Gjysëmburrat dhe Ina Rama

31 Janar 2012, 20:39Blog TEMA

Nga Genc Llakaj

Nga një konferencë për shtyp, pak ditë më parë, e deputetit të mazhorancës, Fatbardh Kadilli, me kontekst sulmin agresiv, të paprecedent dhe madje antihuman ndaj Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama, u ‘detyrova’ të nis këtë reagim. Uroj që deputeti në fjalë apo lexuesi të mos më paragjykojë për mënyrën e trajtimit të këtij shkrimi. Mendoj se kur një femër arrin të zhburrërojë një mashkull, fillimisht dhe në mënyrë instiktive na vjen për të qeshur, pastaj heshtim e më pas seriozisht pyesim si ka mundësi? A do të kishte të drejtë ky mashkull të përdorte fjalorin banal, pa etikë e aspak qytetar, që përdori deputeti i mazhorancës ndaj Prokurores së Përgjithshme? Kam bindjen se jo! Por, kur ky fenomen ndodh në një shoqëri pothuaj maskiliste si kjo jona, nuk përbën çudi, madje herë- herë edhe krenari e pështirë për disa “burra”. Nëse do t’i referoheshim kodit zakonor shqiptar, i cili sanksionon se burri që mban këtë status nuk i lufton rrugaçërisht femrat, aq më tepër kur ato janë simbol i një evenimenti apo institucioni shtetëror të një rëndësie të veçantë, ky kod nuk lejon as fyerjet ndaj femrës e aq më pak marrjen e gjakut përmes saj. Në të kundërt, ky kinse burrë, do të ndëshkohej rëndë moralisht, institucionalisht, ligjërisht apo edhe nga vetë kanuni. Gjithsesi, ndërsa një femër  zhburrëron mashkullin e tipit në fjalë, sidomos atë  hormonikisht të paorganizuar, xhelozia dhe urrejtja e këtij të fundit ndaj saj shtohet deri aty saqë kjo specie e thënë “mashkull” kërkon të prishë raportet humane, të zbehë njerzillëkun, të egërsohet kafshërisht deri në kufirin e papërgjegjshmërisë. Kjo gjë nuk ka ndodhur deri më sot, sepse po të ndodhte, menjëherë do të na shkonte në mendje znj. Chatherine Kieu Becker, nga Los Angeles, e cila për ta zhburrëruar bashkëshortin, i preu organin gjenital sepse ky i fundit e tradhtoi. Në rastin tonë situata është tjetër. As që bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore, por për tradhti ndaj një morali  shoqëror dhe një kodi zakonor shqiptar ku burri nuk duhet të bëjë gjysmëburrin, aq më pak të “luftojë” me femrat. Kështu që,  ajo çka ka ndodhur, në Tiranë, dy ditë të shkuara, përbën më shumë rrezik se tradhtia e bashkëshortit të Chatherine Kieu Becker. Si e tillë, kur dikush shkel një kod zakonor, në një shoqërie të caktuar, meriton jo vetëm prerjen e organit gjenital, por edhe të testikulit. Nejse, ky eveniment social, kur një “mashkull” përballet me një femër  jo vetëm që përbën  një studim të veçantë, por duhet parë si “sui-generis”, të paktën në shoqërinë tonë “burrërore”. Kështu që, sulmi agresiv i deputetit në fjalë që të “justifikohet” të paktën politikisht duhet të ketë pasur dy shkaqe: i pari, nëse “egos” së gjysëm mashkullit të politikës i është faturuar nga znj. Rama, me apo pa të drejtë, fakti i të mos qënurit i tillë, gjë që nuk ka ndodhur në rastin në fjalë, edhe pse nuk do të ish keq të ndodhte pas kësaj konference bajate dhe i dyti, kur karrierizmi shfrenuar mashkullor i tipit hibrid transformohet në agresion antifemëror përmes formave dhe mënyrave primitive, antiligjore, kundrashtetare a kundrashoqërore, thjesht dhe vetëm për interesa pushteti bëhen vetvetiu modus-vivendi për dikë apo për disa që për t’i gjunjëqëndruar pushtetit kalojnë çdo normë njerëzore. Në rastin e dytë, shterpësia mashkullore, ajo maniakale dhe e pa organizuar hormonikisht, arrin të shndërrohet në rrezik për shoqërinë, sidomos kur personazhi saj, vetëm dhe pse ndihet inferior, i fajshëm ligjërisht apo i zënë në gabim, i detyruar të jetë shërbëtor i pushtet-shtetit, vepron antiligjërisht, antilogjikisht e antimoralisht. Konkretisht, të sulmosh paturpësisht një femër që është, jo pak, por edhe Prokurore e Përgjithshme e një shteti demokratik, e përzgjedhur unanimisht, ligjërisht e aq më tepër edhe nga i njëjti “mashkull-agresiv” si  drejtuese e një pushteti të caktuar, organit të akuzës, si dhe udhërrëfyese për jo pak te tjerë meshkuj të sistemit, do të thotë të humbasësh logjikën, të kushtëzohesh nga interesa personale, të jesh i papërgjegjshëm intelektualisht apo, më tragjikja, të kesh lindur “burrë” i tipit dhe llojit “Fatbardh Kadilli”. Ky emër, deputet i mazhorancës qeverisëse, pak ditë më parë, turpërisht dhe pa burrni, deklaroi para mediave se ai ishte “burri” i pushtetit dhe Ina Rama, qoftë si femër e qoftë si Prokurore e Përgjithshme, nuk vlente. Turp! Aq më tepër, për një mashkull, të cilin, sinqerisht, nuk kam guxim ta quaj tamam burrë, edhe për faktin se u përballë me një femër kur fare mirë mund të qëndronte besnik i familjes së tij hormonale, gjinisë femërore. Për këtë rast unikal, tragjik apo vagabondesk, nuk kam tjetër koment veçse të uroj: zoti qoftë me këtë “djalë” të guximshëm! Parë nga ky këndvështrim, edhe ADN-ja e  shoqërisë tonë rrezikon të destabilizojë harmoninë gjenetike, jeta jonë mund të shndërrohet në nul, primitive e në rrezik të prishjes së raportit mes qënieve njerëzore, qofshin ato të njërës apo tjetrës gjini. Me pasoja çmoralizimin e moralit, injorimin e normave të së drejtës dhe degradimin e një sistemi vlerash deri në lakuriqësinë bajate të vlerësimit të një “burri” si të tillë kur e kundërta flet ndryshe. Sulmet agresive të deputetit Fatbardh Kadilli më kujtojnë, shpesh herë, historinë e drejtë por tragjike të 48-vjeçares Catherine Kieu Becker nga Los Angeles-i, e cila u bë famoze në të gjithë botën sepse e privoi  bashkëshortin nga të qënurit “mashkull-burrë” duke i prerë organin gjenital me arsyen se ai e tradhtonte. Për më shumë, kjo ngjarje më kujton edhe “Silvia Kontin”, prokuroren simbol të drejtësisë italiane te seriali televiziv “La Piovra” të Damiano Damiani-t, e cila nuk u frenua para mafies politike, por në fundin e ngjarjes ishte po ajo që, për hir të drejtësisë, ligjit dhe shtetit ligjor, nuk bëri as kompromis, as bashkëpunoi e as u tremb nga mafia politike. Madje, Silvia Konti, ju preu çdo organ vital “burrave” të mafies duke i pozicionuar me shpatulla pas murit.

27 komente në “Gjysëmburrat dhe Ina Rama”

  1. Lushi says:

    Kot merreni me kete femije te perkedhelur te Saliut. Ai s’ka as bythe, as shpatulla, as turp, keshtu ka qene perhere mut.

    1. Tani says:

      Ky nuk eshte femij por idiot, eshte aq idiot sa nuk e kupton kokra e manallit sa nuk di c’lexon me ate pamje prej qelbsine si i tredhur.
      Tha maloku i Vucidolit “shoqe bulevardi” dhe ky pisi e perserit a thu se eshte ndonje gjetje. Por te ai bulvard more djal kurve dikur ne kemi pas bo xhiron e famshme, kemi pas bo gjith thashethemet quaje edhe desidencat e mundeshme dhe kemi krijuar sa e sa shoqerira te Guri parkut Rinia, te shkallet e piramides te ura e lanes etj,. Jo ore fyll jemi thjesht qytetar, dhe per brezin tone bulevardi eshte nje simbol qytearie qe shkerdhata si ty e ku maloku duan ta perdhosin me ca batuta pa piken e lezetit por si dhjeramani qe jeni jeni gati edhe mut te hani nqs maloku ju thot haje.

  2. Korca says:

    Nqse e rastis ne rruge do e peshtyj legenin. Edhe per keto gjera qe i pame me sy do na hidhni hi syve, zorabiqet e mutit!!

  3. xhoni says:

    Ky “BURRE-GRUA”,si te gjithe “GRATE-BURRA”,qe ka mbushur Berisha GRUPIN E TIJ PARLA-MENT-AR,nuk kane as TURP e as FRIKE ,per cfare thone!!Ky Kadilli ka hyre ne politioke per te bere qetesisht biznesety e tij te ndertimit e jo per ndonje hall tjeter!!Do beje HAM-HAM,se vetem kaq e ka TAKATIN!!!Berishes nuk i duhet njeri per mend,por vetem per t’i FSHIRE GELBAZAT,QE HEDH KUR ULURIN KUNDER OPOZITES!!!TURPI I MBULOFTE PER JETE!!!

  4. esmi says:

    analize e mrekullueshme. te lumte genci. meriton vleresim te jashtezakonshem. e s m i .

  5. Korcari says:

    Vetem me dicka nuk bie dakord.Ky Fat(bardhi)nuk mund te ndikoje ne shoqerine tone.Bile ky eshte dhe problemi i madh qe ka ky “soj”njeriu :mendon se njerezit e presin gojehapur kur lexon ato qe i shkruajne.Mjeran…fatzi!

  6. Interpoli says:

    ne kend veshtrimin tim, artikulli nuk e ka trajtuar drejte raportin Kadilli/ Rama. Kjo, pasi duket sikur merita e vetme e Znj. Rama eshte te qenit femer dhe, si e tille nuk duhet prekur. Mendoj qe kjo eshte pasoje e perceptimit inferior te seksit femer nga meshkujt ( Shqiptare). Nese Znj. Rama ka marre persiper rolin jashtezakonisht te veshtire te PP, besoj se e ka marre parasysh edhe perballjen me nivelin ordiner te politikes e politikaneve. Uroj shume qe Znj. Rama te jete e pa aneshme ne gjykimet e saj dhe Institucionit te saj. Shpresoj qe te jete edhe me e vendosur per te filluar e cuar deri ne fund gjykimin per pislliqet e pushtetareve te djathte e te majte, qe vetem per tu pasuruar hyjne ne politike. Dhe, se fundi, ajo qe me pelqen me shume tek Ina Rama, eshte heshtja e saj dhe injorimi qe i ben fjalorit ordiner qe perdorin meshkujt e tipit Kadilli, Doda, et..

  7. Robi says:

    T’i thuash gjysemburre ketij eunuku,eshte kompliment.

  8. Plaku says:

    Komplimente GENC.Ky artikull eshte vertet brilant.Une nje gje nuk kuptoj.Te jene kaq te pa cip keta kadilla,patoza,palo.a,halimra,alibera,ristanra,dizdarera,ndrecara,fevzira e mjaft te tjera qelbesira.Si mund te hedhin posht keta plehra çdo lloj dinjiteti,burerie,nderi,personaliteti e te degjenerojn ne kete fare mase.Megjithate sa me shume keta batakçinj hedhin balt mbi figuren e PASTER SI KRISTALI te INA RAMES aq me shume asaj i vijne komplimentet dhe pergezimet me te sinqerta nga te gjithe NJEREZIT E NDERSHEM.

  9. Rezi says:

    Kadilli eshte nje nga speciet e vjetra,me moshe te re,te politikes Salijane,ku bejne pjese persona me vlera te ulta integriteti,te cilet mbijetojne ne saje te peruljes tokesore ndaj shefit te madh. Keta “yes-men” jane te rrezikshem per pjesen tjeter te shoqerise,sepse jane te afte te bejne vetem keq,per hir te bindjes ndaj shefit, njerez pa moral. Mendoj se kete specie mund t’a quash Ndre Prendi si perfaqsuesi me fizik i te keqes,por mendoj se njesoj do te vepronte edhe Kadilli,Patozi,Mima,Shehu,Noka, etj.etj. specie qe Berisha i perzgjedh per te sunduar!

  10. enri says:

    hunpipza i shemtuar

  11. realist says:

    Pune qurravecesh!
    Qaramane qe fshijne hundet ne breket e viçidolsit kryeminister te lum-Shqiperise.

  12. goni says:

    Po pse i thoni gjysmeburre kesaj gjese me emrin fatbardh.po ky eshte si puna e atij qe sdinte si ti thoshte babait se bente seks dhe se ne seks ishte gruaja dhe jo burri dhe i thoshte babait te tij se nuk di si te ta them por une jam gay. Babai e pa u mendua pake dhe i tha jo ti nuk je gay por ti je nje dero buth…. qe se ke shokun. Keshtu eshte dhe fatbardhi qe vetem fatbardh dhe as gjysem burre nuk eshte sepse e zhdapllon kryekrimineli saluc.

  13. gogo says:

    Elemente eunuke ose te tredhur,si ky plehu,Kadilli,jane me shumice ne partine e Sali Shpellarit!Te tille jane Alibeaj,Bumci,Halimi,Mesil(a)i, Rajmond(a)i,Vokshi,Jozefin(a)i,Majlind(A)i,Xhepa,Mima,Strazimiri,e shume megafona te tjere,qe,se bashku me larot me te vjeter,te tipit Paloka, Olldashi,Sula,Xhaferri(me qe ra fjala,ku ndodhet ky plehu,apo e hodhi neper landfillet e reja Saliu?),dhe e gjithe lukunia e sahanlepiresve te Sali Gerdalles.Keta,rrojne,si kepushat,duke u kapur pas bythes se qelbur te Saliut,duke i lepire shalet dhe mollaqet e fishkura e te dhjera,ndaj fati i tyre eshte i lidhur kembe e koke,me fatin e tij dhe sa me shume lehin,aq me te shpejte do ta kene fundin e sigurte ne kazanet e plehrave,sic jane vete!Turp per keta eunuke ,qe pas ca kohesh nuk do guxojne te dalin ne mejdan,se do t’i peshtyjne ne surrat te gjithe njerezit e ndershem!

  14. Agim says:

    Sala e zgjodhi vet Ina Ramen dhe e pagezoi me emrin domethenes ‘Silvia Konti.Dhe si per ironi te fatit i takon po kesaj , (te pagezuares nga Berisha )ti bej gropen mafies shqiptare te Sale karaduzit.

  15. Baca says:

    Pse nuk i thoni me emrin e tij te vertet FATBARDHA lesbike

  16. pellumbi says:

    BRAVO FATBARDHE KADILLI!E shtove numrin e bythelepirsave.Siduket do te jeshe ndonje provincial ordiner si ustaj yt, te shpetofte zoti se mendja te paska lene.

  17. More Sqipetare te kuondodhur,vini mbi pallanxe ne nje ane 4 te vraret e pa faj dhe ne tjtren gjithe mekatet qe desherojne demonkratet,a nuk do rendoje peshorja me shume nga 4 viktimat e pa fajshme? do te thote qe drejtesia ju takon 4 viktimave dhe gjithe shqiptarevet qe mbrojne familjet mjerane te tyre.Keto familje PD ti demshperleje ne miliona dollare per krimin qe ju nxiti.

  18. SKENDER BEU I VJETER says:

    FATBARDHI ESHTE NJE PANXHAR SOVJANI QE I DUKET VEHTJA SE DO BEHET BEJ SI I GJYSHI DIKUR PO QE NUK KA AS NJE HEKTAR TOKE.BE ME CORAPE TE GRISURA KUR VAJTI NE PD MEGJITHSE E JEMA I ESHTE LARE NE GOVATE ME QUMESHT DHE E KISHTE LEKUREN TE BARDHE DEBORE KUR E FUSNIN NE KREVAT AGRONOMET E NRGJESE MALIQ.DOS I STALLAVE TE LOPEVE ME FYTYREN E SHTREMBER QE KERKON TE MARE NEPER GOJE PROKUROREN E NDERUAR.NJE BAJGE SOVJANI QE EVININ NJERZIT NE GARDH DHE THANIN PER TE NDEZUR ZJARIN.KETE MISION PO REALIZON BERISHZ ME TE ,POR MOS HARONI BAJGA BEN VETEM TYM PER TE TREMBUR MUSHKONJAT .DHE ME E FORTA ESHTE SE MUSHKONJAT JANE MLEDHUR DHE GUMEZHIJNE NE FOLENE E PD DHE REZIK TE PICKOJNE SALINE SIDOMOS PASI TE KETHEHET LULJA NGA AMERIKA .THONE SE E PANE TE FUTEJ NE KLUBIN E GEJVE TE WASHINGTONIT.PER HAJER I QOFTE DO I ZERE BYTHA REHAT SE DERI TANI E KA LEVIZUR SHUME ME AMBASADORKEN E HOLLANDES.

  19. adriatiku says:

    O Plak, gjithe keta qelbesira qe permend ti, jane ajo tufa qe permend Erla Mehilli,mutngrenesit e detyruar ne PD per te bere kariere,si puna e Gert Bogdanit,Mesiles etc.

  20. rexha10 says:

    ME njerze si puna e ketij KA … DILLIT injorohet kombi shqiptar
    kjo nuke eshte gje tjeter, vecse urretja e politikes SHQIPTARE. VETEM POLITIKANE NUKE MUNDET TI QUASH.NE SAJE TE KESAJ PJELLE NEVE SHQIPTARET EDHE NEPER BOTE KU NDODHEMI JEMI TE PERCARE.
    FESTONI 100 VJETORIN E PERCARJES SE POPULLIT SHQIPTAR ,POR MOS I FUTENI NE MES TE MASKAREJEVE SI JU EMRAT E BABALLAREVE TE KOMBIT,SI ISMAIL BEJ QEMALIN ,ISA BOLETININ ,PASHKO VASEN ,JANI VRETON, HOXHO TASIMIN etj.

  21. qytetar says:

    Kam pasur një qën që e quaja” bardhi”, më bindej për gjithshka,
    luaja top me të dhe ai ma risillte, por një dite I dhash një letër ku kisha mbledhur jashqitje, që ta çonte në kosh si plerat e tjera, por “bardhi” nuk mu bind, dhe unë u nxeva shumë.
    Më vonë duke menduar më ranë nervat e thash me vete edhe ky packa se është qën ka dinjitetin e tijë, dhe thash nuk duhet ta pësëris më.
    Duhet të dimë se termi dialektor “lavire” do të thotë “prostitutë”.

  22. Eskud says:

    Kushedi sa krenar eshte ndjere ish rojtari hundederr i godines se “Zeri Popullit” (nuk i mbyllet pasaporta se i del hunda mbi fotografi), qe komandanti e ngarkoi te mbaje edhe ai fjalimin e rradhes kunder Prokurores se Republikes. Me teper se peshtirosje per ate fjalor qe ky gjoja perfaqesues i popullit pranon te perdore ne emer te servilizmit ekstrem per shefin, duhet te ndjejme keqardhje se ku jane katandisur keta mostra “intelektuale”, qe bejne pazare me ze te larte neper klube provinciale me doganiere gjobvenes te cileve ju vjen era alkol i perzier me hudhra dhe lyre. Ky “disident” nga bregu i liqenit neser me siguri do i vertitet pushtetit te rradhes duke treguar se sa i devotshem ka qene dikur me ish-shefin e me siguri do ti premtoje se do te jete mese i ashper me kedo per te grasatuar rroten e qerres se shefit te ri. Madje do paraqesi si prove kete fjalim te peshtire per ti bare lajka shefit te ardheshem. Shperfytyrimi i ketyre servileve ka arritur kulmin….

  23. t says:

    si sdoli nje njeri me karakter nga keta te pd po keta po behen te gjithe te uryer po skane nje cike llogjike

  24. Beni says:

    Po kjo lloj Prokuroreje si degjon dhe nuk vepron?! Çdo te thote kjo? Mbushi letrat moj zonje per fyerje per shkak te detyres dhe thirri keta zuzare qe kane guximin e felliqur te shajnne dhe te fyejne. Çfare ben keshtu? Pse ke frike? Ku ndodh ne boten demokratike nje gje e tille? Apo edhe ti i trembesh ndonje luge corbe te prishur?…

  25. rezi says:

    Fatbardh=Mesila dhe të gjithë nga mbrapa. Edhe unë në fakt shtroj pyetjen si t, po mirë o njerëz kaq të rrjedhur të jeni këta të PD-së, që ndjekin si të verbër Sali GOMARIN? Se keni vënë re kur dalin në studiot e TV-ve? Sidomos tek KLANI, me sa arrogancë flasin sikur kanë lindur ministra, deputetë, spiker parlamenti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje