Vështirësitë për realizimin e propozimit të Lubonjës

3 Shkurt 2012, 21:22Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një shkrim në gazetën Panorama, Fatos Lubonja i rikthehet propozimit tij të preferuar: “Pa Berishën dhe pa Edi Ramën!” (Vite më parë, Lubonja trajtonte të njëjtën temë, me ndryshimin se emri i Fatos Nanos ishte në vend të emrit të Ramës). Sipas Lubonjës, shqiptarët janë bërë të vetëdijshëm se është mirë që të dy udhëheqësit konfliktualë të zëvendësohen me të tjerë, por janë të pafuqishëm për ta kthyer në akt këtë vetëdije. Dhe kjo, argumenton Lubonja, kryesisht për shkak të faktit se rreth këtyre dy udhëheqësve janë mbështjellë interesat e shumicës së atyre që sot diktojnë drejtëpërdrejt apo tërthorazi opinionin në Shqipëri, shumë prej të cilëve u intereson kjo luftë e egër mes të dy palëve jashtë kontrollit të institucioneve, pasi kështu interesat personale i mbrojnë në sajë të lidhjes e besnikërisë ndaj udhëheqësit, apo pse nuk janë në gjendje të bëjnë punë tjetër veçse atë të mercenarit në njërën apo tjetrën ushtri, pa qenë në gjendje të kuptojnë se në terma afatgjata ajo është edhe kundër interesave të tyre.

Por a është ky koagulim rreth udhëheqësve të fortë i kufizuar vetëm tek një grup mercenarësh të korruptuar, që kanë interes për të mbajtur kryekomandantët aktualë në krye të ushtrive përkatëse? A mos ka diçka më të thellë në zhvillimin tonë historiko-kulturor, që e bën shumicën e shqiptarëve të pajtohen me njërin apo tjetrin udhëheqës? Dhe më tej akoma, a mos ka edhe diçka gjenetike këtu?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjes së fundit, le të shikojmë se çfarë na thonë studimet psikologjiko-gjenetike.

Ngaqë u dihet saktësisht përqindja e gjeneve të përbashkëta, binjakët konsiderohen në psikologji si “kaviet” më ideale për të verifikuar hipoteza të ndryshme rreth rolit që kodi gjenetik luan në krijimin e profilit psikologjiko-moral të njeriut. Është kjo arësyeja pse shumica dërrmuese e studimeve rreth këtij roli bazohen në testime të binjakëve.

Në të tilla studime, zakonisht, krahasohen rezultatet e testeve psikologjike-morale të binjakëve identikë me të atyre joidentikë. Nëpërmjet këtij krahasimi synohet të verifikohet hipoteza se profilet psikologjiko-morale të binjakëve identikë, ngaqë i kanë gjenet 100% të njëjta, duhet të jenë më të ngjashëm me njëri-tjetrin, ndërsa binjakët

joidentikë, të cilët kanë të njëjta vetëm 50% të gjeneve, duhet të jenë më pak të ngjashëm. Ky lloj krahasimi, sidoqoftë, ka një problem — ai vuan nga “papastërtia” statistikore. Binjakët joidentikë, ndryshe nga ata identikë, kanë prirjen që të mos rrinë shumë bashkë. Pra, diferencat që mund të vihen re mes dy binjakëve joidentikë mund të jenë pasojë e rretheve të ndryshme shoqërore të secilit, e jo të faktit se ata ndajnë vetëm gjysmën e gjeneve me njëri-tjetrin.

Por në analet e shkencës së psikologjisë, është regjistruar edhe një studim binjakësh që ka arritur të realizojë krahasimin më të pastër statistikor të mundshëm — atë mes binjakëve identikë të rritur veças. Duke filluar nga viti1979, profesori Thomas Bourchard dhe kolegët e tij në Universitetin e Minesotës identifikuan dhe ndoqën zhvillimin psikologjiko-moral të 60 çiftesh binjakësh identikë, të cilët, për arsye të ndryshme, ishin ndarë nga njëri-tjetri që në lindje. Nga bateritë e testeve të zhvilluara me ta, grupi studimor konstatoi se, edhe pse të rritur në mjedise të ndryshme historiko-mentalitare, sjellja, personaliteti, dhe vlerat morale kishin ngjashmëri tek binjakët e çdo çifti.

