Një javë e trishtshme dhjetori në Tiranë

17 Dhjetor 2011, 19:06Blog TEMA
Një javë e trishtshme dhjetori në Tiranë

Nga Salih Kabashi

Fillimdhjetori ka qenë  i rëndë për mua. Kanë vdekë radhazi katër njerëz që i kam njohur apo që edhe i kam njohur edhe i kam dashur : Lartmadhëria Leka Zogu, shkrimtari dhe politikani Sabri Godo, kampioni botëror, fqinji e kushëriri im Besim Kabashi, në fund edhe miku im i madh, shkrimtari, përkthyesi, diplomati e politikani më proshqiptar slloven – Jasha Zllobec. Të gjithë këtyre u kam borxh nga një fjalë rasti. Po filloj me Mbretin.

 

Homage Lartmadhërisë së Tij Leka Zogu I. I shkova për ngushëllime, por jo në vorrim. Të shtunën, e tre dhjetorit, ditën e varrimit nga të gjithë mbretërit e vdekur e të gjallë preferova ta nderoja sovranin e medias shqiptare – Mbretin Filip! Filip Çakulin. Këshu iu shamnga bezdisë, merzisë dhe Ekrem Spahisë… Për t’u shkundur krejt nga ky i fundit, bëra një foto para Piramidës së Enver Hoxhës.

 

Leka Zogu ka qenë i intervistuari im për tri herë radhazi. Ka qenë Mbreti me të cilin unë në Paris mu në fillim të dekadës së fundit të shekullit të kaluar kam ngrënë darkë, e mbaj mend, me fasule të zier alla shqiptarçe. Me Mbretin pata biseduar shumë lirshëm. Fliste një shqipe që unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Por shqipe ishte dhe nuk më paraqiste asnjë problem. As ai nuk linte shenja se nuk kuptonte të folmen time strikte letrare, të cilën e kam folur jo veç me Mbretin po edhe me Nënën time Fatime. Dhe me të gjithë. Leka Zogut asokohe rrallëkush i thoshte Mbret. Unë tërë kohën edhe me gojë edhe me shkrim e quaja jo Naltmadhni po Lartmadhëri. Pranë i rrinte Abedin Mulosmani, i cili në shkresat që më vinin në adresën e “Republikës” në Lubjanë, gjithmonë shkruhej e nënshkruhej me Ministri i Oborrit Mbretnuer.Ishim në shtëpinë e Nezir Spahisë,  djali i të cilit Hylli, nga kartvizita më dilte komandant Oborri. Personazhi tjetër që shfaqej herë pas here në sallonin e gjerë ishte e shoqja e komandantit, një shqiptare nga Peja e emigruar në Turqi dhe e martuar në Francë. Meritat për krejt çka hëngrëm dhe për një pjesë të asaj që pimë i takojnë asaj dhe unë, edhe nga kjo distance dua ta falënderoj me një të lumshin duart zonjë…

 

Leka Zogun nuk ishte vështirë ta portretizoje. Kishte një figure të veçantë, të gjatë e të drejtë, kishte një uniformë ushtarake me të cilën shfaqej kudo. Dhe kishte gjithmonë revolen në brez. E mbaj mend se si zgjohej shpesh nga kulltuku dhe bënte lëvizje nëpër salon.Parase të shtrohej prap në ulësen pranë meje, shkonte pranë oxhakut dhe atje qëndronte disa çaste duke u mbështetur atje me bërrylin e tij. Thithte cigaren dhe për vitet që kishte më dukej se po plakej para kohe.

 

Tri gjëra kanë qenë ato që ma bënë të dashur e të nderuar Lartmadhërinë.

 

E para, ai në çdo të dytën fjali kthehej e rikthehej te Kosova e robëruar dhe te liria e saj, të cilës ai, së paku para meje qartas donte të tregonte se i jipte prioritet kryesor kombëtar.

E dyta ishte shumë befasuese për mua. Unë te personi i tij gjeta njeriun shumë dashamirës dhe tepër paqësor. Këto shkonin krejt ndesh me ato që deri atëherë kisha dëgjuar e lexuar lidhur me të. Më tha, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për korrekcion nga ana e A. Mulosmanit: Kthimi im në Shqipëri nuk dua të shënohet me asnjë pike gjaku shqiptar të derdhur… Më tha edhe diçka tjetër: Dua një referendum popullor lidhur me rikthimin eventual të Monarkisë Shqiptare… InshAllah, po e citoj besnikërisht, inshAllah nuk fitoj, se mbasandej kam me pasë punë të mdhaja

 

Të treten herë befasia më erdhi kur unë solla çështjen e të folmes së përbashkët shqipe. Mbreti nisi të fliste, Abedini e ndërpriste. Në një çast, u duk se ai humbi pak nervat dhe duke shikuar herë kah unë të cilit po i jipte intervistën, herë kah Ministri i tij, tha preraz: Abidin, për hater të Allahut, lej këto punë… Zotni Kabashi, puntë e gjuhës shype nuk janë punë të Mbretit as të Mbretnisë po të specialistavet të gjuhës…

 

Me Lartmadhërinë brenda një kohe realativisht të shkurtër gjysmëvjeçare u takova, pak më shkurtazi edhe dy herë. Në një mënyrë mund të them se unë e Mbreti u bëmë edhe miq. Atij veçmas i pat pëlqyer prezentimi i gjerë dhe i gjatë te revista “Republika”. Aq shumë u intimizuam sa para të gjithëve më pat premtuar: Kur t’kthehem n’Shypni, ti z. Kabashi do të dalësh nga avioni para meje, e unë mejher mbas teje do të shkeli token e Shypnisët…

Mund të kujtoni se unë mund të kem qenë i ngazëllyer nga kjo ofertë e madhe dhe nderim ekcepcionel. Gabim. Unë dija se ai do të shonte në Tiranë pa mua. Jo aq pse unë nuk dëshiroja një gjë të tillë, edhepse thënë të drejtën as nuk dalldisesha shumë për këtë mundësi, po pse e vija re se numri i rojalistëve po rritej dhe se në mesin e tyre po përdoreshin bërryla hileçarësh dhe karrieristësh. E, në fund mos të heqim nga mendja se unë si atëherë e si tash përnga përcaktimet isha dhe mbetem volterian dhe republikan…

 

Kështu, pra, Mbreti shkoi në Atdhe pa mua. Mbret, siç edhe kishte dëshiruar, nuk u bë. Për t’u pasuruar duket se po.Kushe ndihmoi më shumë, Fatos Nano apo Sali Berisha, unë nuk e di. Nëse Mbretit ata i kanë dhënë gjë, me siguri se vetes i kanë lënë dhjetë herë më shumë.

 

Sidoqoftë, vdekja e Mbretit më shkaktoi dhimbje. Prandaj edhe mora rrugë me veturë nga Parisi në Tiranë, 28 orë vozitje, në kushte të liga atmosferike, duke dashur t’i bëja nderimin të vdekurit dhe ngushllimin të afërmve të tij.  Pa marrë asnjë kafe për këndellje, vajta te Parlamenti. Në ballë të një salloni qëndronte Princi me të shoqen. Në mesin e njerëzve që kishin formuar një U, takova nipin e Mbretit Zog dhe kushëririn e Lartmadhërisë, mikun tim Skënder Zogu. Ai dhe disa të tjerë që më njihnin edhe personalisht edhe për kontributin mediatik Mbretërisë, kërkonin që unë të merrja fjalën e të thoja ndonjë fjalë. Këtë me shenj e kërkonin edhe çifti princor. Por, dukej ashiqare se këtë nuk e dëshironte Ekrem Spahija, udhëhqësi i Partisë Legaliteti… Ekremi udhëhiqte të pamen dhe bënte njëfarësoj moderacioni tmerrësisht rustikal e tepër arkaik të ceremonisë së ngushllimeve. Thirrjet në sallë që unë të merrja fjalën shtoheshin dhe bëheshin gjithnjë e më të zëshme. Ekremit dukej se për t’i dëgjuar ato thirrje i mungonin jo vetëm veshët po edhe dëshira. Bëhej i shurdhër dhe pasi lavdonte herë kryeministrin, herë Sali Berishën dhe anasjelltas deri në bezdi, i jipte fjalën të tjerëve duke shpresuar se do të dorëzoheshim unë dhe ata që donin fjalën time. Skënder Zogu preu nyjen : Fjalën e ka Salih Kabashi, editor dhe gazetar që ka bë për Leka Zogun më shumë se të gjithë ne këtu… Princi Lekë u lehtësua, bashkë me princeshën kthyen sytë kah unë dhe dëgjuan shkurtazi ato që përmenda në pikat e mësipërme. Kur u ngritëm të largohshim, Ekremi që si kryetar i Partisë Lëvizja Legaliteti vazhdonte që në sasi të stërmëdha të bënte propagandë për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, u zhduk për pak kohë, ndërsa Princi tek po shtrëngonim duart krahas falënderimit më shprehu dëshiren që të më takonte personalisht.

 

Të nesërmën, jo për hakmarrje pse Mbreti para 20 vjetësh ishte kthyer në Shqipëri pa më marrë edhe mua me vete, por thjesht për të mos prish nervat me pallavrat e Ekrem Spahisë, nuk vajta në varrimin e tij.

Lartmadhëri, të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë. Nuk mund të vij me Ty deri te varret. Po shkoj te një Mbret tjetër, një mbret i gjallë dhe i madh i medias Shqiptare, te Mbreti Filip ! Mbreti në Top Chanell. Mbreti i Fix Fare-s ! Miku im që edhe mjekrra e madhe, e dendur dhe e thinjur ma nxjerr aq të ri e gjithnjë më të ndritur nga mendja.

8 komente në “Një javë e trishtshme dhjetori në Tiranë”

  1. ZYLO says:

    TURP.SHQIPERIA KURR S’KA PATUR MBRET.DIHET BOTERISHT A.ZOGU SHPALLI VETEN MBRET.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Komentues te nderuar ju LUTEM ne fillim lexoni artikullin me kujdes, pastaj komentoni.Zoti Salih Kabashi nuk i meriton komente te tilla kaq vulgare prej jush.Un personalisht jam republikan me shpirt socialist,ndersa zoti Salih per nga shkrimi qe lexova eshte shqiptar PATRIOT me shpirt HUMAN.Beni kujdes kur komentoni,dhe pse jeni anonim duhet t’ju vrasi ndergjegja kur fyeni dhe shani padrejtsisht.Me respekt per mendimin e lire,por me argumenta dhe pa sharrje.A.V.Gjermani

  2. sali kakabuba says:

    mire,na fole per mbretin,po te kujt?! ne nje qe kemi pas dikur ne kohe te gurit,kur perdornim pishen per te be pak drite,ia pat mbathur ne prag te pushtimit i armatosur me florinj dhe franga.Tjeter nuk njohim ne,deri ne ditet e sotme.Mbreti yne i sotem quhet Sali Berisha.Mire e ka pasur dhe e ka Eqerem Spahija qe ngre ne qiell kryeministrin tone te dashur,ai eshte mbret i vertete!
    pastaj e njeh ti Eqeremin?! nuk besoj,ai eshte nje nga intelektualet e famshem te Lacit.Se bashku me Paro Lacin,Pal Dajcin,etj,etj, po bejne shume per vendin tone.Mjaft te shikosh Lacin,kupto se ku do perfundoje gjithe vendi!
    hajde,pra , te na e rruaci ju te ashtuquajturit politikane,intelektuale!
    qe po e ndritni kete komb me shkrimet,sjelljet e veprimet tuaja.

  3. sali kabashit !!! says:

    Nuk dua ti hyj shume ne hak ketij sali kabashit por dy fjale do ja them edhe une…Ne janarin e vitit 1991 kam qene ne Lubjane te Sllovenise, si shume shqiptare me ra edhe mua rrisku te kerkoj ndihme te nje shqiptar tjeter… Kam qene ne zyrat e tij ( ne ate kohe isha fare i ri 17 vjec) dhe me ka perzene dhe me ka thirrur edhe policine qe me kane kapur dhe me kane nise per ne kamp te beogradit. Kabash gjithmone kam pas deshire te te dij me shume per ty, je apo sje diku…Zoti te dhashte burrni…

    1. Musa Gjakovë says:

      Çudi e madhe. Te ai Salih Kabashi kanë pas gjetë strehë me qindra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, ushtarë të ikur, ndërsa ty ta paska bë atë të keqe!? Qenka e rëndë, po ndalu bre djalë se po më duket po gënjen. Paske qenë 17 vjeç, po thuaje emrin o bylbyl… Mos je ti ai halldupi intrignat i diasporës që tash ke mbushë 55 vjet…

  4. sali kabashit says:

    Z.Musa une nuk po fyej as nje njeri dhe aq me teper zotnin tande…Nese do me shume informacion per rastin dhe nese ke pershtyepjen e forte qe une spo tregoj te verteten , jam gati te ballafaqohem me fakte. Pra jam gati tia kujtoj te gjithe skenen e atehershme sali kabashit. Megjithate une kurr nuk e kam permend kete si me ndodhi me sali kubashin, se ai drejteperdrejte ska pas as nje detyrim ndaj meje…Por nuk dua qe ne emer te Shqiptarise te perfitoje. Edhe njehere Musa , mos shaj mbas kompjuterit, se burri nuk shan…

  5. Musa Gjakovë says:

    Ma së pari kallxo si të quajnë, Pastaj në adresën e autorit të shkrimit që besoj mund ta merrni në Tema shkrujani një letër atij, apo bëni një shkrim për gazetë. Ndoshta do të ishte interesant me marrë vesh se qysh paske mbetë gjallë kur të paskan çu në Beograd. Veç mos harro se Sllovenia nuk kufizohet me Serbinë dhe atëherë nuk kanë pasë kurrëfarë marrëdhëniesh, pra as me të çu ty në Serbi. A ki pas vra farë milici serb në Kosovë, a? Qysh i bane 55 vjet kur prej 1991 kur kishe 17 vjet deri 2011 bëjnë 20 vjet. Ty na t’njohim si Halldupi i Diasporës,me shumë emna e ma shumë pseudonima. Mëso more bal pak aritmetike. A pate bë farë shkolle atëherë apo pate mbetë veç axhystator…

  6. Haruni says:

    Haber i madh qy paske kene ke Leka!.Por ti me çfare llogjike e quen nalt madhni?! As e ka pas dhe as ka me gezue njat titlle bre burre.Veç kesaj ai eshte i kryqezum bre lale.Hahaha,dukesh qy je “patriot” i madh! Po per florinjte qe grabiti i ati Shqypnise,nuk e pyte,dhe sa u kane ngel,bre Saleh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje