Të kërkosh të gjesh një adresë banese, zyre qeverie, shkolle, çerdheje e kopshti fëmijësh, klinike, minibashkie, prefekture, apo biznesi në Shqipëri, ky është një tmerr i vërtetë, është një stres e stër-lodhje shkatërruese, që mund të zgjasë edhe 1 e 2 ditë, ose të mos e gjesh dot fare. Pse? Sepse jemi i vetmi vend në Europë pa “adresar” publik zyrtar të kompletuar, ose më saktë kemi një ish-sistem adresash të dalë jashtë funksioni për shkak të ndryshimit të sistemit politik, të zgjerimit të shërbimeve publike, institucionale, të qendrave të banuara e infrastrukturës. Edhe pse, në vitet 2006-2010 janë akorduar e janë “gëlltitur” afro 57 milion dollarë fonde nga institucionet ndërkombëtare dhe 6.5 milion dollarë nga buxheti i shtetit, për të ndërtuar e futur në funksionim sistemin e adresave në Tiranë e në rrethe, kjo gjë nuk është realizuar. Në këtë katrahurë adresash, ku nuk dihet nga të shkosh për të arritur në destinacion, përveç se nuk ka adresa, në 70% të qendrave të banimit e shërbimit nuk ka as zyra adresash për të marrë ndihmën e duhur. Kështu, jo vetëm të huajt, por dhe shqiptarët që kërkojnë të gjejnë adresa për të realizuar shërbimet private, takimet, lëvizjet dhe kontaktet zyrtare me institucionet, shkollat, spitalet, rrugët, lagjet, blloqet e banimit, apartamentet, hotelet etj, etj, vazhdojnë të vijnë vërdallë. Madje edhe vetë punonjësit e postës, nuk i dinë adresat e vijnë vërdallë ose mbajnë pirg në depot e postës mijëra letra e koli postare, sepse nuk i kanë adresat në manualin e tyre, për shkak se nuk ekzistojnë si tabela, ose si përcaktime zyrtare. Kujtojmë, që kjo punë duhej të kishte përfunduar brenda vitit 2007, por nuk u realizua. Kujtojmë gjithashtu, që në janar 2008, Ministria e Brendshme, në vijim të mashtrimeve të saj me adresat, nëpërmjet zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni, shpalli datën 30 shtator 2008, si afatin e fundit për dorëzimin e të dhënave për adresat dhe sipas tij, në 30 mars 2009, nuk do kishte asnjë rrugicë, as në komuna… pa adresë.
Sot jemi në janar 2011, pra 6 vjet pas “gëlltitjes” së 63.5 milion dollarëve dhe 4 vjet pas premtimit për afatin e fundit Tirana dhe qytetet kryesore nuk kanë adresa në 70% të hapësirës së tyre. Po si i gjejnë adresat shqiptarët, të huajt, ata që shkojnë nga një rreth në tjetrin, madje dhe vetë shpërndarësit e postës?! Në mënyrë të natyrshme, njerëzit kanë vendosur një sistem adresash “popullorçe”, me të cilin komunikojnë dhe kryejnë shërbimet e tyre: orientohen me objekte, me emra biznesesh, me lokale, me ngjyra pallatesh, me rrugë të lënë përgjysmë pa ndërtuar, me vila të djegura, me vetura të braktisura në rrugë, me pemë, me… Pra, pyesin, orientohen dhe shpjegojnë me objekte e jo me tabela. Po përmend 1 rast që më ka ndodhur personalisht: tre ditë më parë, më ndali një zonjë në rrugë në rrugë e më pyeti:
-Të lutem, ku është Pallati me “Shigjeta”?
-Tek kryqëzimi midis Unazës së Re dhe shkollës së Turizmit?
-Po ky kryqëzimi tek Unaza e Re, ku është?
-Te Fabrika e Miellit?
-Po fabrika e Miellit ku është?
-Atje ku ndalon autobusi që shkon në Kombinat?
-Po autobusit të Kombinatit ku duhet t’i hip?
-Tek Banka?
-Po për të shkuar tek Banka, nga duhet të ec?
Pasi humba durimin, i thashë: Ec drejt këtij trotuari dhe duke ecur pyet, se ta tregojnë të tjerët më tej!!!!
Kështu mund të gjenden adresat në Tiranë, në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit orientohen dhe pyesin për objekte e jo për adresa të miratuara. Pse? Sepse adresat që janë vendosur janë copëra llamarinash 20 me 33 centimetra e të nguluar pas shtyllash, nën stehë pallatesh, në trungje pemësh, madje edhe në korridore pallatesh, sidomos natën këto nuk duken për shkka të mungesës së ndriçimit. Ajo që më ka bërë përshtypje në këtë katrahurë adresash, është fakti, që njerëzit kanë filluar të përdorin si “adresa” vilat, pallatet, restorantet, bizneset dhe pasuritë e pushtetarëve. Pa bërë komente, po përmend disa adresa të tilla:
Në Tiranë, adresat gjenden kështu:
-Pyet ku e ka vilën Genc Ruli.
-Mbrapa tatimeve, pyet ku e ka super-marketin Ilir Meta dhe e gjen menjëherë.
-Pyet ku e ka diskon Shkëlzeni Saliut, vetëm 20 metër më tej është ai që kërkon….
-Këtë e gjen atje ku është restoranti i Ritvan Bodes, ta tregojnë menjëherë.
-Tek kullat binjake, pyet, ku e ka zyrën e avokatisë Eduard Halimi.
-Më thanë tek kinema “17 nëntori”, atje ku i ka zyrat Argita e Saliut.
-Kur të futesh në bllok, pyet ku e ka zyrën e përmbarimit privat Enkelejd Alibeaj.
-Sa kalon Saukun, pyet ku e ka vilën Arben Ristani dhe e ke ngjitur me të.
-Pyet ku i ka ato kioskat kunati Lulit dhe e gjen lehtë.
-Pyet ku e ka kafenenë Petrit Vasili dhe e ke të lehtë.
-Kur të dalësh tek rruga kryesore, pyet ku është farmacia, ose klinika e Tritan Shehut.
-Futu tek rruga e “DIBRËS” dhe pyet: Ku i ka dyqanet Aldo Bumçi,
-Ec drejt bllokut dhe aty pyet ku e ka klubin Bujar Nishani.
-Futu tek shallvaret dhe pyet: Ku është ai pallati i ri, që ka 3 kate Lulëzim Basha
– Pasi të kalosh kryqëzimin, pyet: Ku e ka lokalin me lojëra fati shoqëruesi i Saliut.
-Dëgjo, merr rrugën drejt dhe 100 metër më poshtë, pyet për ato pallatet që po ndërton dhëndrit i Saliut…
Edhe në Shkodër, me këtë metodë gjenden adresat, duke u orientuar nëpërmjet pasurive të pushtetarëve. Me këtë “model” adresash mund të orientohesh edhe në Fier, Berat, Lushnjë, Korçë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, madje edhe në qytetet e vogla, madje edhe nëpër komuna…
Nëse kërkon një adresë në Shkodër, kemi dëgjuar të thonë: “E ke ngjitur me hotelin e Jozefinës”, ose “Kalo këtë rrugën këtu dhe pyet ku është disko e vajzës së Jozefinës”. Ose: “E ke ngjitur me restorantin prefektit”, ose “Po do ta gjesh ec 100 metër dhe e ke përballë me bar-kafenë e kryetarit të PD”. Kudo ku shkon në qytet e vendit, njerëzit që pyet për adresa, të japin si pikë orientimi pasuritë dhe bizneset e pushtetarëve qendror e lokal: Psh, të thonë: Tek “shkolla private e drejtorit të arsimit”, tek “kazinoja e shefit të tatimeve”, tek “ushqimorja e shefit të doganave”, tek “farmacia e zv/ministrit të Shëndetësisë”, tek “pika e shitjes së makinave të drejtorit të portit”, “tek linja e autobusëve të drejtorit të targave”, tek “fabrika e qumështit e kryetarit të komunës”, tek “hoteli i kryetarit të bashkisë”, tek “vila e prefektit”, tek “restoranti, ose tek moteli i drejtorit të policisë”, tek “karrotrecët e shefit të qarkullimit”, tek “PUB i djalit të ministrit, deputetit, ambasadorit, bodigardit, shoferit të atij e të këtij shtetari” etj, etj, etj.
Ky është sistemi real “popullor” i adresave dhe vetëm kështu gjenden adresat në Shqipëri.
Me falni ku e ka adresen Vucidolovici? Ne varrezat e Sharres.
sa mir te gjith antaret e PS JANE TE VARFER NUK KANE ASGJE SI KETO TE PD
Po keta te PD po na dalin mamutha te vertete…
Pastaj si shpellare nuk rrine dot dhe pa vrare. Kane mbi koke vrasje masive si Gerdeci dhe 21 Janari. Eshte diference e madhe
OOOOOO po keni harruar adresen: pallati i gramoz rucit tek liqeni, eshte goxha adrese. Ju lutem mos i harroni keto te socialisteve se sjane engjej.
po ju zogjt e korbit pjell e enver mutit pyet njer burrel spac etj
se vrasjet ishin dhe jan me dhjam
Nuk e di ku ke dashur te dalesh me kete artikull, por per sa i perket adresave ne Shqiperi egziston nje adresar elektronik qe sherbehet ne DOMAIN-et:
http://www.albinfo.al dhe http://www.albania-map.com
Qellimi i ketij projekti eshte qe keto faqe inteneti te sherbejne si nje portal informacioni shumeqellimesh. Ky projekt ploteson nevojat per informacion ne fushat e Turizmit, Biznesit dhe Real Estate.
Nepermjet ketij portali informacioni :
• Turistet do te mund te gjejne informacion turistik per te gjithe territorin e Shqiperise
• Perdoruesit e thjeshte do te gjejne pozicionin gjeografik, kontaktet, dhe informacionin e nevojshem per produktet apo sherbimet qe kerkon.
• Njerezit do te mund te navigojne ne te gjithe teritorin e Shqiperise per te pare pronat qe jane ne shitje dhe per te gjetur opsionin e tyre pa kufizim informacioni.
Nepermjet ketij portali informacioni:
• Agjensite turistike, Ministria e Turizmit, Projektet ne fushen e Turizmit, Bisneset qe lidhen me Turizmin do te mund te hedhin dhe perditesojne pozicionin gjeografik te aseteve turristike ne te gjithe territorin e Shqiperise.
• Bizneset mund te bejne reklamen e tyre dhe te tregojne vendodhjen e sakte te tyre ne te gjithe territorin e Shqiperise.
• Njerezit dhe kompanite e ndertimit mund te reklamojne pozicionin e sakte gjeografik per pronat qe kane ne shitje
Nepermjet perdorimi te ketij progami perdoruesit do te gjejne ne menyre shume te shpejte informacionin me te detajuar gjeografik te qendrave te banuara te Shqiperise.
Perdoruesit do te mund te kryhejne matje shume te sakta te distancave dhe siperfaqeve ne te gjithe territorin e shqiperise.
Motori i kerkimit do tu jape mundesi perdoruesve qe te gjejne ate informacion qe deshirojne ne nje kohe shume te shpejte.
Ne po punojme qe te japim informacionin kujdo ne kohen me te shpejt te mundur.