Ndër rezultatet e publikuara nga profesori Bourchard, i një rëndësie të veçantë është ai i seksionit të vlerave morale të testeve. Në këtë seksion, ngjashmëria mes binjakëve të ndarë që në lindje kapte shifrën mbi 50%. Po të aplikohet ky rezultat në një shembull nga jeta e përditshme, mund të thuhet se një zyrtar i pandershëm është i tillë ngaqë ka predispozicion gjenetik për të mos qenë i ndershëm, ose sepse është ndikuar nga mjedisi historiko-mentalitar në të cilin jeton. Dhe gjasat që predispozicioni gjenetik të jetë shkaku i pandershmërisë së tij janë të barabarta me gjasat që mjedisi rrethues ta ketë bërë atë të pandershëm. Ose, thënë më thjeshtë, i bie që gjysma e asaj që jemi varet nga gjenet që kemi.

Megjithëse i bazuar në një mostër relativisht të vogël statistikore, studimi i Universitetit të Minesotës është shumë e fuqishëm statistikisht, ngaqë bën krahasimin më të pastër statistikor të mundshëm. Për këtë arsye, rezultatet e studimit, sado që vlejnë drejtpërdrejt vetëm për shpjegimin e problemeve psikologjiko-morale të individëve të veçantë, tërthorazi, mund të përdoren për të hedhur dritë mbi vështirësitë që hasin shoqëritë e pazhvilluara demokratike në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë liberale funksionale.

Le të bëjmë këtë silogjizëm: Që të funksionojë demokracia liberale, shumica dërrmuese e zyrtarëve publikë duhet të jenë të ndershëm. Duke ndjekur logjikën e rezultateve të nxjerra nga ekipi i drejtuar nga profesori Bourchard, i bie që, në vendet ku numri i zyrtarëve të pandershëm është shumë i ulët (Danimarkë, p.sh.), të kenë ndikim si rrethanat historiko-mentalitare, ashtu edhe mbizotërimi i gjeneve pozitive ndër anëtarët e shoqërisë. Pse? Sepse, sipas asaj logjike, po të mbizotëronin gjenet negative, pavarsisht nga mjedisi pozitiv historiko-mentalitar, niveli i korrupsionit nuk do të ishte aq i ulët sa ç’është. Ndërsa duke ndjekur të njëjtën logjikë, i bie që, në një vend si Shqipëria, për shembull, të mos jetë vetëm mjedisi negativ historiko-mentalitar shkaku i përhapjes së gjërë të korrupsionit, por edhe mbizotërimi i gjeneve negative. Pse? Sepse, sipas asaj logjike, po të mbizotëronin gjenet pozitive, pavarsisht nga mjedisi negativ historiko-mentalitar, niveli i korrupsionit nuk do të ishte aq i lartë sa ç’është (Me një gjuhë më të thjeshtë, mund të themi se një zyrtar që e ka ndershmërinë në gjak do të bëjë atë që është e drejtë të bëjë, pavarësisht se kolegu i tij i pandershëm mund ta shtrembërojë të drejtën).

Po të pranohet ekstrapolimi i rezultateve të studimit të Universitetit të Minesotës nga niveli individual në atë të një bashkësie të madhe njerëzish (në këtë rast, të popullsisë së një shteti), mësimi që mund të nxirret për Shqipërinë është se përpjekjet për ndryshime institucionale dhe mentalitare duhet të dyfishohen. Pse? Për faktin e thjeshtë se këtyre ndryshimeve u bie edhe barra e rëndë e balancimit të negativitetit që, sipas rezultateve të ekipit Bourchard, mund të jetë i skalitur ndër shekuj në kodin gjenetik të shumë shqiptarëve.

Për ta vënë në perspektivë magnitudën e përpjekjeve që kërkojnë ndryshimet institucionalo-mentalitare në Shqipëri, mjafton të mbahet parasysh se të tilla ndryshime u arritën në Europën Perëndimore si rezultat i disa zhvillimeve të rëndësishme historike siç ishin Rilindja Europiane, Iluminizmi, dhe forcimi i shtresave të mesme qytetare pas maturimit të kapitalizmit. Por a do të thotë kjo se edhe Shqipërisë do t’i duhen shekuj për të realizuar ndryshime të ngjashme? Përgjigja, falë Zotit, është: “Jo domosdoshmërisht”.

Duke qenë një vend i vogël, Shqipëria nuk ka nevojë ta shpikë rrotën nga e para. Trysnia dhe ndihma e Bashkimit Europian, i cili synon të na përfshijë eventualisht në gjirin e vet, ka gjasa të mëdha që ta përshpejtojë procesin e emancipimit institucionalo-mentalitar të Shqipërisë. Trysnia e tij mund të shërbejë si një darë shtrënguese që do ta detyrojë klasën tonë politike të kryej gradualisht reforma institucionale të ngjashme me ato që janë përfunduar me kohë në Europën Perëndimore. Ndërsa ndihma e Bashkimit Europian mund të shërbejë si një katalizator për ndryshimin gradual të mentalitetit të sëmurë shqiptar.

Duke u kthyer te propozimi i Lubonjës, mund të thuhet se ai, përveç arsyeve që Lubonja parashtron, është praktikisht i parealizueshëm edhe për arsyet e parashtruara në këtë shkrim. Prandaj, gjëja praktike që mund të shpresojmë e urojmë është që të kemi rotacione paqësore pushteti, të cilat, hap pas hapi e hap pas hapi, do të na afrojnë tek demokracia liberale funksionale.

*respublica.al

17 komente në “Vështirësitë për realizimin e propozimit të Lubonjës”

  1. xhoni says:

    Propozimi kriminal i Lubonjes “PA BERISHE DHE PA RAMEN” eshte sa i lig aq edhe i pa baze!!!Se pari,ky kalemxhi berishian,kerkon te vere ne nje ballance VRASESIN,HAJDUTIN DHE RRUGACIN E FJALES,SALI BERISHEN me Edi Ramen,kryetarin e opozites me te sakte e me te kulturuar,qe ka pare Shqiperia keto 21 vjet!!!Se dyti,ky zbaton SKENARIN ANTI SHQIPTAR TE BERISHES,Me qe nuk ja pastron duart nga GJAKU I TE VRAREVE,Sali Berishes,tenton t’a barazoje ate me Edi Ramen,qe nuk ka ASNJE AKUZE KONKRETE(vec shpifjeve pa asnje baze),qe te pakten ta felliqe ate!!!Shkaktar i te gjitha VRASJEVE SHTETERORE,VJEDHHJEVE TE VOTAVE DHE PASURISE PUBLIKE ESHTE ZYRTARISHT SALI BERISHA,ndersa Edi Rama NUK KA ASNJE AKUZE TE TILLE!!!ATEHERE PSE U DASHKA HEDHUR POSHTE NJE VRASES EDHE NJE SHENJTOR????

    1. Argita_B says:

      Xhoni,

      Me vjen keq qe keto qe shkruaj mund te zhgenjejne utopine me te cilen te jane servirur gjerat, por ki parasysh diçka, Edi Rama ne realitet eshte shume shume larg imazhit qe mundohet te reflektoje ne publik.
      Qe te jemi dakort, Rama nuk eshte as kriminel, as i pabese, as aq i lig sa Berisha, eshte me i moderuar dhe me i kulturuar.
      Ne te njeten kohe, Fatos Lubonja eshte nga te paktet persona qe i njeh dhe dhemballet.
      Perpara dhe pak pas 1990, Edi Rama frekuantonte shpesh Fatos Lubonjen, Spartak Ngjelen, Pashkon..pra nje dore disidentesh apo te vetquajturish disidente te sitemit e ne te njeten kohe te ashtuquajtur intelektuale.
      Them te ashtuquajtur, pasi Shqiperia ka patur shume te tjere te tille, po qe nuk ndjen nevojen si keta qe te afirmoheshin ne publik, ne media.
      Edi Rama eshte nga ata tipa, qe diten kur Olsi, i vellai i tij i vogel (qe eshte me te vertete djale i mire) martohej ne shtepine e tyre, e kuptoi vetem kur kishte vizita per kafe ne shteoine e prinderve ku jetonte.
      Pra, dikush qe as nuk i kercet per vellane e tij, qe eshte gjaku i tij, kujton se nuk e ze gjumi per popullin shqiptar!?
      E ritheksoj, qe Rama nuk eshte kriminel, per kete jam e bindur, por mos kujtoni se Shqiperia me Ramen ne krye, do behet Zvicer, dhe per kete jam mese e bindur.

      1. xhoni says:

        Per Argita-B:Llogjika jote eshte MJERANE!!!Eshte e njejte me llogjiken FASHISTE E KRIMINALE te Sali Berishes!!!ASkujt nuk i interesojne se cfare ka bere e ben politikani ne jeten familjare!!Aq me teper se ti je nje LLAPAQENE E NDYRE,qe thashethemet e rruges kerkon t’i ligjerosh si te verteta!!PERBALTJA E NJEREZVE ME SHPIFJE TE TILLA ESHTE MENYRA,QE PERDOR BERISHA DHE BANDA E TIJ per te mbrojtur veten,ne pa mundesi te PASTROJE VETEN NGA KRIMET E SHUMTA QE KA BERE KETO 21 VJET FATKEQESIE PER SHQIPTARET!!!Aq paturpesisht mashtron per Edi RAMEN sa thua,qe e mori vesh dasmen e vellait kur vinin njerezit per kafe!!!Haaaa!!!KAFJA SERVIRET NE VDEKJE,O SAHAN LEPIRESE E PERCUDNUAR E BERISHES!!!PRESIDENTET E BOTES KANE NDARE NGA 5-6 GRA DHE NUK U THA NJERI GJE!!!!MOS MENDON TI SE NE BOTE KA NJERI TE PASTER PLOTESISHT???Po ti a e di se sa PIS JE NGA TRUTE KUR MERRESH ME LLOGJE KAVAJE DHE I NGRE ZYRTARISHT???SHPORRU SE E MBUSHE KUPEN!!!Te tille jeni ju FASHISTE E BERISHES,NDAJ SHQIPERIA ESHTE KANANDISUR SI NE MESJETE!!!

    2. hizer says:

      EDI RAMA ESHTE SIMBOL I DEMOKRACIS QE PO HAPE NJE FAQE TE RE NE ATDHEUN TONE TE PERBASHKET NENE SHQIPERI . EDI ESHTE SHPETIMTARI ESHTE GJENIU, ESHTE SHPRESA PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE,ESHTE PROJEKTANTI I SHQIPERIS SE BASHKUAR, ME EDIN DREJT FITORES SE MADHE…… PRSH XHONI NGA SHKUPI

  2. Gjergji says:

    Kam besuar shume te z. Lubonja. Edhe kur bente kritikat me te ashpra ndaj z. Rama e madje edhe kur te tjeret e mbronin me pathos z. Rama. Por nese ky ka nje merite ne lidhje me z. Lubonja, eshte fakti se ai pa dashje ka nxjerre ne pah karakterin e vertete narcizist, te kompleksuar dhe senil te “ish-mikut” te tij. Perndryshe do te kishim nje hero te fjales se lire dhe te se vertetes pa kompromise i cili do te quhej Fatos Lubonja; e nderkohe kemi nje individ ne ngerc mendor, qe ka shitur personalitetin e tij tek nje klan njerezish qe po bejne miliarda nen hijen e qeverisjes me abuzive (ende, jo me gjakatarja) te Shqiperise ne keto 99 vjete.
    Meria personale ndaj z. Rama sot eshte ushqimi i vetem per intelektin e tij tashme ne senilitet te parakohshem; dhe mungesa e inatit te z. Rama ndaj tij (gje qe del edhe nga faqet e “Kurbanit”) sic duket ne vend sa t’ja fashise, ja ndez me tej inatin e fundit qe i ka mbetur ne kete jete. Sa fund i trishtuar…

  3. Andrea_Sahani says:

    Lubonja ka te drejte nga njera ane se jane te ngjashem po ka rrjedhur nga ana tjeter kur mendon se po te ikin ata te 2 gjerat si me mrekulli do rregullohen. Nuk iken dot mentaliteti komunist nga shqiptaret.Nuk jemi Cekia qe te nxjerri nje Havel,dhe nuk behemi dot Nene Tereza.

  4. Mike says:

    Edhe une jam dakort me ju, nuk jane njelloj, Rama eshte nje diktator i vertet, shyqyr qe sdo ti vije radha ndonjehere, se mjere shqiptaret pastaj.

  5. beni says:

    Ka kaq vite demokraci i thenshin dhe deri tani kemi pare qe te konfliktohet Berisha me Fatos Nanon, Berisha me ilir meten, berisha me Pandeli Majkon,berisha me Edi Ramen pra partia socialiste i ka ndryshuar lojtaret here pas here sa here e ka kerkuar nevoja, por kundershtari i tyre ka luajtur me nje lojtar dhe me e keqja pa u nderruar as nje here, mos vadhe e kane te gjithe gabim dhe ai e ka mire, kjo duhet menduar qe ketij kollozi te politikes shqiptare te mos i biem ne qafe, se sic eshte ajo shprehja se te gjitha rruget te çojne ne çele, edhe per kollozin tone sali berisha te gjitha rruget te çojne ne lindje, biles edhe rruget qe ka ndertuar ai atje te çojne.

  6. marjani says:

    U bene 20 vjet qe ky satrap po e shkateron vendin dhe nuk i behet von per kete. A mos vall duhet te ikim te gjith nga ky vend vetem se ai don te qendroj i pare ne kete vend.Jo ore jo te ike ai dhe ti hape vendit driten jeshile se mjaft e kemi mbajtur mbi kurriz .Vetem perralla dhe demagogji si babai i tij shpirteror ben.Populli don pun dhe mirqenie dhe jo dokrra.

  7. wallas says:

    mendjet “fine” si e lubonjes kane distance sa groelanda me shqiperine nga realiteti. nese europa eshte shanci yne, kete mund ta beje ai qe ka nje projekt konkret per vendin nje program dhe ky eshte Edi rama. Lubonja le te mbaje narracionin qe shpesh e ka te cartur, sepse e verteta eshte se Rama eshte kandidati i njerezve, i levizjes, i te gjithe atyre qe shohin tek ai nje garanci per nje impenjim para se gjithash civil pastaj politik. kete e vertetuan zgjedhjet, por Lubonjat nuk mund te bejne dot pakt me kete, se i vetmi pakt i tyre jane “rreshtat e erreta” qe i mbajne brenda vetes me cingunllekun qe te jep impotenca..shqiptaret e ndershem e kane te thjeshte ta kuptojne kete,

  8. bushi says:

    Per Fatos Lubonjen, por jo vetem per te vlen thenia e mencur e popullit: “Cfar lind nga macja gjuan minj…” Nuk vlen te thuash asgje me shume…

  9. PrapambetjetOsmane says:

    Shkrim relativisht i mire.

  10. MEMEDHETARI says:

    Dje ne mbremje,A.Krasta ne “A.SHOW” tha perpara gjithe telespektatoreve shprehimisht:”Nuk do ha me mut”…
    Duke gjykuar propozimin idiotesk te Lubonjes,qe KRIMINELIN,VJEDHESIN
    VRASESIN,INTRIGANTIN,SHARLATANIN SALI BERISHA na e barazon me Kryetarin e Opozites Edi Rama,me duhet te them se propozime te tilla behen vetem nga njerez qe kane pafytyresine e Saliut dhe qe hane ne grazhdin e tij…
    Keta jane thjesht vegla te paskrupullta ne duart e karagjozit kryeminister,qe duan te na qorrollisin edhe 20 vjet te tjera…
    Figura e Edi Rames eshte e paperlyer,vizioni i tij per te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve eshte vizioni qe u jep shprese si te majteve ashtu edhe te djathteve…
    Prandaj,ne kontekstin e “deklarates” se A.Krastes qe shkrova ne fillim te komentit,dua qe Fatos Lubonja te lejohet te haje…

  11. zorba says:

    Berisha nuk ka ndonje merite t madhe qe qendron ne pushtet.
    Ai benn punen e tij me te gjtha mjetet qe te mbroje interesat
    e grupit te tije.Merita me e madhe qe berisha eshte ne pushtet
    eshte beografia e zeze socialiste qe e ka trasheguar nga regjimi
    KOMUNIST e nuk eshte e zonja dhe nuk ka kurajo qe;
    1-ti kerkoje falje puplike popullit shqiptare per demet e diktatures
    2-te distancohet nga e kaluara e te nis nje ere te re(me vepra)
    do ta kete te veshtire se do te humbe mbeshtetjen e nostralgjikeve
    te komunizmit por do te jete nje parti qe do ta mbeshtesin me te mirit
    Perndryshe berisha do te rrije ne pushtet sa udheheqesit arab e ne do
    te kemi te njejtin fat
    E gjitha kjo sa shkroajta me siper duhet thene hapur.
    3-Berisha largohu per 21 janarin=Gjenushi ruci etj.etj largohu si perfaqsus e rrogetare te diktatures.

  12. Gjergji says:

    Jam dakort per largimin e GJITHE sekretareve te partise se punes.

  13. Historia says:

    Te vertetat s’jane kaq te thjeshta,zoterinj filozofe.
    ********************************************************************
    Qy Zaloshnja shet pordhe me shume se c’i vlejne,ai nga gjenetika eshte nje kerpac,qe s’di c’eshte geni.Pasi derdellit studimet e te tjereve,konkludon qe rotacioni paqesor do zgjidhe kancerin a allbanistanit.Me tej ne ekran ngre ato dy duart te gjigandosaureve aq te medha i ka,nga genet e se jemes,ajo ka bere shume pune te madha me duart sa ju sterzmadhuan dhe kete veti ja dha edhe Zaloshnjes me genet eduarve qe e di veten Orakull i Delfit.Eshte dhe koke math.
    Rotacioni paqesor ne tiranistan eshte U T O P I, gjigandopiteku Zaloshnja.
    E.Rama s’eshte vrases per fron si saliu,por Lubonja dhe kushdo e di qe prapa Edit jane gjithe kovacana e komunisteve te kalbur dhe spiuneve te monizmit.Analoge me komunistet,spiunet ne PD.
    Diskutanti Gjergj dhe Liljana Hoxha e kane me drejt idene nga ju qe derdellitini kot:Ne Parlametnin Shqiptar asnje komunist dhe asnje pjelle komunistesh,sepse edhe keta kane gene komunistesh.Kjo garanton Shqipeine per se mbari,ndryshe bjerini legenave kot,si i kini rene 100 vite dhe ende s’jemi shtet,derisa vjedhim votat.
    Edhe vete Liliana Hoxha duke thene kete te vertete,le ne heshtje faktin qe pranoi te jetoje me familje qe kish gjithe ato mekate,tjeter pune se ajo ka aq tru sa te maskoje edhe gabimin e saj.Me e ndershme eshtete thote:Une s’kam asnje gabim se sa te lundroje si ngjala.
    Populli s’ha kashte per gjithe te vertetat qe fsheh bataku allbanistan.Tjeter pune se ai ende jeton me frike.

  14. Luan Kolonja says:

    Subjekt diskutimi interesant per nivele e ambiente disi intelktuale, por vetem kaq.
    E them kete per disa arsye te me poshteme:
    Se pari, autori i shkrimit, duke marre shkak nga disa artikuj te perseritur te Lubonjes rreth idese se “perjashtimit aprioristik te Berishes dhe te Rames” nga arena politike,e servirur kjo si zgjidhje e “Vetme” me duket shume si nje fantazi e stisur qe i mungon sensi i realititet te shoqerise shqiptare te diteve te sotme.
    Se dyti, sadoqe autori eshte perpjekur te argumentoje nepermjet referencave psikologjiko-analitiko-sociale, te cilat per mua jane “Jashte tokesore” per realitetin Shqiptar, te gjita keto behen NUL per shume e shume arsye qe do te kerkonte shume faqe per t’u hedhur.
    Se treti, autori i shkrimit, Zoti Zaloshnja, duket qarte te jete i pozicionur ne preferencat e tij per ndryshim e rrotacion pushteti. Ketu nuk kam ndermend te jap disa arsye dhe motivime personale qe ai ka, qofte lidhur me distancimin e kahereshem te tij ndaj PD, qofte me “Reshaping” e personalitetit dhe nivelit te edukimit te tij gjate kohes qe ka punuar dhe jetuar ne ShBA, qofte ne pozicionimin pro-Rama te tij keto vitet e fundit.
    Se katerti, per hire te se vertetes, Lubonja dhe Zaloshnja, megjithese ne diference moshe, duket te jene ne (menyre te pavarur nga njeri tjetri)ne te njejten page. Kjo kurresesi nuk i cvlereson ato, perkundrazi i larteson ne kuptimin e sensit te “Bute dhe te kulturuar te kritikes ndaj dy liderve dhe politikave te tyre”
    Se pesti, problemi ne fakt nuk shtrohet aspak nese duhet apo jo te jene ne arenen politike keto dy “gladiatore”. Cdo artifice per te “eleminuar” keto dy figura do te tingellonte miope, nonsens dhe aspak reale per shume arsy. Qofte edhe “eleminimi” i njerit, nuk do te sillte asnje ndryshim, pasi cilidoqofte ai, do te zevendesohej me te njetin Ekotip, per arsyen e thjeshte se ekosistemi apo stadi i zhvillimit te shoqerise tone gjeneron lider me te njetin parmentra. Per mua, duke mos besuar aspak ne “Genin Rracor” faktori kryesor i gjenerimit te liderve te tille eshte Ekosistemi post komunist kombinuar me “Egersine” e kapitalizmit qe po vjen me te gjithe vrazhdesine e tij me abnormale shtuar ketu “Rush-in” per t’u pasuruar brenda nates e per t’u gdhire milionere.
    Se gjashti, kombinuar me arsyet e mesiperme, te dy liderat tone tashme kane adoptuar metodat me te sofistikuara(sejcili ne menyren dhe kompleksin e vet)te te sjellurit me elektoratin dhe perpunimit psikologjik te tij, duke sjellur nje ndarje te pa ndreqeshme te shoqerise ne dy pjese praktikisht armiqesore ndaj njera tjetres.
    Se shtati, vetem i ashtuquajturi “Momentum” do te jete faktori percaktues i fitores i njerit apo tjetrit. Me kete faktor kam parasyshe gjendjen ekonomike, sociale, shpirteror, emocionale te shoqerise, rrethanat dhe shkalla e “Stabilitetit Amerikano-Europiano-Ballkanike” si dhe energjite e cliruara, metodat,mjete dhe stili i organizimit te fushates elektorale (pa harruar fondet qe do te perdoren)
    Se teti, “Tejngopja” nen qeverisjen e Berishen, nuk perben aspak nje motiv per ndryshim. Po ashtu, taktikat agresive te Rames, nuk e bejne ate me te pranueshem dhe me te besueshem per votuesit.
    Se fundi, media, nuk duket te jete shume percaktuese qofte per pozicionimin e saj pro apo kunder njeres pale, qofte per pamundesite monetare apo kualifikimet profesionale te stafeve. E thene ndryshe, nje ambient mediatik real, i ballancuar dhe profesional do te ishte i vetmi pershpejtues, formesues dhe emancipues i opinionit publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje