Cili nga pushtetet do fitojë tani?

13 Janar 2012, 21:43Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Ilir Meta e rriti shumë pjacën e vet kur në kushtet ku ndodhet mikpriti në shtëpi, Sali Berishën, Kryeministër i Shqipërisë dhe udhëheqës i shumicës bashkëqeverisëse. Familja Meta nuk kishte ndonjë sebep; askush s’kish ditëlindjen, as nuk kish të sëmurë dhe as nuk i ishte shtuar familjes ndonjë borokoç (fëmijë) i katërt. Për më tepër vizita u bë në orët e vona të pasdites, çka detyroi zonjën Kryemadhi të anulojë pjesëmarrjen në “Top Story” të Sokol Ballës në TCH, si një nga themelueset e FRESSH-it, që siç u tha, “për një impenjim tjetër të rëndësishëm”. A ka qenë vërtet i rëndësishëm ky “impenjim”? Sigurisht që po! Ai që po i begeniste nuk ishte njeri dosido dhe Monikës i duhej të përgatiste mezet e darkës, të cilat gjithë mirësjellje bashkëshorti do ia shërbente mysafirit të veçantë. Gjë e rrallë të të hajë bukën Shefi i Qeverisë në shtëpi, por kur e ha, të dy e dinë që buka e ngrënë s’duhet të shkelet.

Natyrisht që as Meta e as Berisha nuk kishin se çfarë muhabeti të ndanin më me njëri-tjetrin. Nëse do të kishte ndonjë të re nga fronti i tyre, mund ta bënin me qetësi në kompleksin qeveritar në plazhin e Durrësit, në Dajt apo kudo gjetkë, larg vëmendjes së medias dhe publikut. Por të dy palët nuk u ruajtën shumë, sepse s’kishin më arsye të ruheshin. Bile atyre u duhej publicitet mediatik sa më i madh për takimin. Edhe ndalimi i gazetarit të “Shekulli”-t nga punonjës të Gardës dhe fshirja e fotografive të shkrepura prej tij, duket se kishte si qëllim një mundësi për më shumë vëmendje ndaj takimit. Sepse, ndërsa u fshinë fotografitë në hyrje, publiku u njoh me fotografitë në dalje të Berishës. A s’është e njëjta gjë?! E pra, këto të dytat nuk u “censuruan” e as s’u “ndalua” kush!

Gjithësisht po pranohet se e gjitha kjo u bë si gjest presioni i Berishës ndaj pesëshes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Kushdo politikan në botën perëndimore, sado pa peshë, e jo më kreu i Ekzekutivit, do e shmangte në ekstremitet takimin me një të pandehur, aq më tepër në prag të dhënies së verdiktit nga gjyqësori. Takimi do ishte një vetëvrasje politike që do e ndiqte nga pas në çdo betejë politike duke i humbur shanset për karrierë të mëtejshme. Sa për shembull, por në formë tjetër, më e fundit ishte të martën e kaluar ku një ministër i qeverisë së re italiane dha dorëheqje pasi këtu e pesë vjet më parë një biznesmen që akuzohet tani për korrupsion, i paska paguar faturën e hotelit për të cilën ministri shprehet se nuk dinte gjë.

Rasti Meta është shumë herë më i rëndë, por shumë i thjeshtë për t’u trajtuar nga kryeministri, të cilit s’i bën përshtypje statusi i ish vartësit të vet, bile e ka për krenari të gjendet pranë tij.  Tashmë çështja ka dalë nga duart e Metës dhe barrën e saj e ka marrë Berisha. Njësoj siç mori barrën e Mediut në çështjen e Gërdecit, ku Berisha u investua personalisht që procesi ndaj tij të mos niste pasi i binte trashëgimtari i mbiemrit, me çështjen “Meta” ai po riinvestohet që të mos i bjerë nga duart pushteti.

Katër ditë nga dhënia e vendimit në Gjykatën e Lartë, beteja nuk është më midis Metës dhe Prokurorisë. Në lojë është futur Berisha me autokratetin e tij. Gjykata tashmë e ka të qartë mesazhin se, po dënoi Metën, në fakt ka “dënuar” Berishën. Ky e mori vet në dorë stafetën e betejës. Nëse deri dje gjykata e kishte një hapësirë lirie të gjykonte drejt për të pandehurin Meta, tashmë asaj i është vështirësuar vendimmarrja pasi i duhet të gjykojë moralisht edhe të “pandehurin” Berisha.

Ky i fundit vetë zgjodhi që të jetë pjesë e procesit gjyqësor si veshmbathje politike e Metës në dy forma që i kundërvihen njëra-tjetrës; “me Kostumin e të Pafajshmit” ose “me Uniformën e të Burgosurit”. Zgjedhja e së parës nga Gjykata e Lartë do të thotë gjunjëzim i Pushtetit të Tretë ndaj atij të Dytë, ndërsa zgjedhja e së dytës do të thotë triumf i Gjyqësorit jo vetëm ndaj Ekzekutivit, por edhe ndaj atij Pushtetit pa Numër që rëndom e njohim me emrin “Mafie”, i cili i shtrin tentakulat e padukshme kudo ku sheh të çara në drejtësi për ta mbërthyer më pas në lak të  gjithë Shtetin.

Gjithsesi, ky takim duhet parë edhe në një këndvështrim tjetër, kësaj here pozitiv. Mos vallë Meta ka patur informacione se gjykata është e vendosur për të mos u dorëzuar përballë presionit qeveritar që ka ndjerë tash një vit?! Të jetë ky një sinjal alarmi gjë që detyroi atë të thërrasë në ndihmë Berishën, të cilit s’para i rekomandohen lëvizjet e shumta kohët e fundit?! Vërtet kjo mban erë presioni, por na jep shpresë se mund të shohim pakëz dritë në fund të tunelit. Me këtë zhvillim të ri e vetmja pyetje që mund të bëhet tani është: cili Pushtet do fitojë më datë 16 janar? Të shohim!

 

10 komente në “Cili nga pushtetet do fitojë tani?”

  1. shpati says:

    AKOMA KENI DYSHIME SE Gjykata e Larte do shpalle te pafajshem Ilir Meten???A jetoni ne kete vend,qe vetem SHTET EUROPIAN NUK ESHTE???A nuk i keni pare si kane perfunduar ceshtjet e tjera me te renda se kjo e Metes,qe nga Gerdeci,VRASJA E 4 PROTESTUESVE,SHPERDORIMERT KOLOSALE TE RRUGES SE KRIMIT,TE VJEDHJES SE VOTAVE LIVE NE TV etj???CFARE DONI ME???SHQIPERIA KA MARRE FUND SI SHTET!!!NE JETOJME NE “PARAJSEN KRIMINALE” te Sali Berishes!!!Boll,qe marrim fryme,se per te tjerat,i kemi teper!!!Edhje BOTA RRI E VESHTRON KAVIET SE SI VEPROJNE GJATE EKSPERIMENTIT TE TYRE FASHIST!!!

    1. Vlora says:

      sec kam nje ide qe kjo eshte nje loje…………berja publike e vizites se tyre dy dite radhazi.
      berisha ska vajtur me deshire ne shtepi te metes,,,, por meta e ka detyruar per te treguar qe vazhdon te jete i forte….dhe berisha eshte detyruar qe te shkoje me ndonje kusht.

      ata te dy kan bere nje pazar qe meten te bejne sikur ta denojne ,,,nga prapa nje zot e di si do te vene ditet me meten dhe berisha mban qeverine…
      dhe tregojne qe dhe gjyqsorin e kan te pavarur……….
      dhe priftit i mbyllin gojen per vidjot e tjera….dhe ne fund nje amnisti per meten dhe reabilitohet si puna e nanos…..

  2. Shqipetari says:

    I bejm thirje Shpresa Beçit qe ligji eshte njelloj per te gjith se neser Do te pergjigjesh perpara gjyqit te vertet te POPULLIT SHQIPTAR.Mos e haroni kete z.te Gjykates se Larte.

  3. berisha po pregatitet te vjedhe perseri votimet e ardhshme,perse e them kete?kete e them se edhe ne rastin e gerdecit berisha e mbrojti me fanatizem mediun (mediu nuk u denua)dhe mbasi vodhi votat ne gerdec tha qe gerdeci votoj 100 per qind per pd pra per te treguar se gerdeci qe u vra nga mediu dhe berisha pskesh qen nje proces i ngritur nga ps se populli e do mediun dhe berishen prandaj fitoj njiqind perqind,edhe ne rastin e kok lopes berisha doli qe ne fillim te videos dhe tha vidjo ishte e montuar pra i beri presjon prekurorise dhe gjukates,dhe kur prekuroria nuk u terhoq nga presioni i berishes ai hidhet perseri ne sulm kete rradhe kunder gjukates pra ilir kok lopa nuk ka shanc te denohet nga gjukata por me e keqja eshte se per te nxjerr edhe gjukaten te lare ne ket rast berisha duhet te vjedh perseri zgjedhjet qe te thot pastaj qe edhe ky proces ishte i montuar si edhe ai i gerdecit,berisha duhet perzen nga pushteti nje ore e sa me pare sepse sa me shum te rrije aq me shum shtohet rreziku ndaj insitucioneve te vendit dhe vet shqiperise,ne vendin ton te dashur e me halle vellezer eshte qelbur peshku nga koka pra duet prer koka qe vendi te shpetoje nga kjo qelbesire qe ka 20 vjet qe e ka mberthyer vendin dhe po i merr frymen

  4. sillo says:

    Kjo ka vetem nje zgjidhje pavarsisht vendimit te gjykates pro apo kundra zotit Prifti ,Ai duhet ta coje ceshtjen tek Gjykata Evropiane ,atje vendoset drejtesia e vertete kushdo qe ta kete gjyqin Ilir Meta e kalon jeten ne tavolinen e dominose me shokun e dhomes…

  5. Këno says:

    Rezultati dihet edhe pa vajtur Breisha te Meta, ai eshte 3 me 2 dhe ne rastin me te keq do te jete 4 me 1, gjithmon ne favor te Metes.Ka filluar tashme nje vale arestimesh per ish zyrtare apo peshqe te vegjel per te cilet jane te programuar me pare akuzat ne zyren e Berishes dhe lexuar me pas nga prokuror kukulla dhe gjykatese te frikura. E gjitha kjo behet per te humbur gjurmet para popullit dhe zyrtareve te komunitetit nderkombetar si Ponc Pilati se Berisha gjoja e ka luftuar korupsionin.Po ajo qe eshte vertet e rezikshme dhe e frikshme eshte se Berisha menjehere pas “pafajesise” qe do ti jap gjykata Metes, do te reformoj qeverine duke e bere Meten Minister te Brendshem. Mos tu duket çudi Mero se pas kesaj do te kemi vale arestimesh te kundershtareve siç po bene edhe tani Berisha. Sa per Ina Ramen ajo eshte sherbetore e Berishes,sepse faktet flasin vete. Mero me vjen çudi si shume veta nuk e kane kuptuar lojen qe behet midis tyre(Mero jo, sepse ne disa shkrime e ka evidentuar kete loje midis prokurores se pergjithshme dhe Berishes).

  6. saranda2001 says:

    Sala i vajti per ngushellim per tu shfaqesuar para Metes te cilin politika nderkombetare do ta shofi te ndeshkuar per zullumet e bera.

  7. Dulla says:

    Ne Shqiperi nuk behet fjale per pushtete si ne cdo vend te civilizuar.Ketu behet fjale per tribu ose klane tribale qö kane ozurpuar ate qe quhet pushtet administrativ ose gjyqesor.Edhe ne rast se formalisht jepet ndonje vendim ose interpretohet ndonje i ashtuquajtur ligj kjo behet vetem se formalisht te huajt e hedhin ndonje sy ketej dhe jane te kenaqur sa kohe ky popull eshte kokulur.

  8. fush-miloti says:

    MOS U MERZITENI SE NE QOFTESE GJYKATA NUK E DENON METEN
    QELINE E METES SHUME SHPEJT DO TA ZENE ATO GJYGJTARE
    QE NUK E DENUAN.

  9. SHKODER LOCJA says:

    Plasem duke komentuar,shkruar,lexuar,degjuar,lloj e lloj muhabetesh,qe ne mbrendesi te tyre jane shume reale,por spo na pyet kush,as per lesh e as per pershesh .Ne shqiperi eshte kryeprokuror,gjykates,avukat,kryeminister ,president, vetem nje,dhe ai quhet Sali Shkerdhata.Jemi te zotet ta zhdukim kte njeri,te pakten nga politika, mos me thene nga faqja e dheut,atehere ky popull do jete i clodhur,do i largohet nje stres i forte,do te kemi edhe ne ligje,drejtesi demokraci si ne gjithe vendet e europes ku perpara ligjit jane njesoj te gjithe,pa dallim ministri,parlamentari,kryetari i shtetit,etjer.Koha nuk pret duhet hedhur ne veprim qe neser sa nuk eshte vone,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje