Me shpirtin e një artisti, Edi Rama hoqi vellon e politikanit dhe përshëndeti në blogun e tij me një fotografi gruaje, e cila provokoi “ndjenjat” e TV Klan-it, gazetarët e të cilës rendën qytet më qytet me të në duar dhe e tregonin sikur aty të ishte vet djalli. Ajo fotografi, ndoshta nuk do kishte marrë kaq shumë vëmendje nëse grupi mediatiko-qeveritar “Klan” s’do e kish trajtuar si kryelajm të vetin.
Mënyra sugjestionuese sesi bëhej pyetja dhe përgjigjet selektive që dëgjova, më bën të kthehem prapa në kohë, në vitet e diktaturës komuniste, atje ku morali i shoqërisë nuk duhet të prishej nga publikimi i hireve femërore. Sa e sa piktorë, skulptorë e poetë shqiptarë kanë ndrydhur artin e tyre për shkak të këtij mentaliteti. Nëse nuk kanë mundur dot t’i fshehin punimet e tyre, nga frika e dënimit janë detyruar t’i prishin, thyejnë apo grisin veprat që në qendër të vëmendjes kanë patur trupin e femrës. Që nga antikiteti e deri në ditë e sotme, piktorët dhe skulptorët me artin e tyre e kanë patur pjesë të pandarë të veprës femrën nudo, por jo vetëm atë. Po kujtoj këtu skulpturën e mrekullueshme të Mikelanxhelos, “Davidi”.
Por, fotografia nuk kishte të bënte fare me nudizmin e keqinterpretuar nga Klan-i, sepse edhe vet autori Man Ray e kishte quajtur “Violina e Ingresit”. Ajo tregon shpinën e zbuluar të një femre (të tilla ndesh shpesh gjatë verës jo vetëm në plazh por edhe rrugëve të qytetit) si dhe ekspozonte vetëm dy gisht nga kanali i të ndenjurave.
Është e çuditshme që gjithë atë përkushtim në drejtim të moralit publik e kishte marrë Klan-i, i cili pak javë më parë, në programin e ditës së premte në mbrëmje, transmetoi drejtpërdrejt në një nga orët me shikueshmëri të lartë, pamjet e një femre lakuriq nga mesi e lart, kurse moderatori i futi disa të puthura, ashtu siç ai ka qejf të thotë, “me llapë”. Skena aspak të hijshme të cilat tërhoqën vëmendjen e KKRT-së për ndjeshmëritë negative që mbartnin për mosha të caktuara.
E gjithë kjo furtunë në gotë prej Klan-it, u bë sepse ideator i saj ishte Edi Rama që, përpara se të jetë politikan, është një artist. Rama me të tilla surpriza kërkon të ndryshojë edhe një mentalitet, taleban dhe mesjetar, siç e përshkruan M.Nano te Respublica.al. Shumë hamendje u ngritën rreth saj se çfarë ka dashur të thotë me atë fotografi politikani-artist Edi Rama, kjo sepse ai nuk e sqaronte më tej veçse me një “Gëzuar 2012”. Secili ka gjykimin e vet, por personalisht e pashë në një këndvështrim tjetër dhe kuptimplotë, si një mesazh të tij për transparencën e munguar të qeverisë dhe si një premtim që kur të vijë në pushtet nuk do ketë asgjë për të fshehur.
Në fund dua ta mbyll me një citim nga njëra prej përgjigjeve që dha nga Shkodra për TV Klan një djalë i ri rreth të njëzetave. Këtu do kuptoni më mirë sesi fryma bolshevike e propagandës qeveritare është brumosur shumë thellë edhe në mentalitetin e të rinjve të cilët duhet të ishin të parët që ta hidhin tej atë të kaluar mbytëse, por që Klan-i dhe klanistët dëshirojnë të na e rikthejnë përsëri. “Kjo fotografi është KATASTROFA më e madhe për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë”.
aman sa rendesi i jepni nje tv-je kaq bosh dhe kryeqender e copave te mishit me dy sy , me kryekurva dhe meshkuj te degjeneruar…
Edi Rama turp te ket qe nuk thote te verteten ku e ka gjetur kete fotografi!,””kjo eshte fotgrafia qe i ben Sali Berishes,kur i ra te fiket”ulur mbi ato tavoline!!ato dy shenjat qe ju duken si te violines jan dy shushunja qe ja vuri Shaban Memija per ti pire gjakun gjakpirsit Sali qe te vinte ne vehte,,ndersa ajo pjesa qe ju duket si qiell me yje tregon se ashtu ja merrte figura me “Xixa” Saliut ne ato meomente,,,me vjen shume inat me Edi Ramen qe nuk i sqaron gjerat deri ne fund,,pak halle kam une me te sqaruar komunizmin e Enver Hoxhes po tani nuk na le as Edi Rama rehat!!!tope strafkulla!
Altin nuk e di po do kisha deshir te lexoja nje koment tjeter prej teje,nje koment me realist.Un personalisht jetoj ne nje qytet teper modern,Hamburgu i Gjermanise,ku seksi dhe dashuria e lire dominon me shume se kudo ne Europe,un shkoj dhe bej plazhe nudo ne Gran-Kanaria si qindra mijra pushues nga bota,dhe prap se prapi e gjykoj Kartolinen e Edi Rames si te papershtatshme per kushtet dhe momentin ne te cilin ndodhet Shqiperia dhe shqiptaret ne vitin 2011.Kartolina eshte nje Kryeveper ,eshte art i mirfillte,Lakuriqsia nuk eshte mekat,ajo eshte bukuri dhe kenaqesi,eshte pjese e jetes sone.Un personalisht kam respekt per “lakuriqsine trupore”,por jo per lakuriqsine morale, ashtu sic kam respekt dhe per ato gra,qe jo te detyruara na shoqeria konservative,vishen dhe mbulojne floket me shami.Puna eshte more Altin,sa i besueshem eshte Edi Rama kur shkon tek per ngushllim ne shtepite e te vrarve nga dora gjakatare e Berishes dhe Bashes me 21 Janar,dhe te nesermen i uron shqiptaret me nje nje Kartoline te tille edhe pse eshte nje kryeveper????.Edi Rama duhet te jete i kujdesshem me zgjedhjen e mesazheve qe u dergon shqiptarve.Viti 2011 kishte vetem 21 dite,shkruan Mero Baze ne editorialin e tij,viti 2011 kishte shume vrasje dhe vjedhje,krime makabre,kishte grevat e deshperuara te minatorve te Bulqizes,qe opozita nuk ishte e zonja ti shfrytezonte.Edi Rama eshte piktor por harron se ka marre persiper nje mision me te madh,ate te Krye-opozitarit,qe me politiken e tij ka treguar dobesi dhe pa-aftesi te medha e te vazhdueshme.Nuk mund te besh politik moderne dhe snobiste kur shqiptaret marrin buken me liste dhe varferohen cdo dite e me shume.Politike te tille nuk ja lejon vetes askush,as ne vendet me te zhvilluara te botes,me mirqeni te larte dhe me kultur te larte,nga dikush qe kerkon te behet neser Kryeminister i vendit.TV-Klani eshte ne opozit me Edin dhe PS,dhe cdo gabim dhe lajthitje e Rames eshte nje mundesi per ta ulur si figure politike,dhe fatkeqsisht Edi shpesh here tregon papjekuri me snobizem te tepruar.Ne atdheun tone te dashur varferia ja ka habur dyert dhe islamizimit te shoqerise,ne te cilin grup futet dhe ai teleshikuesi nga Shkodra qe ju e moret si shembull.Por une te garatoj ty zoti Altin se SHKODRA vendlindja e Marubit dhe e humorit me tradite,din ti vlersoje artin dhe piktoret,por distancohet nga politikanet qe perdorin artin per tu hedhur hi syve shqiptarve,distancohet nga politikanet me pantallona te shkurtra.Ne vere te ketij viti Edi Rama u terhoq gati 2 muaj duke shkruar “Kurbanin”,ndersa ne fund te vitit u tregon shpinen shqiptarve,qe edhe pse shpin e bukur perfundon poshte e ndare ne dy pjese,nga ku dalin vetem gazra,si politika e Edit.
Edi Rama le te preferoje cdo gje personalisht eshte e drejte e tij te pelqeje gjithe llojet e artit apo veseve te shoqerise por kjo nuk do te thote qe edhe te tjeret duhet t’i pelqejne,populli:”thote sipas vendit dhe kuvendi”, por ne politike ai nuk eshte shume artist si hiqet por si nje aktor diletant medioker.Lum per PS dhe simpatizantet e saj per frymezimin artistik te vitit 2012 suksese te mejtejshme ne lakuriqesi.
Mjere ai kryetar bashkie ne itali qe vendosi te ekspozoje Nudon e Davide di Donatello ne mes te qytetit kushedi cdo ti kene bere do ta kene sikterrosur na politika
Tamom albanez qeke!
Zot i Madh. Talebanet kane hedhur rrenje forte perfundimisht ne kete vend. 20 vjecare me te tille mentalitet shpellaresh. Kjo eshte vertete katastrofe e madhe per Shqiperine.
ky autori njiher thot “asht artist ne rradhe te pare”
pastaj thote”politikani artist” kontradiktor!
gjithsesi per mendimin tim fotoja ishte e papershtatshme, per nje udheheqes politik te nje rrangu te tille.
talibanet jane vellezrit tane ….edi rama eshte evropian …ne jemi albanistan…..rrofte saliu dhe morali !!!!
talebanet jane vellezrit tane ? Cpo thua mor i mare . Po a ka njeres me injorante se ata more . Edhe vella prej verteti ti kesh do ti mohosh . Duhet te njohesh Ramen dhe vlerat qe ai trasmeton me anen e kesaj kartoline qe te kuptosh ku jeton . Kur kjo kartoline u shfaq per fere te pare ne Krishtlindjet e Viti 1920 , E perseris 1920, talebanet nuk egzistonin se ishin akoma qenie qe jetonin dhe vazhdojne te jetojne neper guva . Juve qe i doni per vellezer sigurisht qe kete kartoline te 1920 nuk kini per ta kuptuar jo so pas 100 vjetesh por edhe pas 200 vjetesh po keta do te ini . Mjere si ne me faren tuaj. Berisha me Klanin kane vetem 20 vjet qe kane zbritur nga malet
I dashur shqiptar! Mos u revolto kaq shume me Luanin. Komenti i tij eshte sarkazem dhe nuk duhet marre fjale per fjale. Luani mendon njesoj si une dhe ti.
Me te vertete qe na i bekan buje kesaj fotoje. Po atij Arian Canit a mund ti thote e dashura te dua dhe te puth, kur e ka pare me sy te miliona shikuesve se si e llapte bijen e Gjeneralit. Vdekshi ju, por Rama ne Shqiperi ka ardh si Krishti ne Betlehem.
EDI RAMA eshte ARTIST dhe njeri EUROPIAN.NA duhen keta njerez .NUK duam Turkoman,taleban,afgan ap tvklan,se jane jo per Shqiperine ne EUROP por per SHQIPERIN ne grope.Poshte fondamentalistet islam.
Qënie më të çuditshme se ne shqipëtarët nuk besoj se ka diku tjetër…janë po ata të cilët shkrihen dhe ju bien jargët prej gojës kur shohin paçavuret e Arjan Çanit, një emision krejtësisht i degjeneruar që nga forma e deri tek përmbajtja, prej të cilës nuk ke asgjë për të përfituar, janë po ata që kritikojnë dhe e nxjerrin moralin e tyre të lartë, pikërisht tek kjo foto, e cila pikësëpari, është vlerësuar nga njerëz të artit kudo në botë, në vitin e largët 1920, kur ne të mjerët jetonim ende në errësirë, e sot në prag të 2012 ende nuk pranojmë dot diçka të tillë, e cila vetëm e turpshme dhe perverse që nuk është…Mezashin e fotos e ka shprehur shumë mirë autori i shkrimit, është koha për të vërtetat lakuriqe, për zbardhjen e çdo ngjarjeje të ndodhur në bulevard apo në zyrat e pista dhe famëkeqe të pusht(etarëve), që do ishte fat sikur të kishin të krahasuar me “pisllëkun” e kësaj fotoje….Ah mor të mjerë, ah ne të mjerët…edhe për sa kohë vallë do të jenë keto gjëra të vogla që të na shqetësojnë kaq shumë e të na prishin humorin e ditës, kur në fakt të gjithë ne duhet të shqetësohemi për jetët tona që po na rrëshkasin ndër vite në mënyrën më të keqe të mundshme, akoma kemi frikë të flasim hapur, akoma kemi frikë të pranojmë diçka që është e drejtë apo e bukur, vetëm sepse vjen nga “armiku” jonë, dhe jo nga forca politike që ne mbështesim…Kur do të vijë dita që të luftojmë dhe të debatojmë mbi ide dhe jo mbi individë, mbi modele dhe jo mbi emra të përveçëm???Ja u bëj këtë pyetje juve, që jetoni në Shqipëri, që jeni të rinj e kërkoni të jetoni një jetë më të mirë, ku politika të jetë bashkim i ideve për të mirën e përbashkët dhe jo ndarje e përçarje, ju drejtohem juve të cilët mund të keni fëmijë për të rritur e shkolluar, edhe juve që tashmë jeni gjyshër e doni të shihni nipërit tuaj të lumtur e të qeshur, boll më…Shqipëria është e shqipëtarëve, jo e Sali Berishës apo e Edi Ramës, e për këtë Shqipëri përgjegjësia është e të gjithëve…janë pasojat e sjelljeve tona ato që po jetojmë sot…paskemi qënë një popull me kujtesë shumë të shkurtër, e një popull që nuk lufton për të mirën e përbashkët, por vritet e pritet, urrehet e shahet me libër shtëpie ( më falni ), për të mirën e 10 individëve që bëjnë sikur na drejtojnë, e në fakt ajo që kanë bërë historikisht me ne ka qënë përçarja, vetëm një popull i përçarë mund të bëhet si dele, ashtu si jemi bërë ne, që në vend të mbrojmë të drejtat dhe të mirën e përbashkët, e kemi ndarë këtë vend të vogël ne 1000 ndasi…Eh…kjo është Shqipëria e pushtuar!!!
shume mire e ke thene… po mendoj se jemi te pika e moskthimit , nje nejri cmend dhe nje popull te tere
Kjo kartoline do te thote:
“Dokument i mbetur, lakuriq me ze e figure”
Ne drite te diellit.
po pse shqetesoheni kaq teper per kete foto nudo qe vetem linjat e pasme ka e nuk shqetsoheni per veshjen tej moderne qe vishen punonjeset dhe sekretaret e qeveritarve apo ato nuk shfaqen ne publik po vetem ne zyrat e tyre te punes.Po ti dergonte ndonje foto te enverit per kunje rezik te thoni qe eshte dashamires i diktatorit