16 janari 2012 pati shansin e madh të jetë një ditë me fat për të ardhmen europiane të Shqipërisë, por në fakt5 gjyqtarë nga të cilët një jurist, dy tropojanë, një guvernante dhe një anonime, e vulosën atë si ditën e turpit për demokracinë dhe gjyqësorin shqiptar duke vrarë njëkohësisht edhe shpresën e shqiptarëve për tu bërë pjesë e kombeve të zhvilluara ku sundon shteti ligjor dhe barazia para ligjit.
Sot Gjykata e Lartë, e bashkë më të gjithë sistemi gjyqësor në Shqipëri, u rrëzua, u rrëzua përballë presionit të politikës, para parave të pista dhe shantazheve të segmenteve të caktuara të krimit të organizuar.
Që nga dita e sotme Shqipëria është pa gjykata dhe këtë e shpalli publikisht dhe botërisht vetë Gjykata e Lartë teksa vendosi që Ilir Meta të deklarohet i pafajshëm sepse nuk provohet të ketë pasur të regjistruar ndonjë video Meta-Prifti, duke qorruar dhe shurdhuar nga sytë dhe veshët tre milion shqiptarë që panë live në TV komedinë e 700 mijë eurove. Por turpi nuk ka fund e mbare, Gjykatorja e Lartë u ngarkoi taksapaguesve të varfër shqiptarë edhe shpenzimet e gjyqit, ku përfshihen dhe 3.5 milion lekët që kanë marrë tre hajdutët që manipuluan ekspertizën. Turp! Kaq shumë drejtësi besoj as Meta nuk ua kish kërkuar këtyre dallkaukëve gjykatës, por kot nuk thonë që budallallëku nuk ka brirë.
Por ky vendim i Gjykatës së Lartë ka thënë shumë më tepër se kaq, ka thënë se burgu do të jetë streha e të gjithë atyre njerëzve që nuk kanë me se ta të paguajnë lirinë e tyre dhe jo e atyre njerëzve që bëjnë korrupsion apo vjedhin xhepat e shqiptarëve mbi 700 mijë euro, ka thënë se ish-pronarët dhe pronarët duhet të heqin dorë nga pronat e tyre sepse pronarë janë “Ata”, “Ata” që rinë e pinë nga një gotë verë tek Blloku apo që ndajnë sinoret e korrupsionit tek Rogneri me shpura, ka thënë se ryshfeti dhe paratë e dhëna nën dorë në të gjithë administratën e lartë shtetërore prej sodit ligjërohen, ka thënë se pas ditës së sotme nuk na duhet më Europa sepse ajo do të shkatërrohet përpara nesh ndaj o burra bëni korrupsion sa mundeni.
Gjykata e Lartë u rrëzua e bashkë me të demokracisë shqiptare iu rrëzua njëra nga shtyllat kryesore të saj, pushteti gjyqësor, ai pushtet që kështu siç e kishim më mirë mos ta kemi fare.
Demokracia shqiptare për rreth 3 orë sot e mbajti frymën në dyert e Gjykatës së Lartë të cilës i pushoi zemra nga frika fiks në orën 15.00, e ndërsa pa u hapur akoma zia për gjyqësorin, pak metra larg saj, pikërisht në godinën e LSI-së, hajdutëria filloi festën e marrëzisë apo të fillimit të fundit të tij politik, a thua se ka fuqi të mbinatyrshme për tu mbyllur sytë dhe gojën shqiptarëve thjesht dhe vetëm pse mori një copë letër pa vlerë nga një gjykatë e neveritshme dhe e urryer nga shqiptarët e ndershëm me kohë.
Në pak orë sot kanë ndodhur shumë gjëra, shumë gjëra që do të mbahen mend gjatë në këtë 100 vjetor të pavarësisë tonë kombëtare, sot u godit keqas demokracia, u rrëzua gjyqësori, u legjitimua gjyqësisht korrupsioni, u çekuilibruan krejtësisht pushtetet, lindi anarkia dhe kaosi ligjor, u cenua rëndë barazia e shtetasve para ligjit, u vra shpresa e miliona shqiptarëve për të ardhmen, u larguam akoma më shumë me Europën dhe së fundi na kërkohet të bëhemi vëllezër me pandëshkueshmërinë, padrejtësinë, politikën e pisët, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Por a do të ndodhë kjo? Jo aspak, sepse 16 janari 2012 nuk do të jetë vetëm dita e turpit, nuk do të jetë vetëm dita e fitores së padrejtësisë mbi drejtësinë, por do të jetë dita e kthesës së madhe, dita e rilindjes së ndërgjegjes së shqiptarëve për një shtet të pavarur dhe demokratik ku të sundojë ligji dhe e drejta.
Por institucionet e duarve të pastra kërkojnë demokraci të pastër, ndaj në krye të herës na duhet t’i rikthejmë Shqipërisë demokracinë e grabitur, për të liruar duart e më pas për të çuar prapa hekurave këdo që kërkon t’i bëjë keq Shqipërisë dhe shqiptarëve pavarësisht se kush është dhe nga vjen, nga i pari i vendit e deri tek qytetari i thjeshtë. E në këtë kuptim 16 janari shënon ditën e rikthimit të duarve të pastra për gjyqësorin shqiptar.
Te gjitha qe thua me lart,z.Manja, une si qytetare i di prej kohesh.
Si jurist prisja me shume prej teje
Lora lere tjetrin te flase se ka folur shume bukur. Rri urte e shiko me mire punet e miushit, per te tjerat ka burra te mencem kjo dynja.
Pse per kete lloj “SHTETI” u NGJIRREN shqiptaret e shkrete ,qe rrezuan SOCIALIZMIN DEIKTATORIAL,per te PERFITUAR NJE KAPITALIZEM FASHIST???Pa me thoni vellezer shqiptare,se ne cilin DREJTIM,shteti i ketyre 21 vjeteve ,ka qene me i mire se ai i para 21 vjeteve,pervec VRASESVE DHE HAJDUTEVE POLITIKE???KRAHASONI SIGURINE E JETES,LIRINE DHE DEMOKRACINE,SHENDETESINE DHE ARSIMIN,KULTUREN DHE DREJTESINE,EKONOMINE DHE EDUKIMIN,DROGEN DHE KORRUPSIONIN,ATDHEDASHURINE ME SHITJEN E ATDHEUT,KUVENDIN POPULLOR KOMUNIST,QE MBLIDHEJ NJE HERE NE 4 MUAJ ME PARLAMENTIN E SOTEM,QE VULOS E FIRMOS SI TE DOJE VETEM BERISHA DHE I SHAN ME LIBER SHTEPIJE OPOZITARET!!!KRAHASONI ME KRIMET POLITIKE TE SOCIALIZMIT ME KRIMET MAKABRE TE BERISHES!!!PO ZGJEDHJET 99.99% TE SOCIALIZMIT ,ME VJEDGHJEN LIVE TE VOTAVE NE KAPITALIZMIN MESJETAR TE BERISHES!!!BERISHA DHE ZAGARET E TIJ KANE 21 VJET,QE E TALLIN,VRASIN,VJEDHIN DHE POSHTEROJNE NJE POPULL TE TERE DHE KESAJ I TTHONE DEMOKRACI!!!JO,JO,JO!!!KJO ESHTE SHKERDHATOKRACI FASHISTE!!!
ok Shpati, eshte pikerisht ashtu sikurse e thua: eshte nje surrogato fashisto demokratike qe ne themel ka mendesine dhe praktikat kamuniste te fashistoidit Barishovicc…Kur do shporret kjo plehre nga trualli yne?
Ca prisje ti Lara? pa na e thuaj iher!
Autori nese eshte dhe i nje profesioni tjeter ben detyren dhe jep opinionin e tije. Thuaje dhe ti Lora cfar mendon, nuk eshte e tepert.
Lora! Ti ndoshta e njeh Profesorin dhe ke shume te drejte qe kerkon me shume prej tij si jurist. Por ama profesori ka kurajon te flase publikisht per ato qe mendon ndryshe nga ti qe fshihesh pas nje komenti pa lidhje. Profesor une te pergezoj per shkrimin dhe per kurajon qe ke per te folur se ne Shqiperi te gjitheve u ka hyre frika dhe Konventen e FRESHIT nuk e trasmetuan dje mediat se nuk ua mbante. Profe na shkruaj si e mendon PS te ardhmen e gjyqesorit se kete qe kemi e dime, thjesht shkruaj ato qe na thoshe perhere ne leksione dhe mos u mer cfare thote lara apo lora.Kujtimi Fier
OPINIONE:
KRONIKE E NJE PAFAJESIE TE PARALAJMERUAR
– Si mund te priste Sali Berisha degen mbi te cilen mbeshtetet karrikja e tij !?
– Nga Alban Dega , Nju Jork
…. Vjedh miliona behesh milioner
Gjykata e Larte e Kusarise se Shqiperise lexoi sot veridiktin e Sali Berishes. Ate ne fakt e shpalli ashiqare para tre ditesh bythelepiresi dhe “Pimp” – Kodoshi me i madh i Berishes, Blendi Fevziu ne kryetelallin e propagandes se tij “Klan”. Kur u pyet nga pimpi tjeter i Berishes Arjan Cani ne emisionin
” Zone e ndaluar ” per kete paravendim te Berishes, ai u shpreh njeqint per qint i sigurte, sikur te ishte Berisha vete se jam i sigurte se “jam i sigurte se Ilir Meta do te jete i ftuar ne programin tim te ores 20;30″
Siguri absolute, sikur ta kishte shpallur monarku absolut Luigji i 14-te ” Ligji jam une” Sali Berisha. Cdo koment eshte i tepert !
Darka e kusaresh dhe kafe vrastaresh
“Darka e Berishes ne shtepine e Metes, “vera e shkelqyer’ e tij per te festuar fitoren e pafajsise se paracaktuar nga Berisha vete, kafja ne Rogner e tre kusareve me te medhaenj te Shqiperise Lulezim Basha, Ilir Meta dhe Padrinoja i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” Sali Berisha , sipas “The New York Times” vetem dy dite para shpalljes formale te vendimit te Gjykates se Larte te Shqiperise ishte vetem nje rikonfirmim i pafgajesise se paracaktuar nga Luigji i 14-te Berisha dora vete.
“Vera e shkelqyer” e Padrinios dhe Zevend-Padrinos kishte ngjyren e gjakut te kater deshmoreve te ekzekutuar publikisht e ne syte e mbare shqiptareve me 21 janar 2011. Ndaj u shijoi aq shume!
Kafja e tre musketiereve te kusarise dhe vrastarise Berisha- Basha- Meta ishte kafja e zise per vdekjen perfundimtare te drejtesise Ndaj e pine publikisht per tu bere karshillek jo vetem drejetsise por
Nje kafe kusaresh por edhe ekzekutoresh, edhe vrastaresh te 21 janarit 2011 ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” , cka nuk e kishte bere as nazi- fashizmi dhe komunizmi.
Qe sot Gjykata e Larte e Shqiperise duhet te nderroje edhe emrin e rreme dhe te marre emrin e vertete: Gjykata e Larte e Kusarise me kryegjyqtar Padrinon e Shqiperise Sali Berisha!.
… vjedh miliona perfundon ne milioner
Ajo shpalli te pafajshem zevendes krye-kusarin, zevendes- Padrinon e Shqiperise Ilir Meta, i kapur ne flagrance duke vjedhur 700 000 euro ne kamera, ne tabulatat telefonike… dhe ne syte e dhjete milione shqiptareve kudo ne Bote me bashkekusaret e tjere te tij me Sali Kadafin ne krye.
Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se vjedh nje lek e perfundon ne burg vjedh miliona e perfundon ne milioner.
A nuk ndodhi pike per pike keshtu me Lulezim Bashen per mbi 250 milione euro te Autostrades se Hajnise se Kombit !?
A nuk ndodhi keshtu me pare me Fatmir Medi Gerdecin e milionat e 26 viktimave fatale te tij…
A nuk ndodhi e po ndodh keshtu me cdo kusar e krykusar te Shqiperise tash 20 vjet …
Antidrejtesia kapet ne flagrance
Pafajesia e perseritur per kusarine e kapur ne flagrance kesaj here cjerr edhe masken e fundit te kusarise. Antidrejtesia kapet ne flagrance …
Turpi i antidrejtesise shqiptare.
Turpi i qevezise me kusare qe ka pasur Shqiperia ne historine e saj.
Turpi i Shqiperise.
Sot vdiq edhe qeliza e fundit e shtetit ligjor ne Shqiperi.
Ceremonia e varrimit kryhet diten qe Luigji i 14- “Ligji jam une” Sali Berisha do te perballet me shtetin e vertete ligjor ashtu si koleget e tij despote, kusare e vrasatare Mubarak, Ben Ali, Muamar Kadaf.
Mjere Shqiperia ne cfare duarsh ka rene e nga cfare kusaresh e vrastaresh qeveriset!
Bravo Z?Manja! Urime dhe presim me shpesh opinionin tuaj. Falenderime per Alban Degen i cili eshte aktiv per te dhene opinionin e tij per problemet qe kalon Shqiperia. I lexoj me shume pasion opinionet tuaja Z.Manja por duhet me shume te beni publik mendimin tuaj per aq shume probleme qe kemi cdo dite ne cdo fush te jetes ne cdo institucion. Te presim ne gazeten e te madhit Mero Baze.