Pak më modest, z. Fevziu!

7 Janar 2012, 20:40Blog TEMA

Nga Ilir Hashorva

Kisha lexuar shkrime në gazetë të Blendi Fevziut dhe më pëlqente mënyra e tij e shkrimit. Por libri i tij, ”  “Enver Hoxha, e para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën,” ky “libër tepër i suksesshëm,” ishte krejt tjetër gjë.  E lexova librin nga kreu në fund. Fillon me gabime që në faqen e parë në të cilën Fevziu falënderon idhujt e tij, që të gjithë VIP-a të kulturës, politikës e shkrimit, gjithsej njëzet emra, për ndihmën që i paskan dhënë për librin, duke mos harruar Ismail Kadarenë që e vë në krye të listës, besoj, edhe si njohës nga afër i Enver Hoxhës, duke vazhduar me Aurel Plasarin, si redaktor të librit, duke vazhduar me emra të tjerë, pa harruar edhe Amik Kasoruhon, si mjeshtër shkrimi. I fillon emrat duke i vendosur në rasën kallëzore, i vazhdon në rasën emërore, i kalon përsëri në rasën kallëzore dhe i përfundon në rasën emërore. I gjithë libri, deri në fund, është i mbushur me gabime shkrimi, me gabime pikësimi, me përsëritje të kota që fillojnë në faqen e parë dhe vazhdojnë deri në faqen e fundit. Nuk e di nëse të gjithë këta persona që, siç thotë Fevziu, “e lexuan dorëshkrimin dhe më ndihmuan me vërejtjet dhe komentet e tyre,” i kanë bërë apo jo vërtet ndonjë vërejtje.

Në fund Fevziu jep literaturën që ka përdorur të cilën e shkruan “Burime të tjerë,” në vend që ta shkruajë  “Burime të tjera.” Dhe, të mos harrojmë – libri është shkruar nga një person që ka mbaruar për gjuhë-letërsi. Vetë lista është një mishmash. Jo vetëm që nuk ka një renditje alfabetike, siç bëhet zakonisht, por shkrimet e titujve të librave ca jepen me thonjëza, ca pa thonjëza; ndarja e autorit nga vepra, herë bëhet me presje e herë me vijë.

Është për të ardhur keq që nuk është pasur asnjë kërkesë ndaj vetes për të paraqitur siç duhej një libër aq të rëndësishëm, një libër që në të ardhmen mund të përdoret si referencë dhe që në promovimin që i bëri me një ceremoni, siç nuk ka mundur të bëjë asnjë tjetër, ia dhuroi atyre që konsiderohen si personalitetet më  të larta si në Shqipëri, edhe në Kosovë, duke përfshirë edhe ambasadorë të huaj.

Por nuk është për tu çuditur me cilësinë e keqe të librit. Fevziu thotë se libri është shkruar gjatë periudhës qershor-gusht 2011, pra për 1-3 muaj! A është e mundur? Vetëm për të kopjuar një material me aq volum, ndofta do të duhej më shumë kohë. Nuk di përse e thotë Fevziu se e ka shkruar për atë kohë aq të shkurtër: për t’u mburrur se është aq i zoti sa një libër aq të rëndësishëm ta shkruajë për aq pak kohë, apo për të justifikuar pakujdesitë që vihen re kudo? Besoj se është e para. E përforcon këtë mendim edhe nëntitulli i librit ku theksohet se qenka e para biografi. Mungesa e modestisë, që është një sëmundje degjenerative që vjen e keqësohet me rritjen e famës së personit, është tepër e dukshme tek Fevziu me librin që nxori.

Le ta zëmë se ai libër është shkruar në 1-3 muaj por, që të merrte formën e një libri të zakonshëm, do të duhej të shpenzoheshin edhe 1-3 vite të tjera për ta korrektuar e redaktuar. Për të shkruar librin për Gandin, mua m’u deshën rreth 10 vjet, natyrisht nuk  kam punuar gjithë kohën me të, por herë pas here e kam korrigjuar, e kam saktësuar e kam redaktuar. Për mua, kërkesa ndaj vetes, ka qenë shumë më e rëndësishme sesa buja e çastit që mund të bënte Gandi im si libër.

*respublica.al

14 komente në “Pak më modest, z. Fevziu!”

