Në vend që kryeministri shqiptar Sali Berisha të alarmohej që popullsia e vendit që ai drejton është pakësuar me 7.7% në numër, del e zgërdhin dhëmbët ekraneve duke e quajtur “arritje” të madhe këtë shifër. Sipas INSTAT të SALI-STAT-it, sot në dhjetor 2011, Shqipëria ka vetëm 2 milionë 831 mijë e 741 banorë. Në vitin 2001, Shqipëria kishte 3 milionë 69 mijë e 275 banorë. Ndërsa në vitin 1986, Shqipëria kishte plot 3 milionë banorë. Në këtë vit, pra në datën 27 shkurt 1986, fiks në orën 11.30 minuta, u lind në qytetin e Memaliajt të Tepelenës, banori i 3 miliontë i Shqipërisë, fëmija i minatorit Qemal Bega, emrin e të cilit e vendosi ish-udhëheqësi i asaj kohe Ramiz Alia, duke e pagëzuar “GËZIM”. Këtij fëmije iu bënë si dhuratë një palë rrobe bebesh, një batanije, një krevat, emri në zarf i dërguar prej partisë dhe 2 fotografi me ngjyra, duke e mbajtur në krah nëna e tij dhe e deleguara e KQ të PPSH, ish-kryetarja e Bashkimit të Grave të Shqipërisë Lumturi Rexha.
Deri në vitin 2001, kur popullsia ishte akoma 3 milionë, 69 mijë e 275 banorë, Gëzim Bega vazhdonte ta mbante titullin “historik” të gjendjes civile shqiptare, si “banori i 3 miliontë”. Ndërsa tani në vitin 2011, pas regjistrimit të popullsisë, ose censusit “SALI”, i 3 milionti Gëzim Bega e ka humbur këtë titull, mbasi popullsia e Shqipërisë është vetëm 2 milionë 831 mijë e 741 banorë.
Kujtojmë që në 12 qershor 1937, në Lushnjë u lind në banori i 1 miliontë i Shqipërisë dhe emrin e tij “SKËNDER” (Zheka) e vendosën motrat e mbretit Zog, në nderim të Heroit Kombëtar Skënderbeu. Për banorin e 1 miliontë, ish-mbreti Ahmet Zog ka ngritur një dolli të posaçme dhe ka shtruar një darkë në pallatin mbretëror, ku ka akorduar një pension mujor modest për familjen e tij. Sipas regjistrave të gjendjes civile, banori i 2 miliontë i Shqipërisë, u lind vajzë në mars 1968 në Bulqizë dhe u pagëzua me emrin “DRITA” (Rexha), emër të cilin ia vendosi ish-diktatori Enver Hoxha.
Kur lindi banori i 3 miliontë, banori i 1 miliontë SKËNDER ZHEKA ishte vetëm 49 vjeç dhe ka vdekur në vitin 1993, në moshën 56 vjeçe në një aksident me makinë. Ndërsa banorja e 2 miliontë DRITA REXHA, kur u lind banori i 3 miliontë ishte 18 vjeçe dhe studionte në shkollën e lartë të Bashkuar të Oficerëve. Tani ajo është e martuar dhe jeton në Gjirokastër.
Sipas censusit “SALI”, banori i 3 miliontë Gëzim Bega, aktualisht është 25 vjeç. Sipas shifrave të regjistrimit të popullsisë të “censusit 2011”, Gëzim Bega nuk është më banori faktik aktual i 3 miliontë, mbasi Shqipëria aktualisht ka vetëm 2.8 milionë banorë. Edhe nëse Shqipëria bëhet 3 milion banorë, përsëri titullin “banor i 3 miliontë” do ta fitojë ai që do lindet si plotësues i numrit 3 milionë banorë.
Sipas regjistrit të gjendjes civile, banori i 3 miliontë Gëzim Bega, aktualisht jeton me prindërit dhe dy motrat e tij. Të shpërngulur nga qyteti Memaliaj përpara 10 vitesh, ata banojnë në lagjen “Kombinat” në Tiranë. Banori i 3 miliontë ka përfunduar arsimin e mesëm dhe punon si shofer në një firmë private, por dhe si elektro-mekanik me babain e tij Qemal Bega. Edhe pse zyrtarisht Gëzim Qemal Bega figuron si banori i 3 miliontë i Shqipërisë, numerikisht nuk është i tillë në vitin 2011, mbasi 25 vjet pas lindjes së tij, censusi “SALI” nxori se në Shqipëri ka vetëm 2 milionë, 831 mijë e 741 banorë.
hahahaha,,,,sa % !!!!! jane shqipfoles e sa orig.shqip!!!!???
a ka njeri qe e beson kete census………..asnje vec sales
vetem ai e di se per cfar do ti duhet nje regjistrim i tille…..
te presim se cdo te shofim.
MIRDITA o shqiptar dhe ju o lexues te regullt te shtypit dhe ne vecanti gazetes TEMA…me vjen pak habi me ju o lexues qe akoma nuk e kuptoni SALI BERISHEN dhe me habit pak me shum fakti se z.MERO BAZE e ka njoftur nga afer z.BERISHA ..KETU nuk behet fjale per numra te gabuar ndaj qeveris BERISHA ndaj popullsis se SHQIPRIS …FTJELLOHUNI i cik o lexues …dhe bejani pyetjen BERISHES pse pikerisht tani doli nga goja e BERISHES qe shqipria nuk esht as 3 MILJON ,,,KU QENDRON HILEJA ndaj BERISHES ,,,pikerisht ju a them un ,,TANI esht mbyllja e vitit dhe mbas mbylljes se vitit SHQIPRIA mer si cdo shtet nga organizmat nderkomentare ritjen e GDP dhe GDP perllogaritet sipas frymes se popullsis ,,,,,,por duke qen keq se BERISHA dhe qeveria e tij ka dal si gjithmon keq me PLANIN e FMN ,,atere BERISHA ben mashtrimin e radhes ,,,duke ulur numrin e POPULLSIS qe ti ngrihet perqindja e GDP …duhet ta kuptoni se ne qeverin e BERISHES nuk jan te gjithe PRASA ,,ka dhe njerez me shkoll ,,a e kuptoni o shqiptar qeveris se SALI BERISHES nuk para ja ndien per popullin SHQIPTAR as dhe per qytetarin e 3 miljont ,,,BERISHA kerkon dhe po e ruan veten mos te haje SHUPLAKEN e radhes nga nderkombetaret ,,,qe tani BERISHA po mendon per ZGJEDHJET PARLQMENTARE ujku PLAK di shum mire te bej te tilla llogarira ,,xhaketa e vjeter i BERISHES mendon qe te ket sa me pak goditje nga nderkombetaret ,,,sepse jan keta nderkombetar qe e mbajne SALIUN sado qe ai ka ber GAFA me popullin e tij sa me shpejt qe ne shqiptaret ta kemi kuptuar sekretarin e PPSH shokun SALI as me te lehte e kemi ti pergjigjemi TUNG respekte KLM ….OPININISTI ADRIAN HAJDINAJ
Zoterote opinionist mund te kesh te drejte .
Ne nuk e njohim saliun as Mero Bazja nuk e njeh.
Mendoj se i kushton me shume pakesimi i popullsise ,se keto qe thua ti.
Njerzit largohen per nje jete me te mire ndersa saliu trumbeton qe jemi krahas Gjermanise
shifrat e G.P.D. ai se ka te veshtire ti nxjere si do vete si ka bere deri sot
Sa i zgjut je kur na ben thirje te ftjellohemi.
Berishes i duhen keto shifra per nje qellim; Ai tash do ta ndaj Bruto Prodhimnin Kombetare GDP, per koke banori dhe do te del se eshte rritur jashtezakonishte shume. Kur perpjestohet me nje numer me te vogel banoresh ateher per fryme del GDP shum me i madh.
Por Berishes do ti del mnje problem serioz: Si eshte e mundur qe Shqiperia, qe ka vetem 2.8 milion banore, nese hiqen ata te moshes nen 18 vjeqe, te ketze aq shume votues? Un i besoj ketyre shifrave sepse duhet patur parasysh se ka mbi 1 milion shqiptare te cilet nuk jetojne me ne Shqipwri dhe nuk mund te numerohen si banore. Ata jan numeruar ne regjistrimet ne Itali, Geqai dhe vende tjera.
Mor Zot i Madh cfar spo i punojne ketij populli, pasi i larguan i degdisen Emigrant, tani po ja marin shpirtin po e Thajne e Perthajne ngadal ngadal. E ruafte Zoti i Madh kete Popull se Qeverite e tij te te gjitha kohrave ja kane marr shpirtin.