Të gjithë bashkë, më 21 janar

11 Janar 2012, 22:53Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Kaloi një vit qysh nga ajo e martë e 11 janarit 2011 kur nëpërmjet emisionin investigativ “Fiks Fare” në TCH shqiptarët anembanë u njohën me videopërgjimin Meta-Prifti. Është nga ato ngjarje që patën ndikim për rrjedhojat që sollën më vonë. Dhjetë ditë më pas ngjarjet precipituan në mënyrë të paimagjinueshme, me 4 burra të ekzekutuar ditën për diell në Bulevardin e Tiranës. Kur i kujton sot, viti të duket kaq i shkurtër, sikur e gjitha të ish zhvilluar jo më larg se …. dje. Sa herë na duhet të përkujtojmë situata të tilla, ngjarjet na rikthehen me po atë qartësi që i kemi përjetuar dhe nis e ndjen një trishtim të brendshëm pasi asgjë s’ka lëvizur.

Rasti e solli që në prag të këtij njëvjetori, shkakësori Meta të jetë në finalen e gjykimit, por gjithshka mbetet e pasigurtë me atë çka do vendosë gjykata, ku shumica besojnë se ai do dalë i palagur. Të tjerët, ata që morën pjesë në ekzekutim, si urdhërdhënës dhe këmbëzshkelës, vijojnë të jenë të lirë, në po ato pozita që kanë patur, si për t’i bërë karshillëk jo vetëm ligjit, me mbipandëshkueshmërinë që zotërojnë.

Një vit iku e gjithshka mbeti në vendnumëro. Meta është po aty, qeveritarët me marionetat e tyre vrastare janë po atje, të lirë, ndërkohë që katër burrave s’kanë për t’iu tretur kockat pa u vënë drejtësia në vend. Vit pas viti, ditët e netët ikin si pa kuptuar dhe neve s’na mbetet veçse t’i përkujtojmë. Përkujtime pa fajtorë, vetëm emra, emra që i përmendim pafund dhe asgjë nuk lëviz, ashtu si ujët i një moçali. Pushtetarët na përqeshin, na tallin, na përbuzin, ata besojnë se jemi të pafuqishëm të reagojmë për krimet e tyre.

Kemi një rast t’u tregojmë se nuk jemi siç ata pandehin, t’u tregojmë se jemi solidarë e të bashkuar në respekt të gjakut të atyre katër burrave, të jemi të gjithë tok, aty ku ua morën jetën, aty ku i shkëputën përgjithmonë nga familjet e tyre. Për t’i  bërë të dridhen sërish si në atë janar të një viti më parë, ku të gjithë shqiptarët e ndershëm të këtij vendi ia përplasën në sy vendosmërinë e tyre se s’duan të qeverisen nga kthetrat e korrupsionit që vret të dyshes Berisha-Meta. Të gjithë aty, për t’i dhënë kurajo edhe drejtësisë së tulatur nga mafia qeveritare që kërkon të fshehë krimin e saj. Të gjithë bashkë pra, më 21 janar!

 

 

 

17 komente në “Të gjithë bashkë, më 21 janar”

  1. tourkofagos says:

    21janari nje shans i madh per rinine shqiptare,per te kthyer rroten e historise se shqiptareve…….ZGJOHUNI!!

    1. sorge says:

      Dita e 21 JANARIT nuk duhet ne ASNJE MENYRE TE BEHET SI “MARSHIM NE HESHTJE”!!!Ajo DITE duhet ter jete nje DITE PROTESTE E FUQISHME KUNDER REGJIMIT VRASTAR TE BERISHES,me PARULLA,ME THIRRJE,ME FJALIME E FORMA TE TJERA,QE DEMASKOJNE KLIKEN GJAKATARE!!!KY REGJIM KATIL DHE AS BOTA NUK MERR VESH NGA HESHTJA!!!Po te kishin degjuar qe ne fillim nderkombetaret popujt egjyptian tunizian e libian,KURRE NUK DO T’I KISHIN SHPORRUR DIKTATORET E TYRE NGA PUSHTETI!!!SHEMBULLI I GEDAFIT DUHET TE JETE I NJEJTE ME ATE TE BERISHES,SE TE DY KANE QENE E JANE SUNDIMTARE KRIMINELE,QE KANE LYER DUART ME GJAKUN E POPULLIT,SE JANE PASURUAR DUKE GRABITUR DJERSEN E POPULLIT!!!Ne se opozita ben vete HESHTJE -MARSHIM,u bej thirrje:ASNJE TE MOS SHKOJE ATJE!!!HESHTJA ESHTE MELHEM PER BERISHEN!!!Ai pas HESHTJES DO HAKERREHET SI CUB:-HE,E MORET VESH SE SA TRIMA JENI????AS ZERI NUK JU DEGJOHET E JO ME TE GUXONI TE ULURINI KUNDER MEJE!!!

      1. LORA says:

        Kjo historia e protestave me heshtje (homazh) ka nisur qe me llahtarine ne Gerdec e dihet se me cfare pasojash u vijua.Personalisht nuk e kuptoj dot nje proteste pa ze,shkurt te tredhur.Kam qene ne mjaft vende perendimore e nuk me kane zene syte nje te tille.E kunderta,kam degjuar te ushtoje zeri i bashkimit te njerezve,si tejcimi me solid dhe efikas i vullnetit te tyre.Une,do dal ne 21 janar,si nje vit me pare,por me ze me te larte se atehere e nuk tundem derisa te sikteriset dr.krimi me krim-qeverine e tij.

  2. alban says:

    Ta presesh ket thirrje nga ty grekongrens te vin shume per te qeshur ! Nuk e kuptoj c’fare kerkon ketu ne ket gazet , antishqiptareve si puna jote edhe saliut ju takon vetem ka..

    1. Miri says:

      O Alban e ke degjuar ndonjehere poezine:
      Gamor ti, gamor kush te vuni…

      se cfare ke ti me comentin e ketij zotnise nje zot e di. Nuk e di se cfare te keqe sheh ti te ai koment.

  3. piro says:

    TE GJITHE SHQIPETARET NE SHESH,me 21 janar kunder vrasesve te vertet.

  4. nora jupi says:

    Po nuk dolem te gjithe dhe te behemi grusht nuk ka shanse per ne per nje jete me te mire. Duhet te shkaterrojme kete fare te keqe qe po na shtyp e nuk na le te marrim fryme,. Te gjithe te bashkuar me force dhe urrejtje kunder regjimit te Sale qenit dhe Ilir Mete kokelopes.

  5. alban says:

    O Miri mir e thua ti por ajo quhet batut dhe jo poezi e para kjo , meso pak me mire shqip jo si ai grekongrenesi .E dyta ai trapi nuk e thot se do te miren e shqipetareve por do ti shikoj gjithmon ashtu shqipetaret te vriten me njeri tjetrin. Qe duhet te shkoje ne pith te semes sala eshte e vertet por duhet ti japim me vete dhe shume antishqiptare se jane bere si shume keta tipa. Ti mbase se nuk i shikon shkrimet e keti trapi , por ky eshte nje rrot k qe se ka shokun qe e vetmja qe di te bej ne jete eshte te shaje shqiptaret.

  6. luis says:

    Nje barcolete lidhur me kete problem.
    I vendosen ne kate te peste te nje pallati,nje gjerman nje italian ,nje anglez dhe nje shqiptar.
    I thane te parit gjermanit hidhu per nje milion dollar,jo u pergjigj,per femren me te bukur,jo u pergjigj,per gjermanine,po dhe u hodh poshte dhe vdiq.
    I dyti italiani,hidhu per nje milion dollar,jo tha ai,per italine,jo tha,per femren me te bukur,po tha dhe u hodh e vdiq.
    I treti anglezi hidhu per nje milion dollar,jo tha,per femren me te bukur,jo tha,per mbetereshen,po tha dhe u hodh dhe ky dhe vdiq.
    Tani i erdhi radha shqiptarit.I thane hidhu per nje milion dollar,jo tha se cme duhen parate kur te vdes une,per femren me te bukur,ku me plasi mua per femra u pergjigjet ky,per Shqiperine,e me plasi trapi mua per atdheun,e po ty nuk ta mban i thane,kujt nuk ia mban more te degjeneruar pergjigjet shqiptari dhe hidhet dhe ky dhe vdes.
    Kemi seder apo jo?.

  7. tomori i beratit says:

    Jo protest homazh(te vdekurish)por protest ku te degjohet fort zeri i popullit kunder qeveris vrasese por PA DHUN.

  8. katarakti says:

    Ide e gjetur ky manifestimi i heshtur me lule dhe qirinj. Se pari duhet qe shqiptarve duhet tu dale frika nga regjimi i Berishes. Ata duhet te binden se jane shumica derrmuese e popullsise qe nuk e duron me qeverine e vresesve? Por neqoftese do te kerkohej nje demonstrate e dhunshme, shqiptaret do te “ngujoheshin” ne shtepi para televizorit ose internetit dhe do prisnin qe ne demonstrate te shkonin te tjeret. Neqoftese u kujtohet edhe rrezimi i regjimit komunist filloi me nje lloj “dalje” paqesore te tiranasve te sheshi Skenderbej. Sheshi ate dite ishte mbushur plot. Njerezit u bene me trima. Kuptuan se nuk ishin vetem kunder regjimit. E njejta taktike duhet perdorur edhe tani kunder regjimit hajdut dhe vrases.

    1. Rani says:

      Katarakt, tiranasit nuk kane rrezuar asnje regjim, edhe ne 90 ata qe i hodhen lakun bustit te Enverit nuk ishin tiranas po shkodrane dhe kuksiane (njeri ka vdeke i shkreti). Edhe hedhja e lakut nuk eshte se e rrezoi regjimin po ishte Ramizi i bute se po te kishte nxjerre dy-tre autoblinda do te ishin zhdukur shqipet nga sheshi se aq e kane burrnine se e morem vesh tani me Saliun se sa na vlen lekura. Problemi eshte se faktet jane kokeforte se edhe ne protesten e 21 janarit si per çudi te paret qe u konfrontuan me policine ishin te njejte, ata qe ishin ne rreshtat e pare te protestes ishin shkodrane dhe kuksiane. Eshte e vertete se Shkodra eshte bere djepi i injorances duke votuar gjithmone PD pa llogjike po nuk duhet neglizhuar fakti qe opozita duke qene se nuk eshte e afte te mbroje votat e saj ne Tirane imagjino se ça behet ne Shkoder ku mund ti vjedhin rehat pa probleme keshtu qe kjo puna e votes masive per PD ne Shkoder duhet konsideruar pak me moderacion. Po mbete per Tiranen ta garantoj une se s’do te ndodhe asgje, dhe ka shume gjasa qe s’do te ndodhe asgje. E mban mend si thonim ne janar dhe ne vere se gjoja i ka ditet e numeruara Saliu e broçkulla te tilla dhe fatkeqesisht po konstatojme se asgje nuk ndodhi. Populli shqiptar ne pergjithesi dhe ai i Tiranes ne veçanti kane humbur ndjenjen e protestes pergjithmone pak nga frika pak nga fakti se ju duket turp te protestojne per te drejtat e tyre. E kupton se ça mentalitetti ekziston atje. Kete e kam konstatuar sa here qe jam kthyer ne Shqiperi neper kafe ose neper zyra te ndryshme ku pak te ngresh zerin per ndonje diçka te padrejte te shohin se ju duket çudi si proteston se Saliu ju ka ngulur ne koke idene e perulesise verberisht. Kjo eshte karakteristike e popujve te prapambetur dhe ne jemi nje popull i tille.

  9. Arditi says:

    Kjo nuk duhet te jete thjesht nje tubim perkujtimor,por nje proteste ku njerezit te kerkojne largimin e vrasesve nga pushteti.Si kujton Rama se, Saliu do laget nga nje tubim paqesor?Patjeter qe Sala do te dale ne dritare dhe do tu ngreje gishtat njerezve per tu tallur me ta e per tu perdhunuar ndjenjat.Apo mos valle Rama do tu tregoje nderkombetareve se jemi te tredhur?Une them qe atje te gjithe se bashku ta marrim situaten ne dore dhe te mos presim nga Rama apo shoket e tij te rrezojme nje rregjim talebanesh.Nqs se Rama ka ate mendje atehere le te zhduket dhe ai me gjithe keto tubime paqesore.Saliu nuk rrezohet me paqe.Eshte e hidhur por e vertete.Ai kafshe e do plumbin ne lule te ballit.Vetem ashtu mund te vene mend ata qe do vine pas.

  10. GENTI VLORE says:

    SHUM NGA VLORA DO VIJNE NE TIRAN POR EDHE NE VLORE ESHTE ORGANIZUAR NJE TUBIM I MADH NE NDERE TE VIKTIMAVE TE 21 JANARIT

  11. QAMILI SHIJAK says:

    i gjithe shijaku ne tirane

  12. LANDI PS DURRES says:

    KUSH ESHTE SHQIPTARE NE PROTESTE ME 21 JANARE PER HERONJTE E VRARE

  13. vladimiri shkoder says:

    PARA TE GJITHE PER MPOSHTUR FRIKEN NUK KAN BYTH MA BA PER TE VRARE SE KET RRADH E DIN MIR SE VRASIN VETEN KRIMINELAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje