Ndërtuam shumë banesa – po tani ç’do të bëjmë?

28 Dhjetor 2011, 22:30Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha u fokusua te rezultatet e Censusit 2011, që sipas tij, faktojnë zhvillimin e Shqipërisë. “Censusi tregon djersën e madhe që kanë derdhur shqiptarët dhe shfrytëzimin që i kanë bërë iniciativës së lirë, për të ndërtuar banesat e tyre. Në pasurinë më themelore të njeriut, që është banesa, e kanë vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Censusi fakton se në Shqipëri sot janë 280 banesa për 1 mijë banorë. Shqiptarët në 10 vite kanë ndërtuar më shumë se 25 kombe të tjera në 30 vite” – deklaroi Berisha.

Në fakt, duke mbajtur çmimet fikse, rezulton se sektori i ndërtimit ka patur një rritje prej pothuaj 300% gjatë dekadës së fundit.  Pra, parë thjesht nga pikëpamja aritmetikore, duket qartë roli i këtij sektori në rritjen ekonomike. Dhe marrëdhëniet e rritjes së sektorit të ndërtimit me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk janë vetëm aritmetikore. Ky sektor ka luajtur rolin e lokomotivës në matricën e prodhimit ekonomik shqiptar. Kjo, sepse, deri më sot, ka qenë sektori më i ndërlidhur me sektorët e tjerë. Kështu, ndërtimi i ndërtesave ka stimuluar prodhimin apo tregtinë e inerteve, çimentos, hekurit, bitumit, pllakave, pajisjeve hidrosanitareve, dyerve, dritareve, vetratave, pajisjeve elektroshtëpiake, mobiljeve, etj., etj. Ky stimulim përbën ndikimin e drejtëpërdrejtë të sektorit të ndërtimit në matricën e prodhimit ekonomik. Por përveç tij, ka pasur edhe një ndikim të tërthortë, e ndoshta edhe më të madh.

Pronarët e bizneseve që janë stimuluar nga sektori i ndërtimit, si edhe punonjësit që kanë punuar në to, kanë shpenzuar më shumë para për të blerë mallra e shërbime të ndryshme, kur porositë nga ndërtuesit janë shtuar. Nga ana tjetër, bizneseve që ofrojnë mallra e shërbime të ndryshme, u është rritur aktiviteti dhe, si rrjedhojë, pronarët dhe punonjësit e tyre kanë shtuar kërkesën për mallra e shërbime të tjera. Dhe kështu me rradhë, stimuli i sektorit të ndërtimit është shpërndarë në të gjithë kapilarët e matricës së prodhimit ekonomik. Me pak fjalë, mund të thuhet se efekti real i sektorit të ndërtimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto ka qënë shumë më i madh se sa ai thjesht aritmetikor.

Por sektori i ndërtimit, kjo lokomotivë e ekonomisë shqiptare në dekadën që kaloi, ndali në vend në fundin e saj. Dhe perspektiva është e zymtë për një rindezje të motorave të saj në të ardhmen e afërt.

Kështu, ndërtimet private kanë ngecur kryesisht sepse ka një tepri të ofertës ndaj kërkesës në përgjithësi. Në Tiranë, në bregdet, dhe në qytete të mëdha të zë syri pallate të panumërta që presin më kot që dikush të kandiset të banojë në to. Ndërsa zonat rurale përreth qyteteve janë shndërruar në një det vilash, një pjesë e mirë e të cilave banohen vetëm në muajt e verës, kur emigrantët vijnë në shtëpi për pushime. Sipas Censusit, plot 33% e banesave janë aktualisht të pabanuara në Shqipëri…

*respublica.al

 

3 komente në “Ndërtuam shumë banesa – po tani ç’do të bëjmë?”

  1. skifteri says:

    na rofshin pallatet dhe apartamentet po shkollat e renuara qendrat shendetesore po kasollet i ka numeruar ndonjehere sal

  2. PROMOTOR I SHETIT JANE GJITHE PUNET BREDA TIJ,QE PODHOJNE ME CILESI.

    Shtepia ose banesa eshte nje objekt i nevojshem por parazit,qe te ha pa e kuptuar nder vite,ngaqe eshte nen presionin e klimes dhe motit me gjithe faktoret e tij shi,dielle,ere,debore,mjegull,etj,etj.shto ketu edhe gjithe materialet brenda tij te cilat kane amortizim nga viti ne vit,per pasoje ajo kerkon ti rish mbi koke me riparimet.Ndaj promotori i nje shteti s’jane ndertimet,por c’fare prodhon ai shtet,duke filluar nga me e rendesishmja:ushqimet bujqesore-blegtorale,te cilat duke u prodhuar ne vend,duhen stimuluar te kene cilesi edhe cmime me te ulta se ato jashte Shqiperise.Fakti qe 33% e banesave jane te pa banuara,deshmon mekatet e jetes ne Shqiperi.
    1-Mungese frontesh pune.
    2-Braktisje te bujqesi-blegtorise.
    3-Sterfryrje e Tiranes me banore te pa pune.
    4-Veshtiresi te jetes sociale qe kane ne epiqender padrejtesine,kur duhej te kishin ne epiqender ligjin,drejtesine e pa varur,garancine e prones dhe pronarit,sigurine per jeten,harmonine dhe jo percarjet,etj,etj.
    5-Shtepia o banesa e pa harmonizuar me ruget,kanalizimet,tubat e ujit te pishem,themelite e qendrushme,ndertim me garanci rezistence,e harmonizuar me diellin,me rezikun per zjarr ku makinat mund te hyjne per ta shojtur zjarriin,etj,etj,vjen ora dhe kercenohen.
    6-BE-pian ka nje dispence te plote me te gjitha regullat se si duhet te jene ndertimet e reja per nje qytet,fshat,o kryeqytet Evropian.
    Sa respektohen keto regulla nuk flitet azgjekundi.
    Si po ndoth sot me Shqiperine,pune te garantuar kane vetem antaret e dy Partive kryesore,ndaj edhe keta antare s’kane nevoje te punojne jashte atdheut,kurse gjithe pjesa tjeter e popullsise nuk ben dot pa krijuar lidhje pune ne vende te ndryshme jashte atdheut Shqiperi.Shume shtepi jane per dy prinder pleq apo nje prind i vetem,kuse te rinjte e tyre punojne neper bote qe dergojne parate per keta prinder o per te mirembajtur shtepine.Mos harojme qe ne prizmin edukatif ne Shqiperi po ritet nje brez me filozofine:O Mete per vete.Debimet nga puna se nuk je i partise,nxitin braktisjen e atdheut.
    Konkluzion:Ala promotoret e atdheut tone s’kane hyre ne pune me gjithe fuqine e tyre qe ju takon,kur te arihet kjo edhe popullsia nuk do vije ne pakesim,por ne ritje,ndersa banesat nuk do braktisen.

  3. Lirim says:

    Saliu mburret kot sepse ndertesat nuk i ngriti Saliu, i ngriten dollaret dhe eurot e emigranteve, Saliu e pengoi Shqiperine te ece perpara, te demokratizohet e te antaresohet ne Evrope. Keto jane punet e Saliut qe 20 vite po e mban Shqiperine ne temsion te perditshem, te vazhdushem. Cfare beri Sali 20 vite me pronat qe u grabiti pronareve te ligjshem, ku i coi leket e perfituara nga vjedhja e atyre pronave. Shkaterroi bujqesine e blegtorine, qe do ishin baza e ekonomise shqiptare dhe baza e turizmit, baza per permiresimin e jetes te gjithe popullit shqiptar. Si ka kurajen te mburret Saliu per demet e padrejtesite, per shkaterrimin e korruptimin e drejtesise qe eshte baza e shtetit ligjor e nuk egziston me ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje