Dy ditë më parë një i njohuri im gazetar po më tregonte për një bisedë private që kishte pasur me një ambasador të rëndësishëm të vendeve të BE-së në Tiranë dhe në bisedë e sipër diplomati i huaj i kishte pohuar se janë të gjithë me sytë e veshët tek Gjykata e Lartë. Diplomati kishte pranuar hapur se ky vendim do të jetë kuti matës për Shqipërinë këtej e tutje, nëse ky vend, që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së, do të tregojë se është gati që të çojë pas hekurave zyrtarë të lartë, figura publike, duke treguar dy gjëra: se ka një sistem drejtësie të shëndetshëm dhe se korrupsioni po luftohet seriozisht. Diplomati në fjalë dhe miqtë e tij evropianë që mendojnë si ai, dhe prisnin me ankthin e përligjur këtë vendim, presin që Shqipëria të japë një shenjë të fortë se e do vërtetë Evropën, ëndrrën evropiane, standardin evropian. Ata mendojnë se “Meta” është një “sakrificë” e vogël dhe se duhen shumë sakrifica të tilla për të përligjur këtë rrugëtim drejt Evropës. Kroacia e bëri. Futi pas hekurave ish-kryeministrin e saj, figura e të cilit ishte lidhur ndërkohë ngushtësisht me procesin e integrimit të vendit të tij. Kroacia tregoi se ka sistem drejtësie, opinion publik dhe mbi të gjitha se e ka seriozisht këtë punën e integrimit. Jo si ne!
Më vjen keq kur e mendoj diplomatin perëndimor në ankth dhe të shqetësuar për ne, për shqiptarët, ndërsa i njohuri im kishte pasur dhe rastin që të bënte pak humor me të duke i shpjeguar se asgjë e re s’do të ndodhë. I kishte thënë se Meta do të shpallet i pafajshëm sepse ashtu si ai asnjë shqiptar nuk besonte më tek gjyqësori, dhe jo vetëm për këtë rast, sepse shqiptari e dinte mirë si korruptohen gjyqtarët, si u bëhet presion atyre, si shpëtojnë “peshqit” e mëdhenj në një shoqëri të tillë që për fat të keq i përligj këto standarde. Ambasadori në fjalë dhe kolegët e tij të tjerë që kanë pritur dhe kanë besuar ndoshta deri minutën e fundit për një vendim tjetër nga ai që dha sot Gjykata e Lartë do të jenë më të zhgënjyerit e kësaj dite. Më të zhgënjyer nga miqtë e mi në Facebook që postojnë statuse pa fund për këtë gjë dhe më të zhgënjyer se çdo shqiptar që do e harrojnë që nesër këtë vendim e do mësohen me këtë standard të ri të drejtësisë, siç janë mësuar me korrupsionin.
Etika e profesionit ua do ambasadorëve që të mos e shprehin troç zhgënjimin e tyre duke na kujtuar veçse në çdo rast jemi ne shqiptarët të këqijtë e vetvetes dhe po ngadalësojmë çdo ditë e më shumë udhëtimin që aq fort themi se e dëshirojmë, drejt Brukselit. Drejt Brukselit nuk shkohet as me dëshirë e as me fjalime e premtime, shkohet duke treguar se jemi në lartësinë e një shoqërie perëndimore, e një demokracie perëndimore.
Në këto raste më duket se këta të huaj që kalojnë një pjesë të jetës këtu në Shqipëri dhe pastaj do të shkojnë në ndonjë vend tjetër, ku është më zi apo më mirë se këtu, e duan më shumë këtë vend se sa ata gjyqtarët e Metës, apo gjyqtarët e Gërdecit.
Marshi i Sali Berishes
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Mos me thuaj qe ka qene ambasadori italian.Atje kamorra dhe mafia eshte ulur kembekryq ne parlament dhe jane gati te japin asistence te kualifikuar per shiblerje votash e parlamentaresh me keq se tek ne.
Apo ishte ai amerikan? Ka qene ne ankth per shokun(se fundi dhe familjar) te burrit te shtetit.
Apo ai grek ? Qe ndoshta ka organizuar ikjen pa probleme te eksponentit te Omonias se kerkuar nga gjyqesori shqipetar.
I vetmi ambasador i pa zhgenjyer dhe qe nuk ka dyshime eshte ai danez.
Fare mire tani mund te thote – Perrallen e zv-kryeministrit lakuriq ma kane mesuar qe ne kopesht….. sorry… mbretit.
Kjo tregon se disa Ambasadore qenka me te vertete te pashprese … asnje personi normal nuk i duhen me teper se 2-3 muaj per te kuptuar psikologjine e Qeverisjes se Sali Berishes.
Personalishte nuk kam fare besim tek fjalet apo fjalimet e ketyre perendimoreve qe jane te atashuar ketu….eksperienca ma ka provuar kete por edhe juve znj. Blerina e dini mire kete…ata tjeter thone dhe tjeter bejne se po te duan ata, me kete servilizem qe kane politikanet tane ndaj ture….Meta sote por edhe Berisha apo shume te tjere do te ishin prapa hekurave me kohe dhe ne do te kishim shpetuar me kohe nga keta sojseze ……Me kete vendim qe mori kjo gjykate, u binda se ketu eshte instaluar krimi kembekryqe, dhe me vjen shume keq…edhe per vehte qe i sherbeva kesaj politike te ndyre….e them kete se kam sherbyer ne momentet me te veshtira per shtetin qe po shkerrmoqej, i kam pare dhe prekur te vraret, u kam kerkuar ndihme atyre qe e kishin detyre por qe ja kishin mbathur duke braktisur detyrat shteterore, por sote jane ne parlamente dhe jane bere pronar tokash dhe makinash shume te shtrenjta ndersa une i botoja ato ngjarje te menxyreshme duke dale edhe ne tv por edhe duke u djekur nga polic dhe prokuror hajdute dhe drejtues bandash….. ata pra qe e shkerrmoqen shtetin e Berishes presidente, sote jane ne krah te atij qe e donin te vdekur e ndersa une….. por jo vetem une…………pres te marre ate palo pension qe te ushqehem……Tani plotesishte ketu tek ne, eshte instaluar MFIA e cila eshte prodhim i politikes, gje qe e bene vdekjeprurese per popullin tone, eshte shume e veshtire te godasesh kete mafie qe del nga politika, eshte mafia me e rrezikeshme kjo jona se sa ajo e Toto Rines dhe familjeve te tyre……Respekte per ju gazetare.
hajduti ishte me cizme. yt yyyyyyyyyyyyyt yt yt yt yyyyyyyyt yyyyyyyyyyyyytt yyyyyytttttt drejtsis.
Kjo ishte gozhda e fundit ne kofinin e demokracise shqiptare. Nuk ka asnje pushtet tjeter ne Shqiperi pervec pushtetit te Sali Berishes. Ka disa individe qe bejne nje rezistence pasive ne disa institucione, por Berisha ka kontroll te plote.
i vetmi shtet ne bote qe dihesh vendimi i gjykates se larte disa dite me pare se te behesh gjyqi i uroj z.meta te jete mire ishalla, por nuk e uroj nje gje te tille per femijet e tij ishalla e zene gjynahet e ketij populli se burra nuk ka shqiperia nuk u vra njeri more nga keta hajdutete tere o te poshteruar o te shitur jane dhe ti edi rama e le popullin ne balte me 21 janar patem shume shpresa tek ty i uroj dhe z. sali vdekje te shpejte dhe fares se keqe qe perhapi ne shqiperi
me pelqeu shume ky shkrimi. bravo gazetare me kuraje dhe me te ardhme premtuese.
OPINIONE:
KRONIKE E NJE PAFAJESIE TE PARALAJMERUAR
– Si mund te priste Sali Berisha degen mbi te cilen mbeshtetet karrikja e tij !?
– Nga Alban Dega , Nju Jork
…. Vjedh miliona behesh milioner
Gjykata e Larte e Kusarise se Shqiperise lexoi sot veridiktin e Sali Berishes. Ate ne fakt e shpalli ashiqare para tre ditesh bythelepiresi dhe “Pimp” – Kodoshi me i madh i Berishes, Blendi Fevziu ne kryetelallin e propagandes se tij “Klan”. Kur u pyet nga pimpi tjeter i Berishes Arjan Cani ne emisionin
” Zone e ndaluar ” per kete paravendim te Berishes, ai u shpreh njeqint per qint i sigurte, sikur te ishte Berisha vete se jam i sigurte se “jam i sigurte se Ilir Meta do te jete i ftuar ne programin tim te ores 20;30″
Siguri absolute, sikur ta kishte shpallur monarku absolut Luigji i 14-te ” Ligji jam une” Sali Berisha. Cdo koment eshte i tepert !
Darka e kusaresh dhe kafe vrastaresh
“Darka e Berishes ne shtepine e Metes, “vera e shkelqyer’ e tij per te festuar fitoren e pafajsise se paracaktuar nga Berisha vete, kafja ne Rogner e tre kusareve me te medhaenj te Shqiperise Lulezim Basha, Ilir Meta dhe Padrinoja i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” Sali Berisha , sipas “The New York Times” vetem dy dite para shpalljes formale te vendimit te Gjykates se Larte te Shqiperise ishte vetem nje rikonfirmim i pafgajesise se paracaktuar nga Luigji i 14-te Berisha dora vete.
“Vera e shkelqyer” e Padrinios dhe Zevend-Padrinos kishte ngjyren e gjakut te kater deshmoreve te ekzekutuar publikisht e ne syte e mbare shqiptareve me 21 janar 2011. Ndaj u shijoi aq shume!
Kafja e tre musketiereve te kusarise dhe vrastarise Berisha- Basha- Meta ishte kafja e zise per vdekjen perfundimtare te drejtesise Ndaj e pine publikisht per tu bere karshillek jo vetem drejetsise por
Nje kafe kusaresh por edhe ekzekutoresh, edhe vrastaresh te 21 janarit 2011 ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” , cka nuk e kishte bere as nazi- fashizmi dhe komunizmi.
Qe sot Gjykata e Larte e Shqiperise duhet te nderroje edhe emrin e rreme dhe te marre emrin e vertete: Gjykata e Larte e Kusarise me kryegjyqtar Padrinon e Shqiperise Sali Berisha!.
… vjedh miliona perfundon ne milioner
Ajo shpalli te pafajshem zevendes krye-kusarin, zevendes- Padrinon e Shqiperise Ilir Meta, i kapur ne flagrance duke vjedhur 700 000 euro ne kamera, ne tabulatat telefonike… dhe ne syte e dhjete milione shqiptareve kudo ne Bote me bashkekusaret e tjere te tij me Sali Kadafin ne krye.
Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se vjedh nje lek e perfundon ne burg vjedh miliona e perfundon ne milioner.
A nuk ndodhi pike per pike keshtu me Lulezim Bashen per mbi 250 milione euro te Autostrades se Hajnise se Kombit !?
A nuk ndodhi keshtu me pare me Fatmir Medi Gerdecin e milionat e 26 viktimave fatale te tij…
A nuk ndodhi e po ndodh keshtu me cdo kusar e krykusar te Shqiperise tash 20 vjet …
Antidrejtesia kapet ne flagrance
Pafajesia e perseritur per kusarine e kapur ne flagrance kesaj here cjerr edhe masken e fundit te kusarise. Antidrejtesia kapet ne flagrance …
Turpi i antidrejtesise shqiptare.
Turpi i qevezise me kusare qe ka pasur Shqiperia ne historine e saj.
Turpi i Shqiperise.
Sot vdiq edhe qeliza e fundit e shtetit ligjor ne Shqiperi.
Ceremonia e varrimit kryhet diten qe Luigji i 14- “Ligji jam une” Sali Berisha do te perballet me shtetin e vertete ligjor ashtu si koleget e tij despote, kusare e vrasatare Mubarak, Ben Ali, Muamar Kadaf.
Mjere Shqiperia ne cfare duarsh ka rene e nga cfare kusaresh e vrastaresh qeveriset!
Zhgenjim te math dhe te pa kontestueshem more vetem populli i ndershem shqiptar,sepse suita e PUSHT,,,,ETARVE e dinte se cfar vendimi do merrej,se u cane duke ngrene dreka dhe darka me grate e njeri tjetrit,po TURP per gjukaten per ate vendim,kur dihet botrisht se ne cfar permasash galipante eshte vjedhja e tyre,le te vazhdoje populli i ndershem e te ju shkoje perseri nga mbrapa,se qenin e ngordhur do merrni nga keta horra qe jane me parimin::::::::::PUNOJNE QORRAT DHE HANE HORRAT….