Drejtësia virgjëron Ilir Metën me cat-gut

17 Janar 2012, 21:32Blog TEMA

Nga Gjergj Thanasi

Besoj se lexuesit e mbajnë mend atë marifetin jo fort të rrallë nga koha e komunizmit, të qepjes së femrave. Kishte femra të shkathëta, që pasi kishin bërë qejf mullarëve të kooperativës apo bunkerëve në periferi të qytetit, kujtoheshin edhe për tu martuar. Kur gjenin ndonjë mashkull pa eksperiencë, mundoheshin ta bindnin se ishin femra të urta, goca shtëpie etj. Gjithsesi e kaluara prej qejflie i pengonte në këtë drejtim. E vetmja mundësi mbetej qepja e himenit të shqyer, për ta mashtruar burrin që natën e parë të martesës. Gjendeshin infermiere ose mjekë të pandërgjegjshëm apo edhe zemërmirë, që i ndihmonin këto kuçkat të bëheshin të ndershme. Për këtë mjaftonte një age nja 20 cm cat-gut (fill për qepje në kirurgji) dhe hop shoqja na bëhej virgjëreshë.

Në këtë mes janari të vitit 2012 një “fat” i tillë i ndodhi edhe Ilir Metës. Meqenëse Kryeministri Berisha si paladin i njohur antikorrupsionist nuk mund të pranonte në kabinet një ministër jo të virgjër nga pikëpamja e korrupsionit, Metës iu desh të kërkonte ndihmën e gjykatësve të Shpresës, që të virgjërohej institucionalisht. Drejtësia njëlloj si infermierja e komunizmit e kreu detyrën duke na e virgjëruar Ilir Metën me vendim gjyqësor me firmë e me vulë. Cat-guti dhe agia për qepje qëlluan ca të shtrenjta, nja dy milion euro copa, por si thoshte Fransuaja II-të, Mbreti i Francës: Parisi ia vlen një meshë. Nuk janë asgjë nga dy milion euro për infermiere drejtësie para mundësisë madhore, që Ilir Meta të rikthehet ministër apo zv/kryeministër, me qëllimin e mirë për të kontribuar për integrimin europian të Shqipërisë.

Tani mbetet të shihet nëse populli shqiptar do të jetë si djemtë e papërvojë të komunizmit, që e hanin qepjen për virgjëri apo do ta ndëshkojë nusen (Ilir Metën), që kërkon ta mashtrojë burrin (popullin shqiptar), që ditën e parë të martesës. Për sa i përket ndërkombëtarëve ato shpesh herë më kujtojnë sekretarin e partisë të komunizmin, që në raste të tilla ngutej i pari për t’ia hequr njollën vajzës qejflie. Në këtë kontekst mund të rezultojnë interesante dokumentet e degës së punëve të brendshme së një rrethi, ku përshkruhet në mënyrë të detajuar se si një sekretar partie ia hoqi një njollë të ngjashme me këtë të Ilir Metës ish sekretares së Gjykatës. Kjo njollë heqje u trajtua në nivelet më të larta të partisë dhe pushtetit në rreth. Në arkiv i gjithë ky proces është i mirëdokumentuar. Viti 2011 ishte viti i pranverës arabe, le të shpresojmë se 2012 do të jetë viti i lindjes ish komuniste. Nuk duhet të harrojmë se pranvera arabe filloi me ca wiki-leaksa, që bënin fjalë për korrupsionin e përbindshëm të Ben Alisë të Tunizisë. U desh të vetëdigjej një zarzavatexhi tunizian, që diktatorët arabë të përfundonin në ekzil, në burg apo në morg si Gedafi. Ndërsa shkruaj këto rreshta më kujtohen shprehjet sa sfiduese aq idiote të diktatorit Alia: ‘Shqipëria nuk është as lindje as perëndim’, ‘Nuk tundet Taraboshi nga era’, etj, etj. Në këtë shekull të ri mund të deklarojmë me krenari se Shqipëria nuk është Tunizi, sepse ne mbjellim arrorë dhe japim koncesione për ndërtim hidrocentralesh fshati. Jo, Shqipëria nuk është Egjipt, sepse ka vetëm El Baradei, por nuk ka rini të sheshit Tahrir, ka vetëm ‘lule dele’, që pinë kafe lokaleve të Bllokut. Atëherë ia pafshim hairin virgjërisë së Ilir Metës qepur me spangon e drejtësisë shqiptare.

15 komente në “Drejtësia virgjëron Ilir Metën me cat-gut”

  1. Dean says:

    Mire e ke ti mo Gjergji,po ky KOKTRASH eshte i Shqepur nga te gjitha anet.Nuk ka ku me ja fut gjiperen,dhe as fill me e lidh kete Albanian Male PROSTITUTE.

    1. Vlora says:

      bravo gjergj artikull shum domethenes…………….

  2. A.GJ,,NEW YORK says:

    hhhahah sa kam qeshur me kete shkrim taman nje bashkim sic duhet,, tani do e shikojme inteligjencen e shqiptarve se kush eshte berisha meta basha ristani e shume mafjoza te tjere por un nuk e kuptoje pse kemi shume legena Shqiptar qe e hane sapunin per djathe edhe u besojne,, ca prisni o vellezer gadafi jone Ben zgjethje i humbet spranon te hape kutite per te treguar te verteten se gjasem nuk e len kushtetuta pas 2 vjetesh Ben zgjedhje humbet perseri tani kushtetuta i lejone te hape kutite per te marre votat ne kutine e gabuar edhe ju akoma e besoni, kerkon te nderroje presidentin moisiu se eshte i rames ja arrin qellimit blen 6 opozitare per nje president te pd qe cuditerishte pas ca kohesh edhe ky na behet president ne xhepin e rames edhe ju prap e besoni,, kerkon te heqe sollakun e krimit ja arrin qellimit vendos nje zonje te rrespektuar nga te gjithe shqipetaret ina rama opozita ishte kunder por gadafi tallet me ta duke u thene qe nuk u pelqen mbiemri rama,, pas ca kohesh edhe kjo zonje kalon ne xhepin e rames eshte e lidhur me krimin sipas gadafit edhe ju e besoni,, ky njeri pervetem mashtrime di edhe te vrase,, gerdeci shperthim pa qellim edhe ju e besoni pas ca ditesh vritet deshmitari kryesore me falni nuk ja mbaje mend emrin pastaj vritet tani i topit gjasem aksident edhe ju e besoni pastaj 21 janari qe do mbetet ne hostori si dita ku populli kerkon drejtesi perballe diktatures, vriten 4 njerez te pa fajshem askush nuk denohet perkundrazi policet dekorohen per mboritje te atdheut gadafi thote vrasesit e rames vrane njeri tjetrin edhe ju prape e besoni,, mashtrimet e rruges se kombit me 3 fishin e shumes nga zoti basha pastaj filmimi meta prifti qe dje mori fund edhe telenovela ku si cdo telenovele perfundon me dashuri aktori kryesore del i pafajshem ne munges te provash edhe ju prap e besoni cfar doni tjeter nga ky njeri qe ta kuptoni vertete se kush eshte sikurse vetem 5% te trurit te funksionoje cdo personi do ta ket shume te lehte te kuptoje kush eshte sali sadam gadaf berisha shpellari i tropojes

  3. dritani says:

    Bravo gazetaret e temes.Jeni te shkelqyer.Ilir hajduti me Sali mafjozin e zhvaten Shqiperine eshqiptaret.Po shqipiptaret me duket se kane frike te ngrihen per te zhdukur keta kriminel.

  4. shpiragu says:

    TE jesh i sigurt qe do vij koha qe jo do ta SHQEPIN kete hajdut por do ta bejne SHPORTE si ata kurvat nje here e nje koh.DURO edhe pak.

  5. gjini prej mirdite says:

    Per saktesim:Asht Henriku i IV-t i Anglise Ai qi me 25 Korrik 1593 pat thane:”Paris is well worth a Mass” apo frangisht:”Paris vaut bien une messe” qe shqip d.m.th.:”Parisi e vlen nji meshe”.

  6. Permetaria says:

    Kokemishi me gjithe psikopatin gezojne ditet e fundit te virgjerise sepse meshkujt pa eksperience ne kete kohe jane shume te rralle. Nje artikull qe e ve piken mbi “i”.

  7. sidoreli says:

    Pse mireni me kete gjynafqar, kete qepe nga te duash , ky i shqepur ka qene qe kur ka lindur, nuk ka spango qe e qep kete moster!I shkreti ai qe i vete prapa ketij ! Sa poshtersira peshojne mbi kurizin e t’ije e ne se ka Zot, do te vije nje dite ta fshije!!!!

  8. peshku pa uje says:

    Po pse vetem ne mullar dhe ne bunker ci.. pi.. atehere? Po ne zyrat e nepunseve dhe ne repartet e Ndermarrjeve Socialiste me pak? Bile me shume se ato ishin me te specializuar.

  9. ina says:

    as me pelqeu fare krahasimi qe perdor autori ne fillim. une e kuptoj qe secili perpiqet te behet sa me bombastik se normalisht jane bere nja 1000 shkrime per IM dhe secili do te duket i vecante. por te perdoresh krahasimin e historise se IM me cfare i eshte dashur te heqin grave vetem pse kishin patur nje histori dashurie eshte vetem se tregues i nje mentaliteti diskriminues e mizogjen ndaj grave…. ju lutem mos krahasoni maskarallekun e pangopshmerine e Metes me historite e trishtuara te grave qe edhe pse historite e tyre te dashurise i kishin me meshkuj, ishin ato qe vuanin cdo lloj pasoje per nje lidhje te mbaruar ne shoqerine tone te prapambetur. Autori, me gjithe respektin qe eshte ulur per te shkruar, do kishte bere mire te kishte gjetur tjeter simbolike e te perdorte fjale te tjera qofte edhe sa per t’u treguar si i qyteteruar.

    1. altin says:

      Ina, kete mendova une. Krahasim me i trashe nuk behet dot.
      “kuckat”, “A do ta ndeshkoje populli nusen: ?
      Idiot, ne cfare viti shkruan, edhe gazeta mund te jete me e pergjegjshme ne pranimin e shkrimeve jo cdo lloj budallalleku mjaft qe shan Qeverine.

    2. altin says:

      Dakord me ty Ina, artikullshkruesi idiot total, Tema duhet te kontrolloje shkrimet para se ti publikoje.

  10. Drini says:

    Lola, shiko se eshte shanc edhe per ty cat-guti, futi edhe ti nje te qepur edhe behu tamam.

  11. futja kot says:

    ore pse ia fusni kot. ju mendoni se i kontrollon shpresa gjyqtaret???
    mrie qe se keni haberin fare po tpakten lexoni ndonje gje andej kendej. cdo gjyqtar mund te marri leke per veten e vet, mund te kete presionin per veten e vet dhe shpresa apo askush tjeter ne vendin e saj sdo tia mbante bytha ti jepte urdher nje kolegu (jo per gje por as kolegu sdo harxhonte as pordhen per te tilla raste). ceshtja eshte lum kujt i ka rene per pjese se xhepat plote do i mbushen dhe ne mos… do ti kujtohej emri te kronika e zeze

    dileme dhe fatkeqesi e madhe… leket??? apo te kronika e zeze…

    ju te ndercmit ca do benit???

  12. Roza says:

    Nuk ja vlen te mereni me ata te 2 se shikoni Salen qe nuk qendrö dot me kembe dhe ai koke mangalli Ilir sa eshte bere nga qe kane vjedhur dhe po vjedhin poshte kriminelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje