Shumë përgjigje mund të marrë titulli, por në këtë rast nuk pranohen si të tilla as llogaritë bankare, as apartamentet në qytet, as vilat në plazh, as jahtet luksoze, as influencat në vendimmarrje, as tulet e tepërta në kofshë, bark a kokë e as çdo gjë tjetër që mund t’ia bëjë jetën Ilir Metës ndoshta më të lumtur e me më pak halle se tonën. Ç`ka më shumë se ne Ilir Meta përballë drejtësisë? Kjo pyetje nuk më shkon ndërmend nga naiviteti (është e pamundur që së sotmi një arsye e shëndoshë të udhëhiqet nga naiviteti), por ngase nuk më duket e drejtë që në sy të Botës e në vesh të Perëndisë koka e Likes të vlerësohet sa dhjetë kokë tonat a mos më shumë. Nuk e kam me gjykatën që ka dhënë vendimet deri tani në lidhje me gjyqin e me gjykatën që do japi vendimin final, pasi për pafajësinë e hajdutit në sytë e drejtësisë shqiptare u bindëm të gjithë qysh pas 21 janarit, por e kam me standardin e prokurorisë.
Dy vjet burg e një gjobë-lëmoshë kërkoi prokuroria për dënimin ndaj një ish-kryeministri që politika jonë e ka parë edhe si kryeministër e pse jo ta shohë edhe më lart pas shpalljes së pafajsisë me të zeza në të bardhë. Fundja-fundit burgu për burrat thonë që është. E zëmë se (largqoftë për Liken e gjithë skraparllinjte e punësuar në administratë a kudo tjetër ku vlon leku) ish-kryeministrin, gjykata do ta shpallte fajtor për korrupsion aktiv, si do të ndihej gjithsecili prej nesh që ligjin e ka parë gjithnjë mbi veten? Unë do të ndihesha më i paaftë e më i pafuqishëm se shumica e kriminelëve që vuajnë parazitizmin nëpër burgjet që gjenden brenda Republikës së Shqipërisë. Pse e mendoj kështu? Sepse, edhe pse pa njohuri të detajuara mbi standardet e hetimeve dhe të drejtësisë, llogaritë e çastit më hapin horizonte të reja. U bëke i pasur kollaj në këtë vend. Paska të drejtë kryeministri me shokë. Dy vjet burg për 700.000 euro. Pak a shumë 700 ditë burg për 1.000.000.000 lekë. Ej, I thonë 1000 euro dita. Unë do plasja nga inati po të dija se like-s në burg i vlen dita 1000 euro. Një shqiptar i ndershëm nuk i afrohet dot një shifre të tillë as me kursime një-vjeçare. Kur thashë se do ndihesha i paaftë e kisha me gjithë mend. Si mos të ndihesh i paaftë kur drejtësia të thotë se po vodhe 1000 euro më e keqja që mund të të gjejë është 24 orë burg. E mos kujtoni se burgu është si fole minjsh këndej nga ne se në Facebook rri gjithë ditën kush “vuan dënimin” në burgje shqiptare. Pra në terma banalë, por që vërtetojnë më së miri ose mungesën e standardit ose prezencën e shumë standardeve, kush ka ndërmend të vjedhë 1000 euro (bëni mirë t’ia vidhni shtetit se fukarait nuk do i lini vetëm shpirtin) po ju kapi drejtësia mos u bëni merak as të fusni mik se dënimi maksimal 24 orë qëndrim në Facebook është dhe 1.4 euro gjobë për dëmin e shkaktuar ndaj shtetit. Mos harroni se do bëheni edhe të famshëm (ky 1.4-shi më doli nga llogaritë me gjobën 1.000.000 që i kërkon prokuroria Metë-s). Pse jo?! Do dilni në televizor. Do e keni edhe më kollaj të krijoni ndonjë parti pastaj se burgu të bën më të fortë.
Edhe diçka të fundit. Kush ka në plan të bëjë ndonjë përmbledhje në fund të këtij viti për ngjarjet më të bujshme të mbaj shënim që tani për hipokrizinë më të madhe të vitit. Në të 7-at e vitit të vjetër e pa mbushur javën në vitin e ri Ilir Meta deklaron: “Vazhdoj të kem besim te drejtësia”. Mbani shënim se nuk do ja kalojë dot kush veç atij. Sa për hajdutërinë kini kujdes të vidhni aty ku ka shumë e për sa kohë që dëgjoni që gjithë bota shqiptare vjedh e që ligji e lehtëson e kur t’ju mbushet mendja se gjëja e tjetrit nuk duhet përvetësuar çohuni e ngrini zërin siç e bën e gjithë Bota.
te drejte ke more roel……po shqiperi hesapi……..ku cdo gje eshte seprapthi…….
Me te vertet qesharak fakti qe kerkohet nje mase e tille per ndjekie penale per nje krim te tille e per me teper i vihet nje gjobe “mizash” a thua se eshte ndonje sekretar ne ndonje drejtori ujerash. Jo. Eshte njeriu i dyte me i “forte” ne kete vend, e per te mos harruar qe shuma e marre dhe e pare ne sy te shqiptareve, eshte ajo qe duhet te bente diferencen e kesaj vepre penale.
Nese ka nje plage shoqeria shqiptare eshte se njerez te tille me para, pushtet e prona, nuk pyesin e nuk dua tja dine per asgje, aq me pak per ligj dhe drejtesi. Kam besim se jo “drejtesia” po Sali Berisha do ta fut ne burg Ilir Meten pasi nuk i harron dot 4 oret e ndenjura ne policine e tiranes ne vitin 2001 kur Meta ishte kryeminister. Shpresa jone mbase edhe vdes po syte tane dhe veshet pane e degjuan ate qe prej vitesh venitej neper xhepat tane si nje grabites ordiner e qe me pas gris e shqep cdo xhep apo portofol te ekonomise Shqiptare. Zoti ju dhente fuqi njerzve qe kur te shikojne nje njeri te tille te lire, e te afermit e tyre ose jane neper burgje, padrejtesisht, ose te aferm te tjere ju jane vrare e grabitur dhe drejtesia e Metes nuk i ka gjetur e nuk ka per ti gjetur kurre vrasesit. Syve nuk doja tju besoje teksa lexoja ne faqen e gazetes tema se Prokuroria e shtetit Shqiptar kishte kerkuar nje mase te tille. Po e pyes publikisht prokurorin ne fjale se ne cilin nen te kodit penal apo gjetke, eshte bazuar per kete kerkese qe dihet se sa do te zbritet e sa do te venitet nga ana e gjykatres. Natyrisht nuk eshte e lehte edhe per gjykaten te denoje nje njeri te tille se pastaj do ti duhet te nise nje ere te re per te ndaluar ne gurin e fundit te korrupsionit ne vendin tone, dhe qe kjo ere e furtune do godase ne shume institucione e krere te tyre madje deri en majen e piramide. Shiptaret duhet dhe do ta presin me skepticizem kete lajmin bombastik te dates 16 janar dhe nuk do cuditen per asgje dhe per asnjerin vendim te marre nga gjykata. Po cdo thone familjet e te vrareve te 21 janarit qe arsyeja dhe metivi me i forte qe i coi ne ate perplase te dhimbshmme me armet e pushtetit qe kerkoi me cdo menyre e forme per te mbrojtur te pambrojtshmit. Ne dt 16 janar Shqiperise i nis nje ere e re. I nis era e ndryshimit ose e fundosjes totale dhe nga ajo date popilli do mesoje dhe do shikoje se a duhet dhe a ka me arsye te jetoje en kete vend qe ka rene ne nje hendek qe zor se do te dali deri ne fund te kesaj dekade.
Neni 245 i Kodit Penal
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të
zgjedhurve vendorë
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i
çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose
të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të
kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e
tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga
pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.
Kur ligji është në dorë të Maliqit nuk ka si ndodh ndryshe more Roel i dashur. Gjithmonë ka dy kute (masa) për të matur.
E drejte, denim i vogel. Por ajo qe ka rendesi te madhe eshte se Iliri do hyje ne burg, do hyje se e kerkojne te tjeret, qe duan shembjen e kesaj klase politike ne pushtet. Iliri do denohet me 1.5 vjet burg dhe 500000 leke gjobe. Pas kesaj,…. hemmmm, parlamenti behet lesh, qeveria shkon per lesh dhe Saliu shkon ne te semes, bashke me Ilirin dhe Mehdiun. Kete jave do degjoni se si Rulit do i hiqet imuniteti, e di mire ai se pse, dhe gjerat do rrukullisen shume shpejt.
Pershendetje Roel,
Me pelqen humori juaj por s’jam dakord me perllogaritjet. Pse do te thoni ju? Po ta shpjegoj. Puna e Metes eshte si ajo puna kur gruaja kap burrin ne flagrance. Pse eshte hera e pare qe burri po tradheton gruan apo anasjelltas? Jo. Mbasi e merr vesh tere fshati apo qyteti, kur behet ‘boze’ e merr vesh gruaja. Edhe Iliri kush e di sa 700 milionsha e sa Ar ka vjedhur, por fatkeqesia per te eshte se tani ka ecur perpara teknologjia, pergjimet jane bere me te sofistikuara dhe keshtu u kap mat. Por per fatkeqesine tone qe kemi kete prokurori dhe keto te ashtuquajtura gjykata, ne vend te denoheshe maksimalisht dhe ti konfiskoheshe gjithe pasuria ka per te dale pa lagur, ‘i pafajshem’ bile do te kerkoje edhe demshperblim per njollosje te reputacionit te tij. Ruajna Zot!
Jo te dashur, ky koment postohet per here te pare. Pershendetje nga larg. Aurora
autori i shkrimit pyet/
cka me shume se ne ilir meta?
me koken e ilirit mund te behen 1 kv.pace koke te haje gjysma e shqiperise dhe te teperoje
DERI TANI KEMI PARE E DEGJUAR SE NE KROACI, UKRAINE, TE NDIQEN E DENOHEN KRYAMINISTRA.NEDERSA NE SHQIPERI PRESIM TE NA TREGOJE GJUKATA SE EDHE NE SHQIPERI MESEFUNDI EDHE PSE AKUZA PROPOZON SHUME PAKE NGA CFARE MEITON ILIR HAJDUTI, APO SI I THOTE POPULLI EDHE KETU NE AMERIKE ILIR FLORIRI. TE DENOHET JO AQ, PORE AKOMA ME SHUME. SE SA KA VJEDHUR ILIRI SHIKONI PASURIN E PATUNDESHME QE KA VENE,. NE FSHATRA .GURORE, NE QYTETE OBJEKTE ME VLERE TE DHENA ME QERA TE TJEREVE, VILA NE PLAZH DHE SA PARA TE VENA NE BANKA BRENDA E JASHTE VENDIT , PER TE CILAT GJITHNJE KA MENDUAR SE ASHTU SI I KA FSHEHUR SDO KAPET KURE. PORE HAROJ SE SHKENCA KA BERE E PO BEN CUDIRA EDHE NE FUSHEN E PERGJIMIT DHE FOTOGRAFIMIT, PER TE CILEN U ZU SI DHELPRA NE LLOKAN, CARK. PAVARESISHT SE E HEQ VEHTEN SI LUAN, AI SESHTE GJE TJETER VETEM NJE DORDOLEC QE ESHTE FRYRE NGA VJEDHJET QE I KA BERE PASURISE KOMBETARE NE FORMA DHE MENYRA TE NDRYSHME.
Po mos u beni merak, or vellezer, se gjykata ka te drejte jo vetem ta uli denimin me pretencen e prokurorise, por dhe ta ngrere. Ka mundesi qe gjykata kesaj radhe, pamvaresisht zonjes Shpresa, te ja beje Ilir Metes 5 vjet burg dhe 2 miljon dollare, meqense shtetaret tane punojne me dollare jo me leke.
Ja vlen o Ilir Meta 2 vjete burg per 700.000 Euro.hajde mi jep mua Eurot ta beje une burgun.
ky denim eshte shume i ulet per nje kryehajdut _ ne radhe te pare duhet qe ti vendoset me ligj per gjthe jeten ILIR HAJDUTI__ti merret e gjithe pasuria;ti hiqet e drejta e kanditimit per gjithe jeten:ti hiqet e drejta e banimit brenda tiranes;dhe te denohet me burge aq vite sa ka qene ne politike