Ministrit Bujar i ka humbur nishani

7 Janar 2012, 21:52Blog TEMA

Nga Pjerin Ndreu

I lodhur dhe i stërmunduar për të nxjerrë diçka në dritë nga katrahura që qeveria e berishajve ka gatuar në ministrinë e Brendshme, Ministrit Bujar i kishte humbur nishani. Fjalët e tij  qëlluan krejt jashtë objektivit duke e identifikuar si një qitës të dobët, pavarësisht se është nga ata qeveritarë që i ka rënë radha dy herë të nusërojë në ministrinë e policëve. Tendenca për ti rënë në periferi gjërave, e për të mbledhur me pikatore ca “suksese”  nuk ishin gjë tjetër veçse tymëse me të cilat Bujari tentoi të mjegullonte shikimin e gazetarëve të pranishëm, të publikut dhe të fshihte atë që është dështimi i turpshëm i situatës së kriminalitetit.

-E nisi me mbytjet në ujë të shkodranëve. U mburr se nuk vdiq njeri. Por nuk tha asgjë se pse u mbyten 5 herë për një vit. A kishte faj kjo qeveria ku ai bën pjesë ? Nuk tha se cfarë pasojash në ekonomi, bagëti e jetesë kishin banorët dhe sa qeveria e tij i kompensoi? Por harroi të thotë se me 8 maj elektorati i komunave të Velipojës, Berdicës dhe Anës së Malit e ndëshkuan “shpëtimtarin” Bujar duke votuar për PS pikërisht për shkak të papërgjegjshmërisë së Saliut, Jozefinës e Nishanëve të tjerë të familjes së gaztorëve të mësipërm. Mos më pyet pse të mbyta shtëpinë, bagëtinë, arat me të mbjella e të korra, por më falendero se të shpëtova gjallë, thotë Nishan Saliu. Populli i atyre zonave jua pagoi faturën e “suksesit” këtyre.

-Foli për vrasjen e gjyqtarit. Tha se policia ka deërguar prova dhe informacione me vlerë. Por nuk tha se nuk është zbuluar asgjë. Indirekt u mundua ta shmangë policinë nga përgjegjësia e zbulimit. Por nishani i tij dhe këtu dukej foshnjor. Policia e ka detyre funksionale zbulimin, parandalimin, goditjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminalë. Detyrat e policisë nuk janë vetëm në vendngjarje i dashur ministër. Nëse nuk e di, pyet, e nëse te vjen turp të pyesësh,kurse pak kohë nga përkthimi i ideve të Berishës për suksese imagjinare dhe lexo nganjëherë ligjin me çfarë detyrash e ngarkon policinë.

-Foli për 21 janarin. Tha se policia mbrojti institucionet. Dhe këtu gjuajti për laraska. Policia e tij u drejtua atë ditë nga një grup bodyguard-ësh të Berishës. Drejtuesit profesionalë dolën jashtë loje. Hyri në veprim kur shkalla e dhunës nuk ishte e lartë dhe nuk kishte lidhje me institucionin. Përdori gazin lotsjellës pa siguruar policët që u bënë dhe vetë viktimë e gazit. Policia ishte inekzistente më pas. U largua nga vendi i shërbimit. Çfarë institucioni ruajti policia jote se unë nuk e kuptoj?!!! Policia bëri lojën e një grackë ordinere që zinte fill te zyra e Lule Bashës dhe suflerit të tij “socialistit të vërtetë”,iI cili i thoshte që sulmoi se janë frikacakë. Kur isha unë aty, isha trim. Lënia e kryeministrisë pa këmbë polici ishte një manovër ordinere që synonte te tërhiqte demonstruesit brenda kryeministrisë. Të gabuar në strategji dhe të tërbuar për dështimin, vranë njerëz të pafajshëm ne bulevard o shoku Bujar. Policët e tu nuk ishin gjëkundi, aty ishte Saliu, bodyguard-ët e tij në vite dhe garda që ekzekutoi njerëzit në rrugë për të kënaqur shijet gadafiste të kryeministrit

– U tha se janë zbuluar kaq e aq ngjarje të vjetra. Por nuk u tha se kriminaliteti është rritur me 30 %. Dhe se ka katër vjet që vjen në ngritje të vazhdueshme. Se vrasjet janë shtuar ndjeshëm dhe kanë kapur shifrën 150. Se Maqedonia fqinje e ka 36 numrin e vrasjeve o Nishan. Nuk fole për vjedhjet që kanë marrë dhenë e janë jashtë kontrollit. Nuk përmende asgjë për deputetin, kryetarin e komunës, për policet e vrarë, për eksplozivin e zv/drejtorit të policisë që nuk i ka zbuluar. Nuk the gjë se aksidentet kanë bërë e po bëjnë kërdinë. Se vetëvrasjet janë bërë mode e ditës etj. Nuk the asgjë se zv/drejtorja e re e policisë është gruaja e një deputeti të PD dhe që punon në ministrinë e Brendshme vetëm prej 7 viteve. Asnjë ligj në botë nuk e lejon në ketë post me kaq karrierë. Për sot kaq. Se do rishihemi së shpejti bashkë në analizën një për një të kriminalitetit që ti nuk pate kurajo e nishan ta përmendësh se e di gjendjen mirë.

 

17 komente në “Ministrit Bujar i ka humbur nishani”

  1. like says:

    po ku di gje nishani a ju befsha une juve oreee.po nishanit i kane dhene letren e i kane thene lezoje re nishan.e nishani e lezoi re te keqen .di te lexoje mire nishani re te keqen.ajt ne tullum o nishono.

  2. peci luku says:

    NISHAN PO CFARE NISHANI NJE NJERI QE S VLEN NJE NJERI QE S MBAN DOT SHURREN E VET KUT I FLET SALIU NJE I FATAKEQUR NJERE I LAgur njer i dhjere

  3. Adrio says:

    Ky eshte shkrim i bukur dhe me mire nuk ka se si te shpjegohen gomarlleqet qe tha

  4. Kalciani. says:

    Sa mire kur flasin profesionistet!Keshtu behet opozite realisht,dhe jo me akuza per institucione,apo parti politike.-“T’i veme pikat mbi i”-themi ne,ndaj eshte e nevojshme te degjohen profesionistet,…dhe jo kaq rralle!

  5. pensionisti says:

    BURCE QEVERITARE.
    ministrat reth saliut jane frikamane,dembela per pune te ndershme,ndaj edhe jane shitur ne saliu per pozite,qyle,pasuri te zeza.Keta paloministra jane me keq se saliu,ndryshe kishin dhene doreheqien dhe jetonin me nder.Ata jetojne cdo cast intrigat e kokes qe i drejton dhe si burace heshtin.Jazek qumshi i nenave te tyre qe i mekoi,per hipokrizite se si jetonjne sot shqiptaret.S’ka dite mos vetevriten.
    pensionisti.

  6. BARO CORROGJAFI says:

    MEGJITHESE MINISTRI NISHANI KA NUSERUAR SI NJE NUSE MANEKIN NE KRYE TE DISA MINISTRIVE ,PERSERI NUK KA MESUAR TE NUSEROJE . KY NISHANI NA DOLI DHE NA THA SE SE SHPEJTI DO TE DALIN VRASESIT E DEPUTETIT XHINDI,KY NA DEL EDHE PER VRASJEN E GJYKATESIT KONOMI,KY NA DEL… E NA DEL GJITHNJE SE POLICIA KA BERE KETE E ATE,POR ASNJEHERE NUK NA THOTE SE NE KRYE TE POLICISE QENDROJNE BANDA TE TIPIT KULICAJ,NUK NA THOTE SE VRASJET PO E KTHEJNE SHQIIPERINE NE FUSHE LUFTE. EH SA KA PER TE THENE ZOTI NISHANI ,POR I KA HUMBUR NISHANI DHE KA MBETUR PA NAM E NISHAN.TE PAKTEN I BEN QEFIN VETES.

  7. Skenderbeu says:

    Shkrim i shkurter dhe i sakte. Sa per Bujarin atij i ka humbur jo vetem Nishani por edhe koka. Ai eshte koke, duar e kembe i mpire dhe per kete kurohet ka 2-3 vjet. Ndjej dhimbje njerezore sepse njeri eshte, por te behesh uturaku i Sali Kriminelit dhe te perligjesh vrasjet e qytetareve te pafajshem thjesht pse te ka bere Minister , ky eshte turp ndaj me mire raca e tyre u shofte njehere e pergjithmone nga politika dhe faqja e dheut.

  8. vjosa says:

    Nishani ne te vertete nuk ka faj.Policia e Shtetit komandohet nga Tropojanet,dhe Jar Nishanin nuk e vene ne refene Tropojanet,ne mos i dhenshin ndonje dru para ministrise/

  9. LORA says:

    Pres me shume interes analizen e tij te ardhshme sepse ky eshte oficer kariere te vertete ne polici.E kam pare vete ne 21 janar 2011 ne bulevard, ne veprimet e nje profesionisti te mirefillte qe protestuesit ja degjuan e respektuan keshillimin.Respekt per Pjerin Ndreun!

  10. Adrio says:

    Zoti ndreu eshte ikona e profesionalizmit ne polici. Rama duhet ta kete ne konsiderate kete

  11. Parisi says:

    Shkrim interesant,konkret dhe me argument bindes

  12. Loni says:

    Nishanit i ka humbe vula te ziut. Sa te vije Olldashi e ta zevendesoje se do e heqe Sala kete. Shkrimi brilant

  13. Arber says:

    Sala eshte idioti me i madh i kombit. Ai ka bere budallenj e semurur gjithe qeverine. Nishani eshte rende sic e dini. Ai vuan nga diagnoza berisha.

  14. Snake says:

    @Kleos, E kuptoj qe te pelqen shume muti, shkrimi flet me shume per nje analize i cili vetem nje profesionist mund ta beje. Po kur flet dhe ti qe je kokra e injorantit…Mos u merr shume me llafe, njifi njerzit per ate qe jane dhe jo nga llafet qe mund te hapen poshte e larte..

  15. Sale says:

    @Kleos, besoj se mut do jesh vete, mos u nis nga nga vallet e njerzve, thashethemet te kane bere mos te gjykosh drejt, Shrimi flet per ato qe tha Nishani, dhe i eshte bere nje analize nga nje profesionist, dhe se ke mban Rama afer sje ti qe ta gjykosh…

    1. Adrio says:

      Epo qenke kokrra e injorantit Kleos. Duket se je me salen e hedh shashka kunder Pjerinit. Do vijet dita jote dhe e sale budallait se shpejti

  16. qytetar says:

    09/01/2012 MINISTRI I PUNEVE TE BRENDESHME NISHANI E KA VLERËSUAR SI MENAXHIM PROFESIONAL PUNËN E BËRË NGA POLICIA E SHTETIT DHE STRUKTURAT E RENDIT GJATË VITIT 2011, PËRMES NJË ANALIZE TË NË NJË TAKIMI ME MEDIAT, POR NUK PERMENDI PROBLEMET E TENDERIMEVE SIÇ ESHTE AI I UNIFRMAVE TE POLICISE SHTETIT.
    KU E GJITH KJO PROCEDUR, NGA PROJEKTIMI I MODELEVE,E DERI TE PROKURIMI, KA VETEM NJE EMER KORRUPSJON ME PERMASA TE FRIKSHME.
    MJAFTON TE BENI NJE PJESTIM TE THJESHTE TE SHIFRAVE TE DHENA PER TA KONSTATUAR.
    FONDIN E AKORDUAR PREJ 22,000,000 MILJON DOLLAR DHE TA PJESTONI ME NUMRIN E PERGJITHSHEM TE POLICEVE NE DETYRE, QE JANE 8670 UNIFORMA POLICIE DHE SHUMA DEL 2537 DOLLAR PER NJE UNIFORME.
    ( PRA 22,000,000 : 8,670 = 2,537$)
    PRA JANE VESHUR “RROBOKOP” APO POLIC SHQIPTAR.
    2,537$ DOLLAR PER NJE UNIFORME ESHTE SA
    RROGA MESATARE E 10 MUAJVE TE NJE POLICI.
    ZOTI JU RUAJT.

    AI FOLI PER PERMBYTJET NE UJË TË SHKODRANËVE DHE THA SE NUK VDIQ NJERI
    POR NUK FOLI PER NJE SERE PROBLEMESH SHENDETSORE ME PASOJ VDEKJET.
    KETO NJEREZ KANE TE GJITH TE DREJTEN TE SILLEN
    NE MENYREN ME ENVERISTE TE MUNDESHME
    PASI TE DHENAT NUK BALLAFAQOHEN NGA STATISTIKAT
    AS NGA TE DHENA TE SHOQERISE CIVILE

    SA PER RENDIN MJAFTON VRASJA E NJE DEPUTETI
    DHE NJE GJYGJTARI DHE SHTETI JETON NEN TERROR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje