Dibra, papunësia dhe hallet e zotit Islami

24 Dhjetor 2011, 20:06Blog TEMA

Nga Ulsi Manja

I ftohti i madh i këtij fundviti ka ardhur jo pa bereqet në mexhliset e muhabetit në Dibër për politikën e me politikën, por jo për varfërinë dhe papunësinë që i ka mbërthyer nga Kalaja e Dodës, Lura dhe Reçi e deri tek Ura e Topojanit, e cila njëlloj si Ura e Ibrit në Mitrovicë, ndan Peshkopinë e harruar nga shteti me Bulqizën e mafias së kromit, ndan Peshkopinë ku jetohet  mbi tokë për inat të të tjerëve me Bulqizën e nëndheshme ku varrosen përditë  jetë njerëzish që marrin me vete hallet e tyre.

Por ura edhe bashkon, bashkon hajdutët dhe të korruptuarit e këtyre dy rretheve me barkderrët e mëdhenj të korrupsionit qeveritar në Tiranë që rrinë me zemër të ngrirë, të strukur tamam si macja ndër sofër, nga frika e ndonjë zemërimi popullor për shkak të varfërisë dhe krizës ekonomike ku po zhytemi përdhunisht nga qeveria e votave të vjedhura.

Në këtë të ftohtë dimri, qyteti i Peshkopisë mbetet pelegrinazhi i vetëm i të gjithë fshatrave të zonës dhe deri në mesditë kur edhe ikin furgonët e komunave, lokalet e qytetit dynden me njerëz që si për ironi të fatit me ato pak lekë që kanë në xhep, fillojnë e pinë tre helme bashkë: kafe, raki dhe duhan dhe për të hequr pak orë mendjen nga hallet dhe varfëria që i ka pllakosur, merren me analiza politike të hollësishme që nuk bëhen as në studiot televizive më prestigjioze, a thua se je mu në mes të Parlamentit Britanik e jo në Dibër.

Gjatë këtyre ditëve temë e bisedave politike ka qenë çregjistrimi i Kastriot Islamit nga PS, por si për të thënë që po merren edhe me ndonjë muhabet më serioz se sa ky, komentojnë edhe takimin e Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani me pushtetarët lokalë për punët e të ftohtit dhe ngricave të dimrit në Dibër, a thua se përnjimend dibranët presin t’i ngrohë Nishani i ftohur për vete me atë bojë pushtetarësh të dalë boje që kishte mbledhë në shtabin e emergjencave civile të rrethit.

Modestisht e them se dibranët e mi, punëtorë dhe të ndershëm dhe këtu nuk e kam fjalën për zyrtarët e korruptuar të Dibrës që të babëzitur pas hajdutërisë pa pikë turpi e kanë lënë Peshkopinë pa ujë të pijshëm edhe pse uji derdhet përrenjve, i kuptojnë shumë më mirë se ata që merren me politikë aktive arsyet se pse Islami i është hakërryer PS dhe Edi Ramës në këto dy vjet dhe ka bërë gojëmbyllurin për zararet dhe zullumet e Sali Berishës në krye të punëve të shtetit.

Duke biseduar shtruar me dibranët nëpër kafenetë e qytetit, dëgjon lloj- lloj shkaqesh të qëndrimeve kundra të Islamit ndaj PS, se gjasme i paska mbetur hatri te Rama se nuk i dha post në parti, apo se Rama e akuzon se bashkëpunoi me Sali Berishën kundra PS në zgjedhjet e vitit 2009, apo se atë e ndërsen Nano kundra PS etj, pra dëgjon gjithfarë lloj arsyesh që mund të pjellë mendja njerëzore.

Mirëpo dikush që kërkon t’i largohet këtij muhabeti, me qetësi dhe me cigare në dorë, ashtu i rrudhur nga papunësia ku e ka hedhur lufta e re e klasave e pushtetit të Saliut që në 2005, zbulon edhe shkakun e vërtetë të prishjes së Islamit me PS, teksa shprehet “se mes grazhdit të Saliut dhe PS, Islami zgjodhi grazhdin e Saliut sepse nga grazhdi nuk iket kollaj, kot lodheni, me post apo pa post në parti Islami prapë do të kishte shkuar mbas grazhdit të pushtetit; por ka me u bë pishman se nganjëherë mendja e madhe është zavalli i kokës. Por tek e fundit më mirë që e përjashtuan se ramë rahat të gjithë: ranë rahat socialistët sepse nuk duroheshin përditë këta të PD; ranë rehat Saliu, Fatosi, Iliri dhe gjithë PD se nuk kanë se me kë të merren më andej nga PS për të goditur PS; por ra rahat edhe Islami që tani është i lirë me i marrë mbarë televizionet e Saliut pa pyetur as për statut e as për parti”.

E këto fjalë brilante që dalin nga goja e një të papuni të cilit qëndrimi pro apo kundër Islamit nuk është se i shton diçka në sofrën e tij dhe as nuk e rikthen në punën e humbur, janë sot mesazhi më i qartë për çdo shqiptar për atë që po ndodh sot me klasën politike që qeveris vendin, por edhe me të tjerë politikanë që hapin sytë ose mbajnë përditë duart në thesin e korrupsionit të pushtetit, pa pyetur për rregulla partie, moral politik apo demokraci shumice.

Islami thotë se nuk ka demokraci të brendshme në PS dhe për këtë ka zgjedhur të ankohet në dritaret e TV të Saliut. Po 800 mijë socialistët që dhunohen përditë nga mungesa e demokracisë në Shqipëri për shkak të pushtetit të Saliut ku duhet të ankohen zoti Islami?

Dalin e votojnë si njerëz u vidhet vota, shkojnë nëpër komisione për PS u hiqet asistenca, marrin rrugët e botës i kthejnë prapë në Shqipëri se bota është në krizë për vete,dalin të protestojnë nëpër sheshe për mungesën e demokracisë dhe lirisë i vret pushteti, duan të hapin gojën diku të ankohen për korrupsionin e madh kanë frikë se i dëgjon pushteti dhe i rrënon me taksa e xhelepe nën dorë,duan të lehtësojnë hallet e tyre nga barra e rëndë e papunësisë dhe varfërisë, Ti u thua se Saliu është burrë i mirë që u varfëron dhe u shtrëngon, por u thua që Rama është autokrat dhe harron që është lideri i opozitës dhe jo Kryeministri i vendit.

Zoti Islami përpiqet ta viktimizojë veten në mes të Tiranës dhe ajrit të ngrohtë të kondicionerit se me largimin e tij nga PS këtë të fundit do e gjejë hataja dhe se Rama do t’i kapë gjithë socialistët në dru një e nga një dhe atëherë ne do ta kërkojmë Islamin për të na shpëtuar prej tij por s’do e gjejmë dot!! Zot na ruaj por hall më të madh me njeriun se kur bën pallë me mend nuk paska! Rri i qetë zoti Islami se PS do jetë aty sa të ketë pluralizëm politik në Shqipëri dhe aty do të hyjnë e do të dalin të tjerë njerëz edhe pse nuk është Islami apo Islamë të tjerë.

Zoti Islami ankohet se Rama po e mbyll PS, kur në fakt dyert e PS nën drejtimin e Ramës janë hapur e shqyer nga të katër anët me njerëz të varfëruar, të poshtëruar e madje edhe vrarë nga pushteti i Sali Berishës, që ish-Kaçit tonë i duket më liberal se sa Rama edhe pse mbi Sali Berishën  rëndon turpi i katër jetëve të vrara padrejtësisht në emër të mungesës së lirisë, punës dhe perspektivës për jetën. Në PS po vijnë e do të vijnë akoma më shumë njerëz, sepse aty nuk zbatohen tezat e Islamit për të mbajtur kokën ulur përpara Saliut, por vijnë sepse shohin një rreze shprese përballë demokracisë fallso ku po jetojmë përditë e më keq.

I dashur Kastroit, sinqerisht të them, ik nga studiot e ABC dhe të KLANIT të Kompanisë 2S (Sandër & Sali) e dil në botën reale ku jetojnë shqiptarët, sepse askush nuk e ka mendjen dhe as nuk shqetësohet për ato që mendon Ti për PS dhe Ramën. Dhe e di pse ? Sepse përtej plazmës së televizorëve ku ti flet e sheh lajmet ekziston një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që nuk e përfshin Unazën e Vogël të Tiranës, ku zakonisht ti bën politikë, ekziston një Shqipëri tjetër ku bën pjesë dibrani, mallakastrioti, shkodrani, tiransi, fieraku, vlonjati, sarandioti, kuksiani, tropojani, lezhjani, gjirokastriti, dursaku, bulqizaku, matjani etj,  pra gjithë shqiptarët, që jetojnë e vujanë njëlloj nga varfëria dhe papunësia ku i ka zhytur Saliu, që ti i bëhesh krahë kundra PS që sa qe në pushtet të dha gjithçka deshe .

Shqiptarët i kanë nxjerrë përgjithnjë nga memoria e pultit të televizorit  kanalet e Sandrit e bashkë më të kanë shpëtuar edhe prej teje. Dhe a e di pse? Sepse falë censusit të Sali Bollëkut morën vesh se janë tkurrur me 7.7 %  për shkak të emigrimit dhe uljes së numrit të lindjeve, dhe ti besoj e di se këto dy tregues nuk janë pasojë e mungesës së demokracisë në PS, por pasojë e papunësisë dhe keqqeverisjes që ka mbërthyer jetën ekonomike dhe politike të vendit dhe tani kanë filluar të dyshojnë se prapa keqqeverisjes dhe ngushtimit të hapësirave të demokracisë nga Sali Bollëku, fshihet ndonjë projekt shkërmoqje apo tkurrje që kërkon tu bëjë qejfin fqinjëve.

Dhe në fund se për pak harrova, po dole ndonjëherë në televizor, tregohu njëherë të vetme i sinqertë dhe thuaju socialistëve ku ka më shumë demokraci në PS e Ramës apo në Shqipërinë e Saliut, sepse andej nga Gjeorgjia je dhe ekspert demokracie.

15 komente në “Dibra, papunësia dhe hallet e zotit Islami”

  1. Andi says:

    Ekspert demokracie ne Gjeorgji Kaci, sh e bukur. Urime autorit per shkrimin, shume realist. Kaci i tille eshte dhe per Mallakastren, jo vetem per Dibren. Ka rrjedhur i shkreti jo nga PS por nga mendet e kokes.

  2. Ish-studenti i Juaj says:

    I nderuar Profesor, e lexova shkrimin me nje fryme. Te lutem nese ke mundesi shkruaj per Bulqizen dhe minieren, shkruaj per hallet tona, shkruaj per prinderit tane skllever,ata te shkretet kur degjojne gazetat ne mengjes mbajne veshin se mos eshte shkruar dicka per Bulqizen dhe mezi presin te vije gazeta Tema.Une kam bindje se ti di ti biesh aty ku duhet edhe halleve te Bulqizes. Sa per Islamin ketu ne Bulqize e kane mallkuar me kohe, se ai shqetesohet vetem per hallet e veta. Respekte Profesor

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Bulqiza eshte dhimbja jone qe na ndjek kudo nga pas.Me ujin e saj u rritem.Kromi i saj na mundesoi te bashkjetojme me njerez nga te kater anet e Shqiprise.Me kryetaren Dropullite,me inxhinjeret e famshem Todo Manco e Jorgo Kola,me trajnerin e famshem te ekipit te futbollit Sabri Avdiu dhe me qindra mesues dhe intelektual te talentuar nga Korca,Vlora,Saranda,Shkodra dhe Tirana.Ne Bulqizen time flitej me nje gjuha nga me te bukurat ne Shqiperi,nje perzierje toske dhe gege.Pastaj ne mbremje rruga e vetem gjalleronte nga shetitjet e mbremjes,mbushur me cifte dhe femije.Aty kane mbetur te ngrira kujtimet e mia.Te cilat nuk mi rremben dhe fshin askush nga kujtesa.Por ndoshta nje here tjeter do te shkruaj per Bulqizen me shume,sot dua te ndalem tek shkrimi i Zotit Ulsi Manja qe une nuk e njoh personalisht.Por me vjen keq qe Kastriot Islamit nuk i jep meriten qe i takon.Per mua personalisht nje njeri qe drejtoi kuvendin e pare pluralist,i doktoruar me tituj ne France dhe ne Gjermani,autor i shume librave shkencor,perfaqsues dhe i zgjedhur ne institucionet nderkombetare e meriton te trajtohet me respekt.Ne nje parti politike ku humbet debati dhe perjashtohet mendimi ndryshe eshte e destinuar te ngeli ne vend numero.Kastriot Islami mund dhe te kete bere gabime,e nenvizoj mund,por me shume gabime se Edi Rama nuk ka bere.Kush i fuste dhe i nxirrte socialistat neper greva dhe protesta dhe pastaj puthej me Saliun,kush nuk i linte te futeshin ne parlament dhe pastaj u dorzua si pul e lagur,se e pa se s’ka ku me ja mbajt.Duhet te jemi realista kur i drejtohemi nje publiku te interesuar per perparimin dhe forcimin e PS.Jo i nderuar profesor,qe fatkeqsisht nuk ju njoh,po te ishte per tu perjashtuar nga PS duhet te ishte bere ndaj Edi Rames.Ai vete e ka pranuar se ka bere shume gabime,por deri me sot nuk ka marre asnje pergjegjesi,qofte dhe duke kerkuar falje simbolike per drejtimin teper primitiv qe i ka bere OPOZITES..Nje fjale e urte gjermane thote, “le ta leme Kishen ne fshat”,ose e pershtatur ne Dibren tone “Xhamine le ta leme aty ku eshte” pra e nenkuptuar,le te themi te verteten dhe te mos akuzojme Kastriotin,per pa-aftesine dhe mediokritetin e zotit Rama.Cfardo qe te kete bere Kastriot Islami,ai nuk e meritonte perjashtimin nga PS,por paaftesia dhe injoranca ka frike nga intelektualet dhe shkenctaret e vertet,sepse ato i behen pengese per te mbajtur pushtetin e pa-merituar.

  3. misionari says:

    Edi Rama duhet te jete i vendosur: Nuk ka shans te Dyte per spiunet dhe tradhtaret! Neqoftese Shansi i Dyte i Islamit do te jete marrja me vete e Edi Rames.

    1. adri says:

      Ore zoteri qe shkruan shume bukur te gjhithe populli shqipetar jo vetem ai socialiste e ka kuptuar qe Kastriot Islami duhej larguar me kohe ga PS ja.
      Tani Edi Rama pas te gjithe atyre qe ka bere islami per PS ne,del e thote qe Islami e ka nje shans te dyte. Kush eshte Edi Rama qe i jepka je shans te dyte Islamtit, ai nuk esht Partia Socilaiste, atij i eshte besuar detya e kryetarit, por ai nuk perfqesonte gjithe socialistet. Me kete qe thote ai, provohet plotesisht qe Edi Rama eshte i pavendosur dhe sa te jete ai kryetar i PS se, PS ja nuk vjen ne pushtet.
      Prandaj i o Ulsi mereni ju ne dore PS ne dhe ndihmoni popullin shqipetar.

    2. ADRI says:

      Sakte nuk ka shans te dyte.
      cfare do te thote Edi Rama qe Kastriot Islami e ka nje shans te dyte.
      Po Kastriot Islami nuk ka lene gje pa bere kunder PS se dhe gjithe populli shqipetar dhe jo ai vetem socialist kane kerkuar me kohe qe ai te perjashtohet nga PS ja.
      Tani Edi Rama thote qe ai ka nje shans te dyte.
      Katriot Islamin e ka larguar partia socialiste. Kush Edi Rama qe thote dhe i jepka Katriot Islamit nje shans te dyte. Edi Rama nuk eshte Partia Socialiste atij i eshte besuar detyra e kryetarit.
      Edi Rama Ishte ne Paris kur populli shqipetar dilte ne protesta ne vitin 1997, dhe erdhi rehat rehat e bu be minister pa asnje mund ne vitin 1999.
      Me kete qe thote Edi Rama, qe Kastriot Islami ka nje shans te dyte del plotesisht qe ai eshte i pavendosur dhe PS ja nuk do te vije kurre ne pushtet sa te jete ai kryetar i PS se.
      Prandaj merreni ju te rinjte ju Juristet drejtimin e PS se dhe ndihmoni shqipetaret.

  4. Arturi says:

    I nderuar Z. Manja, respekte dhe te falenderojme shume qe ngre problemet e hallet e dibraneve, nje ze i vetem por shume i ndigjueshem. Ne Peshkopi dhe Bulqize gazeta Tema eshte e pamjaftueshme sepse nuk e gjen per ta lexuar, vijne shume pak kopje. Shpresojme qe i madhi Baze ta marre ne konsiderat kete. Edhe nje here Urime!

  5. Nentori kuq e zi says:

    Urime per shkrimin. Tashme Islami nuk e kupton akoma plagen qe ka marre se ajo eshte akoma e nxehte,por kur ajo te ftohet dhe interesi i mediave te Saliut te Beogradit te shuhet ,ai do te qendroje i vetmuar,pa shoke,pa ideal, pa din dhe iman, dhe as prehjen tek prehri i Saliut nuk do te mund ta gjeje dot se ai kurrkujt nuk i duhet me,aq me pak Saliut, se ai boll ka njerez te papune perreth dhe qe misionin e tyre militant ose te paguar e kane mbaruar dhe jane ne pritje te ndonje kocke tjeter (nje lloj bonusi qeveritar) por qe Sala as e ka dhe as ka per te ja ofruar. Lamtumire Kastriot tradhetari, tani fillo e merru me familjen tende se me politike merren te tjere me te zot se ti ne Partine Socialiste. Respekte Profesor dhe shkruani serish e ngrijeni zerin opozitar,se Shqiperia ka nevoje per njerez si ju. Gezuar Festat dhe me nje Shqiperi te lire.

  6. xhoni says:

    Edhe ca ,Kac Islami do vije ere si BAJGA E SAPO BERE E LOPES!!!Kur te thahet ca,nuk do shqetesoje njeri!!!Lereni te thahet “MUTI”!!!MOS E NGACMONI SE VJEN ERE!!!

  7. V.F.L.P says:

    Urime per shkrimin!
    Persa i perket ketij Islamit s’komentoj se si shum shum politikan Shqipetar thjeshte s’kan vlere, per ajo qe me pelqeu me shume ishte ajo pika qe duhet te shihet “ajo Shqiperia tjeter” jashte Tiranes sepse duket se ne qytetet tjera punet shkojne vaj, per mendimin tim kur nji qytet nuk permendet (pervec kronikave te vrasjeve) ose ka demokracine funksjonale 95% ose s’permendet se ka VDEKUR, per qytetin tim qe jam shum nostalgjik Peshkopine e dashur e mikpritese, versjoni i pare nuk me duket me vend, me shum i pershtatet versjoni i 2-te, ka vdek! Por ajo urtesia Dibrane nje dite duhet te mbaroje, sic thot autori zemerimi popullor duhet t’ju afrohet atyre bark’derrave te korruptuar e te t’kurur nga frika qytetare…epo Elez Isufi e sh’nderoj Drinin e Zi ne ngjyr t’kuqe me gjak Serbesh, e e keqja qe na ka kap esht se njeriu yn qenka me i lig se armiku fatkeqsisht…..

    1. kondi says:

      Por nje gje nuk arrij te kuptoj .Mire ne te Jugut jemi komunista dhe Berisha ka te drejte mos te investoj .Por te pakten ky bastard te permisoj jeten e banoreve te Veriut.Ku i ka shtruar 10 mije km rruge ky monster ,ujin e pishem ,etj.Por nuk ka faje ai ,fajen e keni vete o popull idjot shqiptar.Nuk ju them se duhet te nbeshtesni Ramen ,por ketyre bastarde qe mbeshtesin Berishen duhet tu tregohet vendi.Shqiperis i duhet nje Revolucion pa pjesmarjen e atyre qe drejtuan ne regjimin komunist dhe gjate ketyre 20 vjeteve te fundit .

  8. zefi says:

    Per nje xhuxh si ky plehra Islami,nga fshati jone perdoret shprehja “SI NJE MUT I SHTYPUR”!!!

  9. M.meko says:

    pershendetjet dhe urimet me te mira Hulusi! Ke thene ato qe duhen thene,per Kacin ,Kacet dhe gjendjen e mjeruar te shqiptareve ,per te cilen,zoterija ne fjale ,s’gjen kohe te thote dy fjale..Pasi te gjithe kapacitetin e tij, e investon per te qelluar me c ‘te munde sa te munde ,qe nga dritaret e magazinave te qelbura Sali Berishes(Klani,ABC,KJ,RD etj) PS-ne dhe Edi Ramen..Kuptohet per “mungese ” demokracije ….Sepse me kutin e Islamit,qe tek ne te kete demokraci,duhet medoemos qe Rama t’i vere spaletat Kacit,sipas gustove te tij dhe sa here qe atij i shkrep ne koke,pasi me rregullat demokratike (statutore) ,asnjehere s’e ka vleresuar njeri,ne forumet e PS-se. Kjo e terbeon “koken e madhe” ,dhe pastaj si per te derdhur gjithe merine,i shkrehet sundimit autokrat te Edi rames, qe na i paska kthyer PS-ne(sipas Islamit dhe Meidanit)….ne kazerme….C’mund te presesh nga te tille sallhane mejdanesh dhe mejhanesh…

  10. m.meko says:

    Urimet e mija me te mira Ulsi!
    Fabula e gjetur jashtezakonisht . Ndryshe kesaj i thone ;Stambolli digjet dhe kurva krihet…Ne fakt obori i Sali Berishes eshte kthyer si nje shtepi publike,ku gjithe prostitutat e ketij vendi ,po gjejne “shefaet’per te bere orgji. Mire e ke thene ; ai kujton se te gjithe mendjen e kane atytek ai,si koke e madhe qe eshte ,kur e verteta eshte ajo; se njerzia, ekranet e qelbura,te megafoneve te Berishes, i kane fshire prej kohesh…Pjerini ka nje shprehje reference,pas c do shenimi ne fb ,me duket e Ali Asllanit; Shqiperija e shqiptareve,koha e maskarenjeve !

  11. timo says:

    Kastrioti është tashmë një intelekual dhe politikan i dështuar.I uroj pension të mbarë.Të blejë një palë letra dhe të shkojë tek parku rinia të luajë kur bën kohe e bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje