Shqipëritë e mia janë metafora letrare dhe flenë në imagjinaren – pra janë magjike
1. Prelud ose shoqëria që mungon
Kosova e vitit 2011 pati një pushtet të fortë si prodhim i një kaste të papërgjegjshme që e ka dominuar shtetin, në të gjitha segmentet e tij.
Por ky pushtet duke qenë përjashtues gati sa ia doli ta mundë shtetin.
Këtë e synon, por dua të besoj se këtë nuk do ta lejojnë qytetarët që e duan shtetin e tyre, mbi të gjitha, si mburojë, shtëpi me kopsht, krenari, ëndërr, kujtesë, kushtrim ndër luftëra apo ninullë ndër djepa…
Ky pushtet, më 2011-n i dha Kosovës rreth 30 kilometra autostradë dhe një tregim të madh, herë të thënë nën buzë e herë si trumbetë o deklaratë lufte: veriun.
Mitrovica u bë paradigmë për të gjitha mizoritë e pushtetit, sepse propaganda e pushtetit, rëndom e ruan një tregim të madh rezervë, si problem të pazgjidhur, për ta zhvendosur vëmendjen nga mjerimi masiv.
Kosova shtet është ëndrra e kosovarëve.
Shumë e kanë deshifruar kodin e kësaj ëndrre, do hala…
Mitrush Kuteli në poemën kosovare thotë: “Jam shqiptar
e kosovar: Zot e krenar, – Zot e bujar – mbi këtë Dhe, që e kam fe e përmbi fe: e kam Vatan! E kam Atdhe!!”
Adam Hassner, parafrazuar sipas Kalevi J. Holstit, mendon se në shtetin e fortë ka një autoritet neutral që garanton dhe siguron epërsinë e qytetarisë së përbashkët dhe dhënien e të drejtave kundër privilegjeve që bazohen mbi familjen, etninë apo fenë.
Variabli përcaktues është legjitimiteti, i konceptuar në dy drejtime: vertikali që krijon lidhjen (“të drejtën për të qeverisur”) midis shoqërisë, institucioneve politike dhe regjimeve dhe horizontali që përcakton kufijtë dhe kriteret e anëtarësimit në bashkësinë politike që qeveriset.
Epërsia e qytetarisë mbi etninë dhe fenë, ky është kombi im.
Kosova politike ngarend pas imazheve dhe formave të lidershipit partikular e jo pas përmbajtjes cilësore të shtetit-komb.
Por qytetarët nuk kanë arritur hala të bëhen shoqëri dhe të lidhin atë miqësinë qytetare, që e mban në këmbë një shtet dhe të gjallë një komb.
Filozofi erudit mes dy luftërave botërore Branko Merxhani vërente se Shqipëria u bë shtet-komb më 1912, ende pa u rritur si shoqëri.
“U bëmë shtet, para se të arrijmë të plotësojmë formimin t’onë si Shoqëri. Ky është shkaku që shteti ynë ka një shfaqje një-anëse paradoksale, dhe ky është kuptim i “Neo-s” që dhamë na në shprehjen shkencore “Neo-Shqiptarisma.”
Branko Merxhani: Etimologjia e nocionit Komb (kom) në gjuhën shqipe vjen nga gjuha arabe= kavm, që shpreh një bashkësi të ‘ymetit’, e që bazohet në fenë e përbashkët islame.
E, në atdhetë e mi nuk është islami feja e përbashkët.
Ndërkaq në kuptimin perëndimor kombin e shpreh termi Nation = bashkësi shoqërore me bazë lindjen, por me synim zhvillimin, modernizimin, për t’u shndërruar në “Njësi e rritur” (term që e përdorin Altermatt dhe Schnapper), bashkësi politike e mbështetur në ligj (Kushtetutë).
Duhet të rritemi që të mos sillemi si kalamajtë tek luajnë te kali i Skënderbeut!
I njëjti definicion i Merxhanit vlen edhe sot për atdheun tjetër timin, Kosovën.
Ajo i ka kosovarët dhe shtetin, por nuk e ka një shoqëri!?
Ajo sundohet nga liria e të fortit. Të mendojmë për lirinë sall një çast, e të mos ngazëllehemi, mos ta marrim me hov, sepse liria, thënë poetikisht, do kujdes! Ajo lëndohet. A po funksionon dhe si, nëse doni ta dini shkoni pyetni të mundurit, të deklasuarit, pakicat etnike, fetare, kulturore e gjuhësore të frikësuara, se a do të jenë gjallë pas dy-tre brezave. Sepse çdo dy javë shuhet një gjuhë në planet, vërtet sipas UNESCO gjysma e 6.000 gjuhëve në gjithë botën kërcënohen nga shuarja!?
Robert D. Kaplan e thekson rastin e pushtimit të ishullit të Melosit nga athinasit, ashtu siç e përshkruan Tukididi: “Athinasit pasi zbarkuan në këtë ishull, u ishin drejtuar banorëve të Melosit: “…ashtu sikurse ne, edhe ju e dini që, siç qëndrojnë punët, drejtësia është pyetje e cila bëhet vetëm prej atyre që janë të barabartë për nga forca, prandaj të fortit bëjnë atë që munden, ndërsa të dobëtit atë që duhet”.
Çka duhet bërë?
Çka mbetet në fund?
Refuzimi…
2. Shumica e asaj që ndodh në të vërtetë nuk duket
Me këtë hov, po i sjell nga kujtesa e largët tashmë, e fëmijërisë sime tri rrëfime që i ka sajuar imagjinata e popullit për Shqipërinë, si ideal për tokën e babës (vatherlandin si koncept nacionalist) dhe lirinë…
Qysh si fëmijë kisha dëgjuar për kapërcimin e kufirit ilegalisht, natën, përmes vijave të përrenjve të thellë a përmes bjeshkëve që prekin qiellin…
Por për forma të vjetra, plot enigma e të padukshme dhe aq efikase, kjo më kishte ikur nga kujtesa e largët.
Këto copëza të mozaikut që na bëjnë me identitet duhet rikthyer e treguar; duhet hequr pluhurin e kohës, për mos me harrue…
Njerëzit për ta realizuar idealin e tyre kanë lëvizur malin, bjeshkën; ishin çuar varrit dhe tufën e bagëtive e kanë lëvizur, për t’i prishur kufijtë!
A ka forcë që ndal imagjinatën njerëzore?
Njerëzit kanë lëvizur malin dhe kapur për rrënjët e tij n’pikë të ditës dhe natën kanë zhvendosur hënën nga qielli mbi, në një kozmogoni tjetër për me dalë n’Shqipni.
Pra, së bashku me një krah mali kanë kapërcyer kufirin dhe me një krah tjetër mali janë kthyer sërish prapthi, te sh’pia.
A lëvizet mali?
Apo kjo u përket rrëfimeve të realizmit magjik?
Në çdo të vërtetë ka diçka magjike, se vërtet njerëzit kanë kaluar kufirin me malin në shpinë!?
Rrëfimi i parë i personazhit të parë fëmijërisë sime: “Prenim kaçubat, i lidhnim me litar në shpinë dhe ecnim këmbadoras (një zoo – ecje!?), ngadalë dhe padiktueshëm nga spiunët dhe rojat, sepse kujt i shkonte ndërmend te kjo mënyrë arkaike e ikjes. Edhe po të vërenin rojat se po lëvizin kaçubat (shpesh lëviznim në grup) do të iknin nga trishtimi i çudisë së lëvizjes së malit!?”.
Rrëfimi i dytë, personazhi i dytë anonim: “Kur një djalë tonin po e kërkonte ‘hyqmeti’, sajuam planin thuajse patëm një vdekje në shtëpi dhe po e varrosnim, me të gjitha ceremonitë. E kishim edhe hoxhën më vete dhe ca burra më të besueshëm!
Varret i kishim afër zonës kufitare, porse në atë varr të ri ne e varrosëm të gjallë atë djalin që e lypnin… Ç’është e vërteta i hodhëm përmbi fier e dushk dhe vetëm pak dhe, sa nuk do t’ia zinte frymën dhe aq sa mund ta ngrinte. Rojat ishin larguar, ngase natën kishin frikë të qëndronin afër varrezave, ndërsa ky i varrosuri ynë i gjallë u ngreh prej varrit më të rënë nata dhe doli matanë!”
Dhe rrëfimi i tretë autentik i personazhit autentik, që do të mbesë anonim: “Po, është e vërtetë. Jemi qepur me thonj në barkun e deleve dhe ogiçëve leshatorë dhe kemi qëndruar ashtu derisa tufa ka lëvizur duke kullotur dhe kur kemi vërejtur se jemi matanë kemi dalë nga barku i deleve, kemi ndenjur tek tanët dhe jemi kthyer n’Kosovë sërish me tufën.”
Ky realitet fiktiv që mbështjell faktet vërtet sajohet dhe koekziston në përvojën e mbijetesës së kosovarëve nëpër shekuj.
Asgjë nuk është mistike. Të gjitha gjërat, të bëra e të pabëra kanë një shpjegim.
Jeta e shkruan tregimin më të mirë dhe më madhështor.
Kjo madhështi e magjisë jetësore është letërsia.
Letrarët fantazojnë…
3. Epilogu: Shqipëria ime nuk ekziston!?
Në këtë shkrim nuk bëhet fjalë për republikën parlamentare reale, por për një Shqipëri si kujtesë e largët dhe e pazbuluar.
Ky shkrim është tregimi i personazheve që e deshën dhe e dëshiruan një Shqipëri; që e patën kur s’e patën, si një ëndërr të zhbiruar me heshtë, të këputur me hanxhar dhe të zanë me plumb…
Ajo është Toka e premtuar e kosovarëve.
‘Kaanan-i’, ku njeriu harron se ku është, në ç’kohë e në ç’vend, harron se ka trup dhe i dhemb…
Shqipëria ime është shpirtërore dhe ndijore, estetike!
Shqipëria ime, ajo shpirtërorja pra, është vendi ku nuk ekziston nocioni i vuajtjeve njerëzore, sepse Shqipëria reale vazhdon të jetë vendi i shpresës së ndaluar dhe i ëndrrave të pamundshme…
Shqipëria reale është plot dhembje e vuajtje.
Duhet të bëhet atdheu i parë i shqiptarëve mbi të gjitha një vend i mundësive dhe shanseve për të gjithë qytetarët; një shoqëri politike ku qytetarët përqafojnë vlerat e përbashkëta europiane dhe realizojnë mirëqenien sociale, për veten dhe familjen…
Shqipëria reale duhet të jetë republika ku secili qytetar ka punën dhe prestigjin shoqëror, ka miqtë dhe librat, lulat dhe pulat…
Një Shqipëri reale, e kanme dhe e atjeshme, ku akëcili nuk lakmon një vend tjetër për ta realizuar ëndrrën e tij jetësore.
Dhe një atdhe imi i dytë, Kosova e këtushme, esencë dhe ekzistencë e kosovarëve.
Një shtet funksional që të garanton drejtësi, sociale e juridike, një shtet funksional, por minimalist, me kufij të hapur në një botë në lëvizje, me sundim ligji, me punë dhe shkollë të mirë.
Ku nuk i ka qepur thonjtë mbretëria e frikës dhe frikësimit.
Qe, kjo është Shqipëria ime e bërë plotësisht, në diversitet, në pluralitet, me shumë lojëra e bukë, me shumë fe, botëkuptime, dialekte, abetare; e çterritorializuar në dy atdhe me fytyrë njeriu.
Nuk e dua njëshin totalitar: Një zot hakmarrës e të zemëruar, patriarkun, një shef të madh, liderin, një atdhe, një mendësi…
Sipas Ernest Gellnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.
Kosova ende nuk është ndalë të mendojë për vetën, për t’u ngritë në këmbë për të provu me ec vetë; me u forcue!?
Pra nuk jemi të lumtur, sepse ka dikush që vuan.
Nuk jemi të lumtur, së paku jo ne, jo të gjithë. Jo në dy atdhetë…
Çka na mbetet?
Refuzimi!
Post Scriptum: Ç’është liria?
“Më mbetet pak kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çaj kokën gomerëve dhe në vend të tmerrit të rrëfej këtë: ç’është liria?
Të mos e kisha nisur këtë fletë (vaftë në djall!) nuk do ta lodhja kokën time për t…’u mësuar gomerëve ç’është liria. U bënë dy muaj që u nis kjo punë dhe që tani jam lodhur për shkak të gomerëve. Më mirë të shes pleh njeriu se të nisja një punë për shqiptarët.
Janë nja 50 shqiptarë që e kuptojnë ç’është liria: ata nuk shkruajtën gomarllëqe se e dinë që njeriu është i lirë të thotë atë çfarë ka në fund të shpirtit. Po të tjerët janë gomerë dhe si të shtyp nja 12 numra, pas fjalës që dhashë, a e dini se çfarë kam për të bërë?
Të turpshmit le të mbyllin veshët: kam ndërmend të vete e të shes mut në vend që të mbaj të përkohëshmen (gazetën), më mirë të shes mut njeriu se sa të shkruaj për shqiptarët. Gomerëve pra le të përpiqem edhe një herë t’u mbush kokën me këtë: ç’është liria?
Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë atë që i do zemra; 2) të thotë atë që i do zemra; 3) të shkruajë atë që i do zemra; 4) të bëjë atë që i do zemra, përveç asaj që bie në kundërshtim me lirinë e tjetrit.
Shqiptarët, shumica prej tyre janë shpirtrobër. Për dëfrim. Janë shqiptarë që kanë fe.
Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?” (Faik Konica, shkrim i vitit 1897.
Atdheu im është atje ku banon liria dhe ku mund të bëjë atë që ma do zemra e ma thotë mendja, por që nuk prek kufirin e lirisë së tjetrit. Itaka ime ku dua të kthehem rëndom pas bredhjeve të lodhshme. Veçse Itaka ime nuk është hyjnore as qiellore, thjesht është estetike!
I kam dy atdhe, mund t’i kem shumë.
Atdhetë e mi janë gjithkund ku njerëzit janë të lirë e në mirëqenie.
Shpëtimi është estetikë.
E po ku jemi pas më shumë se një shekulli?
Në fillim të këtij shkrimi… a po?
Prandaj, jemi të dënuar të refuzojmë!
Për hajr, 2012!
E mbrekullueshme. uau e mbrekullueshme. faleminderit kisha kohe pa lexuar dicka te bukur
Po te perifrazoj zoteri:”Sipas Ernest Gellnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.”
Eshte e qarte qe eshte nje kombininm i te dyjave:as Luksemburgu me 10% rritje ekonomike dhe as Nigeria me popullsi te madhe nuk mund te kene fuqi dhe prestigj.Ne kete moment ne kemi ne dore bashkimin kombetar(pa lene mbas dore rritjen ekonomike),pra rritjen e madhesise se shtetit dhe duhet pune e madhe per rritjen ekonomike.Por rritja e madhesise se shtetit,potencialisht e rrit mundesine e rritjes ekonomike
Përzjerje e cunguar letrare me filozofi abstrakte.
Plagjiaturë copëzash interneti!
Jam dakort me Nordikun,Ky eshte nje njeri fare i papregatitur,E kam degjuar ne nje debat televiziv.Ka mundesi qe te jete dhe njeri i Serbeve sepse i fryn shume percarjes Shqiperi-Kosove.
Urime. Nje shkrim filozofik. Nje nderthurje e bukur e mitologjise, e legjendes me historine reale, per atdheun (atdhete), kombin, pakicat, gjuhen, lirite, te drejtat, detyrimet, mirqenien, besimet, qeverisjet, kulturen, mentalitetet, etj. Bravo.
Më kujtohet një skenë nga filmi “Shawshank Redemption” me Morgan Freeman. Ky aktor e luante rolin e një të burgosuri për një vrasje të cilën e kishte bërë në moshën e tij të re. Kur e lëshuan nga burgu u punësua në një vetëshërbim. Sa herë që i duhej të shkonte në nevojtore e pyeste shefin për leje. Pas një kohe shefi i tha: “Dëgjo, mos më pyet për leje për ta bërë shurrën. Shko.” Kur shkoi ky në nevojtore (fliste me zë, me vetveten) tha: “Njëzet e pesë vite në burg më është dashur leja për ta bërë shurrën. Tash në liri nuk më del as një pikë pa ma dhënë dikush lejen”. Rrugës për në shtëpi ndalej shpesh para dritares së një dyqani të armëve. Jo që kishte dëshirë ta vriste dikë, por dëshironte që të bënte një krim vetëm që të kthehej prapë në burg.
te lumte pena.
Une nuk e kuptoj Temen pse i ben vend keti halil matoshit.Eshte njeriu me i padeshiruar nder ata qe rreken te shkruajne.Ne kosove e lexojne vetem ish sherbetoret e udb.
o primitivo, a po lodhesh “tuj” shfletu’e aforizma….! oj Kosove e mjere, Halili po kendon per ty. Lute Mero Bazen te ta mbaj nje kurs te gjuhes shqipe, meso shqip…se sintaksa jote eshte serbisht…
Kokrra e budalls, thojnë për kësi biçimash ne Shalë të Bajgorës. Jointeligjent dhe fort kompleksiv ky Matoshi, nuk bëhet shkrimi o rrunxak me 90 përqin vjedhje e citate. Nuk ka nevojë te shkruash veç sa me folë kotësira.Dokrra hesapi.
bo bo ,prape ky kopili i serbeve dhe sorrosit.femija ilegal i lubonjes.ky mbeshtetesi i teorive serbe qe kane 100 vjet qe duan ti paraqesin shqiptaret ne kosove si ”kosovar”.dhe meqe serbet nuk ja arriten dot kane vene ne levizje kolonen e 5-te,matoshin,lubonjen,kelmendin,e ca zorraxhinj te tjere qe jakane shitur shpirtin shejtanit per 5 aspra.po mire more matosh ,po shqiptaret e maqedonise si ti quajme -maqedonas?sado qe te mundohesh me alkimira te ndryshme te ngaterrosh kombesine me shtetesine ,per ata qe kane sy gjerat jane te qarta.kombi shqiptar ne ballkan jeton ne 5 shtete.paveresisht vullnetit te tij te shprehur ne vlore ne 1912-en per nje shtet shqiptar qe do te permblidhte te gjitha krahinat me shumice shqiptare,u realizua nje shtet i pergjysmuar ne kufijte e shqiperise se sotme.tani qe u krijua dhe nje shtet i dyte shqiptar ,si nje faze kalimtare drejt shtetit te bashkuar shqiptar,dalin ”matoshet” qe perpiqen te pengojne kete proces historik.shqiperia do te behet sic u programua ne 12-en pavaresisht ”esateve” te 14-es dhe ”matosheve” te 2012-es.
Eh po shyqyr qe shkruajti nje here per se mbari . Pergezime!
Halil Matoshi, asht ni shkrim fantastik, pergezime!