Librat e shkruar për t’u shitur me kile

15 Dhjetor 2011, 22:15Blog TEMA

Nga Nikolin Dodaj

Këto kohët e fundit, disa libra qe jane shkruar më së shumti nga personazhe jo shkrimtarë, janë në garë se kush po shitet më shumë dhe kush po firmos më shumë. Kur i sheh, të duket se po thërrasin hajde libra te lirë e të mire, 500 lekë kilja. Ky fenomen nuk është shqiptar në fakt, por është perëndimor. Njerëz që janë të famshëm e vënë re që njerëzit do të kishin dëshire të dinin edhe mendimet, persiatjet e tyre, qofshin këto edhe pa ndonjë vlerë. Për këtë, vendosin t’u japin formën e një libri. Jo se kanë per të dhënë ndonje kontribut shtese, por thjesht per ta kapitalizuar edhe finaciarisht kontributin e tyre dhe famën e tyre. Deri ketu nuk kam ndonje problem. Nuk eshte e padrejte qe njeriu te perfitoje nga kontributi dhe fama e tij. Por, të paktën ashtu siç bëjne ata në perëndim, do ishte mire qe të punësojne njerëz qe kanë si profesion të jenë shkrues dhe që persiatjet e atyre që janë te famshëm, dinë t’i bëjne të lexueshme.

Unë do të isha gati të djersija për të kuptuar ndonjë koncept të ri, ose ndonje kontribut shtesë, edhe në mes të fjalëve të mëdha dhe fjalive të gjata dhe pa shumë elegance. Por, ta bëj këtë për të kuptuar gjëra që i kam ditur që në fillim, më duket e padrejtë. Prandaj, do të ishte mirë që të punesoheshin njerëz që i shkruajnë thjeshtë dhe me fjali te shkurtra keto persiatje. Tek e fundit perse te mos behet?  Te dy  palët dalim te fituar: ti i merr paratë e tua dhe unë nuk vuaj kot.

Një libër që ke per ta shitur me kile, s’ke perse e shkruan me një gjuhe që të duket se komunikon mesazhe iluministe. Është si ti kërkosh atij që po blen lakra, të meditoje mbi lakrat. Nuk eshte e drejte. Une i blej lakrat per lakra dhe si te tilla do të desha që të ishin të thjeshta si lakra.

Nuk  jam kundër librave të tillë, sepse, siç e thashë më lart, kur ka kërkesë, nuk është gjë e keqe të ketë ofertë. Tregu ka nevojë për lakra. Por, lakrat(librat) duhet të jenë shkuar thjeshte, bukur, shkoqur, si lakra. Mos i lodhni shqiptarët kot, vetem merruni lekët.

7 komente në “Librat e shkruar për t’u shitur me kile”

  1. sorge says:

    Idea e Nikolinit eshte e mire,por nuk e kuptoj pse shkruan keshtu???Nuk e di kush e ka vene kopertinen e librit te zhgarravi-tarit Fev-ziu,redaksia apo,qe te nenkuptohet se behet fjale per kete liber???Qe eshte liber per t’u shitur me lile si rrobat e GABIT,kjo duket hapur!!!Emri i madh i Enver Hoxhes eshte shfrytezuar per te SHITUR DENGLA,PER T’U BERE SA ME I “DASHUR” nder ARMIQTE E TIJ,per T’U TREGUAR SI I KOHES DEMOKRATIKE,per te shkruar sic e do sistemi gjoja demokratik!!!Haaaaa!!!Shajne SOCIALIZMIN( me qellim i thone KOMUNIZEM),dhe Enver Hoxhen ,se zhvilluan luften e KLASAVE,se RETUSHUAN HISTORINE,se MOHUAN VLERAT E PERSONALITETEVE TE KOHES,se KUNDERSHTARET E TYRE POLITIKE I QUAJTEN ARMIQ TE SHQIPERISE etj!!!Mire,po e zeme se keshtu paska bere Enveri,PO KETA KAPITALISTET DEMOKRATO-FASHISTE,CFARE KANE BERE ME MIRE NGA ENVERI????ASGJE!!!!ASGJE!!!ASGJE!!!QEPENI GOJEN DHE BOLL LLAPET,O ZAGARE FASHISTE ANTI SHQIPTARE TE ZINJ!!!

    1. zefi says:

      Ky shkrim NUK DUHEJ TE BOTOHEJ!!!Ai flet per nje PROBLEM SERIOZ,PRA PER LIBRA QE SHITEN ME KILE,POR CUDITERISHT NUK PERMEND ASNJE TE TILLE!!!Ne se e ka fjalen per MESJETEN,eshte tjeter gje,por ne se e ka fjalen per kohen,qe jetojme,BEHU BURRE,O KALEMXHI DHE FOL HAPUR,ME QE E MORE GUXIMIN TE KRITIKOSH NJE FENOMEN TE DREJTE,POR QE TI E BEN SI UFO!!!KESAJ I THONE:”HEDH NJE BUDALLA NJE GUR NE LUME-DHE 100 TE MENCUR NUK E NXJERRIN DOT”!!!!

  2. Une jam i nje mendjeje me Z. Nikolin Dodaj persa i perket librit qe ai analizon; por nuk verejtjet e tij nuk korrespondojne me ilustrimin e redaksise. Meqenese “TemA” ka ekspozuar kopertinen e librit te Blendi Fevziut, nipit te Neki Staroves dhe sternipit te Esat Pashe Toptanit,i them qe te heqe dore nga huqet e gjysherve…

  3. Aziz says:

    Eh mor Blendi, me propagande sun e rrezoi e ter bota perendimore per 40 vjet Enver Hoxhen, e jo me ty me nje panflet qe ste beson kush. Dhe ate qe u desht ta beje, e beri akademiku Rexhep Qosja kur tha se ky liber nuk eshte shkencore, se per ta shkruar biografin e Enver Hoxhes duhet nje studim i gjere dhe i gjate, jo thot ai keshtu , thot ai ashtu.

  4. durresstar says:

    Ky bled kyrva,eshte me te vertete nji langaraq qe i lepihet
    atij legenit te klanit,dhe ky tjetri sali serbo-grekut.
    Po pse more i degjeneruar,nuk shkruan nje liber per sali tradhtarin
    qe ka shitur interesat e kombit shqipetare tek armiqte tane
    shekullore!!.Enver Hoxha ka vdekur 1985 pra mire keq,la mrapa
    nji shtet te varfer,ama krenar!ne rast se nuk gjen dote nji
    teme,po te kujtoje une 97ten,gerdecin,21janarin,piramida e 97tes
    qe nuk ja bone shqiperise as armiqte me te medhej te ketije kombi.
    pra tema ke plot,por je nji armik i shqipetarve,se dhe ne emisionet
    qe drejton,po nuk pate antishqiptarin fatos lubonja ti nuk fillon emisionin,shume shpejte do tju vi dita ore legena bukeshkale.

  5. T.Molla says:

    Fevziu eshte kopuk gjenetik e ka qe nga para ardhesit,jane nje tip me Fari Balliun ferkojne kedo qe vjen ne pozite,baltosin kedo qe bie nga pozita.

  6. vlora 1 says:

    O Nikolin Dodaj dukesh nje ore larg qe e ke per librin e Edi Rames.Edhe emri jot e thote kete.Si nuk u bete njehere njerez or burre i dheut…mire qe nuk dini te shkruani por ju nuk dini as te lexoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje