Ata s’janë shqiptarë

13 Janar 2012, 21:47Blog TEMA

Nga Adriatik Kelmendi

DY ZYRTARË KOSOVARË qëllojnë në pikën kufitare të Jarinjës kur vandalë serbë shkatërrojnë dhe djegin gjithë objektet aty. Natyrshëm të frikësuar, për jetët e tyre dhe për “invadimin” serb drejt Kosovës, njëri pyet tjetrin:

“Çka të bëjmë?!”

“Ta lajmërojmë Ambasadën Amerikane”.

Nuk e di se a ka ndodhur vërtet kjo ngjarje ose jo. Mirëpo, besoj se fare edhe nuk ka rëndësi. E rrëfyer shumë në formë barsolete pas ngjarjeve të korrikut në veri, ajo përshkruan mrekullisht shqiptarin e Kosovës sot.

Shqiptari kur e ka punën ngushtë, besimin më të madh e ka tek Amerika. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I beson shpesh edhe më shumë se vetes, e edhe se qeverisë së vet.

E mund të them me të drejtë. Shumë të drejtë. SHBA-ja, që nga fillimi i shekullit të kaluar, e duke arritur zenitin me intervenimin e NATO-s për Kosovën e duke u kurorëzuar me pavarësinë e shpallur dhe ndihmën për zhvillimin e shtetit ka qenë pa asnjë dyshim: shpëtimtarja e shqiptarëve dhe e Kosovës.

Pa angazhimin amerikan, besoj fuqishëm, vështirë se sot do të ishim të lirë, ose se do të kishim shtet.

Së këndejmi, edhe barsoleta tjetër simpatike: “Duaje vendin tënd, si shqiptarët Amerikën!”.

SI SHPJEGOHEN, PRA, rastet e arrestimit të shqiptarëve me akuza për tentim të kryerjes së akteve terroriste kundër amerikanëve ose interesave amerikane?! Si shpjegohet një turp i këtillë, një vegjëli e tillë njerëzore, bubrrecllëk i gërditshëm, e qyqarllëk i gjorë?! Ky që do të mund të ishte mazohizëm, por nuk është i tillë!

Rasti më i fundit duke qenë ai i Sami Osmankaçit, me prejardhje nga Lubizhda e Prizrenit, i cili u arrestua të shtunën me dyshimet se është përfshirë në organizimin e sulmeve në vende ku tubohen shumë njerëz, siç janë klubet e natës, në Tampa të Floridas. FBI-ja ka njoftuar se ai ishte kapur pasi që kishte blerë mjete shpërthyese dhe armë nga një agjent i maskuar si diler.

E para tij ishin faqezinjtë e tjerë: Arid Uka, Betim Tërziu, Sherif Hyseni, kushërinjtë Duka…

Të gjithë këta kanë vetëm diçka të përbashkët, e që nuk besoj të jetë as islami, e as shqiptaria. Ata kanë të përbashkët – çmendurinë! Mendje të turbulluara, viktima të terroristëve, që thirren në emër të fesë.

E para, të gjitha fetë mbizotëruese janë të bazuara në doktrinën e paqes, njësoj siç është edhe islami. Ata që devijojnë nga kjo doktrinë, dhe e përdorin dhunën në emër të fesë, nuk janë gjë tjetër vetëm se vrasës terroristë.

E dyta, pa qenë fare folkloro-patriotik, shqiptarët mund të thonë se kanë plot të meta, veçse terroristë nuk kanë qenë kurrë.

Ca shembuj të shpejtë: ka rreth një shekull të marrëdhënieve armiqësore me serbët dhe në asnjë rast të vetëm nuk ka një shqiptar që ka shkuar të kryejë ndonjë akt terrorist në Serbi, kundër popullatës serbe.

Vetë, lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës mbahet me plot të drejtë si një ndër luftërat me të pastra që ka zhvilluar ndonjë formacion i atillë, duke operuar në vende ku ka pasur lehtë qasje në popullatë civile serbe. Në kohë konflikti e masakrash të forcave serbe do të mund të shkaktoheshin me dhjetëra masakra të mëdha si kundërpërgjigje. Por nuk kanë ndodhur. Pasi që terrorizmi nuk flet shqip.

PSE THASHË QË ky do të duhej të ishte mazohizëm, por nuk është i tillë. Logjikisht, nëse je kundër SHBA-së, një shqiptar do të duhej të ishte kundër vetvetes. Por, të lartpërmendurit, shumëçka mund të jenë, veçse shqiptarë jo. Ata që synojnë të vrasin me akte terroriste si këto nuk mund të kenë as fe, as etni e kombësi. Ata janë vetëm – turp!

Turpi i njerëzimit!

P.S.: Thank you, U.S.A.! Once again. And always!

 

29 komente në “Ata s’janë shqiptarë”

  1. fkpartizoni says:

    s’jane shqiptare, dihet ai muhabet, jane kosovare.

  2. Drini says:

    Adriatik,mire shume e ke ata sjane shqiptar por serb-arabo-evgjit. Ka nje problem madhor ne pergjithsi me kosovaret. Kush nuk e shikon eshte miop, kush e sheh dhe ne emer te patriotizmit e fsheh eshte maskara. Kosovart e kane veshtire qe gjejne identitetin e tyre,nga njera ane i thone vetes shqiptar( qe nuk ka gjasa te jene, as nga gjuha as nga zakonet) nga ana tjeter ju thone gjithe botes arabe vellezer.Dihet boterisht qe bota arabe e urren Ameriken e per rrjedhoje edhe kosovaret fetar e urrejne per inerci. Maskarai dhe injoranti Arid vrau amerikan ne gjermani, per tu hakmarre per vellezrit musliman afgan, qe kurr ska patur te beje me ta.
    Nje faktor tjeter qe ndikon shume eshte edhe injoranca. Nje pjese masive e kosovareve jane komplet analfabete, nuk kan lexuar nje liber gjithe jeten.
    Ka dhe te tjera po do ti permend njhere tjeter.

  3. sorge says:

    Mos u habit o Adriatik!!!Ju kosovaret ndyshoni nga ne shqiptaret e Shqiperise ne disa drejtime.Ja disa fakte:Gjate LUFTES SE DYTE BOTERORE shqiptaret e Shqiperise krijuan USHTRINE NACIONAL-CLIRIMTARE duke u bere pjese e fuqive te medha ANGLO-SOVJETO-AMERIKANE!!!CLIRUAN Shqiperine dhe 4 DIVIZIONE PARTIZANE luftuan per nje vit per clirimin e TROJEVE SHQIPTARE ne ish Jugosllavi!!!Ju,kosovaret,jo,vetem nuk kishit krijuar asnje formacion partizan,por KRIJUAT DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBE”,per turpin tuaj e te femijve tuaj!!!Hyrja e PARTIZANEVE NGA SHQIPERIA NDIHMOI,QE KOSOVARET TE KRIJONIN BRIGADAT E PARA PARTIZANE AQ SA pas lufte bene te mundur fitimin e statusit te KRAHINES AUTONOME TE KOSOVES!!!E keni mohuar gjakun e 660 deshmoreve shqiptare ne Kosove,duke e quajtur luften e tyre si ndihme per Titon!!!Kampi i perqendrimit FASHIST i GOLI OTOKUT ku u burgosen dhe u vrane pa gjyq me mijra shqiptare te Kosoves,Malit te Zi dhe viseve te tjera shqiptare,ne vend,qe ta urrenit Tito-Rankovicin u vute ne sherbim te tyre duke u bere spiune kunder Shqiperise!!!Kur qeveria SOCIALISTE E PANDELI MAJKOS ju ndihmoi nga terrori serb i 1999-te ,ndersa Sali Berisha furnizonte TANKET SERBE ME NAFTE KUNDER JUSH,ju mbani anen e serbit Berisha dhe e beni ate hero,vetem se eshte MALESOR SI JU(pavaresisht se ai nuk eshte aspak shqiptar,por vetem SLLAV nga Kaukazi i zbritur ne kosove e Shqiperi vone)!!!Keni edhe plot te tjera,por kaq per sot!!!KURRE MOS KERKONI BASHKIMIN ME NE SE JU NUK JENI VELLEZERIT TANE,POR ARMIQTE TANE,SI SALI BERISHA!!!

  4. demokrati says:

    Çudi e madhe,mor Adriatik Kelmendi. Une prisja qe ta filloje me te madhe” Ata s’ne KOSOVARE”. Apo kumbullat e tharta ti ndajme bashke?
    U shqye zoteria juaj per tu mbushur rradaken shqiptareve se identiteti i tyre nuk eshte shqiptar, por kosovar, se gjuha qe flasin ketej e tutje nuk duhet te jete shqipja, larg qofte ajo e 72, por kosovarishtja. U lodhe dereziu ti, u kepute ti dhe nje takem si ti dhe ja fruta e punes tuaj. I lodhet keta djem ua bete mendjen ere, ti u thua jeni kosovare, Kabashi u thote jeni edhe pak turq, hoxha i fshatit u thote behuni myslimane te mire, dhe ja ku e ke Osmankacin. O ZOT sa kam uruar te dale turk Prizreni ky krimb, por edhe kete radhe Kelmendi do t’ua leje dobiçin ne dere shqiptareve.
    PS.Duke pare se keni vetem disa vite qe punoni dhe kosovarizmi juaj pa busull ka prodhuar te tilla monstra, shpresoj te turperoheni per marrezine tuaj si shqiptarshberes.

  5. Eli isaj says:

    O Drini, “bukur” e ke shkruar vecse do ta lexoja me koke poshte.
    Sa per shqiptaret e Kosoves dhe identitetin e tyre shqiptar nuk ka nevoje te flasim ne por flet historia e mbushur me te vrare ne luftra per liri, flasin faktet qe edhe pa patur ndonjehere shtetin e tyre ata ruajten flamurin shqiptar, gjuhen shqipe, traditen dhe dashurine per shtetin meme si askush nga ana ne qe kishim fatin te jetonim ne memedhe. Po te thellohesh pak do ta kuptosh se edhe intelektualet e shkolluar ne ato pak vite shkolle qe kishin ja kalojne kolegeve te tyre qofte nga dijet apo intelekti(vetem se ju mungon snobizmi idiot qe ka marre dhene tek ne dhe shitet per civilizim)
    Eshte e vertete qe ka edhe analfabete por kjo jo per faj te tyre por te privimeve nga regjimi serb.
    Pajtohem me denimin e terrorizmit dhe te trushplarjes te njerezve tane nga cdo ideologji fetare.

  6. Riza kumi says:

    Nuk eshte se jane shqipetare te kosoves, por duhet pare me seriozitet,
    Feja apo besimi myslyman, islam, ne kosove eshte varremihesi i kombit tone , dhe eshte me keq per kosovaret qe kjo fare feje e futur me dhune nga pushtusi me kriminl i shekujve “Turqia” u ka shplare trute disa njerezeve qe e identifikojene islamin me kombin. Feja islame duhe te zhduket nga Kosova dhe Shqiperia.Jemi te krishtere dhe perkthimin e pare nga sanskrishtja ne latinishte e ka bere nje shqipetare. Per me shume drejtohuni historise.
    emigranti
    US

  7. pisha flamur says:

    Ç,JANË KËTO KOMENTA KARAGJOZËSH DHE ANTIKOMBTARËSH, DUKE I NDARË SHQIPËTARËT NË SHQIPËTARË TË SHAQIPËRISË “SOJË SËSË” dhe në Shqipëtarë të Shqipërisë “sojë mirë” Ka vetëm Shqipëtarë dhe Shqipëri. Çopëzimin ja bëri Turqia obskurantiste bashkë me Evropn kurvë dhe fqinjët Sllavo Grekë që na pushtuan duke kaluar perandorinë Otomne në shtypjen dhe masakrmin. Për luftën e dytë ju a lini historianëve sepse
    u komandua nga Amerika. Enveri dhe Titua ishin gurë shahu në duar të katërshes me në krye Amerikën.Është e vërtet se Kosovarët për shkak të prapambetjes objektive(jo për fain e tyre)janë në shumic me sllavin antishqipëtar, shitësin e kombit Sali, por nuk munt të penalizohet populli patriot i Shqipëtarëve të Kosovës, sepse së pari duhet të penalizohen 40000 vlonjat, të cilëve Saliu jua bëri të gjitha në vitin 1997, dhe sot për turpin e historis i japin votën. Komentet në tema të bëhen sqaruese, patrotike jo përjashtuese, sepse nuk ka popull të lik, por udhëheqje të ligë, propagandë të ligë etj. Z- Mero! Ju jeni shëmblli i gazetarit patriot dhe do ju lartësoi historia, pa varësish llozhurave të Saliut që ju luftojnë deri sa historia ti hedhi në koshin e mbetjeve, duhet të ndaloni komentet që kanë fyerje krahinore që po thellojnë ndarjen veri jugë, vepra më e zezë Berishiane. Mos i kaloni këto komenta provokuese sepse gazeta do lartësohet më tepër. Do kisha qejf të bëni një hartikull shkencorë për të cilën ju kini aftësi, i cili ti kundërvihet ndarjes kraniore. flm.

    1. xhoni says:

      Per pishen flamur!Boll me nacionalizma shterpe!!!Kemi 21 vjet,qe Sali Berisha me nje BANDE kriminale,qe e ka quajtur PD ka mbjelle URREJTJEN NE POPULL,aq sa sot shqiptaret jane gati ne DY FRONTE TE HANE NJERI TJETRIN TE GJALLE!!!SHIKOJE GJUHEN MAKABRE TE BERISHES,QE NE KUVEND E KUDO:NJE ANTI SHQIPTAR I EGER,AQ SA HABITEM SE SI NE E KEMI DURUAR AQ SHUME!!!Ishte ky barbar,qe DOGJI SHQIPERINE NE 097-ten dhe prap sundon!!!Me kaeq akoma:KA VRARE E PRERE SA KA DASHUR,KA GRABITUR TERE PASURINE E POPULLIT,KA PERDHOSUR HISTORINE DHE HERONJTE TANE,NUK NJEH DITEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISDE NE 29 NENTOR,POR BEN LOJRA AGJENTURORE ME DATAT,GJOJA SE JU HAP BARKU PER PAVARESINE!!Shperdoroi miliona euro ne rrugen e Kukersit dhe prap,po merr kredi kriminale per ndertimin e tunelit te Krrabes,kur popullit i mungojne gjerat me elementare!!!Eshte njelloj si nje baba i droguar,qe nuk pyet se FEMIJET E TIJ NUK KANE BUKE TE HANE,AI HARXHON PARET PER TE BLERE DROGE,SE ASHTU I THOTE TRURI!!!

  8. Drini says:

    E nderuar Eli, te rekomandoje ta lexosh mire dhe me koke lart per aq sa kam shkruar me siper. Nuk eshte aspak e vertet per sa thua per kosovaret. Sa per djeni rregjimi serb nuk jua mbyllte dyert e shkollimit ksovareve. Ndofta ju mohonte shqipen , ok ketu. Ama dijenite e shkences merren edhe ne gjuhe tjeter. Ata pak qe kan dashur te studjonin e kan gjetur rrugen. O neper jugosllavi o jashte neper evrope. Po vete kosovaret jane hitorikisht te prirur nga injoranca. Po mijra e mijra kosovar qe jan shumica edhe te lindur neper evrope dhe jane po analfabete, mos jua ka fajin rregjimi serb? Po moj Eli na permend edhe ruajtjen e flamurit, po neper kosove kan tre lloj flamurash deri tani, ate me yje te kosoves, ate me shkabe(te shqiperise) po kane edhe ate te gjelbrin, te islamit apo e harrove si u mbush Prishtina para disa muajsh(krejt gjelber me flamurin islamik)Per ruajtjen e cilit flamur kane merite kosovaret?
    Ky eshte edhe shpjegimi pse kosova e vogel pjell aq shume terroriste.
    Analfabetizem+islamizem.
    Mos fol kot moj Eli po guxo ta shohesh te verteten ne sy.

  9. bullshit says:

    shkruan dy rreshta duke ju lepire sa njerit sa tjeterit, por keshtu nuk behesh i famshem

  10. Kosovari nga Shqipëria says:

    Të gjithë ata që i ndajnë shqiptarët në grupe sipas territorit e jo sipas përkatësisë kombëtare, janë aq analfabetë dhe aq të marrë sa shqiptarët myslimanë kosovarë terroristë të përmendur në këtë artikull.

    Njerëz të këqij ka gjithkund. Gjatë luftës me Serbinë ka qenë aq rrezik për një shqiptar të Kosovës të udhëtonte në rrugët e Shqipërisë sa të Serbisë, por nuk ishin këta intelektualë shqiptarë të cilët ta zënin pritën. Këta ishin kriminelë pisa.

    Marrëzi është gjithashtu të urresh gjithë Kosovën vetëm sepse qeveria nga Prishtina është sikur që është tani (“… me nder me thanë”).

    Nuk ekziston kombi kosovar. Nëse në Mal të Zi nuk i quajmë shqiptarët malazezë as në Kosovë nuk mund t’i quajmë ata kosovarë.

  11. Cajupi says:

    O njerez,

    keta debilet e muslimanizmit jane shtuar edhe ne Shqiperi. Mos ja u lini vtem kosovareve. Eshte ceshtje kohe derisa keto gjera te behen edhe nga shqiptare nga Shqiperia. I keni pare ata mjekerroshet qe kane mbire ne cdo qytet, jane te gjithe te financuar nga arabet. A e vute re se sa u hapen vizat shumica prej tyre dolen xhiro nga 2-3 muaj neper Evrope? Po takoheshin me shoket e idealeve.

    Keta tipa do t’ja bejne varrin edhe Shqiperise edhe Kosoves, do ti mbulojne vajzat e tyre dhe pastaj edhe tonat me perce dhe do ta katandisin shqiperine si ne kohen e sulltanit. Prandaj keta shushunja islamike duhen izoluar, nxjerre nga shtepia, spese ata ku shkelin sjellin vetem vdekje dhe fatkeqesi. Dhe une jam nga nje familje “muslimane” por kurre nuk dua qe femijet e mi te pleksen me faren e keqe te Islamizmit.

  12. albana says:

    Me keqardhje te thelle verej se nje pjese e komentuesve nuk e kane lexuar shkrimin e Adriatikut. Gjuha e shkruar prej tij eshte shume korrekte, pra me shqip se shqpja e disa komentuesve.
    Po pse (ne kushtet qe shqipja eshte ok) komentet e disave rrhain ne tjeter drejtim, e me shume per te vene theksin se shqiptaret e Kosoves jane me pak shqiptare se ne te Shqiperise londineze, sic shprehet shqiptari i madh prof. Rexhep Qosja?
    Mendoj se dy jane arsyet, por te dya perbejne nje. Arsyeja eshte Sali Berisha qe ka mbjelle dhe rritur me veprime konkrete faren e percarjes, edhe midis krahinave brenda kufijeve politik te Shqiperise. Ky eshte edhe shaku qe komentuesit, qe i kritikoj ne kete rast me dashamiresi, nuk e lexojne shkrimin sic lexohet nje shkrim, por mjaftohen te konstatojne se autori (Adriatiku) eshte nga Kosova dhe ata qe kane ngritur apo dashur te ngren dore mbi amerikanet jene prej atyre trevave shqiptare.
    Me te drejte nje komentues vren se fanatike te fese (jo vetem te asaj muslimane, por edhe i te tjerave), gjen jo vetem ne viset shqiptare ketej e pertej kufirit te R.Shqiperise, por kudo. Kujtoni masakren e suedezit. Natyrishte, per shkak te nje komplesi arsyesh, ne radhet e besimtareve muslimane gjen me shume.
    Ne shqiptaret kudo qofshim te keqen tone nuk duhet ta shikojme midis nesh, por tek politikanet tane. Posacerisht te keqen duhet ta shohim tek Sali Berisha, qe, per interesat e pushtetit te tij ka qene gjithmone gati te na sakrifkoje duke na kundervene ndaj njeri-tjetrit, sipas krahinave ku kemi lindur apo banojme, por po ia dashiinteresi do te perpiqet per te na percare edhe sipas fese te sotem apo fese se paraardhesve te familjeve tona.
    Adriatikun e pershendes.

  13. shpati says:

    Nuk ka patur nevoje SHBA-ja per ta ndihmuar ti,o Adriatik Kelmendi!!!Mire,qe ata kosovare i percaktove TERRORISRE E “JO SHQIPTARE”,po te gjithe ata kosovare,qe e MBAJNE SALI BERISHEN PER “HERO”,a jane SHQIPTARE???Sali8 Berisha ,si agjent i serbise,qe ne 76-ten(sipas shtypit kosovar,qe nuk i ka mohuar as vete Berisha),kur ju kosovaret ju KERKOHEJ TE NENSHKRUANIT NE RAMBUJE PER FAT E KOSOVES,KY BERISHE JU KESHILLONTE QE TE “MOS SHKONIT”,kunder deshires edhe te NDERKOMBETAREVE!!!Kur BOTA I VURI EMBARGON ISH JUGOSLLAVISE,KY BERISHE I FURNIZOI TANKET SERBE MA NAFTE,QE TE VRISTE DJEMTE TUAJ TE UCK-se!!!Ishte ky Berishe ,qe burgosi ADEM JASHARIN me shoke,VRAU REMZI HOXHEN,MBESHTETESIN E UCK-se ne Kosove dhe dhjetra krime te tjera!!Ishte MINISTRI I DJESHEM DHE KRYETARI ME MANDAT TE VJEDHUR I BASHKISE SE TIRANES,LUL BASHA,QE JEPTE INFORMACIONE KUNDER LUFTETARREVE TE UCK-se sa sot BOTA AKUZON PER TRAFIK ORGANESH NJEREZIT E NDERUAR NE KOSOVE E SHQIPERI!!!Eshte Sali Berisha,qe VRAU NJE FSHAT TE TERE SI GERDECIN PER FITIME KRIMINALE PERSONALE PER FAMILJEN E TIJ!!!VRAU 4 PROTESTUES TE PAFAJSHEM NE MES TE BULEVARDIT TE TIRANES VETEM SE AKUZONIN ATE VETE SI HAJDUT TE VOTAVE E TE DREJTESISE!!!Eshte Berisha,qe prej 20 vjetesh NUK NJEH DITEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE 29 NENTORIN 1944,se i intereson,qe POPULLI SHQIPTAR TER JETE I PERCARE NE CDO ASPEKT TE TIJ,QE KRIMINELET T’I QUAJE HERONJ ,NDERSA HERONJTE T’I BEJE KRIMINELE!!!Mijra kosovare erdhen dhe VOTUAN SI CUBA NE TIRANE PER LUL BASHEN,ndonese pasaporten shqiptare nuk e kane marre per kete pune!!!BANDITIN SERBO-BOSHNJAK DAMIR FAZLLIC,Berisha e FUTI NE KOMITETIN E SIGURISE KO(MBETARE TE SHQIPERISE,KU I KERKONTE LLOGARI MINISTRAVE TE TREDHUR PER INTERESA SERBE!!!CFARE DONI TE KETE BERE ME SHUME KY NJERI,QE JU E MBANI PER HERO,ANDEJ KUFIRIT,NE VEND QE TA SHPALLNI TE NJEJTE ME MILLOSHEVICIN ,SE PER ATE KA PUNUAR E PUNON???ME UDHEZIMET E BERISHES EDHE SOT THACI JUAJ SERBO MADH,GJAKO(SI OPOZITEN E VETVENDOSJES!!!TURP I MADH PER TE GJITHE JU KOSOVARET,QE VAZHDONI TE KENI ILUZIONE PER SALI BERISHEN DHE ZAGARET E TIJ!!!DEGJONI ZERIN E REXHEP QOSES,SE AI ESHTE BURRI ME I MENCUR SOT PER SOT NE TE GJITHE TREVAT SHQIPTARE!!PAS TIJ VJEN MERO BAZE!!!TE TJERET I KANE MBUSHUR BREKET PLOT DHE MERREN ME NJERI TJETRIN NE MEJHANET E POLITIOKES SHTERPE!!!

  14. Fatos says:

    Shqiptaret e Kosoves kane meriten e madhe qe ruajten gjuhen shqipe,Naimin,Fishten etj.Serbi u ofroi dhe kushte sh te mira qe ne ne Shqiperi nuk i kishim ,por ata nuk u tjetersuan.Jane Shqiptare puro dhe dialekti i tyre eshte tipik gege.Ata injoranter qe nuk marrin vesh nga kjo pune mos te hiqen te ditur.Le te krahasojne italishten me barezcen apo napolitancen.Fakti qe nje pjese e tyre u bashkua me gjermanet ka te beje me faktin se gjermanet i premtuan ndarje nga jugosllavia.Zakonet,doket jane komplet si te veriut tone.Bile dhe huqet e veset e poltikianeve jane si te tonat(une do te thoshja pak me te mira se te tonat).Fene ne na e ka hequr Hoxha,tani ne nuk e kemi.Por a mund te themi qe jemi popull tjeter vetem pse nuk jemi fetare ne te gjitha shtresat?Dhe ne Kosove ,kam vene re qe feja nuk eshte determinante,psh shikoni kengetaret.a keni vene re atj nota fetare?

  15. Veshtire says:

    nuk eshte turp te thuhet se ne kosove ka dhe nje pakice shqiptaresh te vertete ndersa shumica dermuse eshte me prejardhje senxhukomongole qe dhe ate shqipe te sakatosur qe dine e kane mesuar nga e keqja sepse te tjeret kombe te ballkanit nuk i pranonin mbeturinat turke,ky eshte vetem fillimi dhe seria do te vazhdoje deri sa te na urrejne te gjitha kombet e qyteteruara,dhe keta te <>per cudi ja kalojne dhe arabeve per fanatizem,tamam korrak.

  16. Jugori says:

    Pjesa me patriote e shqiptareve eshte krahina e Kosoves.Ne shqiptaret e vertete ne shqiperi(jo greket apo vllehet) ju duam si pjese natyrale te shqiptareve

  17. Drini says:

    Po cfare gjuhe kan ruajtur kosovaret o Fatos? Ajo nuk eshte shqipe gegerishte si i thua ti. Ajo ka pak shqip shume turqisht-serbisht-gjermanisht. Edhe ajo pjese e gegerishtes qe na permend ti, flitet pa fijen e gramatikes dhe shpesh me sintakse serbe. Prsh nje kosovar thote: une banoje ne te tretin kat, gramatika e kesaj fjalie serbe. Ne shqip thuet : une banoje ne katin e trete. Keshtu qe mos na i lavdero shume. Sa per rilindasit e shkrimtare te tjere mos ja fut kot. Kosovaret nuk njohin asnje shkrimtar per faktin e thjeshte se nuk lexojne fare. Eshte nje nder kombet e pakte ne Evrope qe jane komplet te palexuar (verej sa shitet libri ne kosove?) kush ka hyre ne nje shtepi kosovari dhe ka gjetur nje biblioteke? le te ma thote ketu ne forum.Sa per patriota ,po jane ne ato kenget e shpelara me cifteli. Kush jeton neper Evrope e ka pare qe mezi presin sa te takojne nje serb a boshnjak per te derdhur talentin e tyre ne serbisht.
    Keto jane faktet, e po deshe ti zbukurosh, zbukuroji po nuk e ndryshon dot realitetin.

    Pershendetje Fatos.

    1. Gjakovari says:

      O Drin, para se t’i gjuash shqiptarët e Kosovës me gurë për përdorimin e gabuar të gjuhës shqipe, qortoje pakës edhe veten. Germat “ë” dhe “ç” nuk janë hequr nga përdorimi dhe fjalët me këto germa nuk janë ndërruar në fjalë tjera.

      Përveç kësaj e ke gjithashtu gabim për librat në Kosovë. Nuk mungojnë librat në shtëpinë e asnjë intelektuali dhe në raftet e asnjë librarie. Eja lirisht dhe na vizito në Gjakovë. Të gjithë të kuptojnë shqip. Nëse disa ta kthejnë përgjigjen në dialekt mos ju shih për të madhe se Shqipëria ka aq faj për këtë padituri sa këta shqiptarë.

    2. Arben Kosova says:

      Shume i kamur qenke per nga fjalori o Drinoooooo? Si te quaj tani i bardhe apo i zi,nuk po e di.Flasim dhe shkruajm gjithashtu shqipe dhe pa sintaksa serbe,me perjashtime te fjaleve qe mund edhe te i perdorim,por qe nuk do te thote se flasim tjeter gjuhe.E njejta gje ndodhe edhe tek ju atje me fjale te shumta Greke,Italiane apo Anglishte.Sa per Rilindasit dhe Shkrimtaret tone Kombetare i njohim qe te gjithe dhe do thosha dhe me mire se ty apo shume te tjere qe jetojne ne Shqiperi.Keta Rilindasit tane na kane mbajtur te gjalle si popull Shqiptare flase per ne( Kosoven).Ne flasim dialektin tone Gege,dhe jam shume i lumtur per kete fakt,por nuk do te thote qe e urrej dialektin tjeter Toske.Ne kosove dialekti Gege ashte kryesori por dallohen dhe shume te folura tjera,do te thote qe ne momentin qe flete nje Person dallojme nga vjen apo me mire nga cila Komune themi ne Kosove.Dhe sa me shume gjuhe qe flete aq me mire,Serbisht Greqisht apo italisht,eshte vetem kulture dhe asgja me pake.Jetojme ne Europe dhe do flasim te gjitha gjuhet edhe ato qe i urrejm,por jo te urrejm Kombin tone siq e beni ju i nderuar,per shkaqe dialekti apo intelekti.Duhet zhdukur kete dukuri ndarjeje Veri-Juge,Gege-Toske,eshte pasuri Kombetare.Te lutem eja vizitoje Kosoven dhe do shohesh,pastaj shkruaj,besoj do nderrosh mendje per te mire.Kalofshit mire.

  18. burimi,salzburg says:

    Drini-realiteti eshte se ti o burrec nuk je shqiptar

  19. Fatos says:

    O njeri i keq me emrine bukur Drin,
    1-Gjuha:Perdorimi i mbiemrit para emrit ,ne raste te vecanta,nuk eshte dukuri themelore.Ne kemi te njejtin leksik baze.Ndikime ka ne leksik sic ka dhe ne jug nga greqishtja,por kjo nuk do te thote qe Gjirokastra apo Saranda jane greker.Shume nga fjalet qe ne i kemi “vjedhur” nga italishtja ,ata i kane “vjedhur ” nga gjermanishtja(psh pjeset e makinave)
    Morfologjia dmth rrasat e foljes,numrat e emrit ,vendosja kryefjale-pjese ndajshtimore-kallezues jane sipas rregullave te shqipes letrare.Nderrimi i ketij rregulli behet sipas shqipes letrare gjithashtu.Une shkoj ne pune ose ne pune shkoj une.Pa asnje ndryshim nga GJLK(gjuha letrare kombetare)
    2-E di kush eshte studiuesi me i mire,me i thelle i Historise se Letersise Shqipe ne te gjitha trojet shqiptare? Rexhep Qosja.
    Tani , te lutem mos krahaso fshatin e Kosoves me Tiranen-ne kuptimin e nivelit te nxenesve.
    Je ne gjendje te krahasosh dialektin kosovar me ate verior?
    Por me thelle a mund te shkosh duke krahasuar ndryshimine dialektit kosovar ne raport me GJLK dhe,le te themi,te napolitances me Gjuhen Letrare Kombetare Italiane?
    Une ,psh jam plotesisht jugor dhe e kuptoj mjaftueshem (80-90%)nje kosovar,ndersa nje milanez kupton rreth 10-15% te nje napoletani apo barezi.Pyet njehere dhe do shikosh qe kam te drejte.Mos te hyjme dhe themi per nje pukjan(pra jokosovar) qe une e kuptoj 50-70%.
    Tani sa me pak te dish aq me pak je ne gjendje te gjykosh,por na lin te gjykojme ne qe dime ca me shume.
    Ciftelia eshte instrument tipik shqiptar.Ne zonat e veriut tone eshte po kaq e zhvilluar.Ne malesine e Sharrit apo ne Puke nuk mund te kishte violine apo piano per shkak te izolimit .Edhe ti po te lexosh ca me shume,besoj qe do ti kuptosh gjerat sic jane

  20. Drini says:

    Pershendetje gjakovar!
    Nuk me eshte dhene rasti te vizitoj kosoven, po nje pjese te mire te kosovareve, rrjedhimisht nje pjese te kosoves e kam njohur ne perendim.
    E para nuk gjuaj asnje me gure dhe skam arsye. po edhe patriotizmin hipokrit nuk e kam shum qejf. Ti mund te thuash se kosovaret e vertet i ke ne kosove sikurse shume prej ketyre ne perendim thone te njejten gje. Jo i nderuar gjakovar, te gjithe qe kam njohur ne perndim gezojne nje injorance te papare dhe gati urrejtje patologjike per librat. Sa per ato germat qe permende nuk e mora vesh mire e thua si merite te kosovareve apo korrigjim te standartes shqipe apo si? Se qe shqipen shumica derrmuse e kosovarev e bejne carcaf deri sa nuk i ngelet me shqipe, vetem qorrat se shohin.
    po more i nderuar gjakovar, cfaj paska shqiperia per injorancen qe gezojne kosovaret? pse shqiperia jua ka fajin qe nuk lexojne nje liber ne gjermani? edhe aty shqiperia? Ne vend qe te ndjekin shkollat edhe brezi i ri i kosovareve merret me tregimet e gjysherve pshurran neper oda. Se kurre si kan pare prinderit te lexojne nje liber ne shtepi, po kohen e kalojne nga 5-6 ore neper caja duke permendur gjyshrit dhe baballaret e” ditur”. Arsyeja eshte se akoma jeni shoqeri tribale o gjakovar, te orientuar nga “dituria” e gjysheve te odave. Pleqet pshurrana qe nuk ecin me hapin e kohes pyeten akoma ne kosove, ne nje kohe qe Evropa ka ndertuar institucione per ta dhe nuk i konsideron drejtues familjesh.
    Ne fund te fundit nuk ka rendesi kush ka faj o gjakovar, rendesi ka rezultati.Injoranca e thelle dominon midis kosovareve, kjo sdo as mend as kalem.
    Na morret edhe ne ne qafe se e tregoni veten shqiptar, dhe kur prezantohemi na vjen turp, se jeni ju qe keni mbush Evropen dhe keni krijuar imazhin, o gjakovar.
    Pershendetje gjakovar dhe te lutem mos mbulo realitetin qe ti e njeh me mire se une. Muti me shurre nuk lahet ,thote nje proverbe shqiptare.

  21. I.Troplini says:

    Drini.!!!! Nuk e di nese deshet vetem te provokoni apo eshte mosnjohja e aktualitetit shqiptar qe ju paskan shtyre te klasifikoni shqiptaret sipas zonave dhe menyres se shprehjes apo ndertimit te fjalise.Meqenese kam mundesine te takoj shqiptare nga te gjitha viset ketu ku jetoj, di te tregoj per shqiptare “patriote” te mi nga Shqiperia, qe “harrojne” gjuhen e memes dhe te pershendesin ne gjuhen e vendit ku jetojne. Femijet e tyre jane kthyer ne dordoleca arash, sepse nuk dine as njeren gjuhe perfekt dhe as ate tjetren qe pretendojne te flasin me mire. Ndaj ju keshilloj te mos nxitoheni ne nxjerrjen e konkluzioneve te gabuara sepse ka shqiptare te trevave te tjera(kosovare sic i quani Ju) qe na japin neve “shqiptareve” ne aspektin e dashurise per vendin dhe kombin,,,,uje ne bisht te luges.
    Persa i perket bibliotekave private ne shtepi. Ne Tiranen e viteve 80-90 ku jam rritur une, ne gjithe rrethin shoqeror qe kisha, ishin vetem 3 familje qe posedonin nje te tille. Te tjeret shkonin ne bibliotekat e lagjeve dhe merrnin atje, cfare deshironin te lexonin(nese ishin te interesuar te lexonin).

  22. Drini says:

    Troplin pershendetje
    E njoh realitetin shume me mire se sa mendon ti.Ka gati 15 vjet qe jam larguar nga shqiperia (realitetin e sotem nuk e njoh). Gjate kesaj kohe kam patur kohe te njoh kosovar plot dhe ne shume shtete. Kane nje ngjashemri te cuditshme midis tyre, po qe te gjithe kane nje emrues te perbashket INJORANCEN.Vetem neper kosovar degjon burra nga 30-60 vjec pa asnje profesion, ne cdo komb tjeter perfshi edhe shqiperine gati cdo njeri ka nje profesion. kosovaret hic se hic. Ata shqiptare qe jetojne ne perndim ,jam i bindur qe me japin te drejte.
    Natyrisht ka edhe te prapambetur nga shqiperia qe bejne ashtu sic thua ti, po kjo eshte ceshtje tjeter. Po te vesh re shqiptaret qe jetojne ne greqi e kane me te theksuar greqishten, sepse pikerishy atyre ju ushtrohet terror psikologjik i panderprere. Nuk ndodh nje fenomen i tille prsh. ne vendet skandinave, ku edhe femijet e lidur aty flasin mire shqipen e leri prinderit. Perkundrazi po te flasesh me kosovar ne skandinavi e fillojne shqip biseden dhe e sosin skandinavce.
    Mos na hap barkun aman se kush jeton ne perendim i njeh mire ca malli jane.

  23. Fatos says:

    I nderuar Gjakovar,
    pse duhet ti pergjigjesh me respekt dhe perulje nje njeriu te tille.
    Dmth ai e nis me gjuhen,i duket se jep argumente,pastaj ti i thua argumente shkencore dhe ai kalon diku tjeter.Po ti japesh prape argumente ai do te hidhet perseri diku tjeter.Ai e ka ndare medjen.Une qe kam dy diploma universitetesh,me vjen turp qe ky Drini di shqip.Ate do ta qisi jashte trupi shqiptar(e thashe “qisi” gegerisht, per ta intonuar ne kuptim me fjalen “jashteqitje”).Meqe para dy ditesh pashe dy vajza nga Vlora qe jetonin ne Tirane,tek emisioni “100 milione “,te cilat nuk dinin vargjete Nolit dhe i vune ca para tek Ndre Mjeda,a eshte normale qe une te mendoj qe vlonjatet apo tiransit jane injorante se nuk njohin Nolin??Vetem ne qofsha dhe une “Drin”.Per fat te keq ,ne shqiptaret,gjithmone kemi pasur shqiptare qe e urrejne kaq shume njeri-tjetrin

  24. Drini says:

    Fatos, flet me perulje se eshte i zgjuar, jo debil si puna jote qe je dhi e krimbur e bishtin perpjete.
    Ti o fatlesh, po te jesh i zgjuar, mi hidh poshte ato qe kam shkruar me arsyen e mosqendrimit.
    Po o fatos leshi edhe 100 universitete te beni ju e keni ne gen INJORANCEN.

  25. AlbaKos says:

    Ti Drin cfare je grek a italian me thuj kete ?

  26. Dardan says:

    Ooooo nuk ka lidhje aj me lubizhd mos folni palidhje se krejt shqipe jem ska n lubizhd asi far mbiemra so hiq e vertet ajo qe ka prejardhje per lubizhdes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje