Z. Kastriot Islami e ka përdorur dhe donte ta përdorte ende PSSH-në si “lopë” për të mjelë përfitime sa nga PS-ja në pushtet dhe opozitë, për pasojë, me presionet e tij ndaj PS-së, të milte dhe vazhdon të mjelë nga ish-opozita dhe partia e sotme në pushtet, PDSH-ja.
Kjo nuk do as mend as kalem, po të shprehemi në zhargon popullor. Islami ka qenë një fizikan i talentuar dhe mund të bënte karrierë akademike, në mos jashtë shtetit (si kolegu i tij Progri në Francë), të paktën, në Shqipëri. Por dihet, arsimi i lartë nuk të jep para sa politika. Kështu, tinëzisht, u fut në listat elektorale të PS-së, pa qenë anëtar partie, dhe u bë speaker parlamenti. Menjëherë, ende President i Republikës, Ramiz Alia, i cili në vitin 1990 ia kishte ndërprerë Kastriot Islamit specializimin pranë një nobelisti në fizikë, e dërgoi në Moskë në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1991. Sapo ishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes Moskës dhe Tiranës. U përfol se Islami kishte me vete në valixhen diplomatike një ngarkesë me dokumente të Sigurimit të Shtetit, që ia dorëzoi KGB-së.
Po ky Kastriot Islami, në vitin 2004, u dërgua në Moskë nga kryeministri i atëhershëm Fatos Nano për të nënshkruar marrëveshje me shërbimet sekrete ruse për shkëmbim informacionesh me homologet shqiptare. Këto janë të botuara. “Amanetin” e Nano-Islamit e plotësuan pas 7 vjetësh Berisha-Nishani, kur nënshkruan me shefin e antidrogës ruse një marrëveshje kundër Kosovës.
Paturpësia e Islamit është e pafundme. Përmendim rastin e emërimit të tij si ministër i Financave i qeverisë së Fatos Nanos. Një dite më parë, në prani të mediave, u betua se nuk do ta pranonte postin. Kjo, me të drejtë. Pasi ishte fizikan dhe ishte injorant në financa. Por të nesërmen u gdhi kryellogaritar i Shqipërisë. Dihen bëmat e tij si kusar i financave. Në varësinë e tij ishin doganat dhe tatimet me një evazion fiskal të tmerrshëm. Kastriot Islami dhe Fatos Nano u akuzuan, jo vetëm nga opozita e atëhershme, por edhe nga ndërkombëtarët. Islami dhe Nano, bashkë me Ilir Metën, ishin përgjegjës që çuan PS-në opozitë. Po ashtu “formulat” e Islamit vazhdojnë ta mbajnë PS-në në opozitë.
Misioni “Kastriot Islami” në PS mbaroi. Prandaj e ftojnë Ilir Meta dhe Sali Berisha në partitë e tyre.
O Tema po pse mer çuna e goca ulni veten te botoni çdo lloj broçkulle (jo se s’jane te verteta) qe qarkullon lart e poshte per Kaçin, ju keshtu i ngrini vlerat si ndonje figure e pazevendesueshme, mosni keshtu se po vazhduat nuk do ta lexoje kush gazeten tuaj, te keni fatin se e lexojme ne menyre elektronike se mesa pashe une ne Shqiperi ne formatin leter Panorama bente ligjin dhe ju nuk ishit asgjekundi ne format te shitur.
Ik ore p..i..
Paske numuruar tirazhin e Panorames ti po si ka mundesi e ke gjet numrin e sakte apo ta dha ACani apo AFrangaj, apo LUL, apo Argit……
Ti qenke nga ata trimat e internetit me duket amerikan. Nuk e di a do te ishe kaq trim po te me kishe perballe.
Gazeta blejne pleqte dhe ata qe punojne ne shtet o Rani. Kryesisht ketu shperndahen gazetat e Qeverise, nga abonimet e institucioneve shtetrore medemek se u duhen per pune.
Ajo qe me ka bere peshtypje tek ky Islami ishte takimi qe Islami beri ne Beograd me Koshtunicen
——-Islami sa doli nga makina dhe vajti mekrahe hapur dhe ju hodh Koshtunices ne qafe sikur e kishte vella
–Ajo ishte nje dicka skandaloze –
-Ky palaco perqafonte plot mall Kohstunicen qe eshte nje serb i ndyre –
—Sic duket ky Islami duhet te kete qene me te vertete ndonje njeri i rekrutuar i sllaveve
Megjithate nuk duhet te shajme –nuk eshte gje e mire shrja — Te tregohemi te kulturuar ..
Ti,Rani i kupton siperfaqshem gjerat!!!Panoramen e blejne sidomos te djathte ku gjejne veten e tyre duke shfryre mllefet kunder ish “komunisteve”,sot socialiste dhe per t’u hequr ne ambientet shoqerore te lidhur me pusht-etin berishiost se ja “JAM ME JU”!!!Kjo eshte njelloj si atehere ,qe njerezit mbanin ne gjokse medalionet e fituara se aksione me germen “S”!!!,pra “SULMUES”!!!!Ndersa TEMA nuk ka nevoje te mbeshtetjen e REGJIMIT FASHIST TE BERISHES,se po te donte e rreshtonte veten prane qeverise,gje qe do SHPERBLEHEJ 1000 HERE ME SHUME SE PANORAMA!!!POR MERO BAZE ESHTE SHQIPTAR NGA ME TRIMAT E SHQIPERISE DHE DO MBAHET MEND GJATE PER QENDRIMIN E TIJ HERROIK KUNDER ARMIQVE TE BETUAR TE SHQIPERISE ME SERBIN BERISHA NE KRYE!!!MERUA PO BEN NJE SAKRIFICE KOLOSALE PER FITOREN E DEMOKRACISE SE VERTETE NE SHQIPERI,NDAJ UNE E KONSIDEROJ SI “NJERIUN E SHEKULLIT” e jo me te vitit!!!Ate qe po ben MERO BAZE NUK PO E BEN AS OPOZITA!!!INFORMACIONET E SAKTA,INTERPRETIMET E TIJ LLOGJIKE SHKENCORE,I KANE SHFRYTEZUAR EDHE AMBASADORET E SHBA-se,NDERSA KETA MJESHTRAT E PS-se ,AS ,QE U SHKON NE MENDJE TE BALLAFAQOJNE PUNEN E TYRE MEDIOKRE ME PROBLEMET QE NGRIHEN NE TEMA!!!ASNJE GAZETE ONE- LINE NUK ESHTE AQ E HAPUR,AQ E THJESHTE NE PERDORIM DHE AQ E NDJEKUR NGA MASA E MADHE E SHQIPTAREVE KUDO NE BOTE!!!EDHE “SHEKULLI” ESHTE ZGERLAQUR KOHET E FUNDIT,SA ESHTE BERE SI KARAMELE!!!!BRAVO MERO BAZE!!!JE MIGJENI I KOHES SONE!!!!
NJE BRAVO PER KOMENTUESIN “XHONI.”
JO VETEM MERO BAZE PO JEP SHPRESE PER TE ARDHMEN POR DHE SHUME KOMENTUES
TE NDERUAR TE TEMES MERITOJNE MIRENJOHJE PER KONTRIBUTIN E TYRE NE MBESHTETJE
TE SE VETRTETES SE MADHE:LARGIMIN NGA PUSHTETI TE VRASESIT & TRADHETARIT BERISHES,DHE DEMASKIMIN E TRESHES NANO-META-RAMA. THANKS!!
Z.Tafa keni te drejte ne shkrimin tuaj. Islami eshte nje perfitues i paturp dhe i pandreqshem. Besoj e degjuat kur tha se une do te qendroj gozhde ne politiken shqiptare dhe nuk me shkulin dot as Rama e askush tjeter. Po mor “mik” ti je nje gozhde (dhe disa gozhda te tjera te ndryshkura si : Nano, Berisha, Gjinushi, Ruci etj) je ngulur thelle, dhunshem, dhimbshem dhe infektueshem ne trupin e kryqezuar dhe te martirizuar te ketij vendi qe po lengon. Dhe dara qe do t’ju shkule forcerisht ka nisur ndoshta te farketohet diku….
ZOTI IDRIZ PO PSE TANI U KUJTOVE TA LIDHESH KACIN ME KGB?
ISLAMI ESHTE NJE NJERI I PESHTIROSUR TOTALISHT POR KJO PUNA E KGB
SIKUR NA OFENDON NE SI LEXUES. ESHTE PAKSA E SFORCUAR DHE PA VEND
THJESHT NJE LOJE FJALESH
“U përfol se Islami kishte me vete në valixhen diplomatike një ngarkesë me dokumente të Sigurimit të Shtetit, që ia dorëzoi KGB-së.”
O TAFA NE KNEJ NGA MALSIJA KETYNE I THEMI “MARRINA”
qe ka qen spiun i paguar shtrenjte nga sala e pranoj eshte e vertete
por jo me “kgb” MOS LINI NAM..
“KAFKAT E THYERA” APO KRYQET E THYERA …
– Pse u duhet kucedrave te politikes shqiptare Kastriot Islami !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Per cdo shqiptar, per cdo demokrat, per cdo qytetar qe e di cfare do te thote fjala liri Kastriot Islami e ka flakur veten jashte politikes demokratike qe ate dite qe kercenoi opoziten e atehereshme, sot po aq despotike ne pushtet, me “thyerjen e kafkave”
Bashke me politikanin vdiq njehere e pergjithmone edhe intelektuali, fizikani, “shkencetari” Kastriot Islami. Shkurt nje vetvrasje politike ne cdo vend demokratik te Botes.
Vec Shqiperia, ku zjarrvenesi e rrenuesi i saj i mirenjohur ne shkalle kombetare e boterore riciklohet e qeveris ” deri sa ti jape ymer ai lart” si Stalini ne BS, si Enver Hoxha ne Shqiperi… si Kim Jong Ili ne Korene e Veriut… ben perjashtim…
Para shqiptareve dhe Botes ai duhet te kishte kurajon mininmale qytetare dhe moralin minimal demokratik te shpallte njehere e pergjithmone e ne menyre te pakthyeshme terheqjen dhe doreheqjen e perfundimtare nga politika.
Thirrjet e tij histerike per “thyerje kafkash” te kundershtareve politike dhe vellezereve natyrore e kombetare nuk kane asnje ndryshim nga kryqet e thyera naziste dhe nga histeria mesjertare e turmave te terbuara komuniste ” armiqte ne litar!” apo ” ta bej fytyren me te zeze se shollen e kepuces!”
Ndryshimi i vetem eshte se si “kryqet e thyera” edhe ” armiqte ne litar” edhe ” fytyra me keq se shollen e kepuces” ishin dhe mbeten boshti i nje ideologjie, shtylla e nje sistemi barbar, mesjetar, mendesia cnjerezore e nje idelogjie rrenuese.
“Kafkat e thyera” te Kastriot Islamit…. “fytyra sholle kepuce” jane pasqyre mizore e te dy dyjave me nje ndryshim thelbesor. Ato u leshuan nga goja e nje politikani, nga mendja e nje shkollari te nivelit me te larte bashkekohor ne kushtet e demokracise dhe nga tribuna e altarit te demokracise, sic eshte parlamenti, kongresi demokratik i nje shteti demokratik.
Cdo politikan serioz, cdo intelektual qofte edhe i rendomte nga ata me lopata, do te kishte dhene doreheqjen e pakthyeshme dhe do te ishte larguar perfundimisht nga politika.
Edhe sot dhjete vjet pas asaj deklarate barbare, asnjehere nuk e kam degjuar Kastrioit Islamin as profesoret e tij te politikes te kerkoje falje per ate histeri qe i ka rrenjet thelle ne botekuptimin e tij krejt antidemokratik.
Kjo eshte gjysma e se keqes… E keqja e madhe eshte se edhe sot e gjithe diten ka kurajon cnjerezore dhe moralin barbar te thote se “une do te mbetem ne politike” sikur te ishte babai i saj Winston Churchilli apo Bill Klintoni.
” I give you a chance” thone amerikanet. Kurre, ansjehere ata nuk thone ” I give you two …” aq me pak ” I give you unlimitted chances”
Edhe me e madhe eshte kjo e keqe qe dy dinosauret, shqip dy kucedrat me shtate koke e me shtate shpirta te politikes shqiptare Sali Berisha e Fatos Nano e ftojne kete “kafkethyeres” qe te bashkohet me ta ne politiken e tyre te mbrapshte qe e ka lene Shqiperine vendin me te varfer ne Evrope, vendin e fundit ne radhen e integrimit Evropian, ne delen e zeze te korrupsionit dhe rrumpalles anti-demokratike.
Mjere politika shqiptare ne duart e kujt ka rene.
Mjere shqiptaret cfare politikanesh luajne me fatet e te ardhmen e tyre.
Mjere Shqiperia per politikanet qe e drejtojne tashe e gati njeqint vjet.
Duke ia thyer kafkat njeri- tjetrit me plumba apo me fjale ata ne fakt ia kane thyer e po ia thyejne perdite kafken atdheut e popullit tone neper monopatet e “shtigjet e pashkelura” te politikes tipike “te kafkave te thyera” apo ” fytyres sholle kepuce” , ndersa shtete shume me te vogla se Shqiperia,sic eshte Mali i Zi me vetem pese vjet pavaresi, na i tregojne targat duke na lene ne bisht… ne vagonin e fundit jo vetem te Evropes por edhe te demokracise boterore !
Nuk ka se si ndodhe ndryshe me politikane dhe politike ” thyerje kafkash” e “fytyre sholle kepuce ” qe tek ky zanat shikojne menyren me te shpejte, me te sigurte, “Leven e Arkimedit” per tu pasuruar e kaleruar familjarisht e me klanet e veta mbi kurrizin e hallet e medha te nje populli e vendi te tere.
A nuk vepruan edhe baballret e tyre ideologjike e shpirterore!?