Darka e gabuar e Galerisë

22 Dhjetor 2011, 13:50Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Në një nga ditët e kësaj jave shqiptarët anë e kënd botës panë të mbledhur në Galerinë e Arteve në Tiranë gjithë parinë e shtetit shqiptar, siç do të thoshte Shinasi Rama, madje edhe kryeministrin e Kosovës që kishte ardhur vrik pasi kishte përcjellë kancelaren Merkel. Ishin aty të gjithë ambasadorët me punë e pa punë që rrinë në Tiranë, prej të cilëve si gjithmonë shquhej ai i OSBE-së që është bërë i famshëm për birrën e Irfanit me kërnacka Korçe dhe deklaratat që i lëshon veresie si qoftet që shiten te ATSH-ja atje ku mërzen një tjetër drejtor që dikur ka qenë dashnor me idetë e Edit dhe tani është bërë kërthizë më kërthizë me vizionin e « shalgjatit » të bashkisë dhe me hapin e gjatë të kryetarit të partisë Berisha.

E pra gjithë kjo gjindje që mban shpirtin e shqiptarëve me bukë dhe që e lë hera-herës pa frymë, ishin ngjeshur në sallën e Galerisë së Arteve për të parë nga afër Blendi Fevziun dhe për të marrë pjesë në fjalimet që do të mbaheshin për promovimin e librit për Enver Hoxhën. Ishte jo thjesht një përurim libri, por një shfaqje, një paradë dhe të gjithë kishin nxituar për të qenë aty, për t’u shfaqur, për të dalë në ndonjë kamera apo për t’u vështruar nga sytë e udhëheqësit të kryministrisë. Si ka mundësi do të  pyesin shumë njerëz që një libër mediokër, që vlerën e vetme ka punën e arkivës dhe arshivistëve të gjorë që kanë nxjerrë fotot familjare dhe dokumente të njohura e të panjohura të diktatorit dhe ia kanë çuar me porosi të udhëheqësit të kryeministrisë Blendi Fevziut në zyrë, të mbledhë kaq shumë njerëz me pushtet. Ky i ka marrë dhe ka bërë një tekst që ngjan me një fjalor shpjegues, me një legjendë, që të thotë se këtu Enver Hoxha është i çmendur, këtu është homo, këtu është vrasës me pagesë, këtu është ose rezulton kështu e ashtu, sepse fjala që përdor më shumë në atë libër Fevziu është fjala «rezulton».

Pra ky libër mediokër që e ka bërë të shtërzojë edhe Kadarenë të cilit Fevziu i ka çuar dorëshkrimin në fillim dhe pastaj i ka vënë mikrofonin përpara dhe ai për të qenë elegant ka thënë një frazë që nuk merret vesh është për arkivën e librit apo për tekstin. Ky libër pra mblodhi në zemër të Galerisë si rrallë ndonjë herë gjithë shtetarët e lartë kombëtarë e ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ku qëndron fuqia tërheqëse e atij manifestimi? Te Fevziu? Te libri? Te Enver Hoxha?Apote të gjitha bashkë. Nëse do të mundoheshim të bënim hermeneutikën e kësaj parade do të duhej të mbanim në vështrim disa dukuri që lidhen me atë që në kapitujt e teksteve të komunikimit quhen « Mënyrat e mëdha të komunikimit ».

Në këta kapituj përmendet se edhe gjestet e mimika janë forma komunikimi, aty thuhe se veçanërisht ndihmesa e Wallon për analizën e çifiti soditës/paradë është me vlerë të posaçme.Poç’është kjo analizë, pra ku qëndron thelbi i çiftit soditës/paradë. Ky çift është karakteristikë për fëmijët dhe për fazën e parë të njohjes që lidhet me mimetizmin. Më pas ai mbartet te të rriturit dhe trasnformohet në një tjetër dukuri në atë që sociologët e komunikimit e quajnë në fillim shkririje/dallim, pastaj qendërzim/shqendërzim. Po t’u shtojmë këtyre edhe ndarjen në role që bëjnë anëtarët e një entiteti shoqëror të caktuar do të mbërrijmë në përfundimin se gjithmonë në jetë na ndodh që të vihem në dy role, përkatësisht ose në atë të soditësit ose në atë të paradës. E gjithë kjo ndodh pse ne kemi nevojë të identifikohemi dhe të projektohemi diku.Pole të kthehemi te Galeria e Arteve te ajo natë në të cilën ishin mbledhur gjithë të fuqishmit e Shqipërisë dhe ambasadorët me punë e pa punë të jallanes sonë.

Aty në atë natë të gjithë kishin nevojë edhe të soditeshin edhe të soditnin. Në qendër të figurës të cilën ata e projektonin si shembëllim të identifikimit të tyre ishte padyshim Sali Berisha dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë. Në këta njëzetë vjet demokracije(sidomos pas ’97-s) kështu ka qenë gjithmonë. Më të fuqishmit e këtij vendi kanë qenë Kryeministri i radhës dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë. Pra qeveritarët e nivelit të parë apo ata të nivelit të dytë, servilë te pushtetit dhe gjithë njerzia që e sheh veten në anë të qeverisë kishte rastin e artë që ta tregonte këtë duke qenë i pranishëm në atë paradë qoftë si parakalues qoftë si soditës. Mirëpo në nënvetëdijen e atyre që ishin mbledhur atë natë kishte edhe një qendërzim të thellë që ishte projektimi i tyre në krah të Berishës dhe si anti-Enver. Pra me kapardisjen në këtë paradë ata kishin rastin të shfaqeshin jo vetëm si mbështetës të Berishës, por edhe si anti-Enver. Duke qenë se Blendi Fevziu e ka shpallur veten gjithnjë e më fort edhe si pasardhës i familjes së Toptanëve dhe duke qenë se ai po merr anë e kënd Shqipërisë prona dhe sot po të përdornim fjalën e tij të dashur “rezulton” na “rezulton” se ai e projekton veten si pasardhës i klasës së bejlerëve të pasur të Shqipërisë që tani, me ndihmën përzgjedhëse të shtetit të Sali Berishës, po merr tokë pa fund në bregdet e në mal, në fusha e në korije. Kjo klasë me të cilën është identifikuar Blendi Fevziu është bërë njësh me një klasë tjetër me atë që në perceptimin e përgjithshëm popullor ka grabitur pronat dhe është molepsur me mafien e rrezikshme dhe me krimin e organizuar.

Ende sot nuk është zbuluar krimi makabër mbi gjyqtarin e Vlorës, Konomi. Po ndërsa Blendi Fevziu ia arrin të mbledhë me një libër mediokër gjithë të fuqishmit e kësaj toke dhe të tokës së Kosovës, familjarët e Konomit por edhe të shumë të tjerëve që janë vrarë për prona apo që u janë grabitur pronat nuk ndjehen aq të lumtur në Shqipërinë që qeveriset nga Sali Berisha dhe që bën mbrëmje gala për të promovuar librin e Blendi Fevziut për Enver Hoxhën. Gjithë kjo maskaradë rrezikon të nxisë ndjenja të kundërta me ato që kërkojnë të nxisin Fevziu me shokë. Kapardisja dhe këndellja e parisë së këtij vendi me forma arrogante për të na treguar si në një paradë gjithë të fuqishmit e këtij vendi, që na zgërdhihen ne të tjerëve duke na treguar pushtetin mediatik, pushtetiun ekonomik, pushtetin e kobures, pra duke na u shfaqur ne si një klasë sunduese, e acaron dhe e shkërmoq edhe më stofin social, e bën edhe më të thellë hendekun midis njerëzve, mes atyre që kërkojnë të jetojnë me aq sa japin dhe të tjerëve që duan të ndërtojnë parajsën e tyre me lloj-lloj spekulimesh. Natyrisht Blendi Fevziu ka gjithë të drejtën që të marrë gjithçka i takon me ligj.

Por nuk ka pse të na bëjë parada të neveritshme me ekspoze karikaturash për të na tregur se ne nuk qeverisemi nga ata që i kemi zjgjedhur me votë, por nga emisioni “Opinion”. Gjthë kjo klimë ka nxitur ndarjen në këtë vend dhe ka mbjellë shumë e shumë urrejtje. Në një shkrim të shkëlqyer, Ardian Ndreca, gazetari dhe studiuesi i talentuar e kishte vënë re dhe e kishte trajtuar me shumë dinjitet pikërisht këtë dukuri. Ai thoshte se pas lipotomisë së Berishës, forumet në internet ishin mbushur me aq shumë urrejtje e mallkime për kryministrin sa duhet të shqetësoheshe me të vërtetë. Dhe vërtet urrejtja dhe mallkimi janë forma të komunikimit që nxiten veç të tjerash edhe nga shfaqja, dukja, karshillëku dhe dallkaukllëku i gjysmës tjetër. Fjala dhe imazhi janë mjetet me të cilat njerëzit komunikojnë. Nëqoftë se këto të dyja përdoren për të treguar mendjemadhësi, arrogancë, fyerje, etj., atëhere te pjesa tjetër do të ngjallen ndjenja të përkundërta.

Një pjesë e madhe e popullsisë ka perceptim të keq për qeverinë dhe ata që e mbështesin atë. Kjo është normale në një demokraci. Mirëpo kur qeveria dhë mbështetësit e saj këtë pamje të shëmtuar të tyre nuk e kurojnë, nuk përpiqen ta përmirësojnë, por përkundrazi e shfaqin vend e pa vend si një formë të imponimit dhe të dhunimit mediatik, atëherë pjesa tjetër turbollohet nga ndjenjat e urrejtjes dhe të mallkimit, atëhere demokracia vihet në rrezik, atëhere perceptimi që kanë ata nga perceptim për Tjetrin, bëhet urrejtje për kundërshtarin. Ndaj sot të identifikohesh me Berishën që të projektohesh si antienverist dhe më tej akoma të shfaqesh pas gjithë kësaj si sundues i këtij vendi kjo do të thotë që ti të nxisësh te të tjerët urrejtje dhe mallkim. Ndaj edhe parada e disa ditëve më parë te Galeria Kombëtare ishte një shfaqje ose një darkë e gabuar.

16 komente në “Darka e gabuar e Galerisë”

  1. Shqiptari says:

    Punë plehrash! Kur nuk ra një bombë, të largonte një pirg të madh m… !

    1. Shefqet Cela says:

      Mua me ngjan si DARKA E FUNDIT. Ndryshimi eshte se aty nuk ka engjej dhe profete. Nuk eshte vetem nje JUDE por shumica.

    2. ruzhdi says:

      hej bre kuje tu jetue mlidhe menden,i pa aft

  2. pogradeci says:

    me duket si emer evgjiti ky i autorit .Duhet tju kujtoj se po perdoret gjuhe shume e turpshme ne komentet gje te cilen nuk duhet ta lejoje Merua

    1. A.A.A. says:

      I.YZEIRI KA SHKRUAR SAKTE BILES UNE DO TE THOJA ISHTE DARKE “E SHEMTUAR”
      SEPSE MBI 90% E TYRE ISHIN BYTHELEPERIS SE ENVERIT.
      ATA QE NA CANE VESHET 45 VJET DUKE KENDUAR PER ENVERIN PO NA CAJNE TRAPIN
      DUKE E SHARE AQ SHUME SIKUR TE ISHTE KANIBAL QE USHQEHEJ ME MISH NJERIU..
      NJE PYETJE DEL PER ARVIZUNE:PSE NUK E SHPETOI AMERIKA SHQIPERINE NGA ENVERI
      KUR PASKA QENE KAQ I TMERRSHEM SIC VEPROI ME SADAMIN,KADAFIN ?
      E GJITHE KJO MASKARADE BEHET SE PO AFRON 1 VJETORI I MASAKRES SE 21 JANARIN
      KU FAJTORET:
      -SALI BERISHA
      -LUL BASHRISHA
      -EDI RAMA
      -GRAMOZ RUCI
      -A ARVIZU
      -E.VOLFARTH
      DUHEN TE PERGJIGJEN PER VEPRIMET E MOSVEPRIMET E TYRE QE CUAN NE VRASJEN
      ME MAKABRE ME TE SHEMTUAR DHE FASHISTE TE FILMUAR NDONJEHERE NE SHQIPERI.
      falenderoj nga zemra trimin ILIR YZEIRI..THANKS!

      1. sorge says:

        A.A.A.-Po me Edi Ramen cfare ke,more pusht???Pse e fut me VRASESIT???Apo ndjek SKENARIN SERB TE BERISHES,me qe nuk e mbron dot KRIMINELIN BERISHA,SULMOJE EDHE RAMEN,qe te perlyhen te dy njelloj!!!Perse jane fajtore Edi Rama dhe Gramoz Ruci per 21 janarinsipas teje>>>Kerkon t’i barazosh VRASESIT ME VIKTIMAT, o PLEHRE???Keshtu tha edhe Berisha dhe zagaret e tij ANAL-iste,qe EDi Rama e pati fajin,qe i coi njerezit para grykes se pushkes!!JO,MORE?Sipas teje fajin e ka LEPURI,qe i doli para ujkut,prandaj nuk e ka fajin ujku,qe e hengri!!!E,KESHTU THUA EDHE TI,MORE ZAGAR I FSHEHUR!!!

        1. AAA says:

          Megjithe me ke ofenduar,do te fal se pasi jemi te dy me “nickname” nuk
          dua ti mas forcat “prapa ferrave”.
          Per edi ramen kam sakrifikuar dicka por nuk ja fal gafen e tmerreshme qe u fut ne votimet e tiranes pa kerkuar doreheqjen pa kushte te vrasesve berishe & bejbi berishe.Sepse futje ne votime me nje kriminel dhe humbja
          e tyre automatikisht i lau gjakun e 21 janarit nga duart e berishes.
          Shume pasiv u tregua rama kur arvizu i tha berishes “burre shteti”
          kur ishte i njome akoma gjaku i 4 qytetarve te pafajshem.
          E respektoj Edi ramen ne rradhe te pare si qytetar por jo si politikan.
          Metodat qe ai ndjek vlejne per shtete si suedia por jo per shqiperine.
          Ne fakt ne listen e maskarenjeve kame harruar dhe fatos nano viagren
          dhe ilir rexhmeten.dhe nje keshille te fundit:Komentet e bera nga “sorge”
          me kane pelqyer por kjo pergjigje teper agersive me fjalet :pusht,plehre,zagar nuk te nderojne sidoqofte TAKE IT EASY !

  3. hasan says:

    Toptanet e pare nuk i ndihmoi dot as serbi as rusi as anglezi dhe as pejgamberi nga shpronesimi dhe turperimi qe u beri Enveri.Keshtu ka per ta gjetur dhe koke hallatin,pinjollin e tyre.Me librin e tij veç me urrejtje i mbush te varferit qe ne Shqiperi jane me shumice.Veç me lart e ngre figuren historike te Enverit.Keta tashme plehra kane abuzuar aq shume me pushtetin mafioz te Sali Berishes sa vetem fshesa e nje revolucioni ja u mer hakun.

  4. fule says:

    Keta deputetet e PS te jene me aktive ne Parlament kur te kthehet Bllokqeni aty dhe mos lene pa i permendur Gerdecin, 21 Janrin etj.

    Hajde se mbase dhe nje goditje tjeter do… kurajo

  5. Silvia says:

    Vertet nje parade “me shkelqim te rema” te njerezve te veshur me pushtet ! Prezanton hendekun e madh te tyre me popullin …..,sa te shkeputur jane nga ky realitet … Eshte nje prezantim i identitetit te tyre….

  6. H.Joga says:

    Gjithe populli shqiptar e urejti ate takim ne galeri ta quajme te arteve,per nje paloliber te fevzos pa asnje krijim vecse depo faktesh.H.Joga

  7. gjon says:

    TEpergezoje per analizen e sakte te asaje mbremje . KESAJE I THONE BIRE SELMANI NENES KE TE QAJE ME PARE .FEVZO ka te drejte te kaperdiset kur mblidhen gjithe ato burra dhe ithone mutit mardhalla.BERSHA ME KOTE MUNDOHET TE TREGOHET ANTI ENVERIST SE STE BESON NJERI MA ME MEND NE KOKE,Gerdeci s harrohet ,21 janari jo e jo .

  8. VERONIKA says:

    po kte YZEIRIN e keni marre me oferte???merr 2 paguaj 1.dhe te shekulli i njejti artikull absurd,intrigant.nuk ja vlen komenti per kte.

    1. templari_antishpellar says:

      Jeni pak Ciljetka ju shpellarkat e PD-se… hajde se keshtu do hani Kar-iere ne Parti. Ngushullohuni me surratine Balli Farihut fundaj, se ai ka gazete shume te mire

    2. Donald says:

      ti me pseudon vere..niko do jesh na i derr veroniku pa tru te vogel..
      pashe ca komente te shekulli ku emri tat mor qyq doli nja 20 here..
      pra te komentosh kaq shume dhe pa lidhje dukesh sikur je pacient
      ne ndonje psiqiatri dhe kur te bie ne dore laptapi i doktorit
      apo infermjeres ja fut ja 10 komente fet e fet biles ne pa pi ilacet
      hajde sherim te shpejte dhe dil ka i here mos u tut se na knoqe
      ma shume se ai antikomunisti i tmerrshem mutmut elezi.tung!

  9. Kely J.Andress says:

    Bravo Z.Yzeiri !
    Shpresoj te jete “Darka e Fundit” per ta, para se keta horra te kryqezohen tek kodrat e liqenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje