Pak ditë na ndajnë nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, në atë çështje penale elementet e së cilës gjithkush i pa me figurë e me zë e që së fundmi u faktuan përtej çdo diskutimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme me dosjen e plotë të detajuar dhe dorëzuar prej saj. Mundësia që i paraqitet Gjykatës është e rrallë. Me vendimin e datës 16 Janar ajo mund të shenjojë fundin e një epoke dhe bash me të çeljen e një shprese të re për sistemin e drejtësisë dhe për krejt vendin pashmangshmërisht.
Mirëpo pakkush beson se ky shans do të shfrytëzohet. Është e njohur për çdokënd se presionet e ndikimet e paligjshme kanë kompromentuar rëndë drejtësinë në këto 20 vjet.
Dhe rasti i Ilir Metës pak gjasë ka ta ndryshojë gjendjen.
Në sondazhin e gazetës “Shekulli”, pyetjes “Pas pretencës së Prokurorisë, çfarë vendimi mendoni se do të japë Gjykata për Metën?”, 63% e pjesëmarrësve i janë përgjigjur “do ta shpallin të pafajshëm”, ndërkohë që 37% besojnë te dënimi i Metës (21% mendojnë se do të jepet një “dënim më i ulët” dhe 16% besojnë se do të kemi një “dënim si pretenca”, pra aq sa ka kërkuar Prokuroria: 2 vjet burgim dhe gjobë 1 milionë lekë). Rezultatet flasin qartë. Është rrënjosur sistemi i pandëshkueshmërisë. Dhe këto dihen e askush s’ka iluzione.
Ky realitet është bërë vërtet i lodhshëm, kontrollohet fund e krye nga këta njerëz dhe mjaftojnë ngërdheshjet e Metës përpara kamerave për ta bërë tërësisht të padurueshëm.
Ilir M. në procesin kafkian
Ilir M. po priste ditët e fundit përpara se ta dërgonin në atë sallë të madhe, më të madhen e vendit ku një trupë gjykuese e panjohur do ta gjykonte pa patur kurrfarë faji. Ose të paktën kështu kish besuar në krye, kur rreth një vit më parë e akuzuan krejt papritur. Ai kish qenë i bindur se ky proçes nuk e kishte një fajtor, e sorollatej i tulatur për sa kohë nuk arrinte ta kuptonte se si mundej që gjithë ç’kish bërë nga rinia e hershme e deri tash vonë, – diçka që qe shndërruar në modus-vivendi për të, – ta ngarkonte me një faj imagjinar sipas disa ligjeve të panjohura dhe krejt absurde. Si mund të dënohej njeriu për atë që ishte në vetvete, për vetë mënyrën e të qenurit? Sa absurde i dukej e gjithë situata!
Përgjatë ditëve të para pas akuzës së beftë, ai nuk po arrinte ta kuptonte se ku qëndronte faji i tij. Përse duhej shpallur fajtor e përse duhej dënuar? Ç’kish bërë vallë që kërkonin me kaq egërsi kokën e tij? A quhej faj të ishe i atillë, pra të ishë Ilir M.?
Ndërkohë që kohët kalonin, Ilir M. po e humbte dita-ditës arsyen ose konceptin e të arsyeshmes sipas përfytyrimit që kish pasur ai për të. Po i lëkundeshin të gjitha bindjet dhe po shihte se si shëmbej përpara syve të tij çdo gjë në të cilin kishte besuar deri atëherë. Siguria e të qenurit i pafaj po ia linte vendin hutimit, rrëmujës brenda kokës së tij. Bashkë me këtë proçes po zbulonte dalëngadalë se sa rëndë na qenkërkish sjellë, se sa shumë kish gabuar. Një proçes i thellë brenda vetvetes. Të gjithëve u dhimbsej ky njeri, jo për gjendjen në të cilën ndodhej, por natyrisht për atë që e priste në të ardhmen e afërt. Sa më shpejt ta kuptonte këtë, aq më të lehta do t’i kishte dhimbjet e vuajtjet.
Po fillonte të bindej. A po e kuptonte më në fund? A po i qartësohej pamja e errur nga verbëria paranojake që ia kish tulatur mendimet? Vështirë të thuhet, por tani që fundi ishte shumë afër, – dhe askush nuk e vinte në diskutim dënimin e tij, – Ilir M. ndjeu ta përshkruante një valë e ngrohtë turpi. Si kish guxuar? Si?! Sa thellë ishte zhytur e sa vonë po e kuptonte! U ndje aq keq, sa veç bindja e plotë për fajësinë e tij të thellë, vetëdija për krimet e përsëritura ndër vite, mund ta shpëtonte nga kjo vorbull që e kish përpirë pa mëshirë. Po, po, ai e kuptonte. Tashmë po kthjellohej. Pak e nga pak, por më në fund po kthjellohej! Ndryshe nuk mund të të akuzonin dhe me aq këmbëngulje të kërkonin të të dënonin. Vetë të qenurit i akuzuar, i gjithë-pranuar si fajtor nga mbarë opinioni publik, mbartte në vetvete sigurinë e fajësisë. Nuk mund të qe ndryshe. Ai ishte fajtor. Dhe fajin nuk ja shkundte dot nga kryet askush, – jo më, – tani ishte tepër vonë. Faji ishte po aq i sigurt sa vetë vdekja. Do ta pranonte! Gjatë seancës së fundit kur t’i vinte rradha të pyetej, Ilir M. do të merrte fjalën dhe pa kurrfarë ngurrimi do të pranonte fajin e tij, do të vetëshpallej fajtor. Prokurorët do të uleshin të kënaqur në vendet e tyre e do të prisnin mbylljen e asaj seance formale. Në këtë moment ai mendoi se do të pushtohej nga dëshira për t’i përqafuar ata, për t’i shtrënguar fort pas vetes, por kjo qe një marrëzi kur mendonte se sa shumë e urrenin. Gjyqtarëve nuk do t’u mbetej asgjë tjetër veçse ta shpallnin fajtor, – jo se për këtë kish ndonjë dyshim, – por do të evitoheshin lodhje e vonesa të tjera duke qenë se edhe vetë i akuzuari do ta pranonte fajin.
Në këtë moment, pasi vendimi të ishte lexuar, Ilir M. do të ngrihej në këmbë e duke iu dridhur gjunjët, me lot në sy do të kërkonte ndjesë, drejtësisë e gjindjes mbarë, jo vetëm për fajet e mëdha që i kish kryer pa vetëdije gjatë jetës, – të cilat tani falë këtij proçesi i kish kuptuar dhe pranuar tërësisht, – por edhe për zvarritjet, shpenzimet gjyqësore dhe vonesat e kota përgjatë një viti që kur e kishin akuzuar. Do t’u kërkonte të falur që nuk kish arritur ta kuptonte më parë fajësinë e tij, që nuk ia kish kursyer prokurorëve gjithë ato energji të derdhura në përpjekjet për ta bindur edhe atë vetë se qe fajtor. Dhe në këtë moment, – në rast se nuk do ta kishin prangosur ende, – do të priste damarët me brisqet që S.B. ia kish dhënë me vete (i kish fshehur në brendësi të bllokut të fajeve që mbante përherë në xhepin e brendshëm të xhaketës), duke vënë vetë drejtësinë në vendin që i takonte, një herë e mirë, e duke ua kursyer kësisoj ekzekutorëve të tij atë punë të ndyrë. Po, ky do të ishte fundi i tij. Askush nuk do t’ia ndryshonte mendjen në ato pak ditë të mbetura. Duhej vetëm të ruante qetësinë. Dhe të priste. Të priste…
Metaksi në përroin psikik xhojsian
…Ai qen duhej të qe vrarë, po shumë kohë më parë; fundja s’kam përse të shqetësohem shumë, Fahro më ka garantuar se i ka mbyllur punët me ata të pestë; më dhimbsej se ka qenë përherë psikopat, po ja që koka bën e koka pëson; qindra mijëra euro nuk i thonë pak, kush do t’i refuzonte; flori e kam Fahron, gjigant, i rregullon ai të gjitha; nuk më lëshon as doktori, nuk ka nga t’ja mbajë pa mua, është i marrë fund i vetëm; ai Ardiani të kënaq me gatimet, nesër i kam thënë e pres në Lalëz po të më sjellë aragosta; edhe Spartaku i madh është, i ka hak paratë e fitimet se më ka shërbyer përunjësisht; po nuk e kuptoj pse nuk pajtohet me Bamirin, pse nuk e lë aty edhe një mandat dhe e mbyllim pazarin me drejtësinë; po nuk më defaktorizojnë dot mua se nuk e kanë peshën time, jam luan unë; le ta marri Presidentin, le ta vërë Patozin atje, po Spartaku ama do të ishte i përkryer për Prokuror të Përgjithshëm; sa të mëdhenja ata të tre, u mblodhën dhe e hodhën poshtë sa hap e mbyll sytë videon, ju kemi dhjerë me gjithë ekspertizë amerikane thanë ëëë; pazar është kjo punë, s’e di pse s’bien dakord e të biem rehat të gjithë, luftë idiote me Bamirin; po Edi që kish shkruar se dera mbetet e hapur, ta ketë me tërë mend?; Petritin e kam të mirë megjithëse të gjithë duan nga një kafshatë dhe ky e ka tepruar pak; mua më duhet ai dhe atij i duhem unë, për sa kohë na bashkojnë interesat s’ka arsye të ndahemi; i thashë nga ana ime kanë nga 300 për kokë, mos ta vrasin mendjen fare; po s’më bën dot presion me vogëlsira ai mua se e di mirë që kaloj direkt me Bamirin, e rrëzojmë brenda natës; po ai qen duhet vrarë; jam luan unë e shqyej të gjallë dhe më njohin mirë dynjaja; bëjmë edhe ca lekë të tjera kemi kohë plot, secili për hesap të vet, do të gjejmë hapësira të reja, u thashë vetëm ju mos m’u mërzisni o florinj; qesharake kokën e tyre do të hanë po u kruajtën me mua; fundja kanë vdekur shumë burra të mirë për mua e prej meje, ky na qenka më i mirë?
vendimi eshte marre. Nje kopje te tij e mori Saliu. Pasi e lexoii sipas porosise se tij te hartuar ne dy versione, e mori dhe vajti tek shtepia e Ilir Metes. Aty ai i paraqiti cfare kishin gatuar guzhinjeret e tij dhe po aty ka vendosur dhe kushtet nga varet njeri nga verisionet e vendimeve te gjykates sipas urdherit te dhene nga z, Berisha, Por sipas vete asaj qe di te beje Berisha tani nuk ka me te beje c te doje Meta por tani do te beje c te doje Berisha, per te shpetuar Meten. Dhe kjo ka te beje me Presidentin, Zgjedhjet dhe vete Qeverine. Meta perpos te tjerash duhet te kendoje nga nje kenge per Berishen kudo qe te shkoje.
Pasi u lexuan nga Berisha , ne prani e me vullnet te lire Nenshkruan Meta me deshmitar Monike e Liria.
vertet e tmershme,,,cfar mban ne krye ky komb
VITRINA E SHPIRTIT.
**************************************
I.Meta ne fillimet e demokracise kishte nje portret me se normal,te regullt,biles edhe estetik apo simpatik.
Ku vajti ky portret tani qe e shohim? nje koke gati sfere,faqet si dollma,syte te thelluara,ne te majte ka nje lekure te zhubrosur si rudhe,psikologjia teper e inatosur,qeshjen e ka varusur.Pse gjithe keto ndryshime ne vitrinen e shpirtit te njeriut qe quhet fytyre?
Te gjitha i spjegon psikologjia dhe mjekesia.Meta ka shume vite qe ben jete matrapazi,si per pasurimin familjar edhe per ti dhene para bosit te tij,i cili vetem ai e di ku i perdor.
Kjo jete zoteria mete jo vetem per ty por per kedo,p.sh edhe per fari balliun,shformon vitrinen e shpirtit te njeriut FYTYREN.Qe me tej kete fytyre s’e fsheh dot,ta lexojne te gjithe qe kuptojne keto lloj punesh.Vetem operacioni plastik deformon,ndryshon fytyren qe mos ta lexojne te tjeret.
zoteria mete,c’te duhej ty nje jete e tille,ce di popullin budalla qe s’pranon te jetoje me kodoshlleqe?fatkeqesisht palodemokracia e tiranistanit po deformon edhe surete te tjere nga kodoshlleqet e pa ndershmerise.Lexoni opinionet per fari balliun sa e si e urejne shqiptaret po keshtu edhe homologet e tij surat prishur.
VETEM nje gje duhet ta dij Shpresa Beçi dhe gjyqetaret e kesaj gjykate.SOT tallni bythen ju me ligjet dhe popullin dhe jeni ju qe nuk zbatoni REGULLIN Nr1 te gjyqesorit qe eshte:Ligji eshte i barabart per te gjithe.Talluni sot ju o gjyqetar por NESER populli do ju fus preshin e do ju bej qe te flisni me vete.Kjo eshte e SIGURT.
Ne Egjipt vetem Mubarakun japin ne TV por edhe plehrat qe e ndihmuan po jua shqyejne bythen!!Te gjithe me vdekje po denohen!
Tragjike!!
turp per prokurorin qe denon nje engjell ai jo me dy vjet po do djegur me zjarr me soj e sorollop mart me vete gjith qent e politikes
me resp nga
boston
kur e pyeten faik konicen, cfar mendimi ke per popullin shqiptar, tha e rilindi zoti,po do ta vdesin politikanet….
Nga burime të sigurta mesohet se zoti Sali në darken me Ilir M.midis të tjerave i ka kerkuar të zotit të shtëpise të pranoje kanditaturën per President të Shqipërisë i propozuar nga e djathta në qofte se Iliri nuk pranon kemi planin B Hysni M është gati për atë detyrë.Lum PD me Saliun dhe mjere Shqiptarët.
meta nuk ka punuar qofte dhe nje dite.si e vuri pasurine.
Drejtesi nuk ka pasur kur shkelzen berisha dhe fatmir mediu vrane 26 ne Gerdec e su tuten se i mbronte imuniteti i saliut ,po ka imunitet qe mbron nje minister vrasje ,ja qe ka ne Shqiperi.atehere Drejtesia ku ishte kur kutite u shqyen e u mbushen si deshen e serish luli per imunitet nuk u denua per Durres-Kukes por u gradua ne krye te Bashkise,nuk e pranon llogjika por ja qe vota me teper se votues dhe drejtesia shqiptare e quan votim te “ndershem”!Nuk e pranojme me deshire e pranojme me pahir ,u vrane nga ky monster 4 TE PAFAJSHEM ME 21 JANAR dhe vrasesit serish jane te lire.Do doja shume te kish sikur pakez drejtesi por ja qe jetojme fashizmindemokratik do besh si them une .