“Pushka e gjakmarrjes” po vret e ngujon dhe fëmijë, shteti hesht

3 Shkurt 2012, 21:49Blog TEMA

Nga Erviola Halili, [email protected]

Brenda 20 viteve të tranzicionit të pafund e rraskapitës shqiptar, përveç varfërisë, papunësisë, trafiqeve, emigracionit masiv deri biblik e mungesës së shpresës për ndryshim, po vepron në mënyrë të pandalshme dhe një fenomen, një atavizëm i së shkuarës: GJAKMARRJA mes shqiptarësh. Ky fenomen para-mesjetar shqiptar e shoqëror është futur në jetën shqiptare dhe ka mbetur në veprim aktiv, i nxitur nga forca e Kanunit. Në shumë raste, përveç zbatimit të “KANUNIT” për konfliktet e vjetra, shkak është bërë e po bëhen edhe abuzimet e drejtësisë në mos zbatimin e ligjit në vendimet që japin. Acarimi i konflikteve e padrejtësive të krijuara, sjell përdorimin e dhunës, mandej, çështja precipiton në vetëgjyqësi. Për këtë marrëzi zakonore shqiptare vritet vëllai, prindi, fëmija, komshiu, i afërmi i familjes etj.

Në të dhënat e publikuara prej shoqatave të pajtimit të gjaqeve, rezulton se ky fenomen është prezent masivisht e lirshëm në zonën Veriperëndimore-Lindore të Shqipërisë, konkretisht në rrethet Shkodër, Mirditë, Pukë, Kukës, Kurbin, Krujë, Lezhë, Malësi e Madhe, Dibër, Librazhd etj. Në mbarë vendin, janë 1260 familje dhe 3214 individë të futur në gjak, që jetojnë të ngujuar, të fshehur e në arrati jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, në zonat ku vepron kanuni i gjakmarrjes, sipas të dhënave afro 650 fëmijë kanë braktisur shkollën, duke vuajtur pasojat traumatizuese të ngujimit, të bllokimit të jetës së tyre. Që prej vitit 1997 e deri sot, sipas evidencave zyrtare, gjakmarrja dhe hakmarrja kanunore kanë marrë 234 jetë njerëzish të moshave e sekseve të ndryshme. Ndër viktimat, 158 janë adoleshentë e të rinj, 24 femra e 17 fëmijë. Kjo dramë shqiptare me pamje tejet primitive, ka krijuar ngujimet masive të shumë familjeve “në gjak”. Për të shpëtuar nga pushka e gjakmarrjes, familjet dhe individët “në gjak” qëndrojnë të shkëputur nga jeta e lirë, të izoluar brenda banesave, larg vendbanimeve të tyre, larg atdheut. Ata janë vetë-izoluar, duke mbijetuar me vështirësi. Kjo vetëmbrojtje e familjeve dhe njerëzve të vënë “në shënjestër” nga pushka e hakmarrjes gjakësore, po rezulton të jetë e përjetshme, duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër përveç “kanunit” për pajtime, mbasi shteti nuk po ndërhyn për ta bllokuar këtë vëllavrasje zakonore absurde.

Ata që përjetojnë më dhimbshëm shpirtërisht këtë dramë shoqërore e jetësore janë fëmijët, ata që në emër të “pushkës së gjakut” janë të detyruar të ngujohen duke u privuar nga shkolla dhe jeta e lirë e bashkëmoshatarëve të tyre që arsimohen, edukohen, argëtohen. Shteti nuk ndërhyn për të “çliruar” këta fëmijë e të rinj nga ngujimi! Kjo është absurde kur mendon që unë jam e lirë, ndërsa bashkëmoshatari im në Shkodër, Lezhë, Krujë, Dibër, Pukë, Mirditë e kudo ku konflikte mes familjesh e individësh, qëndrojnë të mbyllur si në burg, duke u fshehur nga “pushka e gjakmarrjes” anormale, primitive e kriminale. Përveçse më trondit ekzistenca dhe veprimi i “KANUNIT” edhe sot në shekullin 21, më tepër më çudit e më trondit deri në revoltë shpirtërore e shoqërore, realiteti skandaloz që shteti nuk ndërhyn, që bëhet palë e heshtur me “KANUNIN”. Më trondit indiferenca e plotë e veprimit kundër krimit të gjakmarrjes. Më shqetëson e më alarmon fakti që “pushka e gjakmarrjes” po tregohet më e fortë se forca e ligjit, se fuqia e shtetit. Unë si e re që jam arsyetoj thjesht kështu: Shteti e di që ka mijëra familje, prindër, fëmijë, të rinj e individë që jetojnë të ngujuar, të fshehur e në arrati prej frikës së “zakonit” të gjakmarrjes. Shteti e di se cilat familje e individë “e mbajnë pushkën në dorë” gati për të vrarë. Përse nuk ndërhyn, përse nuk vepron për ta “ulur” me veprimtari paqësore ose për t’i “hequr” me veprimtari ligjore këto “pushkë gjakmarrëse”? Përse nuk vepron për t’i nxjerrë këto mijëra familje e individë në jetë të lirë?! Askush nuk përgjigjet, ndërkohë që vazhdon e derdhet “gjak kanuni” mes komshinjsh, vëllezërish, krushqish, pra mes shqiptarësh, që pas zënke për gardhin, moralin apo stërgjyshin e vrarë në vitin 1800, marrin hak në… vitin 2012!

Dhe, në vend të shtetit, të ligjit, të institucioneve kushtetuese, për të ndalur e bllokuar këtë vëlla-vrasje, po veprojnë shoqatat e pajtimit të gjaqeve, me qëllimin e mirë për të vendosur bashkëjetesën paqësore brenda komunitetit. Kjo nuk mjafton, mbasi i pari që ka detyrim të bllokojë këtë fenomen primitiv të shoqërisë shqiptare është ligji dhe ndëshkimi i atyre që nuk zbatojnë ligjin, në gjykimin dhe vlerësimin e të drejtave të interesave të qytetarëve.

19 komente në ““Pushka e gjakmarrjes” po vret e ngujon dhe fëmijë, shteti hesht”

  1. rudina says:

    Me vjen shume keq qe ne vitin 2012 te kete akoma gjakmarrje dhe me dhimsen qe duhet ti paguajne femijet te ngujohen brenda dhe shteti une qe shtet i thencin qe nuk mere masat po ngelen te duke vjedhur dhe shitur cte mundet dhe lene popullin ne kete gjendje por per nje dicka me vjen keq qe ky popull nuk eshte i bashkuar dhe nuk ngrihen tu tregojne vendin kete fashisti te felliqur qe e mori me qaf kete popull dhe vuajne femijet tane.

    1. raimondi says:

      Keta nuk e njohin realitetin ,pasi ne Vlore ka me shume gjakmarje ,
      porse te gjithe
      ata qe kane hasmeri ne Vlore kane ikur jashte shtetit-ndaj edhe duket
      sikur nuk ka gjakmarje

      —Por ne fakt ne Vlore gjakmarja eshte shume e theksuar …..Biles me e theksuar se cdo vend tjeter

      –Ka me dhjetra familje qe ngaqe kane rene ne hasmeri kane ikur jashte ne emgirim…..—

      —Dhe shumcia e ketyre hasmerive linden ne 1997…porkishte edhe me pare

      Pas 1997 dhe en vazhdimkane ndodhur vrasje skandaloze ne Vlore per shkakte hakmarjes -porse tani ka rene paksa ne qetsi,se ata q ekane hasmeri kane ikur jashte …

      1. armand says:

        Per fat te keq menyra e vetme per ti shpetuar gjakmarrjes eshte emigrimi.Le te shpresojme qe brezave te lindur ne vendet perendimore mos ti injektohet ndjenja e gjakmarrjes.

  2. vetetima says:

    Kjo nuk durohet ne 2012 te kete femije te ngujuar Turp per shqiperine qe e quan veten shtet evropian Sa ishte XHAXHI nuk kishte gjakmarje se i pajtoi gjakrat po erdhi i biri i sheqeres dhe i solli prap se keshtu ja do politika qe ti mbaje malesoret te nenshtruar Ai do vrare me buke ne goje sic thote populli

  3. Zamira says:

    Ky eshte turpi i nji shteti te pa turp. Shtet Bandit dhe mafioz.

  4. stefan cole vlore says:

    Artikulli dhe foto ilustruese ta kepusin shpirtin.Ndersa politikanet tane te majte e te djathe nuk dine sa prona kane e kacafyten se kush te rrjepe akoma me shume kete popull te mjere…

  5. beni says:

    Me kete pushtet nuk mund te presesh me shume, por vetem kthim prapa dhe kthim prapa.

  6. ALBAN DEGA says:

    ULE ATE GRYKE PUSHKE VELLA… ULE

    Ule… ule ate gryke pushke vella. Hidhe tutje ate pushke. Ajo vret. Vret jeten e tjetrit. Vret edhe jeten tende.Nuk ka pushke me te forte ne bote se truri. Ke zjarmi ne tru vella. Hidh nje dore uje te ftohte fytyres. Hidhi nje cope akull trurit te zjarmuar vella. Mos i merr jeten tjetrit.
    Jeta jepet vetem nje here. Detyra me e shenjte e njeriut eshte ta ruaje jeten. Jeten e vet por edhe jeten e tjetrit. ” Ah sa do te jepja … krejt boten do ta jepja vec te mos kisha vrare…: therret koka e ftohte vetem pak caste pasi i ke marre jeten tjetrit. Sheh fytyren e tij si limon, sheh ngjyren e vdekjes ne fytyren e tjetrit dhe e jotja merr ngjyre vdekje.
    Gjithmone kur vritet njeriu nga njeriu ka te pakten dy viktima, dy te vdekur: njeri i vdekur per se vdekuri, tjetri i vdekur per se gjalli. Jo vetem dy viktima. Shume me teper. Familje te tera mbyllen ne kulla guri, ne nje varr pa varr. Fise te tera ngujohen per vite e vite te tera ne nje sketerre prane parajses qe eshte jeta. Nga nje vrasje e njeriut prej njeriut vdesin te vdekurit por vdesin edhe te gjallet. Ne cdo hap i ndjek hija e vdekjes, ngjyra e vdekjes, kercenimi i vdekjes.
    Hej, ule ate gryke pushke o vella. Zjarrmia jote, dufi jot eshte vetem sa eshte kufiri midis jetes e vdekjes. Trimeria jote, fuqia jote eshte vetem nje fraksion milimetri, aq sa eshte hapi i shkrehjes se carkut.
    Arma eshte vdekje kur vdes njeriun, kushdo qofte ai. Ndaj ule … ule ate gryke pushke vella.
    Mos hyre ne hasmeri me jeten. Mos hyre ne hasmeri me vetveten. Mos vrit familjen tende. Mos vrit vellain tend, Mos vrit nusen a te dashuren tende. Mos vrit femijet tu! As femijet e femijeve. Ule ate gryke pushke vella.
    Lerua Kanunin maleve ne Toke e Zotit ne Qiell! Cfare Kanuni!? Cili nen i tij lejon vrasjen e gruas!? Cili rregull i tij lejon vrasjen e femijes 10-11 vjec!? Cili blin i tij lejon perdhosjen e kufomes!? Cila pjese e tij shote vraje vellain, kusheririn, te afermin tend per kot se koti !? Cili …..
    Ky lloj kanuni eshte barbari !? Ky lloj kanuni eshte egersi! Ky lloj kanuni eshte kanibalizem! Leruani kanunin egersirave, bishave neper male! Jo njerezve… Njeriu ka vetem nje kanun, ai eshte ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell!
    Hej mos harroni: jeta jepet vetem nje here si per ty edhe hasmin tend, si per ate edhe per ty! Mos e vrit jeten vella. Hej, ule ate gryke pushke , ule bre vella pa e shkrepur…
    Eshte trimeri te falesh! Barbari eshte te vrasesh! Vret tjetrin per se vdekuri, por ke vra edhe veten per se gjalli! Hej, hej ule ate gryke pushken o njeri, o vella, o hasem, o dashamir! Falja pushken jetes! Duaje jeten… iki vdekjes! Hidh nje dore uje te ftohte shpirtit! Hidhi nje cope akulli trurit te zagushitur!
    Dhuroja pushken Zotit ne Qiell dhe Ligjit ne Toke ! Zoti te dhuron jeten. Vetem ai ka te drejte ta marri ate! Tenden, timen…. te te gjitheve. Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe…
    Eshte thirrja e nje populli! Eshte kushtrimi i nje kombi… I vetmi ne bote qe pershendet Tungjatjeta! Jo Tungjatvdekja!
    Tungjatjeta vella! Ndaj ta ruajme jeten ! Ta ruajme jeten si Jeten! Tungjatjeta!

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 4 SHKURT 2002… RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  7. T.Canaj says:

    Me gjakmarjen provohet sa i afte dhe i mencur eshte saliu,ai e gjeti dhe do ta lere kete plage ngaqe eshte i pa afte.
    Aftesia e tij s’eshte para mikrofoneve kur llapen si te doje ngaqe s’i ben anjeri pyetje,ndrysha ai e aksidenton “aksientalisht”.
    T.Canaj

  8. Nuk gjej fjale.Ne nje kohe kur kryeministri VRASES flet per kohen e internetit,per fat te keq KY ESHTE RALITETI SHQIPTAR.KETO MASKARENJ I REFEROHEN TV CLANIT PIS,QE FSHEH RALITETIN E GJENDJES AKTUALE NE SHQIPERI

  9. mallakastrioti says:

    nuk duhet te shpresojme tek qeveria se a ata dihet si jane,,, vet ne te gjithe se bashku secili ne familiet e tija te bej sa eshte e mundur qe keto gjera te mos ndodhin dhe te mos perseriten tu percjellim brezave te reja klimen e tolerances dhe te edukates dhe te kultures dhe te dituris dhe jo hakemarrjen vjedhjen dhe korrupsionin te bejme secili sado pak per te edukuar ,,, eshte e vetmja rruge…

  10. alban says:

    Shteti nuk ka kohe te merret me keto gjera. Keto i takojne se kaluares shqiptare. Shteti tani mendon si te vjedhe, si te vrase popullin e vet, si te shese Shqiperine tek Fazllicet e Berishes, si te privatizoje Shqiperine, thjesht, si ta shkterroje kete Shqiperi dhe kete po e bejne me sukses.

  11. Drenica e Kuqe says:

    Opinion shume i qelluar i autores. Po, kush dhe cili e ringjalli vellavrasjen dhe gjakmarrjen keto 20 vite “tranzicioni shqiptar”, qe me te drejte autorja e quan “rraskapitës shqiptar”, pos klikes ne pushtet te Sali Gerdecit, e cila klike po e shkaterron Shqiperine dhe po e katandis popullin shqiptar me zi se sa te gjithe pushtuesit. Po. ç’shqiptar jane ata qe vrasin vellai-vellane dhe hakmerren e gjakmerren kanunarisht njeri kunder tjetrit, kur kemi perballe ushtri te tera pushtuesish e kolaboracionistesh te tyre “shqiptare”, me pushtet e pa puashtet, te cilet nuk duhet t’i zbardhe dita e re e Shqiperise se popullit te pervuajtur shqiptar!… Urojme autoren dhe peshtyjme me krupe e urrejme kete pushtet antishqiptar qe po krijon keso ndasish e hendeqesh mes shqiptareve, mes vellazerise shqiptare…

    Drenica e Kuqe

  12. populli says:

    Eshte tmerr te degjosh se si e ka ka katandisur Shqiperine dhe shqiptare sali berisha dhe shume ironike kur keta malsore qe po vrasin njeri tjetrin sepse qeveria e sali berishes i ka lene ne meshire te fatit shkojne dhe ja japin voten kriminelit.

  13. arbeni nga tepelena says:

    ky nuk eshte kanun,por vetgjyqesi dhe per sa koh nuk do ket shtet e ligj do ket vetgjyqesi.eshte shum normale qe te kakmerresh per dike qe te ka vrare nje te aferem qe del i pa fajshem per munges provash apo per 5-8 vite burg.tek e fundit sa e sa po vriten per nje parakalim makine apo pse me pe?por mbi te gjitha jane skandaloze per femijet e ngujuar,o u dhje…a mu ne kanun.

  14. Dritan says:

    keto te shikoj aleanca kuq e zi e mos te meret me poitik e budallalliqe te tjera.

  15. jevi says:

    Kujt i sherben hakmarrja?Kush e nxit ate?A sjell stabilitet ajo?Pse shteti i sotem eshte i interesuar qe hakmarrja te mbreteroj e “ATA” te kene mundesi te gllaberojne c’do gje,te behen zoter e ta kthejne kete popull ne skllever pa goje.

  16. Linda says:

    Me keputet shpirti kur shoh lotet e djalit ne foton e mesiperme dhe ndjehem krejtesisht e paafte te bej gje.
    Pse jemi katandisur kaq te dobet si komb, sikur na kane bere magji?
    Lexojme prralla per VIP-at dhe politikanet kur femijet e ngujuar lotojne per te drejten e tyre elementare: te jetojne JETEN.
    A ja dha poppulii voten kesaj qeverije invalide qe pastaj te degjoj pasurimin monstruoz te deputeteve dhe ministrave qe qeverisin kete shtet pa ligje.
    Kur do behemi shtet me ligje??????????
    Sa here te tjera do votohet per te patur te drejten te kemi SHTET??
    Harram i pacin ato pasurira qe kane te gjithe pushtetaret neper banka. A s’ju vjen turp nga vetja kur perkedhelin femijet e tyre neper shtepite ne darke dhe kur shohin lotet e femijve te ngujuar pa femijeri.
    Sinqereisht mua me dhemb shpirti dhe me vjen turp per qeverine e vendit tim, per shtetin INVALID ne kuptimin e plote te fjales.
    Turp per shtetin Shqiptar dhe turp per ne qe vetem bejme sehir.
    Autorja e ketij shkrimi ka kapur nje problem thelbesor human qe na revolton si individe, por me sa duket jo si shoqeri.

  17. plaku says:

    Pse jemi kaq injorante o Zot. Kur shof fotografine e ketij djali ndjehem shume keq. Me vjen keq por ne keto momente “sikur i jap te drejte” Enver Hoxhes qe cduku me force gjakmarrjen. Kuptohet qe nuk jam ne asnje menyre dakord per ate qe beri Enveri me force. Mos valle ne si popull nganjehere duam pikerisht kete ??? Kuptohet se nuk jam edhe vete dakord me kete qe shkruaj. Nga ana tjeter tregohem shume egoist duke menduar se niperit dhe mbesat e mija nuk do te kene kete fat.Mos valle jam cinik ? Nuk e di. Nje filozof ka thene se gjeja me e veshtire eshte te njofesh vet-veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje