Sheshi dhe leshi i Tiranës

7 Dhjetor 2011, 21:06Blog TEMA
Sheshi dhe leshi i Tiranës

Lulzim Basha me te shoqen e vajzen

Nga Artan Mullaj

U duk se Bashkia e Tiranës do të ishte strehëza e rrëfimit, pendimit dhe ngushëllimit, ndërsa vit pas viti në pushtet, mazhoranca e Sali Berishës mbart kryqin e rëndë të mëkateve në shpinë. Viti 97! Gërdeci! 21 Janari! Korrupsioni i frikshëm në vend! Rrënimi ekonomik! Varfëria ekstreme! Rrëmbimi me thonj i Bashkisë së Tiranës, etj, etj. Mbas gjithë këtyre mëkateve,  është normale që mazhoranca të kërkojë energji të re për të pastruar së paku imazhin e nxirë. Prandaj u duk se do të ishte në logjikën dhe përndritjen e gjërave që Kryetari i ri i Bashkisë të krijonte një model të ri qeverisjeje, që do të ishte i ndryshëm nga ai i Berishës. Madje më normale akoma do të ish që Berisha, i cili i katranosi dhe gjakosi njëherësh dy duart dhe dy mandatet e tij, të kujdesej edhe vetë ai që të paktën Bashkia e re të ishte një strehëz morali, sa për imazh. Dhe më shumë se normale, madje e ngutshme, do të ishte krijimi me ngut i një strategjie shpirtërimi për Bashkinë, që kjo mos ngjante si bijë e përdalë e qeverisë, ashtu si babai i alkoolizuar ngutet të shpëtojë birin e tij nga vesi i të pirit.

Për këto arsye pritej një ndershmëri e re nga ana e pushtetit, qoftë edhe formale, qoftë e regjizuar, për t’i dhënë kështu publikut një shpresë për një qeverisje vendore të mirë, të moralshme.

Për shkak se në përshtypjen e përgjithshme, mandati i Kryetarit të Tiranës u vodh ditën për diell nga Berisha, ky moralitet do të ish aq më shumë i nevojshëm për të nxjerrë në pah një dukuri  të pandodhur kurrë më parë gjatë tranzicionit, që është “vrasja kolektive e ndërgjegjes”.

Vrasja e ndërgjegjes së mazhorancës për historitë e këqija të së shkuarës, në qendër të të cilave, ka qenë përherë Sali Berisha! Reflektim për Vitin 97, ndjeshmëri për Gërdecin, kokëulje për 21 Janarin, përgjakja e të cilit spërkati shtetin dhe pushtetin me gjithë kryetarin e ri të Bashkisë.

Moralitet i një pushteti do të thotë vullnet për t’u ndarë nga e shkuara e për të bërë më në fund disa punë të mira publike në të mirën e qytetarëve. Do të thotë integritet dhe përkushtim profesionistësh në betejën fisnike të mbajtjes së premtimeve. Të jesh i moralshëm në politikë, do të thotë të arrish, të synosh, të pranosh, të vlerësosh gjithë çka rrotull teje ka nevojë për pushtetin tënd dhe ndershmërinë tënde. Kaq kërkohej nga Basha, që si një i përzgjedhur i përzotshëm të lehtësonte peshën e kryqit në shpinën e tij dhe të tjerëve.

Por duket se kjo, vrasja kolektive e ndërgjegjes, nuk mund të ndodhë. A ka diçka të re në qeverisjen e Tiranës, siç u premtua, e aq më pak, siç u shpresua nga mbështetësit e saj? Të gjithë e kemi ende para syve Lulëzim Bashën gjatë fushatës elektorale. Si një Guliver, si një hero mëngëpërveshur, me zemër në dorë, trokiti derë në derë, dhe zemër më zemër, dhe shpirt më shpirt,  me buzëqeshjen e tij të pashlyeshme. I pa njerëzit në sy dhe në rrudha, i ndjeu, e ndjenë, ju rrëmbeu dëshpërimin e lodhur dhe ju premtoi gjithçka. Punë, paqe, drejtësi, gjelbërim, legalizim, zhvillim, ndjeshmëri. Premtoi si politikan dhe u betua si një engjëll. Ju rrëmbeu vëmendjet. Ishte një bir pranë tyre. Ishte si një hije e dhembshur, me një shkop magjie në dorë. Ishte një flakë e pandezur akoma që do shpërthente për qytetarët. Por nëse nuk ishte zjarr, ishte prush që do shuhej njëlloj për ata. Do digjej e do shuhej për hirin dhe të mirën e tyre..

Por çfarë bën dhe nuk bën sot Bashkia e Tiranës? Mbas mesnate shpërlahen disa rrugë, një herë po, një herë jo, sa për imazh. Po mblidhen plehrat e koshave që as janë shtuar e as janë pakësuar, por janë ndryshkur më shumë. Po vijnë vërdallë policët bashkiakë e po prishin disa shtëpi, të ligjshme e të paligjshme. Po pastrohet deri në fund administrate e mëparshme nga  ish-nëpunësit e bashkisë. Ç’gjë tjetër ka veç propagandës si kor zhabash në televizionet e zhuzhurisë që mbështetin qeverinë dhe Bashkinë? Bardhësinë e frikshme të fytyrës së kryebashkiakut në ekrane dhe podiume! Por asgjë për legalizimet e shtëpive të qytetarëve. Ku janë pronat e hipotekuara që premtoi kryebashkiaku se do t’i bënte me shpejtësinë e dritës? Ku janë legalizimet? Çfarë bëhet realisht për sigurinë e ushqimeve? Asgjë! Thjesht jepen disa rroga më shumë për besnikët e Partisë dhe LSI-së. Ç’bëhet për lirimin e hapësirave publike? Ndëshkohen vetëm mbështetësit e kundërshtarëve. Ç’po bën Bashkia për fëmijët dhe pleqtë? Ku janë shkollat e reja dhe sheshet e moshës së tretë? Askund! I vetmi shesh ku u vu dorë, është Sheshi i Skënderbeut. U fijëzua! Ishte si petull, u bë si kadaif. U bë lesh! Qytetarët përpëliten prej pështjellimit kur udhëtojnë në këtë shesh, me pemë, policë bashkiakë dhe sinjalistikë të ç’orientuar. Për të shkuar ku duan ju duhet të bëjnë tetë kthesa si teta. Si në labirinthe, sheshi të kujton “Pallatin e Ëndrrave” të Kadaresë, ku sillej vërdallë Ebu Qerimi. Ngaqë Skënderbeu duket si qiraxhi i ndruajtur në mes të havasë, sheshi rreth tij duket sikur ndjell mbërritjen e një përbindëshi kobzi në qytet. Formë e cmendur, si shenjat në ditarin e djallit. Asimetri! Abukuri! Amodesti! Pllakaqe të vëna shtrembër, harqe konturesh me të cilat do qeshnin edhe lindorët tej lindjes. Nuk ka hyrje, nuk ka dalje, nuk ka vijëdrejtëzime dhe as kënde të drejta. Mbretëron lakueshmëria, si shprehje-dëshmi e mungesës së personalitetit. Në çdo kryqëzim të këtij sheshi, shumë policë bashkiakë marrin rrogë për të drejtuar lëvizjen që nuk ka radar e semafor në botë ta drejtojë.

Shëmtimi i sheshit përfaqëson në njëfarë mënyre shkatërrimin e vizionit. Përfaqëson një model dhe ngre në qiell të vërtetën e hidhur se Tirana ka rënë në duar të gabuara. Tirana ka nevojë për njerëz që së paku mund ta kuptojnë të bukurën. Vështirë të gjesh të tillë në administratën e Bashkisë së Kurbanit. Bashkia ka militantë dhe xhelozë shpirtërorë që hakmerren ndaj paraardhësve të tyre, që shkatërrojnë të bukurën pikërisht sepse paraardhësit e tyre e ndjenin dhe e deshën të bukurën. Në palcën e saj, administrata është një miksim me shkulme e babëzi militantësh. Administrata e bashkisë jo vetëm nuk e kupton dhe ndjen bukurinë! Ajo thjesht nuk e do! Më thjesht akoma, ajo nuk mund ta prodhojë atë. Sepse e bukura është veçori e shpirtrave që krijojnë, që dinë të provokojnë frymëzim tek vetja dhe tek të tjerët.  Një shesh është pak për të thënë këtë gjë, por zhgënjimi i qytetit është shumë për të mos e besuar këtë gjë. Një re e zezë që avitet nga lindja po pushton qiellin e lirë të qytetit… Sot askush nuk pret të ndizen fishekzjarre për premtime të mbajtura dhe punë të mira. Arritje nuk ka. Rezultate nuk do të ketë. Bashkia nuk është më inteligjente se qeveria, sepse kryebashkiaku nuk është më i ndershëm se kryeministri. Shans i humbur! Faktet tregojnë se Bashkia është gjithashtu një aktivitet privat i familjes tjetër. Në Bashkinë e Tiranës shkelen hapur edhe vrazhdë ligjet, sepse këto ligje nuk janë më gjemba për këmbët e tyre. Me kunetër, kunata, kushërinj e komshinj që janë gjithmonë pranë tyre, pranë parave, pranë dobësisë për të pasur, pranë tenderave të Bashkisë, pranë babëzisë, pranë neverisë, pranë shëmtisë, pranë padurimit për të rrëmbyer gjithë çka ka mbetur pa marrë, shefat e Bashkisë e kanë humbur aftësinë për të manipuluar vëmendjen. Janë shtuar mjekërzinjtë. Janë zbehur ngjyrat. Shkëlqen korrupsioni njëlloj si në qeveri. Në qytet janë shtuar divorcet, krimet, vetëvrasjet, lajthitjet. Lumturia nuk buron më nga lufta për ta patur atë. Njerëzit janë të papunë. Njerëzit nuk kanë motivim!  Ky është imazhi, kjo është Tirana, e para, e thara. Nuk është e lehtë të kuptosh që erërat fryjnë në anën e kundërt, velat janë çuar gabim! Bukuria e shëmtuar, Kurbani, siguria e paqenë, këto janë sentimentet që provokojnë sot dinamikën blu të zhvillimit të qytetit, që nuk është zhvillim. Është qullësi! Bashkia është thjesht një sportel financiar i qeverisë private të mazhorancës.  Është një pararojë e dështimit. Është dëshmia e pasojave fatale që sjell shkatërrimi i administratës, ndërsa ekipe të specializuara me ekspertë dhe drejtues të përgjegjshëm u zëvendësuan me turma militantësh që e kanë zaptuar Bashkinë e kryetarit si karkalecat e thatësirës pushtojnë rrugët në verë.

33 komente në “Sheshi dhe leshi i Tiranës”

  1. shqiponja says:

    Tiranasit ta gezojne kryetarin e ri te bashkise edhe per ca vjet te tjere. Me vjen keq ta them por i meritojne keto te zeza qe po degjojme madje edhe ato qe do vijne. U treguan te papergjegjshem per dhenien e votes dhe tani po vuajne pasojat. Megjithese ai kursesi nuk mori shumicen e votave, numeri i atyre qe votuan per te ishte cmendurisht i madh. Nuk mund te qahen tani se u genjyen nga fjalet e bukura gjate fushates se ish ministri Basha i kishte treguar aftesite e tij si hajdut fondesh dhe pjesemarres ne vrasjet e 21 Janarit. Mesa duket tiranasit donin me per Belulin(Bashen) dhe ai me zell e perkushtim po jua tregon perdite se c’eshte ne gjendje te bej….

  2. fiorel says:

    ketu e verteta thjesht eshte pak e ashper! Jam nje adhuruese fanatike dhe e hershme e zotit Mullaj, e lexoj dhe rilexoj ne cdo publikim, por pa dashur te ve ne dyshim cilesine e shkrimit, kete here do preferoja pak me shume opurtinitet per te mos thene pak me shume butesi. Sarkazma dhemb me shume kur te pelqen….!( mos keqkuptohet njeri, spo e bej per te mbrojtur “Lulin e bukur” te Bashkise.

  3. Klodi says:

    Absolutishte sheshi eshte nje kanaqesi e jashtezakonshme, eshte nje mrekulli dhe eshte mrekullia me e madhe qe ka bere kryetari i bashkise Lulzim Basha dhe gjera akoma me te bukura do te beja sa te jete ai kryetar bashkie.

  4. Jana says:

    Premtime boshe bejne si Luli i bukur si Berishi. Edhe vete keta nuk u besojne atyre cfare thone.Po thone le ta haje ky popull sa te munden. Po neve teveqelat qe e dime mire qe po na genjejne dhe prap u besojme dhe i votojme.Mire te na behet.

  5. Goni says:

    Sheshi me i shemtuar qe kam pare ndonjehere.Pa sistem, pa semafor. Ka qene shume me i bukur plani qe ishte per tu bere. Po ku marin vesht fshtaret se c’eshte e bukura?

  6. Sula says:

    Tiranasit nuk e kane votuar Lulin, bashkine ja moren me dhune paraardhesve te tyre dhe ne menyre aq te shpejte si te kishin nje shkop magjik neper duar.

  7. erion gjoni says:

    bashkine e ka rrembyer mafia, Luli eshte kukulla naive e tyre

  8. beiko says:

    per mua je njesh! je me i miri, si shkrimtar por edhe si mendimtar!!!!!!!!

  9. Bora says:

    Luli i vocerr sebashku me ministrat e kabinetit jane ushtaret e bindur te Saliut.Ato jane kukullat me kurdisje te tij dhe ai i ve ne karikim sa here i duhen atij, dhe pasi jane karikuar mire nisin te kakarisin te gjithe…dmth bejne zhurmuesin me pak fjale.

  10. Vilsoni says:

    bravo te qofte per guximin qe ne te tjeret nuk e kemi ta shprehim hapur mendimin tone.qofsh me jete

  11. Besi says:

    Pergezime.I lexoj me kenaqesi shkrimet e tua,ato ndricojne dhe kthjellojne
    mendjet. Shqiperia jone e dashur ka nevoje per personalitete te kalibrit tuaj
    Respekte.

  12. Vali says:

    T’lumte pena e t’punofte mendja!!

  13. Bislim says:

    Luli ha buken e Saliut. E di kush kane qene dhe çfar filizi kane patur?
    Luli ka mesues te vet Sali Berishen. Ja di lidhjet me sllavet?

  14. Bona says:

    Shume e bukur dhe komplimente. E fort kjo..

  15. Beni says:

    edhe sot ligjet e keqija nuk i ben BERISHA i bejne komisionet partiake qe ngrene te paaftet,maskarenjt,ata qe ju i votoni dhe i ngrini kryetar bashkie,deputet.ministra.

  16. Anila says:

    bravo,Artan Mullaj!VAZHDO SE TE GJITHE JANE ME TY!

  17. Arifi says:

    Po sot mund te vlersojme edhe Berishen mbasi askush nuk mundte ta hedhi posht.Bile ky siduket eshte me i zoti.Ky badilli nga Tropoja eshte pule e lagur me ze kendezit qe i josh,kushdo qe ia kerkon prapanicen.

  18. Ani says:

    Shkelqyer! Mbas kesaj, nuk di se çfare tjeter mund te behet edhe më bukur!
    Ju lumte, zoti Artan Mullaj!

  19. Arber says:

    A do ti bejne Sales ndonje lapidar atje ne Tropoje kur te vdesi? Besoj se po, kete radhe eshte e treta e verteta. Dy burra shteti iken, shume shpejt do shpetojme nga kjo e keqe e madhe.

  20. gjon says:

    VETEM PER SHESHE NUK BEHET ME FJALE.ESHTE NJESOJE SIKURE shalen e KALIT TJA VESHE GOMARIT.Te kenaqur duhet te jene vetem ata qe kane mbushur xhepat me PARA.Por me turp para kolegeve te tyre per kete mynxyre qe nuke perfaqeson ASGJE.

  21. Ramazan says:

    Intelektualet, njerezit e shkolluar dhe me moral nuk e mbeshtesin saliun apo Lulin.Qeveria berisha eshte qeveri e alabakeve, injoranteve dhe njerezve pa kulture dhe pa skrupuj.Ja cfare njerezish ka rrotull qeverise.

  22. Jana says:

    E ku marrin vesht maloket se c’eshte e bukura? Ata dine vetem te thyejne e te shkaterrojne. vetem ideja se do te behej nje shesh vertete i bukur e madhor por qe fatkeqesisht ishte nga paraardhesit. E ben sheshin tamam pershesh, dhe me e bukura eshte se do ta rindertojne perseri sic eshte ne projekt por mbas dy viteve. Kjo eshte idjotesia me e madhe. Po pse more gjithe jeta keshtu do na shkoj neve..ata nderto dhe ju prish. T’ju vije turp.

  23. Nada says:

    Gjerat dyhet ti ndryshojme vete neve nese kerkojme qe te ndryshoje vertet dicka e jo te presim nga te majtet e te djathet qe nuk jane gje tjeter vetem njerez te paafte qe fshihen pas fjaleve te bukura. Mos harrojme se te dy palet jane bashkefajtore sepse bejne te njejten propogande kur jane ne opozite dhe sillen njelloj si padrone e mbreter ku jane ne pushtet.

  24. Vali says:

    Qe tashme sheshi u clirua nuk kemi cthemi me. Ishte bere vertete si nje kantier ndertimi ku ishte e pamundutr te kaloje.Do te thoni ju , heme se vetem disa miliona euro u shpenzuan, hicgje…se mos ishin leke xhepi ato…ishin leket e disa sheikeve arabe…

  25. Vali says:

    Cdo gje ne rregull eshte tani. Ka disa probleme po te vogla jane ato. Psh kemi nje korsi me pak ne bulevard,dmth jane ngushtuar pak rruget. Semafor nuk kemi.. po kemi per cdo peme nga nje polic roje.Ska uje per te ujitur pemet qe ka mbjelle basha.. po edhe ky problem do zgjdhet shume shpejt si me shkop magjik.

  26. Edison says:

    Problemi tek ne eshte se nuk ka nje marreveshje mes paleve,sic ndodh ne vendet e tjera te europes ku ka demokraci te vertete. Nese kryetari paraardhes permbushi disa nga pikat, aktuali duhet ta niste aty ku e la Rama dhe jo te riniste nga e para.

  27. Anila says:

    Dakort jam me ty o Vali. Sheshi u hap, makinat qarkullojne lirshem.Sheshi ju kthye makinave por i iku qytetareve.Nuk u zgjidh problemi i trafikut.ka ende fluks makinash dhe do te jene pika te ngarkuara.hapja e sheshit lehtesoi e dashur por nuk zgjidhi gje.

  28. Jovani says:

    Jane bere shpenzime te teperta, para te varrosura te ajo kodra e shemtuar aty ne mes me dhe e me bar. Pse keto leke nuk kemi ku ti shpenzojme neve. Kemi shume vrima per te mbyllur. keto para mund te perdoreshin per spitale,shkolla etj

  29. marinela says:

    Dy vite me pare nisi rikonstruksioni. me miliona euro mori firma projektuese, ato leke iken per lesh.Erdhi Ky tjetri ne drejtim te bashkise te cilit ju tek ta rrezoje projektin e Rames. Edhe disa miliona euro te shpenzuara.Para te cuara kot ne demin tone qe do ripaguajme tekat e ketyre.

  30. Tomorri says:

    Shqiptaret e Tiranes te ngrihen,te protestojne te ulerijne, te bertasin dhe te çjerrin faqet me thonje per ate qe bene dhe me ne fund te vendosin qe ketyre kreminelve te mos u paguajne asnje qindarke.

    Rruge tjeter nuk ka dhe nuk munde te kete o shqiptare,veç luftes se hapur dhe pa kompromis.

  31. Llogorai says:

    Përshëndetje gazetar i lartësis së kohës që jeton. Mos u tut nga ndonjë koment i ndonjë sdhushuberke që bie në orgazm për sadistin fytyrë petashuq dhe buzë qeshje lesbikje që i dha mafja e gjakut bashkinë.
    Një njerti i urtë kur isha i ri më thoshte: ” Djalo! ruaju nga burri që ka fytyrë dhe zë gruaje se është më i rrezikshëm se kurvica”
    Ky shëmtirë do te malokëzoi Tiranën duke e kthyer në shurrtore sikurse Kelmendi dhe Brojka. Tiranasit me origjinë, po fjetën para kësaj katastrofe të shëmëtimit të gjithçkaje që u trashëgua, do mbajnë përgjegjësi historike para kombit. Kur të kujtohi do mendoni, por do duen shekuj të rikuperojnë artin që mbolli intelektuali me trashgimi të mirëfilltë Edi Rama.

  32. Vladi says:

    E ç’të shkruash më parë për këta pushtetarë! Ata ia kalojnë çdo lloj fashizmi, veçse në buzë kanë buzëqeshjen mjerane të “demokratëve” të kohës. Këta përfaqësojnë fundërrinat e këtij kombi, ndërsa ne populli, jemi “pajtuar”me këtë gjendje. Jemi bërë të pandjeshëm, jemi varfëruar në ide, kemi harruar vetveten. Ne kemi harruar kohën në të cilën jetojmë. Ndoshta nuk kemi faj, pasi 21 janari tregon shumë për të gjithë ata që kanë veshë e sy. Këta pusht-etarë na kanë hipur në qafë dhe thonë: “Luajeni pak kokën se na vratë …”.

  33. Gleni says:

    Vetem ngritja e te gjithe shqiptareve ne kembe pa dallim partish, socialiste apo demokrate etj etj, vetem uragani popullor do ti ktheje me bythe perpjete keto ndyresira mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje