Fatos Nano përfundoi "me sukses" vizitën 5 ditore në Shqipëri

22 Dhjetor 2011, 21:38Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Edhe pse mediat e pushtetit nuk e publikuan aktin “ceremonial” të largimit të Fatos Nanos nga Shqipëria, burimet tona konfirmojnë, se miku i afërt i dhe ortaku qeveritar e politik i PD, i LSI dhe personalisht i kryeministrit Sali Berisha, i dha fund vizitës së tij 5 ditore në Shqipëri. Ish-politikani Fatos Nano është përcjellë në Rinas, i “blinduar” për egoizëm nga një eskortë sigurie Garde Republike të nivelit të treshes shtetërore President-Kryeministër-Kryetare Kuvendi. Ai ka qenë i shoqëruar nga 3 njerëzit më të besuar të Berishës: Basha, Ruli, Olldashi dhe nga kreu i LSI Ilir Meta e ministri i Jashtëm Edmond P… Haxhinasto. Përpara hipjes në avionin e prenotuar nga qeveria “SALI”, Fatos Nano ka ripërsëritur edhe njëherë deklaratën e tij, se “edhe pse prej 6 vitesh e gjysëm, qëndron e relaksohet në “ekzil qejfi” në Vjenë, Londër, Athinë, Romë e kudo ku i pëlqen, ai kërkon t’i shërbejë vendit dhe politikës shqiptare, duke u kthyer në politikën aktive dhe në një post, që siç është e qartë, po e bisedon dhe po e “përgatit me “ish-armiqtë e tij” Berisha, Topalli, Meta.

Vizita e tij në Shqipëri, u përligj me promovimin e 57-të të librit të Blendi Fevziut, mbasi në fakt kjo vizitë ka qenë e planifikuar mes tij dhe Berishës, por që nuk është bërë publike, deri në momentin që politologu “ekzilant qejfi” Fatos Nano, mbërriti në Rinas. Në fakt, kjo vizitë e tij pritej të bëhej, mbasi 2 ditë përpara ardhjes në Shqipëri, “atdhetari” Fatos Nano e dha sinjalin e kësaj vizite, me një intervistë në një nga kabaretë e Londrës, duke folur me tone “mjaftë prekëse” për fatet e kombit dhe zhvillimet politike. Gjatë 5 ditëve të vizitës së tij në Shqipëri, “ekzilanti qejfli” Fatos Nano, zhvilloi një seri takimesh të hapura e të mbyllura. Dha intervista, hëngri dreka qeveritare me kryeministrin dhe me “disidentët” e tij të mbetur e të lënë në Shqipëri dhe në politikë. Sipas burimeve, ai bëri një takim “kokë më kokë” me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i kërkoi ndjesë, që në vitin 1998 kishte ideuar dhe realizuar protestën e PD, me arkivolin e Fatos Nanos, të përgatitur me bukë peshku të shkruar “VDEKJE”, me gjak qëndrestarësh të PD. Një takim e bisedë shpresëdhënëse e mbështetëse, Fatos Nano zhvilloi në vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalëzit, me rastin e gjyqit të “bllokut”. Takime skutash, Fatos Nano bëri edhe me 3-4 “opozitarë” të opozitës, të cilët i instruktoi të jenë produktiv në betejën për rrëzimin e Edi Ramës nga kreu i PS dhe për mbështetje të plotë të Sali Berishës e Ilir Metës, duke përçarë PS e duke “furnizuar” LSI me anëtarë. Në axhendën e tij propagandistike të vizitës së Fatos Nanos, nuk mungoi as sulmi kundër liderit të PS Edi Rama dhe “malli e keqardhja” për socialistët e thjeshtë. Pas takimeve, ai bëri deklarata publike në televizione dhe… natyrisht edhe dy tre lojë poker në kazino.

Gjatë vizitës, deklaratën e parë, “miku i madh” i Shqipërisë dhe i qeverisë Fatos Nano,  e bëri si përshëndetje për “arritjet e shkëlqyera” të qeverisë “SALI”. Edhe pse bëri, sikur me kryeministrin SALI u takua në mbrëmjen promovuese të librit të Fevziut, burimet thonë, se ata sapo ishin ndarë nga një “drekë pune në vilën 31” dhe pasi kishin dalë prej andej, kishin ecur në korsi të ndryshme, për të shkuar “veç e veç”, atje ku shtrënguan duart edhe njëherë formalisht përpara kamerave. Në takimet e hapura, u mësua se çfarë u tha prej Fatos Nanos. Ai deklaroi, se është aktiv dhe se do jetë aktiv në politikë e në çdo pozicion që do të besohet. Ai tha, se ndiente dhimbje, që PS kishte përjashtuar Kaç Islamin, mbasi ajo kohë i kujtonte kohën e tij e të Saliut, kur përjashtonin anëtar partie nga PPSH. Një nga takimet e papublikuara, ishte edhe “kafja e loja bilardo” e bërë me Kaç Islamin dhe një grup “opozitarësh” të opozitës, të cilit Fatos Nano i dha një seri këshillash, se si si duhet të veproj publikisht për të demaskuar grupin parlamentar PS dhe sidomos Edi Ramën, por natyrisht duke u konsultuar në çdo hap me PD, me “pronarin” e LSI, me analistët e qeverisë, me intelektualët “LULI”. Veçanërisht, Nano i la porosi Kaçit, që të këshillohej me kryeministrin SALI, i cili ka qenë, është dhe do të jetë mbështetja mediatike, infrastrukturore dhe financuese dashamirëse e Kaç Islamit dhe e “armiqve” të Edi Ramës e të PS, në këtë betejë të vështirë e të vazhdueshme, për rrëzimin e Edi Ramës, për përçarjen, shkatërrimin dhe uzurpimin drejtimit të PS.

Në këtë vizitë 5 ditore, Fatos Nano ishte i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Xhoana Nano, e cila, qëndroi më tepër nën shoqërinë e bashkëshortes së kryeministrit SALI në vilën qeveritare në Durrës, mes të cilave, krahas problemeve “të punës” të dy bashkëshortëve të tyre SALI-FATOS, u shkëmbyen eksperienca reciproke, rreth biznesit të zonjës Nano dhe “bamirësive” të zonjës Liri Berisha.

Duke lënë Rinasin, me një përshëndetje të përzemërt prej xhentëlmeni, i kënaqur për suksesin e plotë që pati kjo vizitë, i emocionuar nga garancitë që i dhanë miqtë e bashkëpunëtorët e tij të afërt në qeveri e në politikë për “fatet e Shqipërisë”, Fatos Nano premtoi se brenda muajit mars, do krijoj gjithë mundësitë praktike, për të ardhur për një vizitë tjetër më të gjatë kohore në Shqipëri, që ndoshta do të jetë “pranvera e riatdhesimit të tij në Shqipëri, si President Republike”.

21 komente në “Fatos Nano përfundoi “me sukses” vizitën 5 ditore në Shqipëri”

  1. mjalti says:

    Bo bo,iku avioni.Kisha blere 2 kuti uiski.

  2. kola says:

    Mos u merrni me keta lloj rjepesish te pangopur e matrapaz te ndyre

  3. Nuk ja vlen te harxhoj koke me nje maskara te tille.

  4. Nabukodonosor says:

    Ky kelysh komunisti,djali i kopilit Thanas te veje ne p…. te semes atje ku e ka vendin.
    Gjithsesi duke qene se edhe Berisha i pinte shurren Enverit ska se si te mos merren vesh.

  5. Fajin e kemi vete ne shumica derrmuese o Popull Shqipetar, qe akoma presim te na rrjepin per se gjalli pakica qe eshte Mafia Berisha+Nano e do 200 a shume shume 300 hajdute e vrastare (ne Biznes+Drejtesi+ Arsim+Media+Shendetesi+++) qe u shkojne ketyre dy monstrave nga pas (emrat dhe fytyrat e ketyre 200 a 300 krimineleve te bandes Mafia Berisha+Nano tashme kemi 21-vite qe i njohim dhe i durojme, mjafton te shohim Vidiot dhe Fotot ne takimin e Galerise se Arteve dhe kuptohet lehte kush jane). S’kemi shpetim tjeter pervec rruges qe zgjodhi dhe ja doli Populli Libian, edhe pse e dhimbshme dhe me kosto te larte, por shpetoi nga rregjimi i vjedhjes+vrasjes+varferimit. Kete duhet te bejme sa nuk eshte vone, sepse rregjimi i tanishem Berisha+Nano+Meta+Basha+Topalli e 200 a 300 +++ te tjere pas tyre eshte me i rrezikshem e me gjakatar se ish-rregjimi qe i rriti dhe i shkolloi keto MONSTRA e PERVERSA, te cilin nuk e kane harruar aspak, por shajne e bertasin kundra Partise meme te tyre, duke ja kaluar deri ne limitin e pabesueshem Partise meme te dikurshme PPSH, qe i futi ne lojen e pseudo-Pluralizmit (MASHTRIM dhe vetem MASHTRIM)per te mbajtur te shtypur ne nje forme tjeter edhe me shume shqipetaret edhe nen te ashtuquajturin sistemin Demokratik (Enderr ne Leter edhe pse jemi ne prag te 2012) te Hapjes, te Liberalizimit, te Drejtesise, te Prones Private (tashme te vjedhur e pushtuar nga vetem 200-300 vemjet e rregjimit Berisha+Nano), qe ne te vertete po rezulton nje fallsitet drejte Djellit te Perendimit, qe vertete ne Shqipetaret enderruam ne Dhjetorin 1990.

  6. skuqi says:

    takimet me ilir meten i ka organizuar mjeshtri vasil kallupi eshte nje nga figurat me diskrete ne shqiperi talent i zgjuar dinak me te gjithe poltikanet e ka mire ka sh pasuri pushtet mik ingushte me fatos nanon te gjitha bisneset i bejne bashke

  7. Ilir says:

    Pasi ky maskara, Nano, vodhi Shqiperine si deshi, beri sikur beri burg gjate sundimit te Berishes duke pire e q…. ne Greqi gruan e tanishme u kthye ne ciflikun e tij per ta fuck-ur edhe nje here tjeter Shqiperine dhe shiptaret. Ky fodull i shemtuar i vene nga Ramiz Alia se bashku me Berishen per te shkaterruar endren e shqiptareve per tu futur ne boten e qyteteruar perendimore ishte personi me i korruptuar dhe pelivani me i madh qe ka pare historia e Shqiperise. Nje person i shitur tek greku dhe tradhetor i papare i kombit shqiptar. Ky maskara i pafytyre kthehet sot si i ‘bukuri shejtan’ te na behet Presidenti i Shqiperise. Une do ti thosha ‘Fuck you, mother fucker, go fuck yourself and your prostitues’. Shqiperia nuk ka nevoje per njerez si ty. Ti je nje egoist i shemtuar dhe ka ikur kohe qe ti na beje budala. Tani populli shqiptar te njeh dhembe e dhemballe se cfare ti je ne gjendje te besh. Ti nuik ishe ne gjendje te kejdeseshe per familjen tende. Le gruan dhe djalin tend dhe po gezon ato qe vodhe ne Europe.

  8. Diplomati says:

    Po c’bamirsi zeza ben Liria o amani. Per nje femij autist, duhet te paguash 30 mije leke te reja per ta futur tek qendra qe ajo ka hapur sefundmi.

  9. Illo says:

    Kyj eshte kthyer ne nje mbret ne exil.Natyrisht jo si te tere mbretrit , sepse mbretrit kane nje trashegimi, por kyj e beri Shqiperine ciflik dhe perpiqet te perjetesoi qenien e tij cifligar . Vras mendjen , se si paska shqiptare , qe i vene pas . Nuk besoj se do arrije cmendurija kombetare ne nivelin e riciklimit politik te ketij sharlatani. Le te mbetet si objekt muzeal i nje tranzicioni te dhimbshem . Illo

  10. Verteti says:

    Iku shoku ,qendroi pak,e mbaroj punen tak fak.I tha Sala,do me shoç,magazinen ta gezoç.Sepse une,ta dishe tine e kam bere si magazine.Dhe me ty magazinier, do ta rrjepim si perhere.Do bejme qejf kush ta shikoje,ne mos rrjedh do te pikoje.

  11. timo says:

    Impotenca politike e Fatos Nanos tashmë është evidente. E gjthë kjo që ai bën është një demostrim, i mundimshëm, artistik,jo politik, një lojë aktoreske në një spektakël teatral,për të mbetur në kujtesën e njerëzve. Por edhe si i tillë ai është i dështuar sepse dramaturgu ,regjsori dhe ai vetë si aktori kryesor janë të pa talentuar. Si përfundim edhe spektakli është i dështuar.
    I uroj,me rastin e krishtlidjes, të jetë mirë me shëndet, në Vjenë. Mirë bën që vete për vizitë her pas here në Shqipëri. Kaq mjafton.

  12. iber says:

    E fundit qofte vizita e hajdutitne shipri

  13. brazili says:

    Ne vendin tone cfare nuk ndodh,Nano edhe behet president(duhet ne fakt me u habit po nuk u be)dhe rezidencen presidenciale do ta zhvendosi ne Vjene.Te gjithe punet do ti ndjeke nga Vjena.

  14. Tropojani says:

    Nuk e kuptoni ju? Berisha tall k… me Nanon. A nuk e talli kater vjet me pare, kur, per pak, desh e “zgjodhi” President te Republikes?!
    Ai tall bolet me Nanon, ndersa ky ish i burgosur i Berishes shpreson si te jete idiot.

  15. MEMEDHETARI says:

    Hajdut eshte????
    Eshte!
    Mafioz eshte????
    Eshte!
    Imoral eshte????
    Pa moral eshte!
    Eshte pijanec????
    Ouuuuuuuu!
    Bixhozxhi?????
    Bixhozxhi dhe kampion…

    Atehere,si te mos propozohet per President ky “ekzemplar”??????

  16. tekniku says:

    I hodhi dhe me teper benzine zjarrit,turbulloi dhe me shume mendjet e coroditura ,shterngoi duart me ate qe e kalbi ne burg(sa i paburre),dhe iku ne jeten e tij pertej vatanit,per te cilin digjet aq shume.A doni me per Belulin shqipetare?

  17. ILIA says:

    FATOSI SALIU ILIRI DHE EDI RAMA DUHET TE LARGOHEN NJE HERE E MIRE NGA POLITIKA SE JANE KONSUMUAR NE SYTE E OPINIONIT.PER TE ZEZEN E SHQIPERISE QE E NDJEK PAS QE NGA KOHA E GJERGJ KASTRIOTIT GJE QE NUK DO NDODHE KURRE NANO DO ZGJIDHET NE KRYE TE VENDIT.NE RAST SE PARTIA SOCIALISTE DO E PERKRAHI FATOSIN PER TU BERE PRESIDENT UROJ ME GJITHE ZEMER QE AJO TE JETE PERJETSISHT NE OPOZITE SE E KA HAK..

  18. Leone-53 says:

    Ka nje zgjidhje per gjithe ate KATRAURE qe po i “ngrene” keta MATRAPAZE politikane Shqiperise e shqiptarve (flitet per trion Berisha-Nano-Meta). Kete mund tja japim ne te djathtet e vertet qe duke pare cna kane punuar rrezila keto 20 vjet, edhe ne mund te “ndertojme” nje mbrojtje efikase. Nje koalicion me PS-ne me regulla te parashkruara ( sidomos me problemin e prones, gje qe nuk eshte e veshtire) ne zgjedhjet e 2013-es e keshtu shpetojme DEMOKRACINE shqiptare nga keta te keqij te lindur per te keqija! Cdo shqiptar i ndershem ( i majte apo i djathte kjo s’ka rendesi) duhet te mendoj e punoj per nje zgjidhje per kete vend te shumvuajtur! Milano.

  19. Marku says:

    Fatosi shpenzon 150000 euro ne vit vetem per udhetimet me avion . ai perdor parate e vjedhura dhe shqiptaret e shikojne dhe ka dhe te tjere qe thone se ka qen nje legen i mir dhe liberal se vidhte por i kishte lezet

  20. Marku says:

    ne regull e kane keta por po i bejne llogarite pa hanxhiun ,nuk e kan njohur mire historin e ketij vendi se hak pa mare ne kete vend nuk ka ,u bene keta barthate te viteve 90 spiuna te sigurimit te lozin me te ardhmen e ketij vendi,qe mblidhen si minjt skutave te tyre qe kan krijuar me parat e vjedhura nga shqiptaret sa me shpejt hakmarje per keta vemje qe kane lene prapa shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje