Berisha provokon sërish

16 Janar 2012, 20:22Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Kryeministri Berisha nuk lë rast pa provokuar. Më i fundit është ai i festimeve që shpalli se do organizojë më 21 janar, për 92 vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Po në këtë datë opozita dhe gjithë shoqëria shqiptare kanë programuar një homazh popullor në kujtim të 4 dëshmorëve të vrarë një vit më parë nga dora gjakatare e marionetave të urdhëruara pikërisht nga ai që po planifikon festime. Sigurisht që Kongresi i Lushnjës është një ngjarje madhore në historinë e kombit shqiptar (e pa festuar më parë me kaq bujë nga Berisha), por siç e do zakoni, gëzimi (festa) pret, kurse hidhërimi (homazhi) duhet përkujtuar në kohë përndryshe koritesh (turpërohesh). Në fakt, urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtij lloji turpërohen aq sa turpërohet mafia për krimet e saj.  Më e pakta që duhet të bëjë Berisha atë ditë, është të heshtë. Po jo, ai kërkon të festojë, të tërheqë vëmendjen e publikut në tjetër drejtim, sepse për Berishën e sojsëzët e tij një vit më parë s’ka ngjarë gjë.

Meqenëse Berisha kërkon të sfidojë kaq hapur jo vetëm ndjenjat e familjeve të viktimave, por edhe të gjithëve ne, po i tregoj këngën e Kongresit të Lushnjës. Si një himn i vërtetë, vargjet i drejtohen popullit, çdonjërit prej nesh, e na thërrasin që të ngrihemi për t’u bërë të zotët e vetes nëse duam të rrojmë në këtë jetë. Disa nga strofat po t’i vendosësh në kohën e sotme janë shumë të ngjashme me aktualitetin. Sigurisht që homazhet e datës 21 janar do jenë paqësore, për të respektuar viktimat. Por e mëpastajmja nuk duhet të jetë kaq e qetë për atë që kërkon të festojë në ditë përkujtimore vakie edhe si një sfidë për gjithçka tjetër të mbrapshtë që ai bën e që ndjehet kryezot se nuk ndëshkohet. Nga sot e në vazhdim le të bëhet ky Himn burim frymëzimi për të gjithë ata që duan të shembin “tiraninë Berisha”. Mos harroni, të gjithë bashkë më 21 janar, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

“Himni i Kongresit të Lushnjës”

 

Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret

Të shpëtosh nga kjo natë

Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë

Armikut  jepi datë.

Me sa humbet drejtësia

Aq shuhet shpresa jonë

Nuk pushtohet tokë e Kastriotit

Trimërinë e ka zakon.

Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar

Në statutin tënd të shtrenjtë

Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë

Bashko atdheun e shenjtë.

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut

Shkrepëtim të bjerë e flakë

Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.

Refreni

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

Shqipëria lidhi besë.

Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell

Për ty, o i larti Kongres

3 komente në “Berisha provokon sërish”

  1. Ne Lushnje u zgjodh Minister i Puneve te Brendshme Ahmet bej Zogolli, idhulli i Sali Berishes. Ashtu si Diktatori Ahmet Mbreti vrau demokratet edhe Berisha vrau 2000 viktimat e Piramidave qe i ngriti dhe i mbrojti deri ne fund; vrau 26 fshatare ne Gerdec e plagosi 300 te tjere; vrau ne mes te bulevardit 4 heronjte e Demokracise dhe plagosi dhjetra te tjere… Po ashtu si Ahmet Zogu edhe Berisha per te sunduar sa me gjate e pastaj per t’ia mbathur me parate e vena neper bankat e botes, shiti detin Jon dhe po e le Shqiperine e Jugut nen meshiren e bizneseve greke; u hapi dyert bizneseve serbe per ta pushtuar ekonomikisht Shqiperine e Veriut deri ne Shkumbin. Me 21 janar ai do te shkoje ne Lushnje per t’i thurur lavdi Ahmet Bej Zogolleviçit dhe agjentit tjeter serb Esat pashe Toptanit.

  2. getozoari says:

    Berisha eshte nje kafshe pa pike llogjike e sensi praktik, nje dallkauk i rregjur, nje pjelle e nje sistemi te mbrapshte, i zhytur ne revanshizem, qe nuk duron dot kur e parakalon as hija e tij. Ky eshte njeriu qe do na coje ne EUrope? Po une nuk shkoj fare ne Europe po qe per te vajtur me kete tradhetar vrastar. Me mire shkoj ne Pakistan, sesa deri ne banjo me Saliun.

  3. Koz says:

    Berisha si puna e Beut tek filmi “koncert ne Vitin 36”. Te shkretit i mungojne vec Çingiet e tij te shemtuara… Si Topalli, Doda, Bregu, Ciljeta etj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje