Në njëvjetorin e publikimit të video-skandalit Meta-Prifti, Gjykata e Lartë ndodhet përpara një sprove të madhe. Në dyert e saj nuk kemi më një çështje jetime ku askush nuk pranon t’i dalë për zot. Rasti e solli që kësaj here hetimi të shkojë deri ne fund dhe si fazë përmbyllëse e tij ishte pretenca e prokurorëve të çështjes, që me pak fjalë do të thotë, verdikt përfundimtar i asaj çfarë organi i akuzës konkludoi në gati një vit hetime intensive.
Gjykata kërkoi 10 ditë kohë për të shqyrtuar pretencën e prokurorëve dhe pretendimet e palës mbrojtëse. Afërmendsh që deri më datë 16 janar, secili anëtar i trupës gjyqësore nuk do të jetë i qetë. Nuk është pak, nga vendimmarrja e tyre varet jo vetëm karriera politike e një ish-kryeministri, por edhe fati i qeverisë aktuale. Me Metën pas hekurave, padyshim që koalicioni PD-LSI nuk do mund të qëndronte në këmbë, sepse janë votat e Metës ato që i kanë dhënë oksigjen deri më tash Berishës.
Meta nuk e ka pritur që prokurorët do ishin kaq të vendosur në misionin e tyre. Ka mbajtur shpresë se gjykata do e mbyllte çështjen pa arritur deri tek dhënia e pretencës. Kjo e ka ndërlikuar situatën duke ia vështirësuar në maksimum mundësinë për të gjetur rrugëdalje nga interpretimet ligjore, siç kanë bërë disa kolegë të tij të cilët arritën t’i mbyllin çështjet me procedurë. Pretenca ka vënë në vështirësi edhe ata miq që Meta pandeh se ka në Gjykatën e Lartë, të cilët duhet të mendohen mirë përpara se të japin një vendim të kundërt nga ai që kanë kërkuar prokurorët.
Këto 10 ditë janë mëse të mjaftueshme që Berisha të kuptojë rrezikun që i kanoset pushtetit të tij. Dhe Meta nuk është aq budalla sa të mos vërë në lëvizje gurin e fundit të shpresës që i ka mbetur; 4 mandatet që zotëron në Kuvend. Berisha nuk është kryeministër që gjatë qeverisjes së tij ka drejtuar me duar të pastra, çka do i jepte liri veprimi për të marrë vendime të guximshme. Duke qenë i përlyer në shumë çështje të nxehta, ku më kryesoret janë Gërdeci dhe 21 janari, ai e di se një rënie nga pushteti do të thotë që hetimet për këto e shumë të tjera të marrin tjetër drejtim e të përfundojnë në gjykatë me emra përgjegjësish konkretë.
Është një situatë tragji-komike ku të dy palët e kanë në dorë njëri-tjetrin dhe dënimi i njërit, mund të çojë në rrëzimin nga pushteti të tjetrit, i cili nga ana e tij, del zbuluar përpara atyre që deri më tani s’kanë mundur dot t’i ballafaqojnë në sy akuza shumëherë më kriminale se kjo e Metës. Nga ajo çka do vendosë gjykata do varet fitimi i besimit të publikut tek drejtësia apo humbja përfundimtare e tij, të paktën sa kjo dyshe pushtetmbajtëse të jetë në fuqi.
Pavarësisht fudullëkut karakteristik që Meta shfaqi nga Shkodra, me vettrajtimin si “luan apo peshë e rëndë” dhe besimit se “do e fitojë këtë çështje”, ku bie në sy një sinjal alarmi si për gjykatën ashtu edhe për Berishën, unë po paraqes tri variante, deri diku paragjykuese dhe hipotetike. E bëj sepse i ndjej të tria si të mundshme dhe po pres datën 16 janar e në vazhdim për të parë sesa i arsyeshëm kam qenë mendimet e mia. Po pres, bashkë me ju!
Varianti i mosdënimit të Metës
Shumë syresh e besojnë këtë për faktin se, ashtu si në rastin me Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e Tiranës, sërish Berisha do rindezë makinerinë shtetërore për t’u investuar me presione mafioze, oferta milionëshe, premtime tunduese e gjithshka tjetër që ai ndjen se ka në dorë për të bërë diçka në të “mirë” të aleatit të tij, por edhe të vetvetes. Besohet gjithashtu se çorba që kanë gatuar së bashku në kazanin e oborrit qeveritar ka helmuar edhe drejtësinë, pjesëtarë të së cilës e kanë gëlltitur diku një lugë dhe presin me ankth t’u shpërthejë në formë të vjellti ose diarreje, kur të artikulojnë, s’dihet se nga cila anë, “pafajësinë” e Metës. Një shembull ky për të parë sesa të vështirë e ka sistemi ynë i drejtësisë që të dalë jashtë kornizave ku e ka mbërthyer Berisha. Ky do të ishte një triumf i tij personal, i cili do na tregojë sesi arriti të gjunjëzojë përsëri shkallën më të lartë të gjyqësorit, për t’i lënë të kuptojë shkallëve të tjera që mos t’u shkojë ndërmend të nisin e bitisin punëra ku është e përfshirë kriminalisht kupola qeveritare. Nga ky moment Meta rikthehet në qeveri me koston e lartë të shkatërrimit të njërës prej shtyllave më kryesore të shtetit, pasojat e së cilës do i vuajmë shumë rëndë.
Varianti i dënimit të Metës pa rrëzim qeverie
Mund të jetë i mundshëm, ku gjyqtarët të hedhin tutje trysninë mbytëse të pushtetit e t’i përmbahen misionit të tyre për të dhënë e vënë drejtësi, pavarësisht se cili është statusi i të pandehurit. Duket si një guxim i rrallë këtej nga anët tona, por që bota demokratike e ka pjesë të vendimmarrjes së saj në disa dhjetravjeçarë. Duke qenë një nga opsionet, dyshja Berisha-Meta mund të përgatiten për më të keqen. Berisha nuk do ia lejojë vetes të rrezikojë pushtetin me asnjë lloj shantazhi dhe do vërë në punë mekanizmat e tij, strukturat e besuara që i shërbejnë për të terrorizuar deri me jetë, personale a familjare, këdo që shkon përtej limitit të caktuar. Në këto kushte Meta bën kompromis me Berishën dhe pranon për të vijuar bashkëqeverisjen edhe në pozitat e reja të të denuarit. Berisha nga ana e tij s’do e lërë aleatin t’i gdhijë e ngrysë ditët në qelinë “e errët, të ftohtë e plot lagështirë” siç i ka kërkuar vet Meta. Nuk e kam fjalën që s’do i krijojë kushte perfekte në qeli dhe trajtim ekstra në raport me të dënuarit e tjerë, sepse kjo as nuk vihet në diskutim. E kam fjalën që Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, do ndërmarrë nisëm parlamentare për t’i bërë “dhuratë” të dënuarve në mbarë Shqipërinë, një Amnisti, ku padyshim, një nga nenet e Kodit Penal që përfitojnë nga falja është edhe ai me nr.245. Dënimi i Metës me shumë gjasë do e përshpejtojë daljen e Amnistisë, pra nuk do pritet muaji nëntor, për t’i kthyer kësisoj sa më shpejt qokën e borxhit që i ka aleatit të vet që nuk e “tradhtoi” as në kushte të vështira, duke vijuar ta mbajë në pushtet. Një pushtet që do e ndajë sërish me të amnistuarin e “Madh”, me kushte të tjera Kontrate, për të shtyrë ditët e mbetura deri në 2013-ën. Këtu vlen edhe mundësia që gjykata ta dënojë me kusht, pra Meta nuk vuan asnjë ditë burg, por që gjithsesi dënimi i mbetet si kleçkë dhe padyshim amnistia do jetë një argument për t’u kthyer “i rehabilituar” në jetën politike publike.
Varianti i dënimit të Metës me rrëzim qeverie
Në këtë variant, Meta nuk pranon “ta hajë turpin me bukë”. Duke qenë se ai është i vetëdijshëm se Berisha e të tijët kanë shumë herë më tepër mëkate se rasti i tij, ai nuk do ua krijojë luksin të vijojnë të majmen duke qeverisur me votat e partisë së tij. Pavarësisht presionit të Berishës që LSI-ja të vijojë të japë kontributin për të mbajtur më këmbë qeverinë, Meta bën tërheqjen e madhe. Duke mos patur më se çfarë të humbë, me avantazhin që Berisha do jetë më i brishtë kështu, Meta do përpiqet që, pavarësisht se do i duhet të ketë gjithë jetën mbi supe një dënim të kryer që do i kushtojë shtrenjtë në karrierën politike, të paktën do kujtohet për mirë që arriti të mos përthyhet e tundohet edhe në kushtet e burgut, por të rrëzojë nga froni një kryeministër që së bashku me oborrin e tij do kishte vite që duhet të ngrohte qelitë e ftohta të burgut. Një gjest që nuk ia amniston atë që bëri, por do ishte një lloj shpagimi shpirtëror për të, për gjitha prapësitë që solli nga babëzia që e kaploi në keqqeverisjen e tij me Berishën.
besoj se do te jete e para………….
te dyten dhe te treten meta ska per ti pranuar kur gjysma e ministrave te berishes livadhisin ministrive ne nje koh qe duhet te ishin brenda……….
meta eshte inatci i madh dhe sdo ta falte kollaj berishen po ta fuste brenda……
Nuk ka dyshim qe do jete e para. Qe kur Ilir Meta zgjedh per mbrojtje nje matuf si Spartak Braho, tregon se as nuk i “ruhet” per provat qe do paraqese Prokuroria.
Pra garancine per te qendruar jashte burgut ja jap dikush tjeter, ai mos-qofti qe i doli ne krah, ai qe diten pas daljes se Videos, qesharak dhe meskin tha se eshte nje manipulim diletant i Edvin Rames.
Tha qe video eshte manipulim i Rames dhe ajo doli tersisht e verte. Tha qe martiret e 21Janarit i vrau Opozita pas shpine, por dhe ky mashtrim i denje per udheheqsit Arab nuk i eci as 3 ore.
Ka dhe nje variant tjeter. Meta do te denohet me kondicionel. Pra fajtor, por pa hyre ne burg. Ai nuk do ta pranoje dhe do te vazhdoje betejat me demek ligjore. Prifti sic ka paralajmeruar do te vazhdoje denoncimin e bemave te Metes duke e futur ne nje spirale te re. Me pak fjale kjo eshte nje loje e Berishes qe thote se eshte i vendosur te luftoje korrupsionin dhe te respektoje vendimin e gjykatave, ndersa do ta mbaje Meten dyerve te gjykatave qe ky mos ta dredhi bishtin.
Per mua me i rrezikshem se Meta eshte Prifti, qe kerkon te shpetoje vjedhjet e tija duke kallzuar Meten. Pse nuk tregon Prifti presionin qe i kane bere njerezit e Berishes?
Ja se ua them une se cfare do te ndodhe.Meta do debohet me kusht.Denimi me kusht do te thote,popullorce qe.Kesaj radhe po ta falim,por mos e bej me.
Ne sy te miletit dhe te nderkombetareve gjykata do ta “denoje” Ilir Meten, por jo per 700.000 mije evro.
Duke qene qe edhe emri i Shpresa Becit eshte permendur si person qe Ilir Meta i ka bere favor per gocen, duke ja cuar ate ne Ambasade ne Viene, gjykata do “ta denoje” per te mbajtur te “VIRGJER” Shpresa Becin.
Por denimi do te jete ME KUSHT, dmth te sillet mire me te ardhmen. Nuk do te beje asnje dite burg. Edhe arsyetimi i gjykates nuk do te jete per vjedhje ne permasa te medha rreth 1 milione Evro, por per biseda “JO ETIKE ME VARTESIN E TIJ NE ZYRAT E SHTETIT”.
Ky do te jete turpi i radhes se padrejtesise shqiptare dhe vendimi do te beje te mundur qe ai te vazhdoje qeverisjen me SB dhe pjesen tjeter te krimineleve qe drejtojne ate vend.
Nuk dihet cfafre do te beje gjykata me ate Biznesmenin qe ka mashruar gjate procesit, pasi sipas ligjit ata qe mashtrojne gjykaten denohen me shume se cfare ka kerkuar prokuroria per LUANIN e PJERDHUR.
ilir meta do marre pafajsinga nga gjykata pa u shprehur per fajsine e pa analize te provueshmerise se vepres por vetem me argumentin juridik se edhe po të jete kryer vepra qe akuzohet ajo nuk perben veper penale sepse ka mbetur ne faze pergatitore cka do kerkonte doreheqein e prokurores se pergjitheshme me “specialistet e saj “si te pa afte profesionalisht
Nje pyetje per Juristet:
A ka te drejte Prokuroria ta dergoje ceshtjen Meta ne gjykatat Europiane?
masi eshte rrezuar nga gjykata e larte.
Nqs ka te drejte, do e dergoj patjeter. U duk shume mire, qe prokuroret bene pune shume serioze. Po vajti ne gjykate evropiane, ahaa, ia hodhen çelsat ne det atij qaftrashit…. Po s’ma ha mendja… C’pune kane gjykatat evropiane me çeshtjet tona te brendshme (do thote OBORRI) ?!?!
Ata që janë në pushtet s’kanë skrupuj. Ata do të guxojnë pa ju dridhur zëri e pa ju skuqur faqja punën që kanë nisur: T’a nxjerin të pa fajshëm Metën. Dënimi i Metës varet vetëm nga Prifti në se ai do të bëjë publike video të tjera, ashtu si ka deklaruar.
Pse ka ndonje budalla qe mendon se ka tre mundesi per meten?????
Ashtu si u kurdisen gjerat mundesia e vetme eshte qe Meta te dal i pafajshem. Me kete kaste politikanesh prostituta nuk ka dhe nuk do kete mundesi te ndodhte ndryshe.