Puzzle i (pa)mundur i Fatos Nanos

15 Dhjetor 2011, 23:47Blog TEMA

Nga Blerina Gjoka

Që Fatos Nano do të bëhet president, nuk ka shqiptar që nuk e di, madje shumë e kanë menduar këtë që ditën kur ai dha dorëheqjen nga politika aktive pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2005. Por sa e mundur është një gjë e tillë, dhe aq më shumë ashtu siç po kërkon ai, si një figurë konsensuale që ta duan të gjithë, këtë ka pak që e besojnë, ndoshta as vetë Nano akoma. Në momentin që ish-kryetari i PS-së i rikthehet herë pas here ëndrrës së tij presidenciale, ai nuk ka asnjë votë të sigurt pas tij, në një kohë kur maksimalisht duhen 84 vota ose minimalisht (pas ndërhyrjes në Kushtetutë) 71 vota për ta kthyer ëndrrën në realitet. Që të zgjidhet me numrin 84, gjë që i shkon për shkak një posti si presidenti, atij i duhet të ketë mbështetjen e ish-partisë së tij, gjë që nuk ka shanse ta marrë zyrtarisht ose së paku vota “kamikaze” e të paktën 10 deputetëve socialistë dhe mbështetjen pa dorashka të gjithë mazhorancës aktuale qeverisëse.

Fatos Nano humbi në vitin 2006 në tentativën për të formuar një puzzle të tillë votash duke flirtuar me Berishën në njërën anë, me LSI-në dhe me disa deputetë të tij në PS. Bamir Topi doli më i fortë dhe për hir të së vërtetës me ato “vota kamikaze” të PS-së u bë ai president dhe jo Nano, i cili shënoi një rekord jo fort të kënaqshëm në karrierën e tij politike, pasi i futur në një garë të tillë u duk më shumë si një gur që u përdor për fitoren përfundimtare të Topit se sa si një lojë ku mund të fitonte kredibilitet. Por Nano nuk heq dorë. Kësaj radhe aleanca e tij është e qartë, pavarësisht se atij i pëlqen të bëjë politikanin e moderuar që tenton të gjejë mbështetje nga të gjitha anët. Fatos Nano që pas vitit 2005 është pozicionuar në aleancë me Ilir Metën dhe si rrjedhojë dhe me Sali Berishën, ndaj të cilit lëshon ndonjë kritikë të butë herë pas here, por që nënshkruan dhe marrëveshje si ajo e 2006-ës, ku shkruhej e zezë mbi të bardhë se kishin rënë dakord dhe për një bashkëpunim në favor të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

Puzzle më i lehtë për të do të ishte marrja e mbështetjes së PS-së dhe shitja e emrit të tij si një president konsensual që mazhoranca po ia bën “dhuratë” opozitës për të balancuar pushtetet e për të bashkëpunuar në të mirë të integrimit …. Për ta arritur këtë Nano është gati të shkojë prapë në zyrën e Edi Ramës (pasardhësit të tij që nuk e bekoi kurrë), por sa shanse ka që të dalë që andej duarbosh siç doli herën e parë? Brenda PS-së së “re” ai ka akoma disa miq të vjetër, ca dashamirës, e ca jo fort të hidhëruar për fatin e tij politik, por janë të paktën dhe të pafuqishëm që ti japin atij mbështetje politike të partisë, veçse të vendosin t’i japin votën e tyre që do tu kushtojë më tej karrierat politike. Edhe nëse i ka të sigurta këto vota që numërohen me gishtat e njërës dorë, përsëri do i duhet të propozohet nga PD-ja e LSI-ja (74 vota) që të bëhet president. Në këtë pikë duhet të pyetet ndërgjegjja e tij politike e njerëzore nëse do të ishte aq e gatshme për një kompromis të tillë. Por, a është PD-ja e gatshme të votojë ish/armikun e saj për president? Ndoshta dhe për të kënaqur orekset 20 për qindshme te aleatit të saj LSI-së? Shumë dyshojnë se jo, dhe vetë Nano e din këtë.

Në një panoramë të tillë ëndrra presidenciale e Nanos vazhdon t’i ngjajë një ëndrre dhe si të gjitha ëndrrat nuk mund të jetë përcaktuese e realitetit. Gjithsesi në politikë (e sidomos në atë shqiptare) gjithçka mund të ndodhë. Kompromiset e politikanëve me ndërgjegjen e tyre, me idealet apo parimet në të cilat thonë se besojnë dhe aq më tepër kompromiset e politikanëve me njëri-tjetrin shfaqin shpesh natyra të paparashikueshme. Gjersa shohim sot Ilir Metën në krah të Berishës, s’është çudi që nesër të dy ata të fusin në këtë valle dhe Fatos Nanon duke shfaqur në sytë e shqiptarëve, si në një film bardh e zi, 20 vite pluralizëm politik kryepërmbys….

…….(Nuk e di pse, por në momentin që doja ta mbyllja këtë shkrim me këtë fjali nuk munda pasi këta tre emra mu duken aq pranë njëri-tjetrit si një puzzle ku figurat gjejnë njëra- tjetrën pas një mundimi të gjatë për t’u përshtatur…. )

9 komente në “Puzzle i (pa)mundur i Fatos Nanos”

  1. Shpresa e re says:

    Te votosh per Fatos Nanon president eshte njesoj sikur do vesh ne krye nje tejter “mjerane” si ata qe po drejtojne sot Shqiperine.Populli opo deputetet qe do votojne nqse votojne F.N. le te mbyllin gojen e te ulin koken e mos ta ngrene kurre.Fatos Nanua eshte ai qe vuri Sali Berishen ne krye te vendit e vuajtjet atij populli jane pa mbarim….Zgjohuni nga endra e keqe qe ju ka pushtuar e mos e beni ate gabim…

  2. raimomdi says:

    Nano shef enderra me sy hapuir –Keto enderra quhen enddera kauri looooooooooool hahahahaha

    Nano kujton se Sala i ka harruar bemat e Nanos kur vrau Azemin

    O Nano ,Sala te njef dhembe e dhemballe se kush je ti.

    –Ai te perdor si xhol kunder PS-se, por per president nuk te zgjedh kurre ty atje, se eshte dhelper e vjeter..

    1. Reni says:

      O Rahm…, ti vazhdo e shih ëndërra me turq: të faniten stërgjyshërit jeniçerë që pushtuan vendin tonë.
      Atë Azemin e vranë klanet tropojane të trafikut të armëve për në Kosovë,me salushin tënd në krye. Fatos qyqja kishte lidhje me atë problem, aq sa ka pasur lidhje Skenderbeu me intenetin….
      Po Fatos Qyqes mirë t’i bëhet ! Se nuk ka gjak. Po të isha në vend të tij, ky salushi yt do të ishte në qelinë e Tosit në Bënçë. Dhe ti do t’i bëje vizitë me petulla. Thuhet nga Sulo Gradeci e të tjerë dëshmitarë, se i ka shumë qejf petullat; vetëm me ato kërkonte ta sajdisnin kur shkonte në shtëpinë e shokut Enver, si mik i familjes….

  3. tana says:

    Ne te vertete, i dashur Mero, nuk ia vlente fare te merreshe me nje figure te peshtire si Nano. Pusho pak, se edhe Berisha do te shkoje me pushime…

  4. mister x says:

    do nano te behet president qe pastaj te talli bythen me leket e shtetit neper hotele e kazino. eshte thjesht njeriu pergjegjes per cdo te keqe qe po na ndodh, ai ia la pushtetin saliut duke share e shkaterruar cdo lidhje brenda se majtes.

  5. burreli says:

    Fatos Nano eshte mish i qelbur ai duhet te hidhet.Por me mbeshtetjen e sales dhe te disa karieristeve dhe spiuneve te PS mund te ndodhe gjithçka.Shqiperia eshte drejtuar keq vazhdon te drejtohet keq por eshte e pa falshme qe kjo situate te vazhdoje.Eshte e pa falshme qe kriminelet hajdutet te mos marrin denimin e merituar.Zgjedhja e fatosit ne kte pos do te thote”kongresi i vazhdimesise”Prandaj ju drejtohem deputeteve te PD dhe tePS mos e beni kte gabim fatal per te ardhmen e popullit tone.

  6. Troci says:

    Mendoj se kandidat per president do jete ai qe do propozoje LSI,si vashdim i shantazhit per te mbajtur ne kembe qeverine Berisha.Nano sheh endra ne Sahara.

  7. Artiles says:

    Tosi ne nje fare menyre perfaqeson ate mentalitet qe kemi ne shqiptaret per te respektuar me shume kundershtarin se sa aleatin. Tosi ja dorrezoje pushtetin Sales ne menyre shembullore, kurse per dorrezimin e partise egoja e semure nuk e la qe te bente nje proces te paster, por duke u larguar vete fizikisht dhe duke ndersyer perkrahesit e tij. E me pas, gafa e takimit diversionist me Berishen ishte e pafalshme per nje lojtar kalibri si ai. E mbivleresoi veten me shume se sa duhet.
    Nese do te kishte qendruar ne PS “ne qetesi” per nje fare kohe, thjesht qe veprimet e tij te mos interpretoheshin si inate me Ramen, garant qe ne 2009 do te ishte kthyer ne krye te partise.

  8. edmond says:

    i jan mbaruar lekat qe po kthehet se deri tani ku ishte apo ben jeten e ariut polar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje