Të shpërfillësh është një luks i tepruar; të ndiesh, të synosh, të shijosh vetminë murgërore mes një qetësie të shenjtë, në një vend ku natyra dhe vetëdija kanë harmoni dhe ku frymëzimi buron drejtpërdrejt ligjeve të krijimit dhe origjinës, këto janë ndjesi që vështirë mund të afrohen në jetën urbane me stres, vapë të tmerrshme, ndotje dhe babëzi për pushtet, por ato mund t’i provosh nëse jeton disa ditë në malësinë e heshtur dhe të shenjtë të Vithkuqit në Juglindje të vendit. Të provokosh, të zbulosh pra arsye të fshehta të ekzistencës dhe t’i japësh një frymëzim hyjnor asaj ç’ka jemi dhe përse jemi këtu, në këtë vend dhe në këtë kohë; të emocionohesh si profet i ngjarjeve të mërzitshme që ndodhin atje, në qytet, në trafik, në katrahurë dhe pastaj të gjykosh edhe politikën e politikanët nga larg, të kuptosh prapësitë e ardhshme të paralajmëruara nga ajo dhe ata, të gjitha këto mund t’i bësh vetëm nga ky vend që mund ta quash parajsë.
Krahina e Vithkuqit është një mrekulli e papërsëritshme. Të meditosh, të mendosh, të sundosh, të gjykosh, të profetosh nga kjo pikë e gjelbër dhe e pastër e planetit, do të thotë të besosh se të gjitha këto janë një shkulm i pashlyeshëm ngushëllimi të ndershëm larg andrallave të ditës dhe larg politikës; do të thotë të besosh se të gjitha këto përbëjnë zgjidhjen dhe zgjedhjen e mënyrës për t’i shpëtuar ditës tjetër në një shoqëri të vështirë, të shkalafitur prej problemeve, zallahisë dhe klimës së keqe; do të thotë të kesh guximin e nevojshëm për të synuar gjykimin e pastër nga larg, nga neutraliteti, nga siguria, nga horizontet e normalitetit çka është diçka mjaft e shtrenjtë, pra edhe e rrallë në epokën tonë.
Mund të thuhet se toka ngjan me parajsën. Këtu natyra pëshpërit gjuhë tjetër dhe ligjet janë ndryshe. Peizazhi shekullor supozohet si përkufizim i fantazisë. Gjithkush atje mund të ndihet si një gjallese tjetërlloj. Gjelbërim i pafund, në dimër dhe në verë, natyrë e egër, e virgjër, ajër i freskët, qetësi absolute. Mbrëmjet janë të akullta ne dimër dhe te ftohta në verë me regëtima emocionesh. Ora ka ngelur në vend mbase qysh nga Bizanti. Në Vithkuq nuk ekziston fenomeni i ngrohjes globale, as krimi ordiner, as zhvillimi i tmerrshëm. Qetësia e bekuar me gurgullimën e ujërave kristal që rrjedhin gjithandej, ka në sfond zhurmën e gjelbër të jetës; Lumi i metaltë i makinave mbytëse që ka pushtuar qendrat urbane këtu nuk ekziston as në përfytyrim. Në atmosferën e freskët pranverojnë aromat e jetës për hir të një nostalgjie përshtatjesh të cunguara, kurse oksigjeni nuk është thjesht oksigjen, është oksigjen i tejngopur, është ozon, me veti shëndetsjellëse.
Shkurt edhe lumtur, Vithkuqi ngjan me një shenjtëri të vetmuar. Por mes kësaj shenjtërie,sot është duke ndodhur një maskaradë e paparë ekologjike: Orë pas ore, po asgjësohet barbarisht njëri nga pyjet më të rëndësishme të vendit atje, pylli i Sherës. Katastrofa në prag të derës është vepër kolektive. Banorët e zonës së Vithkuqit, janë të varfër, aq sa nuk ju intereson zhvillimi dhe fenomenet, por ata jetojnë gjatë dhe, gjenetikisht karakterizohen nga një ndruajte e virgjër ballë lajmeve të botës dhe përgjegjësisë civile. Këta njerëz janë si hallka të një zinxhiri sfidash të papërsëritshme, në një luftë të stërmundimshme për ekzistencë, ndërsa shumica siguron jetesën e vështirë me punë të ashpër fizike. Por djersa e ballit në këtë rast është një ndershmëri jo e përshtatshme. Këtu fillon historia. Këta njerëz që mund të përfaqësojnë ende epokën e thjeshtësisë, ndërsa janë pjesë e një natyre të mrekullueshme, janë edhe problemi i saj më i madh. Fshatarët janë prishësit kryesorë të pyjeve të zonës, duke u bërë kështu autorë të një shkatërrimi të përditshëm dhe të përbindshëm ekologjik. Ditën, shumica e këtyre njerëzve sigurojnë jetesën e vështirë me kërcitjen e sëpatave dhe zhurmën e motosharrave të babëzitura, ashtu sikundër ndodh rëndom edhe çuditshëm nëpër shumicën e zonave malore gjithandej Shqipërisë. Kurse mbrëmjeve romantike, këta njerëz jetëgjatë, mungesën e ankthit dhe streseve të qytetit, e kompensojnë me një pasion mediokër të bërjes politikë, ndërsa mblidhen nëpër kafenetë e qendrës. Ekzistojnë edhe këtu klanet politike, majtas e djathtas, por ato kanë një ashpërsi të tolerueshme bri njëra-tjetrës, pasi në mbrëmje burrat janë të tejlodhur mbas një dite në kasaphanë. E ndërsa janë konstruktivë në debatet primitive politike, të patolerueshme janë ndryshimet e kufijve në pyje ku secili ka hapësirën e vet të shkatërrimit. Përditë gjëmojnë motosharrat, priten pyjet e mbetur, dhe përditë e përnatë makina të paligjshme e të palicencuara transportojnë kërcunjtë e vdekur të malit. Ky është mëkati i parajsës. Natyra kundër natyrës. Pushtetarët e zonës janë edhe ata vetë si “kërcunj të prerë” përpara pishave dhe aheve shumëvjeçare, ndërsa korrupsioni sharlatan i provincialeve funksionon në mënyrë po aq të përkryer sa edhe në mes të Tiranës. Ekziston edhe këtu mynxyra e pushtetit negativ dhe “kapja” ideologjike. Zonës i mungojnë njerëz me arsim të lartë apo drejtues të aftë dhe ky fakt e thellon mungesën e civilizimit dhe vetëdijes intelektuale për ndërgjegjësim ndaj krimit ekologjik. Zakonisht rojtarët pyjorë pinë raki kumbulle përditë në klubet e fshatit dhe bëjnë sehir që andej makinat e ngarkuara me dru që zbresin në qytet. Gjithçka ndodh nën hundën e tyre dhe nën hundën e inspektorëve pyjorë. Këta natyrisht janë edhe përgjegjësit kryesorë.
Shkatërrimi i pyjeve është kronikë e një krimi të paralajmëruar që nuk ka të ndalur. Pyjet shumë shpejt nuk do të ekzistojnë më në këtë zonë. Kjo natyrisht do të thotë një katastrofë e shtuar në jetën e shqiptarëve, por askush nuk bën asgjë asnjëherë. Ekzistenca e shtetit këtu ngjan me një fenomen që ndodh rrallë, vetëm në kohë fushatash elektorale. Pas zgjedhjeve, pas fituesve, katastrofës biologjike që nuk rresht kurrë, pushtetet e radhës i interferojnë katastrofën civile. Kuja në Vithkuq është e gjatë: Injoranca fshatare përzihet me pasione primitive në dëm të pasurisë kombëtare dhe ekologjisë. Këtu mungon instinkti i revoltës, por rrëzëllen pa pushim instinkti i shkatërrimit. Të gjithë janë ingranazhe të një mekanizmi që shumë shpejt do ta lënë parajsën pyjore pa parajsë, që do shndërrojë magjinë në një gjymtim të përjetshëm. Dhe, problemi madhor është se këtyre ingranazheve ju mungon perspektiva dhe shpresa. E ardhmja e të rinjve fshatarë vazhdon të nderet pa shpresë në këto male, mes drurëve të rralluar dhe të mallkuar, që shpejt do të shndërrohen në tym edhe hi.
Por kthehemi te proverbi i katastrofës natyrore që kërcënon të gjithë Shqipërinë, e cila, krahasuar me vende të tjera, është “republika pa pyje”. Le të themi që totalisht ka një indiferencë perverse te një qeveri perverse për këtë realitet të pabesueshëm. Është një mallkim i gjelbër për Sali Berishën dhe bashkëqeveritarët e tij. Ndërsa nuk i vihet fre këtij shfrenimi popullor për të shkatërruar natyrën deri në filizin e fundit, shteti stimulon fatalizmin me emërimet e paskrupullta në administratë, dhe jo vetëm kaq.
Filozofia e sotme e zhvillimit të vendit, që është edhe formula e shkatërrimit gjithashtu, është shëmbëllim i pyllit të rralluar të Sherës në Vithkuq. Në këtë pyll të masakruar, në të cilin zhvillohet lufta e egër midis njeriut që pret edhe shkatërron, dhe natyrës që lind pyjet e i rrit ato me mundim, ngrihet një pikëpyetje e trishtuar. A mund të ndërhyhet momentin e fundit? Kushedi! Zona është e pasur me ujë dhe pasuri të rëndësishme natyrore, investimet për shfrytëzimin e të cilave do të mundësonin punësim për banorët e pashpresë, që shkatërrojnë për të jetuar. Kjo do të sillte një barrikadë shpëtimi për pyjet gjithandej.
i modh Tan mullaj, si perher!
e kan shkateru vendin malokt e dicidoliot. jane tu vra njeres, e spo cajn kaptinen. kush po pyet per pyjet edhe per shkuret. nejse, urime z. mullaj. po nuk te digjon njeri, shkruj cta tduash. osht kafsheri mer ky vend
Shume dakort me artikullin zArtan Mullaj dhe te lumte qe gjithmone ngre probleme shume te rendesishme per vendin,por dora shkaterruese e perbindeshit qe qeveris kete vend,i ka vene detyre vetes qe ta coje deri ne fund shkaterrimin e ketije vendi,ky njeri eshte pjella me e keqe qe ka pare ky vend,kete do ta kishin zili dhe para ardhesit e tije qe kane drejtuar kete vend perpara ketije.Diku ne artikull thoje qe mungojne intelektualet ne kete zone te bukur sic eshte Vithkuqi,jam kurioz te di dhe do te deshiroja qe tu jepje nga nje kopje te ketije artikulli cdo banori te kesaj zone,por me nje ndryshim te vogel ku tja u thoshe fare shkoqur,more injorante dhe koke derra po kjo zone e ky pyll eshte per ju more hajvaner e cdo te beni neser kur te mos kete ngelur peme ne kembe? apo shikojne saliun ne TV qe pellet per arroret e ullishtat e kujtojne se do vi saliu e tua mbjelli aty? te jete kaq injorant ky popull ne 2011? e pa faleshme.