ti besohet me tej ketyre Pseudove…-E verteta eshte se shume prej atyre sharlataneve..Tipave…(Edhe pse nuk thoni ndonje emer te pervecem…),qe ju permendni ne shkrim..ju eshte lene dore me e lire nga sa do duhej…Sepse dine ti bejne elozhe pushtetit…dhe prej tij te vjelin pastaj milionat…per te jetuar sic e thonit bukur edhe juve Artan,endrren e tyre…Ndersa intelektualet e vertete jane lene ne meshire te fatit te tyre te mjere…te cilet pas komunitetit te emigranteve perbejne grupin me te “”persekutuar””ne vend..Shkrim qe lexohet me nje fryme!Te pershendes Artan!

  38. dr. mondi says:

    Shume respekt per Artan Mullain. Pene e fuqishme. modest. fisnik. Pershendetje nga Mondi Klosi

  39. Bona says:

    C’faj kemi ne te rinjte e ketij vendi qe u lindem ,po rritemi dhe po shkollohemi ketu? Nuk ndihemi te sigurte ne vendin tone.S’kemi siguri per punen, ku do te shkojme dhe cdo behet me ato diplomat tona pasi te mbarojme universitetin. Me shume kemi studente dhe universitete sesa pune. Mendoj qe kemi lindur ne vendin e duhur por drejtohemi nga njerez qe jane nje gabim i madh per neve.

  40. Vilsoni says:

    Shqiptaret kane frike te flasin dhe ti thone gjerat ashtu sic mendojne. Nuk jemi njerez te drejtperdrejte, por gjithmone i themi gjerat me nenkuptime. Kjo mendoj se eshte e trasheguar brez pas brezi. Duhet te jemi pak me te hapur ne ato qe mendojme dhe me te lirshem, jo gjithmone te rrime si te kontraktuar.

  41. Vali says:

    Pershendetje Artan! Ke prekur nje teme shume aktuale dhe qe na prek te gjitheve ne pergjithesi.Uroj qe ne nje te ardhme te mos ndihemi kaq pesimist sic ndihemi ne ditet e sotme. Uroj qe te gjithe shqiptaret te shohin pakez drite se ne e meritojme si cdo popull tjeter.

  42. Arlinda says:

    E verteta eshte se kushdo qe te qeverise tek ne si zor te sjelle ndonje ndryshim. Si eshte katandisur ky vend te vjen per te qare. Nuk di nga t’ia fillosh me pare, por siguisht qe me mire do te behet pasi te ikin keta qe na qeverisin sot.

  43. marinela says:

    Te jesh mashtrues, dallaverexhi, bandit, horr je me i respektuari sot, je njeri i kohes. Kjo eshte vlere!!

  44. Bruna says:

    Jam nje emigrante qe jetoj ne Itali. Sa here qe vij ketu ose dhe kur ndjek lajmet atje ku jetoj them me vete” Akoma ky “burri” qenka duke na qeverisur?Qekur kam ikur une e sa here qe vij akoma kete gjej? Po si ka mundesi xhanem? Amani more se na eshte bere si njeri i shpise, mengjes dreke, darke kete burrin e shoh me shume nga te gjithe

  45. Marv says:

    Sa te kemi bacen Sali mos e vrisni mendjen. Une se kuptoj pse Artani e disa shoke te tjere lodhen kaq shume te shkruajne. Harxhojne idete, lodhin duart. po si degjon kush se, ky eshte meraku im. Sa te kemi bacen Sali jemi te siguruar si te sigali.

  46. Hekuran says:

    Historikishte nuk jemi nje popull qe lufton si nje trup i vetem ne llogore e njejta gje mund te thuhet edhe per mediat qe jane armet e partive qe zbrazin batare edhe aty ku nuk duhet duke krijuar shpesh-here dmth perdite “shume zhurme per asgje”.

  47. Arber says:

    Mendimi i kundert eshte herezi,askush nuk guxon te thote te verteten Gazetaret e paanshem karakterizohen “tradhtare”.JO.Ne Shqiperi,gazetari duhet te lakoje programet e partive,te luftoje te mos guxoje te akuzoje gjyqtaret pizevenge,te mare honoraret dhe….te heshte.Kjo nuk eshte gazetari.Gazetaret e vertete nuk kane lindur akoma,sepse askush nuk eshte goditur nga pushteti,askush nuk u ïnkuzicionua”nga ambasadat, si rezultat te gjitha jane mire e bukur dhe..gazetari e lire!

  48. Goni says:

    Gazetaria e lire egziston vetem ne ato vende ku popujt jane te lire, ku politika eshte e lire, ku biznesi eshte i lire dhe ku kultura eshte e lire, pra ku e gjithe jeta eshte ne liri te plote ne baze te rregullave, etikes dhe ligjit. Qe te kuptohemi une lirine e perkufizoj me shprehjen e famshme te Martin Luter Kingut “Liria ime mbaron aty ku fillon liria juaj” e theksoj “Juaj”, ne numrin shumes d.m.th e te tjereve, e gjithe te tjereve. Per fatin tone te keq ne Shqiperi kjo nuk egziston, ca me keq akoma egziston ligji i xhungles ku me i forti mund me te dobtin.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Pershendetje Zoteri. Jam plotesisht dakort me komentin tuaj. Ky eshte mentaliteti baze ne perendim, por qe ne shqiperi as qe kuptohet nga shumica, dhe qe nuk ka ekzistuar as ne te shkuaren. (ai perkufizimi kaq i lart i lirise eshte shume me i hershem, thjesht luther king e perdori).

  49. Bora says:

    Berisha eshte si cimcakizi i Robertit, ai mund ti jape asaj cfaredolloj forme qe te doje dhe ta ndryshoje sa here te doje, duke perdorur logjiken e nje kerrici te lidhur pas bishtit te nje gomari! Berisha eshte si puna e budallait qe hedh nje gur ne uje dhe nuk e nxjerrin shume te mencur!

  50. Denis says:

    Kryeministri yne “bashkepunon” vetem me idene fikse te tij, qe .. kushdo qe e degjon eshte pa kujtese dhe kurajo. Dhe perderisa eshte aty ku eshte, s’i dihet, mbase ka te drejte.

  51. Lenci says:

    Sot nuk ke asnje pronar gazete shqiptare te panderthurur me Salen apo Edin apo Ilirin ne pazare aspak transparente dhe aspak te qarta. Dhe jo vetem kaq. Ke edhe gazetare qe shiten e blihen ne menyra nga me te turpshmet. Eshte bere shume e veshtire te gjesh gazetare qe shprehen qarte dhe pa ndryshime te shpeshta ne kohe mbi fakte po aq te qarta. Kush jane keto fakte per te cilat gazetaret do te benin mire te shpreheshin se c’mendim kane dhe c’qendrim mbajne.

  52. lela says:

    Gazetaret vete e dine se ku “i pikon catia” shtypit e cfare “viruse” e kane zene serverin e kompjuterit te mass-medias shqiptare.

  53. keti says:

    Demokracine e kemi shume te re ne ‘moshe” e per pasoje dhe liria e plote e cdo fushe jetese ketu tek ne nuk ekziston por media eshte ajo qe na ben te dallojme ndalimin e fjales se lire.

  54. Ori says:

    Gjendja eshte skandaloze! Vetem ngritja e te gjithe shqiptareve ne kembe pa dallim partish, socialiste apo demokrate etj etj, vetem uragani popullor do ti ktheje me bythe perpjete keto ndyresira mafioze. Tashme ka ardhur koha qe edhe demokratet t’a kuptojne qe kryetari i bunkerit PD, krimineli Sali Berisha po punon vetem per familjen e tij dhe as nuk i plas fare per popullin dhe Shqiperine, per faj te tij Shqiperia po refuzohet gjithandej dhe kusuret e krimeve dhe vjedhjeve te tij i paguajne ne dhe ju o demokrate te nderuar, as ne Europe nuk hyjme me kete kriminel e askush nuk na e var, askush nuk vjen ketu te investoje e te punoje.

  55. Marin says:

    Nuk eshte e nevojshme te komentoj shkrimet e mësipërme sepse nuk kam c’farë shtoj apo heq bashkkomentuesve duke i’u bashkngjitur mendimeve të tyre.

  56. Marini says:

    Eshte nje proces i pakthyeshem i se keqes. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se si mund te leshojne pushtetin pas ketyre skandaleve qe eklipsojne njera -tjetren.Nuk munden, nuk duan dhe metastazat e korrupsionit nuk i lene te kuptojne realitetin.

  57. Jakupi says:

    Kush mund t’ia shpjegoje ketij tonit qe ka mbushur kupen me kohe dhe se nuk i perngjan aspak sharlatanit tjeter S.B pertej adriatikut per te pretenduar epilogun e tije.

  58. Koli says:

    E ç’të shkruash më parë për këta pushtetarë! Ata ia kalojnë çdo lloj fashizmi, veçse në buzë kanë buzëqeshjen mjerane të “demokratëve” të kohës. Këta përfaqësojnë fundërrinat e këtij kombi, ndërsa ne populli, jemi “pajtuar”me këtë gjendje. Jemi bërë të pandjeshëm, jemi varfëruar në ide, kemi harruar vetveten. Ne kemi harruar kohën në të cilën jetojmë. Këta pusht-etarë na kanë hipur në qafë dhe thonë: “Luajeni pak kokën se na vratë …”.

  59. Nita says:

    Keto hajdute e kriminele bashke me prinderit e tyre superhajdute e kriminele duhet te dorezojne deri ne nje pasuriteb e vjedhura dje t’i hiqet e drejta tre jetojne ne shqiperi pasi te bejne burgun per krimet e tyre…duhen lene si bageti pa nen shtetesi e kombesi. Ndyresirat!

  60. Tony says:

    Kur keta ndyresira flasin per nder e dinjitet pasi kane grabitur gjithe pasurite kombetare dhe dhunuar dinjitetin e cdo shqiptari te ndershem.

  61. era says:

    sa kohe qe edhe liria e fjales po devijon ne partite , aq kohe do te kemi edhe mbylljen e gojes per intelektualet. jam plotesisht dakort me Z.Porpollogu qe intelektualet qe ndodhen ne emigracion duhet te fusin me teper frymen e tyre dhe te kontribuojne me idete dhe vlerat qe ata mbartin. Megjithate, vetem intelektualet e cojne nje komb perpara. urime per shkrimin Artan, pavarsisht kendveshtrimeve qe ka gjithe secili, liria e fjales respektohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje