Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë

10 Dhjetor 2011, 21:48Blog TEMA
Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë

Gruaja e Aleksit dhe dy femijet jetime

Av. Mark Nika,

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit

 

“Pse duhet të zhdukë kryeministria filmimet e saj, kur qeveria, siç ka theksuar qindra herë zoti Berisha, paska qenë në mbrojtje të ligjit, të institucioneve dhe rendit demokratik nga grupe huliganësh, kokopalarësh e kriminelësh… – shkruan në një letër të gjatë për Shekullin, avokat Mark Nika, xhaxhai i një prej viktimave të 21 janarit, të ndjerit Aleks. Letra e z.Nika është e dyta letër e hapur paralajmëruese gjatë periudhës post-21 janar. Në brnedësi, letra e plotë, ku lexohen ndjesitë e familjarëve të viktimave të 21 janarit, mbi atë që po ndodh sot me ambasadorët, klasën politike, drejtësinë etj.

 

“…Po mbushen dhjetë muaj qysh se u ndamë përgjithmonë me Aleksin (Nika), i cili u vra me plumb në kokë me 21 janar nga forcat sulmuese të Sali Berishës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Them forcat sulmuese, pasi Aleksi u vra si një demonstrues opozitar, pa i pasur borxh kujt dhe pa sulmuar njeri, në një distancë prej rreth pesëdhjetë metrash nga porta e jashtme e kryeministrisë. Filmimet e të gjitha mediave televizive të pranishme tregojnë se armët e zjarrit nga Garda u përdorën kur demonstrata po shpërndahej. Po këto media kanë treguar se njëherësh me Aleksin, në harkun e pak minutave, u vranë edhe Ziver Veizi, Hekuran Deda e Faik Myrtaj, si dhe u plagosen dhjetëra të tjerë që i fali pushka. Nuk ka pasur nevojë për hetime të stërholluara për të provuar se Garda u urdhërua të hapte zjarr dhe hapi zjarr në drejtim të popullit, në kundërshtim flagrant me ligjin, kur s’kishte asnjë arsye apo nevojë për ta bërë këtë. Nuk ka pasur e nuk ka nevojë për asnjë hetim për të provuar se me 21 janar 2011 forcat e komanduara nga kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, nuk shpëtuan asnjë jetë, por morën jetë. Morën jetë – shënojeni dhe mbajeni mend mirë edhe ju, zoti ambasador i OSBE-së, që për turp e faqe të zezë mburreni me kontributin tuaj për të mbuluar me vellon e harrimit të vrarët, gjë që ju siguroj, nuk e keni arritur dhe nuk do ta arrini kurrë, pasi nuk ka mundësi që ju të pengoni përgjithmonë zbatimin e ligjit në Shqipëri. Por edhe sikur për një moment kjo të ndodhë, pra të ngrenë duart Prokuroria, Presidenti, Opozita dhe gjithë institucionet e tjera të shtetit demokratik, duhet ta dini se tradita më e mirë shqiptare nuk e pranon gjakhumbjen. Po kjo traditë, nëse vjen puna për të falur, ia njeh këtë të drejtë vetëm familjes që është dëmtuar. Pasi është zbardhur e vërteta e krimit. Ju dhe të tjerë si ju kujtoni se mund të bëni me ngjarjet e 21 janarit politikën e interesave tuaja në emër të gjoja stabilitetit. Si mund të tejkalohet 21 janari pa u zbardhur vrasjet? Deklarata të kobshme si këto në gojën e një diplomati na vrasin për herë të dytë. Ato tregojnë se ju jeni plotësisht jashtë funksionit që u është ngarkuar të kryeni.

Krimi i 21 janarit po vonon e po vonon të zbardhet nga ana e organeve të Prokurorisë. Qysh nga ajo ditë e zezë kemi marrë si familje vetëm lajme të këqija, që nuk na japim shpresë dhe forcë për të tejkaluar sadopak humbjen e djalit të vetëm dhe babës se dy jetimeve. Vetëm na helmojnë më shumë. Në fillim pamë kryeministrin t’u jepte mbrojtje, strehim dhe shpërblim gardistëve të grupit të zjarrit. Pamë prapë kryeministrin t’u turrej me sharje, ofendime dhe akuza, që kanë rezultuar shpifje të trasha, Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama, kryetarit të PS-së, zotit Edi Rama dhe shumë liderëve të tjerë të Opozitës. Pamë disa diplomatë që folën në Shqipëri siç nuk mund të flasim kurrë në vendet e tyre pasi do t’i pështynte populli i tyre. Pamë me vonë tulatjen e Prokurorisë, pamë kursin e ri politik të kryetarit të opozitës, që na la përshtypjen e lënies disi anash të tragjedisë së 21 janarit….Nuk kisha ndërmend t’i numëroj një nga një lajmet e këqija në lidhje me mungesën e drejtësisë për Aleksin dhe të vrarët e tjerë të asaj dite. Mirëpo kjo histori nuk po mbaron kurrë. Ne si familje dhe besojmë gjithë opinioni publik është akoma më i shqetësuar dhe më i skandalizuar se dhjetë muaj me parë me këto që po sheh e po dëgjon së fundi.

Janë fshirë pamjet filmike nga serveri i Kryeministrisë, ku duhej të ruhej filmimi i gjithë veprimeve që kanë kryer demonstruesit dhe Garda. Këtë konstatim të rëndë e kanë bërë ekspertët amerikanë, të cilëve Prokuroria u është drejtuar për ekspertizë. Lajmin e kanë dhënë disa nga mediat e shkruara. Ne si familje revoltohemi me këtë poshtërsi të radhës në radhën e përpjekjeve për të fshehur vrasjet e 21 janarit. Por nuk befasohemi. Për ne dhe për shumicën dërmuese të shqiptarëve, krimi i 21 janarit ka lindur i zbardhur, siç ka shkruar një publicist i njohur. Gjithë vonesat dhe zvarritjet shumëmujore për ta zbardhur edhe në letër nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për ta fshehur. Në këtë pikë kontributi i diplomatëve që mburren për “tejkalimin” e 21 janarit ka qenë dhe mbetet shumë i madh. Pa mbështetjen e tyre askush në qeverinë shqiptare nuk do të guxonte të tentonte të zhdukte një krim me një krim, pra të zhdukte provat filmike për të fshehur të vërtetën e vrasjeve. Kamera e kryeministrisë ka qenë vetëm një nga kamerat e shumta që ka filmuar demonstratën e 21 janarit. Në këtë kuptim, prokurorët që po hetojnë kanë plot filmime të tjera për të mbështetur hetimin e tyre. Por çudia është pse pikërisht serveri i kryeministrisë është fshirë. Pyetja u drejtohet në radhë të parë diplomatëve që përmendëm më lart: pse duhet të zhdukë kryeministria filmimet e saj, kur qeveria, siç ka theksuar qindra herë zoti Berisha, paska qenë në mbrojtje të ligjit, të institucioneve dhe rendit demokratik nga grupe huliganësh, kokopalarësh e kriminelësh të hedhur në sulm nga opozita? Përgjigja është e thjeshtë: në ato filmime nuk ka qenë heroizmi i forcave të kryeministrit , por turpi i tyre. Me sa duket vendimi për të prishur filmimin e kryeministrisë është marrë për njërën nga dy arsyet e mëposhtme: ose aty ka pamje dhe skena të brendshme që nuk i ka kapur asnjë media, ose qeveria ka bërë gati planin e mohimit të gjithë filmimeve të tjera në shembullin e videos “Prifti-Meta” .

Kryeministri Berisha kështu e ka nisur e kështu ka ndërmend ta vazhdojë qëndrimin e tij ndaj vrasjeve të 21 janarit. Ne nuk i kërkojmë atij të ndalojë. Në i kërkojmë Prokurorisë të veprojë. Me gjithë vendosmërinë e ligjit. I kërkojmë Presidentit të veprojë. I kërkojmë opozitës të përdorë të gjitha mjetet legale të luftës politike për zbardhjen e plotë të krimit dhe akteve që janë kryer më pas për fshehjen e tij. Ne i kërkojmë ndihmë përfaqësuesit më të lartë amerikan në Shqipëri, ambasadorit Arvizu. Ai është marrë shumë me 21 janarin kur ishte fjala për të ulur gjakrat në Tiranë. Tani është koha për të bërë drejtësi për të vrarët, për të afërmit e tyre, për mbarë popullin shqiptar.

Kur sjellin në mend këto dhjetë-njëmbëdhjetë muaj që kaluan, kuptojmë një gjë të rëndë: Reagimi i ashpër, në shkelje të ligjit dhe në shpërdorim të detyrës nga Berisha ka qenë i frytshëm për hesapet e tij.

Prokuroria është trembur dhe ka punuar e po punon ngadalë. Është i pakuptueshëm ose i qëllimshëm fakti që hetimi i masakrës iu besua Prokurorisë së Tiranës ( për ekipin e hetimit kam respekt) dhe jo asaj të krimeve të rënda, që është më me përvojë në hetimin e kësaj vepre penale. Asgjë nuk e pengon Prokurorinë të marrë në pyetje ish Ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha, që tani nuk ka imunitet? Prokuroria duhet të pyesë edhe Ilir Metën për deklaratat e tij shumë domethënëse para dhe pas masakrës.

Presidenti i Republikës nuk është ndjerë më për 21 janarin pas sulmeve të paprincipta të kryeministrit ndaj tij pas një deklarate shumë të kujdesshme e të përgjithshme që bëri zoti Topi se kjo ngjarje nuk duhej të kishte ndodhur. E kemi të qartë jo vetëm ne si palë e dëmtuar, por shumica e njerëzve se Berisha i ka rënë në qafë Presidentit me qëllim që ta kompleksojë, që ky të mos reagojë me forcë për vrasjen e qytetarëve në bulevard nga Garda e Republikës. Për fat të keq, Berisha ia ka arritur qëllimit. Ne mendojmë se Presidenti e ka pasur dhe e ka detyrë kushtetuese jo vetëm të dënojë masakrën, por të kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, apo të Kryeministrit. Presidenti ka munguar me reagimin e tij institucional në shumë skandale të tjera qeveritare në lidhje me 21 janarin.

Pse u hap zjarr kur demonstrata po shpërndahej? Ky veprim i kriminal i dënueshëm nuk është emocional, por i menduar thellë për t’u dhënë një mësim dhe për të ndaluar protestat e opozitës në tërësi. Opozita praktikisht i ka ndaluar protestat pas 21 janarit. Që nga fillimi i kësaj vjeshte ka përqafuar kursin e ri të dialogut dhe marrëveshjeve me qeverinë. Në leximin e sjelljes së opozitës, del se Berisha ka bërë veprimin e duhur duke urdhëruar përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstratës me pasojë vrasjen e katër qytetarëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. E them jo pa keqardhje se po të ishte për ne, kjo opozitë nuk duhej të pranonte të ulej në asnjë mënyrë me ketë qeveri që ka vrarë, pa u zbardhur e vërteta e 21 janarit dhe pa shkuar në bankën e drejtësisë urdhërdhëniet dhe ekzekutorët e vrasjeve. Po të ishte për ne, kjo opozitë nuk duhet të linte derë të Europës dhe SHBA-ve pa trokitur për të vërtetën e 21 janarit , duke vazhduar ndërkohë me protestat në Shqipëri. Ne kemi keq se kemi humbur njeriun tonë të shtrenjtë. E dimë se ky fakt nuk na jep të drejtë të imponohemi apo të futemi në motivet që përcaktojnë politikën e opozitës. Por jo vetëm si pjesëtar i familjes Nika, por edhe si qytetar, duhet të pohoj dy gjëra: E para, Aleks Nika ishte në Tiranë me 21 janar si opozitar i thjeshtë me thirrjen e opozitës së tij. Pavarësisht se çfarë roli kanë luajtur mercenarët civilë në bunkerin e kryeministrisë për të identifikuar demonstruesit, gjë që duhet ta sqarojë hetimi penal, Aleksi nuk është vrarë si djali i Ndue Nikës nga Lezha, por si opozitar i qeverisë së Berishës, si mbështetësi i PS-së, i Opozitës dhe Edi Ramës. E dyta, nuk është opozita që duhet të nxjerrë mësime nga 21 janari, por qeveria që përdori armët e zjarrit kundër popullit, si regjimet e Gegafit të Libisë apo Mubarakut të Egjiptit para se të largoheshin nga skena falë protestave të popullit libian dhe egjiptian. Mitingjet dhe demonstratat e organizuara nga opozita shqiptare për zgjedhje të lira e sensibilizuan Europën në atë masë sa parlamenti Europian nxori një rezolutë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Berisha ia gjeti anën të mos e zbatonte, bile vrau katër vetë, plagosi 27 të tjerë, vrau opozitën dhe i vodhi edhe mandatin e Tiranës – fakt i njohur botërisht. Cilat janë garancitë e opozitës se nuk do të vidhet e dhunohet përsëri nga i njëjti kryeministër dhe e njëjta shumicë e djathtë?

Opozita ka detyrim moral e ligjor të na mbrojë ne të vrarëve. Të mbrojë Prokurorinë, e cila ndodhet edhe tash nën trysninë e pushtetit. Edhe sikur të mendohet se gjykimi i drejtë dhe i plotë i masakrës së 21 janarit do të realizohet kur të vijë opozita në pushtet, kjo nuk ka për t’u realizuar, së pari, sepse po zhduken provat, së dyti, sepse do të dalë dikush që të thotë se opozita po bën revansh. Dalja e së vërtetës dhe dënimi i fajtorëve varen nga funksionimi i ligjit që kemi në fuqi. Ne si familjarë të Aleks Nikës, përsërisim thirrjen tonë drejtuar Prokurorisë: më shumë guxim, më shumë veprim për zbardhjen ligjore të 21 janarit.

11 komente në “Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë”

  1. Marku dhe familja Nika nuk duhet ta humbin shpresën!
    Fundi i kriminelëve vrastarë dhe urdhëruesve të tyre , një herë do t’ju vijë fundi i pushtetit. Berisha po e kupton dhe vetë se është kthyer në rolin e vrasësit si në veprën “Makbeth” të Shekspirit. Ankthi dhe pagjumësia po i ja shtojnë tmerrin e revoltës popullore e cila është afër. Vrasja e 4 demostruesve të pafajshëm ishte epilogu i tij kriminal i padrejtësive shoqërore, vjedhjeve politike të votave, korrupsionit galopant të tij dhe familjes së vet. Këto vrasje janë rezultat i politikës së tij sadiste kundër qytetarëve të ndershëm të cilët morën guximin t’i thonë ndal politikës së tij hajdute dhe antielektorale. Ky kryeministër antipopullor duhet dërguar të japë llogari në Hagë për vrasjet e tij politike. Ai duhet dënuar për veprën penale të genocidit kundër qytetarëve të shtetit që ai drejton, pasi këta qytetarë nuk mund të konsiderohen të tijtë, sepse ata u vranë po nga dora e tij. Mark! dhimbjes dhe zemërimit tuaj i është bashkuar i gjithë opinioni mbarëshqiptar , prandaj ruaje shpresën se ky njeri do të përgjigjet në mënyrë të pashmangshme për terrorin dhe vrasjet e 21 janarit.

  2. zefi says:

    Fjale me mend ke thene dy here, i nderuari Mark Nika!!!Ke plotesisht te drejte,jo vetem ne akuzat,qe ben,por edhe ne percaktimin e rrugeve per denimin e fajtoreve dhe venien e drejtesise ne vend!!!Sa per ROLIN E OPOZITES DHE EDI RAMES PAS 21 JANARIT MENDOJ SE DUHET TE KENI PARASYSH NJE GJE:EDI RAMA DHE OPOZITA NE LUFTEN E VET POLITIKE PER UDHEHEQJEN E POPULLIT NE PROTESTA KUNDER KLIKES SE SALI BERISHES ESHTE SULMUAR EGERSISHT NGA PUSHTETI FASHIST I INSTALUAR NE SHQIPERI,NGA MEDIA FASHISTE E BLERE DHE E TERRORIZUAR BERISHIANE DHE ME MBESHTETJEN E DREJTESISE SE SHITUR DHE NDERKOMBETAREVE,QE JU DUHET ME MIRE NJE BERISHE SUNDIMTAR E KRIMINEL SE SA NJE EDI RAMA MODERN E SHQIPTAR PATRIOT!!!ATA MBESHTESIN BERISHEN HAPUR EDHE PSE I KANE PARE ME SYTE E TYRE KRIMET E TIJ,POR EDI RAMA NUK ESHTE ENVER HOXHA,QE T’U A PERPLASE NE FYTYRE TE VERTETAT E T’U TREGOJE VENDIN!!!JO,NJe MIJE HERE JO!!!EDI RAMA ESHTE PJESE E KETIJ SISTEMI POLITIK,QE NA E KANE SERVIRUR PER DEMOKRACI,POR PER 21 VJET NE PO JETOJME NE NJE TERROR KRIMINAL ANTI SHQIPTAR!!!

  3. fule says:

    Keni shkruar shume qarte dhe sakte Zoteri. Une si pjesmarres ate dite e kushtezoj mbeshtetjen time per kete opozite (qofte kur te jete shumice nje dite) ne varesi te vendosjes se drejtesise dhe denimit te mercenarve dhe sidomos urdheruesve te tyre.

    Perpara denimit te Sali Berishes dhe disa te tjerve nuk me intereson dhe nuk me duhet asnje tjeter.

  4. elinor bahiti says:

    Te gjithe shqiptaret e vertete jane me ju familja Nika dhe familjet e deshmoreve te tjere te 21 Janarit. Besoj qe nje dite do te kete drejtesi edhe per ju dhe shume shqiptare te tjere te neperkembur nga kjo qeveri.

  5. katarakti says:

    Keto pyetje qe ngre me shume te drejte z.Mark i duhen drejtuar edhe ambasadorit te Amerikes ne Tirane, qe e cilesoi Berishen si burre shteti. Mos valle 4 te vraret per demokraci te vertete ne Shqiperi bejne pjese edhe ata ne celulen antiamerikane?! Dhe ne rast se Berisha qenka burre shteti atehere presidenti Topi dhe kryeprokurorja Ina Rama duhet ta pranojne se jane vertet horr dhe lavire bulevardi. Ndryshe si spjegohet?! …

  6. Leke Dukagjini says:

    Familja Nika e din mire se c’duhet ba heret a vone. Peshku me i madh duhet kape ne kete rast.

  7. kanunori says:

    Zoti.Nika ke plotesisht te drejte!!POR MOS SHPRESONI SE ME BERISHEN SUNDIMTAR DO TE GJENI DREJTESI!!!AI ESHTE VETE VRASESI I TYRE,PRA NUK MUND TE DENONCOJE VETEN SI KRIMINEL!!!ESHTE KJO ARSYEJA SE PSE AI VJEDH VOTAST,PER TE SUNDUAR SA ME GJATE!!!AI KA VENE NEN KEMBE DREJTESINE SHQIPTARE,KA BLERE DHE TERRORIZUAR MEDIAN E LIRE,POR JO TE PAVARUR,KA BLERE AMBASADORET E HUAJ,PERVEC ATYRE TE DANIMARKES,HOLANDES DHE BRITANISE SE MADHE!!!JU E NJIHNI MIRE KANUNIN!!MBRONI NDERIN TUAJ SIPAS KANUNIT,SEPSE LIGJI NE SHQIPERI NUK JU MBRON!!!EDHE SALI BERISHA E NJEH KANUNIN ME SHUME SE LIGJIN,NDAJ NUK KA THENE ASNJE FJALE PER GJSKMARRJEN NE VERI TE SHQIPERISE!!!JU PRIFTE E MBARA!!!

    1. arian says:

      qendrimi i votuesve te opozites,kudo ku ndodhen,duhet te jete i prere ne kete pike;
      venie ne vend drejtesise per keta krime,ose vote kunder ne zgjedhjet e mepasshme.
      Vete ata qe jane votues te angazhuar,nuk duhet ta harrojne kete fakt,nese duan te jene serioze vete ata te pakten.Aktivizmi eshte e vetmja rruge e shpetimit nga tribalizmi djema!

  8. kolegu says:

    Pershendetje avokat!

    Duket sikur na kane vene para nje dileme: Te rime me koken pas nga 21 Janari e shume te tjera apo te hyjme ne Evrope? Duket sikur keshtu eshte i justifikuar edhe Edi Rama.

    Une sinqerisht e kam bere zgjedhjen time: Nese me kerkojne te harroj nipin tuaj per hir te Evropes, athere une nuk e dua Evropen. DO TE KERKOJE DREJTESI!

  9. Shefqet Cela says:

    E perseris ate qe kam thene se ky ambasador nuk eshte i denje te perfaqesoje Evropen tek ne. Edhe me pare, por sidomos mbas kesaj deklarate te kobeshme per demokracine, ai u be pale pale me krimin qeveritar.
    NE KETO KUSHTE, OPOZITA DO TE BENTE MIRE TE NDERPRISTE CDO MARREDHENIE ME KETE MONSTER.
    Me bie ne sy edhe nje fakt tjeter: Ambasadori Arvizu, para pak kohesh na kumtoi se: ndryshe nga ekspertet per korrupsionin e Ilir Metes, kerkuar ne menyre private nga prokurorija; EKSPERTET PER 21 JANARIN JANE KERKUAR NE MENYRE ZYRTARE, NEPERMJET AMABASADES. KETU JEMI TEK FBI, ME ZYRTARE DHE ME KOMPETENTE NUK KA SI TE BEHET.
    Si ta kuptojme heshtjen e ije tani. Akoma nuk e paska kuptuar se SALIU NUK ESHTE BURRE SHTETI, POR NJE VRASES ORDINER, QE ZHDUK EDHE PROVAT E VRASJEVE POLITIKE, PER TE RUAJTUR FRONIN QE I SIGURON GRABITJET?
    Zoti Nika! Tani Aleksi eshte biri i masakruar nga shteti. Ai u perket gjithe shqiptareve. Gjaku i tije nuk mund te humbe, pamvaresisht deklaratave te ketij ambasadori, tashme te urryer nga ne.Lus zotin qe te “kete qene i dehur me ato birrat dhe kernavkat”. I mbeçin ne gryke keto gjeste te mikpritjes shqiptare!

  10. Mark Gjonaj says:

    Z. Shefqet dhe gjithe ju komentues, situata eshte mjafte e qarte, i ka vra shteti, vete dora e kryeministrit. Ai tha per te mbrojtur pushtetin e tij, vras 3(se tre kishin vdekur ne ate kohe), 30 dhe 300 te tjere. Nuk ka me qendrim kriminal se sa te dalish hapur dhe te thuash qe te shperblehen deri me tre rroga vrasesit. Une mendoj se cdo situate ka zgjidhjen e vet.Vrasesi dihet dhe bashkpunetoret e tij me veprime dhe me heshtje dihen, nuk duhet me u ankua me tek vrasesi edhe as te bashkpunetoret e tij. Vetem nese zbatohet Kanuni, i demtuari hakmerret, here tjeter te vrarve duhet t’u dale zot ajo qe nuk pajtohet me kete qeveri(opozita), ajo ka te drejte politike dhe ligjore qe te gjeje kriminelet me prova dhe te mos pushoje asnjehere(edhe nese zvarritet qellimisht nga organi i akuzes), deri sa te demtuarit te qetsohen. Une kam kohe qe dyshoj shume se kreu i opozites eshte bashkpunetore ne krim, fakti se ai po i lene familjet e te vrarve te mendojne dhe te shikojne per rruge te tjera vetgjyqesie, tregon se cdo aksion ka qene vetem per te justifikuar lidershipin udheheqes dhe jo se e hengri meraku per kater te vraret e fundit dhe te tjeret perpara. Si lideri i pozites dhe i opozites jane dallaveregjinje. Ne jemi shume te zhgenjyer me Ramen e suiten e tij sot dhe ma te zhgenjyer do te ishim nese fiton dhe behet kryeminister. Asgje nuk do te beje, vetem si Fatos Nano, qe mbasi doli nga burgu u be pale mafioz me Berishen dhe qe nuk jane bere te njohur per te mire, por se si shkojne e vijne me dallavere duke mbuluar njeri tjetrin. Populli shqiptare eshte ne meshire te fatit, pra si ajo familja kur mblidhen robet e shtepise dhe rastsisht i ka te gjithe brenda. Te gjithe te denuarit per vrasje(hakmarrje), bashkoheshin ne nje pike – edhe mbas denimit, do ti merrja gjakun njeriut tim qe ma vrane, pra asnje ndryshim edhe kur e dine se jane denuar shume dhe pergjithmone. Mendoj se kete shpagim e bene vetem ai subjekt qe kryne nje aksion qe do te dridhte gjithe regjimin dhe qe do te perkraheshe nga masa dhe miremenduar dhe e drejtuar mire. Mendoj dhe besoj se kjo ndertese mbahet ne kembe me drrasa e hunje te kalbur, ajo bie shume shpejt dhe shume me shpejt se kullat binjake. Gogol, kete ngrehine e kane bere ngjarjet e renda tash 21 vjet, por jo autori i tyre. Shqiptaret e kane dashte vete kete model jetese dhe nuk duhet te rrine durkryq per ta shembur, para se ti zeje brenda. Askujt nuk mund ti jepen rekomandime ndikuese se si duhet zgjidhur, biles as ankese nuk duhet bere sepse i ke te gjitha shtigjet e hapura per te vepruar. Po sa te demtuare ka tash 21 vjet nga qeverite e ketij regjimi? A nuk mund t’i mbledhe fatkeqesia e perbashket nen drejtimin e opozites? Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje