Me Zot a pa Zot?

26 Dhjetor 2011, 13:21Blog TEMA

Nga Eda Derhemi

Është e thjeshtë të thuash nuk besoj. Ndoshta është më e saktë të thuash se në këtë çast besoj se nuk besoj. Ajo që besoj është se në faza të ndryshme të jetës, të gjithë kalojmë nga një pozicion në tjetrin në raport me hyjnoren, duke kërkuar zgjidhje për problemet që kemi, duke parritur frikërat ose duke i kërkuar llogari shkencore e racionale vetes për Atë të cilit i njohim pa motiv mashkullorësi dhe ia shkruajmë emrin me të madhe, edhe pa e njohur e besuar fare. Edhe vetë kjo fjali që sapo shkrova, vë re se shpreh prirjen time për të mos besuar, aq sa edhe padëshirën për të qenë kategorike për çka kalon kufirin e hulumtimit të të vërtetave minore të tokës: Kurrë mos thuaj “kurrë”! Edhe korb në u bëfsh!

Ashtu si u rrit brezi im i lindur në njëzetvjeçarin përcaktuar nga vitet 50 e 60, zor të besosh. Ne u bëmë në erën e mungesës totale të diskursit teologjik, shpesh qoftë edhe të atij me veten, një boshllëk që ulërin dhunë mbi zhvillimin e natyrshëm njerëzor; dekada e viteve 70 është dekadë vendimtare në formësimin tonë, dhe ajo dekadë është e shenjuar nga deformimi. Megjithatë mungesa e kontaktit me fenë, nuk më duket të më ketë dëmtuar. Gjithçka që di dhe mësoj për ditë, më bën të ndihem gjithnjë e më e sigurtë për distancimin prej fesë, e jo fort e sigurtë për shtytjen pa kushte të idesë së Zotit. Një ndër filozofët më të njohur kristianë në rrethet akademike të ShBA-ve, Alvin Plantinga, mendon se, nëse kur ishte student, nuk do kish lëvizur nga Harvardi për në një universitet calvinist, zor të kish ngelur kristian sot. Pa dyshim, shkolla dhe ambienti ku rritemi na ndikojnë në mënyra të ndryshme, por jo detyrimisht të drejtpërdrejta.

Mbaj mend kur isha fare e vogël një copëz vendi në dhomën time të gjumit që e quaja Perëndi. Ishte thjesht copë muri. Nuk e di ç’ma bënte atë pëllëmbë muri, mistik e hyjnor. S’ia thashë kurrë kujt, e zgjati nja dy-tre vjet, derisa një ditë u zhduk sikur s’kish qenë kurrë në mendimet e mia. Ndoshta lidhej me momentet që më tmerronin kur isha mes pesë e shtatë vjeç, dhe dëgjoja nonën time të butë që natën thoshte lutje në arabisht e, duke folur me pëshpërimë, e zinte gjumi. Më vonë në tetëvjeçare, madje edhe pak në gjimnaz, kisha supersticione nga më të çuditshmet që lidheshin me vijat e vardha, me gropat nëpër trotuare, me dritat e rrugës që ndizeshin kur errësira niste e pushtonte Tiranën, me pemë e shtylla elektrike që duheshin prekur… diçka mes paganizmit të pastër dhe botës primitive orientale të time gjysheje. Ndërsa universiteti shënoi largimin tim total nga të gjitha idetë me zota ngujuar në trurin tim. Dhe kjo, jo nga presioni i ideologjisë marksiste marrë në shkollë; madje në universitet prirjet ‘anti-establishment’ që më vinin prej tim eti, morën përpjestime shumë sistematike, dhe do ishin kanali më i mirë për të më shtyrë drejt besimit. Por tendenca për të mos besuar ishte si shkrepëtimë atyre viteve, e gjithçka tjetër dukej fare absurde. Me të njëjtën frymë revolucionare rrita dy vajzat e mia, për fat me burra që ndanin ide të ngjashme me të miat. E madhja mësoi nga unë kur ishte katër vjeç (ndërkohë që ishte edhe nën presionin e edukatoreve kristiane të thekura të kopshteve të Italisë së Jugut), se Jezu Krishti s’kish lidhje me Perëndinë dhe se duhej dekonstruktuar si figurë historike e politike. Vajza e vogël që tani është 11 vjece në Shtetet e Bashkuara, erdhi nga shkolla para pak ditësh dhe më tha: “Mami: shoqet e mia të klasës më thonë se, përderisa unë jam ateiste, nuk mund të jem kaq e gëzuar që po vijnë Krishtlindjet! Si s’e kuptojnë që këto dy gjëra s’kanë asnjë lidhje!” Pra vajza ime 11-vjeçare, e qetë e me gojën plot i thoka vetes “ateiste”! Jam e bindur që jam fajtore për një lloj lavazhi të padrejtë truri që u kam bërë vajzave të mia, sado të lumtura qofshin ato të dyja për këtë masazhim ideor. Dhe nuk ndihem mirë. Por nuk do doja as t’i kisha lënë pa një lloj “udhërrëfimi”, ndërkohë që ideologji më pak e më shumë dominante, bëjnë udhë në mendjen e kujtdo me ose pa ndërmjetësinë e prindërve. Mund të vendosësh t’i mbash larg feve, por janë ato që duhet të vendosin për lidhjet e veta me atë gjësendin që mund t’i thuhet edhe Zot. E si i bëhet kësaj?!

Nga statistika të fundit në ShBA (Eric Weiner, NYT, 10 dhjetor, 2011) del se vetëm rreth 12% e amerikanëve nuk i takojnë ndonjë besimi fetar, por, ndër ta, 93% besojnë në Zot. Pra vetëm 7% e këtij 12%-ëshit na qenkërkan ateistë (dhe ndër ta edhe ime bijë 11 vjeçe?!)! Nuk kam të dhëna për Shqipërinë, por nga njohja ime praktike e vendit dhe njerëzve, mund të them se, sado që numri i atyre që u bashkohen feve të ndryshme rritet, numri i shqiptarëve që nuk njohin fe është shumë më i lartë se ky i amerikanëve, pavarësisht nga fetë e gjyshërve tanë. Kjo pjesë mua sinqerisht e me egoizëm më pëlqen, sido që s’jam e bindur për të mirat që na sjell. Them se edhe numri i atyre që besojnë në fuqi që kanë para-rregulluar (apo prishur) botën dhe njerëzimin, duhet të jetë më i ulët ndër ne. Por për këtë nuk kam bindje. Ajo që më shqetëson është se ne nuk meditojmë sa duhet, nuk pyesim veten dhe sjelljet tona sa duhet, për shumë çështje të jetës e të njeriut. Pa dyshim rikonsiderimi i lidhjeve me Zotin, jashtë kornizave të fesë, do ishte ndër më fatlumet shpenzime energjish që do kryenim, cilido qoftë rezultati i tyre. Por jam e ndërgjegjshme se, jashtë kornizave të fesë, kjo lloj marrëdhënieje e individëve të pafe, është utopike në çfarëdolloj shoqërie reale. Përveçse po të besonim në “sensus divinitatis” që e beson edhe Plantinga, ose sensin e divinitetit me të cilin lindin brenda vetes të gjitha qeniet njerëzore. Ai i quan tipat si ne, qenie të cilave nuk u funksionon si duhet ky atribut njerëzor. Ndërsa mua më duket vetja edhe më funksionale sesa ai, sidomos sepse i jap një konsideratë të sinqertë e serioze gjithë teorive të Plantingës dhe paraardhësve të tij për pajtimin perfekt të teorive shkencore evolucioniste, me idenë e tyre të evolucionit të udhëhequr nga lart. Por nuk më bindin aspak. Përkundrazi besoj ende në procesin e një evolucioni të rastësishëm e të paudhëhequr, i cili mes të tjerash, krijoi njeriun me fakultetin e lindur të sensit gjuhësor dhe atij etik, por jo me atë të divinitetit që më duket i stisur nga qeniet fetare. Në këtë mes jemi të gjithë me prova të pjesshme, por më duket se ata që besojnë në Zot, i kanë edhe më të varfëra e të tërthorta provat e veta.

Por unë nuk jam për t’i mbyllur derën idesë. Gjithçka që i vlen e i duhet njeriut, për mua duhet të ekzistojë. Nëse besimi në Zot vlen së paku për të shëruar shpirtin e njeriut që përjeton një dhimbje jashtë forcave të mendjes e shpirtit njerëzor, atëherë jam e gjitha për të, edhe po s’e besova. Kur ai moment vjen, të gjithë duam një melhem për shpirtin, e ato nuk i gjen nëpër farmaci. Nuk jam për fenë, se besoj se historikisht është ndjekur nga korrupsioni ekonomik e politik dhe ka vepruar me mjete agresive e manipuluese. Por ndoshta një ditë do ta besoj Zotin, edhe si e pafe… nuk e di. Ka disa njerëz që dua e që i shoh si qenie me kulturë e zgjuarsi superiore, që besojnë. Më mjafton edhe kaq për të shkundur pak arrogancën time zotore.

Por për këtë fundviti jam e kënaqur me përsiatjen rreth Zotit. Jam e kënaqur që në shtëpinë time festohen Krishtlindje e Pashkë (se jemi kokë e këmbë nga fshati i mamit), Bajramet e Ramazani (se e kemi pikë të dobët babin), madje edhe Chanukah (se ish-gruan e burrit e kemi çifute, rrjedhimisht edhe fëmijët e tij prej saj janë të tillë). E mbi të gjitha festojmë ditën e Solsticit të dimrit e të verës që, për ne të marrosurit pas diellit, dritës e qiellit, janë shenja që na bëjnë të shkrehemi në verë e në gëzime të tjera njerëzore. Më mjafton edhe që sot mora një mesazh të ngrohtë nga miku im i vjetër, Shabani, që më uronte me gjithë zemër kërshëndellat, mua vajzës së Beqirit dhe të Dhimitrës, mbesë e Haxhiresë dhe Mehmetit,  e Vangjelisë dhe Vangjelit. Gëzuar edhe ti o lexues, me Zot a pa Zot!

respublica.al

8 komente në “Me Zot a pa Zot?”

  1. n.hysi wdc says:

    vleresoj shume menyren e komunikimin me lexuesin nga E Derhemi dhe cdo shqiptar sot ne moshen rreth 60 vjec kane emocione te njejta.Pyeta ne vitet 70′ nje mesuesin tim te nderuar si perkthehej sakte fjala “opium” se e lexoja atehere ne shume vende shprehjen e Marksit ;FEJA OPIUM PER POPULLIN”.e vecanta ishte se profesori i gjimnazit kishte mbaruar dikur medresene dhe nuk e di pse nuk perdori perkthimin e sakte te kesaj fjale”QETESUES”.Une per vehten time nuk besoj ne keto fete qe ka njerezimi sot.Njerezit e fese e kane shperdoruar si dje dhe sot besimin e njerezve te ndershem .Mjafton per ne shqiptaret te shohim filmin “udha e shkronjave” ose te lexojme historite e petro nini luarasit,kristo negovanit etj.Ose sot shohim nje numer teper te madh te prifterinjeve te akuzuar per pedofili.Sidoqofte per njerzit e mij qe i kam te shperndare ne kater besime fetare i respektoj dhe marr pjese ne festimet e tyre.Nuk besoj as te materializmi,nuk jam as ateist por mendoj qe njerezimi eshte akoma primitiv dhe akoma nuk e kupton nga vjen, ku eshte dhe ku do shkoje.Ky do jete nje privilegj i brezave te ardhshem.. thanks!!

  2. sali berisha says:

    Besoni,besoni ne zot se “qenin e ngordhur”do te gjeni,idiotizem te besosh ne dicka qe kurre s’eshte pare,dhe kurre s’ka per tu pare,sepse eshte ide apo krijim “fallco”thjesht eshte mekanizem politik, per tu perdorur sipas interesit te ndonje individi, apo nje grupi per te influencuar padrejtesisht te njeri tjetri.Poshte “zoti”,rrofte shkenca,”interneti”,dhe teoria e Darvinit.

    1. Shqiptari says:

      O Sali meqe ti beson te Interneti dhe jo te Zoti do me thuash se ceshte interneti dhe a e ke pare ndonjehere qe i beson kaq shume. Meqe beson edhe te shkenca me thuaj si funksionon truri jot.

  3. kela says:

    Po mire moj te teta, po per ne qe jemi mysliman si i behet per te na gjetur krishtlindje. Zonje merru me dicka tjeter, shkruaj per gjera te tjera, mos u merr me dogma. Fese ia ka pare hairin njerezimi, vec luftra ka sjell e ne emer te saj vazhdohet te luftohet

  4. tomori beratit says:

    Nuk jam besimtar por nuk kam share as ofenduar asnji per perkatesin e besimin e tij.Por mund te them diçka- Me ben pershtypje dhe ky eshte MENDIMI IM PERSONAL qe:Prifterinj.Hoxhallar.Baballar.Budistllar,Jahovajllar.Bahajllar.Protestantllar.kollovar etetjeraaaa,jane njerez qe jane KRYEDEMBEL.Ata tallen e genjejn masen e gjere te popullit qe per mua kan nivel te ulet kulturor.Gjera nga me Budallalleqet qe siç i themi ne “si mban kandari”i degjon me shumic neper kisha xhamija famullija,teqera,qabera dhe te zinjt njerez i besojn.Ju lumte dembelave,i kepusin ca haleluja,ca hallau ekber.ca laj laj ilallah ca aaammmeeennn dhe fukarai bie ne mberdhe koken posht e bythen lart,ose urata i meshon me nga nje cop buke misri e gruri bashk e i sperkat (kushedi me çfar) ose baballaret qe jan si me te zgjuar se han e pin mish e raki dhe ato qe slindin i bejn me femi,keto e mijra marifete te tjere kan bere qe ushtria e madhe e DEMBELAVE te jet shtuar aq shume sa ka me shume predikues nga pregator.Kaq kisha une .Te bej edhe une si gjith te tjeret.Gezuar festat.

  5. enrrah says:

    Quaje perendi,zot,fuqi mbi natyrore ose si te duash,pere mua eshte mase e kuptueshme se nje fuqie minatyrore egsiston-e pa mohuschme.nders te gjitha fete munde te krahasohene me partite politike sote se si qellim kane vetem perfitimet meteriale nga mashtrusit e tyre.pershendetje.

  6. Mark Gjonaj says:

    Feja eshte OPIUM PER POPULLIN!

    Feja do te jetoje perseri, perderisa eshte i forte krahu idealist metafizik i fillozofeve. Vetem kur te prodominoje fillozofia dhe materializmi dialektik i njohjes se vazhdueshme i shkaqeve dhe fenomeneve te natyres qe na rrethojne dhe deri dhe ne pafundesi i Universit; atehere do te zbehet dhe te vine natyrshem se besimi i sotem eshte nje mashtrim qe mbahet gjalle nga idealizmi, teulogjia, kleriket dhe tere institucionet e ndertuara enkas per kete pune. Shume mire e trajton komentuesi Tomorri,n.hysniwdc,sali berisha, kela dhe enrrahe, deritani qe po komentoj dhe une, por jam i sigurt qe edhe te tjere keshtu do te thone. Do te ishte gjysma e se keqes, nese dogmat e mashtrimet fetare te haheshin vetem nga injorantet dhe ata qe jane me debulese dhe deri dhe te semuar. Me te keqinjet jane rrenegatet intelektuale qe ne rrol te aristokracise teologjike bejne lojen e “Zotit ne qielle”, dhe turma e verber informohet here mbas here per shkrimet dhe mendimet e ketyre renegatve. Ju kujtohet prifti Harold Kamping qe beri 5 libra best seller, i shiti duke genjyer qe Toka, duke filluar ne Maji dhe perfunduar ne Tetor te ketij viti do te shkaterrohej. Ai i shiti librat, mashtroi njerzit dhe kjo eshte vazhde si puna e Xhizusit(Jezusit) qe do vine sot, do vine neser dhe 2012 vjet po behen qe njerzit shkojne ne varr me genjeshtra; te gjallet vazhdojne te besojne, ndersa te vdekurit nuk shohin me gje, qe tu ngrihen ketyre mashtruesve te njerzimit dhe t’i permbysin qe sic thote Tommorri, jane shtrati i dembelizmit dhe i zhvatjes se njerzimit. Cfare nuk i kane mveshur Profetit Krisht qe absolutisht eshte e pamundur qe Ai te kete bere gjera te tilla, me perjashtim ato qe njihen dhe jane te dobishme, si keshillat e mira qe i ka dhene njerzimit, bamirsine e kujdesjen per fiset cifute. Por eshte e pamundur qe ne nje periudhe shume te shkurter 34 vjec te kete menduar e vepruar kaq sa genjejne pasardhesit e tij imitues e shfrytzues. Krishi nuk ka shkruar dhe as ka lene asnje gje nga mendja dhe dora e tij. Eshte shume e kuptueshme se te tera librat permbledhes qe jane shkruar e mbledhur si nje kanun dhe qe thone jane 66 dhe kam pare dhe nje shkrim te dom Zef Simon Filipaj, perkthyes i Bibles qe thote ne te vertete jane 73 libra te ndryshme te kushedi se sa e sa autorve, emrat e te cileve- te shumices se madhe- deri me sot mbeten te panjohur. Pra ne cdo kohe qe eshte formuluar libri permbledhes i Bibles, librat nuk jane te perkthyera ne doren e njerzeve. Ato i kane shkruar dishepujt e Krishtit dhe vec perralles se Krishtit nga fillimi deri ne fund,kane pasqyruar dhe fillozofine dhe arritjet e kultures se deriathershme, qe shume thenje si te Krishtit, i kane thene fillozof arabe dhe kinez e te Lindjes se Larget perpara se te linde Krishti. Kam komentuar dhe here tjeter se ne fund te fundit eshte dhe mjeshtria, zgjuersia dhe dinakeria cifute per t’ja mveshur nje bamirsi dhe per ta perjetuar dhe qe ja kane arritur qellimit; megjithse vete hebrenjet nuk e besojne fene e hebreut te tyre i lindur jashte marteses dhe per te marramend njerzimin, i kane bere per baba Zotin e paqene,i kane mvesh fillozofine e kohes qe ne fakt jane fillozofet, poetet, astronomet,e kohes, si dhe as vete Birin e Zotit nuk e ka pare njeri. Rreth kesaje perralle te marre seriozisht, hidhen, perdridhen e mashtrojne me mija e milone prifterinje ne bote duke siguruar nje kapitale parazitare nga helmimi qe i japin njerzimit. Pra e tere teoria e genjeshtret e Krishtit, eshte shperndare ne grupime e sekte fetare qe me mashtrim, genjejne njerzit te futen ne ato terrene e institucione te pergaditura enkas me piktura, skulptura dhe me muzike. Gjithe kohe prej nje ore eshte thithja e opiumit, qe fshatari, punetori i gjore kur del nga kisha mbasi te leje ca te holla ne shporten e priftit, pyet familjen e tij, po tani ku do te shkojme, cfare te hame e te pime, se brekfastin ja dhame priftit…, dhe keshtu me rralle nje jete te tere deri sa te vdesin vazhdone e njejta muzike. Biles dhe kur vdes, do te rruaje ca para i bekuari Zotit, por me pak se ai i vendvarrimit qe do te punosh nje jete te tere per tu varros dhe per tu djeg qe eshte pak me lire. Para 5-6 vjetve po shikojo ne televizion nje prift amerikan Ben Inn, i cili po predikonte ca magji per te semuarit kronik dhe ata qe shkojne per te bere biznes dhe qe me siguri marrin dhe cek(para), sepse do te lujne ne emer te Jezusit dhe jashte mundesive shendetsore. Prifti i mashtronte duke u thene publikut qe kush paguan sonte nje cek dhe e sjelle menjehere, ai do te shkoje ne krahet e Krtishtit. Nuk me mbante vendi, kur ne anen tjeter kishte vene nje klase te tere me telefona e recepsionist qe tregonte qe deri tani kane dhene kaq dhe aq persona qe mbaje mend qe shifrat ishin tek 178. Ata jepnin numerat e telefonave dhe une munda ta kap telefonin dhe te komunikoj me nje person te tille. I them qe perse e ofendoni kaq shume nje figure te tille si Krishtin? Ai, mu pergjigje se jo une zoteri…, atehere, kuptova se ai ishte punetore dhe qe prifti e organizonte kete mafiozllek; ula telefonin dhe thashe qe keta jane maskarenjet me te medhenje, por ketij populli mire ja bejne se eshte bageti? Cili eshte marifeti ma i madh? Po t’ja tregosh nje prifti tjeter, por i nje lloji tjetri mashrues; nuk proncohet fare dhe thote se ne nuk veprojme keshtu, por nuk e denoncon kete mashtrim haptaz, mbrojne njeri tjetrin sepse jane ne unison me mashtrimin e pergjithshem nen drejtimin e Vatikanit. Mendimi im ka qene dhe do te jete, larg nga keta mashtrues, sejcili din te lexoje dhe te kuptoje keshillen e mire, anen edukuese, pamvarsisht se nga kush, Krishti, Muhamedi, dishepuj te ketyre profetve dhe te fillozofeve e shkencetarve te njohur deri tani, t’i marrim, te edukohemi. Ato gjenden kudo, ne te gjitha tekstet shkollore dhe jashte shkollore. Sa me shume te lexosh ato qe te ndricojne rrugen, aq me shume i shmangesh dhe e denoncon rrugen iealisto fetare, aq me pak mbushen bankat e kishave. Po te qendrosh me nje liber per bishti te tere jeten sic eshte Bibla dhe Kur’ani, ke vdekur me kohe duke qene i gjalle. Mos i degjoni mashtrimet e klerikeve, qe nuk bejne asgje tjeter, vecse, luajne me sociologjine e kohes kur jetojne, dhe ja mveshin profetve sikur ata i kishin parashikuar se cdo te ndodhte ne periudha te ndryshme te kohes. Pasurojeni shpirtin me arritjet e deritanishme dhe jo me perralla e dogma, qe jane vetem ne momentet e para kur ishe nje voglush. Faleminderit!

  7. Si nuk rrojnë dot fëmijët e fryrë në vite, pa një mik imagjinar vallë…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje