-Kujdes nga askushët e mllefosur inatçorë që hyjnë në politikë për arsye terapeutike.
Në kohën e rrethimit të Sarajevës ose dëbimeve masive nga Kosova, lajmi për ndaljen e papritur të zemrës së Slobodan Milosevicit do të kishte shkaktuar festë të gëzueshme në shumë zemra tjera. Ideja se ai një ditë mund të vdiste në burg – dhe që ky ishte synimi i gjykimit të tij të gjatë dhe të komplikuar – do të ishte lajm i mrekullueshëm për gjeneratën e ardhshme. Por, lajmi se ai është dorëzuar rastësisht është një lajm i keq, njashtu si sëmundja e cila e mori njërin prej gjykatësve të parë dhe e vonoi procesin. Mund ta shohim mitin e martirizimit duke u formësuar mjegullueshëm në moçalin e nacionalizmit dhe besëtytnisë. Ky do të ishte rezultati më i keq, pasi Milosevici u nis dhe u bitis – siç bëjnë të gjithë diktatorët e tillë – duke e shkatërruar popullin e vet dhe duke e rrënuar shtetin e tij.
Ishte 24 Prilli i vitit 1987, kur si një burokrat ambicioz stalinoid ai mori udhë për në Kosovë dhe iu drejtua pakicës serbe me një fjalim të helmatisur demagogjik.
Ishte 28 Qershori i vitit 1989 – 600 vjetori i humbjes serbe prej turqve në Kosovë – kur ai u kthye në vend dhe mbajti një fjalim histerik në tubimin masiv.
Gjatë presidencës së tij të turpshme, Serbia u shndërrua në banana republikë, kurse paraardhësi i tij Ivan Stambolic, më vonë “u zhduk” dhe u gjet në një varr cekëtine. Togat serbe të vdekjes u përdorën edhe ndaj serbëve të tij, por gjithashtu “mohueshëm” u dërguan në Bosnje dhe tjetërkund. Në fund, pakicat serbe – në emër të të cilave ai e kishte nxitur luftën rajonale – ishin përzënë poshtërueshëm nga shtëpitë e tyre të lashta në rajonin e Krajinës dhe vetë Kosovës. Vetëm qytetari serb është në gjendje që çiltërsisht ta ndjejë thellësinë e zararit të tij kulturor dhe ekonomik. Turmat e guximshme të studentëve që demonstronin në Beograd, në Marsin e vitit 1991, ia kishin qëlluar saktësisht kur brohorisnin: “Slobo Saddam”.
Ose, pothuajse ia kishin qëlluar saktësisht. Milosevici nuk e kishte fuqinë psikopatike të Saddam Husseinit ose të Osama Bin Ladenit. Ai ishte nga soji më i rrezikshëm: zyrtar mediokër dhe konformist, i cili e pret kohën e tij dhe i fshehë pakënaqësitë e veta. Nga një aparatçik u shndërrua në pushtetar suprem. Ndonëse u ngrit përmes shfrytëzimit të entuziazmit religjioz dhe ksenofobik, qartësisht mund të merret me mend se asnjëherë nuk merakosej për totemët dhe simbolet që i eksploatoi.
Si në zyrë, ashtu edhe në bankën e të akuzuarit, ai mishëronte banalitetin e së keqes. Në librin e mrekullueshëm “Vdekja e Jugosllavisë” (“The Death of Yugoslavia”), shkruar nga Laura Silber dhe Allan Little, botuar në vitin 1995, si dhe në serialin shumë të mirë të dokumentarëve të BBC’së që u xhirua sipas librit, mund të shihen taktikat e ulëta dhe oportunizmi cinik që e aplikonte si të ishte një larvë e ngadalshme në zemër të shtetit të cilin vazhdon ta hajë pa mëshirë.
Duket se ai e kishte vetëm një mik/e të vërtetë – ideologen e tij të adhuruar prej gruaje, Mirjana Markovic – që e dispononte duke bërë shaka me imazhin e tij veshëmadh dhe fytyrëgur, por edhe e ngushëllonte për vetëvrasjen e dy prindërve të tij. Kujdes nga askushët e mllefosur inatçorë që hyjnë në politikë për arsye terapeutike.
Pikat kryesore të karrierës së tij tmerruese kriminale duhet të bëhen të ditura përpara se ndokush të përpiqet t’i retushojë ato.
Ai e aranzhoi sulmin me gurë ndaj shpurës së vet në Kosovë, në vitin 1987 (këtë e kemi në film), ashtu që provokimi të mund të shihej në Televizionin e Beogradit dhe kësisoj t’i izolonte elementët e qytetëruar të partisë në pushtet. Ai bëri marrëveshje të fshehtë të stilit Stalin-Hitler me homologun e tij po aq të neveritshëm nga Kroacia, Franjo Tudjman, për një lloj ndarjeje të Bosnjës, duke i fuqizuar kështu ekstremistët kroatë, që pastaj i sulmuan civilët serbë. Ai u bë bashkë me grupet fashiste dhe irredentiste, përfshirë serbët e Bosnjës dhe serbët e Beogradit, të cilat qëllimshëm e dërguan Bosnjën në luftë civile dhe na dhanë termin modern (dhe eufemist) – “spastrimi etnik”. Ai e mori peng armatën kombëtare të shtetit unitar dhe e shfrytëzoi atë për t’i sulmuar republikat autonome brenda tij. Ai për pak sa nuk i shkatërroi dy pasuritë urbane kulturore të Europës: Dubrovnikun dhe Sarajevën. Ai e zbrazi thesarin e Serbisë dhe i bëri qytetarët e saj të varfër dhe paranojakë. Ai dhe Saddami ishin të vetmit udhëheqës qeverish që e përgëzuan puçin e dështuar ndaj Mikhail Gorbachev. Në fund, ai shkoi edhe më tutje, duke urdhëruar dëbimin masiv të shumicës së popullsisë së Kosovës, të cilët u tubuan në trena dhe me zor u qitën në rrugë, një veprim që – po të kishte pasur sukses – do t’i destabilizonte në mënyrë fatale dy shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dhe, në këtë moment të vonuar, fuqitë perëndimore vendosën se ishin ngopur me të, prandaj e larguan edhe nga Kosova, edhe nga pushteti.
Sidoqoftë, ia vlen të përmendet se sa shumë mbështeteshin “realistët” në të deri atëherë. Negociatorët David Owen, përfaqësues i Bashkim Europan, dhe Cyrus Vance, ish Sekretar i Shtetit Amerikan, menduan se ai ishte “partner i domosdoshëm për paqe”. Henry Kissinger dhe Lawrence Eagleburger e shpallën atë si njeri me të cilin mund të bashkëpunohej dhe kundërshtuan fuqishëm çfarëdolloj intervenimi. U desh një veprim përfundimtar irracional nga ana e Milosevicit para se NATO të vendoste ta tejkalonte Rusinë, Kinën dhe kundërshtimet e UN’it, dhe t’i jepte fund fashizmit dhe vrasjeve raciste në oborrin e saj. Natyrisht, deri atëherë shumica e dëmit ishte bërë, dhe tash anti-realistët janë ata që e trashëgojnë detyrën e tmerrshme dhe të mundimshme të rregullimit të rrëmujës, gërmimit të varrezave masive, rimëkëmbjen e shërbimeve themelore dhe paqësimin e ndjenjave të përflakura fisnore dhe religjioze.
Disa miq dhe kolegë të mi kanë dëshmuar kundër Milosevicit dhe xhelatëve të tij në Hagë. Ata kanë pasur kënaqësinë t’i shohin vrasësit dhe torturuesit duke u ballafaquar me viktimat e tyre. Një arkiv enorm i mizorive është mbledhur, videoincizuar dhe katalogizuar, dhe një ditë historia do të jetë shumë falënderuese për të. Në këtë rast, nuk do të jetë i mundshëm mohimi apo revizionizmi. Do të ishte mirë të mendohej se ishte pikërisht ky akumulim i pamëshirshëm i dëshmive ai që e parandaloi Milosevicin – i cili shpesh ballafaqohej me kolegët e dikurshëm në karrigen e dëshmitarëve – të bënte fjalime të gjata dhe vetëmëshiruese, të cilat Saddam Husseinit i shërbyen si model taktik. Gjithashtu, do të ishte mirë të mendohej se ishte kjo që e vrau atë në fund. Por, ai mbase e vuajti spazmën e tij të fundit duke ndjerë keqardhje vetëm për vetveten. Ne, tash, do ta kemi detyrën e fundit të gërditshme që t’i parandalojmë të tjerët nga ndjenja e gabuar e keqardhjes për të.
(Slate, 13 Mars 2006).
Shkrimtari Christopher Hitchens ka vdekur të mërkurën, më 15 Dhjetor 2011, në moshën 62 vjeçare. Ai ka qenë njëri prej intelektualëve më të famshëm botërorë, i njohur për qasjen kritike ndaj religjionit, artikulimin e mprehtë dhe stilin e veçantë të argumentimit. Është marrë edhe me zhvillimet në Ballkan, kryesisht me Kosovën dhe Bosnjën. Ka botuar 25 libra dhe ka qenë kolumnist i rregullt i revistave Slate, Vanity Fair, The Atlantic Monthly dhe The Nation.
Përktheu: Artan Muhaxhiri. /Jeta ne Kosove/
Sa i sakte shkrimi dhe llogjika e fakteve!!!Hiq emrin e Milloshevicit dhe ver ate te Sali Berishes dhe shkrimi mund te lexohet dhe te interpretohet njelloj!!Te gjithe MASKARENJTE BASHKOHEN NE FELLIQESITE ETYRE NE NJE PIKE!!!JA KY DO ISHTE SHKRIMI PAS NGORDHJES SE BANDITIT SALI!!!O ZOT,NA DEGJO!!!NA E QERO KETE PLEHRE NGA SHQIPERIA!!!
Kockat mos ju shkrifshit ketij qafiri moracak,shejtani befte nje Muuuuu ne varin e ketij plehre.
p.s Mesim per gjithe qafiret vdekja e ketij plehra qe u terhoq zvarre per 2 vjet me kancer
Ai “qafir” ishte nje intelektual elitar qe foli haptaz kunder religjionit dhe natyres se tij dogmatike mitologjike.
Ai e dinte se kristianizmi ishte nje genjeshter po nuk harronte te fliste dhe per ate fe te cmendur qe vjen nga shkretetira.
Ajo fe qe quhet “islam”, feja jote o krimb i ndyre nga shkretetira, fe e terrorit, e prapambetjes, e qelbur.
Hitchens ishte alumn i Oxfordit dhe gazetar teper i njohur. Ndersa ju islamiket jeni kanibale qe me shpate dhe terror erdhet ne Evrope.
Sot ju shikojme ne Londer, Berlin dhe Paris ku verviteni ne rruge si jashqitje. Evropianet nuk ju duan. Shporruni nga keni ardhur para se popullit ti soset durimi dhe tju djegi te gjalle. Tik Tak…po ju vjen ora o krimb!
Shpresojme qe edhe ty qelbesire Osmane t’e shuhet emri,pervers i ndyre!
Ju ndyrësira fetare nuk jeni më të mirë se Milosheviçi kur vjen puna për humbje kulture dhe traditash të kombit shqiptarë.Hitchens i ka ulë në b*** plot “filozofër” që propagandojnë egzistencën e shokut imagjinarë.Ju jeni kanceri i njerzimit.
problemi yne me Serbine,nuk eshte vetem ekzistenca apo jo e Milloshevicit!
problemet tona me serbet jane te vjetra,dhe kombi yne nuk duhet as ti fale as ti harroje kurre.
vereni dicka,jane ata qe kane be perhere kunder nesh krimet me te urryera qe jane be ndonjhere kunder kujt,dhe jo vetem qe nuk e mendojne faljen,por perkundrazi jemi per ta armiqte kryesore.Atje nuk eshte problem nje sllobodan apo nje mlladic,problem eshte krejt formimi,kultura e tyre.Ajo qe nuk kuptoj akoma eshte se pse duhet te vazhdojme te kemi maredhenie diplomatike me ta?!
problemet tona me ta zgjidhen vetem atehere kur ata mos te jene me pjese ekesaj bote.
Me ka habit perhere dhe vazhdon,kujtesa e shkurter historike e kombit tone,njerez qe degjojne muziken e tyre,biznesmen qe perkrahen nga kryeministri i vendit,per te mos permend naften ne kohen e bllokades.
Jemi vertet te cuditshem.Merrni Izraelin,eshte shume i forte ushtarakisht,megjithese ai eshte problem per te tjeret,por ne?! ne qe rrezikojme ekzistencen me ujqit dhe hienat e Ballkanit,i lejojme vetes korrupsion afrikan,mungese te ushtrise dhe te strukturave mbrojtese.
Duhet ti thirrim mendjes sa nuk eshte vone.
Nuk degjon njeri muzike serbe o burre(apo nuk kane dhe nje gjuhe te shemtuar e te vrazhde ata) muzike greke kam degjuar po serbe jetoj ne tirane per shume vjet e nuk kam degjuar ndonje.Ketu njerzve nuk u bie ndermend per kosoven e jo me per serbine.
ja pra,komenti yt eshte shembull i asaj qe permenda!
ti thua nuk i bjen ne mend kujt per Kosoven!!!
kete po them dhe une,per fat te keq jane shume si ti! mendoni vec per fshatin nga vini,kaq eshte atdheu juaj! keshtu behen arsyetimet tek ne,nje nga shkaqet qe nuk jemi komb.
Sa per muzike serbe degjohet dhe hidhet valle.Mjaft te shikosh ne facebook,ku shume shqipfoles publikojne muzike te tille,apo te shkosh ne dasma ne Malesi ku te gjithe kercejne vallen e Kolles!
apo per te kalu ne te ashtuquajturit kengetare te Kosoves e te veriut,te cilet imitojne jo vetem kenget,por dhe veshjet,sjelljet,etj.
per te mos fol per kenget e vallet greke,apo arabizimin e te ashtuquajturit folk shqiptar(Mjaft te shikosh BBF).
eshte humbje kohe me tu pergjigj,por komente te ceketa si ti,bejne gati te gjithe ketu.
Ca po thua mo debil une po te them qe per kosoven ketu ne shqiperi nuk i bie njeri ndermend ti thua ti mendon vec per fshatin tend. Une nuk fola per vete morr djale fola ne pergjithsi per ne shqiperi po ti paske probleme me aparatin e analizes ose eshte dikush tjeter qe po shkruan me kete nick.Une kam 30 vjet qe jetoj ne Tirane qe para 90 e deri tani e nuk kam degjuar muzike serbe as ne dasma e as ndonje pub ose rruge sic nodh ndryshe me muziken greke tani ti me drejtohesh mua sikur une pelqekan muziken serbe.Te dija te zgjuar dhe me pelqeje preng per shkak te komenteve patriotike qe beje po ti nuk qenke vecse nje coban qe tani ke filluar te perdoresh internetin.Nese nuk ke faj nga mali dhe dhia tek interneti eshte goxha evolucion.Nje analfabet me teper qe shkruan po nuk kupton shqip.
Preng kam respekt per komentet e tua dhe vazhdo te lutem pa rene ne kurthin e ndonje meskini,qe e heq veten patriot.Qe muzika serbe eshte degjuar me kenaqesi sidomos pas viteve 1985,kjo nuk duhet mohuar.Bile me kujtohet qe dikush me shaka ne veri ka thane,Po na erdhen me muzik e kane kufinin hapun.Kemi degjuar emisionin Posdravin,Lepa Brenen,e cila citohet te kete thane mbi degjuesit shqiptar se per ta nuk do kendonte kurre,etj.Ne jemi popull i lashte,tolerant dhe me kulture.Ne nuk jemi komb agresiv.Un mendoj se nuk eshte mekat te vlersosh te bukuren tek fqinji jot.Te pelqesh muziken serbe nuk do te thote te heqesh dore nga dashuria per Kosoven dhe Metohine,nuk do te thote te harrosh masakrat qe ushtria serbe beri ne zonen e Dibres ne vitin 1913,dhe ne Kosove pas vitit 1981.Muzika eshte me e mire se lufta dhe mbi bazen e saj mund te ndertohen miqesi dhe te harrohet urrejtja.POR PLAGET JANE AKOMA TE GJAKOSURA,dhe qe te mendohet per bashkjetese ballkanike,kjo don kohe qe te ndodhe.Qe KOSOVA ESHTE PJESE E SHQIPERISE,kjo gje nuk tjetersohet,duan apo nuk duan serbet dhe ndonje X ne kete forum.
Edhe më naivi e di se ekonomia e dobët është jo vetëm burim i grindjeve dhe shkurorëzimi i familjeve, por dhe burim i luftrave të brëndëshme e të jashtëme. Djegja e ekonomisë së Shqipërisë e cila filloi në vitin 1990 dhe vazhdoi dy dekada, pruri këtë katastrof gjigante e cila po çon në shbërjen e Shqipërisë. Varfëria në Shqipëri dhe Kosovë po çon në çarjen kombtare sidomos asaj veri jugë.
Anti shqipëtarët janë në festë. Ne po shajmë njeri tjetrin edhe në komentet e Fb. U desh punë gjigante nga rilindasit për bashkimin shpirtëror të Shqipëtarëve. Po qe se vazhdon kjo përçarje dhe urrejtje mes vedi, do duhen ndofta shekuj dhe vështirë se do korigjohet. Kjo është tradegjia më e madhe.
x
mos i kap gjerat me pikatore dhe nuk eshte nevoja me i be personale!
pavaresisht se nuk njihemi personalisht,po me vjen keq nese te kam fyer dhe nuk ishte qellimi im.Te kerkoj falje per kete.
iu ktheva komentit tim,dhe e kuptoj qe e kam ekzagjeruar,te pakten me ty.
nese arrij deri ketu,eshte dhe e kote te shkruaj me,pasi kam respekt per komentet e disave ketu,nder keta dhe ti.Dhe fjalet e bukura qe shprehim per vendin,e humbin dhe vleren nese fyejme njeri tjetrin.
te pershendes dhe te kerkoj falje,por nuk ishte asgje personale,thjesht zemerohem kur ka tema te tilla,dhe ndonjehere kalojme dhe cakun.
p.s. terhiqem dhe nga komentet e mia,nuk do shkruaj me ne kete forum,ne shenje respekti ndaj teje.
nuk te ka kerkuar njeri te terhiqesh nga forumi je i lire te shkruash cfare te duash une nuk jam polici i forumit dhe une te kerkoj falje per fyerejet dhe terhiqem.
moderator i temes nuk ka nevoje ti mi botoje te 4 komentet 1 mjafton te tjerat fshiji.
@Preng Sherri
Nuk te ka kerkuar njeri te largohesh nga forumi nuk eshte e nevojshme nuk eshte shenje rrespekti.Te kerkoj ndjese dhe une per fyerjet terhiqem nga ato qe thashe.
Moderatorit te temes i them tregohuni korrekt eshte komenti i 2 qe shkruaj dhe nuk me botohet.Ne kete koment nuk kam as sharje.
@Preng Sherri
Nuk te ka kerkuar njeri te largohesh nga forumi nuk eshte e nevojshme nuk eshte shenje rrespekti.Te kerkoj ndjese dhe une per fyerjet terhiqem nga ato qe thashe.
@Preng Sherri
Nuk te ka kerkuar njeri te largohesh nga forumi nuk eshte e nevojshme nuk eshte shenje rrespekti.Te kerkoj ndjese dhe une per fyerjet terhiqem nga ato qe thashe.
Ma botoni repliken tema ju lutem.
Artikulli qenka i mire, po ama ai qe e ka perkthyer ose nuk e di shqipen, hajvani, ose eshte ndonje koqe dembeli qe perton te lodhe mendjen. Shikoni cfare xhevahiresh: “asnjëherë nuk merakosej për totemët dhe simbolet që i eksploatoi”. Ca domethene “eksploatoi” o matuf?
Nuk e dija qe Lepa Brena qenka shprehur kshu per shqiptaret. Une e kam degjuar me kenaqesi dikur.
Konfirmohet ajo qe me kishin thene kosovaret se boshnjaket me shqiptaret jane sjellur gjithmone keq.
Kjo put*ne nga bosnja te shesi pordha me shqiptaret.
Even if you feel pressured to wear the newest gear, you should always be comfortable!!!