Mund t’ju qeras me një teke emancipim? Jo, faleminderit!

31 Janar 2012, 20:41Blog TEMA

Nga Tomi Papavangjeli

Kjo pyetje besoj ka qenë e fshehur brenda mendjes së gjithë teleshikueseve gjatë shfaqjes së Kryeprokurores Ina Rama në emisionin “Opinion”. Ky mendim vjen në forma të ndryshme në mendjet tona, por burimi është i njëjtë, disa e simpatizojnë pa dashje dhe disa e urrejnë po pa dashje! Pikë së pari ky artikull përpiqet vetëm të japë një ide mbi njerëzit e thjeshtë dhe pa interesa: çfarë duan ata, çfarë ndjejnë ata kur shikojnë një femër në një pozicion aq të fuqishëm? Disa mund të fillojnë të skërmisin dhëmbët, e disa të tjerë të reflektojnë një buzëqeshje teksa shikojnë një femër në dukje të brishtë, por me aq shumë përgjegjësi në shpatulla.

“Fushëbeteja” e preferuar është ajo nëpër rrjetet sociale, ky është një vend nëpër të cilin mendjet tona të kompleksuara lëshohen disi më të lira nga forca e gravitetit të frikës së fjalës së lirë. Nëpër këto rrjete ne shikojmë mendimin e njerëzve të thjeshtë dhe jo të atyre që janë të prekur nga ndonjë interes i ndërthurur, interes që qoftë për një rrogë të thjeshtë në shtet, vret pa mëshirë dinjitetin në mes të ditës për diell. Megjithatë, çuditërisht edhe nëpër këto rrjete ku qarkullon pak më tepër fjala e lirë, ne shikojmë me habi që pozicioni jonë gjeografik nuk tregon aspak që zemra jonë i përket Europës. Kjo zemër gëzohet kur shtypen femrat e lira, por ama po kjo zemër nuk rebelohet kur ne na paraqiten, promovohen dhe na shtypin femra model kuçedër. Shumica e komenteve në rrjete sociale tallen me Ina Ramën dhe gëzohen me pseudonimin e tmerrshëm që ju vu asaj vetëm pak kohë më parë nga “Kryeministri”. Dhe fatkeqësisht autorët janë kryesisht femra.

Tradita jonë nuk e justifikon aspak këtë çallmë brenda mendjes tone. Ne dikur kemi pasur Mbretëreshë Teuta, Mbretëreshë Geraldina, figura femërore këto të padiskutueshme për sa i përket rrezatimit solid e dinjitoz të tyre. Sot, në 2012-tën, vit gojëdhënash katastrofike, çfarë kemi ne? Kemi Jozefinën dhe Mesilën, emra që menjëherë të sjellin në mendje Shilën dhe Karibden. Shila jep përditë shfaqje dhune verbale, të denjë për ndonjë fraksion militantësh në Rripin e Gazës, “Karibda” del në sallën e Parlamentit Europian, me veshje të diele paraditeje dhe flet me ton dhe gjeste, të cilat edhe me cipëtrashin e shtynë me faqet roze nga turpi, poshtë tavolinës!

Mbas disa bisedash me femra të cilat nuk e ndajnë me mua gëzimin e natyrshëm që më erdhi teksa pashë të shfaqej në ekran, aq dinjitoze, inteligjente dhe plot sharm Kryeprokurorja, një figurë e pushtetshme e llojit dhe gjinisë së tyre, me mendje ulërita disa pyetje: “Çfarë bëjmë që ecim kaq fuqishëm mbrapsht?”, “Pse në 21 vjet kemi bërë kaq shumë regres, kur të tjerët veçse janë në progres?”, “Pse para 21 viteve punonim bashkë, shkonim në zbor me pushkë në krah së bashku dhe nuk talleshim me tjetrin?”, “Pse na është bërë punë e detyrueshme minimi i vlerave dhe i virtyteve?”, “Pse i hedhin një “Jo” të përbaltur sipër një femre që po mundohet me mish e me shpirt të bëjë sadopak drejtësi, në parajsën e kusarëve dhe manipulatorëve?”

Përgjigja është e njëjtë për të tëra këto pyetje: individi i pa cikur nga interesi duhet të dojë të drejtën, të bardhën, të mirën, duhet të dojë lirinë, dinjitetin, duhet të dojë Perëndimin, mirësjelljen, mirënjohjen… Ai nuk duhet të dojë pabesinë, përbaltjen, ryshfetin, rrugën e lehte, vjedhjen dhe manipulimin!

10 komente në “Mund t’ju qeras me një teke emancipim? Jo, faleminderit!”

  1. yllipango says:

    Pergjigja eshte akoma me e thjeshte: popull korrakesh ?

    1. Ramy says:

      sa te jete saliu ne kete vend era qen do ti vije

  2. tomori i beratit says:

    Komplimente pe shkrimin z.TOMI.I vetmi problem qe vendi yne nuk ben PROGRES por zbret llahtarshem e FRIKSHEM ne REGRES eshte vetem nje.sali ram berisha.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      z. T. Beratit, eshte shume e thjesht per nje popull te nxjerr nga skena politike cdo Sali po te jet i vetem, ashtu sic thua ti (e vetmja e keqe), dmth pa mbeshtetjen e nje pjese te madhe njerezish. Problemi i vendit eshte me i thell. Dalja nga skena e sales eshte vetem nje hap (dhe kjo ka per te ndodhur 1 dite), hap ky qe eshte hedhur shume here edhe ne te kaluaren. Imazhi i shqiptareve per nje shqiperi si gjermania apo si belgjika deri me sot ka qene vetem nje enderr. Te gjithe njerezit enderrojne (nuk ka pse te ndodh ndryshe me shqiptaret) dhe shpresa vdes e fundit.

  3. vlora 1 says:

    Ore Z TOMI cfare rrjetesh sociale sheh ti qe ke arritur ne ate perfundim?
    Vetem tegazeta TEMA ishin rreth 200 komente dhe te gjitha komentet flisnin me superlativa per INA RAMEN.

    1. Teto Ollga says:

      Per ata qe nuk i njohin: Sipas Mitologjisë greke Scilla (Shila) ishte një monstër deti e tmerrshme me katër sy, me gjashtë qafa të gjata të pajisura me koka të frikshme, secila nga to mbante disa rradhë dhëmbësh të mbpehtë në gojët përkatëse. Trupi i saj përbehëj nga 12 këmbë si tentakula, dhe një bisht maceje, si dhe me katër koka qensh në belin e saj. Shila kishte qënë dikur një najadë e bukur e cila u kërkua për grua nga Poseidoni (zoti i detrave), por gruaja e Poseidonit- Amfititra xheloze e ktheu Shilen ne monstrën që përshkruam më sipër duke e helmuar ujin e vëndit ku ajo po bënte banjë.
      Charybdis (Karibda), edhe kjo dikur ishte një najadë e bukur dhe bija e Poseidonit dhe Gaja-s. Ajo mori formën e një vezike të madhe dhe monstruoze fytyra e së cilës ishte e mbushur me gojë, duart dhe këmbët e të cilës ishin si pendë notimi (lopata notimi), por që përlante duke gëlltitur sasi të mëdha uji tre herë në ditë të cilat më pas i nxirrtëe prapë duke gromësitur, e duke krijuar kështu vorrbulla uji të rrezikshme.
      Të dyja këto qëndronin në një ngushticë detare (mendohet se është ngushtica e Sicilisë me gadishullin italian, por sot mendohet se kjo ngushticë mund të jetë në veriprëndim të Greqisë- Kepi i Shila-s). Prania e njeriut në këtë ngushticë përbën një rrezik të madh për jetën. Kështu dhe Uliksi mezi e kaloi këtë ngushticë dhe i u desh të varej pas një dege fiku që të shpëtonte nga Karibda.

      Shkrimi me pelqeu shume. Jam femer dhe me vjen ndot, kur lexoj e degjoj komente aq negative per Kryeprokuroren, e cila ne emisionin “Opinion” dha nje shembull shume te mire per te gjitha grat/burra qe jane pjese e politikes shqiptare.

  4. D.Selfo says:

    Z.Tomi Papavangjeli urime per shkrimin.

  5. Sokol Nikaj says:

    Ne disa qytete te Shqiperise, Fevziut, ia dogjen “vepren” e fundit. Kjo ishte ngjarje e rralle per historine e librit ne Shqiperi. Virtualisht te kete djegie e kishin bere shume lexues qe te bombarduar nga Komiteti i AgjitPropit “Klan”, kishin pritur shume me teper, per tu ndeshur me nje liber medioker te nje shkrimtari ne sherbim. Por djegjen me te plote dhe me domethenese tashme edhe te gazetarit ne sherbim, ia beri Ina Rama. Fevziu do te mbahet mend gjate si sherbetor pushteti, pa dinjitet profesional dhe as vetjak. Kjo eshte flaka me e madhe qe dogji, Fevziun dhe Klanin e tij te sherbetoreve.

  6. lina says:

    z tomi- na kenaqet me menyren si e keni shkruar. kaq bukur sa ska. sinqerisht: pse jemi kaq te varfer shpirterisht qe sdime te ngrihemi ne ate nivel qe ti shembellojme apo te supoortojme modelin e duhur ??? une jam nje femer e pa teperim ju them se “rashe ne dashuri” me ina ramen dhe jo vetem aq por, mu be qejfi sepse ajo perfaqesoi plot personalitet seksin tone; perfaqesoi aq bukur shtetin dhe drejtesine; pergjigjej me aq sportivitet dhe lehtesisht sepse kete gje ja mundesonte e verteta , puna qe ajo vete direkt kishte bere, dhe JO kulisat sic eshte bere mode aty….Zonja, perfaqesoi shkelyeshem nje rreze shprese ne shpirtin tone te rrudhur keqazi nga maskarralleku institucinal.Edhe dicka qe ka rendesi: duke pare ina ramen kuptuam qe nje personazh plot autoritet institucional ka sh lezet kur nuk konsumohet jashte mase neper ekrane.duke dale shpesh ti edhe i vel njerezit jep idene qe nuk je aty vec per konferenca.Eshte bere nje mode e ndyre marketingu nga vete eperoret kur ata qe te gjithe kane nga parapa nje lukuni me keshilltare etj..por eshte bere trendy dh ete gjithe drejtuesit bejne garen e rradhes dh ena e sjellin ne maje te hundes…dhe efundit po sh e rendesihme po ashtu:zj rama eshte e re ne moshe, pra jep idene e energjise, te rinise dhe forces qe rinia mbart
    ( forces mentale e kam fjalen ) …boll me me pleq nga te dy krahet ..ka kohe qe ka ardh koha ti hapet rruga vertet njerezve me integritet , me pavaresi mendimi dhe profesionisteve. Ka plot aty po mqs jane te tille jane strukur e terhequr qe ti shpetojne dallges se horrave dhe padrejtesise.
    Edhe nje here urime per shkrimin.Lina/kanada

  7. Shiva says:

    z. Tomi te pergezoj per iniciativen qe keni nderrmare per te shkruajtur nje shkrim “serioz”. Vetem nuk e di nese e keni verrejte ju apo edhe komplimentuesit tuaj, se jeni duke treguar nivel te njejte social dhe intelektual me masen qe kritikoni, duke rene njekohesisht ne kundershtim me mendimet e juaja.

    Duket se me kete shkrim doni t’i dilni “ne mbrojtje” dhe te perkrahni dinjitetin e femres se afte e “te pambrojtur” ne boten shqiptare qe realisht eshte akoma patriarkale, duke konkretizuar rastin e znj. Rama. Njekohesisht permendni dhe figura te shquara femrash historike, per te cilat pretendoni se nuk jane pergojuar, sic pergojohen ato te tanishmet. Ju sugjeroj te shfletoni me shume prej aneve te erreta te historise!

    Ne anen tjeter i pavetedijshem ose me vetedije ofendoni me po te njejtin nivel negativ bashkekohor (dukurine pergojuese te vitit 2012, sic e quani vet) dy femra te tjera duke i quajtur “Shila” dhe “Karibda”. Dhe ne kete rast, edhe ju vet jeni duke rene brenda valles se pergojuesve te cilet jeni munduar t’i kritikoni.

    Cdo te mire! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje