Shqiptarë, t’i dalim ZOT vendit!

11 Janar 2012, 22:43Blog TEMA

Nga Kledian Lula, [email protected]

Këtë apel ia kam drejtuar 8 muaj më parë publikisht në media Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, por prej “kullës” së tij nuk u pa asnjë reagim, përveç disa batutave e replikave politike-personale, bërë me kryeministrin Sali Berisha.

I gjendur përballë veprimtarisë sistematike, intensive shkatërruese e anti-shqiptare të kryeministrit Sali Ram Berisha ndaj vendit tim, duke mos pritur as këto 5 muaj të mbetur për të pasur ndonjë reagim prej Presidentit të Republikës, po ju drejtohem shqiptarëve me thirrjen: Të zgjohemi, të ngrihemi e të shpëtojmë vendin, nga ky pushtet horrash e tradhtarësh që po shet, po plaçkit e po gropos Atdheun!

Ky vend po copëtohet e po shitet tek të huajt. Pasuritë tona kombëtare po bëhen “pre” e pazareve të familjeve, grupeve mafioze e lobingjeve rrugaçërore politiko-diplomatike të kusarëve qeveritarë brenda e jashtë Shqipërisë. Ku popull po përdoret si një “fasadë” kukull për sundimin që ky pushtet bandë ka futur nën kthetra. Secili prej nesh e të gjithë bashkë po vidhemi, po rrihemi, po tallemi, po varfërohemi deri tek buka e gojës së fëmijëve. Ne jemi populli, që përjetojmë masakrën ekonomike, padrejtësinë e plotë, plaçkitjen deri tek “gjethet e pemëve”, tradhtinë kombëtare dhe shitjen e Atdheut. Mbi NE POPULLIN, qëndron si “BAJLOZ” sundues e goditës monstra “Pushteti SALI”, kjo bandë e dhunshme, që po na shkatërron pa mëshirë e pa ndalim. Kjo pushtet dirigjohet nga 1 kryeministër anti-shqiptar, nga 14 ministra super hajdutë, nga 71 deputetë “prapanicë lëpirës” të tij, nga një ushtri zyrtarësh horra e banditë, nga një regjiment policor-politik që e mbështet.

Shqiptarë! Tashmë nuk kemi në krye të qeverisë një kryeministër qeverisës normal, por thjeshtë dhe vetëm një “ekzemplar” vjedhjesh, krimesh njerëzore e aktesh anti-kombëtare. Ky kryeministër, kjo qeveri, ky pushtet i plotë-pushtetshëm ekzekutivisht, legjislativisht e praktikisht duhet izoluar, duhet asgjësuar si veprimtari, duke e zbritur nga drejtimi vendit. Nuk është koha të priten data votash e makinacione politike, mbasi përditë, këta po sillen ndaj nesh e vendit, si një bandë kriminale plaçkitëse në ikje. Kryeministri, duke folur në emër të bandës së tij ekzekutive e legjislative, na ka deklaruar publikisht: Unë nuk largohem nga pushteti, as 100 vjeç!

Nisur nga ky banditizëm e sulltanizëm mesjetar, në pamundësi që kryeministri të heq dorë prej aktivitetit të tij shkatërrues ndaj popullit e vendit, kuptojmë emergjencën për t’ju drejtuar shqiptarëve për veprim konkret, duke bërë thirrje të hapur, për të marrë në dorë fatet e vendit, për të dhënë provën e madhe e përfundimtare të SHPËTIMIT KOMBËTAR. Këtë nuk e bënë dot as opozita, as OJF, as koncertet me pankartat kombëtare, as editorialet në gazeta, as bisedat në studiot e televizioneve, as ankesat mbi gota rakie e filxhana makiato dhe as recitimet, as ulërimat në “FB”. Ka ikur koha e recitimeve, është koha e veprimit konkret publik, për të ndalur harbutërinë e këtij pushteti, duke mos e njohur më si të VOTBESUAR nga populli, gjë do të thotë: Dorëheqje e vullnetshme, ose heqje të tij me mjetet që komunikon çdo popull, kur vidhet, vritet, skllavërohet, denigrohet, shpërfillet e tradhtohet. Tashmë është koha, mbasi ATDHEU YNË SHQIPËRIA gjendet jo vetëm në krizë ekonomike e shoqërore, por në buzë humnere integriteti dhe faliment si SHTET.

Këtë humnerë anti-kombëtare, po e dirigjon shtetasi Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Ky kryeqeveritar, për të vazhduar sundimin kriminal dhe misionin e ngarkuar anti-shqiptar, po vazhdon lojën me “të Drejtat Kushtetuese të Pushteteve”, ndërkohë që ky Sali Berishë është armiku i të gjithë pushteteve. Nëse nuk ikën, ose nuk hiqet ky “klan-pushtet” nga drejtimi i vendit, në Shqipëri nuk ka as integrim real, as qetësi, as zhvillim, mbasi nuk funksionojnë pushtetet. Siç e dimë, pushtetet në Shqipëri janë në krizë, janë nën kërcënim për uzurpim prej kryemafiozit Sali Berisha, ose kanë prag rënie prej krizës institucionale. Njeri nga pushtetet, pra qeveria (banda) që komandon Sali Berisha është i kriminalizuar, i ka humbur funksionet Kushtetuese. Pushteti i Drejtësisë gjendet në vështirësi e në llum-korrupsion, mbasi po “blihet” me afera dhe po sulmohet me presione, kërcënime e bllokime prej kapobandës së pushtetit. Pushteti i shtypit, ai opozitar po kështu gjendet nën dhunën e kryeministrit dhe mafies së tij qeveritare, ndërsa pjesa tjetër e shtypit është zhytur në moçale financiare shpërblimi qeveritar, duke u bërë palë aktive e kriminale me pushtet-familjen dhe klanet e kryeministrit kryemafioz Sali Berisha. Opozita i dha provat e saj kundër këtij pushtet-klani, duke bojkotuar pushtetin, duke denoncuar krimin, korrupsionin, vrasjet e popullit, anti-shqiptarizmin, barbarinë institucionale dhe tashmë, i është rikthyer debatit publik nga “transheja” e saj.

Tashmë, përballë kësaj klikë-tiranie anti-kombëtar e anti-popullor, ka mbetur për të vepruar vetëm “pushteti” i popullit. E vetmja shpresë që kanë dhe duhet të kemi në shqiptarët, për të shpëtuar vendin dhe veten, jemi vetëm NE SHQIPTARËT. Në këtë gjendje të rëndë që gjendemi, është misioni ynë historik aktual, që të ndalim ekzistencën dhe funksionet anti-kushtetuese e anti-popullore të këtij pushteti horrash. Nuk ka as forcë e as rrugë tjetër “tavolinash” për shpëtimin e këtij vendi, që po vazhdon të rrokulliset drejt humnerës jo prej ne shqiptarëve, por prej një “timonieri” pirate e hajdut, anti-kombëtar e të çmendur, të quajtur Sali Ram Berisha. Për fatkeqësi të vendit tonë e të ne shqiptarëve, prej 20 vitesh ky pirat anti-shqiptar psiko-delirant është pjesë aktive bllokuese dhe shkatërruese e rrugës së integrimit në Europë. Më qartë e më frikshëm se gjatë gjithë karrierës 20 vjeçare të Sali Berishës, sot në vitin 2012, ne kemi në krye të qeverisë një kryeministër hajdut, plaçkitës të babëzitur. Kemi një kryeministër tipik diktator, vrasës gjakftohtë e të lumtur të popullit të vet. Kemi në krye, një kryeministër dhe qeveri barbare, sharlatane, rrugaçe, mashtruese, hajdute, tradhtare.

NE POPULLI, duhet të ndërhyjmë urgjentisht dhe energjikisht SOT, mbasi NESËR është vonë për të ndalur këtë kasaphanë anti-kombëtare. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur të mos mbetet asnjë “fije shkrepse” pasuri kombëtare. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur “thika” e kasapëve të huaj të ketë copëtuar trojet tona. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur Shqipëria të ketë më të mëdha borxhet, se sa vlerën e vet. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur të mbushen sheshet e qyteteve me të vdekur nga uria. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur të jenë vrarë të gjithë shqiptarët në protestat social-ekonomike? Ne duhet të veprojmë sot e jo kur ky pushtet-krim të ketë shitur, të ketë falur e të ketë kthyer në saraje private për Saliun, Ilir, Jozefinën, Fazlliçin, Shkëlzenin e Argita Berishën edhe… presidencën, kryeministrinë, kuvendin, ministritë e deri Muzeun Kombëtar.

Përballë kësaj klike, në gjithë këtë “xhungël” me emrin”SHQIPËRI”, mungon vetëm reagimi i ne shqiptarëve, që nëse nuk i ndalim, do të vazhdojmë të mbetemi brez pas brezi, viktimë kolektive e skllavëruar e pushteteve mizore e anti-kombëtare, siç jemi viktimë kolektive e këtij pushteti, që ka gatuar “çorbën shqiptare” dhe po e trazon me “lugën e djallit” SALI RAM BERISHA. Situata e krijuar, nuk pret. Vendi po shkatërrohet, po plaçkitet, po shitet, po përdoret barbarisht. Vendim-ligji kriminal për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrash, tregon qartë, se këtij vendi nuk ka çfarë t’i bëhet më. SHQIPTARË, PO GROPOSET ATDHEU!

22 komente në “Shqiptarë, t’i dalim ZOT vendit!”

  1. vetetima says:

    Vetem ju gazetaret mund te rrezoni saliun se opozita u tremb ose ka bere ndonje marreveshje te fshehte Ajo vazhdon gjumin

    1. shpati says:

      Kjo thirrje atdhetare kerkon reagim te menjehershem ne radhe te pare nga RINIA,E ARDHMJA E SHQIPERISE!!!Intelektualet e ndershem dhe trima,qe nuk kane se cfare te humbasin vec VARFERISE,TALLJES,PERBUZJES,INJORIMIT DHE DENIGRIMIT NGA KLIKA FASHISTE E BERISHES ,duhet te udheheqin popullin ne krijimin e KOMITETEVE TE SHPETIMIT KOMBETAR!!!Ne cdo qark,rreth,qytet e fshat duhet te organizohen nje ore e me pare keto organizma proteste,qe populli te marre FATET E VETA NE DORE,duke e SHPORRUR EDHE NJE HERE E PERGJITHMONE KETE REGJIM BARBASR DHE KETE kryeminister te shitur,qe po SHKATERRON SHQIPERINE PERFUNDIMISHT!!!Ai qe e akuzoi Sali Berishen si AGJENT TE SERBISE,po punon tani bashke me ate ne GRABITJEN E SHQIPERISE dhe nuk ka ndermend as PROKUORIA te ngreje hetime per kete AKUZE MONSTRUOZE,qe do kishte tronditur themelet e cdo shteti sado i fuqishem te ishte ai!!!POPULL SHQIPTAR!!!NGRIHUNI NE KEMBE SA NUK ESHTE VONE!!!Mos prisni opoziten e as OJF-te te mbrojne Shqiperine!!!OPOZITA ESHTE “RRAHUR” me shkop thane nga NDERKOMBETARET,qe mbi interesat e Shqiperise shikojne ato te shteteve te tyre,pervec ambasadorit te nderuar te MBRETERISE SE DANIMARKES!!!POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!!LIRI POPULLIT!!!

      1. turi says:

        Z. shpati, koha e ketyre 20 vjeteve e vertetoi se si pozita edhe opozita kane ricikluar vetem boten e korrupsionit e te krimit ne te tre pushtetet, pa harruar ate pjese te mirefillte te medias qe vazhdon te pastrojne paret e krimit duke joshur politikat korruptive-kriminale te dites.
        Populli e ka humbur besimin nga kjo klase politike, te ndare ne te majte dhe te djathte. Ky popull nuk ka nevoje t`i flase njeri se opozita na qenka me e mire se sa pozita, sepse i kane pare dhe po i provojne mbi kurriz bemat e tyre.
        Opozita nuk eshte “RRAHUR ” nga nderkombetaret,por ajo nuk ka te drejte morale qe te ngrihet se eshte vete pjese e kesaj mafieje dhe nqs do “ngrihet”,e ben kete vetem per interesat e veta dhe se nuk i preu barku per popullin.
        Ja cfare ka thene konkretisht ambasadori Danez per politiken shqiptare, qe AS MAZHORANCA,AS OPOZITA NUK KANE BERE NDONJE GJE QE TE JUSTIFIKOJNE VETEMBURRJEN APO FAJESIMIN E TJETRIT, dhe plot te tjera.
        Perse nuk flisni ju gazetaret per pasurite marramendese te te gjithe politikaneve, te majte dhe te djathte, perse nuk thoni ju te verteten qe ato jane bashkeautore, kush me shume e kush me pak, te te gjithe bemave ne Shqiperi?
        Nje opozite e forte dhe e shendoshe nuk e mbante ne pushtet Saliun me shoke deri tani, por e kishte shkulur ate dhe te gjithe te keqen shqiptare, me rrenje dhe me kohe.
        Nderkombetaret i njohin mire te dy palet, pozite dhe opozite ne Shqiperi, ato e dine mire se qe te dyja palet e perdorin popullin ,mish per top,vetem per te vazhduar pushtetin e tyre te krimit e te korrupsionit qe tashme eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe eshte kthyer ne institucion.
        Ti e thua mire qe populli duhet te ngrihet, por kujt politikani te sotem, ti besoj?
        Populli do te kete besim vetem tek Ai njeri qe nuk mbeshtet asnje krah politik, asnje mafije qeveritare , asnje korrupsion, por qe do te mbroje vetem interesat e vete popullit, ate njeri qe eshte i pa perlyer as nga e djeshmja dhe as nga e sotmja e polikave korruptive e kriminale.
        Une mendoj se duhet kerkuar nje referendum per ndryshimin e kushtetutes qe PRESIDENTI TE ZGJIDHET NGA POPULLI dhe jo nga parlamenti.Vetem nje president i zgjedh nga populli e shperben mafien politike shqiptare, si hap i pare drejt demokracise.

        1. shpati says:

          Kemi 21 vjet qe jemi lodhur duke u marre me fjale!!!Se cfare klase politike kemi patur e kemi sot,kete e verteton realiteti MJERAN DHE KRIMINAL,qe ka GLLABERUAR Shqiperine!!!TANI ESHTE KOHA PER AKSION TE VERTETE POPULLOR!!!Boll me mburrje e auto levdata apo per t’u marre me shume me te KALUAREN se sa te TASHMEN E TE ARDHMEN!!!Boll me me luften e MULLINJVE TE ERES SI AJO KUNDER KOMUNIZMIT APO TE HAPJES SE DOSJEVE!!!DOSJET DHE FASHIZMIN E KEMI PARA SYVE TANE:SHTETI SHQIPTAR NUK ELZISTON ME!!!SUNDIMTARET TANE JANE NJEREZ TE SHITUR,QE KANE SHITUR EDHE SHQIPERINE!!!Per shumicen e shqiptareve NUK KA ME ATDHE,SE ATDHEUN E KANE GRABITUR BANDITET POLITIKE!!!Kur nje njeri nuk KA PRONE,SHTEPI,PUNE,TE DREJTA,SIGURI JETE,SIGURI VOTE DHE NUK KA KU TE ANKOHET PER TE DREJTAT E TIJ,pER ATE NUK KA ME ATDHE!!!Fakti qe njerezit po marrin ARRATINE per dite,apo i drejtohen EMISIONIT “FIKS FARE TE TOP-CHANEL-t per zgjidhjen e halleve e per t’i mbrojtur nga MAKUTERIA E SHTETIT BARBAR,atehere ku eshte SHTETI KETU???Tallja me e madhe cinike e harbuteve politike se po ndertojne SHQIPERINE DIXHITALE ,kur njerezit nuk kane buke te hane,duhet SHPORRUR ME URREJTJE!!!Njerezit e RINJ E TRIMA TE SHQIPERISE TE MARRIN SITUATEN NE DORE E TE MOS PRESIN T’I MBLEDHE KUSH!!!SHQIPERIA NE RREZIK!!!SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU NE SHESAH TE MEJDANIT!!!TE CLIROJME SHQIPERINE NGA PUSHTIMI FASHIST BERISHIAN!!!

          1. turi says:

            Shpati ,une jam plotesisht dakort kur ti thua qe mjaft me me fjale por duhen vepra dhe jam i gatshem per te kontribuar per te miren e demokracise tone, si atdhedashes qe jam dhe si puna ime ka shume.
            Por motoja e ime dhe e shume nga ato qe une njoh,si dhe mos mbeshtetja e popullit me opoziten,tregon qarte se qellimi nuk eshte thjesht largimi i Berishes , qe eshte i domosdoshem, por largimi nga skena politike e te gjithe klases tone gangstere mafioze politike.
            Nga ana tjeter mendoj une, qe Ato njerez qe do te na drejtojne ne kete levizje, duhet te jene te pazhyer si nga politikanet e djeshem ashtu edhe nga ato te sotmit,pra te gjithe ato njerez dhe politikane qe i kane te zhyera duart ne korrupsion dhe ne krim, perndryshe askush nga populli nuk do tju besoje dhe nuk do tju vije nga pas.
            Po nuk pati nje kthjellim dhe nje qartesi, askush nuk do sakrifikoje veten per xhepat e pushtetareve.
            Sa per ate te kaluaren ,une po te them nje gje se po nuk u ndeshkuan kriminelet e djeshem, qe eshte hapi i pare ne ndertimin e nje demokracije, nuk mund te kalosh ne ndeshkimin e krimineleve politikane te sotem qe s´bejne gje tjeter vetem se vazhdojne kriminelet politikane te djeshem.
            Askush nuk ka te drejte te shkele dhe te neperkembe gjakun e shqiptareve te pafajshem ,te djeshem dhe te sotem.
            Pikerisht perse nuk ndodhi nje gje e tille ne Shqiperi, prandaj vazhdon korrupsioni dhe krimi i sotem politik .
            Perndryshe plaget ne Shqiperi nuk do te mbyllen kurre dhe se asnjeher nuk do te ndertojme shtet te forte mbi baza demokratike.
            Profesori i madh Sami Repishta e ka thene shume bukur se NJE KRIM QE NUK NDESHKOHET ESHTE NJE KRIM QE PERSERITET.
            Nese je nje atdhetar dhe patriot i vertete ,une te mbeshtes ne rrugen tende te ndertimit te demokracise se vertete ne Shqiperi dhe jam gati te jap kontributin tim maksimal.
            Te uroj gjithe te mirat ,nese je vertet njeriu i duhur.

            1. shpati says:

              Jam i nje mendimi me ty,qe te gjithae krimet duhen ndeshkuar!!!Por kemi 21 vjet,qe po perserisim te njejtat gjera dhe me shume po behet demagogji se sa pune!!!Fatet e shqiptareve i kane marre ca politikane anti shqiptare,qe me shume se per vete,po punojne per armiqte e Shqiperise!!1Ne se sot nuk NDALIM dhe NDESHKOJME KRIMET QE BEHEN PERDITE,nuk mund te gjejme te verteten e se shkuares!!!Te shkuares nuk i behet RADIOGRAFIA ne rruge POPULISTE dhe sharje me liber shtepije sic ben Sali Berisha!!Te shkuaren nuk mund ta ndreqe nje PUSHTET ME KRIMINAL E ME I PA DREJTE SE AI I DJESHMI!!!SOT BERTET UJKU SE I NDOTI UJIN QINGJI!!!Kemi 21 vjet,qe prona nuk ka shkuar tek i zoti ,por tek ME TE ZOTET!!!Berisha thirri MALESORET E VET NGA MALET,QE TE ZAPTOJNE TROJET SHTETERORE DHE TE PRONAREVE TE VERTETE,JO VETEM PER T’U BERE NDERE BASHKEFSHATAREVE TE TIJ,PER TE FITUAR MBESHTETJE,POR ME SHUME PER T’I PATUR SI JENICERE NE SUNDIMIN E TIJ!!!PO U MOREM ME TE SHKUAREN,DUKE HARRUAR TE SOTMEN,UJQIT SI BERISHA,NANO ,META ETJ dote bejne KERDINE!!!Te leme menjane PARTITE DHE INTERESAT E NGUSHTA PER SHQIPERINE!!!BOLL NA KA PERCARE POLITIKA E SOTME NE 100 PARTI,NDAJ TE GRUMBULLOHEMI NE NJE PARTI TE VETME:PARTINE E SHPETIMIT KOMBETAR SHQIPTAR!!!NJEREZIT E AFTE E TE PAPERLYER DO TE DALIN NE LUFTE E SSIPER DERI SA TE VENDOSET DEMOKRACIA E VERTETE!!!BOLL ME ME PARTITE E BERISHES,TE TOPIT APO TE RAMES!!!EMERTIME TE TILLA NA SJELLIN NDERMEND BAJRAKTARET,PRANDAJ PARTITE E SOTME FUNKSIONOJNE SI KLANE INTERESASH!!!SA ME AFER KREUT ,AQ ME SHUME PERFITIME!!!SI GJITHMONE TE NDERSHMIT,TE VARFERIT,TE THJESHTET NGELIN TE FUNDIT!!!SHQIPERIA KA SEMUNDJE PA FUND,NDAJ TE LEME MENJANE AKUZAT POLITIKE E KOHORE DHE TE MARRIM NE DORE FATET E TE ARDHMES SE SHQIPERISE!!!UDHEHEQESIT E SHQIPERISE SE NESERME DUHET TE DALIN NGA POPULLI E DUKE LUFTUAR PER POPULLIN E JO NE KULISAT E MAFIES APO NE RESTORANTET LUKSOZE SE “CROCODILI”!!!

              1. turi says:

                Shpati ,une jam shume dakort me ty per te gjitha ato qe thua,qe te dalim ne protesta masive,bile kete dite mezi e kam pritur ashtu si cdo shqiptar i ndershem. Por nuk pranoj kurre te dal ne proteste , nese ate e drejtojne njerez te implikuar ne politiken shqiptare, sepse kjo do te coje ne fitoren e po kesaj politike qe kemi 21 vjet qe po e mbajme ne kurriz dhe jo te popullit.
                Ne asnje menyre nuk dua te perseritet ajo qe ndodhi ne protestat e 91-shit, ku u drejtuan nga kelyshet e mafies komuniste per te vazhduar pushtetin e tyre te krimit, qe po e vuajme deri me sot.
                protesta do te kete kuptimin e saj demokratikdhe do t`i sherbeje demokracise se vertete shqiptare, vetem poqese ajo do te drejtohet nga njerez atdhedashes.
                Pra Ne si popull duhet te heqim dore nga protestat e modelit te deritanishem, ku populli eshte perdorur si top futbolli, sepse jane organizuar dhe udhehequr nga mafia politike, sepse eshte krim te derdhet gjak i paster shqiptari per llogari te mafies politike dhe jo ne interes te popullit.
                Te faleminderit per dialogun.Shpresoj te me kuptosh drejt.

  2. tourkofagos says:

    hahahaha,hallall kur thone byrazeret e Erdoganit……!!!!

  3. alban says:

    Me se e vertet qe keta jane anti shqiptare, po te tere pa perjashtim pozit dhe opozit . Dhe sa per grekongrensin prape mendim 0 kjo tregon zeron e mendjes tij.

  4. tomori says:

    Klodian .Komplimentet me te mira per shkrimin tuaj por edhe per trimerin dhe burrerin tuaj qe po tregoni kunder ketij vrasesi dhe regjimi i tij vrastar.Por Shqiperia ka vdekur se jeni te paket ju gazetaret qe me shkrimet e demaskimet publike qe po u beni ketyre banditeve me pushtet po tregoni se ka akoma BURRA SHQIPERIA.Rofshin gazetaret tane,flamurtaret e demokracis se vertet qe do te vij se shpejti tek ne.Kjo eshte e SIGURT.

  5. valbona says:

    Klodian fm,nje artikull famoz ,ini ju gazetaret pa asnje lloje interesi personal qe do permbysni kete perbindesh .

  6. n. brahimi says:

    Faleminderit zoti lula per ate cfare shkruan ne artikullin tuaj por do te shtoja disa mendime:
    Me pak fjale berisha ka arritur ne permasat e nje devili qe nuk do kete njeri ta mbaje sepse dipllomacia amerikane+ be kane vendosur qarte:
    “DUHET STATUKUO ME CDO KUSHT QOFTE EDHE DUKE VRARE NJEREZ APO VJEDHUR VOTA DHE CDO GJE TJETER”
    deklarimi i arvizuse dhe osbe se “21 janari eshte mbyllur” eshte nje poshtrim qe ne vitet 40′ quhet pushtim biles me i keq ..
    Mendoj se dipllomacia amerikane dhe europjane jane fajtoret kryesore te kesaj gjendje perverse sot ne shqiperi.
    Lereni sali berishen rehat.Ai eshte thjesht nje kuisling.Dita kur shqiptaret do demostrojne para ambasades amerikane:
    “E DUAM AMERIKEN PA ARVIZUTE E TOM RIXHAT” do jete dita e pare e zgjimit te ndergjegjes kombetare.Mos u merrni me me kufomen berishe se late nam…

  7. zimi says:

    Te uroj per shkrimin. Me guxim i thua te gjitha te vertetat per horrin, hajdutin, kriminelin, agjentin, enveristin, vrasesin, anti shqiptarin, mafiozin psikopatin etj.
    Nuk ka trima Shqiperia qe ta rrezojne nga kali.
    Vriten per nje ferkim makine dhe durojne vjedhjen e pronave, te lirise, te drejtesise, te jetes, te atdheut etj.
    Turp per ne. I
    Ishalla ndryshojme se eshte derdhur me kohe kupa.

  8. Shqipetari, says:

    Nje shkrim real per situaten ne Shqiperi,te lumte mendja Kledian,keto jane fjale qe dalin nga thellesia e shpirtit tend por qe dhe ne kur i lexojme ndjejme te njejtat ndjenja neveritese per kete njeri*sali berisha* qe sinqerisht e shkaterroje dhe e ka cuar ne graden e fundit Atdheun tone.Vertet Shqiperia ne fillimvitet90 ishte ekonomikisht e shkaterruar por i kishte ne gjendje pune ne te gjithe vendin te gjitha Fabrikat,Uzinat,Kombinatet,Ndermarjet e plot te tjera,Qendra shendetesore edhe ne pikat me te largeta te Atdheut,e ne*Vucidol kishte hapur Partia ne ate kohe*,e te gjitha keto e plot te tjera qe funksiononte shteti nuk kishin pse te prisheshin e shkaterroheshin,por vetem se donin te rinovoheshin me infrastrukturen e kohes qe po vinte,po me urdher te ketije BANDITI sali ram berisha dhe kriminelit g.pashko u shkaterrua cdo gje.Populli Shqipetar harron shume shpejt vitet 91 92,por a nuk ju kujtohet se si ky bandit shkaterronte me urdher te tije Shtyllat e Tensionit te Larte qe vendi te mos kishte drita vetem se donte te merte Pushtetin ky perbindesh,e plot e plot zullume te tjera me 97,e po ne 98en ishte po ky bandit Kryeminister qe me banditet e tije sulmoi e i vuri flaken Godines se Kryeministrise e uzurpoi TV Kombetar Shqipetar nje PUC SHTETI me dhune,por fale nderhyrjes se Nderkombetareve qe i dhane urdher e u largua, e sot po ky bandit akuzon Opoziten,Presidentit,Prokuroren,Popullin qe demonstroi paqesisht perpara godines se Kryeministrise dhe ne momentet qe Populli po largohej,kur e pa qe cdo gje ishte me se normale,vrau me urdher te tije 4demostrues te pa fajshem,per te akuzuar per puc shteti.Ohhh sa gjynahe ka ky njeri me Atdheun tone,por te gjitha lahen ne kete Bote si i gjalle dhe i vdekur.Duam apo nuk duam ne ky Bandit me emrin sali berisha ka hyre ne Historine e Shqiperise,dikush mund te thote qe hyri i paster po u be pis shume shpejt ruges,JO! ky hyri i piset i poshter dhe u be me i ndyre e i neveritshem ruges deri ne fund.

  9. xhoni says:

    Kemi 21 vjet,qe drejtojne shtetin ANTI SHQIPTARET E JO ATDHETARET!!!ME I ZIU NGA TE GJITHE,SERBI SALI BERISHA,ka krijuar nje parti-BANDE,qe ka percare popullin,ka grabitur pasurite e shqiptareve,ka shkaterruar tere ekonomine duke e shitur ate jashte, per xhepat e vet!!!Shkaterrimi i uzinave,fabrikave,kombinateve,flotes detare,USHTRISE QE KA PATUR NJE PASURI KOLOSALE BLERE NGA DJERSA E GJAKU I POPULLIT,eshte nje kapitull me vete nga me MAKABRET!!ARMITE E SHQIPERISE,per t’u dukur te pranueshem nga nderkombetaret per qellimet e tyre,llapin vazhdimisht per te hapur DOSJET E KOMUNIZMIT!!!Me KOMUNIZMIN SHQIPTARET I MBYLLEN HESAPET NJE HERE E MIRE NE 1990-ten,por me FASHIZMIN E ZI,qe na ka PUSHTUAR SHQIPERINE NUK PO FLET NJERI!!!Le tedenojne me llafe KOMUNIZMIN,por sot jane te KOHES PYETJE TE TILLA,qe duhet t’u ishte dhene pergjigje me kohe:”PSE DUHEJ SHKATERRUAR EKONOMIA E SHQIPERISE SIPAS TEORISE SE TOKES SE DJEGUR???CFARE INVENTARI MORI SHTETI DEMOKRATIK NGA AI DIKTATORIAL NE 1990-ten dhe cfar u be me PASURINE E MADHE QE MOREM NE DOREZIM???CFARE U BE ME ARMATIMIN DHE MUNICIONET E USHTRISE DHE KU SHKUAN PARET E U FITUAN NGA SHITJA(vjedhja) E TYRE???A U VEPRUA MIRE QE ARMATIMI E MUNICIONET U SHKATERRUAN,APO DO TE ISHTE ME MIRE QE TE SHITESHIN JASHTE ,NE GJENDJE LUFTARAKE???Pse KALLASHNIKOVET E FISHEKET E USHTRISE ISHIN TE RREGULLT PER T’U SHITUR NE RRUGE PRIVATE E KRIMINALE E NUK MUND TE SHITESHIN NGA SHTETI SHQIPTAR???Pse MINIERAT ,KJO PASURI KOLOSALE ESHTE LENE NE MJERIM,KUR ME TO MUND TE HANIN SHQIPTARET ME LUGE FLORIRI E JO TE DALIN TE VDEKUR???PSE NUK KA PATUR ASNJE STRATEGJI KOMBETARE PER ZHVILLIMIN E SHQIPERISE ME AFATE 10-15-20-25-100 VJECARE,TE MIRATUAR ME LIGJ ku partite,qe do fitonin zgjedhjet te mos LOSNIN ME PARET E SHQIPTAREVE???Pse buxhetet e shtetit te HARTOHEN DHE MIRATOHEN VETEM NGA MAZHORANCA E JO ME PJESMARRJEN EDHE TE OPOZITES DUKE U MIRATUAR ME 4/5 E DEPUTETEVE???KUJT I KANE SHERBYER VEPRIMET DON KISHOTESKE TE SALI BERISHES,QE E PERDOR BUXHETIN E SHTETIT PER QEJFET E VETA E JO PER NEVOJAT EMERGJENTE E PARESORE QE KA SHTETI???PSE NUK PERCAKTOOHET MINIMUMI JETIK I SHQIPTAREVE,POR NJEREZIT JETOJNE NE MJERIM EDHE PSE JANE NE PENSION APO MARRIN NDIHME EKONOMIKE QESHARAKE???Pse nuk deklarohet rritja e rrogave,pensioneve etj,cdo vit me SASI LEKESH,por LUHET ME PERQINDJE,VETEM SA PER TE GENJYER BOTEN???PSE KRYEMINISTRI BERISHA,MBAN NE ZYREN E TIJ , NE LAP TOPET E MINISTRAVE DHE NA PODIUMIN E KONFERENCAVE TE SHTYPIT TE KRYEMINISTRISE ,FLAMURIN ME STEMEN E SERBISE E JO STEMEN ME FLAMURIN SHQIPTAR????A MUND TE NDODHIN KETO GJERA NE NDONJE SHTET TE EUROPES????

  10. zefi says:

    Pse paret e shqiptareve behen RRUSH E KUMBULLA SIPAS QEJFIT TE NJE KRYEMINISTRI E JO TE RREGULLOHEN ME LIGJE???Pse VEPRAT E MEDHA ME SHIFRA TE CAKTUARA KOLOSALE PER SHQIPERINE TE LEJOHEN PER T’U HARXHUAR VETEM ME VOTAT E NJE MAZHORANCE,KUR ATO JANE TE TE GJITHE SHQIPTAREVE???Pse lejohet te ndertohen RRUGE,TUNELE etj,qe kushtojne sa QIMET E KOKES VETEM SE ASHTU I INTERESON NJE KRYEMINISTRI???Pse nuk caktohen sasite maksimale per nje veper per te vendosur qeveria,ndersa per ato me te medhate(ne shifra konkrete) te miratohen nga SHUMICA E PARLAMENTIT???Pse nuk ka nje STRATEGJI KOMBETARE KU TE PERCAKTOHEN PERPARESITE SHUMEVJECARE TE ZHVILLIMIT TE VENDIT,POR ECET ME PLANE ELEKTORALE SA PER TE SHPERNDARE TENDERAT???A KA NJEREZ TE ZOTE KJO SHQIPERI,QE T’I THONE NDAL SALI BERISHES,QE PO SHKATERRON SHQIPERINE SIPAS OREKSEVE TE VETA???BOLL ME ME OBJEKTE GJIGANDE KUR NJEREZIT NUK KANE BUKE TE HANE,ILACE NE SPITALE,UJE TE PIJSHEM,SHTEPI KU TE FUSIN KOKEN DHE PAPUNESI E STER MADHE???PSE MERRET BORXHE ME INTERESA KOLOSALE TREGETARE ER T’U MBURRUR SE PO BEHET RRUGE DHE NUK SHIKOHEN DEMET QE I SJELLEKONOMISE KJO RRUGE???EDHE PLEQTE DIKUR THONIN:”SHTEPIA NUK MBAHET ME MJELL HUA”!!!NDERSA KETA “PLEQTE” sundimtare jane TE RRJEDHUR NGA TRUTE E KOKES!!!Shqiperia eshte mbushur me PROFESORE E DOKTORE,ME ANALISTE E OPINIONISTE,por ASNJE NUK MERRET ME HALLET E SHQIPERISE,POR ME XHEPAT E TYRE!!!

  11. homeri says:

    KLODIAN- Bravo ,thirrje e fort e protestes qe del nga shpirti i cdo shqiptari kunder diktatures se klikes se pushtetit te Berishes–Un si komentus kete thirrje e shikoj si nje zgjidhje dhe nje oferte qe me jepet qe duhet te protestojme per te rrezuar kete klike qe te shpetojme Shqiperine dhe kombin— Personalisht e pranoj kete zgjidhje dhe jam i gateshem te protestoj—Opozita e beri detyren e saj protestoi dhe u vra –Ajo eshte e gatsheme te ndihmoje protestat popullore dhe ti drejtoi ato por na takon ne te jemi te gateshem per keto protesta

  12. Leone-53 says:

    Per te zhdukur FAQEZIUN Sali duhet te bashkohemi te djathte e te majte dhe organizim i ne emmigranteve kudo qe jemi, sidomos ne te Italise e Greqise qe jemi shume dhe afer. Meriton nje FALEMINDERIM per qendrimin tend PATRIOTIK i nderuar Klodian! Milano.

  13. Terrific post admin thank you. I observed what i used to be trying to find here. I’ll review total of posts with this working day

  14. masöz says:

    izmir masöz , izmir masöz , izmir masozler

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje