Aty ku shpresa vdes

20 Janar 2012, 21:02Blog TEMA

Nga Victor Meursault

Nëse do të mund të bëhej një krahasim mes gjendjes së Shqipërisë së vitit 2005, kur socialistët dorëzuan pushtetin dhe asaj së sotmes së udhëhequr nga demokratët, nuk mund të përkufizohej më saktë se me kalimin nga një sistem i hapërdarë kleptokratësh ku paraja e pushteti lëviznin mes shumë duarsh e informaliteti mbizotëronte sheshit, në regjimin fuqiplotë të një grupi të strukturuar kriminal, që e ka përqendruar krejt pushtetin në pak duar e kontrollon gjithçka në funksion të interesave të veta ngushtësisht kriminale.

 

Thënë kjo, Shqipëria e sotme kalon një fazë të dhimbshme, një kohë kur degët e së keqes po na gërryejnë porsi qelizat e kancerit zaptojnë organizmin e i pinë gjakun dita-ditës. Pasojat e sëmundjes tonë vihen re në çdo segment të mundshëm të jetës, me rrënim vlerash e zvetënim të gjithanshëm të shoqërisë që s’po kursejnë as atë pak shpresë të mbetur.

 

Atë shpresë, që ndofta siç thuhet nuk lind hiç, a më keq akoma është e vdekur që në gjenezë. A ka kush shpresë sot se politika një ditë do të çlirohet nga duart e errëta që e kanë shtrënguar për fyti e po ia marrin frymën? Kush beson sot në Shqipëri se politikanët veprojnë në emër të interesit publik dhe të atyre që i kanë votuar? Ç’mbetet për të thënë kur pushteti shton dhjamin e zgërdhihet i kënaqur në llucën e korrupsionit sistemik?

 

Nuk mund të ekzistojë besimi drejt një grupimi që vret pa mëshirë 4 qytetarë në mes të bulevardit vetëm sepse janë kundër tij. Që territorin kombëtar e bën pjesë pazaresh të fëlliqura me marrjen e mbështetjes së huaj në këmbim. Që vjedh e shpërdoron pa kurrfarë droje dhe e përdor pushtetin si çifligun e vet të trashëguar, duke i kthyer institucionet e administratën në çerdhe klientelizmi e ku qytetarët janë të fundit për të cilët mendohet. Që diplomacinë e kanë shndërruar në një torbë qokash e punësimesh nepotike, ku mjafton të kujtohet dhëndri i Jozefinës mes Parisit për t’u shprehur më qartë se me një mijë fjalë. Një grupim që hedh në erë në mes të ditës një fshat të tërë, duke lënë të vdekur 26 njerëz e jetimë dyerve të kalbura të gjykatave familjarët e tyre. E nga ana tjetër një grupim kinse opozitar që vetëm një muaj pas kësaj tragjedie bashkon votat për t’i bërë atentat kushtetutës (vetëm një muaj: 15 Mars – 21 Prill 2008!) Nga kjo politikë nuk buron kurrfarë shprese, partitë janë shëmbëlltyra e gjithçkaje të ndyrë e të pisët është prodhuar në këto 20 vjet të tranzicionit shqiptar.

 

Ku ta gjesh vendin në një shoqëri ku militanti i radhës me master në njërin prej 58 universiteteve private bën karrierë e mund ta shohë veten në krye të administratës publike, ndërkohë që papunësia për popullsinë e aftë për punë ka marrë trajtat e një gangrene. Natyrshëm që në një sistem të tillë, gëlon servilizmi, përulja deri në vetëmohim ndaj pushtetit e të pushtetshmit, ku vlerat e aftësitë eklipsohen dhe si kontribute llogariten ato që janë dhënë ndër fushata e vjedhje votash. E habitshme se si servilët nuk vdesin kurrë, janë brumi i preferuar i çdo pushteti, të gatshëm për vetë-flijim humbasin dinjitetin e falë personalitetit të munguar lëpijnë e gëlltisin ç’t’u dalë për ca para’ e një kolltuk a karrige të çfarëdoshme.

 

Nuk mund të ketë shpresë aty ku mjerimi kaplon edhe qelizën më të imët të jetës së shqiptarit të thjeshtë, ku zymtësia mbretëron e shtrirë gjithkund dhe ftohtësia e këtij sistemi të pamëshirshëm ka ngrirë çdo ëndërr. Në një vend ku 1-përqindëshi i shoqërisë skllavëron pjesën tjetër që varfërohet çdo ditë e më shumë, ku spitalet janë në gjendje të mjerueshme dhe ilaçe për të sëmurët nuk ka a janë të skaduara, ku çmimet rriten dhe faturat bëhen gjithnjë e më të rënda për familjet, në favor të çekëve të radhës që vijnë e ikin me xhepat plotë. Një vend ku minatorët vdesin çdo ditë e britma e tyre humbet në lukuninë e pasunarëve të rinj që zhvasin edhe hekurat e fundit të ndryshkur që i kanë mbetur këtij vendi për skrap. Ku shpresa për drejtësi të vërtetë, të paanshme e të barabartë për të gjithë ka vdekur në dyert e gjykatave që qelben era korrupsion, që dënojnë të pambrojturit e të varfrit e i rrahin shpatullat të pushtetshmit a të pasurit të radhës.

 

Në një vend ku njeriu shkatërron mjedisin, pyjet e hapësirën publike, ndot rrugët e parqet me mbeturinat e tij, nën shembullin e burrit të shtetit atje lart që firmos për ta shndërruar vendin në gropën e grumbullimit të jashtëqitjeve të importuara nga jashtë.

 

Nuk ngjizet shpresa aty ku rritet një qytetar i shtypur, i shkelur e indiferent në apatinë e tij asgjë-bërëse, që lëshohet në eksode biblike drejt një qendre tregtare – biznes i njerëzve pranë pushtetit, – e ndërkohë që as i shkon ndërmend të çohet për të drejtat e veta dhe assesi të mendojë për lëvizje të indinjuarish si në botën e civilizuar.

 

Jetojmë një kohë kur megjithëse të ndërgjegjshëm për vetë-shkatërrimin tonë që reflektohet qartazi në dështimet spektakolare në çdo drejtim, pa kurrfarë dashurie për këtë vend, nuk harrojmë t’i shtojmë tablosë as masturbimin nacionalist me flamuj rrugëve e në Facebook, ndonëse një herë në vit me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

 

Ndofta Shqipëria është i vetmi vend ku pasi pushteti të ka hedhur shtëpitë në erë e të ka shfarosur bashkë-fshatarët, në ditën e zgjedhjeve votohet po i njëjti grupim. Ç’tjetër mbetet të të bëjnë? Nuk dihet më se ç’vlerë kanë zgjedhjet në këtë vend. Edhe ato janë vrarë, ashtu si shpresa.

 

Ky sistem nuk mund të projektojë në shpirtin e njeriut asgjë tjetër veç neverisë. Neveria është e vetmja gjë që ndjen se të ngjallet duke e jetuar këtë vend, në këto kohë.

 

E megjithatë natyrshëm pas leximit të këtyre rreshtave mund të thuhet se i dimë të gjitha këto. Të gjitha. Të gjithë i dimë. Asgjë e re. E është rizbulimi i tyre, nën thundrën e neverisë që na vret ngadalë. Pak e nga pak. Çdo ditë e më shumë.

 

4 komente në “Aty ku shpresa vdes”

  1. ALBAN DEGA says:

    VRASESIT ME FJALE VRASIN EDHE ME PLUMBA

    – Te pakten tre te vrare ne Tirane….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tirane 21 janar 2011… Shkoder 2 prill 1991 apo Santiago 73!?

    Pamjet nga rruget e Tiranes sot me 21 janar 2011 na sjellin ne sy e mendje pamje krejt te ngjashme me ato te 2 prillit 1992 ne rruget e Shkodres dhe te 28 majit 1996 ne rruget e Tiranes…
    Nuk po dua te shkoj te 11 shtatori i zi i vitit 1973 ne Santiago te Kilit. Shume larg ne kohe e ne hapesire. Shume afer ne pamjet e sotme te dhune ne Tirane!
    Dhjetra mijera, sipas opozites, qindra mijera protestues paqesore te mbledhur perballe selise se Kryeministrise ne Tirane sulmohen barbarisht nga forca te shumta policore e ushtarake.Makina policie te permbysura apo ne flake.
    Tym e flake para selise kryeministrise dhe gjate bulevardit “Deshmoret e Kombit”
    Police civile, pa asnje shenje dalluese, tipike si paramilatare qellojne me grushte, me shkelma, me shkopinj gome cilindo qe kalon ose proteston paqesisht ose jo perpara selise se qeverise. Shqelmohen barbarisht protestues ose kalimtare te rastit te rrezuar pertoke nga tre- kater paramilitare. Goditen me shkopinj gome apo druri ne koke e ne trup protestues te kapur nga dy- tre civile ose police me uniforme qe nuk perbejne asnje rrrezik apo kercenim per ta.
    Perdoren pa kursim bombat me gazin lostjelles, autobotet e ushtrise, forca speciale…Me e keqja hapet zjarr me arme zjarri kunder demonstrusve.

    Dhuna- nena e te gjitha te keqijave

    Deri tani, sic behet e ditur zyrtarisht nga burimet spitalore se tre proetestues jane vrare. Flitet per me shume viktima. Mbi 50 te tjere jane plagosur dhe ndodhen neper spitale ose klinika private. Qindra te tjere mjekohen ne shtepi nga frika per t’iu drejtuar spitaleve s emos kapen apo keqtrajtohen nga policia …Midis te plagosurve ka edhe police te plagosur, edhe ata bij te popullit, me gure apo sende te forta nga protestues te dhunshem, te provokuar nga forcat e rendit apo provokues te tyre.
    Nje reagim i tepruar i forcave te rendit. Nje perdorim i tepruar dhune nga forcat e rendit, te perforcuara edhe nga police civile ose paramilitare… Nje proteste jashte kontrollit te pozites, por edhe te opozites, qe nuk duket asgjekundi.
    Asnje nga lideret politike shqiptare te pozites apo opozites nuk shfaqen para publikut. Vetem Presidenti i Republikes Bamir Topi ben nje deklarate as mish as peshk, me fjale te pergjithshme e pa asnje shenje nisme apo zgjidhjeje politike per te qetesuar situaten.
    Nje kaos i vertete… Sot rruget e Tiranes u lane me gjakun e protestuesve. Te pakten tre shqiptare te pafajshem nuk do te shohin me kurre driten e Diellit…
    Sic e kam deklaruar qe mbreme ne nje koment derguar gazetes “Shekulli” “Dhuna eshte nena e te gjitha te keqijave… Ndaj si pozita edhe opozita, si qeveria edhe njerezia ta parandalojne ate me cdo kusht!

    E dhunuara e madhe- Shqiperia

    Plagen me te rende e mori sot Shqiperia. Shqiperia eshte e dhunuara e madhe e sotme. Demokracia u plagos edhe me rende. Pervec se me votat e vjedhura ajo u qellua edhe me plumba ne syte e mbare nje populli, ne syte e mbare shqiptareve, ne syte e mbare Botes.
    Pasi neperkembi te gjitha marreveshjet e kompromiset edhe me nderhyrjen e nderkombetareve qe nga “Krokodili”, pasi mbylli cdo dere dialogu e mirekuptimi vellazeror me opoziten ne baze te parimit “opozitare por vellezer”, qeveria dhe kryeministri i Shqiperise lane hapur vetem deren e fundit te demokratures- dhunen.
    Sot ky kryeminister dhe kjo qeveri i treguan hapur e perballe kamerave jo vetem popullit shqiptar, por edhe mbare Botes se pas shperdorimit e vjedhjes se votes se popullit ” qe u numerua keq ose shume keq ne nje te treten e saj” , ata shperdoruan edhe plumbat, edhe automjetetet e ushtrise, edhe ruajtesit e pafajshem te rendit, edhe forcat speciale, qe financohen me taksat edhe te protestuesve kunder vellezerve te vet.

    Cfare ndodh me cjepet qe nuk i hapin rruge tjetrit!?

    A nuk deklaroi krejt hapur nga Berati pardje kryeministri shqiptar Sali Berisha” une nuk i hap rruge Edi Rames” ( !? ) Kur shqiptari nuk i hap rruge shqiptarit, kur pozita nuk i hap rruge opozites dhe anasjelltas atehere harxhet i paguan demosi dhe demokracia shqiptare.
    Kerkojme e mburremi se i hoqem vizat per shqiptaret drejt Evropes, ndersa u vendosim postblloqe e nuk i hapim rruge, nuk i japim vize njeri – tjetrit brenda atdheut tone- Shqiperise! O Zot cfare politikanesh i kane rene per hise ketij vendi te bekuar!
    Lutemi e kerkojme te na hape shteg Evropa e Bashkuar e Amerika demokratike per tu integruar e bashkuar me rrugen e tyre demokratike te sprovuar si me e mira, e nuk i hapim rruge vellai- vellait, shoku – shokut per te punuar e luftuar se bashku si e si ta bejme me te lire e me te mire jeten e popullit tone te mrekullueshem me pasuri pa fund e pa ane!?
    Kerkojme e pretendojme te bejme marreveshje e diplomaci deri edhe me Timorin Lindor apo Xhibutin, me Somaline apo Xhamajken…. dhe nuk tregojme as mirekuptimin as miresjelljen, diplomacine me minimale me njeri – tjetrin! Ku po shkojme vellezer!?
    Si duket kryeminsitri shqiptar qe mburret per erudcioinin e tij nuk e ka lexuar as degjuar kurre fabulen me dy cjepet qe nuk i hapen rruge njeri tjetrit ne vig… E di si perfunduan te dy!? Ne lume… u mbyten.
    Sot patem rastin tragjik te shikonim se ku con moshapja rruge e cjpeve te politikes shqiptare. Vecse per fat te keq ne kete lume te turbullt te politikes shqiptare u hodh sot Shqiperia

    Forca e aresyes dhe aresyeja e forces

    Ne vend te perdorte forcen e aresyes ata perdoren aresyen e dhunes se tepruar.
    Ne vend te degjonin dhe zbatonin keshillen e aleatit dhe mikut me te madh te shqiptareve, SHBA-se per te parandaluar dhunen, ata e nexiten dhe provokuan dhunen.
    Sic kam theksuar mbreme ne nje koment derguar gazetes ‘Shekulli” duhet doemos degjuar e respektuar keshilla e arte e mikut dhe aleatit tone me te madh strategjik, SHBA-se per parandalimin e dhunes. “Dhuna eshte nena e te gjtiha te keqijave”. Ashtu ndodhi….
    Klasa e sotme politike shqiptare sot jo vetem mbeti ne klase. Ajo deshtoi teresisht sic ka ndodhur rendom gjate krejt shekullit te fundit.
    Pasi harxhoi gjithe municionin e dhunes verbale para tri ditesh nga foltorja e altarit te demokracise perlamentit, sot ajo zbrazi edhe municionin e plumbave luftarake, gazin lostjelles, pompat e ujit, shkopinjt e gomes, grushtat e shqelmat kunde rpopullit te vet.
    Ne vend te perdorte forcen e ligjit sot qeveria dhe kryeministri shqiptar keqperdoren hapur ligjin e forces, te gjitha mjetet e arsenalin e dhunes se tepruar ndaj qytetareve te vet, nga popullit te vet. vetem e vetem per te ruajtur sundimin e tij autokratik. per te ruajtur karriken e vet te korruptuar qe sot edhe te ripergjakur.

    Ligji i forces ne vend te forces se ligjit

    Cfare do ti ndodhte Kryeministrit apo Presidentit shqiptar apo liderit te opozites, apo deputeteve te seciles force politike … po te perdornin forcen e aresyes e tu drejtoheshin protestuesve para kreyministrise me nje thirrje per qetesi, per vetpermbajtje, per respektim te ligjit.
    Tu thoshte se makinat qe i gjuanin me gure ishin blere me taksat e tyre prandaj duke i goditur ato po godisnin vetveten,se policet e specialet, jo paramilutaret e paidentifikuar, ishin vellezerit e tyre dhe neser vete ata protestes do te ishin ne vend te tyre….
    Do ti hidhej uje zjarrit. Do te qetesohej turma. Do te shpetoheshin te pakten tri jete shqiptaresh te pafajshem. Do te lartonin figuren e vet si politikane te aresyeshem. Kryesorja do te shpetonin imazhin e Shqiperise ne syte e Evropes dhe Botes!

    Bie maska e fundit demokratike

    Pasi i vodhi voten e shenjte, armen kryesore paqesore te demokracise- voten, pasi i dhunoi verbalisht per muaj te tere para kamerave e nga foltorja e organit suprem te nje demorkacise parlamentare si Kuvendi i Shqiperise, pasi i qelloi me plumbat e fjaleve per vite te tera jo vetem opozitaret – vellezer por edhe gjithe shqiptaret, sot e njejta qeveri, i njejti kryeminister i qelloi edhe me plumbat e armeve te zjarrit qytetaret e vet.
    Sot Qeveria dhe kryeministri Sali Berishe hoqen edhe masken e fundit demokratike, vetem e vetem per te ruajtur me cdo cmim karriken e pushtetit te tij krejt autokratik e te korruptuar. Sot Kryeministri shqiptar dhe qeveria e tij e hajnave hapi zjarr dhe qelloi hapur kunder vete objektit dhe subjektit te demokracise, demosit, popullit te vet.
    Sot ato pervecse hajna u bene edhe vrases ! Vrases me plumba prej verteti pasi ishin deklaruar vrases me fjale

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR ME 21 JANAR 2011 ME ORA DREJTPERSEDREJTI ME SY NE BULEVARDIN “DEHSMORET E KOMBIT” NGA EKRANET TELEVIZIVE
    Subject: URGJENT: VRASESIT ME FJALE VRASIN EDHE ME PLUMBA
    Date: 1/21/2011 2:17:22 P.M. Eastern Daylight Time

  2. fule says:

    Kryekrimineli i cmendur plak po flet si horr shpellash ne itervisten e Vizion+. Gjithcka thote ne rregull, Rami-Topi puciste, Gardes i lumte pushka, video montim, rrofshin ekspertet dhe gykatat tona,
    pistoletat-stilolapsa te pucit do ti shfaqim me vone, kallashet i kishin te kulla po nuk i pa kush si u futen e si dolen.

    Vdekje Sali Berishes! Poshte shpellaret!

  3. Look at your credit report to see if you have any missed payments or outstanding debt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje