Nga Etleva Bisha
“Ju kërkoj ndjesë paraprakisht për ndjesinë që do ndaj me ju, por nuk rri dot pa thënë se çdo ditë e më shumë Shqipëria po i ngjan një pacienti të sëmurë me kancer. Tentakulat e qelizave malinje po i pushtojnë trupin dhe “mjekët” shqiptarë e të huaj po dështojnë seriozisht në trajtimin e sëmundjes. Qeliza malinje lindi brenda trupit të saj dhe filloi ta pushtonte gradualisht, në fillim pa dhembje, tani është faza e dhimbjeve të rënda e të pakthyeshme. Ajo QELIZË MALINJE ka PUSHTETIN tani mbi trupin e Shqipërisë dhe kthimin mbrapsht të sëmundjes vetëm një mrekulli e bën të mundur!”
I vendosa mes thonjëzave këto rreshta, sepse në fakt ato ia drejtova miqve të mi në një prej rrjeteve sociale, në përpjekjen për të ndarë me ta ndjesinë që ka kohë që më shoqëron. Nuk mendoja ta ktheja në një shkrim, por reagimet që morra më nxitën të shkoj më tej. Një prej miqve të mi shkroi në përgjigje se “nuk është koha për doktorë, është koha të gjejmë vetveten. Të fikim televizorin kur dalin ATA dhe të mos u japim votën”. Për fat të keq ka shumë nga ata që të lodhur nga politika e luftës për të mbajtur pushtetin dhe jo e shërbimit në të mirë të shqiptarëve, gjejnë zgjidhjen më të lehtë: mbyllin sytë e veshët për të minimizuar të paktën stresin e përditshëm që na vjen nga gam-gamet e politikës (!).
Vështirë t’i gjykosh në pikën ku ka arritur Shqipëria, sepse në fakt kemi arritur në pikën ekstreme ku Kryeministri nuk është kryeministër por i Gjithëpushtetshmi. Ai gëzon të drejtën e sharjes, kërcënimit, gjykimit, shpalljes fajtor, amnistisë së ish-kundërshtarëve dhe atyre që u ka thënë njëmijë e një të zeza. Ai gëzon çdo të drejtë, madje edhe ato të drejta që nuk i takojnë. Kush akuzon atë apo ata që i shërbejnë apo frymëzohen prej tij janë armiq të demokracisë që duhen ndëshkuar, pavarësisht se si: me denigrim, me sharje, me rrahje deri një vit më parë, por edhe me vrasje, si një vit më parë! Kush guxon ti drejtohet drejtësisë për të gjetur të drejtën përballë të Gjithëpushtetshmit apo atyre që ka ai përreth merr mësimin e radhës: drejtësia i shërben jo të vërtetës dhe të drejtës, por imunizimit të të Gjithëpushtetshmit dhe atyre që ka përreth, që lundrojnë në detin e bollëkut të krijuar me mekanizma “demokratike”.
Nuk e them me ironi, e ripërsëris: Bollëk me mekanizma demokratike! Nuk është vota, një mekanizëm demokratik? Është, por për vende demokratike ama. E kemi mësuar tashmë të gjithë se demokracia zë fill tek demokracia elektorale, që i jep të drejtën çdo shtetasi të shprehet me votë se nga kush dhe se si do të qeveriset. Po kur e sheh se ajo votë nuk ka vlerë apo tjetërsohet ç’kuptim ka të marrësh mundimin e të shkosh tek kutia e votimit? I Gjithëpushtetshmi ta ka dhënë leksionin në çdo palë zgjedhje: vota jote hyn në kuti kundër tij dhe del nga kutia pro-tij! Shko prapë tek kutia e votimit po deshe…
Kështu, jemi katandisur në pikën ku politika është kthyer në mjetin që ka pasuruar të Gjithëpushtetshmin e politikës dhe oborrin e tij, duke humbur misionin e saj themelor (për vende demokratike kuptohet): ti shërbejë shqiptarëve! Më keq akoma: në vend të shërbimit i ka ofruar modelin e urrejtjes ndaj kundërshtarit politik, modelin e konfliktit, e padrejtësisë, e mosndëshkimit, të nënshtrimit ndaj realitetit dhe indiferentizmit ndaj asaj çfarë bën e prodhon qeveria.
E kuptoj shumë mirë që indiferenca e shumicës sonë vjen nga modelet skandaloze të (keq) qeverisjes që na janë ofruar shumë shpesh në këto 20 vjet, po aq sa kuptoj edhe faktin që ky realitet nuk mund të zhbëhet me indiferencë. Përkundrazi, indiferenca jonë u intereson. Sa më shumë të mbyllim sytë e veshët ne, sa më larg kutive të votimit të qëndrojmë, sa më joreagues dhe jodenocues ndaj keqqeverisjes të jemi, aq më shumë pushtet i kemi dhënë të gjithëpushtetshmit, aq më shumë liri e të drejta kemi humbur nga vetja dhe gjithnjë e më të varfër do të jemi sepse gjithçka e kanë marrë “ata”.
Meqë e nisa këtë shkrim duke ju referuar një sëmundje të rëndë, do ta mbyll po njësoj. Asnjë mjek sado i aftë dhe asnjë ilaç i përdorur deri më sot nuk bën dot mrekullinë për ta luftuar atë sëmundje të rëndë, nëse në përpjekjen për të shpëtuar pacientin nuk përfshihet edhe pacienti vetë. Dëshira e tij për të jetuar e shoqëruar më optimizmin për të fituar mbi sëmundjen kanë bërë mrekullira.
Mrekullia që mund t’i ndodhë Shqipërisë për t’i zmbrapsur sëmundjen e rëndë? Janë shqiptarët!
TE HESHTIM APO TE MOS HESHTIM !?
– Nje mesazh per artistet, mendimtaret…. dhe mbare
shqiptaret!
-Nga Alban Dega , Nju Jork
Te heshtim apo te mos heshtim….Pergjigjen e shkelqyer kesaj pyetjeje qe i mundon shume jo vetem shqiptaret e ka dhene ne menyre te persosur Nobelisti i famshem Cifut Elie Wiesel ne Romanin e tij te famshem “Nata” . Zoti e bekofte !
” Ne Gjermani ata erdhen fillimisht per komunistet dhe une nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja komunist.
Atehere ata erdhen per Cifutet e une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja cifut.
Me vone ata erdhen per sindikalistet dhe une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja sindikalist.
Pastaj ata erdhen per Katoliket dhe une perseri nuk u ndjeva. Une nuk fola sepse une vete ishja protestant…
Me ne fund ata erdhen per mua dhe atehere nuk kishte mbetur askush te fliste…”, thote Prifti Martin Niemoller duke folur per diktaturen naziste ne Gjermani.
A nuk ndodhi keshtu edhe me diktaturen komuniste ne Shqiperi… Une nuk fola. Ti nuk fole. Ai nuk foli. Ne nuk folem. Ju nuk folet…. Ata nuk folen!
E filloi me bashkepunetoret e fashizmit ne nuk folem. Ne heshtem sepse ne nuk ishim bashkepunetore te fashizmit!
Ata erdhen per bashkepunetoret e anglo-amerikaneve dhe ne perseri heshtem. Heshtem sepse vete nuk ishim bashkepunetoret e anglo- amerikaneve!
Me vone ata erdhen per agjentet e jugosllaveve, ruseve, kinezezve, te dreqit e te birit…. Ne nuk folem sepse vete nuk ishim agjente te tyre!
Atehere ata erdhen per pirfterinjt, hoxhallaret, dervishet, popet… Ne e qepem bile edhe u bashkuam me ta duke ngritur zerin e doren edhe kunder Zotit!
Me ne fund ata ardhen per gjeneralet e luftes, per ministrat deri edhe per kryeministrin… Ne nuk folem. Nuk folem sepse vete nuk ishim as gjenerale, as ministra, as kryeminister.
A nuk po ndodhe e njejta gje me ate qe e quajme “ajka e artit shqiptar“, me deputetet sejmene te pozites, me nje pjese te intelektualeve.
Cfare beme ne keto 20 vjet !?
“ Parate e piramidave jane te pastra si kristali” Jo vetem e degjuam, por edhe vrapuam si te cmendur tu dhuronim djersen e mundin shumevjecar si nje cete te marresh!?
“Me ne fitojne te gjithe!” E degjuam dhe besuam. Fituam mbi 2 000 varre me shume. Rreth 8 000 te plagosur, te sakatuar per jete… Humbem 2 miliarde dollare!!!
“ Aleanca per ndryshim” Ujku behet qingj … Kur te genjen dikush njehere e ka fajin genjeshtari, thote filozofi popull…. Kur te genjen per here te dyte , te trete, te katert …. shumefishohet faji i te genjyerit!….. Shihni “kolonelin e Asfalise” e ben jo vetem keshilltar, por edhe minister, pasi ai u be gjeneral i Asfalise duke ua dhuruar a shitur Otranton sigurisht me miratimin e urdherin tij…
Jo vetem e degjuam por edhe i dhame voten.. Sa vota!? Ai vete e numeroi! Kush numeron e gabon vet e peson! Ai asnjehere nuk gabon! Nese i numeroi keq ose shume keq nje te treten e tyre… Nuk pati faj. I nevojiteshin qe te mos i zbriste kalit te pushtetit. Kali i poushtetit nuk eshte kal mishi e gjaku…. Kali i pushtetit eshte sot kal floriri per te dhe klanin e tij. Kali i pushtetit eshte edhe kali i imunitetit per zollumet ndaj miletit!
Po sot!? Shihni vetem artistet… talentin e kombit… Shume prej tyre jane vene ne rrjesht, njeshkolone si dikur ne zboret e Partise nga ish Komisari enverist i Batalionit te Mjekesise Sali Berisha , nga Paria e Tiranes, sic i quan heroi i demokracise se Shqiperise dhe i lirise se Kosoves Mendimtari atdhetar Prof. Dr. Shenasi Rama, despotet e sotem 24 karat enveriste te Tiranes.
Ata dine vetem nje parulle “ Parti Enver jemi gati kurdohere!” Sot kjo parulle turpi e kolaboracionizmi me neo-diktaturen e votave te vjedhura eshte “ Parti- Sali, kurdo gati na ke ti!”
Nuk ka diktature me te keqe se diktatura me parulla demokratike, se diktatura me fasade demokratike! Kjo eshte demokracia e Sali Berishes!
Ku eshte doktori i zemres qe me shpetoi dy here jeten e babait tim duke lene edhe mesimin!?
Ku eshte Betimi i Hipokratit per te sheruar edhe hasmin e armikun e vet me te madh!?
Ku eshte humanizmi i liderit, e shoqja e te cilit hap ekspozita deri ne Seline e OKB-se dhe ne Kapitol per Nene Terezen, per monumentin e humanizmit boteror, per Nenen e Perbotshme shqiptare te humanizmit.
Cfare hipokrizie madhore !? Cfare dyfytyresie gjigande!? Cfare tjetersimi monumental!
Ekspozita humanizmi kur vellezerit e tij te nje gjaku e te nje gjuhe, kur 22 deputete te Kuvendit te Shqiperise , kur 200 shqiptare rrezikojne jeten e shendetin ne nje greve urie per te drejten themelore te njeriut : lirin e barazine e votes qe e ka vjedhur pushteti i korruptuar!
Pse nuk hapen kutite e votave!? Pse tallet me rrenat e pafytyra per Gjykatat, qe i komandon me nje te shkelur syri!?
Pse tallet me Kushtetuten qe e shkel, qe e perdhos, qe e njollos ne cdo hap te tij despotik!? Kujtoni vetem 97-en me mbi 10 000 viktima! Kujtoni vetem Gerdecin me 26 te vrare e qindra te plagosur! Kujtoni vetem marreveshjen atdheshitese te Otrantos !?
Jo. Une kurrsesi nuk dal mbi Gjykatat… Jo une kurrsesi nuk mund te dal mbi Kushtetuten e terrci e verrci. E kush jane per te Gjykatat dhe Kushtetuta!?….
Gjykatat jane maska e krimet te vjedhjes dhe manipulimit te votave!
Kushtetuta eshte vetem sebepi per tu mbyllur gojen shqiptareve dhe per tu hedhur hi syve disa burokrateve te Evropes plake qe demokracine e ndajne ne ky standarte, nje per gjithe boten e lire e nje tjeter “ good enough for Albanians… boll e mire per shqiptaret” me nje te treten e votave” te numeruara keq ose shume keq”, sic thuhet ashiqare ne vete raportet e tyre zyrtare!
Mesazhi i tyre eshte i qarte: votoni shqiptare! E drejta e votes eshte e drejte themelore e njeriut… Ta shfrytezoni e ta gezoni!
Votoni shqiptare votoni Ta gezoni demokracine! Per ti numruar votat keni Saline! Gjithnje i ka numeruar sakte: me 26 maj e me 20 tetor 2006.… me 3 korrik 2005! Me 28 qershor 2009 beri numerimin me te mire te mundshem, duke i numeruar “keq ose shume keq vetem nje te treten e votave“. Perpara numerimi i keq paska qene 99. 999 per qind si dikur…. Pse ai qeveris vetem me me pak se nje te dhjeten e ketij 33 per qindshi te numeruar keq ose shume keq, pak ka rendesi?….
Ndaj mbyllni gojen! Ndaj heshtni! Ndaj sus…. Se po pengoni heqjen e vizave dhe integrimin e Shqiperise me “ nje te treten e votave te numeruara keq ose shume keq” ne zgjedhjet e fundit…. Ky eshte standarti ala shqiptar i demokracise evropiane!
Votoni shqiptare votoni! Vetem heshtni!
Heshtni sepse edhe une Evropa plake heshta dhe u llangarosa ne breke fare kur mustaqecjapi marshonte mbi Berlin, mbi Prage, mbi Varshave. Pastaj i erdhi rradha Parisit, raketave mbi Londer… Pse?
Sepse edhe une Evropa e mencur perdora trurin e atij gomarit qe po e hante ujku dhe vazhdoi te lutej deri ne grahmen e fundit : O zot beje enderr! Pasi mposhti te gjithe heshtjet me radhe derisa nuk mbeti me kush te fliste ….
Zot ruajna mendte e krese ! Pa kete heshtje asnje diktator e despot nuk do ta kishte pasur te lehte te qeveriste e livadhiste ne asnje vend te saj!
A ka shtrat me te nxehte per cdo diktature, per cdo te keqe te vogel e per cdo katrahure te madhe se sa heshtja perballe se keqes. Derisa ajo behet katastrofe per te gjithe e atehere me te vertete nuk ngelet askush per te folur as per ne e as per viktimat e saj!
Jane te rralle popujt ne Bote qe e kane paguar heshtjen me shtrenjte se ne shqiptaret. Cmimi ishte teper i larte : Gjysem shekulli barbari! Gjysem shekulli katrahure! Gjysem shekulli skllaveri!
Heshtja sot do te thote edhe “tridhjet vjet… ose sa ta kete shkruar ai lart”me te njejten fytyre. Me te njejten politike mbi krye e mbi kurrizin tone sikur Shqiperia te mos bente dot pa ish-sekretaret e PPSH-se dhe ish- drejtoret e Institutit te Studimeve Marksiste- Leniniste prane KQ te PPSH-se, qe na neperkembin tash 66 vjet ( 46 + 20 = 66 ) !
Sikur ketij kombi e ketij populli ti jene sosur ose ti mungojne djemte e vajzat qe kane shkelqyer deri ne Harvard e Oxford, Kembrixh e Princetown…!?
Atehere me te vertete populi shqiptar “ka e do te kete qeverine qe meriton“, sic thoshte babai ui demokracise amerikane e boterore Abraham Linkolni. Fytyren e saj, natyren e saj , politiken e saj e te ardhmen tone do ta percaktoje pikerisht heshtja ose mosheshtja sot! Cfare te bejme!?
Lart zerin e protestes! Lart shpirtin e qendreses! Lart zemren e bashkimit te te gjithe shqiptareve ne lufte kunder cdo te keqeje, para se te mos mbetet kush te flase me…. Liri- Demokraci! E duam Shqiperine si Amerika demokratike! E duam Shqiperine si e gjithe Evropa demokratike !
Bashkimi ben fuqine. Percarja pjell skllaverine! Nenshtrimi sjell roberine! Heshtja ben kerdine!
Shkruar e botuar pe rhere te pare me 15 maj 2010> Ribotohet pa asnje ndryshim
Artikulll i piste moralisht ,sepse nxit urejtjen ndaj popullit tone ,’
cka nuk eshte e drejte
–Se ne demokraci portestat i udheheq opozita ,dhe populli ngirhet ne protesta kur opozita i ben thirje –Ky eshte regulli denmokratik….
nga ndonje here je fare trap
Ku ta nxit urrejtjen ndaj popullit tone ky shkrim o Mondi se ka nga ata qe ja futin kot, po ti ja futke kot fare ama. Kur nuk ke se cte thuash me mire mos thuaj gje se nese ndonjehere tjeter thua ndonje gje me mend, nuk ta marrin seriozisht te tjeret.
CDO POPULL KA QEVERINE QE MERITON!
– Jo vetem kaq..
Kjo thenie e arte Abraham Linkoln eshte teper aktuale per popullin tone…
Me thone kush ishte opozita apo emrat e partive ose organizatave opozitare ne Egjipt, ne Tunizi, ne Libi, ne Jemen!?
Popuj te tere u ngriten sepse e ndjene qe despotizmi, korrupsioni, kusaria dhe vrastaria nuk duroheshin me.
Pa asnje dallim ata permbysen disa nga despotet me te urryer te rajonit e Botes mbare si Mubarak, Ben Ali, Mubarak….
Konkluzioni: cdo popull ka qeverine qe meriton, sic ka thene nje nga baballaret e demokracise amerikane dhe boterore..
Jo vetem kaq: cdo popull ka aq liri, aq demokraci, aq begati sa c’ lufton per to!
As ne shqiptaret nuk bejme perjashtim ngakuy rregull universal !
Rajimond, ne nuk jemi me per urrejtje, por per NEVERI. Urrejtja eshet per te barabartet. Ne jemi shume poshte per te qene te barabarte. Dhe ketu nuk erdhem me nje dite apo me nje vit. Dhe ketu nuk erdhem vete, se keshtu na donte qejfi ne. Ketu na sollen ”palikaret” e ketij vendi mjeran, politikanet qe ne te gjitha kohet kane nje prerrje. Endrra e tyre perverse eshte: Te sundojne me çdo çmim, pa pyetur per pasojat kombetare. E kujt i plasi? Sigurisht vetem atyre nuk ju pelcet se çfare behet me ne dhe me Shqiperine. Ata prodhojne vetem mjerim, skamje, urrejtje dhe krime. Dhe bota na sheh si nje tablo te varur ne nje nga muret e Luvrit ku studion kombinimin e ngjyrave dhe dritave. Ju lumte. Ju lumte, se i japin edhe ata ndonje penelate te tipit: Kjo kellira ketu duhet te quhet Burre shteti. Dhe kjo kellira buRe shtrati po ju ben gjemen te gjitheve, me perjashtim te familjese se tij te perçudnuar gjenetikisht, ku djali ka dale femer dhe vajza gomarmashkull. Ai mustaqemuti (Hitleri) do ta kishte sterilizuar plaken Berishe dhe do ta kishte tredhur plakun germuq dhe inatçor Berishe sa t’i shihte, pa ju bere asnje analize gjaku dhe kshtu NE do te kishim shpetuar sot nga kjo kerme (por me siguri qe do te dilte nje tjeter!) Por nuk i ra rruga ne Bjeshket e Nemura te na e bente kete ”nder”. Te vetmen here qe Hitleri me del i nevojshem ne histori.
Dhe se fundmi, hidhini nje sy ketij shkrimi:
http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/89a8342b0d1cbf5ce79fe0da329050be.html
Faleminderit!
Mrekullisht bukur!!!!!
Faleminderit!!!
ne shqiptaret e mbajme veten per te zgjuar vetem neper barcaleta kur tregon:– “ishte nje amerikan nje gjerman dhe nje shqiptar”– dhe gjithmon shqiptari ja u hedh te gjitheve ….
por ne fakt kemi dale populli me frikacak dhe me idjot qysh nga koha e sundimit turk per 500 vjet me te sundimet greke, serbe, malazese,itajane,gjermane,enveriste e ne fund saliniste……….
jemi kot si popull….
Keshilla e nje miku
Me thuaj te hesht/Para padrejtesive te jem memec dhe i verber,/bindjen time te pabindur/ ta ndrydh e ta mbyll ne sarkofagun e harreses./ Me thuaj thuaj te hesht,/edhe kur shoh te humbas virgjerine e verteta/Por atehere ka per t’u ngritur nga varri,/e te qesh me mua vdekja.
Keto vargje te shkruara nga une ketu e 25-vjet te shkuara kur ishte akoma diktature mu risollen ne mendje nga leximi i shkrimit te mesiperm. Eshte pra indiferenca e jne qe pjell mostra te tilla si Berisha & co.
Perceptimi i problemit tone ne kete artikull eshte shume i sakte; indiferenca eshte ajo qe na coi ne kete dite. Jane ata njerez qe reagojne me aq dembelizem ndaj ceshtjeve politike te vendit saqe hedhin deklarata absurde sic “te gjithe jane njesoj”, “duhet t’i largojme te gjithe politikanet te majte e te djathte”! Nuk e marrin mundimin te vejne ne peshore ata qe po drejtojne dhe po vrasin njerezit neper protesta per te mbroujtur vjedhjet e tyre me ata qe jane ne opozite por i fusin te gjithe ne te njejtin thes. Nuk arrijne ta kuptojne shprehjen “kur s’ke pulen do hash sorren”.
I vetmi problem qe kam une me artikullin eshte se ne fund nuk jep nje opinion te autores se si mund te zgjidhet problemi yne – si mund te kurohet ky kancer qe na ka zaptuar. Autorja thjeshte sugjeron qe jane shqiptaret ata qe duhet te mobilizohen per te miren e tyre por ceshtja eshte se ka nje klecke te vogel ketu. Pjesa me e madhe e shqiptareve (80% e tyre do te thoja) jane tashme te emancipuar ne lidhje me ate qe kerkohet nga ata. Problemi eshte se te gjithe po cirren “ku eshte opozita qe te na organizoje?” “Ku eshte kryeopozitari?” “Ik nga Twitter Edi Rama dhe hajde dalim ne shesh!” Por te gjitha keto po bien ne nje vesh te shurdhet. E pra, nderkohe qe i semuri me kancer nevojitet te motivoje vetvehten, shqiptaret – populli – ka nevoje qe ta organizoje dhe drejtoje dikush. Ne asnje vend te botes, ne cfaredo revolucioni popullor apo thjeshte proteste popullore, nuk ka ndodhur qe te mos kete pasur organizimin dhe drejtimin e nje apo nje grup individesh. Eshte thjeshte e pamundur kjo gje.
Them se media duhet te ndergjegjesohet me shume ne lidhje me nevojen e daljes se opozites nga letargjia ne te cilen eshte futur prej me shume se nje viti. Populli eshte i gatshem per ta ndryshuar te ardhmen e tij.
Thjesht, jemi nje popull frikacak , nga ku vjen indiferentizmi.
Ai qe thote- Te mbyllim televizorin kur dalin Ata, dhe te mos u japim voten-, mbi te gjitha eshte nje lepur frikacak qe ben indiferentin.
Zogu qe i pari qe shfrytezoj injorancen popullore per te sunduar,ndersa Enveri futi tmerrin ne popull, dhe Sali Shpellari e shfytezon kete inerci tmerri qe shumekush e quan indiferentizem.
Ne shqiptaret i meritojme plotesisht diktaturat, ndaj nje pjese e mire e popullit e brohorasin diktatorin kriminel Sali Berisham sepse u shpeton shurra ne brek kur e shohin!!!
Zj. Etleva, ju i njihni shume mire dhe nga afer keta politikane dhe sidomos Ilir Meten me Moniken…me vjen mire qe ju keni kohe qe jeni distancuar nga ata njerez aq ordinere dhe te paskrupullt dhe eshte ashtu sic thoni ju indiferenca po na vret, por do te thoja qe indiferenca ka filluar qe nga ju qe keni qene afer tyre dhe jeni terhequr ne hije kaq kohe…(nuk e kam fjalen vetem per ju, por per te gjithe ata intelektuale mosha jone qe kane marre pjese ne jeten politike)…pikerisht ne demokraci mendimi intelektual duhet te jete ne krye te levizjeve dhe nuk mund te presesh qe nje popull te ngrihet ashtu me kot sepse kjo do te ishte anarshi…pra nese ne populli do te shohim qe ju intelektualet e ndershem do te jeni te guximshem dhe te bashkoheni me vendosmeri duke lene menjane hatermbetjet ne ish partite tuaja atehere dhe ne populli do te jemi te guximshem dhe jo indiferente.
Pershendetje Joni. Faleminderit per komentin dhe jo vetem ty, por çdonjerit qe ka shkruar ne lidhje me te. Kam nevoje te qartesoj diçka. Nuk jam shkeputur per asnje çast nga politika dhe jam perpjekur te kontribuoj ne forma te ndryshme, pavaresisht se jo gjithnje kam qene “e dukshme” per publikun. Kam qene dhe do te jem e dukshme ne çdo aksion politik apo qytetar qe denoncon keqqeverisjen apo cenimin e rende te demokracise ne Shqiperi. Une jam vetem nje nder mijera shqiptaret qe kerkojne nje atdhe ku te rrisin normalisht femijet e tyre. te falenderoj serisht, etleva
prandaj eshte opozita zj.autore e shkrimit ! ata jane intelektualet aktiv dhe te vemendshem per cdo shkelje apo shkarje ndaj demokracise ! populli ka treguar se s’ka qene indiferent keto 2-3 vjet ! kujto protestat gjigante te opozites me 300000 pjesmarres ! te lutem mos kerko te mbrosh opoziten per taktiken e saj ! më respekt per kete popull te keq drejtuar nga nje shtrese intelektualesh te kufizuar ne ideale dhe mundesi..
Shume e drejte znj. Bisha, eshte pikerisht indiferenca jone e pakuptimte, pikerisht aty ku sduhet te jemi indiferente, qe i jep diktaturave lirin e veprimit dhe atehere kur ne e shohim se jemi faktikisht ne diktature, nervozohemi dhe qarravitemi, sjemi ne gjendje te gjejme rrugen me pak te dhimbshme, per ta larguar diktaturen.
Ne qofte se vete ne, do te kishim vepruar me guxim ne vitet 44-48, sdo te ishte instaluar diktatura qe kaluam.
Edhe sot po ndodh e njejta gje, pikerisht rregjimi fillon me institucionet qe ti vere ne vartesi, qe te mbylle cdo rruge ligjore, fillon mbledh njerezit me te korruptuar, ku shefi vete, mbasi i le te korruptohen diku ne ndonje vend pune, mbasi i merr me fakte, i afron afer tij, se eshte i sigurte se me armen e aferave te korruptimit, i ka ne dore per ti manipuluar per qellimin e tij final.
jo me kot ish agjentet spiune te cdo vendi jane strehuar, ose ne pushtete diktatoriale, ose ne mafien nderkombetare, per vete begraundin qe kane.
Shuarja e sindikatave ne shoqata te pavlera, eshte oguri me i keq, shnderrimi i tyre ne bashkime profesionale qe dirigjohen nga vete qeveria e tregon kete se fakti eshte qe asnje proteste nuk jane ne gjendje te bejne.
Diktatura tashme eshte vendosur, tani duhet vetem revolucioni ta shkaterroje kete sistem.