Spektakli më i tmerrshëm sot në një televizion shqiptar është “X-Factor” në TV Klan dhe ndoshta edhe ndonjë spektakël tjetër me format të ngjashëm. Tentojnë të imitojnë në një mënyrë të shëmtuar spektaklet si motra të tyre, kryesisht në botën anglo-saksone dhe, për hir të së vërtetës, që të dyja këto prodhime skandaloze janë një trashëgimi që na e la në pop-kulturën tonë z. Adi Krasta me spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”.
Ky i fundit ama, qëlloi të ishte skena prej nga ku Shqipëria nxori disa prej zërave më të mirë të rinj të muzikës së lehtë shqiptare. Kurse këto spektaklet e fundit, sidomos “X-Factor” i TV Klan, po provohet të jenë një demaskim i pashpirt i varfërisë shpirtërore të adoleshentëve shqiptarë në kërkim të famës, i paaftësisë së autorëve shqiptarë të programeve televizivë për të prodhuar një emision që mund të argëtojë edhe pa e fyer audiencën, edhe pa fyer vetë adoleshentët e dëshpëruar që kërkojnë famën në një vend ku i famshëm mund të bëhesh kollaj, edhe duke vjedhur a duke vrarë, pavarësisht sa vlera ke, apo se çfarë di të bësh në të mirë të shoqërisë.
Spektakle të tilla të papërgjegjshme edhe ndaj “klientëve” të vet, po na dëshmojnë se “radari” i televizioneve kombëtare shqiptare nuk shikon mënyrat si të edukojë, si të informojë e si të argëtojë, por si të tallet, kryesisht me më të rinjtë e shoqërisë, që në pamundësi për të gjetur vetveten në një shoqëri tejet të padrejtë në të cilën po rriten, u duhet të luftojnë si e si të bëhen heronj! Duke u bërë njëkohësisht qesharakë!
“Zërin nuk e ke fort keq, por ti duhet të mësosh si të vishesh”, i tha Alban Skënderaj, anëtar i jurisë së “X-Factor” një të riu rom nga Korça që provoi të këndonte në atë spektakël.
“Unë do të të them JO, por të lutem mos qaj…”, i thoshte duke qeshur njërit prej konkurentëve Anjeza Shahini, “mos qaj të lutem… ja do them vetëm që mos qash: Po…” Djali në fjalë sapo kishte kërcyer! Qartazi dukej se kishte punuar në mënyrë didaktike dhe ndoshta mund të bëhet njëherë balerin, por ama nuk dinte të këndonte. “Mos qaj…”, vazhdonte Shahini… Ndërsa e gjithë drama e atij fëmije (nën moshën madhore) shfaqej live, para shikuesve të televizionit… “Nuk qaj, nuk qaj, unë asnjëherë nuk kam qarë”, shprehej duke mos i mbajtur dot lotët e mëdha djali, teksa autorët e programit me siguri fërkonin duart që kishin arritur të zbulonin një personazh të tillë për ta shfrytëzuar live, pavarësisht se ishte më pak se 18 vjeç…
“X Factor”, apo spektakle të tipit “Filan vend gots talent”, etj., janë megaprodhime që synojnë të promovojnë në një vend të caktuar perëndimor talente të reja. Ato spektakle që bëhen sot në Britani, SHBA, Itali, Gjermani, Francë, etj, janë në të vërtetë skena të mirëfillta nga ku shtëpi të mëdha diskografike gjejnë frymëzimin e tyre, nga ku autorë të rëndësishëm të muzikës kërkojnë gjenitë e pazbuluar, e kështu, e gjithë industria muzikore fiton zëra dhe personalitete të reja, ndërkohë që të rinjtë vetë mund të fitojnë kontrata të vërteta, të majme dhe ndërkombëtare, që mund t’i bëjnë të pasur, të famshëm dhe krenarë. Publiku, nga ana tjetër, arrin të ndjekë live histori përrallash dhe ëndrrash që shndërrohen në histori të vërteta! Kjo ka një vlerë të padiskutueshme në ato vende ku tregu i muzikës funksionon, atje ku këngëtar nuk të bëjnë televizione të tipit “Supersonic”, apo “BBF”, apo “Kukes TV”, etj.
Ndërsa në Shqipëri, duke imituar si majmunët këto prodhime, ne nuk ndihmojmë tregun e muzikës që të zhvillohet. Ne vjedhim kohën e shikuesve duke transmetuar orë të tëra programe që përdhosin dinjitetin dhe ëndrrat e adoleshentëve dhe të më të vegjëlve të shoqërisë tonë. Në vend që t’u ofrojmë mënyra dhe mundësi të tjera për t’u zhvilluar, për të mësuar, për t’u rritur e për t’u bërë të famshëm, pse jo, në shumë më tepër fusha të jetës. Përmes këtyre programeve që ne i imitojmë si provincialë, ne nuk lançojmë këngëtarë apo këngëtare të reja, por tentojmë në mënyrë të gabuar t’i tregojmë vetes se edhe ne kemi vlera! Në këtë mënyrë, televizionet tona, edhe ato të mëdha, edhe ato të vogla, edhe ato kryesisht të pavarura, edhe ato thelbësisht të korruptuara, vjedhin më së shumti kohën tonë dhe rreken të na tregojnë se po na argëtojnë. E në këtë mënyrë harrojnë misionin kryesor për të cilën ekzistojnë: të na informojnë, por mbi të gjitha të na edukojnë.
Ndaj të njëjtin mendim me Kristin. Dua të them se paralelisht me “X Factor” në Klan, zhvillohet edhe spektakli po me promovim talentesh në fushën e muzikës në Top Channel, i quajtur “The Voice of Albania”. Ndryshimi midis të dyve është si nata me ditën, si në konceptim, organizim, seriozitet, përmbajtje etj. Janë për t’u veçuar konkurrentët fantastik të “The Voice” si dhe juria shumë profesioniste e dinjitoze. Me argument shkencorë brenda kuadrit të muzikës, juria e TCH-së i ka dhënë më shumë personalitet këtij spektakli.
Ndërkohë juria e “X Factor” është një dështim i plotë. Mjaft e dobët në gjykimet e përcipta që jep, hera herës tallëse karshi konkurrentëve naivë që lënë shumë për të dëshiruar, ajo në fakt nuk po i inkurajon ata që po përzgjedh, thjesh po i mëshiron. Dhe kanë të drejtë, sepse i gjithë ky spektakël është për t’u mëshiruar.
Në mënyrë figurative i kam krahasuar:
“X Factor” = TV Iliria 24’ pa ngjyra e me llampa.
“The Voice” = TV Samsung 40’ Full HD LED 3D.
Për një gjë besoj se, me këtë juri e këtë përzgjedhje, do rezultojë që konkurrenti më i dobët i natës së parë në “The Voice” në TCH, do jetë më i mirë se konkurrenti më i mirë i natës finale të “X Factor” në Klan.
Altin Ketro
Shume dakord me indinjaten qe shpreh Kristi. Keta psedudo kengetare e kompozitore qe kane vene ne juri, nuk dine si te komunikojne jo vetem me femijet, te cilet jane nen moshe madhore, por dhe me ata kandidate te cilet kane kaluar kete moshe. I pasahe nje nate dhe u tmerrova, sa fallco! Ata dhe kur fillojne te komunikojne duket sikur kane marre thjesht fjalet e LA, Nicole apo Simon te X-factor USA dhe i kane perkthyer. Mos u tallni me enderrat e njerzve o Juri boshe! Nese doni te beni dicka per te ngritur nivelin e muzikes ne Shqiperi filloni nga hapja (ose me mire Ri-hapja) e shkollave te muzikes neper rrethe, ashtu si ne te gjithe boten. Vetem ne Shqiperi keto shkolla ekzistojne vetem ne 2-3 qytete, por te te cilat tashme askush nuk shkon.
Bravo Altin, se ke bere nje analize te thelle dhe te paanshme ku tregon denjesisht nivelin tend profesional, pa u bazuar ne preferenca apo bindje te ndryshme.
mire thote ai turkofagosi…pune korrakesh
c’fare rrace e poshter majmunash qe jemi bere!!!!
mjere ne
Po me behet qejfi qe paska akoma femra si puna jote Kristi ne Shqiperi. Me dukesh goce me brume jo siperfaqesore. Ne fakt eshte privilegj qe te gjesh dike si ti (femer flas) ne Shqiperi per te shkembyer ndonje fjale.
ha-ha Kristi Pinderi nuk eshte femer ?
Je i sigurt. Une mendoj si Rani edhe pse nga jasht Kristi eshte me pamje Mashkulli
Eshte per te ardhur keq e si i trajtojn adoleshentet e disa te mjer ndoshta kan huazu per te bler at garderob per te dal ne televizion e keta juria fillojn te tallen me ta turp si nuk ju vij keq se ata mendojn se jane te famshum e ata jan vetem disa mjerana
kur tallet dhe ajo xhiftica anjeza me doren e vet qa presim , nga te tjeret ….turp….
Bashkohem 100% me ato qe ka shkrruar Altini,percmimi dhe ironi e perdorur nga kjo palo juri “profesionale” i kalon te gjitha kufijte njerzore,turp edhe per Vera Grabocken se eshte goxha zonje por sic duket pleqeria e ka cuar per lesh.
Mir ata kengetaret, e kuptoi qe duhet te jene ne te tilla juri po ky Pandi Laco cfar ben atje, po qe hiqet edhe si kryetari i saja….po ky eshte edhe shume i shemtuar per te dale ne ekrane…..aaaaaaaaaaa ka mik Frangajn dhe P. Becin e Tv shteterore ku une i paguaj taksa…kjo eshte aresyeja se nuk mund te kuptohet ndryshe qe ky Laco apo me mire palaco, mori kater miljon leke per skenarin e festivalit dhe ja mbathi ne vjene pa e bere punen gje qe ja bene te tjeret…por parat i mori….ateherde ky xhol i artit vjen, merr parat dhe i ndan me ata qe e futin neper keto juri…..turp….largojeni kere figure te shemtuar nga ekrani se vecse ju turperon, po qe se keni ju pak turp, natyrishte……..
Deshtim total i Klanit, Veres, Alketes & Pandit bashke. Nje yshtje per te imituar e per te bere sa me shpejt spektaklin xfactor…qe ne vetvete eshte live ne cdo shtet, vetem ne klan montohet kryekeput ne post produksion e rregullohet. Nje skandal e vertete teknik me ne krye Raqi Bicken apo cilindo qe na e mban veten per mjeshter…..turp lul tufes per fonine dhe ndricimin, turp albanit, jul pashes dhe anjezave apo tunave qe nderroven nga java ne jave….. nje turp i madh shkon per klanin i cili shkerrmoqi ne cast tere ate bukuri qe kishte ndertuar me kneget e shekullit. Na u shpif Pandi o Klan! Nuk e duam me! turp dhe per ty o Sander! nuk di cte them! The Voice on Top Channel Rocks!
Jetoj ne Amerike – dhe jam pasionante e programit X – Factor me Simon Cowell who is brilliant. Ne Shqiperi ky program eshte teper heret per ta filluar. Ne Shqiperi, rinia nuk ka ato kushte qe te ndjeke kurse private per talentet qe kane. Ne Amerike e Angli e gjetke, te gjithe ata qe konkurojne – shumica, vine nga shkolla muzike, me kurse e te tjera. Vertet te vjen keq per ata te rinj qe enderrojne per nje te ardhme. Po ku ka te ardhme ne Shqiperi, ta zeme ai qe fiton – cdo te beje, kush do ta sponsorizoje per me tutje. Aty eshte fukarrallek.
Eshte gjynah, duhen vite te tera, qe Shqiperia te jete te pakten si Europa. Juria nuk me pelqen fare – vertet tallen, dhe nuk japin opinion, vetem thone ” PO” “JO”. CRAZY!!!
Mos u merzisni djema,ne Shqiperi TV-Klan mund te bej c’fare te doj,nuk i hyne gjembe ne kembe.Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu jan pjese e Mafies Artit ne Shqiperi.Kryetar Ardit Gjebrea dhendri i Komunistit dhe shok i Koministit -antikomunist Sali Vicidolit.Mbeshtetje nmadhore financiare e gjejne te Qeveria e Korruptuar kumbare i te cilit eshte Aleksander Frangaj.Nuk ka femer me te ndyre ne bote nga Vera Grabocka,po ju them vetem nje fakte” Sahere ka qene regjizore e Mis-Albanias ne fund te spektakleve te gjitha vajsat seksi naten e fundit te shperndarjes se vajzave ne shtepit e tyre organizonte darke madheshtore me Bisnesmen te Fuqishem qe naten e kalonin ne shtrat me keta Sponsor Mafioz.Kete fakte ma kja treguar nje ish kolegu im shoqerues e Miseve.Pleher e VERTET>
Te gjithe komentuesit kane te drejte per indinjaten e tyre.Organizatore si Laco apo Grabocka nuk duhet qasur sa ne ndonje ty privat te nivelit me te ulet….TV Klani cdo dit po shkon drejt braktisjes nga teleshikuesi me nivel.
anjeza shahini ngaqe qan vete si histerike, mendon se do qajne dhe te tjeret, gjithsesi nga ana e jurise ka shujme brutalitet, dhe i mungon shume takika.
alban skenderaj tregon tipi prej karagjozi qe esht..mgjth ate tjetren rome qe tall origjinen e vet…organizimi 0..esht nje turp per ne shqiptaret te kemi spektakle te tilla
un nuk e kuptoj kush eshte artist ne juri ? kush nga ato ka studiuar art pervec Juliana Pashaj e me vjen keq per te qe qendron pran pseudo artisteve. duhet me pare te lexojne se c’eshte psikologjia e adoleshenteve pastaj te perdorin ironin tallese e fyese.