“Motivimi për mua, që të jem anëtare e të Gjelbërve është natyrisht i gjithë programi politik, por edhe mënyra, si bëhet politika ndaj minoriteteve, që të drejtat e minoriteteve kanë rëndësi të madhe. Unë nuk kam motivim fetar për të bërë politikë ose për të zbatuar synime të caktuara politike, por këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me motive të pastra politike.”
Të dyja gratë janë mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra, por qendrimin se feja është e rëndësishme ato e kanë të paktët të përbashkët. Kemi të bëjmë me një brez të ri politikanësh? Më e vonta që prej atentateve të 11 shtatorit 2001, luftërave në Irak ose në Afganistan, feja është kthyer në temë- edhe në axhendën politike. Prezenca mediale e Dalai Lamas ose transmetimet televizive të ngjarjeve të mëdha në Vatikan e bëjnë të qartë këtë në plan global. Veç kësaj, edhe peizazhi mediatik i Evropës ka ndryshuar nga migrimi. “Gastarbeiter”-at, punëtorët mysafirë të dikurshëm, sollën në Gjermani jo vetëm fuqinë e tyre punëtore, por edhe një identitet fetar. Studiuesit e fesë flasin në këtë rast për një pluralizim të peizazhit fetar. Brenda botës ekonomike, shumëllojshmëria shihet si shans, strategjitë e diversitetit po gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahje. Por si duket puna në peizazhin politik? Marina Weisband:
“Besoj se në brezin e ardhshëm të politikanëve do të na nevojiten gjërat nga më të ndryshme. Na duhen artistët, na duhen ateistët, na duhen agnostikët, na duhen besimtarët. Shpresoj që në të ardhmen politikani t’i përmbahet asaj që është, dhe të perceptohet vërtet në atë mënyrë që është. Unë dua të jem politikane dhe të kem mundësi të them hapur “unë jam hebreje”. Dhe unë jam e gëzuar që kam mundësi ta them këtë sot.”
Atdheu politik i katolikëve, por edhe protestantëve, tradicionalisht është CDU-ja (Bashkimi Kristjandemokrat i Gjermanisë). Këtu ekziston Grupi i Punës Evangjelist brenda CDU-së si dhe organizime pak a shumë të çlirëta të të krishterëve besimtarë. Për sekretarin e përgjithshëm të degës së CDU në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, vizitat e rregullta në kisha dhe lutjet e çdo darke bëjnë pjesë në ritualin fetar. Oliver Wittke e praktikon fenë e tij, sheh në të një spirancë të rëndësishme dhe një linjë drejtuese për jetën e tij:
“Përfytyrimi i krishterë për njeriun është një nga tezat drejtuese të politikës së CDU-së. Kur ne ramë dakord tani për konsensusin e madh të shkollave (shumëllojshmërinë e sistemeve të ndryshme shkollore në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë – CDU-ja, SPD-ja, dhe Aleanca 90/Të Gjelbrit- ne i kushtuam rëndësi faktit që edhe në të ardhmen të ekzistojë shumëllojshmëria e shkollave, sepse duke u nisur nga përfytyrimi i krishterë për njeriun ne jemi shumë të bindur se çdo fëmijë duhet të marrë mbështetje individuale, sepse ai është një personalitet i pavarur dhe jo të gjithë fëmijët janë njësoj.”/DW
mos u merzisni se per 10 vjet parlamenti shqiptar do e nderprese 2 here seancen per te cuar bythen perjete nga qielli, edhe turqit e titos do presin tek dera me dru ne dore ata qe nuk i falen allafit