Pse kosovarët e duan Sali Berishën?

9 Dhjetor 2011, 12:13Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu

-Kosovarët e duan Sali Berishën jo pse është “i fisit të tyre” sepse “fisi i tyre” tashmë janë gjithë shqiptarët, por sepse Sali Berisha është zgjedhur njëherë “i pari i fisit” (lider i Shqipërisë) dhe ai, sipas nënvetëdijes së shqiptarëve të krijuar nga jeta në fise, duhet të jetë lider deri sa të vdesë.

 

Huqja e Mustafa Nanos

 

Një shkrim me konstatim dhe mesazh të huqur i Mustafa Nanos më bëri që të përgjigjem në këtë pyetje për të cilën kam menduar se t’paktën njerëzit e letrave e dinë përgjigjen. Mustafai më bindi se edhe njerëzit që lejnë manash skrupullin dhe përpiqen ta thonë të vërtetën lakuriq, paskan  paragjykime dhe nuk po e njohkan mentalitetin e shqiptarëve.

Mustafa Nano thotë se kosovarët parapëlqyekan Sali Berishën përballë Edi Ramës  për faktin që Saliu qenka i biri i Ramës ndërsa Edi i biri Kristaqit. Sipas Mustafait këtu luan rrol origjina fetare.

Ky argument nuk qëndron aspak.

Një prej intelektualëve e politikanëve më të respektuar në Kosovë është Mark Krasniqi. Në opinionin për të nuk ka ndikuar aspak fakti se Akademik Mark Krasniqi është katolik në ndërkohë  që mbi 90% të shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë.

 

-Gjakova me mbi 80% myslimanë ka zgjedhur me vullnet të lirë kryetarin katolik

 

Dr.Pal Lekaj është shqiptar katolik nga Gjakova. Shumica absolute e gjakovarëve janë myslimanë. Ky fakt nuk ishte pengesë pë Palin që në dy zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta për kryetar të Gjakovës, të zgjidhet kryetar që me raundin e parë të zgjedhjeve.

Mustafa Nano harron se politikani më i dashur i kosovarëve gjatë kohës së luftës ishte kryeministri Pandeli Majko. Fakti që Majko është ortodoks apo që është nga Jugu i Shqipërisë nuk ishte pengesë për dashurinë e kosovarëve për Pandin.

A nuk ishte Enver Hoxha jugor dhe kosovarët e personifikonin atë me vetë dashurinë për Shqipërinë?

Të gjitha këto janë fakte që dëshmojnë se konstatimi i Mustafa Nanos është tërësisht i gabuar.

Po pse atëherë kosovarët e dashkan Sali Berishën?

Përgjigjien në këtë pyetje mund ta marrim nëse studiojmë nënvetëdijen e shqiptarëve e cila është krijuar me shekuj.

 

-Shqiptarët i zgjedhin liderët deri në vdekje

 

Ndaluni e vëreni fatin e liderëve historikë të shqiptarëve. Deri në vendosjen e Mbretit Zog nuk mund të thuhet se shqiptarët kishin liderë politikë. Shteti shqiptar deri në atë kohë ekzistonte vetëm formalisht dhe të qenët në krye të shtetit shqiptar ishte çështje konjukturash  dhe jo një gjë ku vendoste vetëdija apo nënvetëdija e qytetarëve shqiptarë.

Sikur mos të ndodhte pushtimi italian Mbreti Zog do të sundonte deri në vdekje dhe ndoshta edhe sot e kësaj dite Shqipëria do t’ishte monarki.

Shumë vende komuniste pas luftës së dytë botërore ndërruan disa herë udhëheqësit e tyre komunistë. Rrallë kush nga këta liderë qëndroi në post deri në fund  të jetës së vet.

Enver Hoxha udhëhoqi derisa vdiq. Ramiz Alia nuk u bë kurrë lider. Ai sundoi me hijen e Enver Hoxhës.

Lideri kosovar  Dr.Ibrahim Rugova, vallë a nuk ishte president deri sa vdiq? A mund të na bindë kush se sikur t’ishte Rugova gjallë nuk do t’ishte akoma President i Kosovës?

Që kur lidershipin politik në Kosovë e mori Hashim Thaçi shohim se ai i ndihmuar nga kjo traditë po i eliminon nga skena politike gjithë rivalët e vet politikë brenda partiakë e jashtë partiakë. Ky trend të jep të besosh se ai do të mbajë pushtetin derisa të jetë gjallë apo të paktën derisa ta heqin dhunshëm amerikanët (nëse do të marrin një dhe vendim të tillë ndonjëherë).

Pse ndodhë kështu tek shqiptarët? Pse nuk ka një proces dinamik ku dikush lodhet nga timoni dhe tjetri me energji të akumuluara e vazhdon atë, e më pas lodhet ai dhe e merr tjetri e kështu me radhë.

 

-Nënvetëdija e trashëguar nga jeta në fise

 

Përgjigja është në nënvetëdijen e shqiptarëve të krijuar prej shekujve. Shqiptarët me shekuj kanë bërë jetën në fise. Prej kësaj lloj jetese ata janë shkëputur kush më parë e kush më vonë në periudhën jo më të afërt se një shekull dhe jo më të largët se tre shekuj.

Kur shqiptarët zgjedhnin të parin e fisit mandati i tij ishte i përjetshëm dhe i pakufizuar në vendimet politike. Kur zgjedhej njëherë më askush nuk i kontestonte mandatin deri në vdekje. Kjo nënvetëdije është e pranishme në kokat e shqiptarëve.

Sado që shqiptarët e kanë informacionin në kokë se jetojnë në kohë moderne, ku mandatet në postet publike nuk janë të përjetshme, veprimet e tyre konkrete i kushtëzon nënvetëdija.

Dhe kjo është përgjigja përse kosovarët e duan Sali Berishën. Jo pse është “i fisit të tyre” sepse “fisi i tyre” tashmë janë gjithë shqiptarët, por sepse Sali Berisha është zgjedhur njëherë “i pari i fisit” (lider i Shqipërisë) dhe ai (sipas nënvetëdijes së shqiptarëve të Kosovës) duhet të jetë aty i patrazuar deri sa të vdesë.

Kushdo që ia sfidon këtë pozicion është “armik i fisit”. Kjo është edhe arsyeja pse Edi Ramën nuk e duan kosovarët. Sepse Edi Rama duke e sfiduar rrolin e të “parit të fisit” sfidon vetë “ligjet e fisit” në nënvetëdijen e kosovarëve.

Ky fakt duhet të kuptohet natyrshëm. Kur shqiptarët me 99 vjet shtet nuk e kanë përvetësuar demokracinë si do ta kenë arritur këtë kosovarët me 3 vjet shtet?

 

Tradita fisnore si frenuse e zhvillimit të demokracisë

 

Natyrisht, ky fakt është një frenues i madh i zhvillimit të përgjegjësisë si element kyq i jetës demokratike. I pari i fisit është zgjedhur ai që ishte më i fuqishmi, përkatësisht më makiavelisti, në kohën kur vdiste paraardhësi dhe meqe zgjedhja e tij nuk ishte rezultat i kodeve morale po rezultat i fuqisë se tij, ai nuk i jepte llogari fisit për sundimin e vet. Kësisoji, taksapaguesit shqiptarë (edhe ata kosovarë) nuk kërkojnë llogari për atë se si po shpenzohen taksat e tyre, sepse në nënvetëdijën e tyre taksat nuk i japin po ua merr më i forti, të cilit ata nuk guxojnë t’i kërkojnë llogari.

65 komente në “Pse kosovarët e duan Sali Berishën?”

  1. Rani says:

    Ik nderroje fotografine o Nexhe edhe leji artikujt se s’jane per ty…………….

    1. Fatmir says:

      Kosovaret duan dhe pisin Enver Hoxha, që i ka kalbur në burgë Kosovarët në bashkëpunim me UDB ,e asaj kohe.

    2. Xha Sulo (i riu) says:

      Ja ke fut kot plako, ja ke fut kot!
      Asnje nuk eshte zgjedhur, te gjithe kane caktuar veten si liderera. Kush i pyet shqiptaret se ke duan si lider. Asnjehere nuk i kane pyetur dhe kane ulur koken si raja te bindur ndaj te fortit dhe horrit.

    3. sorge says:

      Na habiti ky turkoshaku serb,Spahiu!!!Ka vene pyetjen si titull:PSE KOSOVARET E DUAN SALI BERISHEN????Haaaaaa!!!Po kosovaret i kane dashur gjithmone te tere ata ,qe e kane SUNDUAR,qe nga PUSHTUESIT OTOMANE,ATA NAZISTE E FASHISTE,DERI TEK TITO-RANKOVICI!!!AQ E THELLE ESHTE GENI TRADHETAR I TYRE,SA SOT KERKOJNE MASAKREN E TIVARIT qe e bene TITISTET,TE PERGJIGJEN SOCIALISTET SHQIPTARE!!!!!Haaaa!!!PO PSE NUK E AKUZOJNE DIREKT KRIMINELIN,QE ESHTE SERBIJA????JO,SE DUAN ME SHUME SERNBINE SE SHQIPERINE!!!Kete e nxit me shume edhe BERISHA SI AGJENT I SERBEVE,PER T’I PERCARE SHQIPTARET NE CA NGJARJE KRIMINALE,qe duan BASHKIM E JO PERCARJE!!JA,KY ESHTE ANTI SHQIPTARIZMI I BERISHES DHE I KETYRE SPAHINJVE ZAGARE TE SERBEVE!!!Pse nuk kujtohen per TMERRET,QE PANE SHQIPTARET E ISH JUGOSLLAVISE NE KAMPET FASHISTE TE GOLI OTOKUT TITIST,KU U MASAKRUAN ME MIJRA SHQIPTARE???Pse nuk merren me KRIMET MONSTRUOZE TE SERBEVE pas 90-tes,qe VARROSEN TE GJALLE ME MIJRA KOSOVARE NE VASRRE TE PERBASHKETA E SOT NUK GJENDEN DOT????Per te terhequr vemendjen nga KRIMET E SOTME TE SERBEVE DHE VETE BERISHES,SPAHINJTE SERBE SAJOJNE PERRALLA TE TILLA,QE FUSIN SHQIPTARET NE SHERRE!!!KEMI 21 VJET,QE ZIHEMI( ME NJERI TJETRIN!!!Merremi me te shkuaren me shume se me te SOTMEN!!!Vete BEJLERET BERIOSHIANE HANE ME LUGE FLORIRI,NDERSA SHUMICA E SHQIPTAREVE NUK KANE BUKE TE HANE!!!KY ESHTE ANTI SHQIPTARIZMI I SPAHINJVE TURKOSHAKE!!!

  2. Ramy says:

    JO per ty o Rani jane artikujt e till e jo per Nexhin, C^fare torollaki

    1. Rani says:

      Akoma s’ke mesuar mire te shkruash shqip per te mu pergjigjur mua o RReme………..

  3. elio says:

    Jemi bere te analizojme opinionin e kosovareve…pffff. Perse??
    E cna duhet…le te merren me serbet e maqedonet as na pelcet dper ta dhe opinionet e tyre…

  4. beso says:

    E duan kosovaret saliun?Mooooos more?!Po pse nuk e marrin nja 100 vjet tua beje Kosoven si evropa?Do na bejne aq nder,se do ti duam kosovaret ne njeqind breza.

  5. LILOLABJA says:

    Ke dashe te thuash diçka por ske thene asnje gje.Vetem ti dhe Muçi e keni kuptu si funksionon fisi. Te lutem neser a mund te na shkruash ndonje gje si funksionon fisi ne Rusi? Serbi,Maqedoni ,Kine ,Siri,Lybi,Egjypt e ku te duash ti ?
    Shkruan Mero shkruani dhe ju te dy.
    Bire Selmani nenes
    ke te qash me pare
    njeri eshte hajvane
    e tjetri gomare.

  6. Coni says:

    Argumentet e Spahiut qendrojne dhe mbeshteten mbi fakte.Me vjem mire qe ne diskutojme per njeri-tjetrin se e ndiejme qe jemi pjese e njeri-tjetrit.Sipas meje,keto ndihmojne dhe per bashkimin qe duket se eshte i afert.Kosova eshte si vellai me i vogel ,i rrembyer padrejtesisht,forcerisht dhe qe do dhe duhet te kthehet ne gjirin e familjes.Saliu eshte njeri populist,dhe ne Shqiperi ne fillimet e tij deri nga 95 kishte goxha dashamires dhe me pas e nxorri veten qarte se kush ishte.Pra vetem nje njohje e mire:e te kuptuarit qe ndryshe flet,ndryshe vepron-te ben ta njohesh mire ate.Dhe kosovareve u duhet ta njohin mire ne veprime qe te krijojne raportet “shqiptare” me te.Pra dhe mosnjohja e veprimeve ndikon,por nisen nga informacioni zyrtar dhe e marrin te mireqene kete info.

  7. PLISI says:

    plasen edhe intelektualet me komentet e tyre, po ckeni o te,uruar ckeni?!?!?!kosova sido qe te jete, asht faktor ndikues ne shqipri, ashtu sic jemi ne atje, apo je me shqiptar se ata jo me te tilla komente. yyyyyyyh turp si nuk ju vjen

  8. Shebeniku says:

    O NEXHO MEDIN.
    Ndèrroje atè foto. Se tè tremb dhe i ngjan ndonjè shtaze tè re qè mund tè krijohet nga fjalet e kriminileve. Ndro fotn qè tè lexojm

    1. une says:

      ti je edhe nje i marre me teper qe plotson imazhin qe keni ne Europe si shipetare te prapambetur dhe injorant.

  9. tg usa says:

    saliun e duan kosovaret se eshte turk dhe verior
    ramen nuk e duan se eshte kaur dhe jugor

    1. X says:

      c jugor mo rama eshte tirans domethene gege dhe ai si kosovaret apo saliu.

    2. Reni says:

      I ke rënë pikës ! Çdo diskutim tjetër është i pavlefshëm dhe vetëm sa i vjen rrotull së vërtetës…

  10. Dyrrahu says:

    Nëse, sipas zotit Nexhmedin Spahiu, paska gabuar zoti Mustafa Nano, kjo nuk do të thotë se zoti Spahiu ka të drejtë kur bën kombinime me të kaluarën dhe i përzien kohërat, vendet dhe liderët.
    6000 shqiptarë të Kosovës e kanë votuar zotin Berisha sepse këtë gjë ua ka mundësua administrata korruptive shqiptare. Shqiptarët e Shqipërisë janë ata që vendosin nëse zoti Berisha është lider apo jo. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri zoti Berisha as atje nuk është lider sepse nuk ka vota për lider. Nëse në Shqipëri ai i merr votat kjo aspak nuk i detyron shqiptarët e Kosovës që ta duan. Ajo që duhet thuhet për bindjen e shqiptarëve të Kosovës është se ata janë të mashtruar deri në palcë nga zoti Berisha dhe zoti Rugova. Thjeshtë ata kanë besuar në patriotizëm deklarativ dhe asgjë më shumë nuk kanë kërkuar nga këta dy demagogë.
    Kur ishte fjala te liderizmi i zotit Berisha këtu kam shumë për të thënë, por po e them vetëm një të vërtetë që zoti Berisha nuk është lider, ai është klanist. Ky njeri edhe nëse nuk i fiton zgjedhjet ndershëm, përmes klanit të tij, e rregullon rezultatin në favorin e tij. Centralist si zotin Berisha nuk ka Evropa. Unë gjithmonë kërkoj përgjigje se si ky zotëri ka zënë vend në trurin e shqiptarëve të Kosovës sikur të ishte vet profeti.

  11. sali says:

    Shumica e kosovareve jane populli me nivelin me te ulet kulturor ne europe .ata jane fanatike islamiste e injorante .me vjen keq per ta .e cfare e mire do ti vinte shqiperise po te bashkohej me kete fare injorantesh.Le te marin shpellarin sali e te jetojne me te ,Kjo eshte ndihma me e madhe qe mund ti beje shqiperise

  12. Shefqet Cela says:

    Artikulli i vjen rreth e rotull problemit, por nuk hyn ne thelb te tije. Vetem nje here kaloi tangent kur permendi Makiavelizmin.
    Permendi ish dashurine e Kosovareve per Majkon. Ishin kohe te veshtira. Ai ju gjind Kosovareve NE TE KEQE, NE RREZIK. Ne ato çaste AI ISHTE I PARI I FISIT. Kaq shpejt u harrua kjo miresi? Nuk u ftua as ne inaugurimin e asaj cope rruge te Kombit ne Kososve, megjithse ishte nismetari i pare i kesaj rruge.
    ZOTERI! Jane interesat dhe vetem interesat! Per hir te se vertetes, ka edhe diçka me shume: Nuk i kini provuar mbi kurris bemat e Sali Berishes. Ne fakt ka bere pak krushqi me serbet me nafte ne kohe lufte dhe sabotim te Marreveshjes se Rambujese, vrare edhe Remzi Hoxhen pse zbuloi takimin e Saliut me Milosheviçin e keshtu me radhe, por kujtesa qenka e çalet. Po te kishte kujtese historike nuk do te falej rehabilitimi i Zogut nga Saliu megjithse ka vrare Hasan Prishtinen, Bajram Currin ose shitja e nje cope vatani te ketij memedheu qe na takon te gjitheve ta gezojme por edhe ta mbrojme.
    TUNG!

    1. preng sherri says:

      shefqet
      e thua bukur,por dhe autori e ka nje fare te drejte,pasi ne te vertete,pjesa me e madhe e shqiptareve ketej dhe andej kufirit,e trajtojne liderin e rradhes si nje perendi.
      Kam komentuar perhere shkrimet e z.Nexhmedin dhe perhere ne menyre negative,por ne artikullin e sotem dua ti njoh nje perqasje pozitive nje problemi qe vertet eshte shqetesues per kombin tone dhe nuk duhet anashkaluar.

  13. Cakalli7 says:

    =Spahi evlat merreni ate fisin tuaj edhe vazhdoni ate bashkimin me turqine se ata keni race ju.

    1. Flamuri says:

      Mos ja fut kot sepse del dikush kendej dhe te thote merr ti fisin tend dhe shko bashkohu me Greqine, nuk jane llafe keto per tu bere dhe mos te behemi me katolik se papa.Paskemi ne race turku, e ti cfare race ke atehere-ketu do te thonin te grekut.Ku dergon kjo? Dergon ujë ne mulli te anmikut.

      1. Cakalli7 says:

        bajrak efendi a t’doxhi ty a?

  14. fkpartizoni says:

    Mos e botoni me kete njeri, se eshte i demshem. Te pakten te lexojme me kenaqesi gjera te tjera ne kete gazete.
    Gjakovaret me vullnet te lire, thote, zgjodhen Pal Leken… e tmerrshme…

  15. Jorgo says:

    Dhe ne Tirane nqs Berisha ka vjedhur 5 000 vota ,prape ka marre 150 000 vota(nuk e di sakte).Keshtu qe te mos bejme sikur ne Tirane plasi intelektualizmi dhe urrejtja per Berishen ,dhe ne Kosove plasi dashuria per Berishen.

    1. Reni says:

      Jorgo, 5000 vota janë vetëm nga kosovarët që u organizuan nga klani i salës nga Kosova. Po sa vota nga shqiptarët e Shqipërisë vodhi? Dhe duhej vetëm një deputet për të ndryshuar balanca e pushtetit… Jorgoooo, përgjigjen e saktë merre nga “tg usa ” më lart.

  16. Drenica e Kuqe says:

    Kush dhe cili shqiptar mund t’i besoje perrallat e Spahiut?! Kjo eshte nje perralle nder te gjitha perrallat e Spahiut qe shumica i duartroksin edhe pse nuk marrin ere nga realiteti. Duke i njohur mire rrethanat del se asnje shqiptar i trojeve te pushtuara shqiptare nuk e don Sali Berishen. Sali Berishen e duan te gjithe “shqiptaret, alias kosovaret” qe kane qene aleate te antishqiptarit Tito dhe te antishqiptarit tjeter te trefishte I. Rugoves… Te gjithe shqiptaret qe i thone veti shqiptar e kane dashur Enver Hoxhen e edhe tash e duan Edvin Kristaq Ramen. Mos u besoni perrallave te komunistave te zime titiste, disa spahive, surrojve, murrojve e murricave, amani u kofte o shqiptare!… Deri kur e deri kur keshtu, tuj u besu tradhtareve ose “patriotave shqiptare”?…

    Drenica e Kuqe

  17. Agron Jaupi says:

    Kjo fytyre ne forme dhe ne permbajtje, duket sikur sa po eshte kthyer nga nje aksion xhihadist.Nuk shkruan kot tek panorama.

  18. Atdhetari says:

    Sikur te organizohet nje referendum lidhur me votimin si kryeminister te Berishes, a mendoni ju se mund te marre Berisha me shume se 30 per qind te votave?! Kam 140 mije vota me shume nga Rama bertet Berisha, por vetem nje naiv mund ta besoje se keto vota jane per Berishen. Ne qofte se ai katundari diku ne Shqiperi voton per Aline e PD-se dhe jo per Sabrine e PS-se, kjo nuk do te thote se votat per Aline jane vota per Saline. Ehu ku i rreh katundarit! I jepet ca premtime atje ne fshat dhe ai e shet kollaj voten.
    Berisha eshte bere kryeministri më i urryer i te gjitha koherave. Besoj se edhe ai vet eshte duke menduar, se ku do te mund ta shtyje kohen e pleqerise, sepse ne Shqiperi, mbas aq zullumeve qe ka bere, kushedi se ç’mund t’i ngjase!

  19. Albann says:

    Faleminderit qe na tregove qe Kosovaret dhe veriu i Shqiperise jetojne akoma me mentalitetin e shpellarit(gje qe e dinim).Sa per jugun e shqiperise :Po pate $$$ i ke pas ,s ka rendesi kush je,te nderojne e te respektojne si mbret…
    Ne rastin e pare je aq i trashe sa te shalojne si gomar dhe u thua faleminderit,dhe ne rastin e dyte je aq i varur pas parase,dhe aq i pavlere sa per ca $$$ shet b…n.

    1. Kosova e kuqe says:

      o shpellar kur Kosovaret shetisnin boten ti punoje ne kooperativat e xhaxhit dhe kendoje kenge labe oreeee ,mentaliteti i Kosovarit ishte :shkollim, pune e zhvillim dhe lufte per liri e ju,, luftuat”gjith boten duke ndertuar bunkera

      1. Shqiptari says:

        Meqe po na del se Kosovaret jane te Shkolluar dhe kulturuar do deshiroja t’ju beja disa pyetje komentuesve nga kosova, adhuruesve te Saliut…

        1. Pse i hani makaronat me dor dhe jo me pirun??
        2. Perse jashtqiteni ne det?? ( Te gjithe ne e kemi vene re qe kur kan fillu kosovaret te vin ne plazhet tona ato jane bere si hale..Durrsi po e po..tani shifni Vloren dhe Saranden si jane katandis)
        3. Perse dike qe ka mbeshtetur Vrasesin tuaj e quani mik “Idhull” ??
        4. Perse vrasesin e Remzi Hoxhes, nje prej aktivisteve te “Shqiperise se madhe” e adhuroni?
        5. Perse ju te shkolluarit e dynjas dhe Atdhetaret e deshtuar erdhet e votuat pa te drejte ne Tirane per L.Bashen? Perse erdhet dhe votuat ate qe i shiti detin Greqise “Armikut tuaj te madh” ???
        6. Si mund te quhet Greko-Serb Edi Rama, vetem se nderoi artistin me fame Boterore Goran Bregovicin??
        7. Si mund te quhet Greko-Serb Edi Rama kur ai fundja vetem Kryetar Bashkie ka qene dhe ska pas lidhje me keto 2 shtete??
        8. Meqe jeni te shkolluar dhe shume atdhetare si mund ta adhuroni Saliun kur Levizjen Kuq e Zi dhe pjestaret e saje i quan “faqe zinj?
        9. Si ka mundesi qe adhuroni me shume Saliun qe “ju vrau” duke thyer embargon e naftes, me shume sesa Pandeli Majko qe ju strehoi dhe i dha zemer e mbeshtetje UCK??
        10. Meqe nje i shkolluar dhe i kulturuar di te jete mirenjohes, si ka mundesi qe nuk ftuat ne inagurimin e autostrades Pandeli Majkon, nismetarin e asaj rruge?

        Dhe ne perfundim doja t’ju pyesja, Do na beni nder ta merrni Saliun t’ju qeverisi ne Kosove? Do ju jemi mirenjohes tere jeten deri ne vdekje. Te pakten rroni qe rroni pa nder e dinjitet, bejeni kete te mire per Shqiptaret dhe njerezimin ne pergjithesi..

      2. Agimi says:

        ..te rrijme shtrember dhe te flesim drejt.

        Eshte shume e vertete qe shume-e-shume kosovare (shumica e ketyre pa dipllome) kane “shetitur” neper bote duke kerkuar pune perpara se te hapeshin kufijt e Shqiperise. Dhe kur vinte ndonje nga keta kosovare ne Shqiperi per vizite ..se si dukeshin..si ta them un ty..dukeshin si kosovar..me kulture te kufizume.

      3. antonio says:

        Nuk je Kosova e Kuqe,por e ZEZE,or tej!!!Kur ti bridhje neper bote si LYPES,TRAFIKANT,DROGAXHI APO KRIMINEL(keshtu keni ngelur edhe sot e gjithe diten),NEVE XHAXHI ENVER NA DERGONTE PER TE STUDIUAR NEPER UNIVERSITETET PERENDIMORE!!!Pyete Saliun tend se ku e ka marre dipllomen!!!Kur ti luftoje per FLAMUR E GJUHEN SHQIPE,XHAXHI ENVER TE MBRONTE TY DHE I KERCENONTE TITISTET SE “JEMI NJE KOMB 6 MILION”!!!Ju dergonim LIBRA DHE PROFESORE,ANSAMBLE ARTISTIKE DHE ME VONE EDHE ARME E MUNICION!!!Duke degjuar RADIO TIRANEN juve ju ngrihej morali te perballonit serbet,NDERSA NE 1999-ten,KUR JUVE JU VURI PUSHKEN SERBI DHE BERISHA FURNIZONTE TANKET SERBE ME NAFTE,SOCIALISTET NE PUSHTET ATEHERE JU MBROJTEN SI VELLEZER,NDERSA JU,MOSMIRENJOHES TE PERJETSHEM,MBANI ARMIKUN TUAJ BERISDHA SI HERO,NDERSA SOCIALISTET I QUANI SI GREKE!!!!MALLKUAR QOFSHI!!!Kur ju,o SHPELLAR ishit SKLLEVER NE TOKAT TUAJA,se ju mbante serbi si te tille,NE E BEME SHQIPERINE ME SHKOLLA,ME UZINA ,FABRIKA E KOMBINATE!!!FLOTA JONE DETARE ME VAPORRE TRANS OQEANIKE,CANTE DETE E OQEANE!!!USHTRIA JONE HEROIKE PER 45 VJET U TREGOI VENDIN TE GJITHE ARMIQVE TE SHQIPERISE!!!AVIONET,TORPEDINIERET SILURUES,TANKET DHE AVIONET SUPERSONIKE MBRONIN ME GUXIM SHQIPERINE ,NDERSA JU I SHERBENIT SERBIT ME SPIUNIME DHE NENSHTRIME!!!CFARE KENI BERE PER KOSOVEN,O HALABAKE???ASGJE,PERVEC TRADHETISE TUAJ ME SERBET!!!EDHE SOT,PO ATA TRADHETARE JENI,SE MBESHTESNI NJE AGJENT TE SERBISE SI SALI BERISHA,TE PERCAJE SHQIPTARET E T’I BEJE MISH PER TOP PER SERBINE!!!NE I( BEME TE TERA ATEHERE,PO JU CFARE BETE???JU JENI BERE TMERRI I EUROPES PER KRIME!!!!Hyyyy!!!!SHPELLARET KURRE NUK BEHEN NJEREZ!!!

  20. feniks says:

    Sipas ketij Spahiu turkoshak,qe mundohet te hedhe poshte analizen llogjike te MUSTAFA NANOS,por nuk ja ka arritur,DEL SE KOSOVARET E DUAN SALI BERISHEN,se SEPARI-ESHTE MALOK SI ATA,SE DYTI,ESHTE BAJRAKTAR <SIC JANE MESUAR TERE JETEN KOSOVARET,SE TRETI,ESHTE AGJENT I UDB-se,SE PO E SHKATERRON SHQIPERINE NE TE GJITHA DREJTIMET,SE KATERTI,ZBATOJNE PARIMIN,se "AI QE TE BEN NENEN QUHET BABA" dhe ne fund,se SALI BERISHA ,PASI FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE,I SHERBEU ARMIQVE TE SHQIPERISE E KOSOVES PER TE VRARE KOSOVARET,QE LUFTONIN KUNDER SERBEVE!!!Edhe gjoja per "dashurine" e kosovareve per Enver Hoxhen,eshte HIPOKRIZI E PESHTIRE,njelloj si per PANDELI MAJKON,QE ISHTE KRYEMINISTER KUR KOSOVARET MESYNE KUFIRIN SHQIPTAR PER T'U RUAJTUR NGA PLUMBIM SERB!!!Ne Kosove,ndonese te MAJTET SHQIPTARE E KANE NDIHMUAR KOSOVEN ME GJITHE SHPIRT,PRAP ATA JANE TREGUAR MOSMIRENJOHES!!!TE MAJTEN SHQIPTARE E KONSIDEROJNE PRO SLLAVE DHE GREKE,NDERSA TE DJATHTEN( me qe eshte ne krye malesori dhe ish komunisti Sali Berisha)e konsiderojne pro shqiptare!!FAKTI,QE KOSOVARET I NDAJNE PARTITE DHE POLITIKANET NE SHQIPERI SI PRO APO KUNDER KOSOVES(pa asnje argument)TREGON SE NDER TA FUNKSIONON FORCA MESJETARE E FISIT DHE SHERBIMI NDAJ SPIUNAZHIT SERB!!!Enver Hoxha dergoi 4 DIVIZIONE PARTIZANE PER CLIRIMIN E KOSOVES,PREJ TYRE DHANE JETEN 660 BIJ E BIJA NE LULEN E RINISE!!!Ata ndihmuan ne KRIJIMIN PER HERE TE PARE TE BRIGADAVE PARTIZANE KOSOVARE,DUKE U DHENE ATYRE TE DREJTEN,QE TE ISHIN ZYRTARISHT FITUES TE LUFTES DHE KRIJIMIN E KRAHINES AUTONOME TE KOSOVES!!!Me vone Shqiperia e Enver hoxhes,ndihmoi Kosoven per FITIMIN E TE DREJTES SE MBAJTJES SE FLAMURIT,GJUHES SHQIPE,DERGOI PEDAGOGE SHQIPTARE TE JEPNIN MESIN NE KOSOVE DHE SHUME ANSAMBLE ARTISTIKE PER TE MBAJTUR GJALLE FRYMEN PATRIOTIKE KUNDER SERBEVE!!!ASNJEHERE SHQIPERIA E ENVER HOXHES NUK E KA LENE PAS DORE KOSOVEN,NDERSA SOT,SPIUNET E SERBISE DHE ANTI SHQIPTARET MODERNE AKUZOJNE ME MLLEF KUNDER KETYRE FAKTEVE HISTORIKE!!!GJAKUN E BABAIT TIM,QE LUFTOI PER NJE VIT RRESHT,QE NGA TUZI I MALIT TE ZI E DERI NE TETOVE TE MAQEDONISE,CETNIKET SERBE TE KOSOVES NUK MUND TA HEDHIN DOT POSHTE!!!KJO NDODH SEPSE E KANE NE GJAK MOSMIRENJOHJEN DHE SHERBIMIN NDAJ SERBIT ARMIK HISTORIK!!!MUSTAFA NANO KA PATUR PLOTESISHT TE DREJTE,QE I KA PERCAKTUAR KOSOVARET SI SHOQERI E PRAPAMBETUR MESJETARE!!!

  21. tomori beratit says:

    Une nuk e kuptoj se çfare te mire kane pare KOSOVARET nga sali berisha.VETEM TE KEQIJA.Qe nga shkelja e embargos se naftes qe eshte skandaloze dhe antikombetare siç shkruan edhe ish presidenti malazes Bullatoviç,qe nga prapaskenat me serbet kunder kosoves qe nga Faslliçi nipi i antikosovarit me te terbuar ish zv ministrit te brendshem serb te kohes se millosheviçit dhe deri tek e fundit intevista e berishes ne tv izraelit ku anatemohej njohja e shtetit palestinez njelloj si mosnjohja e kosoves nga shteti hebre.NUK e KUPTOJ se çte keqe kan pare KOSOVARET nga Edi Rama?HAJDE mere vesh kete lloj populli qe ka KOSOVA.E them me dhimbje por une NUK KUPTOJ dhe si une eshte e gjithe shqiperia dhe shqipetaret e vertet patriot e demokrat.

    1. Felix says:

      Kosovaret nuk kane pare asnje te mire as nga Sali Berisha as nga Enver Hoxha. Dashuria e kosovareve ndaj tyre eshte nje dashuri idioteske nga te e konsideruarit e tyre si te pare te fisit, gje te cilen autori e ka trajtuar me gjenialitet prej studiusi e analisti po ti Tomori i Beratit nuk e paske kuptuar

  22. besim says:

    Kush po thot more qe e duam ne kosovaret berishen ik more se qfare te dashuri ate horr berisha kur gjysma e shqiperise nuk e don e si munt ta dua une se vetem neper media e shoh se sdi gje per kite njeri .Sa i perket komentit qe dha dikush ah me duket ke nje komentues me emrin sali qe tha se kosovaret jan te pa shkolluar e te pa dhe me nivel kulture te ulte ne europ uni them kti saliut se une jetova 100 vjet nen kthetrat e serbise po ti po ti 100 vjrt shtet dhe shum pak para neshe jen ne aspektin arsimor kulturor po te kalojne vetem 20 vite per ne kosovaret e tani flasim ne se kush beri ma shum e kush ma pak turp per ju hej njeri 99 vjet shtet jeni dhe asgje skeni jeni shteti ma i dobet ne rajon ne qdo pikpamje dhe prandaj luajeni nje rol vllazrore ne mes shqiptarve dhe jo nje rol perqarje se per ndryshe per mua nuk je shqiptare i vertet .

  23. besim says:

    ju lutem tema postojeni shkrimet emija

  24. Drini says:

    Kosovareve ju ka ngel ora ,do ta marrin vesh po me vone, kush eshte salushi.
    Aq dijne aq bejne.

  25. Nuk e kuptoj se si ky Nexhmedin Spahiu ka kurajon të dale përsëri në skenën mediatike të Shqipërisë. Personi i tij tek lexuesit e Temës është aq i urryer sa dhe vetë Sali Berisha. Nexhmedin Anadollaku e di fort mirë përse kosovarët janë të dashuruar pas Berishës. Kush mendon se kosovarët e duan shpirtërisht Shqipërinë , gabohet! Tek Berisha ata kanë gjetur njeriun më të afërt dhe të përshtatshëm me psikologjinë e tyre tribale për të shtrirë ekspansionin për sundimin e Shqipërisë. Shpresa e tyre, e sidomos pas luftës, nuk ka qenë kurrë bashkimi me Shqipërinë, por vetëm shpresa që Shqipëria të drejtohet prej tyre. Pushtimi në verë i plazheve të Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, dhe zbarkimi i tyre kohët e fundit dhe në Vlorë e Sarandë, nuk ka për qëllim leverdinë ekonomike ose turizmin patriotik. Qëllimi i tyre i vërtetë është studimi, përshtatja dhe akomodimi i përkohshëm si periudhë kalimtare për një vendosje të përherëshme në këto vende. Ata kanë lexuar më së miri aspiratat e Saliut për t’u bërë lider mbarëshqiptar në Ballkan. Shpërblimi i realizimit të qëllimit të Saliut kërkon harac. Dhe ky harac lidhet me dhënjen e mundësisë që një pjese e kosovarëve të vendosen pranë detit. Kjo fazë ju intereson shumë kosovarëve që Berisha të jetë në pushtet deri sa ata të forcohen ekonomikisht. Më vonë ata do të kërkojnë dhe pushtetin politik. Ndoshta shumë lexuesve , ky argument mund t,ju duket si paradoks, por në kontaktet me këta kosovarë prej shumë vitesh jashtë Shtetit , ata i dëgjon të diskutojnë vetëm problemet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Tema e diskutimeve është ekspansionizmi ku rëndësi të vecantë i japin blerjes së trualleve, apartamenteve dhe cdo lloj biznesi tjetër në Shqipëri, pothuajse duke e harruar fare Kosovën. Mungesa e lirisë kombëtare në shekuj i ka zhveshur ata nga cdo lloj personaliteti. Për ta rikthyer përsëri këtë personalitet të humbur , kosovarët mendojnë se rruga më e mirë është kompesimi territorial si shpagim i persekutimit shumëvjecar. Duke e pasur të vështirë dhe të pamundur këtë kompesim tek kombet e tjera fqinje për shkak të largësisë gjuhësore dhe kulturore , synimi i tyre mbetet Shqipëria , duke menduar se realizimi i kësaj aspirate bëhet shumë më i thjeshtë. Prandaj predikuesi dhe nxitësi artificial i aspiratës kosovare për Shqipërinë është Berisha, i cili padyshim nuk e dëshiron praninë e tyre në Shqipëri, por është i detyruar të luajë kartën e pseudonacionalistit për të fituar mbështetjen dhe simpatinë e 90% të kosovarëve të cilët shpresojnë se një ditë kryeministri do t’ja dhurojë këtë Shqipëri atyre. Kjo është e vërteta, dhe jo demagogjia orientale e anadollakut Nexmedin Spahiu.

    1. 1111 says:

      E di qe ka shum gomar ne kete BOT , por sikur ty -Kape per zhelesh- me qen aq i trash nuk KAM DIT QE KA …… ME VJEN KEQ QE JE

      1. Bushi says:

        “Më vjen keq” që 1111 nuk ka mundur ta pëfundojë përgjigjen e tij kundër komentit të shkruar nga “Kape për zhelesh”. Mungesa e pasqyrimit të mendimit, zhvillimi i vonuar komunikues dhe gjuha e cunguar letrare, e ka penguar njëmijë e njëmbëdhjetëshin të mos shprehë në mënyrë të argumentuar atë që mendon. Horizonti i ngushtë intelektual dhe niveli i ulët akademik e bën atë të palexueshëm tek adhuruesit e Temës. Gjykoj se 1111-ta nuk duhet të ketë shumë kohë të gjatë, që ka hedhur shkopin e cobanit, dhe të bëhet pjesë e përpjekjes së tij të dështuar që të konkurojë në forumin e civilizuar të “Temës”, si falangist i ushtrisë obskurantiste dhe injorante të Nexhmedin Spahiut.

      2. sorge says:

        Sali Berisha me kosovaret p[o ben te njejten gje,qe ka bere me malesoret e vtij ushtare besnike,qe u tha ne 90-ten:”SULUNI RRETH TIRANES E DURRESIT;PUSHTONI TROJE E PRONA,OBJEKTE SHTETERORE E PRIVATE;NGRINI SHTEPI,SE NUK DO PAGUANI ASNJE LEK!!!KANE 21 VJET QE NUK PAGUAJNE DRITA UJE E TAKSA,JANE PUNESUAR NE POLICI,TATIME,FATORINO,POLICI PRICATE etj dhe jane perdorur nga Berisha si FORCA PARAMILITARE E BANDITESKE PER TE MBAJTUR ME TERROR SUNDIMIN E TIJ GJAKATAR!!!KA NXITUR URREJTJEN MIDIS SHQIPETREVE DUKE NA PERCARE PERFUNDIMISHT NJE HERE E PERGJITHMONE!!!I KAM DASHUR PA REZERVA MALESORET E VERIUT,PO PAS 90 -tes,ME MBESHTETJEN KRIMINALE QE I KANE BERE BERISHES,I URREJ NE KULM!!!AKOMA NME TEPER PER KOSOVARET:BABAI IM LUFTOI SI PARTIZAN I BRIGADES HEROIKE 22-te SULMUESE TE USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI,POR KOSOVARET MOSMIRENJOHES DHE SPIUNE TE TITOS E INJOROJNE KETE FAKT LAPIDAR!!!MALLKUAR QOFSHI O RRACE CETNIKESH!!!SOCIALISTE SHQIPTARE ,QE ISHIN NE QEVERI NE 1999-ten I MBESHTETEN KOSOVARET SI VELLEZER,NDERSA BERISHA I VRAU,SE I FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE!!!SOCIALISTET,KETA PLEHRA SERBE I QUAJNE GREKE,NDERSA BERISHEN E MBAJNE PER HERO!!!MALLKUAR QOFTE RRACA JUAJ!!!KURRE TE MOS U BASHKOFSHIM ME JU,O SLLAVE TE SHQIPTARIZUAR!!!EDHE FIZIKISH,NGJANI ME SERBET E JO ME NE!!!SHPORRUNI!!!BERISHA SI AGJENT I UDB-se BERI QE SHQIPTARET TA URREJNE NJERI TJETRIN KAQ FORT ,NDERSA JU,PLEHRA E BENI HERO,KRIMINELIN QE U VRAU DJEMTE E UCK-se,QE BURGOSI ADEM JASHARIN,QE VRAU REMZI HOXHEN etj!!!MALLKUAR QOFSHI!!!

  26. Frrok says:

    Nexhmedin Spahiu eshte vertete njeri gjenial.

    1. zefi says:

      O Frrok!!Per nje shpellar,qe ka jetuar tere jeten ne nje kasolle me dhite,sic ke bere ti e soji e sorollopi yt,doemos,qe nje ANTI SHQIPTAR si ky turkoshaku serb Spahiu,do jete gjenial!!!Te gjithe kriminelet,apo BUDALLENJTE,qe bejne pjese ne nje bashkesi e respektojne ate qe eshte me BUDALL!!!Ty te duket gjenial ky S[ahiu,se kerkon te mbroje ARMIKUN DHE TRADHETARI ME TE MADH TE SHQIPERISE,SALI RAM BERISHEN NGA KAUKAZI!!!Kete detyre i ka dhene agjentura serbe,PER TE PROPAGANDUAR BERISHEN,qe te mos u DIGFJET AGJENTI I TYRE,ME TE CILIN PO PERCAJNE SHQIPTARET,QE T;I RREMBEJNE NEN VETE!!!Ate ,qe nuk e bene dot PUSHTUESIT ,PO E BEN SALI BERISHA!!!KY SPAHIU NUK DUHET TE KETE VEND NE KETE FAQE TE NDERUAR TE GAZETES PATRIOTIKE “TEMA”!!!

    2. Reni says:

      Ka mundësi që emri yt i vërtetë të mos jetë Frrok, por Faslli (ose Faslliç)…

  27. Antoni says:

    Kosovaret nuke eshte be vcertet qe te gjithe e duan.shifni çfar ka then Qosja per te ,por ka prej atyre qe e duen vetem se genjen si ai e kurrkush,per arsye se kosovaret jane mesuar me i rrejt,Serbi dhe pranojn te rrehen dhe nga nipi i Serbve.Ja tu tregoj nje prej rrenave te Saliut qe u pelqen Kosovarve.Kur saliu u fute ne konferencen Islamike,Disa prej Kosovarve injorant u gzuen pa mase me shpres se vendet islamike do te njifnin pavarsin e Kosoves gje qe nuk ndodhi.Po si tja bejm hallit qe tani ne viziten e fundit ne Izrael tha:ne qofte se Nato dote sulmoj Iranin Shqipria dot luftoj per krah NATOS. çfar te mire pret Kosova nga vendet islamike pbas fjales Berishes ne IZRAEL?
    Ju Efendi Nexhmedin Spahiu ,i leshuat ca P…..,por duhej nte kishit ngren Grosh e buke thekri ma shum, ndoshta na e kishe mbushur mendjen se mundesh te p….. ma gjate.Ne qofte se Kosovaret e duan Saliun po ja u falim ,por me kusht qe te mos pendohen e na e kthejn prap.

  28. Phoenix says:

    Ja ke futur kot or mik. Shqiptaret zgjedhin udheheqesite e tyre ne baze te injorances dhe servilizimit.

  29. Jorgo says:

    Ky “Kape per zhelesh” qenka komplet zhele nga mendte e kokes….Kosovaret tjesht kane mungese informacioni,por dhe ajo qe thote N Spahiu qendrom-keshtu jemi ne shqiptaret:vdesim per njeshin

    1. Istogu says:

      Besoj se Jorgo asht qaj i cilli nuk i ka informatat e mjaftushëm për ne kosovarët. Kosovarët n Kosov disponojn krejt TV kanallet informative t’Shqipnis, pa perjashtumun diasporen tan n botë, të cillët përpos signaleve satelitore ne shqip disponojn 3 deri në katër llaptope të instalume me programat e internetit. Për Jorgo; kisha dasht me skjaru se Kosovarët të cillët perkrahun Sali Berishën jan shum të tutun prej nivelit kultural, superior te shqiptarëve t ‘Shqipnisë. Kjo fobi e tyne ashtë kthyer në ni xhelozi t’ urrejtshme , veqmas kundër jugorve. Ky ashtë ni shkak tjeter për t simpatizu Sali Berishën i cilli i qoi tenket në jug t Shqipnis ne vitin 1997, tek i cilli fatkeqsishte kosovaret shohin shpresën e vetme për të realizue andrrën e shum vjeqare të zgjanimit te bashknise territoriale shqiptare. Pajtohem plotsisht me analizen e Kape për Zhelesh. Jorgi ti si ngjihke hiq kosovaret.

      1. zefi says:

        Te pershendes me gjithe zemer,Istogu,per komentin tend plot shqiptarizem!!!Per ju kosovaret,niveli i larte kulturor,profesional e shoqeror i jugut te Shqiperise,nuk duhet te behet shkak per xhelozi,aq me pak per ZILI E URREJTJE FANATIKESH!!!Perkundrazi,ju duhet te krenoheni me kete FAKT dhe te perfitoni,qe te gjithe shqiptaret te NGRIHEN NE NIVELE EDHE ME TE LARTA!!!Por kjo nuk behet me URREJTJE,POR ME DASHURI!!!Kur prinderit tane LUFTUAN SI PARTIZANE PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI ME URDHER TE GJENERAL-KOLONEL ENVER HOXHES,KETE NUK E BENE PER INTERESA TE TE HUAJVE,POR PER TE DHENE KONTRIBUTIN E TYRE,QE PAS LUFTES,TE GJITHE SHQIPTARET NE BALLKAN TE ISHIN NE ANEN E FITUESVE E JO TE HUMBESVE!!!Keta kosovare,qe komentojne EGERSISHT KUNDER JUGORVE E SOCIALISTEVE SHQIPTARE,NUK JANE GJE TJETER VECSE KELYSHET E ATYRE QE FORMUAN DIVIZIONIN FAMEKEQ NAZIST “SCANDERBEG”NE KOSOVE,APO KRIMINELET E XHAVERR DEVES QE SI MINISTER I BRENDESHEM I PUSHTUESVE NAZISTE,BERI TERROR NE TIRANE ne 4 SHKURT 1943 DUKE VRARE NE RRUGE 86 QYTETARE TE PAFAJSHEN TIRANAS!!!JU BENI HERO BERISHEN,QE FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE DJEMTE TUAJ,NDERSA SOCIALISTET,QE ISHIN ATEHERE NE QEVERI E JU STREHUAN E JU MBESHTETEN ME TE GJITHA FORCAT SI VELLEZER TE NJE GJAKU,I TRAJTONI SI ARMIQ!!!PO ATA 30 MIJE KOSOVARE,QE ERDHEN E VOTUAN NE TIRANE me 8 MAJ per Berishe,A NUK ISHIN ANTI SHQIPTARE???PER JU KOSOVARET,TE GJITHA PARTITE SHQIPTARE DUHET TE JENE PO AQ TE DASHURA SA JANE PER NE SHQIPTARET E SHQIPERISE PARTITE TUAJA NE KOSOVE!!!PERCARJA,QE KANE NXITUR TE HUAJT,E TANI BERISHA MIDIS SHQIPTAREVE NESIPAS FEVE,GEGE E TOSKE,APO PARTIVE,JANE ANTI SHQIPTARE!!!PATRIOTET E NDERSHEM TE KOSOVES DUHET TE RIORGANOZOHEN RADIKALISHT DHE TE NGRIHEN KUNDER PERCARJES MIDIS SHQIPTAREVE!!!DISTANCOHUNI NGA POLITIKA ANTI SHQIPTARE E SALI BERISHES,NDRYSHE NA HENGRI SERBI!!!NUK BASHKOHEN TROJET SHQIPTARE PA U BASHKUAR SE PARI NE SHQIPTARET ME ZEMER E JO ME FJALE!!!NE FUND VJEN BASHKIMI I TROJEVE!!!PA BASHKIM SHPIRTEROR NUK KA BASHKIM TE TROJEVE SHQIPTARE!!!NDRYSHE NA HA UJKU SERBI!!!

  30. Epirioti says:

    Deri diku kini te drejte Zt Spahiu, eshte e vertete se Shqiptaret jane mesuar me jete Fisesh, Tribush por problemi qendreon se kohet kane Evoluar, dhe ky Diktator perkrahet dashurohet Qorrazi dhe Budallallekshe nga shume Shqiptar Verior&Kosovar. Berishen e quajne gjak nga gjaku i tyre, birin e tyre per shkak se eshte Verior dhe njekohesisht eshte edhe i fese Myslimane. po ta vesh re Dashuria e Kosovareve karshi Majkos eshte Venitur shume edhe pse ai beri shume me shume se cmund te bente Berisha apo ndonje Kosovar. Njekohesisht per Kosovaret feja Ortodokse ka ndryshom nga ajo Katolikja dhe Bashkiaku i Gjakoves edhte Djal i tyre rritur mes tyre , keshtuqe ate smund ta hedhin posht kaq shpejt kaq kollaj, Kurse Rama ndihet si 1 i huaj per kosovaret pershkak te Fese Ortodokse Origjines Jugore dhe i rritur ne Shqiperi, keshtuqe smund ta krahasosh Ramen&Majkon me Berishen&Pal Lekaj

    1. Visari says:

      Sikur Majko te qendronte akoma kryemoinister ai do te vazhdonte te jete me i dashuri i kosovareve. Po nuk eshte me kryeminster. Kush i ka faj qe e leshoi postin. Sipas mentalitetit te fisit, i pari i fisit duhet te qendroje derisa te vdese si i pari i fisit. Keshtu duhet ta kuptojme Spahiun i cili i kursen lexuesit nga sqarimet e tepruara. Eshte autori me konciz qe une e kam lexuar nder shqipatr e nder te huaj.

  31. jorgo says:

    Enderren e Shqiperise reale(qe prape nuk eshte reale se mungojne toka ne Greqi,Mal te Zi,Maqedoni) nuk e ben Berisha.Se Berisha nuk eshte kaq patriot.Thjesht shitet si i tille.Me vepra e ka treguar fytyren e vertete:ka shitur nafte Miloshevicit(dhe ne ne Shqiperi e dime te gjithe qe eshte 100% e vertete ,sepse nafta u shit edhe nga individet),ka qene kunder firmes se Rambujese.Keto jan te dokumentuara

  32. toni says:

    e duan sepse jane debila si ai vete por mjere ne te tjeret qe duhet ti durojme

  33. Edmond says:

    kush po can koken pse e duan Sali Berishen kosovaret..po te duan le ta marrin atje dhe ta bejne Muhamet a mahmut.cfare te duan..vetem mos kalojne kufirin ketej dhe te hedhin votat e tyre me ato duar te felliqura me gjakun e femrave dhe businesmanve shqiptare..mos vijne te vjedhin dhe shkaterrojne Shqiperine se do vi nje dite qe ate qe ju beri serbi do ta marrin nga shqiptaret kjo rrace gabelsh qe felliqi boten dhe me e keqja prezantohen shqiptar nga Tirana se kane frike te thone te verteten dhe na shofin dhe ne sikur jemi si keta..keta jane mosmirnjohes dhe te ndyre ..njeri nga keta per Allahun vret 300 nga ne .pa problem…ato budallalliqe jemi vellezer e derci verci tjua tregojne te tjerve jo ne qe i njofim.. vellezer ju thone serbeve ,vellezer ju thone turqve,vellezer arabeve..ndoshta kane pasur shume baballare..po te rrine urte ne Shqiperi se njerzit jane mbushur plot me keta qelbanik..pa futur ketu ate shtrese kosovaresh qe vertet e ndjen veten shqiptar .por qe fatkeqsisht eshte nje pjese e vogel

    1. Kosova e kuqe says:

      Nuk ke nevoj te shkruash aq gjate qe te tregosh se je antishqiptare,krishter dhe debil perverz.

  34. durrsaku says:

    kosovaret e duan berishen se tek ai shofin veten. shofin kokeforcine injorancen primitivizmin muhamedin dhe turqine.

  35. SKENDER BEU I VJETER says:

    KOSOVARET E DUAN SALINE SEPSE I BEN PORDHET ME AJER BJESHKE,KURSE EDI I BEN PORDHET ME AJRIN E MBYLLUR MBYTES TE TIRANES.SHQIPTARET I VLERSOJNE LIDERIT NGA PORDHET QE KANE DHE PREFEROJNE EREN E PORDHES QE U NGJET ME SHUME ME PISLLIKUN E AJRIT KU JANE RRITUR.DO THONI ,PSE E DESHEN ENVERIN KOSOVARET,KU ERA E PORDHES SE KOSOVES DHE KU ERA EPORDHES SE GJIROKASTERES.GABOHENI SEPSE ENVERI HANTE SHUME DJATHIN E GJIROKASTRES ERA E TE CILIT AFRON ME EREN E DJATHIT TE MALEVE TE SHARIT KESHTU QE EDHE ERA E PORDHEVE TE ENVERIT PERHAPEJ SI FLLAD NE KOSOVE DHE DUKEJ SI ERE E MALEVE TE SHARIT.HAJDE PSIKOPATE PSIKO ANALISTE QE PO DALIN TANI.

  36. KAPARJELI says:

    NEXHMEDI SPAHIU PO I FRYNE PERCARJES, VERI JUGE,SHUM RREZIKSHEM.AI DHE TEZAT E TIJ TE ERRTA BIJEN ERA MYK. POPULLI SHQIPTAR S,ESHTE KOPE.ORA E KETIJ FIRAUNI POLITIK KA MBETUR PRAPA, NE C, GRAZHD HA KY EFENDI.

  37. Nuk ja vlen te merresh me keta qe skane me dinjitet dhe su ben pershtypje opinioni per ta. Nje gje dihet mire: Bijte e ambasadoreve te Titos jane hedhur ne mesymje kunder vlerave te identitetit tone kombetar. Mire bejne qe nxjerrin hijet e tyre te zeza nga koka dhe po ju kujtojme se jane skalioni i pare i ustallareve te tyre, te destinuar te sakrifikohen, ose te perfundojne si limona te shtrydhur ne koshin e pleherave te historise se Kombit me te vjeter te Evropes qe shqtihet nga Nishi ne Preveze. Faqja e zeze per ta, nga nexhmedinet e deri tek migenet & CO.

  38. Shqiperia Etnike says:

    Dua te filloj komentin tim me nje konstatim te nje gazetareje nga Tirana e cila nenje moment tha” nuk ka dreq qe shqiptaret i ben bashk” dhe po e kuptoj se sa te drejte ka pasur.Vetem shikoni shprehjet shpellar, te paarsimuar, rebel e plote e plote te tjera duke e fyer njeri tjetrin.Nexhmedin Spahiun nuke don askush ne Kosove sepse ai eshte ithtar i krijimit te kombit kosovar- ndersa shprehjen kosovar ne e urrejme sepse ajo vetvetiu krijon ndarje sepse ne nuk jemi kosovar por shqiptare te Kosoves.Mustafa nano me te drejte konstaton qe Berishen e dojne ne Kosove por nuk e dojne te gjithe shqiptaret e Kosoves sepse ne kurr dhe asnjehere nuk mundemi me harru kontributin e popullit, qeverise dhe shtetit shqiptar ne luften qe e beme kunder Serbise.Dhe vetem ky reagim kur ne reaguam si komb pa marre parasysh se ku jetojme (Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal i Zi,Lugine e Presheves dhe diaspore)rezultoi me FITORE.Kjo fitore u materializua me shpalljen e pavaresise se Kosoves e cila eshte nje trampoline e per endreen tone shekullore-BASHKIMIN KOMBETAR.
    Andajlargoni fyerjet se ne nukjemi shpellar, nuk jemi te paarsimuar, as ju nuk jeni rebel dhe progrek por JEMI NJË te mire e te keqinj keta jemi.
    Shqiperia Etnike eshte gjithcka ndersa te tjerat jane imtesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje