Muaji janar i këtij viti duket se është po aq i trazuar sa i njëjti muaj i një viti më parë për kryeministrin Berisha. Si rrallë herë, ai ka nisur një tur të ngjeshur intervistash duke filluar nga televizionet kryesore me licencë kombëtare e deri tek ato me mbulim lokal, pa shumë peshë në shikueshmërinë e publikut. Duket si një qëllim në vetvete i tij për të mos lënë rast pa folur e rrahur muhabetin kudo, por kryetema e gjithçkaje mbetet ngjarja e 21 janarin 2011. E përreth saj shtjellon histori haluçinative konspiracioni me komplotistë e puçistë, duke nisur nga personazhe pa emër e duke përfunduar tek Kryetari i Shtetit. Për këtë të fundit s’harron të theksojë se, ka kërkuar zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje e situatës dhe këtë ia ka thënë në takim një ambasador të cilin s’do ta dekonspirojë!!!
Është e vështirë të vlerësohet nëse bën keq apo mirë që flet! Keq për veten e vetë, sepse duke qenë se të gjithë historinë e ka ngritur mbi gënjeshtrën, padyshim që ç’thotë diku, s’e thotë diku tjetër dhe shpesh bie ndesh me veten e tij. Mirë është për ne, sepse një person nën panik, sa më shumë të flasë, aq më shumë del zbuluar dhe midis fjalëve, edhe pse pa lidhje, do arrijmë të kuptojmë qëllimet e tij në të ardhmen. Është shumë më mirë t’i dimë, të thëna ashtu në ekstazë e sipër për të shantazhuar e trysnuar dikë, sesa të na i bëjë fakt të kryer ashtu papandehur, ku askush s’e pret.
Në intervistën më të fundit në UTV, Berisha la të kuptohej se ngjarja e 21 janarit do vijojë të hetohet nga një prokuror i ri, sepse prokuroren aktuale ai e konsideron pjesë të puçit dhe prishëse të provave. Kjo nënkupton që Ina Rama do të largohet nga detyra. Berisha nuk ka për të pritur sa t’i mbrojë mandati znj.Rama. Për këtë ai po pret momentin e zgjedhjes së Presidentit të ri, i cili ka të drejtën kushtetuese t’i propozojë Kuvendit emërimin dhe shkarkimin e kryeprokurorit. Nga kjo intervistë del qartë se Berisha është i vendosur në mënyrë kategorike për ta zgjedhur presidentin nga radhët e veta, veçanërisht për këtë shkak. Nuk do pyesi asnjë faktor, të brendshëm a të jashtëm, s’do lejojë askënd t’i ndërhyjë në këtë çështje për të cilën çdo ditë e më shumë po e trajton ku e si të mundet. Ai do një kryeprokuror që t’i fillojë hetimet nga bishti e jo nga koka, që të hetojë viktimën e jo vrasësin, që të parët t’i çojë në burg e të dytët t’i ngrejë në përgjegjësi; një kryetar SHISH-i që të përgjojë këdo që ai beson se i rrezikon pushtetin; një drejtim KLD-je që t’i bëjë zbor, më shumë se ç’po i bën në kushtet aktuale, gjykatësve të çdo niveli. Vetëm atëherë Berisha mund të ndjehet i qetë për t’u futur pa kokëçarje në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
Kryeministri pranoi mëse njëherë me gojën e vet se, “është e vërtetë që ato ditë u pengua prej tij ekzekutimi i urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria për Komandantin e Gardës dhe të tjerët”, por shtoi se, “më pas s’i pengoi njeri”. Kjo vonesë padyshim që i dha kohë të gjithë personave të implikuar të fshihnin provat e krimit e të pleqëronin të qetë alibitë që duhet të kishte secili syresh, të cilat s’duhet të binin ndesh me njëra-tjetrën. Kësisoj, ashtu siç hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë, edhe vonesa që solli arrestimi i tyre bën që tani pas një viti të dalin më në fund në dritë të gjitha makinacionet për fshehje provash të cilat cilat normalisht do ishin zbuluar qysh në krye të herës. Ndërkohë, një pjesë e provave tashmë mund të quhen edhe të humbura përfundimisht. Kjo ndërhyrje bllokuese në punën hetimore që bëri kryeministri, e që tani del më shumë në pah, përbën një nga veprat penale që përmban edhe Kodi Penal, përkatësisht, neni 301 “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe neni 302 “Përkrahja e autorit të krimit”.
Më tej, Berisha u përpoq të justifikojë rolin e Ndrea Prendit në këtë ngjarje, pas zbulimit të faktit që njëri nga viktimat është qëlluar nga pistoleta e tij, duke nënvizuar se “komandanti nuk merr urdhëra as nga kryeministri as nga ministri i Brendshëm”. Lind pyetja: Cili është shkaku që detyron Komandantin e Gardës të dalë nga roli i tij si drejtues i të gjithë trupës dhe menaxhues gjakftohtë i situatës, e të marrë pistoletën për të qëlluar në drejtim të protestuesve?! Çfarë rreziku i kanosej atij personalisht? E bëri këtë për t’u ardhur në ndihmë gardistëve të terrenit si një forcë e shtuar në atë mizëri gardistësh e policësh, apo për t’u dhënë zemër duke dhënë i pari shembullin personal?! Cila ishte ajo forcë që e bëri të marrë në dorë pistoletën e ta shkrepë? Përveç një urdhëri verbal nga eprori i tij, ministri i Brendshëm, ose nga vet kryeministri që shquhet për t’i dhënë vetë drejtim punëve, askush tjetër s’mund ta vinte në lëvizje Komandantin e Gardës për të ndërmarrë një aventurë të tillë. Berisha, njësoj si i mbytyri pas fijes së kashtës, kërkon të kapet tek ligji. Absolutisht jo. Sepse për zbatimin e ligjit janë gardistët në terren, të përcaktuar më parë me skemë dislokimi në vendet që do ruanin dhe detyrat që do mbulonin, përfshi edhe rastin ekstrem, përdorimin e armëve të zjarrit.
Është e kotë që faji të fshihet me përmendjen e ligjit. Në momentin e përdorimit të armëve, asnjë prej atyre gardistëve s’ka qëlluar në drejtim të demonstruesve pa urdhër të eprorit. Ligji “Për Armët e Zjarrit” e ndalon kategorikisht përdorimin e armëve në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Në rast se ato përdoren, ligji e përcakton, “kundër personave të veçantë që kryejnë vepra të dukshme dhune kundër personit ose pasurisë, që në vetvete përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara”. Përveç Ziver Veizit, që po rrinte në mënyrë pasive diku tek 5 metra larg rrethimit të kryeministrisë, tri viktimat e tjerë (H.Deda, F.Myrjaj, A.Nika) ishin dhjetra metra larg dhe s’kishin fare lidhje me situatën tek porta e gardhit rrethues ku rreth 20 demonstrues të mbetur vijonin të hidhnin gurë në oborrin e kryeministrisë.
Kryeministri citoi ligjin, ku siç theksoi, “ai përcakton qartësisht, po u sulmua objekti, do të shtish në ajër, po u vazhdua do të shtijë në këmbë, po vazhdoi do ta asgjësosh” (sa për parantezë: Po të nisemi me logjikën e kryeministrit, tashmë në detyrën e Drejtorit të INUK-ut s’do ishte ai që është, pasi do kishte rënë therror në zyrat e kryeministrisë qysh më 14 shtator ‘98. Si puna e tij, shumë të tjerë që sot janë ende gjallë e vegjetojnë në radhët e administratës. Të paktën, për jetën që jetojnë sot, duhet t’u jenë mirënjohës F.Nanos dhe ish kryegardistit të kohës). Së pari, siç edhe trajtova më sipër, asnjëri nga 4 viktimat nuk ishte pjesë e sulmit. Së dyti, goditja nuk u bë sipas përcaktimit ligjor, në pjesët e poshtme të trupit, por u bë nga gjoksi e lart. Po të ishin kaq të vendosur në zbatim të ligjit, gardistët duhet të kishin vrarë të paktën atë djaloshin e ri që u fut një metër brenda rrethimit, ose ndonjë që ishte diçka më shumë se i zellshëm për të hedhur gurë brenda në oborr. As njëri, as tjetri. U vranë 4 persona që nuk përbënin asnjë rrezik, as për institucionin, as për njerëzit që ndodheshin brenda. Pra, edhe kjo pikë alibisë ku kryeministri dëshiron të kapet, bie poshtë. Përpos kësaj, Komandanti i Gardës ndërhyri në mekanizmat e armës së vet për ta modifikuar, gjë që rrit shkallën e tij të përgjegjësisë dhe njëkohësisht, përbën një fakt më shumë se ai e ka ndjerë që ka shkelur ligjin kur përdori armën.
Në këto kushte, sado të dridhet e spërdridhet kryeministri, me alibira e interpretim ligjesh, nuk e shpëton dot nga përballja me të vërtetën ish Komandantin e Gardës (drejtuesi i ri i së cilës duhet t’ia heqë emrin dhe foton nga faqja zyrtare në web); as atë, as të tjerët që kanë gisht në këtë krim shtetëror. Le të vijojë të na tregojë përralla ekraneve derisa t’i vijë radha edhe atij që t’i shtrëngohet rreth fytit laku i ndëshkimit ligjor. E vërteta vonon, por nuk harron!
me kete opozite qe ka berisha perball do tja hedhe bythes sa here qe te doje………….
vrau ne 97 qindra qytetare dhe as i hyri gjemb ne kembe ,,,,por u shperblye prap ne 2005……….
ne cdo vend tjeter do ta kishin terhequr zvare.
Kete rradhe me duket se bythen e ka lakuriq. Rrofte FBI!
O shoku .nuk vinte ne pushtet ne 2005 saliu po te mos ishte terhequr Fatos Nano 1 muaj para zgjedhjeve ne takimin me shefin e pergjithshem te CIA ne rinas.Objekt i bisedes ka qene ndertimi me dhe pa ligj i rruges Durres Kukes urgjentisht gje te cilen Nano nuk e mori persiper ta bente pa procedura te rregullta ,por sugjeroi qe kete nuk e bente njeri tjeter vec Malokut qe nuk pyeti per regulla e ligje.
Me kete popull llapaqen qe leh vetem neper gazeta per te bere komente Berisha edhe kur te vdese do kene frike te zgjedhin njeri tjeter.
Berisha ka bere shume zullume edhe ne te kaluaren dhe per snje s’ka mbajtur pergjegjesi. Por kete rradhe do ta paguaje se gjaku i njerezve nuk harrohet.
Nje grup i madh njerezish akoma i vene mbrapa ketij krimineli. Shumica justifikojne veten se jane te djathte dhe antikomuniste.
Edhe une i djathte dhe antikomunist jam por nuk dua ti degjoj emrin as berishes as atyre qe i vene nga mbas. Ata po i ngjyejne duart me gjak njesoj si Berisha vetem per hir te interesave.
Çfare te rrefeje me pare duhet futur ne burg dhe atje ti numeroje maskaralleqet qe i ka bere nje kombi te tere.Duhet bere shembull saliu i pari se peshku qelbet nga koka,qe ne fund te besojme se ajo qe po leviz ne Shqiperi eshte per te ardhmen.
saliu s’ka pune te behet gjykates,avukat,prokuror,etj,ai te beje punen e tij dhe jo pune qe s’i takojne.