Shenjtnia e rreme e pleqve të urtë

13 Dhjetor 2011, 13:55Blog TEMA

Nga Ardian Ndreca

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pasë gjithnji përshtypjen se ishte mësue, urtë e butë e pa u ndie, me i shenjue golat e vet në pushimin e ndeshjeve e kajherë në kohën shtesë, tue u nda gjithmonë të paktën me nji pikë. Partia e tij mbeti deri në fund pa nji profil të fortë, diçka e mefshtë dhe gati e papranishme, si vetë themeluesi, por e gatshme me marrë copën që i takonte në çdo situatë. Dy tri gjana mund t’i kujtojmë Godos si politikan: tonin e shtruem të zanit, çështjen e pronave, sidomos ato të palës së tij, dhe nji lloj kundërvumjet gati instinktive ndaj Greqisë.

Epitetin “plak i urtë” ja pat ngjitë Nikollë Lesi me shpotí, por ndodh kajherë që shpotija të kthehet në nderim, dhe cilësori “i urtë” me shumësinë e vet kuptimore e lejon plotsisht këtë gja. Njiherë pata rastin që të m’a spjegonte ai vetë thelbin e motos partiake: “Atdheu fillon tek prona”. Shpjegimi ishte ma skandaloz sesa vetë motoja, prandaj ia vlen me u marrë pak me ketë çeshtje. Prej nji republikani do të kisha pritë që atdheu, apo jeta shoqnore, të bazohej tek puna, jo tek prona. Por ja që nji republikan improvizator i shek. XX shpluhnoste nji parim feudal, i cili kishte 100 vjetë që ishte demodé, e madje donte me ua shitë shqiptarëve si të ishte nji shpikje gjeniale. Edhe po t’i bashkoj me mend të gjitha argumentet që përmblidhte Godoja në favor të tezës së tij, nuk mbërrij me krijue as ma të voglin respekt për atë tezë anakronike.

Identifikimi i atdheut me pronën në kontekstin e Godos asht rrjedhojë direkte e nji shkaku historik që la mbrapa dy efekte me randësi. Shkaku asht raporti mohues i sistemit komunist me pronën private, ndërsa efektet e këtij raporti janë themeli i teorisë së gabueme të Godos. Efekti i parë asht mendësia dhe botëkuptimi materialist i jetës që rranjosi ideologjia komuniste në Shqipni. Efekti i dytë ka të bajnë me reagimin e ligjshëm ndaj padrejtësisë që u ba në lidhje me pronën. Ndodh shpesh që mekanizmi i reagimit të çojë përtej cakut të logjikshëm të asaj që asht e drejta në vetvete. Teoria e Godos i kundërven mohimit të së drejtës së pronës private tek ne, ekzaltimin dhe shenjtnimin e saj si bazë e shoqnisë e madje edhe si personifikim i atdheut.

Prona në vetvete asht diçka sasiore, dhe si e tillë mund të mbarështohet por edhe mund të humbet e të firojë. Me konceptue kësodore atdheun domethanë me e cilësue “ma me atdhe” nji person që zotnon ma shumë prona, ndërsa nji tjetër që ka ma pak prona me e pa si nji që ka “ma pak atdhe”, e si rrjedhojë edhe ma pak të drejta në gjinin e kolektivitetit. Teori për sèri kjo, sidomos për nji republikan!

Pronësia fitohet, humbet, tjetërsohet, ndërsa atdheu jo. Ndodh madje që edhe kur të zbojnë nga atdheu, ti vijon me e trajtue atë si atdheun tand. Rasti i arbëreshëve asht paradigmatik. Ata, edhe pse kishin humbë pronat e tyne prej shekujsh, s’e harruen atdheun dhe pak nga pak i dhanë nji hov lëvizjes kombtare për çlirimin e tij, pa mtue asnji pronë përveç idealit të lirisë.

Në Perëndim ka ma se nji shekull që përfaqsimi dhe vetë zgjedhja e përfaqsuesve nuk bahet në bazë të pronave e në bazë të taksave që paguejnë qytetarët. Në demokraci votojnë dhe zgjidhen si ata që kanë, si ata që s’kanë prona. Kjo ndodh pikërisht pse era moderne ka shti elementin politik, si faktor themelor të jetës publike. Prona kishte randësi themelore në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve në Greqinë dhe në Romën e lashtë, e ma vonë në Mesjetë. Duhet thanë së pari se e drejta e pronësisë asht e lidhun ngusht me pasjen e pronësisë, e ky asht nji koncept mjaft relativ dhe i diskutueshëm, mbi të cilin nuk mund të ndërtohet në mënyrë solide jeta e nji kombi. E në fakt lindja e kombeve përkon me lindjen e nji konceptimi të ri të pronës. Në antikitet pronësia e parë e njohtun ishte ajo familjare. Soloni psh. ua kishte ndalue pjesmarrjen në agorà, në asamblenë e qytetit, plangprishësve, si të padenjë me u marrë ligjet e qytetit. Ma vonë lindi dhe u forcue e drejta e pronësisë individuale. Pronësia pranë romakëve nënkuptonte idenë e dominium-it, edhe kjo ide sasiore që përfshinte të drejtat e përdorimit, të vjeljes së fryteve, të shitblemjes etj.

Tue nisë prej fillimeve të ‘800 e drejta civile asht zhvillue në linja krejt tjera e sot ideja e pronësisë shpreh të drejtën që njerzit kanë me i gëzue dhe me i përdorë gjanat lirshëm, me kusht që mos me veprue kundër ligjeve. Megjithëse prona ndahet në publike (res publica) dhe private (res privata), Godoja kërkonte me e justifikue idenë e tij të atdheut tue u mbështetë tek shenjtnija e pronës private.

Kushtetutat dhe ligjet republikane e trajtojnë pronën private si të nënrenditun në raport me pronën publike, prej këtu rrjedh instituti i shpronësimit me ligj, tue parashikue shpërblimet përkatëse, kur nji akt i tillë kërkohet për me realizue të mirën publike. Me triumfin e kësaj logjike, prona nuk shihet ma (si në lashtësi) si nji atribut i personalitetit të njeriut, por zhvillohet në vetvete si çështje në kapitullin që i takon raporteve ekonomike të së drejtës civile.

Pra, çeshtja e pronës lidhet ngushtë, jo thjesht me titullarin e saj, por edhe me ata që janë pjesë e bashkësisë civile. Prona fiton kështu nji funksion social dhe kjo gja ban që të tejkalohet koncepti individualist i pronësisë. Fryt i këtij zhvillimi asht tatimi mbi pronësinë dhe e drejta e shtetit me vjelë tatimin e kalimit të pronësisë. Kjo gja i lejon bashkësisë (res publica) me u imponue si subjekt unitar dhe sovran përballë shumësisë së pronarëve të veçantë.

Kurse ideja e Godos na kthen edhe nji herë tek koncepti i vjetër individualist i pronësisë, mbasi tentativa e tij me e bazue idenë e atdheut tek faktori pronë paraqitet sot thjesht si nji ide antirepublikane. Mendime të tilla janë fryt i nji bote me dimensione të mbylluna, pa horizonte shpirtnore, të mbrujtuna me tharme të forta materialiste. Prapseprap Godos i ka dalë mbarë themelimi i partisë republikane, edhe pse kjo parti s’ka dhanë ndonji kontribut për t’u mbajtë mend në politikën shqiptare, përjashto këtu atë të ministrit Mediu. Vrionasit janë ata që deri tashti kanë përfitue ma shumë se kurrkush prej damshpërblimit të pronave. Ketë gja e dëshmon edhe vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 13/7/2011, që u dha atyne nji shumë mjaft të majme si damshpërblim. Ç’ftyrëzim i trishtueshëm: atdheu/pronë i konvertuem në euro që shtegton në mënyrë anonime drejt bankave të botës! Ato të holla, sado të ligjshme që të jenë, nuk mbartin me vete asnji karakteristikë të atdheut; të kundërten mund ta besojnë vetëm ndonji ndjekës i thekun i Karl Marksit.

Por s’duhet harrue se plaku i urtë Godo, si konformist i klasit të parë deklaroi, në gushtin e kaluem, tek emisioni Fakt i Ç. Pekës, se simbas tij Berisha duhet të bahej President i Republikës dhe Basha, meqë asht nji “burrë fisnik”, duhet të bahej kryeministër dhe leader i PD. Pohime të tilla nuk i bajnë sot as vetë korifejtë e PD-së, por Godoja shtyhej kaq shumë për me sigurue nji “captatio benevolentiae”, si për partinë e tij fantazmë e pa asnji karakter republikan ashtu dhe për interesat e tija personale.

Me atë rast kryerepublikani Godo, tue iu bashkue korit, nuk i kurseu kritikat ndaj presidentit Topi për “diapazonin e tij prej 100 fjalësh” në zgjidhjen e krizës. Nji që e njeh kushtetutën tonë i di mirë edhe atributet e presidentit në ketë fazë kaq delikate. Aq ma tepër që atëherë kur Presidenti i Republikës quhej “puçist”, kryerepublikani i urtë Godo nuk mbërrinte me lidh dy fjalë kuptimplote.

Duhet thanë se vetë Godoja nuk asht shque për nji diapazon të gjanë fjalësh. Madje edhe ato i ka shqiptue me za të ultë, si plak i urtë që ishte, aq sa i mjaftonte me zgjidhë punët e veta. I paqortueshëm në konformizmin e tij, s’mbrrijti nji herë të vetme me e thanë nji fjalë kundër rrymet. Më lind shpesh dyshimi se ata që kanë ba Shqipninë e mosvarme, këtu e 100 vjet të shkueme, nuk mendonin me e nda atë në nji mori zagnash për me i shitë turrë nën halí, tue grabitë m’nji anë pronarët e ligjshëm, e çka asht edhe ma keq tue grabitë Shtetin shqiptar. Edhe mbas 20 vjetësh që ka ra regjimi komunist, nji kob i madh na ndjek: njerzit vijojnë me u vra për pronën. Shqipnia dhe fati i saj politik janë lanë në mëshirën e të padenjëve, kurse për pronat vijon me u derdhë gjak i çmueshëm shqiptarësh. Por asnjiherë nuk do ta zgjidhim çeshtjen e pronës private (res privata), po nuk u forcue e po nuk pati dinjitet respublica, pse asht pikërisht ajo që na bashkon.

E ajo që na bashkon duhet të jetë ma e fortë në ndërgjegjen e shqiptarëve se ajo që na ndan në ngastra a në zagna shpirtnore e landore.

respublica.al

35 komente në “Shenjtnia e rreme e pleqve të urtë”

  1. fule says:

    per veten e vet punoi mire legeni plak Godo, skam cte them

  2. rrupaqe says:

    shkruaj shqip sic eshte gjuha zyrtare jo sic flasin ne fshatin tuaj o mik godua i mir i lige iku c fare tju bejm ketyre qe spo ikijne per kata shkruan dot ndonje gje qe tani qe jan gjalle?

    1. skerdi says:

      Ku dine maloket te shkruajne mor te keqen…gjithe jeten te tille mbeten….njerez servila dhe te pafytyre…e gjykojne godon pas vdekjes se nuk kishin as guximin e as cilesine ti dilnin para….

      1. Joni says:

        Po mos ia fut kot o Skerdi se e trashe shume muahebtin maloket-maloket, fol o vlla si shqiptar qe te dhimbset Atdheu e mos bej te tilla dallime kur nuk ka vend. Ky qe ka bere shkrimin te pakten e pati guximin te thoshte te verteten per Godon se si shume lavde ju thuren pa merite…Po ne te keqen e kemi nga Saliu po ai Saliu nuk punon vetem se ka pase dhe ka bashkepunetore te tille. Prandaj duhen vene pikat mbi i….

    2. Gjergji says:

      O mik i kesaj gazete, mos e ngaterro shqipen me gjyhen zyrtare. Ardian Ndreca nuk eshte funksionar i shtetit dhe nuk shkruan nen zyren e tij, ai eshte publicist qe ka zgjedhur te shkruaje ne njeren prej tre koineve te gjuhes shqipe. Ne koinene gege, ne te cilen kane shkruar eterit e kombit tone shqiptar.
      Pse ta vret veshin gegnishtja? Nese s’te pelqen mos e lexo. Une psh e lexoj me qejf, ta zeme, Artan Lamen qe shkruan toskerisht (jo standard) dhe them se per fat nuk ka vdekur krejt nervi gjuhesor yni.

    3. MALSORI says:

      shqip ka shruar , ne Gegnisht , nje dialekt qe ne vitet 70 e ndaloi regjimi komunist . Eshte dhe ngelet gjuhe e bukur ( jo si ajo qe flet Jozefina ) . Ne shkollat e Diktatures u hoq fare genishtja se duhej me u harrue figurat e ndritura qe kane shkrue me ket dialekt .

      1. Arberor says:

        Mos ua vini re, Berishistet kane nje semundje, e perdorin fenomenin e krahines apo te dialketit vetem kur u duhet apo kur u sulmohet ideologjia e tyre Berishizmi, jo se e kane problem cfare dialketi ka shkruar z. Ndreca. Aq me teper kur dikush qe shkruan ne gegrisht dhe flet kundra ketij sistemi, e quajn disi tradhetare, se u duket “demokracia” na erdhi si pasoje e krahines, dhe jo si pasoje e kohes se stergjatur ne regjimin e kaluar!

    4. Ani says:

      Ti, qe kritikon te tjeret, do kishe bere mire t’ja filloje nga vetja jote! Ai po flet me shqipen e fshatit te vet e ti me shqipen e katundit tend andej nga Tosknia! Nuk thuhet Godua, po Godoja, shkruhet i lig dhe jo i lige, ikin dhe jo ikijne edhe ne fund keta dhe jo kata! Persa i perket termit malok, eshte term diskriminues qe njerezit si puna jote dhe atyre qe ta kane perkrahur muhabetin ketu, e perdorin ngaqe jane vete njerez te humbur ne injorancen e tyre! Vleresojini njerezit nga ata cfare jane dhe cfare kane arritur ne jete dhe jo nga origjina e tyre! Dhe se fundi artikulli i shkruar ketu eshte ne gegnishten letrare! Shqipja per here te pare u shkruajt ne gegnisht ne kohen kur ju endeshit akoma dhe dhi e dele andej nga katundet nga zbritet dhe i fali letersise shqipe nder veprat me te medha qe ajo sot gezon! Ky nuk eshte dokument zyrtar por eshte refleksion i mendimeve te shrimtarit edhe eshte i lire ti shkruaje si ja ka qefi!

    5. andon ashiku says:

      Ai shqip ka shrkuar ka ca “nuanca” gegnisht, por kjo “godua” c’fare asht????shqip?????
      Gjuhen zyrtare sot nuk e flet as 5% e popullit shqiptar.

      P.S shkruani per temen qe z.Ndreca shkruan mos flisni kodra pas bregut kor sa per te thene diqka.

      Te gjalleve Respket, te vdekurve te verteten Sabri Godo ishte thjesht nje opurtunist.

  3. ARBEN says:

    Shkrim me vlera. E pelqej se pari per rrjedhshmerine dhe shtjellimin e idese kryesore, por dhe per gjuhen e perdorur.

  4. LINDA says:

    Me pelqen shume shtjellimi. Si nje njohese e pavemndshme e veprimtarise se Godos, kisha arrite te kuptoja qe dicka nuk shkonte ne karakterin e tij dhe te partise se tij… dhe eshte pikerisht kjo qe pershkruhet ne kete shkrim…

  5. Perandori says:

    Artikull i shkelqyer.Do te doja te shkruaja me per kete turkoshak, dallkauk,hajdut dhe fallsifikues pronash, sahanlepires dhe kriminel i viteve 43-50, agjent undercover i sigurimit te shtetit etj,etj por nuk kam kohe ne kete moment te tregoj ngjarje reale per kete pacavure.I vafte shpyrti ne sketerre.

  6. Arbereshi says:

    Nje pende e forte kjo qe nxjerr fjale dhe mendime te mencura.Pronat jane ndare nga perandorite per te shperblyer gjeneralet dhe oficeret e ushtrive te tyre pushtuese.Nga sa e dijme historine tone,edhe ne Shqiperi e ne viset ku jetojne shqiptaret, pronat u jane ndare bejlereve,agallareve dhe hoxhallareve nga perandoria osmane per t’iu shperblyer per sherbimet dhe vartesinbe e tyre ndaj Portes se Larte dhe per te nxjerr fitimet nga tatimet qe u merrnin. Por punen e ka krijuar zoti dhe asaj i duhet falur dhe ajo duhet te jete sundimtari i te gjitheve.Per kete pajtohem plotesisht me konkluzionet dhe argumentimet e drejta te autorit kur i kundervihet motos se plakut te urte Godo( urte e bute e plot tigani i Vrioneve!)”atdheu eshte prona”.Dhe ne fakt ai e familja e tij ia kane pare hajrin ketij”atdheu”.

  7. LORA says:

    Marr kenaqesi te vertete estetike kur lexoj Ardian Ndrecen.Gegnishtja e tij eshte shume e bukur,e latuar me kujdes,vibrante dhe e kuptueshme plotesisht.
    Mendoj se Godo-ja eshte nje nga kontributoret kryesore te lesh-e-lise
    antikombetare te problemit te prones ne Shqiperi.”Urtesia” e tij,(tipike e nje hijene) eshte pjese integrale e ketij kontributi.Kundervumjet e tij instiktive kunder Greqise kane qene poza pa kurrefare patriotizmi,per mua te neveriteshme nga synimi i tij mashtrues.A mbani mend ndonje qendrim publik te tij,per marreveshjen,me greket, e qeverise aktuale ne cenimin e integritetit territorial te Shqiperise ne hapesiren e saj ujore?????Ky ka qene Godo
    “patrioti”Me vjen mire qe nje kualitet si Z.Ndreca eshte teresisht i kthjellet ne vleresimin e Godo-se;koha me kalimin e saj do ta beje me te qarte edhe per ata qe rreken sot me mender-urtesine e tij.

  8. rrema says:

    Diku aty nga viti 2000, në Kuvendin e Shqipërisë nërsa debatohej per nje teme politike lindi nje perplasje ndermjet Godos dhe Nanos.nga fjalet e Godos Nano u idhnua dhe i thote :

    ” ti mos me fol mua per pronat mua se ti ke qene ai qe me thonje -une ekam parrulle kete teme’

    perkundrejt kesaj fjale diskredituese, qe tregonte hipokrizine e Godos per problemet re pronave, dhe e demaskonte keqas perpara deputeteve, te gjithe prisnin mbrojtjen e Sabri Godos por ai nuk foli asnje fjale ç’ka tregoj se Fatosi nuk po bllifonte por tha nje te vertete.

    Nuk dihet cili eshte kontributi i Sabriut ne keto vite . Ai ka ndyshuar aleatet sa here i nevoitej atij dhe aleatet e lavderonin here njeri e here tjetri, kur digjte Vloren e kur bente lajka e dredha..

  9. Lex Rex says:

    Artikull mjaft interesant, deshiroj te saketesoj nje gabim te artikullshkruesit: ai permend disa here Sabri Godon si themelues te Partise Republikane. Ne fakt themeluesi i vertete i Partise Republikane eshte Z. Vangjush Gambeta, por Godo i futi berrylin qe ne muajt e pare te ekzistences se kesaj partie.

    1. Keno Kotorri says:

      e Vertete, ve;se ate parti e themeloi sigurimi per t’ia kundervene Partise Demokratike.

      1. Lex Rex says:

        Po edhe Partine Demokratike sigurimi dhe Ramiz Alia e krijoi. Fillimisht nderprene dritat ne Qytetin Studenti, pastaj parashutuan Sali Berishen.

  10. albani says:

    kam pas pak respekt per godon deri diku, por me ket salen president e me bashen kryeminister ja futi kot fare, hahahaha

  11. Sinani says:

    Parrulla e republikaneve ka qene “Atdheu fillon tek shtepia jote”, ndersa artikullshkruesi e ka deformuar. Une nuk po i hy fare qendrimit qe kane mbajtur republikanet me pronen, por kjo parrulle vertet eshte kapitale.
    Nuk e di por ndersa lexoj shkrimin e zotit Ndreca, me krijohet ideja se ai me shume se te sqaroje problemin, merret me meskinitete, botkuptime filozofike gjysmake, me nje gegerishte te sforcuar, qe jam i bindur nuk e kupton as vete.
    Dhe se fundi. Kete shkrim zoti Ndreca mund ta kishte botuar edhe disa dite me pas, te pakten sipas zakonit kur te kishin kaluar te 40-tat e ndarjes se zotit Godo nga jeta. Por zoti Ndreca eshte i krishtere dhe zoti Godo myslyman. Njeri eshte gjalle tjeteri sapo u largua nga kjo bote. Por te jetosh nuk do te thote se je ne avantazh dhe mund te shash se je i sigurte qe nuk do te marresh pergjigje. megjithate zoti Ndreca mund te vazhdoje perseri. Duket qe ka humbur shume kohe dhe kerkon ta fitoje. Por koha nuk fitohet duke deformuar e duke share, per me teper fjalet e nje njeriu qe tashme nuk jeton me, por qe ka lene gjurme ne jeten e Shqiperise.

  12. Atdhetar USA says:

    ARTIKULL BRILLANT, SABRI GODUA DUHET TE RESPEKTOHET E TE KUJTOHET ME SHUME PER ATE QE KA SHKRUAR, NDONSE KA PAKE KRIMTARI SA PER KONTRIBUTIN E TIJE NE POLITIKE KU GJITHECKA E BERI LESH E LI, VETEM E VETEM PER TE PERFITUAR PER VEHTE DHE FAMILJEN E TIJE. KA SHUME PRONARE TE LIGJSHEM QE PRONAT E TYRE I KANE BLERE ME PARA PRINDERIT APO VETE ATA, PORE QE HEQIN TE ZITE E ULLIRIT PER TI MARE DHE KA PREJ TYRE QE AKOMA ENDEN DYERVE TE GJUKATAVE DHE SKANE MARE GJE , NDERSA SABRI GODUA QE PRINDERIT E TIJE DHE SIDOMOS NGA ESHOQJA, VRIONET QE I KISHIN SHERBYER SI ASKUSH TJETER,AJO I FALI ILJAZ VRIONIT TERE FUSHEN E BERATIT DHE MYZEQESE. PIKERISHTE SHUME NGA PASURITE QE VURI KJO FAMILJE NE KURIZ TE POPULLIT TE KESAJ ZONE I PERVEHTESOJE DHENDRI PLEK SABRI GODO DHE FEMIJET E TIJE , NE BERAT E KUDO. PA VAJTUR ASNJE DITE NEPER GJUKATE. VETEM E VETEM DUKE CFRYTEZUAR AUTORITETIN E PARTISE REPUBLIKANE EDHE PSE NUKE ISHTE THEMELUES I SAJ. KESHTU BEHEN LIGJET NE SHQIPERI NDEROHEN E RESPEKTOHEN ATA QE SE MERITOJNE. EDHE SHPENZIMET QE U BENE SI PER VARIMIN E LEKES DHE TE ZOGUT JANE TE PA MERITUARA, KURE MENDON QE KUSH ISHIN DHE CFARE BENE PER TE MIREN E KOMBIT, NDERKOHE KURE QEVERIA DEKLARON SE NUKE KA PARA PER TU DHENE SHPERBLIM PENSJONISTEVE DHE PARAPLEGJIKEVE QE TE GEZOJNE EDHE ATA NJE NATE TE VITIT TE RI. FALENDEROJME ARTIKULLSHKRUESIN PER KETE SHKRIM TE MREKULLUSHEM. SHPRESOJME TE PASOHET EDHE NGA TE TJERE.

  13. Otoni says:

    Edhe pse eshte shkruar gegerisht, lexohet shume kuptueshem dhe embel. Vertet shume embel. Rreshqet gjuha. Ne qofte se shkrimtaret apo poetet veriore do te mund te shkruanin me kete gjuhe, do te ishin shume te kendshem.
    E lexova deri ne fund kete shkrim, te them te drejten, vetem per te shijuar gjuhen e bukur, shume te bukur, qe perdor autori. Ne qofte se shqiptarit ne jug te Shqiperise do t’i thuhej te shkruante sipas gjuhes se bukur te Fishtes, (per te nenkuptuar gjuhen gegerishte) ne nje kohe kur po ky shqiptar mezi e ka lexuar Fishten (por pa e kuptuar), ai do te mund te thoshte: ama si Fishta na kerkon te shkruajme?! Ndersa Ardiani shkruan nje gjuhe letrare te “gatuar” shume bukur me fjalet dhe shprehjet me te bukura te gegerishtes. Ju lumte Ardian, se keshtu i kontribuoni konkretisht asaj qe po kerkohet: shkrirjes ne menyre harmonike te te dy dialekteve, per te forcuar kesisoj trungun e plote te gjuhes sone.

  14. genc mehmeti says:

    te pakten ky malok nuk e ka cilesuar sabri godon si “sigurims)por megjithate me ate shqipen e tij te cale hedh prape helm mi figuren madheshtore.
    mos harro more zoteri qe eshte “babai” i kushtetutes shqipetare..
    eshte i vetmi qe ka pasur qendrim te prere per ceshtjen kombetare…
    dhe i vetmi gabim i tij eshte qe i ka besuar atij malokut te pafytyre sali berisha…
    lereni godon atje ku i prehet shtati qe ti prehet edhe shpirtio ju te pafytyre qe meqe nuk ngriheni ne nivelin e tij doni ta hidhni figuren e tij perdhe…

  15. iliri G says:

    Jeni shume i sakte dhe shume bindes me argumentat tuaja Z.Ndreca.Ne Shqiperi eshte bere zakon qe “MEDALJET” ti shperndajne politikanet,te cilet tek ne jane njerezit me medioker te inteligjences dhe me pak patriotet ne te gjithe popullin,perfshi edhe hajdutet ordinere.

  16. aldo gorga says:

    Me vjen keq per per nivelin e thashethemeve te artikullshkruesit, te cilin e kam respektue dhe ia kam lexue artikujt.Pergojimi i Godos me argumente te rreme, tregon mjerim. Faik konica i ndjere per raste te tilla do te thoshte:Ca njerezve u heq barku, cave u heq germazi, ndersa artikullshkrusi Ndreca duket se vuen edhe nga nje diagnoze shtojce; ia ka zene dizanteria penen ose do te kete kompjuterin me virus.Godo e la pas Skenderbeun, Ali Pashen, Plaku i Butkes, Prova e zjarrit e nja gjashte vepra te tjera dinjitoze, por Adriani duket se do te lere thashethemet

  17. Drita says:

    Faleminderit z. Ardian per kete artikull te mrekullueshem, jo per Godon se godo ka pasur dhe do te kete, mjere ata ne fallcitetin e tyre, por per thellesine dhe realitetin e ketij artikulli. Ndihesh thellesisht njeri kur lexon te verteta te tilla! Uroj perseri ndonje gje tjeter te shkruar nga ju dhe me kete menyre te mrekullueshme!

  18. qytetari says:

    Jam plotesisht dakord.E vleresoje larte trajtimin objektivo-shkencor dhe dialektik.Duket qart eurodicioni juaj,gje qe nuk duhet ta ket pasur plaku i vet quajtur republikan(nga bindjet).Jam plotesisht me ju dhe kuptoje ndjesin instiktive te prones e cila u ngrit nga pseudorepublikanet ne teori “shkencore” te njehesimit me pron-atdhe.Me pelqen fort e me tingellon embel dialekti juaj verior.Kam pershtypjen se edhe te kuvendonit direkt me “plakun e urte” nuk dote ishit kuptuar per shkak te disnivelit dhe kend veshtrimit ne trajtimin e kesaje teme.Artikulli juaj e ka vleren,ai ka qen eshte e do te jet i vleresushem ne c’do kohe qe te shtrohet ky problem.

  19. Heron says:

    Me vjen keq qe nuk shkruan shqipe standarte ! Do te doja ta lexoja gjithe artikullin por refuzoj!

    1. loni says:

      Ju pergezoj per artikullin. Per mua ka shume mendim i cili eshte i mireargumentuar dhe te bije ne sy kultura e artikullshkruesit ne fushen ku luan. Do parapelqeja qe ne disa raste te kishte kursyer fjale e struktura dialektore qe tingellojne te sforcuara, por qe nuk e prishin kenaqesine e leximit te shkrimit.

  20. Niko Maloku says:

    Faleminderit Ardian per shkrimin e qarte dhe te vertete. Mendoj se shkrimi ka dy vlera fondamentale: Se pari, me te drejte, sqaron se nuk eshte prona ajo qe percakton as atdhetarine, as moralin dhe as vlerat shoqerore te nje individi apo familjeje ( ka mbi 20 vjet qe perpiqen te na e paraqesin pronen si te vetmen gje te shenjte, pa na thene se kush, ku dhe kur e ka shenjteruar). Se dyti, autori eshte nga te paktet individe pa parti qe guxon te cveshe nga vlerat e rreme njerez qe ne, me budallallekun tone, dhe me perpjekjet e vete atyre, i kemi bere idhuj, megjithese nuk kane qene dhe nuk jane bartes te kurrfare vlerash shoqerore e kombetare.
    Niko

  21. Gj. Fishta says:

    Të lumte pena, Ardian! I thue haptas e me guxim gjerat ashtu siç janë. Godoja mbërriti me çshenjterue edhe urtesine e te pareve tane, qe na kane mesue me e dashte atdheun e me punue me mish e me shpirt per te! Te pershendes! Shqiperise i duhen njerez te tille me dije e trima!

  22. rezi says:

    Nuk pata durim ta lexoj me dialektin e përdorur në shkrim, nga veriu jam por preferoj të mos ngatërrohet gjuha e folur me gjuhën e shkruar. Nëse do qe shkruar në gjuhën që ka bashkuar shqiptarët, pra në gjuhën standarte do kuptohej më mirë, do lexohej nga të gjithë, edhe nga unë që ndonëse jam nga veriu, preferoj të ndaj gjuhën e folur me gjuhën e shkruar, sic bën gjithë bota.

  23. Glevin Dervishi says:

    Kush je ti more Zotri qe ti besh analiz Sabri Godos? Nje njeriu qe i dh ketij vendi nje Kushtet me plot goje Demokratike e me parimet me te mira te shtetit ligjor e ndarjes se pushteteve. Zallamahia kushtetuese qe eshte krijuar ne vend nuk eshte produkti it tije. Mos kaloni zakonin, normen fetare dhe moralin te neperkembni nje njeri qe ska mbushur akoma 40 dite nga vdekja! Por kjo eshte fatkeqesia jone komnetare se skemi rrespekt as per punen e te tjereve dhe as per shpirtin e te tjereve !

  24. beso says:

    artikull i serte,dhe i dobishem.Atdheu fillon tek dashuria,po s’e deshe,s’ke çfare te ndertosh.Duhet ta duam atdheun qe ta mbrojme,qe ta ngrejme nga e para.Partite e Godos(me thene te drejten ishte ai themeluesi i partive fantazme)nuk e trajtuan asnjehere temen e dashurise mbi atdheun,por u ngjiten si shushunja ne plaget e atdheut tone per te marre ato mut prona qe kurre mos i gezofshin.Cfare duan keta otomane,duan tokat e Shqiperise qe turku ua jepte spahinjve si shperblim per lufterat pushtuese?Qysh eshte kjo puna e tapive turke,apo s’eshte keshtu?Po puna e tapive zogolliane,nuk eshte dhe ajo nje shpronesim me force,ku Zogu i la hallexhinjte pa toke dhe katandi?Beri Zogu Reforme agrare?Per ata qe e kane hallin tek reforma e ’46,mendoni se çfarelloj shteti qe do vinte ne fuqi s’do ta bente kete?Nuk di sesi partite e godos jane akoma ne kembe,se jane turp i shqiptarizmit!

  25. E.Hima says:

    Nuk eshte e denje ti kundervihesh nje personi vecanerish mbas javesh pas vdekjes se tij.
    Eshte e vertete qe Z.Sabri Godo ka bere gabime por ai te pakten ishte patriot edhe e ka mbrojtur ceshtjen shqiptare gjithmone.Te gjithe kane bere gabime ne politiken e vjeteruar edhe konfliktuale shqiptare.
    Te mos flasim per gabimet e Berishes edhe te tjereve qe nga 91.
    Degjoj Berishen kur ai mburret sikur e rrezoi ai komunizmin ne shqiperi.
    Ne nuk jemi aq idiot sa te mendojme kete sepse e dime te verteten.Ai erdhi mbas te vjelave.I ndjeri Z.Azem Hajdari ka bere shume me teper se Z.Berisha.Ai shkonte neper uzina edhe fliste me punetoret per lirine e fjales.Ka shume politikane qe ia marrin vlerat rinise dhe popullit shqiptar.Komunizmin ne shqiperi e rrezoi Populli shqiptar.Intelektualet e kohes benin sehir sepse i vinte zor sepse i kishin sherbyer Komunizmit per 45 vjet.Duke futur ketu edhe Z.Berisha i vetequajtur demokrat por pa meritat e nje demokrati te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje