Pas Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë, tash edhe Shqipëria na trajton si hiçgjë. Bllokada unilaterale e disa produkteve kosovare është treguesi i fundit i indiferencës së Tiranës drejt bashkimit potencial ekonomik aq të kërkuar në Prishtinë
Retorika e bashkimit ekonomik shqiptar edhe një herë mori formë. Shqipëria për të dytën herë në dy vjet vendos marrëdhënie unilaterale ekonomike në dëm të prodhuesve kosovarë. Këtë vit çdo prodhues patateje apo vere merr trajtim bllokues nga Tirana. Qeveria shqiptare pa ndonjë njoftim paraprak, pa brengën më të vogël dhe me arrogancën më të madhe të mundshme duke mos na bërë hesap fare, vendos çmime reference (prej 18 centë) ndaj patateve kosovare si dhe kuotime sasiore për verën. Për të parën i bie që Shqipëria do të taksojë kilogramin e patates me çmim shumë herë më të lartë se ai real (i prodhimit), duke e bërë të njëjtën gjë më të kushtueshme dhe rrjedhimisht fare të konkurrueshme në tregun shqiptar. Për të dytën, masat kuotuese kufizojnë sasinë që Kosova ka të drejtë të eksportojë në Shqipëri, duke shkaktuar kështu tepricë vere tek prodhuesit që paraprakisht kishin llogaritur një treg të tërë. Të dy masat vijnë pas një sërë marrëveshjesh të përbashkëta me qëllim të unifikimit të tregut.
Në kohën kur kryeministri Berisha shterë zë e shëndet për të ngopur urinë e shqiptarëve të Kosovës rreth patriotizmit aq të kërkuar këndej, promovon autostradën e kombit dhjetëra herë sa herë që shtrohet një copë asfalti, jep vulë, gisht e nënshkrim në çdo marrëveshje tregtare, në kohën kur turistët politikë kosovarë marrin rrahje shpine në vizitat zyrtare për bashkim ekonomik, në kohën kur potencialet për unifikim të tregut kanë arritur rekordet si asnjëherë më parë, në kohë si sot, goditje si këto janë tërësisht të panevojshme, tërësisht turpëruese dhe për më tepër tërësisht befasuese. Të marrësh marrëdhënie bllokuese nga Serbia, Bosnja e besa dhe nga Maqedonia për Kosovën është edhe e pritshme. Do të kemi punë reciprokuese me vende si këto në shumë mot. Por një kosovar i shkretë që jep mund e djersë për të mbjellë, rritur e mbledhur pak patate apo rrush, të marrë trajtim të tillë nga një vend që në probabilitetin më të madh e sheh dhe si të vetin, është po se po befasuese e denigruese.
Tirana mundet edhe të mos ketë vullnetin e gatishmërinë për të parë tregun kosovar si pjesëmarrës të barabartë të një tregu unik. Politikanët e Shqipërisë mund të kenë parë Kosovën vetëm si një treg potencial për të shitur, e jo dhe anasjelltas, pra për të blerë. Në të dy rastet, pavarësisht konceptimit të gabuar të tyre, Kosova për Shqipërinë nuk është eksluzivisht një blerës. Përkundrazi, potencialet bujqësore këndej janë shumë herë më të avancuara e të konsoliduara se andej dhe në çfarëdo skenari të barabartë konkurrimi, produktet kosovare do të jenë më të mira e më të lira. Mirësia e lirshmëria do t’i bëjnë ato domosdo më atraktive e më të kërkuara. Vetëm me ndërhyrje të njëanshme si këto, bilanci konkurrues do të zhbëhet. Por ndërhyrje të tilla zhbëjnë dhe tendencat unifikuese të tregut që na e mbajnë gojën plot. Nëse Tirana ka tendenca bllokuese ndaj Kosovës, ashtu siç ka Serbia, Bosnja e së fundi dhe Maqedonia, atëherë ku qëndron rëndësia e të mërziturit për të pasur marrëdhënie të veçanta me tregun shqiptar? Për më tepër, nëse qëndrimi i një unifikimi ekonomik vullnetar është vetëm retorike e paraqitjeve politike, dhe nëse Shqipëria nuk trajton prodhuesin kosovar as mendësisht si të tregut të saj, atëherë çfarë është përgjegjësia e Tiranës drejt marrëveshjeve bilaterale e besa dhe ndërkombëtare si ajo e CEFTA-s? A mbet vend pa shkelur këtë marrëveshje ndaj nesh?
Tirana mund dhe të arsyetohet me skandalet e vitit të kaluar, kur disa prodhues kosovarë kreativë për së mbrapshti kishin importuar produkte serbe për t’i shitur ato më pas në kuota shumë herë më profitabile në Shqipëri; gjithmonë falë gatishmërisë stimuluese fiskale të imponuar në produktet tona. Por ja që të njëjtat defekte ka kohë që janë trajtuar e shëruar, e pas marrëveshjeve të verës së shkuar, ato tashmë janë të harruara. Kosova mund dhe është duke dokumentuar origjinën e patateve (për bllokimin e verës, arsyet, çfarëdo qofshin ato, janë sigurt të pakuptimta; tipike protektive). Por edhe në një rast hipotetik, edhe sikur të kishte keqpërdorim të lirisë, them se para arrogancës së treguar nga Shqipëria do të ishte e udhës sikur dy vende që flasim gjuhë të njëjtë, të komunikojnë problemin (nëse evident) para se të japim outpute të njëanshme bllokuese. Shumë herë më e pëlqyeshme do të ishte një adresim tërësisht miqësor, për një hall.
Kosova nuk ka luksin të trajtojë në veçanti çdo masë bllokuese nga shtetet fqinje, sidomos kur tashti ato bëhen mjaft të shpeshta. Herën e fundit me Maqedoninë ne humbëm plot katër muaj për të hapur tregun e miellit, dhe madje vetëm pasi maqedonasit ishin ngopur me miell të brendshëm dhe ky i yni pas hapjes nuk u hynte në punë. Me Serbinë e Bosnjën, për argumentet e stërshtjerra tanimë vazhdojmë të sillemi të paaftë. Me Shqipërinë, them të shpejtojmë. Nëse Qeveria e Tiranës bëhet e shurdhër ndaj problemeve si këto, them t’i japim kuotime në të gjitha produktet që Kosova importon nga atje. Po nuk na lënë të shesim lirshëm verë, pse t’i lëmë ne të shesin këtu jo vetëm verë, por çdo produkt tjetër. Ja bëjmë tregti siç duhet, ja hiç! Për gjysmakë të mos na marrin. Madje për masa si këto, nuk besoj se na duhen paralajmërime e as konferenca për shtyp. Përderisa jemi blerës sa herë bllokojmë, hall hapim te shitësi. Kur maunat shqiptare do të ishin kthyer andej, jam i bindur se me emergjencën e paparë kryeministri Berisha do mblidhte Qeverinë e “Ipad-ëve” për të zhbërë bllokadën e bërë nga doganierët e tij. Ndoshta Qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë një vendim gjithëpërfshirës reciprokues ndaj çdo vendi. Në një kornizë të tillë ligjore, doganat kosovare do të kishin autoritet të plotë reciprokues dhe madje pa humbur shumë kohë. Moshumbja e kohës sjell presion të menjëhershëm në palën unilaterale, dhe zgjidhje po aq të shpejtë për ne.
Deri atëherë, Shqipëria le të mbledhë më shumë mend. Në vend se të ndihmojë bashkëkombësit e fundit të Evropës, që pas dymbëdhjetë vjetësh arrin kundër çdo gjase të prodhojnë, ajo i mbyll e i kuoton. Në vend se t’i heqë gjithë barrierat mes dy vendeve, më shumë se me çdo vend tjetër, të nxisë bashkëpunim ndërbiznesor, të krijojë vlerë të shtuar për shkak të homogjeniteteve gjuhësore, kulturore e historike, e pse jo dhe të jetë shembull, lider e mësues i storieve të suksesit (e dështimit), ajo bën mu të kundërtën, shfaq mbyllje, kuotim, e indiferencë në komunikim. E ne, derisa sillemi me tolerancë ndaj çdokujt që na merr si hiç, do të mbesim me verë plot e patate dhe më shumë.
Na falni o vellezer shqipetar se na copetoje ky saliu jone.
Opozita shqiptare te mos beje sehir ,por ta ngrere kete ceshtje per Diskutim ne parlament
–Depudetet e PS-se ,ta shfrytezojne kete rast per te diskretituar Berishen per politken antishqiptare qe ndjek kundrejt Biznesit shqiptar jashte Shqiperise
hahahaha,ti myfti efendi duhet te jesh shume kkkkkkkk,,,,,,,,,mgjt eshte e drejta jote ti frysh marmides!!!!!
Perse duhet me u kerku falje NE ”vellezerve kosovar”????????????
A e donin ”bacen”????Ja ku e kane.Ta gezojne.
Une jam popull dhe kur UNE/NE bertisnim,se BARBARI i Vucidolit po na Vret/Vjedh/Dhunon/Poshteron………..Percan,”vellezerit kosovar” e nderonin ate si Perendi.
”Vellezerit Kosovar” nuk jane gje tjeter vecse GREVTHYSA.Dhe pervec se jane ”GREVTHYESA”,duhet edhe me u kerku Falje.Mbrapa Diellit vafshin
Sa me shume t’i Poshteroj BARBARI i Vucidolit,aq me mire.Ata e meritojne.
Na u dashkan vu tatime ”Patates” dhe ”Veres” se Kosoves,qe ta kuptojne Kosovaret se kush o BARBARI???????????????????
I nderuari Lumir!!!Mos u habitni nga keto veprime te hapura kriminale dhe ANTI KOMBETARE TE SHTETIT TE BERISHES!!!Patriotizmi i tij,jo vetem eshte fallco,por ai vepron me ndergjegje kunder CESHTJES KOMBETARE TE SHQIPTAREVE!!!A keni degjuar gje,qe KY BERISHE FURNIZONTE TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE DJEMTE TUAJ TE UCK-se???Ketij AGJENTI SERB,ju duhen kosovaret vetem per te ardhur ne Shqiperi lirshem,vetem per te votuar KRIMINALISHT per te vjedhur pusht-etin BERISHA DHE ZAGARET E TIJ,nder kohe,qe ju si BUDALLENJ E MBANI PER HERO!!!JO,AI NUK PUNON PER SHQIPTARET,POR PER SERBIN DHE GREKET!!!A KE DEGJUAR,QE KY BERISHE,I FALI DETIN E JUGUT,GREQISE???A ESHTE KY NJE TRADHETAR ME I KEQ SE AHMET ZOGOLLI,QE I FALI SERBEVE SHEN NAUMIN DHE VERMOSHIN,VETEM SE E NDIHMUAN TE RREZONTE FAN NOLIN DHE TE HIUPTE NE PUSHTET???Kemi 21 vjet,qe mbajme ne kurriz,nje Berishe SATRAP TE ZI,QE E MBESHTESIN QARQET FASHISTE TE EUROPES!!!NDAJ JU MOS SHPRESONI TEK KY I SHITUR PER T’U NDIHMUAR!!!KUFIJTE TANE DUHET TE ISHIN TE HAPUR TOTALISHT,!!!TE HYNIM E TE DILNIM TEK NJERI TJETRI SI NE SHTEPINE TONE!!!KETE DO TA BEJE VETEM KUR TE SHPORRET NGAS SUNDIMI,SERBI BERISHA DHE TE VIJE NE PUSHTET PARTIA SOCIALISTE,AJO PARTIO,QE JU STREHOI JUVE KUR JU TERRORIZOI SERBI DHE BERISHA ISHTE KUNDER RAMBUJESE!!!URIME!!!
z.LUMIR
Saliu eshte burri i shkines
a e dini ju?
Zgjidhjen e ka ne dore vullneti juaj e i ALBIN KURTIT.Bllokoni kufirin nje jave para zgjedhjeve ne SHQIPERI e u zgjith ky muabet.
Me ne fund nje shkrim realist i zhveshur nga “dashuria per prijesin”.Berisha duhet te jape prova qe i do kosovaret….Fjalet i mer era….Uroj qe kosovaret te ndergjegjesohen sadopak…e te kerkojne ate qe u takon me dinjitet.
Aman o Lumir, merreni kete Berishen se pa dogane ua japim dhe pa kthim. Po ju pelqeu, siç ju digjet zemra per te, ta gezoni; por ama, po e kthyet ne kufi do te shpallim gjendje lufte me shtetin mosmirenjohes te Kosoves; e vetmja zgjidhje ju mbetet postimi i tij drejt krushqve serbe.
aman mor gazetar KOSOVE,si nuk u ndergjegjsut ju andej kufirit,se baba juj, BIRISHOVICI,ua fut sa krahu,pa vazeline,sa here qe gjen rastin,dhe ju i rrini ne rradhe per ti dhene gojoren e rastit?hapni syte,kur te mos vini me me karta fallco e ta votoni,do shpetoje gjithe SHQIPTARIJA,,,,,,,,,,,,hapni syte o mjerane!!shkrim i mire,po shume i bute,kjo mushke i don drute me te renda,a e ke cu ne ndonje gazEte KOSOVE,ta lexojne trashamanet e BIRISHOVICIT?
Saliu nuk u “fute” asgje kosovareve, po iu fute juve more daso, ju e votoni dhe askush tjeter, jeni bere shume “bajat”, gjitheqka qe juve nuk ju pelqen, fajin e kane kosovaret, kosovaret ngriheshin kunder policise serbe qe ishte policia me barbare e koheve e nuk kishin frike, ju duroni tash 20 vjet, ah jo 70 vjet me pushtetar diktatorial, dhe nuk jeni te zotet ti zhdukeni diktatoret, po per E. Hoxhen qe e duruat aq gjate, i kujt eshte faji?,
Suzana e dime mire trimerine kosovare nga 500,000 burra aktive qe kishte kosova vetem 25,000 dolen per luftim te tjeret ja mbathnin neper shqiperi ose maqedoni ose fshheshin ne qymez kur ju perdhunonin serbet grate.Po te mos qe nderhyrja e shba sot kosovaret do ishin katandis si camet.
E more vella si erdhi kjo pune ,andej nga kosova me sa duket ilacet serbe kan bere punen ,njerzit si ne cdo pjes shqiptare , nuk po kuptojne gjera me elmentare a thua vella jemi ne kohen e pellazgve ,po si mund duash nje njeri te tille ,kafen cdo dite pije me shqiptare te kosoves shoke prej shume vitesh cdo gje shkon shume mire derisa futet politika ne mes , e pyes per ibren tuaj si ka mundesi qe ne lufte u strehua te armiku dhe pastaj e zhgjodhet kryetar shteti ???e pyes pse e doni salen kaq shume , dhe I tregoj per embargon kunder serbis , me thote Jane genjeshra . Fale teknologjis pas nje minute I nxjerri ne internet fjalet e tije ku ai e pranon vete, dhe me thote Jane montime , keta fakte me mjaftojne. Vella qe une keta persona ti urrej gjithe jeten time ,dhe nuk me vjen cudi aspak per ate qe ndodh , ne qofte se je dakort me mua dhe me te madhin Qose atehere Vella mundo tu hapish syte qorrave qe ke verdalle .pershendetje nga sokoli uk
Ate qe berisha i beri kombit tone nuk e beson njeri.E ndau Shqiperin ne verior jugor çeçen malok kosovar e te tjera.Shqipetaret jane dhe do te mbeten nje ne te gjitha viset e trojet shqiptare. SHQIPETAR: