Në një film hollivudian të transmetuar së fundmi në Top Channel, me tematikë aksion-pengmarrje, një agjent i FBI-së, i ngarkuar të drejtonte aksionin për çlirimin e pengjeve në një bankë, kërkoi një përkthyes shqiptar nga konsullata jonë në Washington, meqë pengmarrësit e përgjuar flisnin shqip. Gatishmëria e konsullatës ishte sa mbresëlënëse, aq zhgënjyese njëherësh: “ata të konsullatës shqiptare ishin të ngatërruar, por më duket se ata duan para”, raportoi agjenti gjithë mllef.
Sigurisht kishte një dozë ironie kjo frazë. Them ironi për të mos thënë përçmim për diplomacinë shqiptare në Amerikë. Por tej kësaj, për një qytetar të botës që sheh një film të Holliwood-it, perceptimi i mundshëm është rrënues: “Këta shqiptarët, egoistë e fodullë në zyrat e shtetit të tyre, duan para, duan shumë para, duan me çdo kusht para, çfarëdo që të jenë, ju takojnë ose jo. Ëndërrimtarë të pamposhtur thesaresh e pronash, duan t’i kenë, t’i rrëmbejnë, t’i shijojnë, t’i trashëgojnë në të gjitha trajtat dhe format e mundshme ku pushteti i luksit depozitohet…”.
Dëshira për të pasur dhe fituar shumë, është një fuqi që nuk mund ta shpjegojë gjë tjetër veç instiktit njerëzore të babëzisë, dhe si e tillë, s’duhet paragjykuar. Kush më shumë dhe kush më pak ka në nënqënie një koeficient gjallërie në përvetësimin e gjërave materiale dhe parave, që është i instaluar dhe i natyrshëm. Prandaj qëllimi i ekspozimit të shqiptarëve si një racë ekstreme paradashëse në filmin që transmetoi Top Chanel, mbase ishte tjetër gjë. Me elegancë, duke përmendur një institucion shqiptar, filmi amerikan s’bëri gjë tjetër , veçse publikoi korrupsionin spektakolar që sundon shtetin shqiptar, si një fenomen që njihet botërisht.
Dihet botërisht që korrupsioni në Shqipëri ka ngjitur, si dhi e egër, disa shkallë njëherësh drejt konsolidimit të tij. Finalja ndodhi gjatë 21 Janarit, ku pas protestave antikorrupsion, shteti shqiptar urdhëroi dhe vrau në shesh katër qytetarë të pafajshëm. I hidhur detaji në film, gati poshtërues, por nuk është se të le gojëhapur, ashtu si, nuk të dalin sytë përjashta, nëse sheh xhaketën e grisur të një njeriu të varfër që sheh vitrinat nga trotuari. Sepse, korrupsioni në Shqipëri është një rutinë, për të mos thënë një veçori shqiptare në opinionin botëror, ashtu si veçori kombëtare është varfëria në Afrikë, tërmetet në Japoni apo homoseksualiteti në Brazil.
Por ndërkaq, duke supozuar korrupsionin si një veçori tipike, nuk mund të shpërfillësh në mënyrë tipike 21 Janarin dhe sidomos hetimet rreth tij. Ndryshe nga hetimet për tragjedinë e Gërdecit, ku gjithashtu u vranë qytetarë të pafajshëm, ngjarjet e 21 janarit, pasojë e korrupsionit famoz që përmendëm më sipër, sollën një koshiencë të re publike në perceptimin që shoqëria shqiptare ka për drejtësinë. Nuk kishte ndodhur më parë një duel kaq i qartë midis qeverisë dhe organit të akuzës, midis pushtetit dhe drejtësisë si këtë herë. Dhe është pikërisht kjo betejë e heshtur, por e dobishme, falë autoritetit të përballjes me realitetin e gjërave, ajo që shpjegon se përse sot kryeprokurorja Ina Rama gjendet në qendër të vëmendjes.
E krahasoi me Silvia Kontin, për të krijuar kulturën metaforike të simboleve në të thënat publike, dhe e quajti në fund “lavire bulevardi”, për të njëjtën arsye. Ndërsa fraza “lavire bulevardi” mbeti një metaforë e zezë, por edhe një simbol i fjalorit të shëmtuar të kryeministrit shqiptar, që nuk befason më askënd me vulgaritetin primitiv ndaj kundërshtarëve, sot Ina Rama është më shumë se kurrë “Silvia Konti” që përmendi Berisha, apo Shote Galica, si e përshkruan dikush. Pikërisht në një emision qeveritar siç është “Opinion”-i Fevziut, pa ju shmangur kurtheve të moderatorit, Ina Rama tregoi pikërisht këtë gjë, që ajo është një misionare e vetmuar e një drejtësie të kërcënuar nga pushteti. Qartësia, personaliteti dhe përballja e guximshme me akuzat e mazhorancës ndaj saj dhe me fatalitetin e ngjarjeve tragjike që kulmuan me 21 Janarin, ishin armët e saj në debat. Nëse duhet thënë me dy fjalë, zonja Rama u përball e vetme me dinamikën e hekurt të regjimit që sundon sot Shqipërinë. Që kjo grua e virtytshme sfidoi hapur pushtetin, thjesht duke thënë me guxim të vërtetën, nuk është e vështirë të kuptohet. Që kryeprokurorja ka kontrolluar debatin për të fituar përshtypjet, kjo është e pranuar tashmë, ndërsa, për një logjikë frymëzuese, kjo femër, me një personalitet të spikatur, ku feminiteti përzihet me fisnikërinë, ka dalë mbi turbullirën e ngjarjeve, për t’i ndricvuar ato. Përballë Blendi Fevziut, si të qe përballë vetë pushtetit, kryeprokurorja rizgjoi shpresën se në Shqipëri ka ende hapësirë dhe mundësi për moralitet dhe autoritet të shëndetshëm.
Jo si një personazh i filmit hollivudian por si një faktor në skenën shqiptare të ndodhive, duket se edhe ambasadori Arvizu, në njëfarë mënyre dhe jo rastësisht, ka zgjedhur kryeprokuroren e përgjithshme, apo mbështetjen ndaj saj, për të dhënë edhe ai një mesazh pakënaqësie ndaj mazhorancës. Në mënyrë të tërthortë, sigurisht. Punët degjeneruan ndryshe dhe sot, vështirë ambasadori i nderuar ta çojë në mend të përmendë përsëri fjalën “burrë shteti” për Berishën. Mbas fakteve të frikshme që janë ndriçuar së fundmi edhe me ndihmën e FBI-së, lidhur me provat dhe manipulimet e tyre, është i kuptueshëm një lloj hutimi diplomatik i të huajve. Sot, dashamirësia e dikurshme për pushtetin e Tiranës, rrezikon të jetë diçka si një mazë e shpenzuar gabim. Fakti se diplomacia e huaj në Shqipëri prezantohet së fundmi më e rafinuar se asnjëherë, tregon se mes dilemave tradicionale të tyre ka nisur një vëmendje e re, ndonëse me një kosto tragjike. Duket se 21 Janari, ndërsa e vërteta po zbardhet, ditë pas dite dhe fakt pas fakti, është duke sjellë për ta, përmes dramës, një lehtësi të re të të kuptuarit të gjërave.
Edhe pse e shndërruar në tabelë qitje të mazhorancës, që këmbëngul me idiotësi rrokullimën drejt gropës që hapi vetë, gruaja më e sulmuar, më e fyer, më e poshtëruar prej kryeministrit dhe mazhorancës, “lavirja e bulevardeve, puçistja, tradhtarja, adoleshentja, lozonjarja”, është në të njëjtën kohë edhe gruaja më e mbështetur në vend nga ambasadorët e huaj në Tiranë, por edhe nga opinion publik. Kjo gjë nuk ndodh rastësisht. Arsyeja e kësaj mbështetje nuk është personi Ina Rama, as finesa e saj e natyrshme në daljet publike, as feminiteti i brishtë që ajo rrezaton pafajësisht. Përkundrazi! Arsyeja e kësaj përkrahje masive është autoriteti i shëndetshëm i institucionit të akuzës që ajo përfaqëson.
Tek ky autoritet zë fill shpresa për drejtësi e njerëzve opozitarë. Mjafton t’i hedhësh një sy komenteve online në blogjet shqiptare lidhur me intervistën e saj, për të krijuar përshtypjen se me këtë sfidë, kryeprokurorja, e përshkruar me epitete hyjnore dhe epike, ka provokuar një frymëzim kolektiv anembanë vendit dhe më gjerë.
Si çdo frymëzim kolektiv, edhe ky lidhet me nevojën publike për ndershmëri dhe protestë të shëndetshme ndaj sundimit. Kjo nevojë e ngutshme shpjegon se përse në komentet on-line ka një mbivlerësim të merituar për Ina Ramën. Ngutja e përgjithshme në mbështetjen shpirtërore ndaj kryeprokurores, shpjegon gjithashtu se sa shumë, ndotja e moralit të politikës shqiptare dhe mungesa e drejtësisë ka sjellë një boshllëk psikologjik në jetën e njerëzve të thjeshtë.
Ky artikull analitik i gazetarit te njohur Artan Mullaj u vuri piken mbi ‘i’ komenteve e debateve per Ina Ramen,vecanerisht on-line.Ai nxorri me te vertete thelbin e gjithe asaj morie komentesh e shkrimesh per intervisten e Ina Rames,qe shpertheu llogjikshem edhe ne faqet on-line ne internet.Konkluzionet e tij jane te drejta e permbyllese.Na gezon me teper fakti se te drejtat dhe realiteti u thane troc e sy nder sy ne kryeqendren disinformuese,coroditese e provokative te informacionit te shtremberuar e shpifarak te mazhorances ,emisioni “Opinion” te palogazetarit Fevziu(fytyr nxiri) i cili “u nis per lesh dhe u kthye i qethur”,sic thote populli( pa cka se atij i kane ikur floket sic i ka fluturur cipa e nderi. Ai beri “autogol” ne porten e vet,ate te padronit te tij).Nuk kemi c’te shtojme me tej.Sot zoti Mullaj i tha te gjitha!
Ju falemnderit zoti Artan!
Jane versulur ujqit saliste, si asnjehere tjeter.
Me kujtohen sharjet dhe fyerjet ne parlament dhe ne foltoret e partive te gjelave impotente politike dhe si perfundim, shaheshin me njeri tjetrin dhe harrohej.
Ndersa ne rastin e kryeprokurores Rama, po ndodh dicka e cuditshme dhe kete gangsteret homoseksuale te politikes, se durojne dot.
Pikerisht gjuha qe foli kryeprokurorja e Republikes, i terboi, i nxorri jashte cdo takti, ishte nje gjuhe qe kishte kohe qe ata puthadore te regjimit te vjeter dhe vazhduesit e sotem, qe e kishin harruar, se ekzistojne akoma shqiptare, qe dine te bejne ate qe i eshte besuar dhe dine ti argumentojne para publikut.
I duruari i fituari, pikerisht me ne fund ne e gjetem armen e duhur, per te luftuar mediokritetin banal te politikes impotente te sharlataneve qeveritare dhe kjo arme eshte, arma qe na shfaqi kryeprokurorja e Republikes znj. Ina Rama.
Rregjimi u trondit dhe ka filluar reprezaljet shpifese, duke angazhuar tere arsenalin e tij, duke nxjerre ne shesh ata qe deri dje ishin te heshtur, se mendoi se keta te pa shfrytezuar deri tani nga impotenca politike e Sali Berishes, do ti jepnin nje imazh te ri kesaj partije.
Por ky stan kete vath ka edhe keta te pashfrytezuar deri dje, nuk i dhane Sali Berishes, imazhin qe ai kerkonte.
Edhe keta dhane imazhin e topalleve, dodeve,palokeve e okeve te shumte te pd-sese.
Sharje fyerje te panumerta dhe ne fund qeshja e famshme e kryetares se parlamentit. Kjo ishte deri dje panorama politike, deri sa doli nje zonje qe e nderroi pergjithmone etiken dhe debatin, duke i thene miljona shqiptareve dhe ata qe na mbikqyrin nga larg, se kjo eshte ajo qe ne jemi dhe qe duam te kerkojme te jemi.
Perkrahja qe po i jepet kryeprokurores se Republikes, nga shumica e shqiptareve dhe te huajt qe na duan te miren, tregon Shqiperine ndryshe, nga Shqiperia po Ndryshon e Sali Berishes.
FALEMINDERIT ZONJA KRYEPROKURORE.
INA RAMA THA ATE QE SHUME BUR-A GANGO NUK GUXOJNE,,
Po e nis me pak humor,andej nga anet tona thuej nje barsolete per humor:Gjeli i Artanit ben veze.Dhe me keto qe shkrruan une them se me te vertete “GJELI” jot ben veze. Analiza jote eshte pertej persosmerise,e forte dhe shume e kthjedhet.Fakti qe ajo nuk u soll ne bisede ashtu sic edhe maxhoranca e priste,i ka terbuar fare salinjte e co .Jo ngritje zerri jo te sharra dhe ofendime,thjesht me argumntim ajo i rrzoi nje nga nje te tere kurthet qe kish pregatitur Fezo mafishja me Sandrin per dite te tera.Kur je ne krahun e te vertetes nuk mund te ndalesh.Flm Z.Artan per skanerin e situates politike ne Tirane ,te prgezoj nga larg.
Lexova dje qe Ina Rama i dhe nje shuplake Fevziut !
Ajo nuk qe nje shupleke por nje grusht vdekjeprures per Salen e kompani,kurse Fevziu i dereziu shte nje cop legen i shpuar
Per Ina Ramen dhe nje mandat tjeter sa te fundosi Salen pastaj Presidente e Shqiperise
shkrim i larte dhe respekt per penen brilante te Tan Mullait, por une kam nje verjetje. Ne mungese te komunikimit te drejtperdrejte me shkrimtarin , po komentoj ketu publikisht dhe miqesisht, se ju zoti Artan Mullaj jeni shume lart dhe shume fisnik per tu bere pale ne politike. E aq me keq per tu bere pale me te majtet. Talenti juaj eshte pasuri kombetare, mendoj se ju duhet te shkruani libra qe do tju mbeten brezave qe vijne, dhe jo te beni politike boshe neper gazeta. Jeni i nderuar megjithate zoteri!
Natyrisht duhet te ishte ne kampin e partise, se ai qe nuk shkon me mesimet e partise, eshte i padeshirueshem.
Kush del jashte kornizes se mesimeve te partise, eshte jashte kohes.
Me format politike qenke mire, por duhet akoma te thellohesh, lexo arritjet e shefit te partise, se ke se cte mesosh.
Me mosrespekt per sejmenin e partise.
hahahaha, sa i lezetcem ky tipi lart pa emer. militanto-fanatiket e sal dicidolit, kujtojne, si krimba qe jane, se me balte mund te mbulohet diamanti….Jo zoteri,apo zonje, Shkelqimin nuk e ndotni dot sado pushtet qe te keni. Merreni me mend si ndjehesh te lexosh pas ketij shkrimi te madh nje koment te tille urithesh…Ore “tema”.., e keni te lire fare ju pa dogane blogun ketu? Po e felliqin injorantet. tung
dajene, thu ky tipi lart pa emer, medemek un, e ke mor pak anapullo, une flas per partin shtet pd, me duket se skemi ndryshim mendimesh, por spo e kap iden ku du un me dal. Lexoje dhe iher.
Qe t jesh kunder bandes se Saliut qe po shkateron shqiperine, nuk do te thote qe je patjeter me partine tjeter te edi rames. asnje lidhje. Per mua Artan Mullaj eshte nje intelektual elitar i ekuilibruar, edhe pse eshte nje nga kritiket me serioze te regjimit berishjan., problemi eshte se vendi ka nevoje per me shume kalibra te tille, shqiperia ka nevojeper mendje te shquara…respekt dhe falenderim per shkrimet tuaja tek tema zoti Mullaj.
Emri(e detyrueshme). Te kerkoj ndjese atehere, jam keqkuptuar. flm.
Ina Ram do te jete Presidente e Shqiperise ne nje te ardhme jo te larget. Intuita, qualifikimi professonal dhe ndershmeria personale, e bejne ate personin me te pershtatshem per te kandiduar dhe fituar .
Urime Ina,
Mer ca kohe pushime mbas ketij mandati , dhe pregatitu per nje rilindje Presidenciale!
Tani prisni pak ta bejme Inen mbretereshe!!!!
Mos harroni eshte po kjo Ina qe i deshtoi procesi i dergimit ne gjyq te Lulezim Bashes (Nuk me intereson nese fajtor apo jo)!
Po kjo Ina qe na i shpetoi nga duart Fatmir Mediu e te njejten menyre(dhe perseri nuk ka rendesi nese ishte fajtor).
Pra zonja qe sot gezon u dashka bere presidente me ne fund po ben punen e saj.
A eshte me e mire se Sali Berisha 2 (la vendeta) patjeter. Por ne nuk na duhet as Sali Berisha 2 e as Bamir Topi 2. Na duhen prokuror prej verteti si psh Xhevat Hana qe nuk u be pale me njeri por vec me hetimin e ndoshta per ate ceshtje e hoqen!!
Aldo me ate thenien tende: (Eshte apo jo fajtore), po mundohesh qe te na mbyllesh gojen se sido qe te replikojme me mendimin tend, dalim jasht loje dhe ti mbrohesh se esht apo jo fajtore.
Eshte apo sesht fajtore, vetem njeren ke te drejte te thuash dhe dikush te mbeshtet, dikush te kundershton, jemi te lire ne mendim apo jo?
Une te them se per te gjitha ato akuza te prokurorise ne drejtim te ish te pandehurve ne lirine e tyre pushtetare, jane te drejta.
Por po aq te padrejta jane dhe vendimet e Gjykates se Larte, nen drejtimin e nje gjyqtare te korruptuar dhe njepartiake si shoqja e partise Shpresa Becaj.
Roli i prokurorise eshte qe keta te pandehur, ti coje ne gjykate dhe eshte, gjykata qe jep verdiktin.
Eshte gjykata qe vendos se do te gjykohet i lire apo do te prangoset.
Puna e pare qe beri Sali Berisha kur erdhi ne pushtet ishte zaptimi i gjykatave dhe ne vecanti te Gjykates se Larte, gjykate kjo qe vendos per denimin apo mosdenimin e politikaneve me imunitet.
Prandaj Aldo mos u mundo te ndash fajin, se kjo qe ti thua eshte akoma me e keqe, se shperndarja e fajit, ben qe ai qe vodhi, ai qe vrau, te jete si nje pjese e turmes popull.
Te njejten gje bene dhe ish komunistet qe pretenduan te benin kariere demokratike, u munduan te fusin te gjithe ne nje thes, se te gjithe spiunuam, te gjithe u spiunuam, te gjithe moren pjese ne internimet, te gjithe u internuam dhe perfundimi sot, po shohim se pikerisht ata qe i sherbyen rregjimit me te urryer, po na dalin me te persekutuarit, si elezet, ballinjte, fevzinjte apo dhe vete berishianet.
Ndaje nje here e mire, ka faj, thuje, ska faj prap thuje, mos u mundo ti fusesh ne nje kallep, se po sqe nate do te jete dite dhe kete se luan as topi.
MENDOJ ANALIZA ESHTE E SAKTE.UNE DO TE SUGJEROJA DISA MENDIME PER ME TEJ.1-INA RAMA DUHEJ TE HETONTE FJALEN APO SIC U SHPREH AJO ME KURAJO DHE FOLI ALBANA VOKSHI.ZONJA VOKSHI DUHEJ TE ISHTE NE BURG PER MARRJE ME THASHETHEME DHE TI HIQEJ IMUNITETI SE CDO FJALE QE DEKLARON PUBLIKISHT DUHET THENE ME PERGJEGJESI.2-AJO DUHEJ NE BAZE TE PROVAVE TE LESHONTE URDHER ARRESTDHE HEQJE IMUNITETI PER KRYEMINISTRIN APO MINISTRIN E BRENDESHEM.S’GUXON NJERI APO PUNONJES NE KRYEMINISTRI TE KAKARISE PARA BERISHES JO ME TE GJUAJNE E TE HAPIN ZJARR.INA RAMA SE BERI.NGA OPOZITA LESHON HEQJE IMUNITETI PER 3 DEPUTETE QE ME DUKET JO NORMALE PASI SIPAS VIDIOS ATA ISHIN NE MBROJTE TE DEMOSTRATES TE MOS DEGJENEROHEJ.VETEM DUKE VEPRUAR PROFESIONALISHT PA SHIKUAR POZITEN POR VEC FAKTET DO TE MUNDIM TE ZBARDHIM 21 JANARIN.DICKA TJETER PROPOZIMIN E DENIMITQE PROKURORIA I DHA PER META -PRIFTI ISHTE QESHARAKE KU 7%DEGJOHEJ KJARTE.KY ISHTE KORRUPSION I PASTER DHE DUHEJ DENIM I FUQISHEM.TJETER SE CBEN GJYKATA.KJO ME LE TE DYSHOJ MUA.
Diversitaty i mendimit dhe shprehjes eshte nje nga tiparet e demokracise. Por me bene vertete peshtypje miopia e disa njrezve, dhe deshira per te qene pjese me fajtoret.
Ne oppinionip tim Zj.RAMA eshte:
1-E PJEKUR PROFESIONALISHT;2-E MATUR POLITIKISHT; 3-BRILANTE MORALISHT;
4- E PERKUSHTUAR NACIONALISHT (SHQIPTARE E VERTETE)
Ne pergjigje te dy komenteve te mesiperme doja tu kujtoja nje shprehje popullore: NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSHE
TE gjithe SHQIPETARET e NDERSHEM jane perkrah BURNESHES njeriut me virtuoz SOT NE KOMBIN SHQIPTAR Gruas trime,te ndershme,kompetente,SIMBOL i DREJTESIS,te Bukures,vertet SILVIA KONTI shqiptarja me e adhuruar e te gjitha kohrave zonja INA RAMA.