Ne si shoqëri e kemi privuar veten nga njerëzorja, e kemi përdhosur shenjtërinë njerëzore e të qenit tolerantë, të durueshëm, mirëkuptues, respektues ndaj tjetrit, ndaj diversitetit. Ne jemi shoqëri e sëmurë, fashiste deri në palcë, jotoleruese, paragjykuese, urrejtëse.
Më ka bërë vaki ta përdor një konstatim të tillë edhe më parë. Në raste të ndryshme. Jo që do të ishte një konstatim që do ta thosha me ndonjë kënaqësi. Mirëpo, ‘duke pasur guximin ta shprehim bindjen tonë intime’ siç do të kërkonte Seneca, dhe duke e mëtuar dhe dëshiruar një shoqëri të ngritur, morale dhe humane, mendoj se është një konstatim që duhet thënë me kënaqësi. Duhet ta themi me kënaqësi, si një mundësi për t’i ndryshuar gjërat për mirë. Ndryshe vazhdojmë të zhytemi thellë e më thellë në llumin e të keqes.
Më ka bërë vaki ta përdor kur kam hetuar nacionalizmin e shfrenuar (mbiemri mund të jetë i tepërt, vetë emri implikon mjaft) që na bën t’i urrejmë, t’i përjashtojmë, të mos i tolerojmë e deri edhe t’i vrasim etnitë tjera.
Më ka bërë vaki ta përdor kur kam hetuar fantazimin politik dhe ideologjik, që na bën ta urrejmë, ta poshtërojmë, të mos e tolerojmë dhe ta mbysim frymën tjetër politike.
Më ka bërë vaki ta përdor kur kam hetuar – e këtu dua të ndalem përsëri – qëndrimin jonjerëzor shoqëror ndaj homoseksualizmit.
Kohë më parë kisha shkruar edhe për qëndrimin, në njëfarë mënyre institucional, ndaj homoseksualizmit, duke marrë shkas emërimin për postin e ministrit të dy personave, të cilët më herët, në aktivitetet e tyre profesionale kishin pasur qëndrim të frikshëm, krejt jonjerëzor. Ata ende vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe kurrë s’e kanë marrë mundin t’i rishikojnë publikisht qëndrimet e tyre të tilla.
Së fundi, shoh me trishtim dhe dhimbje deklaratat e qytetarëve, e pastaj dhe mbi të gjitha komentet e lexuesve virtualë në një tekst botuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, dhe bartur nga pothuajse të gjitha portalet, përkitazi me homoseksualizmin në Kosovë.
Shumica e këtyre deklaratave dhe komenteve, »aksioneve tekstuale«, arrijnë deri te thirrja për zhdukjen fizike e qenieve njerëzore me prirje seksuale ndaj gjinisë së njëjtë.
Pse u kushtojmë rëndësi këtyre komenteve?
Ngase janë, ndër të tjera, një matës i kulturës, disponimit, qëndrimit, botëkuptimit shoqëror. Nëse tetë ose nëntë nga dhjetë komentuesit shprehen kundër, ose tamam kërkojnë eliminimin fizik të homoseksualëve; kjo do të thotë po ashtu se këta tetë ose nëntë nga dhjetë komentuesit janë të gatshëm të bëhen ushtarë në luftën e tyre barbare, të hapur ose të fshehtë, kundër homoseksualizmit. Në mënyra të ndryshme, organizative ose kaotike, grupore ose individuale.
Duke pasur si pretekst paragjykimet, bindjet personale fanatike kulturore ose religjioze. Duke qenë pre e naivitetit, verbërisë, manipulimit që u bëhet nga instanca ekzistuese ose jo, ndaj të cilave janë të përkushtuar. Jo duke e pranuar se po e keqtrajtojnë, poshtërojnë e vrasin një qenie njerëzore si të tillë, por duke e zhveshur nga ky tipar, duke ia mohuar këtë realitet dhe këtë të vërtetë.
Që të shkosh deri këtu, duhet të jesh më shumë e më keq se egërsirë. Më shumë e më keq se egërsirë, ngase as egërsirat, që të shprehemi në gjuhën natyraliste, nuk ia mohojnë realitetin dhe të vërtetën egërsirës tjetër.
Homoseksualët në Kosovë nuk guxojnë të deklarohen publikisht. Megjithë mbrojtjen në letër kushtetuese, ata nuk gjejnë shpesh as mbrojtje ligjore. Ka një fenomen të çuditshëm që mund ta verifikojë secili. Pra, nuk është shteti ai që i persekuton hapur homoseksualët. Është shoqëria, ndërtuesja dhe mirëmbajtësja e shtetit, ajo që i persekuton, frikëson dhe vret; ajo që nuk u jep liri, të drejtë, guxim dhe përkrahje për t’u deklaruar lirisht në të drejtën e tyre natyrore e ligjore, për ta manifestuar dhe përjetësuar hapur orientimin e tyre seksual.
Me këtë, po shprehem qoftë edhe brutalisht, ne si shoqëri e kemi privuar veten nga njerëzorja, e kemi përdhosur shenjtërinë njerëzore e të qenit tolerantë, të durueshëm, mirëkuptues, respektues ndaj tjetrit, ndaj diversitetit. Që, nga ana tjetër, do të thotë e kemi legjitimuar jo vetëm të keqen që ne ua bëjmë të tjerëve, por edhe të keqen që të tjerët do të mund të na e bënin neve.
Si shoqëri, një hap të dukshëm drejt njerëzores do ta kishim manifestuar në momentin që një bashkëqytetar yni, homoseksual, do të ndjente lirinë e natyrshme që të dalë në një televizion publik dhe të flasë hapur dhe natyrshëm për veten e tij. Kjo sot nuk mund të ndodhë. Nuk mund të ndodhë sepse ai nuk e ka guximin, duke e njohur barbarinë e shoqërisë, ta bëjë këtë hap; nuk mund të ndodhë, sepse televizioni publik nuk do t’ia mundësonte këtë, duke e ndjekur disponimin e publikut të vet, i cili do të ishte kundër asaj shfaqjeje; nuk mund të ndodhë, sepse ai e di se posa të dalë nga studioja mund ta rrahë, poshtërojë a vrasë ndonjë bashkëqytetar i vet, për më tepër duke e pësuar pastaj edhe indiferencën ose tamam tumirjen e organeve të rendit dhe shoqërisë në tërësi ndaj një akti të atillë.
Një bashkëqytetar yni, një qenie njerëzore si ne, me orientim seksual ndryshe, me të gjitha të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë, megjithatë nuk e gëzon në praktikë lirinë e tij të shenjtë njerëzore seksuale. Nuk e gëzon lirinë e (vetë)njohjes si i tillë nga shoqëria. Çfarë bëjmë ne? Në vend se ta inkurajojmë në lirinë e tij seksuale, ashtu siç e inkurajojmë veten në liritë tona, e dekurajojmë; në vend se ta njohim dhe gjejmë veten në te si qenie njerëzore, ne e përjashtojmë dhe mohojmë veten në te.
Del se te ne, ligjet janë njerëzore; shoqëria është jonjerëzore. Ky paradoks në pak vende mund të ndodhë.
Sa më shumë e më keq se egërsirë duhet të jemi që të mos e kuptojmë, dimë e pranojmë se edhe homoseksualizmi është, përveç e drejtë njerëzore ligjore, një virtyt, një dhunti hyjnore e qenies njerëzore?
Që të dalim nga ky barbarizëm jo vetëm si shoqëri por edhe si qenie njerëzore në vete e për vete, duhet të mësohemi t’i njohim, kuptojmë dhe pranojmë virtytet e homoseksualizmit. Virtytin e të dashuruarit, për të cilin ne mbitëgjitha kemi nevojë për vete dhe të cilin po ashtu po ua mohojmë të tjerëve. Ne nuk po »bëhemi« Qenie në Dashuri. Ne po mbesim qenie në barbarizëm. Ne po e përdhosim në parim një nga vlerat më të larta të njerëzimit: Dashurinë.
Të mohosh dhe vrasësh dashurinë, a nuk është kjo një tregues i barbarisë?
A nuk jemi ne njëmend barbarë?
Jemi që ç’keni me të!
respublica.al
http://respublica.al/opinion/2011/12/6/jemi-nje-shoqeri-frikshmerisht-homofobike
Po c’ke mor burre qe merresh me byth..rat, secili le te pergjigjet per bythen e vet, ty pse te djeg ?!!
O Arben,
Une nuk mendoj se devijacionet, mund te quhen dhunti apo virtute! Homoseksualizmi nuk ka te beje me dashurine, por me devijimin e natyres njerezore. Nese dy homoseksuale, apo lezbike do te jetonin bashke, a do te mundeshin ata te shumoheshin? Sigurisht qe jo!
Une nuk kam gje kunder tyre. Duhen trajtuar si njerez, por jo si njerez normale, por te semure qe duhen ndihmuar! Te jesh i bindur qe do te jete me mire per ta!
Kjo eshte dashuri dhe jo ajo qe thua ti!
Sa mire e thua ti: “duhen trajtuar si te semure, okk pra mqs eshte keshtu me lidh nje pension invaliditeti se jam semure rend!”
Homofobia eshte semundje,jo homoseksualiteti.Homofobia eshte pjelle e nje semundjeje mendore per te mos pranuar qe orientimet seksuale jane zgjedhje personale.Diskriminimi seksuale eshte aq i shemtuar sa ai racial.Sepse nuk mund te gjykosh dike se me ke zgjedh te shkoj ne krevat ne jeten e tij,kjo eshte sfera intime e cdokujt e ku askush nuk mund te hyj.Po ashtu nuk mund te gjykosh dike per nga ngjyra e lekures,prejardhja etj.Me cudit ky popull i prapambetur qe diskriminon…e te mendosh qe ne bote je me i diskriminuar si shqiptar se sa si homoseksual.Me vjen turp per ate pjese te popullit qe eshte ende pre e injorances dhe e gjykimit.Burre(vlen edhe per femrat) nuk do te thote te shkosh me femrat…Burre do te thote te jesh guximtar e te mos kesh frike ti shfaqesh botes per ate qe je.Burre do te thote te kesh karakter,besnikeri.Burre do te thote te jesh mendje hapur…Burre nuk mund te quhesh vetem nese shkon me femra.Si pak me duket kjo per te percaktuar nje burre.Burre do te thote te permbledhesh cilesite karakteriale te mesiperme.Njoh plot burra qe shkojne me femra por ne mungese te virtyteve jane plotesisht burracak.Jam pro fushatave sensibilizuese per kete ceshtje,ne nje vend arkaik si ky qe ende i pergjigjet me grushta e masakrime ketyre fenomeneve.Sepse te jesh i lire do te thote te jesh i lire se pari per te bere zgjedhjet e tua lirisht…Bota eshte e bukur sepse eshte e ndryshme,fatmiresisht nuk jemi te gjithe njesoj.Fatmiresisht bota perbehet nga ngjyra,kultura,orientime seksuale te ndryshme.Kush jemi ne te vihemi mbi kateder e te gjykojme e te japim vendime se cfare eshte e drejte e cfare jo,se cfare duhet te zgjedhi per jeten e tij dikush tjeter dhe te arrijme deri aty sa ti tregojme dhe ke duhet te dashuroj.Dashuria eshte universale…Pre e ketyre gjykimeve jane plot homoseksuale te fshehur,te cilet duke ju trembur gjykimit te botes zhyten ne martesa te rreme per te qene pjese e shoqerise.Keshtu ata jane vete te palumtur dhe bejne te palumtur plot te tjere…Cdo njeri duhet te jete krenar per ate qe eshte dhe mbi te gjitha krenar per zgjedhjet qe ben edhe pse ato mund te shihen nga shoqeria me sy jo te mire.Po fundja nuk duhet ti interesoj aspak cthote”bota”,bota per secilin jane njerezit qe duhen dhe ata te pranojne ashtu sic je sepse dashuria nuk njeh limite.E cfare te intereson cfare mendon pjesa tjeter pastaj?Me vjen turp per pjesen e pagdhendur ne vendit tim,por fatkeqsisht vuajne nga nje patologji serioze:Injoranca.Sepse nuk eshte homoseksualiteti qe duhet te luftojme,por INJORANCA
A nuk mendon se injorancen do te ishte me mire ta luftoje per çeshtje madhore si per shembull kur te hedhin voten njerezit te jene te ndegjegjshem se kujt ja japin dhe jo me debilitet apo krahinizma apo te tjera, po perqendrohesh ne çeshtje krejt te huaja per shqipet si pederastia? Mos mendon ti se duke folur me pathos per pederastet do te dukesh moderne, jo o goce jo se ti nuk ke pare skena nga ato qe kam pare une dhe qe njerez si puna jote me keto mendime mund ti bejne ato skena realitet ne Shqiperi pas disa vitesh. Kete vere ketu ku jam u be nje mbledhje homosh dhe dy autobuze nje me pederaste franceze dhe tjetri me braziliane ishin parkuar ne lagje per te pritur fillimin e mbledhjes. Nderkohe pederastet shumica me pantallona ku ju dukej bytha benin skena nga ato qe kane qejf aq sa njerezit nuk kalonin aty afer dhe disa bile menduan te therrisnin policine. Shoqeria shqiptare normal qe nuk e pranon pederastine se nuk e ka pasur tradite ndonjehere dhe ben mire qe nuk e pranon, natyrisht nuk jam dakort te kalohet ne ekstrem, por nuk jam as dakort qe t’ju jepen shume te drejta se ata e degjenerojne komplet shoqerine pastaj. Shqiptaret jane budallenj se jane ne nje gjendje te mjerueshme dhe jane nga injoranca e tyre se nuk dine te zgjedhin ata qe i udheheqin, kjo eshte injoranca qe duhet luftuar dhe ajo qe thua ti. Ti mesa duket duhet te jesh ndonje e modernizuar aq shume sa nuk e paske problem as ngjyren as pederastine, keshtu siç thua ti neve duke qene nje popull i vogel shperbehemi fare po te ndjekim direktivat e integrimit pederastor dhe zezak. Duke qene se kam qene dhe jam ne kontakt me zezake po te them se ata jane me raciste se te bardhet vetem se e kuptojne se racizmi i tyre eshte si loje primitive pa vlere. Eshte e vertete se ne shume raste jemi me shume te persekutuar nga fakti se jemi shqiptare ( kjo eshte e vertete ne Evrope se shoket qe jane ne Amerike thone se atje shqiptaret jane te respektuar si gjithe te tjeret per te mos thene se fakti qe je rrace e bardhe eshte avantazh i madh atje) sesa mund te jene pederastet nga fakti i te qenurit pederast. Por une pranoj me kenaqesi te diskriminohem keshtu sesa te me meshirojne thjesht nga fakti qe mund te jem pederast.
Ne te vertete zoteri,me intereson shume me teper kjo teme se sa ku ta hedhin voten shqiptaret…nuk e kuptoj si mund te jesh kaq i politizuar.Me intereson shume me teper cilesia e jetes njerezore se sa zgjedhja e hajdutit te rradhes.Ato skena qe ju paskan tronditur aq shume Gay Pride jane provokimet qe homoseksualet i bejne botes per ti bere te ditur se edhe ata ekzistojne,se fundja dashuria nuk mund te jete e piset ne asnje forme te saj.Kam pare skena ne jete qe me kane skandalizuar me shume…kam pare djem qe rrihnin te tjere se nuk kishin tonin e duhur burreror,se nuk kishin veshjen e duhur mashkullore.Pastaj kam pare te tjere burra-cak qe vene dore mbi grate edhe pse i duan ato,kam pare burra-cak qe kane 2 familje njekohesisht,kam pare pedofile,kam pare burra pleq me 18 vjecare ne krahe,kam pare vrases,kam pare perdhunues…Bota ka plot per tu skandalizuar ndaj te skandalizohesh per zgjedhjet seksuale te dikujt me duket po aq skandaloze.Kam mbaruar shkollen ne perendim dhe gjate e atyre viteve kam njohur te rinj e te reja homoseksuale me nje moral shume me te larte se nje eteroseksual normal sic e quajme ne.Kam njohur cifte homo shume me te bashkuar se sa ndonje cift etero seksual.Ata jane krejt si ne…nuk keni pse i imagjinoni ata si te devijuar…ata nuk jane te devijuar.Ata kane zgjedhur rrugen natyrale te jetes se tyre,ate qe eshte natyrale per to dhe jo per te tjeret.Duhet te kemi nje mendje te hapur,jo te mbyllemi ne nje terr injorance.Kush tha qe me pare keto nuk kane ekzistuar?Keto jane fenomene qe kane ekzistuar gjithnje,po ashtu edhe ne natyre.Vetem se dikur mungonte guximi per te pranuar vetveten e per ta shfaqur haptazi.Nuk duhet te jemi retrograde…Hapje drejt modernizimit eshte dhe kjo.Cfare duhet ti themi atehere botes qe na paragjykon si shqiptare?Mendoj qe kur ata na japin mundesine per tu prezantuar per ate qe perfaqsojme individualisht dhe na vlersojne nuk shohin me te ne ata “monstrat”qe shihnin dikur.Prandaj as ne nuk duhet te paragjykojme ate qe perfaqsojne te tjeret edhe pse jane ndryshe nga ne.Jam kurioze…ju qe shkruani me lart kur zgjidhni miqte i zgjidhni sipas karakterit dhe miresise apo sipas shijeve seksuale?Po sikur te jeni prinder dhe nje dite te zbuloni se nje nga femijet tuaj te kishte prirje homoseksuale si do reagonit?Do ju pelqente qe te tjeret ta tallnin,ta rrihnin(si ndodh shpesh te ne),ti drejtoheshin me keto epitete qe shume nga ju perdorni me lart?Jam e bindur qe pergjigja eshte JO.Mos u ndaloni ne siperfaqje te gjerave,mundohuni te shihni pertej…
Sa per dijeni shqiptaret nuk kane bere me shume se se rracat e tjera dhe nqs ndonjehere na kane trajtuar si “monstra” kjo ka ardhur si rezultat i faktit qe jemi popull jetim pa shtet, ose ai pseudoshtet qe eshte nuk i mbron qytetaret e tij kur ju shkelen te drejtat e tyre siç kane popujt e tjere keshtu qe ta kuptosh ti rregullatori i te gjitha fenomeneve seksuale apo aseksuale eshte ai qe quhet shtet dhe qe tek ne nuk ekziston. Para se te kerkosh cilesine e jetes kerko me pare te kesh shtet se pikerisht ky ka per detyre te rregulloje cilesine e jetes dhe à fortiori çeshtjen e pederasteve. Dashje pa dashje ky debat ka lidhje me shtetin se eshte fenomen qe duhet rregulluar me ligj dhe jo kuturu, por ne kushtet aktuale diskutohet buka e gojes dhe jo pederastia. Edhe une e kam bere shkollen jashte, po une nuk jam influencuar aq shume qa te “bertas” per gjera q per hir te vertetes per shqiptaret jane absurde. Vetem shqiptaret influencohen nga te huajt deri ne ate mase sa te harrojne se çdo popull ka zakonet e veta dhe ne baze te ketyre zakoneve ndertohet shoqeria. Popujt e tjere e hartojne legjislacionin dhe formen e shtetit ne baze te traditave dhe zakoneve te popujve te tyre dhe ne kete rast edhe kuadri ligjor per homot duhet te jete ne sinkron me traditat e filan populli dhe jo ti imponohen gjera qe per to mund te jene te pakonceptueshme. Edhe per ato monstrat po te them se ka monstra te rracave te tjera dhe qe shqiptaret ne krahasim me ta, s’jane asgje. Keto i ke nga une se jam i mireinformuar, per te mos thene qe kam pare dosjet e prokurorise gjate stazhit qe kam bere ne kuadrin e studimeve.
Pederastia sic thoni ju,eshte shprehje diskriminuese dhe denigruese.Po perpiqesh te na thuash se tradita shqiptare eshte homofobe dhe ndaj duhet ta mbrojme ate?Me vjen keq qe edhe nje i shkolluar qe presupozohet te kete mendje te hapur,bie ne kete loje te felliqur.Shteti nuk ndrron dot mendjet,as mentalitetet parahistorike…lexo pak komentet poshte e larte qe te kuptosh se kush eshte mendimi popullor.Une nuk e di ku e ke mbaruar shkollen ti,por jam e sigurte jo me ndonje shtet me tradite te vertete ne te drejtat civile.As me ndonje shtet realisht te zhvilluar sepse per tu quajtur realisht i tille duhet ta kesh kaluar edhe kete stadin e homofobise.Ti thua lart qe shqiptaret nuk jane populli monster qe shume na quajne…harron qe jam shqiptare dhe prandaj e bera kete krahasim.Deri sa ne jemi te paret qe diskriminohemi nuk duhet te diskriminojme.Ashtu si thua ti,ekzistojne njerez qe kane bere shume me te keqija se ne…Jam dakort prandaj nami i keq shpesh here eshte i rreme.Ndoshta kjo vlen edhe per homoseksualet…apo jo?Ndoshta kemi frike nga gjerat qe nuk njohim dhe po te flitej me shume per kete teme,nese do krijonim kushtin qe kush eshte i tille te deklarohet haptazi pa frike nga pasojat,ndoshta shqiptaret nuk do i shihnin me me syrin e te degjeneruarit,te devijuarit nga rruga e drejte…Do i shihnin per ate qe jane,njerez si gjithe te tjeret qe duan njerez te tjere.Fundja ne darke,kur fikin dritat dhe mbyllin deren e dhomes se gjumit njerezit nuk e kane boten me vete por e lene ate jashte.Ai eshte intimiteti per secilin,eshte privatesia cakun e te ciles nuk duhet te guxoje njeri ta kaloje.
Po mire ti mendon se edhe ne shtetet e zhvilluara te gjithe mendojne si ty, dmth i aprovojne tendencat homoseksuale te disa njerezve, une po te them se e kam mbaruar ne nje nga te paktet vende qe e kane aprovuar martesen midis homoseksualeve dhe bile edhe ketu ky projekligj ka kaluar me shume pak vota pro dhe eshte bere ligj. Evropes duhet ti marresh gjerat e mira jo pislliqet, nuk eshte moderniteti me fenomene qe dalin jashte natyres. Problemi eshte qe egersia dhe shtazeria ekziston midis shqiptareve, po kurresesi ne ate mase sa ç’mundohen ta bejne disa pseudogazetare kundrejt homoseksualeve. Egersia, marrja neper kembe, mungesa e njerezillekut ekziston kryesisht se antivlerat jane kthyer ne vlera nga çoroditja e shoqerise shqiptare ne keto 20 vjet por jo se ka ndonje dhune apo shtypje te theksuar te homoseksualeve ne Shqiperi. Une nuk njoh ndonje rast qe te ne te jete sulmuar ndonje homoseksual ne rruge, nderkohe qe njoh plot raste ketu ku jam dhe ne vende te tjera. Mund te them se te varfrit, te pambrojturit, te dobetit neperkemben nga shqiptaret dhe ky eshte problemi kryesor se shoqeria ka humbur pikat e referimit si rezultat i daljes jashte orbite te njerezve. Per momentin homoseksualizmi nuk eshte problem akut per Shqiperine, problem kryesor eshte rregullimi i vendit dhe jo preokupimi ne nivele te larta te fatit te nje grupi njerezish, qe per hir te vertetes te ne nuk jane te shumte. Nqs ne do te ishim nje vend me tradite pederastie si Greqia, atehere debati do te behej ndryshe se popullsia homo ne kete vend eshte shume e larte. Me vjen keq te te kujtoj se ne kete moment shume familje nuk kane buke te hane ne Shqiperi dhe ky debati yne eshte komplet i pakonceptueshem per ta, keshtu qe modernitetin duhet ta marrim, po me fal per shprehjen, jo nga bytha………
Qe kur e quan pisllek dhe fenomen qe del kunder natyres kuptoj qe po debatoj me dike qe i ka te qarta qendrimet lidhur me kete teme.Ti thua qe me qe shqiptaret nuk kane buke te hane eshte siperfaqsore te flasesh per kete apo jo?Epo mua siperfaqsor me duket qendrimi juaj…nuk eshte kurre vone ose heret te flasesh per tema vertete problematike si kjo dhe qe kane te bejne drejtperdrejte me kulturen e nje kombi…C’duhet te bejme?Jemi ne krize dhe spo merremi me as me librat si thua?Se ci do kush ka kohe ti lexoj ne kohe krize…edhe muziken them ta zhdukim fare me mire te fokusohemi vetem te politika.Mos pikturojme,mos bejme art,mos merremi me tema sociale e pervec barkut mos ushqejme as shpirtin,mendjen.Te kujtoj qe kultura nderkombtare ka pasur lulezimin e vete pikerisht ne epokat e varfra dhe problematike te historise.Nuk e di a jeton ne kete vend por te siguroj qe ketu te ne mjaftoi nje konkurent homo i deklaruar ne Big Brother dhe ndodhi fundi i botes…u bene dhe manifestime kunder tij per ti mohuar prejardhjen.Ketu te ne mjaftoi nje minoren gay te top show per tju bere haptazi ne salle kercenime jete.Ketu te ne ata rrihen,pershtyhen dhe nuk merren seriozisht as nga policia.Ti si ke degjuar sepse nuk bene buje nje gay qe rrihet te ne,eshte ndonjeri si ty qe thote e cna duhet kemi halle te tjera te verteta per tu marr,ja vlen te merresh me kete?Jashte eshte edhe nje minorance qe i perbuz ende ata,flas per vendet e zhvilluara se ne ato me pak te zhvilluara sigurisht qe diskriminimi eshte me i perhapur.Por duhet te dish qe ata qe perbuzin kete kategori jane cuditerisht ata qe deklarohen raciste,ksenofobe etj…Vijne gati gjithnje nga periferia dhe kane arsim minimal.Te gjitha keto jane tregues se jane mendjet e semura ato qe nuk e pranojne te ndryshmen,ato qe duan te te poshterojne sepse fle me njeriun e gabuar,vjen nga vendi i gabuar,ke ngjyrene e lekures te gabuar,ke fene e gabuar…per mua eshte injoranca gabimi i vetem.
Aq te drejte kane PE(N)DERASTET,sa mund te kene edhe ata ,qe kryejne maredhenie me DELET!!!KAFSHET RROJNE ME KAFSHET!!!NATYRA KA KRIJUAR NJEREZIT,KU FEMRAT BASHKEJETOJNE ME FEMRAT,NDERSA MESHKUJ ME MESHKUJ ESHTE KAFSHERI!!!ATA DUHEN URRYER SI LEPROZE!!!
nuk e ke ti monopolin e te vertetes dhe nuk ke te drejte te ofendosh ata qe mendojne ndryshe nga ty
une mendoj qe homoseksualiteti eshte shtremberim seksual dhe kunder natyres ,por
Cdo na thoshte Ana sikur motra e saj (nese ka)ti thoshte jame fejuar me nje gomar dhe je e ftuar ne dasem.Pas dy tre vjetesh po kjo moter do bente transplant organesh gjenitale te nje gomarice dhe lindte nje keric?
Gomari eshte frymor, ka gjak shpirt dhe ndjenja.Vuan dhe gezohet pavaresish se ne si perceptojme.Eshte fakt qe njerezit kane miqesi me kafshet,biles qe kane rene dhe ne dashuriPerse tia heqim mundesine nje dashurie te tille..
A do ishte e lumtur Ana me nipcen-gomar?
Kjo qe po te them s eshte cudi.Meqe ke qene ne perendim besoj e di qe ka martesa me kafshe dhe pse simbolike ne numur. Pyetja eshte :Ku do shkojme? Do thuash ti pse kafshe jane ata? Une do pyesja:Perse raciste ndaj kafsheve…lekura…frika se jane ndryshe ngae ne… pse ky racizem?Sa eshte Ana e gatshme per gomarin-kunat.
Kesaj Anes me ca po lexoj i djega me shume.
Mos je gje e martuar me zezak ti Ana.
homoseksualizmi asht konsideru smundje deri vone, kurse ju ma nxirrni “prirje”!!! a e dini se mbi 75% e tyre jane me femijeri te dhunuar seksualisht, dmth jane penetruar nga mbrapa me dhune duke ndryshuar nivelin e hormoneve te tostesteronit, e kjo eshte e vertetuar nga doktorre te usa.
homoseksualiteti eshte gjendur ne te gjitha speciet e zhvilluara, homofobia vetem ne 1, tek Homo sapiens.
Kjo teme qe ju z.Idrizi e trajtoni me shume te drejte dhe njekohesisht me nivel,eshte ende nje Teme “Tabu”per shoqerine tone,shqiptare…Une nuk e di nese shkenca e quan Devijim…apo e quan nje zgjedhje te momentin te ngjizjes se embrionit…sikur kerkojn ta devijojne jo pak lexues apo komentues…ne kete forum…!Por nisur nga nje fakt qe para disa kohesh beri buje te madhe ne Shqiperi,kur nje nga pjesemarresit e “Big-Bradher”-it te famshem deklaroi hapur rastin…Ate desh e mbyten bashkeqytetaret e tij..Te cilet dolen ne protesta dhe kerkuan qe ai te mos shkelte ne qytetin e lindjes se tij..Te mos shkonte ne shtepi te tij…ketu aarriti kerkesa e te revoltuarve..”Burra me namuz””-Ishte vertet e turpshme te degjoje thirrjet histerike te turmes qe protestonte per rastin ne fjale…!Shkelja e te drejtave minimale apo themelore te njeriut eshte bere norme..qe nga pushteti,administrata,zyrtari e deri tek qytetari me i thjeshte…porsa ti jepet rasti…Sepse,pjesen me te madhe te kohes njeriut tek ne ja merr investimi per te realizuar idete dhe projektet e deformuara..qe ne ngjizje..psh..si te fitosh shume para pa u lodhur,apo mundesisht edhe pa punuar fare…si te abuzojme me te drejten e tjetrit,me pronen dhe pasurine,si ti fyejme dhe poshterojme te tjeret…A e shikoni se cfare po behet ne kuvendin shqiptar,ne mjedise t publike,shteterore apo private…Ne si shoqeri,na udheheq kompleksi dhe jo morali..sepse moralin ne e poshterojme,e perbuzim,e terheqim zvarre si nje qen…Ne e poshterojme dhe percmojme humanizmin,sepse na duket si dobesi dhe marrezi e turp,te ndihmojme apo te ndjejme keqardhje per dike…qe eshte i pamundur apo i pafuqishem,per dike qe nuk ka mundesite as fizike dhe as ekonomike…Ne poshterojme dhe dhunojme ligjet,ato qe ne leter i pranojme por ne realitet jo,kurre nuk bejme asgje per to…!Ne,jemi mesuar ti japim shume hapesire te drejtes sone per te vepruar,marre,jetuar,kenaqur,gezuar,per tu shthurur..por kurrsesi nuk e pranojme qe kete te drjte po njejtshem duhet ta gezojne edhe te tjeret…Ne nuk i duam romet,njerezit me ngjyre,rracat e tjera..sepse ne i kemi mbushur mendjen vetes se jemi superiore..mbi te tjeret…!Ne i shperfillim deri ne fund kriteret dhe normat morale,shoqerore,etike,sociale,kulturore,ekonomikesportive,kombetare..etj…etj…!Ne i lejojme vetes dhe deshirojme edhe me shume se cfare kemi gjithmone..por,kete gje nuk e pranojme tek te tjeret…!Kur,normat,rregullat,ligjet, te kthehen ne standarte,ne menyre jetese,atehere do te kemi perceptim tjeter per gjithe kategorite,grupet dhe shtresat e ndryshme shoqerore…!Besoj qe kjo gje te ndodhe se shpejti,dhe te respektojme edhe kete grupim shoqeror…!Nje shkrim qe te intrigon Arben!I trajtuar me realizem dhe drejtpeshim..te pershendes!
Kjo Ana eshte nga ato qe marin pare te madhe per te mbrojtur dashurine e homove .Po cfare t`ju themi moj ti pederasteve kur martohen me njeri-tjetri-Te trashegohen????
Une nuk jam kunder dashurise por jo per ate dashuri qe perfundon te vrima e B… jam gjithashtu kunder kastravecave,vibratoreve,prangave,mazokizmit etjetj te gjitha devijime.
Jam per dashuri mashkull-femer qe prodhon vetem jete
Pergezoj Anen per komentin e saj.Kete Shkrim e kam lexuar dy dite me pare ne nje sajt dhe une nje koment shkruajta dhe mu hodhen kundra 73 komente te tjera te felliqura,shpifesira dhe injorante si femra dhe meshkkuj.EShte e vertet ajo qe thote Ana qe ne Shqiperi ka pare skena te llahtarshme.Vete une,nje djale,kam qene viktime dhe vuajtes qe prej femijerise deri sot e kesaj dite(te me falni,sepse po me dridhen duart tek shkruaj kur kujtoj ato skena te llahtarshme qe vet une i kam perjetuar).Dhe ju vazhdoni te shfryni mbi “homot”,pederastet,froshot,ndersa une vuaj dhe dridhem tek degjoj fjale te tilla,sepse mbi shpatullat e mija,i kam mbajtur keto emertime qe ne femijerine time,7 vjec.Veja i thoja nenes dhe ajo me mbronte.Po do vinte nje kohe kur ajo nuk do ishte atje per te me mbrojtur.Po!
Cdo vit qe vinte ne perballjet me djemte,me rrahjet me sharjet qene vajzat e klases ato qe me mbronin.Me pas erdhi koha kur duhet te mbrohesha vete,un ngela vetmitar i betejave te mija.Po, ne vit t pare 16 vjec.Isha nxenesi me i mire i shkolles dhe me pelqente shume te lexoja,madje te rrija ore te tera mbi libra,doja ti ngjaja nenes.Me pelqente te degjoja muzike,kisha dhe nje MP3.Facebooku ende skishte dale ne Shqiperi!Un rrija i urte,serioz,degjoja mesimin dhe teper i vemendshem.Por une isha i ndryshmi nga tere cunat e tjer.Ata me ngacmonin,me thoshin qe jam i cmendur.Po eshte e vertet qe ne Shqiperi ai qe meson dhe do eshte i cmendur,sepse gjen pune ai qe ka leke,Kete degjoja!!Une nuk kisha deshire te hapesha ne lidhje me seksualitetin tim,ende nuk e kisha zbuluar,ende nuk kisha rene ne dashuri.Ata e perdoren kete si mjet per te me denigruar,per te me poshteruar,njesoj sic ben Arjan Cani te Zona e lire.Un isha 1 ata 15.Un nuk dija,ata me pyesnin te ngrihet,hiqi te ta shohim se do te themi frosho,un sdoja!Me peshtyne.me rrahen me bastarduan me shtrine ne mes te klases,dhe veshet e mi oshetinin nga fjalet:froshoooooo,.froshoooo!!Ceshte nje frosho!As sot se di ceshte!U zhyta ne ngasherim,ne trishtim ne humneren e harreses se kush isha ne te vertet.Un nuk dija me kush isha,sepse cdo dite ata ishin hija ime e dyte,sepse cdo dite une isha ai froshoja qe duhej te qepte gojen para mesueses teksa te tjeret me thoshin bythqir,pederast,sepse une duhej te isha sipas tyre,kisha dhene prova,une nuk kisha dashuruar apo q…r nje vajze,un rrija mbi libra,un nuk dilja nga shtepia,njesoj si sot!!!Rikthej ne kujtime klasen e tete,ate vit kur ngrija floket me xhel,sot kam harruar ne ekziston xheli.Ora 11:11!Gjithcka mori nje rrjedhe tjeter,truri im evuloi,po evuloi,ne me pak se nje muaj.Un mendoja ndryshe,sepse une sipas atyre isha ndryshe,nuk kisha kush te me thoshte ske pse mendon kshu.Epo ja qe une mendoja.Kisha frike tu thoja prinderve cka me ndodhte,por kjo do veshtiresonte gjerat,une do behesha djale mamaje,se keshtu ekziston ne Shqiperi.Ah,me kujtohet ora e fiskultures,nuk veja kisha frike,sepse ata me thoshin do te heeqim pantallonat dhe ta tregojme qejfin,frosho,,,dhe qeshnin,qeshnin,se une po,isha per tu qeshur!!!Ende i kam ne mendje ato…Vetem nje shok me ndihmonte,sepse qe nje djale me ngjyre,njesoj si mua ai diskriminohej per rracen,se keshtu eshte ne Shqiperi.Por erdhi nje kohe kur ai smundte ti shtynte larg meje,smund te me qendronte afer,sepse me tha qe do mendonin per te se ishte homoseksual,apo pelqente mua.Kete gje ja bejne sot e kesaj dite cdokujt qe mbron te drejtat e homoseksualeve,njesoj dhe anes,qe fare lehte ajo mund te jete nje nga ato shoqet e dashura te klases sime,kur me fshinte lotet dhe sheronte plaget,peshtymen,gjakun tim kur ata me godisnin.Une nuk ktheja dore sepse isha besimtar dhe zoti me thoshte qe ktheji faqen tjeter armikut,duaje armikun,dhe une e falja armikun.Nderkohe ju e perdorni Zotin si justifikim kundra homoseksualeve,kur nderkohe une e perdorja si justifikim per te mos goditur ata qe me quanin homoseksual.Ne vit te katert,kessaj armate armiqsh ju shtuan edhe disa mesues,teksa me tallnin dhe hidhnin kunja per mua dhe Klodin e Big Brotherit.Ende e mbaj mend fytyren e saj,te qeshuren ironike,qe ti je kshu dhe se luan topi,se vendosim ne se cje,se ne jemi shumica.Ajo qe nje mesuese qe mua me vjen turp ta quaj te tille,sepse ajo i provokonte djemte me shalet e saj.Sepse sot po nuk u eksitua nje djale nga shalet e nje femre je homoseksual,dhe kshu qe ne klasen time.E ctju them me shume,skam ndermend te shkruaj librin”Procesi” te Franc Kafkes.Dhe shume prej atyre qe po lexojne letren time,do thone po valle a je ti homoseksual.se po te mos jesh,atehere perse shkruajte kaq shume,cfare na the,ne keto i dime,sepse disa i bejme ne jeten e perditshme.Jane te natyrshme.Pra vuajtja,plaget,lotet,vetmia,izolime,frika,bertitjet,ulerimat,lebetitjet,mankthet etj,paskerkan qene normale,te natyrshme.Atehere perse duhet te mendoj mbi homoseksualizmin.Perse duhet te fls per te?perse duhet te mbroj ate?
Per dy arsye:Per te mbrojtur vetveten dhe dashurine qe ndjej per”Vetveten”.Une kam kuptuar me shume se gjithcka se un Jam Vetvetja,se te jesh Vetvetja fiton betejat e zemres.Por beteja ime vazhdon,sot jam nje djale i pjekur 20 vjec,me nje potencial intelektual,kjo sepse nuk reshta kurre se lexuari dhe studiuari.
Se cili jam une ate e di vetem une dhe me ne fund e kam kuptuar se jeta e njeriut eshte nje rrugetim me pengesa per te kuptuar Vetveten,per te kuptuar Shpirtin.Po,vertet,une kam arritur te kuptoj Shpirtin tim.Tani qe po shkruaj,me duket sikur para disa ekraneve jane mbledhur psikologe dhe po me psikologjisin cfare kam shkruar,se ndoshta une jam bere homoseksual?!Ose ben vaki qe te kem menduar dhe ti jem dorezuar mendimit te Shumices qe jam i tille.NUk ka pergjigje…Vetem Shpirti e di!I jem betuar SHPIRTIT qe sdo me trese dheu nqs nuk mbroj ata djem qe ende sot po vuajne njesoj si mua….Kjo eshte Homofobia!!!!!!!!!
123
Po,Ana.Shoqeria shqiptare eshte homofobe,sepse po te mos jesh homofob je homoseksual.Po te mos jesh hajdut je i varfer.Po te studiosh shume je i cmendur.Po te mos genjesh je injorant.Po te kercesh Belly Dancing je homoseksual.Po te jesh model a balerin je,dhe se luan topi.Po te mos votosh per ate qe e meriton,te heqin nga puna,te heqin buken e gojes.Nqs nje mashkull nuk martohet,arsyet e te cilit nuk i dime,i bie ti themi adem.Sot eshte koha e maskarenjve ka thene dikush.Sipas parimit tim dualist duhet te dalin ne skene njerezit qe tu tregojne vendin maskarenjve!Ende eshte koha kur cupat i martojne qe me mbleserira,njesoj sic bene me kusheriren time,ja dhane njerit se kishte bere pare ne Greqi.Sot eshte dita per te qepur gojen.Por une kam lindur ne vendin per te folur i lire…
Cfare jane maskarenjte…
Le te flasin ata/ato qe jane……Ata/ato dine me shume se mua….
Per mua maskarenjte jane ata qe kane folur dhe vazhdojne ende per Vetveten time dhe te vellezerve te mi.Per mua maskarenjte jane ata me siper……dhe ata qe do fls me poshte….
Une po veshgoj kete faqe,sepse dua te shoh reagimet dhe ti analizoj ato.Nese lufton kunder homofobise,atehere je homoseksual?Disa do thone :”eh cdo besh kunder saj,ne do vazhdojme te jemi kunder homoseksualitetit.Po na plasi se fole ti,ke me, mbarove!Po ik ore tutje,se ti je nje,ne jemi shumica.Se po te gjetem ne rruge,nuk pyesim se kush je,te tregojme vendin,o pederast,se ka burra Shqiperia.”
Une e di qe e mendojne por ka dhe qe se marrin guximin ta shkruajne se do mendojne se do biejne ne gracken time.Pra dua te them se termi ”pederast’eshte shprehje,nuk eshte person konkret.Termi pederast perdoret normal nga ata qe jane “”normal” dhe u atribuohet atyre qe jane te ndryshem nga normaliteti i tyre.Ne kete pjese desha te theksoj pasi kam marre ne pyetje shume shoke dhe djem se cjane homoseksualet per ta ata me kane thene:Nje homoseksual shqiptar eshte:
Dikush qe ka ze te holle,jo burre
Nje djale qe tundet.
nje djale qe vishet bukur(me kete jam habitur)
Nje djale qe meson(kete ma kane thene mua,pika qe su bie!!!!
Nje djale qe kercen ne akademine e arteve.
Nje djale qe si pergjigjet Arjan Canit ne e ka bere me femer apo jo.
Nje djale qe nuk ka te dashur.
Nje djale qe nuk flet per seksin.
Nje djale qe nuk zihet.
Nje djale qe i do shume femijet e vegjel(ne kete rast kane menduar per pedofili,po qe ska pas lidhje fare).Ky eshte absurditet sepse nese shtohen premisat qe keto kuptime te shtohen edhe me shume homofobia do jete nje budallallek dhe do krijohet nje gjendje virtuale homoseksualesh qe edhe mund te mos jene te tille.Dhe ketu duhet te perqendrohet lufta kunder homofobise.