  1. SEMAKA SEMAKA says:

    DOJA TI THOJA BLENDIT SE ,,FLOBERI ,PER MADAM BOVARI,,NE DORESHKRIM RRETHNJEMIJE ,FAQE PER TE BOTUAR TREQIND QE LEXOJME SOT,,DHE TI JE NJE FIASKO ,,

  2. Sinani says:

    Duke u marre me Fevziun, dereziun, dashur apo pa dashur, i ngreme vlerat.

  3. n.kasmi says:

    Respekte per z.i.hashorva per komentin e sakte.Do te doja qe te shtoja dhe dicka tjeter:Pak rendesi ka patur serioziteti i librit per fejziun
    dhe per berishen si porosites te ketij libri.Dhe koha e botimit ka qene urdher i berishes.Qellimi i pare ka qene per t’i bere hije librit te rames “kurban” dhe e beri pak a shume efektin.Tjetra ka qene mjegullnaja
    ne afrim te 1 vjetorit te 21 janarit ku cikllopi berishe hengri 4 shqiptare.Dhe e fundit kryqzimi i enver hoxhes ne prag te 100 vjetorit.
    Me e trishtueshme ishte prania e z.arvizu ne promovimin e ketij libri
    qe me teper ja rrit lavdine enver hoxhes kur ne kohen e sotme qeveria e berishes jeton me borxhe dhe duke shitur RESURSET e sistemit enverit.

  4. Kastriot Frasheri says:

    Z. Hashorva e ka thene me shume kompetence: Mungesa e modestisë, që është një sëmundje degjenerative që vjen e keqësohet me rritjen e famës së personit, është tepër e dukshme tek Fevziu… Ky njeri (Koran)po te mos kete pas ekranin e TV Klanit dhe sponsor Aleksander Frangajn, sot do p’shurte kembeve te urave te Tiranes se askush nuk e mer seriozisht kete njeri. Do te mbahet mend jo vetem si personi qe i klonoi vetes nje batalion me gjyshe dhe gjysher per te rritur kultin e tij personal te kuotuar ne nivelet me te ulta te personalitetit nga marredheniet e tij te dyshimta me Zhylien R, por edhe si njeriun qe shkateroj pergjate dy dekadash mendimin politik shqiptar duke e zvendesuar ate me gjuhen dhe moralin e maskarenjve, hajduteve, bazhibozukeve qe shkateruan kete vend…

  5. ALBAN DEGA says:

    MESAZHI MAKABER JO VETEM I ENVER HOXHES

    – Jo vetem per se gjalli … Edhe per se vdekuri.. Jo vetem te kaluaren … Edhe te sotmen dhe te ardhmen…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    ” Enver Hoxha” i Blendi Fevziut dora vete per Enver Hoxhen dora vete mbas vdekjes ka pushtuar tash nje muaj krejt mas-median e djathte qe kontrollon politika zyrtare shqiptare
    … Kjo e fundit merr vlere te vecante pasi eshte shkruar ne kushtet e ekonomise se tregut. E thelbi i tregut eshte reklama. Reklama eshte shpirti i tregtise.
    Aq e madhe eshte kjo reklame sa entusiazmoi edhe Doktor Berishen qe e cilesoi ” Enver Hoxhen” e Blendi Fevziut si nje “veper e shkelqyer”, sic i cilesonte dikur veprat e Enverit per Enverin para studenteve te vet.
    Rezultati… Qysh kur u botua kjo “veper e shkelqyer” eshte folur aq shume e eshte bere aq reklame per ish- diktatorin komunist me te eger ne Evrope sa nuk eshte bere per njezet vjet demokraci!
    As per nje cerek- shekulli mbas vdekjes se tij kur te gjithe keta qe e shajne me shume sot kishin ne ate prill te 1985-es konkurente vetem koreanet e Kim Jong Ilit keto javet e fundit.
    Kush harron historine ka rrezik ta perserise ate, thote sovrani!
    Paska pase te drejte Qoftelargu kur deklaronte ” komunistet marrin cdo kala” !
    Qenkemi gabuar rende kur kemi menduar se ate e bejne vetem per se gjalli.
    Ka nje muaj plot qe po shohim me syte tane se e bekan te njejten gje edhe per se vdekuri… Lanet !
    Jo vetem ai, por edhe pasardhesi i tij, ndjese paste Ramiz Alia kur e percolli babain shpirteror dhe ideologjik te tij dhe te Berishes me fjalet e tij ” Ti ke vetem ditelindje… ”
    Po te dyshoni ne kete profeci te tij merrni e lexoni faqet pa fund te gazetave te djathta, te majta, te qendres , te periferise…, kronikat televizive lume, sidomos te se djathtes …. kushtuar pikerisht atij Enver Hoxhes dora vete.
    E kur !? Pikerisht ne hyrjen e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise!
    Nuk thote kote sovrani: dita e mire duket qe ne te gdhire!
    Jo vetem Enver Hoxha por edhe diktatura barbare e tij do te mbeten gjalle, do te kene vetem ditelindje persa kohe do te mbijetoje mendesia e tij ne krye te politikes shteterore shqiptare!
    Pse!?
    Po a nuk ishim ne dje qe me barkun bosh ose te ushqyer keq… ngopeshim me fjalimet e veprat e tij dhe ngopeshim me hipokrizine e imponuar ose dyfyteresine e diktuar ” A e pate sa mire ishte me shendet dje shoku Enver !?”
    Po a nuk ishim ne dje me 11 – 15 prill 1985 qe ua kaluam edhe koreaneve te Phenianit duke qare e qyrravitur, duke konkuruar kush ishte me i trishtuar per te fituar nje karte hipokrite besimi tek njeri- tjetri e me shume tek “syshqiponjat e Partise”.
    E mos te genjejme se na detyroi Enveri… Jo! Kurrsesi jo. Ai kishte vdekur. Jo mendesia e tij! Jo mesazhi i tij makaber!
    Po a nuk jemi perseri ne ata qe ishim dje e qe sot perseri e lejojme veten te genjehemi e te harrojme barkun bosh ose listat veresie te urise dhe varferise reale ne kete krize qe na e shesin si “mrekulli ekonomike jo vetem Evropiane por edhe Boterore” me barkun bosh ata qe akoma kane ne koke, ne shpirt, ne zemer veprat madhore te Enver Hoxhes!
    A nuk ishim me te varferit, me te izoluarit, me te mbramit e Evropes dje !
    Me gjeni qofte edhe nje popull ose shtet ne Evrope, qofte edhe Mali i Zi pesevjecar, qe ne e leme mbrapa ne cilindo fushe edhe sot njezet vjet pas “fillimit te epokes se ndritur te demokracise” pas daljes ne skene te Sali Berishes – ” Njeriut te Shpreses se Madhe” te Mehmet Elezit apo “Njeri apo Shqiponje” te nje fare “magazinieri peshku” sic e quante Teodor Keko nje fare Ilir Zhilla…
    Te fundit dje!
    Te mbramit sot!
    Te mbramit dje!
    Te fundit sot … Ne cdo fushe , e ne cdo hap… Pale… pale po i qajme hallin Greqise qe ka nje nivel jetese 5- 10 here me te larte se tonin e u japim mesime edhe kinezeve e gjermaneve se si drejtohet ekonomia e tregut me teorite ekonomike Reganit qe i mesonim duke konspektuar e diskutuar veprat madhore te shokut Enver ” Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine” e duke urdheruar studentet ne zbore ushtarake te merrnin shenje e qellonin mbi silueten e tij !!!???
    Po dyshuat pyesni studentet dhe mjeket zboriste te asaj kohe… Hajde dashuri Reganiane hajde ! Hajde dashuri per Ameriken hajde! Nje dashuri tipike Orewelliane ne fakt !
    “Fanar ndricues ne brigjet e Adriatikut” dje…
    ” Mrekulli ekonomike ne brigjet e Mesdheut sot
    Edhe mot… edhe motmot…
    Edhe… edhe derisa ta leme vehten te ngopemi me genjeshtrat monarkiste- enveristo- saliiste,… te mendesise se ” sundimit sa te na jape ymer ai lart” qe eshte thelbi i ideologjise monarkiste, komuniste, enveriste, Kim Jong Iliste.
    E ka thene i madhi Abraham Linkoln ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”. As Washingtoni, as Linkolni, as Willsoni, as Kenedi, as Regani, as Klintoni … asnje President amerikan me perjashtim te Rusveltit nuk ka qeverisur per me shume se tete vjet ne Shtepine e Bardhe te demokracise gati cerek- mijevjecare amerikane.
    Si rregull, “ymri” qe jep sovrani poshte eshte vetem kater vjet ne Nenen e demokracise!
    Prandaj Amerika eshte ku eshte e ne jemi ku jemi!
    Jo vetem jemi, por edhe do te jemi perderisa do te vazhdojme te ngopemi me mendesine e Enverit dhe pasardhesve te tij ideologjike e shpirterore!
    ” Ai qe ka ne dore te tashmen, ka ne dore edhe te kaluaren. Ai qe ka ne dore te kaluaren , ka ne dore edhe te ardhmen” ka shkruar Xhorxh Orwell ne vitin 1949″ ”
    E hajde mos beso se “komunistet marrin cdo kala” . Jo vetem per se gjalli! Edhe per se vdekuri !
    Jo vetem te sotmen por edhe te kaluaren. Jo vetem te kaluaren, por edhe te ardhmen… Lanet !
    Kush e ka fajin!?
    Persekutimi me skajor eshte persekutimi deri ne vet- persekutim.
    Skllaveria me eger eshte skllaveria deri ne vet- skllaveri…
    Roberia me shtazarake eshte roberia deri ne vet- roberi
    Vrasja me barbare eshte detyrimi qe te con deri ne vetvrasje…
    Cilen prej ketyre nuk e provuam ne shqiptaret jo vetem te asaj kohe…
    Kjo eshte esenca Orwelliane e mesazhit makaber te Enver Hoxhes dhe trashegimtareve te tij ideo- politike dhe shpirto- mendore ne krye te politikes shqiptare dje, sot…
    Uroj qe jo neser…! ….Aty do te nise e ardhmja e Shqiperise qe “jep ymer aq sa do sovrani” dhe jo “ai lart” qe eshte ne fakt vetvetja e atij qe i sheh si Zot karriken, privilegjet, sundimin e tij e te klanit te tij te pangopur, prapanicen e vet prej despoti “24 karat demokratik” apo “demokrati’ 24 karat despotik!

    1. Radio Tirana 1988 says:

      I Dashur Hamdi,

      Një korigjim i shpejtë

      “…ka shkruar Xhorxh Orwell ne vitin 1949.”

      Duhet vënë “1948.” Libri u botua me 1949. Mund edhe të botohej 10 vite më pas. Kjo nuk do të thotë se e shkroi në 1958.

  6. FERDEROVA says:

    SA KEQ-JO FEVZIU I KA MUSTAQET E KUQE JO TE ZEZA?!JO KAPAKU I KOPJUAR,JO GABIME NE GRAMATIKE SHKRUAR?!
    KU JENI O PINJOLLA-PSE HESHTNI-NE SKENI KUSURE NE BALLE TE KOMBIT DELNI!
    SE NUK JU LENE FERRAT-LINI STERPINJOLLET TE FLASIN…TE STRUKUR S’JU DO ASKUSH…ESHTE KOHA PER SHQIPTARIN -JO PER LAVDIN!
    KUSH E BEN KOMBIN BASHKE-PJEDESTALIN E PERJETESISE KA!
    ENERGJIT SOT KERKOHEN PER CDO KOMB-E NE QE JEMI COPE COPE-PER KE VALLE DUHET TI SHPERDOROJME!?

  7. mesuesi says:

    mesuesi; urime alban.ne do te vazhdojme te jemi te bindur ndaj partise .

  8. Albatros says:

    Me ate liber jane mare 20 personalitete dhe na del nje bole si ky Ilir Hashorva e i ve vulen se libri na qenka i dobet dhe ter gabime. Me mire mos flisni fare per ate liber se ne kete menyre perfitohet efekti i kundert, dmth reklama, dhe kete gje ju nuk do e donit kurre sepse i bie te shani baben me gojen tuaj.
    Sa i perket ktij Alban Deges, do i keshilloja te qetesohej pak e te mos shkruaj ne kete menyre kaq te zjarrte atje nga maja e New York-ut se na hapi barkun.

    1. mentari says:

      Ne respekt te kujdo qe merr pjese ne komente une do sugjeroja mos neglixhojme dhe ofendojme askend.

      Dhe ne komunikim me njeri tjeterin te jemi me korrekt dhe jo me gojen/mendjen te mbushur me koqe/bole qe ste japin vlera me shume ndaj te tjereve.

      E vleresoj komentin e atij qe na kujton se “komunistet marrin cdo kala” shume e rrezikshme dhe per tu ndalur.

      Kemi 20 vjet qe na ka ngelur deshira ne goje dhe mendje per pak Demokraci Drejtesi dhe Liri dhe po kuptojme se keta komuniste duam sduam na kane marre dhe kete kala.

      Prandaj le te degjojme/analizojme cthote njeri dhe tjeter (s’ka rendesi krahu) ne menyre qe te jemi sa me te pregatitur me voten tone te kujdesshme te mposhtim keta qe marrin cdo kala.

    2. aldo says:

      Albatrapi, kush 20 personalitete jane marre me kete liber, se te them te drejten qe nga kopertina e kopjuar, deri tek kopjimet pa citime dhe menyra e vendosjes prej zhgarravine meritojne qe ta blesh librin dhe ta perdoresh vetem per nje gje, per fshirje bythe, biles edhe bythen ta ben pis. Pastaj nqs ty po te behet reklame libri c’ke qe te ngelet qejfi, me duket se ti je Fevziu vete qe nuk pranon asnje kritike dhe vetem di te flasesh pa ndalim.

  9. LUANIZBUTUR says:

    Njehere me kapi veshi nje lajm bombastik tek ABC news qe Fevziu na paskesh dhene rreth 2000 autografe dhe dedikime ne panair ne nje hark kohor prej 2 oresh. Habitem te jene kaq trapa keta lajm-beresit e ABC news, qe te jete i besueshem nje lajm duhet hedhur ca piper ca kripe ca vaj e ca uthull e jo shqeto fare. Minimalisht nje njeriu per te kryer nje veprim te tille dmth te hedhe nje autograf, dmth te marre ne dore nje liber te shfletoje ate ne faqjen e duhur edhe te shkruaje mbi te i duhen 30 sekonda per te mos thene 1 minute. Llogari e thjeshte fare 2000 autografe X 30 sekonda = 1000 minuta pjestuar kjo me 60 i thone diku tek 16 ore e ca. Gazetari i ABC News qe ka shkruar lajmin na e ka nxjerre Fevziu mjeshter te arteve marciale edhe robot te kish nuk mund te arrinte 2000 nenshkrime ne dy ore…..nejse gjera qe falen jane pune gazetaresh alla sali alla bim bereqaves per kotheren qe na jep……

  10. klodi says:

    Bestseller 2011!!! Te tjerat jane llafe !

  11. Miri says:

    Ej, padashje fefzo pasheKorani ka vu ne librin e mjeshtrit te tyre nje cope varg te hyzmeqareve te medhenj te tij, s’kemi c’ankojme qe vargun e Kallpeve te Medhenj e kemi te shkruar me dote te vet. Me I madh se fevzoGelboqja eshte iskadarja, qe si thote nje njeri I vertete, sherbimi ises per me I vu Masken e Arte eho-se dhe diktTures(kete gje ben edhe fevzoPlehu, sa mundet), eshte ky: sa peshon palltua gub e enverhoxhes (ne librin ‘Dimri), Nuk peshojne gjithe papagajt e diktatures bashke!!. Ne shkembim te Pazarit me bashkeqytetarin e tij isa mori Famen, te dy te fituar!!! Po si i pangopshem (cingun ambicioz I serte) qe eshte isa I mjeri, rreh e rreh t’i vere vehtes Masken , me ndihmen e Miqve doemos, e dime si e enderroi te behej Havel, s’e bitisi dot, tani do te mbetet pas se vdemi ‘Havel’, rreket kot (sa do me tere kopene e Kuqalasheve!!). Eh, jau perserisim: ndjese ne gjunje!!! Jo per ta marre ndjesen (ju e bete zgjedhjen tuaj dhe punen tuaj, kjo nuk cbehet), por per hir te drejtesise! Ne Nuk do lejojme kete qe e kemi ne dore: qe faqezinjte te shkruhen per Rilindas. E sigurte kjo!! Do ja bejme kete sherbim TE Vertetes. Fatmiresisht mundemi ta bejme, Plotesisht!!! Gjithsesi, per hir Te se Vertetes, j’u ftojme ta beni se pari juve: E Verteta dhe vetem ajo j’u shpeton!! Beni nje here te vetme nje sherbim dinjitoz! Ps. Bejini mire hesapet, Jo pa Hanxhine ! Deri tani I keni bere pa. Zgjedhja Juaj, edhe kete here! Do bejme sehir sa te kalbur jeni! Psh te kalbur sa shkruan fevzoZiu se e ka bere nje liber dokumentar per 3 muaj; si ndahen dot Ustait qe veprat ja shkruante nje ushtri ( Ca nga keta ushtare jane bere Kapitene, eh sa lodhen derezinjte…Eh, si J’u shkoi jeta ne anen e Se Keqes; mbetshi te lumtur?!…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje