Dritë-hije të qeverisë-hije

15 Dhjetor 2011, 21:19Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

Kohezion pragmatik apo programatik?

Përtej performancës qeverisëse, “pasqyra” përballë opozitës duhet të jetë pritshmëria demokratike. Nëse për të pushteti vuan nga autoritarizmi i lidershipit, ajo duhet të dëshmojë qartazi të kundërtën. Votimet për forumet partiake pa rivalë apo pëmes listave të “hapura” me emra të përzgjedhura apriori, nuk stimulojnë debatin dhe meritokracinë por “servilokracinë” deri në mediokraci. Shoqëria nuk ka nevojë as për rrokada liderash të “fortë”, as për “byro” politike që “freskohen” me dishepuj të rradhës dhe as për riciklim të “arkivit” në emër të kohezionit pragmatik që duke akomoduar, për hir të detantës politike, interesat e grupimeve pa dallim, hedh farën e zhgënjimit eventual për ardhmen duke i “prerë” krahët edhe vetë lidershipit, sado vizionar qoftë ai.

 

Publiciteti i publicistikës

Retro-publicistika më e fundit e liderit të opozitës, përtej vlerës së emancipimit demokratik dhe shtysës së debatit publik për problematikat e tranzicionit dhe moralit në politikë, ka përballë sfidën e marrëdhënieve me publikun si për (a) etikën në gjenerimin e publicitetit ashtu dhe (b) menaxhimin e kritiçizmit, deri spekulativ, qoftë për simbolikën, momentin e gjetur apo hamëndjet rreth axhendës ditore ndaj pritshmërive të një shoqërie të frustuar, me durimin përtej afatit të “skadimit” prej tranzicionit pafund. Jo më pak e rëndësishme mbetet ndërkohë sfida e modestisë për të ruajtur integritetin e veprës pavarësisht tundimit për ta “ungjillizuar” atë si “kungim” unik për të ardhmen dhe këdo së bashku me bamirësinë eventuale që mund të promovojë.

 

“Mikrofon” për të gjithë

Nëse komunikimi politik përmes rrjeteve sociale online apo botimet publicistike mbetet trendi dhe efikase veçanërisht për një audiencë të caktuar, barrierë për një audiencë masive ende mbetet aksesi për të gjithë, komoditeti i duhur kohor, rrethanor apo ai financiar. Rrjedhimisht, për të rikonfirmuar se nga lidershipi opozitar askush prej elektoratit nuk merret i mirëqënë, kjo qasje duhet të ecë paralelisht me atë konvencionale – debatet dhe intervistat në massmedia, si instrument komunikimi direkt me mbarë shoqërinë.

 

Zig-zag strategjik!

Pas qasjes risi “përtej të majtës dhe të djathtës” dhe radikalizimit postzgjedhor me “zenit” grevën e urisë dhe epikën e 21 janarit, sot opozita është ripozicionuar në “ortodoksi” institucionale gjë që natyrshëm mund të “ngrejë vetulla” rreth konsistencës së strategjisë së saj dhe garancitë për më tej. Ndonse ajo pretendon se greva e urisë dhe lëvizja për votën e lirë rriti ndjeshmërinë ndaj fatit të votës, 8 maji rikonfirmoi karshillëk ekstrem ndaj saj, deri me vetë perëndimin dëshmitar “okular”, duke paragjykuar rrjedhimisht vetë shpresat dhe zotimet për 2013.

Përballë ngjarjeve dramatike dhe kompromentuese për performancën qeveritare siç ishin Gërdeci, marrëveshja e ujrave, censusi antikushtetues, 21 janari, trazimi i votës apo ligji i importit të mbetjeve, pritshmëritë ndaj veprimit demokratik opozitar ishin maksimale përkundrejt zhgënjimit të aksionit të lënë në mes apo atij inekzistent prej saj.

 

“Afër” dhe vonë

Elektorati ka të drejtën e shpresës dhe opozita ka për mision të ushqejë dhe përmbushë pritshmëritë duke shmangur jo vetëm qasjet antidemokratike në realizimin e tyre por edhe fatalitetin politik që ndjell më tej vonesa dhe pasoja prej të cilave inercia e krizës, përpara se të shndërrohet në boomerang politik për fituesin e rradhës, rrezikon të provokojë një tjetër zhgënjim afatgjatë për një tjetër brez shqiptarësh që duan të rritin familjet e tyre në këtë vënd.

Ndërsa në terma kohor 2013 është pranë, për shumë kategori dhe shtresa sociale për të cilat opozita përdëllohet çdo ditë, ajo është jo vetëm tepër larg por dhe tepër vonë për t’u ngushëlluar qoftë nga tirazhe marramëndëse botimesh publicistike, opozicion trendi online apo kohezion pragmatik partiak. Ndonse është normale rigjetja e vetvetes në opozitë, ripozicionimi strategjik bart njëkohësisht shanse dhe kosto për protagonistët përkatës ndaj në emër të moralit në politikë, risia në strategji implikon edhe risi në lidership.

 

Rrugë pa ngjyrë

Përtej politizimit të investimeve publike, jemi të gjithë dëshmitarë të kantjereve të hapura kudo për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ndërsa opozita në të drejtën e saj të transparencës debaton fatin e tyre, po për hir të tyre, ajo duhet të impenjohet edhe në vëzhgimin në terren për të parë konkretisht dhe ofruar sugjerime të vlefshme për të administruar siç duhet paratë e taksapaguesve përpara se të jetë tepër vonë dhe kritika nuk i hyn më në punë askujt. Prania simbolike dhe verifikuese e lidershipit opozitar në kantjeret e Unazës së Madhe, Tunelin e Krrabës apo projektet e tjera madhore publike nuk perceptohet domosdoshmërisht promovim për qeverinë por përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri ndaj qytetarit dhe lekut të tij dhe si e tillë aset politik dhe preçedent pozitiv për të ardhmen.

 

Kryesheshi që bashkon

Opozita në të drejtën e saj po ngre zërin për qëndrën e Tiranës duke sensibilizuar si për shpërdorimin e investimeve të kryera më parë ashtu dhe transparencën e fazës kalimtare. Fatkeqësisht, Kryesheshi i shqiptarëve nuk i shpëtoi politizimit të dyanshëm sepse asnjë projekt, sado impresionues, nuk mund të respektojë aspiratën e një kombi nëse nuk konvergon vullnetin e të gjithëve. Ndërsa projekti belg ishte në thelb korrekt për të pedonalizuar hapësirën, ai nuk entuziazmoi apo u pranua nga të gjithë, jo vetëm për pretendime teknike (i paintegruar me masterplan të qytetit) apo perceptuese (sërisht piramidë, kësaj rradhe diell-verbuese dhe përvëluese për sezonin veror) por dhe se mungoi konvergimi politik dhe qytetar për çështje që jo vetëm tejkalojnë monopolin e një pushteti, qoftë ky lokal apo qëndror por dhe reflekton një dimension të konsiderueshëm hapësinor dhe kohor.

 

Orientim Anglo-Sakson

Përtej vullnetit tonë, performanca demokratike ka nevojë për partnerë. Një qeveri hije ka nevojë qysh në opozitë për mirëkuptim dhe partnership ndaj pritshmëritë ndaj lidershipit opozitar janë prioriteti i kontakteve me partnerët perëndimorë veçanërisht politikën anglo-saksone, në rradhë të parë SHBA dhe Britaninë e Madhe. Në respekt dhe mirënjohje ndaj kontributit anglo-sakson, ndjeshmëritë ndaj tyre duhet të jenë maksimale duke mos lënë vakuume kontaktesh apo pjesmarrjeje sikurse ishte p.sh. ceremonia solemne e 46 martirëve britanikë të rënë në dheun shqiptar gjatë luftës së dytë botërore. Lobimi etik dhe komunikimi intensiv me ta, publik apo diskret, është mundësi shtesë për opozitën si për të konsoliduar perceptime gjithnjë e më objektive për realitetin shqiptar ashtu dhe inkurajuar mbështetjen për aksionin opozitar. Përtej një opsioni, “fluturimi” përtej Atlantikut mbetet domosdoshmëri.

a lë�Apr@! `�:e diskuto. Dakord. E dija që ai e ka lënë amanet. Se donin të më fusnin në psikiatri atëherë. Nga ’88-a deri tani, 24 vjet u kam rezistu. Asht tregu burrë i mirë austriaku.

 

-Dakord, po unë me kë mjek të konsultohem tani, i tha Flamuri, se Isuf Klaos s’i them dot, ky Ylviu që thu ti paska vdekë, djali qenka gazetar, këtë Veveckën s’po e gjejmë dot…

-Nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ata nuk më mundën dot. Kam 24 vjet zotëri që u them nuk jam i çmendur, dhe ata tmerrohen nga kjo. Janë zhdukur si plehra, njëri në Amerikë, tjetri në Evropë, tjetri në gropë. Sa të bjerë bora e parë do shkojmë në Dajt. Dua te jenë aty të gjithë mbesat, fëmijët, ti, prit kush duhet tjetër, prit kush duhet tjetër, shiko, thirr dhe medien, Koha Jonë, Albania, TV Arbëria, TV Shijaku dhe Telenorba… Boll janë kaq.

Flamuri u hutua fare.

-E paska humbur, tha, ngatërron mediet e ‘97 me 2011.

-Mirë, mirë, patjetër, i tha. Po Frangaj të vijë me Zamirin?

-Në asnjë mënyrë. I kam bë një nder, e kam nxjerrë nga burgu, kaq. Mirupafshim tani.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje